Gjendja e muslimanit në mes të nënshtrimit dhe dashurisë së plotë për Zotin

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme      24-10-1445 H     03-05-2024 D 

Shejh Dr. Ahmed Bin Ali Hudhejfe

Tema Gjendja e muslimanit në mes të nënshtrimit dhe dashurisë së plotë për Zotin

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin,  i Cili  ligjëroi dhe bëri të ligjshme atë që e ligjëroi, krijoi dhe përtëriu atë që Ai krijoi. Ligjëroi  rregullat e Islamit dhe i vendosi ato, dhe filloi krijimin e njerëzve dhe e plotësoi atë, derdhi mbi ta retë e mirësive, duke i bërë ato të veçanta dhe të përgjithshme.

Ka nderuar atë që Ai dëshiron me Mirësinë e Tij dhe e ka lartësuar, dhe ka ulur atë që Ai dëshiron dhe e ka poshtëruar.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri i Tij nga të  gjitha krijesat e Tij dhe më i pastri nga të gjithë krijesat e Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, dhe mbi ata që ndoqën dhe pasuan rrugën e tyre.

Në vijim

O besimtarë dhe besimtare! Vërtetë urtësia e madhe e Allahut dhe legjislacioni i Tij i mrekullueshëm kanë dashur që muaji i Ramazanit të pasohet me muajt e Haxhit, për të kaluar muslimani nga në sezon besimi në një sezon tjetër të ngjashëm me të, dhe nga një vatër besimi tek një tjetër. Për të lëvizur në mes hijeve të besimit dhe hijeve Hyjnore, ku flaka e besimit në zemrën e tij qëndron e ndezur dhe ndjenjat e tij në shpirtin e tij të ndezura. Lidhja e tij me Zotin dhe marrëdhënia e tij me Krijuesin e tij nuk janë të lidhura me çështje të  kohës dhe vendit, por me flakën e besimit që ngelet në zemrën e tij, pavarësisht ndryshimit të rrethanave dhe të kohës. Ajo është urtësia Hyjnore në legjislacion dhe e vendimeve Hyjnore nga Krijuesi Madhështorë.  Lavdëruar qoftë Ai që ligjëroi dhe përsosi atë që e ligjëroi, dhe krijoi dhe rinovoi atë që krijoi. Kjo na tërheq në faktin se jeta e një muslimani i takon tërësisht Zotit, sikurse Zoti i Madhëruar ka thënë: “Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij.” (El-En’am 162-163) Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi, kur ngrihej për namaz thoshte: “Kam kthyer fytyrën time nga Ai që krijoi qiejt dhe tokën duke qenë i drejtë në besim dhe nuk jam unë nga idhujtarët. Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij. O Zot, Ti je Sunduesi, s’ka Zot tjetër përveç Teje, Ti je Zoti im dhe unë jam robi Yt, i kam bërë vetes padrejtësi dhe pranon gabimin tim, mi fal të gjitha gjynahet e mia sepse nuk i falën gjynahet dikush tjetër përveç Teje. Më udhëzo për në moralin më të mirë sepse nuk udhëzon për në më të mirën e tij dikush tjetër përveç Teje, largo nga unë të këqijat e tij, sepse nuk i largon ato nga unë  dikush tjetër përveç Teje. Të përgjigjemi dhe të përulemi, çdo gjë e mirë është në Duar Tua ndërsa e keqja nuk është prej Teje, unë të përkas Ty dhe për tek Ti, i Madhëruar dhe i Lartësuar, tek Ty të kërkoj falje dhe tek Ti pendohem.”

LEXO  Hutbeja e Xhumase në Xhaminë e Profetit a.s. 29.Sheual.1439 - 13.7.2018 Abdul Barij Eth’thubejtij

Ai na nxitën për në një konceptim më të gjerë të adhurimit dhe robërisë ndaj Zotit, dhe se ai nuk kufizohet në format e adhurimit, as i kufizuar në ritualet e bindjes,  dhe nuk është e kufizuar me kufijtë e kohës dhe vendit.  Muslimani sillet brenda kufijve të rrethit të robërisë, kullot në kullotat e tij dhe banon midis kullotave të tij. Ai nuk ndihet rehat veçse në të, nuk strehohet veçse në të dhe mendja e tij nuk fluturon veçse në të. Robi besimtar e jeton jetën e tij vetëm për Zotin e tij, nëse do, do për hir të Zotit, nëse urren, urren për hir të Zotit nëse jep, jep për hir të Zotit,  nëse pengon, pengon për hir të Zotit. Ai ka nijet të mirë në çdo veprim apo mosveprim, atëherë në këtë mënyrë besimi i tij plotësohet. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush do për hatrin e Zotit, urren për Zotin, jep për Zotin dhe frenon për Zotin, ka plotësuar besimin.”

Qëllimi i robit besimtar nga veprat e tij është të arrijë nënshtrimin ndaj Krijuesit të tij, të zbatojë urdhrat e Tij, të arrijë kënaqësinë e Tij dhe të plotësojë kënaqësinë e Tij. Është një nivel i lartë i besimit, dhe një shkallë e robërisë, nënshtrimit të plotë, kur Zoti i Madhërishëm është në dritën  e shikimit të njeriut, ngushëllim i zemrës së tij, e pastaj bëhet aspiratë e shikimit të tij, synim përfundimtar i shpresave të tij dhe qëllimi i veprave të tij. Pikërisht atëherë dashuria e Tij bëhet e madhe në zemër dhe lidhja e saj bëhet e fortë.

“Dashuria e tij u derdh si gjaku nëpër kyçet e mia, kështu u çlirova nga çdo preokupim me të.”

E kjo nuk është çudi, sepse kur dashuria ndez prushin e saj në zemër dhe zjarri i saj ndizet, atëherë flaka e saj përhapet në gjymtyrë dhe efektet e saj shfaqen tek i dashuri. Prandaj do të gjeni në tregimet e dikujt që u pushtua nga dëshira dhe shkoi në ekstreme në rrugën e tij, atë që nuk pushon së qeni mahnitëse. Kjo është dashuria e zjarrtë nga një krijesë te tjetra, e si mund të jetë dashuria e nënshtrimit të sinqertë nga krijesa ndaj Krijuesit, Zotit të Plotfuqishëm? Allahu i Madhërishëm për njerëzit e besimit thotë:  “E megjithatë, disa njerëz zgjedhin (për të adhuruar) në vend të Allahut (zota) të tjerë, (duke i konsideruar) si të barabartë me Atë dhe duke i dashur siç duhet Allahu. Por ata që besojnë, e duan shumë më tepër Allahun (se sa ç’i duan idhujtarët idhujt e tyre).” (El-Bekare 165) Ai, Allahu i Madhërishëm, është më i merituari për ata që u rrahin zemrat me dashurinë e Tij dhe më primari për atë që gjymtyrët e tyre u lëvizin në bindjen ndaj Tij. Dashuria ndaj Zotit është e mjaftueshme për ta udhëhequr shpirtin e besimtarit në kënaqësinë e të dashurit të Tij, Zotit të Madhërishëm. Sikur të kishte një udhërrëfyes që e nxitën atë, i mjafton udhëheqës me mallin mes brinjëve. E kur marrim parasysh, meditojmë në lutjen e të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  të përmendur më lart në hapje të lutjes: “ O Zot, Ti je Sunduesi, s’ka Zot tjetër përveç Teje, Ti Zoti im dhe unë robi Yt, i kam bërë vetes padrejtësi dhe pranon gabimin tim, mi fal të gjitha gjynahet e mia sepse nuk i falën gjynahet dikush tjetër përveç Teje. Më udhëzo për në moralin më të mirë sepse nuk udhëzon për në më të mirën e tij dikush tjetër përveç Teje, largo nga unë të këqijat e tij, sepse nuk i largon ato nga unë  dikush tjetër përveç Teje.” Do të gjejmë se këto lutje për falje dhe lavdërime ndaj Allahut të Madhërishëm, pasohen me lutjen për udhëzim dhe për moralin më të mirë. Sikurse në këtë lutje ka një tregues të asaj që u përmend më lart, se shtrirja e nënshtrimit, bindjes ndaj Zotit zgjerohet dhe shtrihet përtej formaliteteve të adhurimit dhe ritualeve të bindjes, d deri sa ajo përfshin marrëdhëniet e robit me krijesat.Të kesh sjellje të mira me njerëzit e tjerë, të përmbushësh të drejtat e tyre dhe të jesh i sjellshëm me ta janë ndër format më të rëndësishme të adhurimit dhe aktet më të mëdha të bindjes.

LEXO  Një mbyllje e mirë e muajit të agjërimit

O Zot, na furnizo me dashurinë Tënde dhe me sinqeritet në adhurimin Tënd, na jep sukses në bindjen ndaj Teje dhe na mbulo me faljen dhe mëshirën Tënde, na udhëzo për në moralin më të mirë sepse nuk udhëzon për në më të mirën e tij dikush tjetër përveç Teje, largo nga ne të këqijat e tij, sepse nuk i largon ato nga ne  dikush tjetër përveç Teje.

Tek Zoti kërkoj falje për vete dhe ju, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Mëshirues dhe Falës i Madh.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin me lavdërime të sinqerta, i Cili është Unik në Madhështinë, Krenarinë deh Lavdinë e Tij, Atë e falënderojmë për mirësitë dhe furnizimet ndryshme të Tij.

Lutjet dhe përshëndetjet për të dërguarin dhe robin e Tij, zotërinë dhe të dërguarin tonë, Muhamedin, për thirrësin më të mirë në udhëzimin e Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen, shokët, pasuesit dhe mbështetësit e tij.

Në vijim

Vërtetë Allahu i Madhërishëm  kur na ka thirrur ne që të përgatitemi për ritualin e Haxhit, duke shpjeguar kohën dhe muajt e tij që pasojnë muajin e agjërimit, na tërhoqi vëmendjen për në përgatitjen më të madhe, Allahu i Madhërishëm në librin e Tij, Kuranin Famëlartë ka thënë: “Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. “Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!” (El-Bekare 197) Ndërsa kur ka shpjeguar agjërimin para kësaj, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ …Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet).”(El-Bekare 183) Tregues se devotshmëria është fillimi dhe mbarimi i rrugëtimit, kafsha e udhëtimi dhe mjeti i besimtarit, Zoti na mundësoftë devotshmëri dhe na dhuroftë sukses në atë që Ai e do dhe është i kënaqur.

O besimtarë dhe besimtare! Ndër urtësitë që i shfaqen medituesit në lidhje me legjitimimin e muajve të Haxhit, është ajo çfarë rrënjos në shpirtrat e njerëzve nga madhërimi i ritualeve të tij dhe nderimi i tyre. Ashtu siç Ligjvënësi, Allahu i Madhërishëm, bëri ritualet në një vend të shenjtë hapësinor, i bëri ato të shenjta dhe në kohë, madhërim për ritualin e Haxhit në zemra dhe për të vendosur shenjtërinë e tij në shpirtra. Prandaj, disa nga muajt e Haxhit janë nga muajt e shenjtë. Kështu është i gjithë muaji Dhul-Ka’de dhe muaji Dhul-Hixhes i gjithi, ose dhjetë prej tij apo trembëdhjetë ditë prej tij, sipas dallimeve të mendimeve në mes dijetarëve. Këta janë nga muajt më të njohur  të Haxhit dhe nga muajt më të shenjtë së bashku, e kjo është vetëm për të lavdëruar më tej këtë ritual të nderuar dhe për të ngulitur prestigjin e tij në zemra. prandaj mos guxoni të bëni asgjë që cenon shenjtërinë e tij ose cenon të shenjtat e tij.

LEXO  Nga vlerat e besimit monoteist

O ju besimtarë dhe besimtare! Ju jeni në ditë të mëdha, në një sezon të madh bindjeje, ku jeni duke pirë nga pusi i Eufratit të Tij dhe në një vend të bekuar, duke shijuar hijet dhe begatitë e tij. Prandaj jini bujarë në lavdërimin e Zotit dhe falënderimin ndaj Tij, duke e nderuar ritualet e Tij dhe plotësuar urdhrin e Tij. Nderoni shenjtërinë e këtyre ditëve dhe vlerësoni shenjtërinë e këtyre vendeve të bekuara.

Dijeni se kjo është një nga ditët në të cilën kërkohen lutjet dhe përshëndetjet e bollshme për zotërin e krijimit dhe më të mirën e njerëzimit, paqja dhe mëshira  e Zotit qoftë mbi të. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Vërtetë nga ditët tuaja më të mira është dita e xhuma, prandaj, në këtë ditë, shtoni salavatet, lutjet për mua, sepse vërtetë lutjet tuaja më mbërrijë.”

O Zot, fale dhe mëshiroje zotërin e të parëve dhe të fundit, udhëheqësin e të dërguarve, vulën e  të gjithë profetëve,  mëshirën Tënde për mbarë botët, për zotërinë dhe të dërguarin tonë Muhamedin, për familjen dhe të gjithë shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të përhershme që vazhdojnë deri në ditën e Kijametit.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me Halifet e drejtë, zotërinjtë e udhëzuar,  Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e të dërguarit Tënd, me pasuesit e tyre në vepra të mira deri në Ditën e Fundit, dhe me ne së bashku me ata, me Mirësinë dhe Kënaqësinë Tënde,  o më i Madhi Bujarë, dhe  o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët, dhe shkatërro armiqtë e Tu dhe armiqtë e fesë.

O Zot, bëj këtë vend të qetë dhe të sigurtë, të ruajtur dhe të mbrojtur o Zoti i botëve.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe zëvendësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, dhe udhëzoje ata të dy  drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

O Zot, jepu sukses atyre të dyve në atë që është e mirë për popullin dhe vendin, në fe dhe në jetën e kësaj bote, në të tashme dhe në të ardhmen, o Zoti i botëve.

O Zot, ruaj dhe jepu sukses kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve në atë që është e mirë për Islamin dhe muslimanët, o Zoti i botëve. O Zot, jepu sukses atyre në atë që është e mirë për Islamin dhe muslimanë, dhe bëj ata mëshirë për popujt e tyre, o më i Madhi Bujarë.

O Zot, na  përmirëso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë, përmirëso jetën tonë ( në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë, dhe përmirëso  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë.

O Zot, bëj jetën tonë shtim të çdo mirësie, dhe vdekjen rehati prej çdo të keqeje.

O Zot, të lutemi për të mira që Ti i di, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga të këqijat që Ti i di, dhe të kërkojmë falje për atë që Ti di, me të vërtetë Ti je që di të fshehtat.

Adhurues të Zotit! Kërkoni dhe shtoni  begatitë e Zotit tuaj duke e falënderuar Atë, ruani mirësinë e Tij duke ndjekur urdhërat e Tij, dhe vazhdoni pa pushim  me lutje ndaj Tij dhe përmendjen  e Tij.

 “I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1868363436946348

Post Author: endrit