Zotin e lavdërojmë për arritjen e Ramazani, lavdërime që i përshtaten Mirësisë dhe Bujarisë së Tij. Zotin e falenderojmë për mirësitë që na ka dhuruar.
Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, nuk meriton adhurim të vërtetë dikush tjetër veç Tij.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, Profeti, i zgjedhuri, i dashuri i Tij, i shpëtuari dhe i mbrojturi prej Tij. Paqja dhe shpëtimi Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij. Lutje të vazhdueshme sa kohë të zbardhë mëngjesi dhe të shkëlqejë drita e tij.
Në vijim
O ju muslimanë! Frikësohuni Allahut duke u lidhur me ato që fitojnë kënaqsinë e Tij dhe duke u larguar nga ato që kundërshtojnë urdhërat e Tij. “ O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet).” (El-Bekare 182)
O ju muslimanë! Ky është muaji i Ramazanit që sapo ka trokitur, sapo ka filluar muaji i përfitimeve, drita e tij sapo ka mbërritur. Muaj në të cilin shejtani i mallkuar është mposhtur, poshtëruar.
Tregohet nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kur vjen Ramazani hapen portat e xhenetit, mbyllen portat e xhehenemit dhe prangosen shejtanët.” Muttefikun Alejhi. Ndërsa tek Muslimi ka ardhur : “Hapen portat e Mëshirës.” Ndërsa tek Tirmidhiu; “ Mbyllen portat e zjarrit dhe nuk hapet prej tij asnjë portë. Hapen portat e xhenetit dhe nuk mbyllet prej tij asnjë derë.” Çfarë urimi, çfarë mirësie dhe dhurate, çfarë bukurije dhe çfarë madhështije në muajin e Ramazanit. O ju muslimanë, urime për ju muaji i Ramazanit aroma e të cilit është afruar dhe sapo ka trokitur. Aromën dhe madhështinë e tij nuk e zbehën dot sëmundja e pabesë e as nata e errët. Prandaj mos u vishni me shpirtëra demoralizues, pikëllues dhe të hidhëruar. Mëngjesi do të zbardhi, prandaj beso, optimizmi është për atë që beson, është i vendosur. Të jetë optimizmi shoqëruesi yt, sepse besimi yt në Zot të mjafton. Do të ringjallemi pas vështirsisë tonë si pranvera, sikur të mos kemi shijuar asgjë në të djeshmen tonë të hidhur. Bëhuni optimist dhe shpresoni pamvarsisht epidemisë dhe atë që shoqëron atë. Harrojeni sepse zjarri i sajtë do të shuhet me ikjen e sajtë. Bëhuni optimist sepse do të vijë sëshpejti largimi i fatkeqsisë tonë, do të kthehet tek e gjithë forca dhe e mira. Bëhuni optimistë sepse Allahu do të na japë forcën tonë, dhe do të gëzojmë me të afërmit dhe shokët. Njerëzit do të gëzohen për sigurinë e tyre me zbardhjen e ditës së re ku buzëqeshën e mira. Ejani sepse portat e të mirave për ju janë hapur, që janë përgjigje, përfundim i i çdo udhëtari. Lutjuni Zotit, sepse me të vërteë Ai është Bujarë me ata që i luten, shëron me Mirësinë e Tij plagët e çdo njërit që është goditur. Drejtojuni Atij me lutje, sepse nuk ka shërues, largues, dhe çlirues nga kjo epidemi tjetër veç Allahut, Sundues i dëmit dhe dobisë, sillet me robërit e Tij sikurëse Ai dëshiron. Madhështia e Tij është shfaqur tek të gjitha krijesat, Atij i nënshtohen dhe në dorën e Tij janë të gjitha gjallesat. Prandaj përsërisni duke thënë, o Zoti ynë, o Zoti ynë. Hasani, në komentimin e fjalës së Allahut të Madhërueshëm: “Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre..”(Al Imran 195) ka thënë: “Ata kanë vazhduar duke thënë; O Zoti ynë, o Zoti ynë, deri sa “Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre..”
O largues i shqetësimit dhe fatkeqsive, vetëm tek Ty është kthimi. O Zoti ynë, kjo epidemi është tërbuar, ka prekur të dashur dhe e ka tepruar, mos e zgjat mbi ne vështirsinë, me të vërtetë rrugëdalja është në dorën Tënde. O Zot mos na privo në atë që duam, na drejto në atë që e duam, o Ti që të duam, o më i Madhi Mëshirues.
O ju muslimanë! Bëni shtëpitë tuaja të ndriçuara me Kuran, bëjeni muajin tuaj me përmendjen e Allahut rrugë ndryshimi. Mësoni Kuranin me familjarët tuaj, nga surja e tij e parë deri në suren e tij të fundit. Ai është ilaçi më i mirë, dhe aroma më e mirë. Parfumoseni gojën dhe shpirtin me Kuranin Famëlartë. Gjallëroni shtëpitë dhe vendet tuaja me lexim Kuranit, falje namazit të taravive dhe lutje. Falini namazet e teravive në shtëpitë tuaja në mënyrë individuale ose me xhemat, me njerëzit e familjes. Nëse falja e këtij namazi me xhemat, bashkarish, është më i dobishëm tek familjarët dhe fëmijët, më shumë i dëshiruar tek ata, dhe lë më shumë kënaqsi, le të falet me xhemat. Nëse me falje në mënyrë individuale friksohesh se mund ta lënë pa e plotësuar, atëhere falja e teravive në xhematë është më mirë dhe ka prioritet. Kjo me qëllim për të shfrytëzuar këto netë të shenjta. E nëse është më me ndikim falja e teravive në mënyrë individuale dhe dëshiron që ta falin në këtë mënyrë, duke kërkuar kështu më shumë ndjenjë në të, apo dashur që të zgjasë leximin, rukunë apo sexhden, atëhere mund ta plotësojë në këtë mënyrë. Kjo çështje është në varësi të mundësisë dhe dëshirës. Gruaja nuk mund të bëhet drejtuese, imam, në namaz të burrave, qoftë dhe në teravi, apo dhe tek të afërmit e sajtë, kjo sipas mendimit më të saktë. Ajo ka të drejtë të bëhet imame, drejtojë në namaz femrat në shtëpinë e sajtë.
O ju muslimanë! Nëse kushtet na kanë detyruar që të mbyllemi, në karantinë, që ju ka ndaluar të lëvizni dhe të udhëtoni, dijeni se jeni në sheshin e madh të mirësive të Ramazanit prej të cilave nuk mund të mos shfrytëzohen, dhe dobi që nuk mund të braktisen. Mos u bëni nga ata që angazhohen me gjëra që ju shpërqëndrojnë, duke u treguar i pavëmendshëm ndaj muajit të mirësive dhe begative.
Celulari është nga gjërat dhe prodhimet që të shpërqëndrojnë, “mrekullitë” e tij kan depërtuar tek ne, janë shtuar kerkesat e tij tek ne, “grepat” e tij janë ngjitur në ne, “dehja” e tij është përhapur në mesin tonë. Prandaj bëni kujdes që të mos ju mundë celulari dhe të humbni muajin e bekuar, i cili me shpejtësinë që vjen njëjtë ikën, nuk qëndron.
O ti që je i prekur dhe ndjen dhimbje nga mbyllja e xhamive, për humbjen e safave në to, në ditën e xhuma, në namazet e tjera dhe në namazin e teravive! Mos e zgjat vajtimin, mos të marri me vete rryma e pikëllimit, sepse nga ajo nuk do të keshë dobi. Por vrapo në përmendjen e Zotit, Madhërimin dhe Lartësimin e Tij. Medito në ajete dhe argumentet e Zotit. Shto sa më shumë lutjen, kërkimin falje dhe pendesën tek Zoti. Shto sa mëshumë meditimin dhe reflekto. Kush nuk reflekton dhe nuk nxjerrën mësim tani kur do të reflektojë?! Kush nuk kërkon falje sot kur do të kërkojë?! Ajo që ka dashur Zoti ynë të ndodhë, ajo do të ndodhë. Ndërsa njeriu kënaqën veten e tij shpesh. Sa herë që të lindë dielli dhe sa të përëndojë, shoqërohet me shenja të mrekullieshme. Kemi Një Sundues që sillet mirë me ne, kush do të ishim ne sikur mos të egzistonte mirësia e Tij mbi ne?! Madhërimi është vetëm për Ty o Allah, të lutemi na fal, dhe plotëso mbi ne mirësitë e Tua. Allahu është Zoti imë Ai është Sunduesi, në Sundimin e Tij nuk ka ortak.
O ju muslimanë! Dita e mbushur me bindje dhe adhurime, ishte shoqësuese e jetës së njeriut në vazhdimsi. Më pas vjen situata e epidemisë dhe karantinimi, dhe hynë në mes tij dhe ditës, jetës së përditshme, duke u përballur me vullnetin e tij të madh që ti plotësojë adhurimet e tij aq sa mundet në këtë situatë. Lutet që Allahu i Madhërishëm të ja shkruaj shpërblimin e plotë. Prandaj përgëzohuni, dhe merrni lajmi e mirë, o ju të cilët i vizitonit xhamiat me namaze, falje nate, namaze teravije dhe lexim Kuranit, merrni lajmi e mirë, o ju që mbushnit sofrat për të ushqyer agjëruesit, Zoti juaj është Dhurues, Mëshirues dhe Bujarë. Xhabir Ibn Abdullahi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregon se ishim në një betejë me të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ai na ka thënë: “Me të vërtetë në Medine ka burra që, në çdo lëvizje tuajën dhe në çdo luginë që ju kaloni ata janë me ju. Ata i ka izoluar, penguar sëmundja.” Ndërsa në një transmetim tjetër; “ E ata ju shoqërojnë, janë njëjtë si ju, në shpërblime.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Ndërsa tek Buhariu nga hadithet e Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të: “Janë penguar, izoluar me leje, arsye.” Ibn Rexhebi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Të ngelurit pas, me arsye, leje, është njëjtë sikurëse udhëtari, ai që ecën para, në vlersim dhe shpërblim.”
Nxisim bamirësit që të kontribuojnë në nisma bamirsije në Ramazan, sikurëse është nisma e bamirsisë së Medines që ka për qëllim sigurimin e ushqimit për të varfërit të cilët janë prekur për shkak të masës së izolimit dhe të ndërprerjes së punës. Lëmosha më e mirë është ajo që jepet në Ramazan. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë nga njerëzit më bujarë, dhe se ai ishte më bujarë në muajin e Ramazanit. Ai që ushqen një agjërues ka shpërblimin e agjëruesit duke mos ju paksuar nga shpërblimi i tij, agjëruesit, diçka. Shejhul Islam, Ibn Tejmije,Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Me të ushqyer nënkupton që ta ngopi atë.” Nga Salti Ibn Bistami, tregohet se ka thënë; Hamad Ibn Ebi Sulejmani ushqente çdo ditë të Ramazanit pesëdhjetë njerëz. Ndërsa natën e Fitër Bajramit u dhuronte nga një veshje, rrobë, çdonjërit.” Mëshironi të dobëtit, të pamundurit, dhe të varfërit, kush nuk mëshiron nuk mëshirohet. Shpëndani shporta ushqimi, jepni sadaka, sepse nuk humbet pasuria nëse ajo jepet dhe siguron mirënjohje, por se pasuria e koprracit, dorshtërnguarit ajo humbet.
Zotit i kërkoj falje, Atij kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës për ata që pendohen.
Hutbeja e dytë
Falenderime në vazhdimsi për Mirësitë e Tij të vazhdueshme. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut Një i Vetëm i pa Shok.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje që ngelen dhe përshëndetje që vlersohen.
Në vijim
O ju muslimanë! Frikësohuni Allahut, ndiqeni Atë , bindjuni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)
O ti që je gotitur nga kjo fatkeqsi, dhe je prekur nga kjo epidemi, që ke ngelur i pa punë dhe je detyruar të tërhiqesh, të mbyllesh, mos u ngushto, mundësitë e tua janë të mëdha. Nëse të ngushton kjo botë me instrumentat e sajtë, dije se portat e faljes tek Zoti yt nuk janë të mbyllura. Përgëzohu për shëndet dhe shpëtim, nxito për përmirsim, përmirso mendimin tënd për Zotin, vazhdo me përmendjen e Zotit, dhikrin, leximin e Kuranit, mos u dëshpëro, mos e humb shpresën nga mëshira e Zotit, mbështetu tek Allahu, i Gjalli që nuk vdes kurrë. Mos të të mposhtin shqetësimet dhe ankthet, sepse ankthi është nga sëmundrejt më të rënda. Kërko mbrojtjen e Allahut që të ruaj nga shqetësimi, ankthi dhe fatkeqsia, sepse ajo nuk është vetëm se e zbritur, e përkohshme, kalimtare, pastaj bëhet e sikletshme, pengesë deri sa dhe rritet e bëhet e madhe dhe shqetësuese.
Të pranuarit e caktimit të Zotit është prej kënaqsive më të mëdha. Paniku është i tmerrshëm dhe vrastarë, ai lë pas vetëm lëndime dhe dhimbje, dhe se shtynë vetëm se në gabime. “Vërtetë masa e shpërblimit është në varësi të masës së fatkeqsisë. Me të vërtetë nëse Allahu e do një popull e sprovon atë. Kush e pranon atë fiton kënaqsinë e Zotit, e kush e kundërshton, nuk e pranon, meriton zemërimin e Zotit.”
Ngushëllojmë çdo të prekur dhe të goditur që kanë humbur të afërm dhe të dashur. Lutemi që të meritojnë gradën e dëshmorit ata që janë ndarë nga kjo botë prej muslimanëve për shkash të kësaj epidemie. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Dëshmorët, shehidët janë pesë, ai që vdes nga murtaja (sëmundje ngjitëse), ai që vdes nga dhimbja e barkut, i mbyturi, ai që vdes në shtëpinë apo pronën e tij i sulmuar nga dikush, hajdutët, vrasësit etj, dhe ai që jep jetën në luftë në rrugë të Allahut.” Muttefikun Alejhi
Nga Rashid Ibn Hubejshi tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka hyrë tek Ubadetu Ibn Samiti i cili vuante nga sëmundja. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë: “ A e dini se kush është dëshmori, shehidi, nga populli im?” Usame Ibn Samiti, ka thënë: “O i dërguari i Allahut, o konsiderohet i tillë dhe ai që bën durim?” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Vërtetë dëshmorët e popullit tim kështu janë pak. Kush jep jetën në rrugë të Allahut është dëshmor, kush vdes nga murtaja është dëshmorë, i mbyturi është dëshmorë, kush vdes nga dhimbja e barkut është dëshmorë, nëna që vdes gjatë lindjes së fëmijës së sajtë shkon në xhenet, fëmija e dërgon atë në xhenet.” Ebu El Avami ka shtuar gjithashtu janë dhe: “I djeguri nga zjarri dhe ai që mbytet në përrua( lum).” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.
O ju muslimanë! Zbatoni rregullat, kufizimet, porositë dhe këshillat të cilat pengojnë perhapjen e virusit Korona. Evitoni grumbullimet në kohët e yftarit dhe syfyrit në muajin e Ramazanit. Më mirë i izoluar në shtëpi se sa të rrezikohesh nga vdekja.
Lutuni dhe dërgoni selame për të Lavdëruarin, ai që eshtë ndërmjetës i vetëm për nevojtarët. Kush e përshëndetën të Dërguarin e Zotit një herë Allahu xh.sh e përshëndet atë dhjetë herë.
O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin. Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë familjarët dhe shokët e tij, dhe mbi ne sëbashku me ta, o Bujarë dhe Dhurues.
O Zot lartësoje Islamin dhe muslimanët.
Shkatëro politeizmin dhe politeistët, shkatërroi armiqtë e fesë Tënde.
O Zot bëj vendet muslimanë të sigurta, të stabilizuara dhe të qeta, o Zoti i Botrave.
O Zot jepi sukses drejtuesit dhe kujdestarit të çështjes tonë, kujdestarit të dy xhamiave të shenjta në atë që Do dhe je i Kënaqur, drejto atë nga e mira dhe devotshmëria.
O Zot jepi sukses atij, dhe zëvëndësit të tij, në atë që është në të mirë të Islamit dhe dobi të muslimanëve, o Zoti i Botrave.
O Zot na e bëj të mundur agjërimin e Ramazanit, faljen e namazeve në të, dhe na jep begati në të, o Zoti i Botrave.
O Zot që u përgjigjesh lutjeve, o Mëshirbërësi i Madh, o Zot largo këtë epidemi dhe fatkeqsi nga vendi ynë dhe vendet muslimane o Zoti i Botrave.
O Zot pranoi dëshmorë ata që kanë vdekur nga virusi Korona, bëjua varrin e tyre kopsht nga kopshtet e xhenetit, o Dëgjues i lutjeve.
O Zot shëro çdo të sëmurë dhe të prekur nga virusi Korona. O Zot shëro çdo të sëmurë dhe të prekur nga virusi Korona.
O Zot mundësoju atyre shëndet dhe shërim sa më parë o Zoti i Botrave.
O Zot, kujdestarin e vendeve të shenjta dhe zëvëndësin e tij shpërbleje me të mira për atë që kanë bërë për popullin e tyre në këtë situatë të rëndë. Kanë shfaqur bamirësinë dhe i kanë dhënë përparsi njeriut. O Zot pranoje nga ata çfarë kanë bërë, kanë dhënë dhe kanë shfaqur nga mëshira, dhembshuria dhe mirësia, mbështetja dhe kujdesi për vendin dhe qytetarin në përballje me këtë fatkeqsi.
O Zot shpërble me të mira princat tanë, dijetarët tanë, njerëzit e sigurisë tonë, mjekët dhe infermierët, vullnetarët dhe të gjithë përgjegjësit të cilët kanë duruar lodhjen dhe vështirsinë për sigurinë e vendit dhe shëndetin e qytetarëve. O Zot jep mirësi në jetën e tyre, në pasardhësit e tyre dhe fali ata o Zoti i Botrave.
O Zot shëro të sëmurët tanë, fal të vdekurit tanë, dhe na ndihmo kundra atyre që na sulmojnë.
O Zot bëji lutjet tona të dëgjuara, thirrjet tona të ngritura, o Bujarë, o i Madhërishëm o Mëshirues.