Nga etiketa dhe rregullat e martesës

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa      11-11-1446H   09-05-2025 D

Shejh Muhamed Selim 

Tema   Nga etiketa dhe rregullat e martesës

Lavdërimet janë për Zotin, ka bërë martesën akt adhurimi për ata që dëshirojnë nder dhe paardhës të mirë. Prandaj, mos e filloni martesën tuaj me organizime, dasma në të cilat shejtani lëshon vezët e tij dhe i çelën ato. Frikësojuni Allahut dhe mos e kundërshtoni Atë. “  Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (En-Nisa’ 1)

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, në librin e Tij, Kuranin Famëlartë, ka thënë: “ O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin.” (El-Huxhurat 13)

O besimtarë! Allahu i Madhërishëm ka bashkuar në mes bashkëshortit dhe bashkëshortes në mënyrë që të jetë një familje besimtare, e lidhur fort me fenë dhe të drejtën e saj, më pas të jetë shoqëri, e më pas të jenë fise dhe popuj. E gjitha kjo me qëllimin që të njihen, të shkojnë mirë  dhe ta duan njëri-tjetrin.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, ka lajmëruar, treguar për veten e tij dhe ka thënë: “ Nga kjo jetë, më është dhënë dashuria për gratë dhe për parfumin, të mirën. Sakaq, kënaqësinë e syve të mi e gjej në namaz.”

Zoti ju ruajt! Shikoni se si i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka lidhur, kombinuar dashurinë e bashkëshortes me namazin, dhe e konsideroi  namazin kënaqësi, dritë të syrit të tij, para bashkëshortes së tij. Prandaj udhëzohuni me të dërguarin tuaj dhe jepini përparësi  dashurisë për fenë tuaj dhe namazit tuaj para dashurisë së bashkëshorteve tuaja, fëmijëve dhe pasurisë tuaj.

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, dhe pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju muslimanë! Vera është sezoni i dasmave, prandaj e lusim Allahun që të ju bekojë në dasmat, martesat tuaja, dhe të bekojë djemt dhe vajzat tona në martesën e tyre. Allahun e Madhërishëm e lusim që të zëvendësoj pikëllimet, hidhërimet tona me gëzime, festa. Gjithashtu ju kujtojmë të gjithë njerëzve tanë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka vendosni për ne pika referimi të veçanta për martesën në Kuds dhe në rrethinat e tij. Kjo kur shoku i tij i nderuar, Dhul Esabi El Xhuhenij, e ka pyetur: “Nëse sprovohemi për qëndrim pas teje, ku na urdhëron që të shkojmë?” Ai ka thënë: “ Shkoni në Bejtul Makdis, Kuds, ku do Zoti ju dhuron pasardhës që shkojnë dhe vijnë për në atë xhami, Aksa.”

O besimtarë! I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka veçuar xhaminë e Aksasë duke e përmendur për të theksuar vlerën e të martuarit në Kuds  dhe për të theksuar vlerën e lindjes së pasardhësve në të,  të cilët do të shkojnë dhe do të vijnë në xhaminë e këtij qyteti, në Aksa, për namaz, për adhurim dhe bindje ndaj Zotit të Madhërishëm.

O muslimanë! Vërtetë martesa në Kuds është martesë e veçantë dhe e shkallës së parë. Sikurse dhe e dini i lidhuri me këtë vend ka disa veçori dhe vlera tek Allahu, e si mund të jetë nëse me martesën e tij ai ndërton një familje të përbërë nga bashkëshortë dhe fëmijë?! Atëhere i shtohet shpërblimi dhe sevapi i tij, nëse i frikësohet Allahut në martesën e tij,  nuk e kundërshton Zotin në të dhe në të ka qëllim të sinqertë për Zotin e tij, Allahun e Lartësuar.

O ju besimtarë! I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  i udhëzoi muslimanët pas tij që të udhëtonin për në Kuds dhe rrethinat e tij, prandaj dhe përgjigjja e tij ishte në formë të përgjithshme, shumës, dhe ka thënë: “ Shkoni drejt Bejtul Makdis, Kudsit.” Sikurse ka thënë në formë të përgjithshme, shumës,  gjithashtu: “ Do Zoti ju dhuron pasardhës…” Dhe pse ai që pyeti ishte një sahabi i vetëm i cili ishte Dhul Esabi El Xhuhenij, Zoti qoftë i kënaqur me të.”   

O adhurues të Zotit! Sahabet ju përgjigjën urdhërit të profetit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke u shpërngulur për të banuar në Kuds dhe në rrethinat e tij. Prej tyre ishte dhe sahabiu i nderuar Dhul Esabia El Xhuhenij, i cili, Zoti qoftë i kënaqur me të, mori udhëtimin e tij për në Kuds dhe u martua në këtë qytet, ndërtoi familje muslimane sëbashku me bashkëshorten e tij, që shkonin dhe vinin për në xhaminë e Aksasë. Por, atë, Zoti qoftë i kënaqur me të, nuk e furnizoi Allahu me pasardhës për të cilët ai emigroi në Kuds, në mënyrë që pasardhësit e tij të mund të shkonin dhe të vinin në xhaminë Aksa.

O ju muslimanë! Martoni djemtë dhe vajzat tuaja për të realizuar traditën e vajtjes dhe ardhjes për në Bejtul Makdis, Kuds, dhe përgjigjuni urdhërit të të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ai ju ka thënë: “ Martohuni me gra që janë të dashura, me burrat e tyre dhe pjellore, që lindin shumë, sepse se unë do të mburrem me numrin tuaj të madh para popujve të tjerë në ditën e Gjykimit.” A nuk do të dëshironte çdonjëri prej jush të linte pasardhës një fëmijë të mirë që të lutej për të dhe pas vdekjes së tij? Prandaj, martohuni dhe martoni të tjerët.

LEXO  Vazhdoni në punë të mira - Aksa 22.05.2020

O ju besimtarë! Çdo gjë që shpenzoni si pajë dhe shpenzime për gruan dhe fëmijët tuaj është një kredi për ju tek Zoti në ditën e Gjykimit. Prandaj, martohuni dhe shpenzoni për fëmijët tuaj, në mënyrë që të jeni ndër ata që janë të parët tek Zoti juaj në të gjitha këto dhe të jeni nga ata për të cilët Zoti ka thënë: “Ne do t’u bashkojmë besimtarëve pasardhësit e tyre që i ndjekin në besim dhe nuk do t’u pakësojmë asgjë nga shpërblimi për veprat e tyre.” (Et-Tur 21) Pastaj Zoti do të mbledhë, bashkojë për ju të gjitha llojet e lumturisë me bashkimin e fëmijëve dhe pasardhësve tuaj me ju në Xhenet.

Nga Ibn Abasi ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur banorët e Xhennetit të hyjnë në Xhennet, njëri prej tyre do të pyesi për prindërit, gruan dhe fëmijët e tij. Do t’i thuhet: Ata nuk e arritën atë që ti ke arritur. Ai do të thotë: O Zoti im, unë kam punuar për veten time dhe për ta. Pastaj do të urdhërohen që ata t’i bashkohen atij.”

O ju besimtarë! Martoni fëmijët tuaj që të mund të mbrojnë dëlirësinë, nderin e tyre. Disa të rinj nuk mund t’i kontrollojnë epshet e tyre, gabojnë dhe kryejnë krimin e imoralitetit, zinasë.

O ju të rinjë dhe të reja!  Ruani nderin tuaj nga imoraliteti, në mënyrë që të jeni nga besimtarët e suksesshëm, për të cilët Zoti ka thënë: “ Të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme).” (El-Mu’minun 5) Kërko ndihmë me vetëpërmbajtje derisa Zoti të pasurojë me martesë, ashtu siç Zoti ju ka urdhëruar duke ju thënë: “Ata që nuk kanë mundësi për martesë, le të përmbajnë veten, derisa Allahu t’i begatojë me mirësitë e Tij.” (En-Nur 33) Zbatoni udhëzimin e të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili ju është drejtuar si udhërrëfyes, edukator dhe këshillues, dhe ka thënë: “ O ju të rinjë, kush të ketë mundësi nga ju të martohet  le ta bëjë, sepse kjo është më efektive se ulja e shikimit  dhe më e mirë për ruajtjen e nderit. Ndërsa kush nuk ka mundëri le të agjërojë, sepse ai, agjërimi, për të është mburojë.”

O ju baballarë dhe nëna! Lehtësoni martesën e vajzave tuaja dhe mos e shtrenjtësoni mehrin, pajën e tyre, sepse gjendja ekonomike e të rinjëve tanë nuk është e kënaqshme. Dijeni se një nga mirësitë e një gruaje për burrin e saj është lehtësia e mehrit, pajës  së saj.

O ju të rinjë! Mos e filloni jetën tuaj bashkëshortore duke bërë gjëra të ndaluara dhe gjynahe të mëdha. Festa muzikore, me muzikë, në natën e martesës është nga gjynahet e mëdha dhe është një nga gjërat më të dënueshme. Ajo është shpenzim i tepruar për atë që Zoti ua ka ndaluar. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Do të ketë njerëz nga umeti im që do ta konsiderojnë të lejuar imoralitetin, mëndafshin, alkoolin dhe instrumentet muzikore.”  Fjala e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, “do e konsiderojnë të lejuar”, që do të thotë: e bëjnë të lejuar pasi që ishte e ndaluar. Kjo do të thotë qartë se gjërat e përmendura në hadith janë të ndaluara, përfshirë instrumentet muzikore Katër imamët janë të një mendimi se instrumentet muzikore janë të ndaluara, se dëgjimi i tyre është gjynah, dhe se ai është një akt imoraliteti, ku dëshmia e vepruesit të tij refuzohet.  Kështu që çfarë të themi për dikë që e paguan atë dhe shpenzon paratë e tij për të?!

O ju të rinjë! Ju po kërkoni që të mos ekzagjerohet, shtrejtësohet mehri, paja, e kjo është e drejta juaj dhe ne jemi me ju në këtë pikë. Por, në të njëjtën kohë shpenzoni për festat e martesës, në dasma, përfshirë dhe gjërat e ndaluara, që janë të barabarta me masën e mehrit, pajës së gruas. Si mund të pretendoni se nuk keni mundësi të paguani mehrin, pajën,  kur jeni në gjendje të paguani të njëjtën shumë, masë,  për një festë martese, dasëm, që është plot me gjynahe të mëdha dhe gjëra të ndaluara?! Prandaj, o të rinj, kini frikë Allahun dhe përmirësoni kërkesën, lutjen që kërkesat, lutjet tuaja të plotësohen.

O ju muslimanë! I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ju ka përshkruar se jeni nga të lidhurit, vigjilentët në këtë tokë. E i lidhur është ai që e lidhën zemrën  dhe veprat e tij me bindjen ndaj Zotit dhe me bindjen ndaj të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ndërsa ajo çfarë bëni me festat e fejesave, reklamimin e tyre, shfaqja zbuluar e nuses para dhëndrit, vallëzimi me të, uljen pranë tij, daljen e tyre së bashku, muzika e ndaluar dhe gjëra të tjera të papranueshme, të ndaluara. T Të gjitha këto janë hapa që i paraprijnë zinasë, imoralitetit, shkeljes së kurorës, sepse e fejuara është e huaj për të fejuarin e saj, për deri sa ai nuk e ka konsumuar kontratën martesore me të. Prandaj, si mund t’i lejoni hapa që i paraprijnë zinasë, imoralitetit, shkeljes së kurorës, t’i publikoni ato dhe të paguani para për to?!

LEXO  Namazi lidhja më e fortë me Zotin e botëve

Në emër të Zotit, ju pyes: A është ajo që ju po veproni lidhje në rrugë të Zotit? Apo ajo është lidhje në rrugë të epshit, tekave dhe shejtanit? Ku është devotshmëria, frika ndaj Allahut? Ku është besimi? Ku është morali i të lidhurve, vigjilentëve në rrugë të Zotit?  Ku janë ndjenjat me vëllezërit e tyre në fatkeqësinë e tyre që janë përreth tyre?!

O ju musimanë në Kud’s dhe në rrethinat e tij! Akti i martesës në xhaminë e Aksas nuk është i ndaluar nga legjislacioni Islam, sheriati, por se ai ka disa kufizime të cilat muslimani e ka të ndauar ti tejkalojë. Prandaj, bëni kujdes që të mos i tejkaloni këto kufizime, duke përfshirë: Nusja të mos shfaqet e zbuluar, të mos vijë e zbukuruar, me grim në xhaminë e Aksasë, të heqin dorë nga fotografitë e pahijshme, të mos guxojnë të kryejnë veprime që shkelin shenjtërinë e xhamisë dhe janë në kundërshtim me fenë dhe moralin tonë.

O besimtarë! O ju të lidhur me këtë vend! Martoni fëmijët tuaj,  bijtë dhe bijat tuaja për të vendosur dashuri midis bashkëshortëve, për të forcuar lidhjet në mes të familjeve  dhe për të arritur një kohezion të lavdërueshëm midis jush. Kudsi dhe xhamia Aksa duan familje muslimane që i bindet Zotit të saj. Prandaj, kur do të kthehet familja që i bindet Zotit të saj në një fenomen të  zakonshëm në Kudsin tonë dhe në rrethinat e tij?

O ti i ri! Mos u nxito dhe zgjidh një grua të mirë për pasardhësit e tu që e do burrin dhe familjen e tij. Gjithashtu duhet të mësosh që të duash familjen e gruas tënde dhe njerëzit e saj. Ji burrë me karakter të mirë dhe fetar,  martohu me një grua fetare dhe do të jesh i bekuara.

O ti i ri! Mos ki frikë nga varfëria për shkak të martesës tënde ose lindjes së fëmijëve pasardhës, sepse kjo është ajo që do të përfitojë prej teje shejtani. Furnizimi i çdo fëmije të lindur është i përcaktuar që kur ai është në barkun e nënës së tij, para se të lindë, ashtu siç është përcaktuar furnizimi yt kur ti ishe në barkun e nënës tënde, para se të lindësh.

O ju të rinjë! O ju të reja! Mbroni nderin tuaj me martesë duke u shmangur nga e ndaluara, në mënyrë që familjet e Kudsit dhe Palestinës të mund të vazhdojnë të përmbushin plotësisht rolin e tyre në respektimin, vendsomrinë e tyre  në të vërtetën dhe në fe, sepse një familje që është e privuar nga feja dhe morali i saj nuk është prej familjeve të lidhura, të vendosura, të palëkundura. Ne duam një burrë që është baba dhe burrë, dhe duam një grua që është nënë dhe amvise, nderi i së cilës është i mbrojtur, që rritin në Kuds dhe në xhaminë Aksa pasardhës të mirë,  dhe që arrijnë shpërblimin e martesës dhe shpërblimin e pasardhësve në një familje që i bindet Zotit të saj.

O muslimanë! O bijtë e Kudsit dhe rrethinat e tij!  Të mburresh dhe të tregosh fryrje në dasmat  tuaja para njerëzve, terrorizimi dhe frikësimi i tyre duke qëlluar me plumba dhe fishekzjarrë, bllokimi i  rrugëve me makina dhe motoçikleta, tregon pamaturinë dhe nxitimin e atij që e bën këtë, dhe dështimin e tij për të treguar solidaritet moral me popullin e tij dhe fatkeqësitë që i ka goditur ata. Këto janë manifestime që bien ndesh me realitetin e  lidhjes së vërtetë. Përkundrazi, për Zotin, ato janë moral i keq për atë që i bën ato dhe për ata që i miratojnë ato.

O ju besimtarë! Nëse e përmirësojmë martesën tonë dhe e lidhim atë me fenë tonë, dhe nëse krijojmë një familje besimtare që i frikësohet dhe është e devotshme ndaj Zotit të saj, atëherë do të kemi hedhur hapat më të rëndësishëm të lidhjes me të vërtetën dhe fenë, përmes të cilëve Zoti do të qëndrojë me ne dhe do të na i largojë fatkeqësitë dhe vështirësitë që po përjetojmë.

O besimtarë! O adhurues të Zotit! Sikur shikoj Omer El Farukun,  Zoti qoftë i kënaqur me të, duke jetuar midis jush me mendjemprehtësinë e tij kur e këshilloi Sa’adin në El Kadisije me shumë porosi, e  sikur ai po ju këshillon me to dhe ju. O njerëz të Bejtul Makdis, Kudsit dhe rrethinave të tij. E pjesë e këtyre këshillave janë: Mos bieni në gjynahe, në mosbindje ndaj Zotit,  kur jeni në rrugën e Zotit. Mos bieni në gjynahe, në mosbindje ndaj Zotit,  sepse gjynahet tuaja janë më të frikshme për ju sesa armiku juaj. Mos bieni në gjynahe, në mosbindje ndaj Zotit. Ruajuni nga gjynahet. Mos bieni në gjynahe, në mosbindje ndaj Zotit dhe dijeni se mbi ju keni roje, Melaike që shënojnë atë që ju bëni.

LEXO  Kur kriza rritet vjen lehtësimi

O prijësi i besimtarëve, Omer, Zoti qoftë i kënaqur me ty! Shumë nuk ruhen nga gjynahi, shumë nga nuk heqin dorë nga një gjynah dhe shumë nuk turpërohen nga regjistruesit, Melaiket.

O Allah, na bëj të palëkundur në të vërtetën tonë dhe në fenë Tënde,  Ji ndihmësi, mbështetja, kujdesja dhe mbrojtja për ne. O Allah, na bëj nga të udhëzuarit në rrugë të drejtë,  dhe drejto zemrat tona në fenë Tënde dhe në bindjen ndaj Teje, o më i Madhi Mëshirues.

Adhurues të Zotit! Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin e botëve.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria i ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje atë, familjen e tij të pastër, shokët e tij të mirë, dhe pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju muslimanë! Sahabët, ndjekësit dhe ata që i pasuan ata e kuptuan statusin e xhamisë Aksa dhe statusin e Kudsit tek i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ata iu përgjigjën urdhrit të tij dhe e dinin se vendi më i mirë për ta pas largimit të tij, paqja dhe shpëtimi i  Zotit qoftë mbi të, ishte xhamia Aksa dhe çfarë ndodhet rreth saj, kur ka thënë për ta: “ Drejtohuni për në Bejtul Makdis, Kuds, do Zoti  ju dhuron trashëgimtarë, pasardhës që shkojnë dhe vinë për në këtë xhami.” Në të djathtën tuaj janë Ubadah Ibn Samit dhe Shaddad ibn Aus në varrezat e Babu Rahmeh. Ata krijuan këtu në këtë vend familje myslimane, pastaj vdiqën në Kuds dhe u varrosën në të. Ja ku është Sufjan Theuri, një nga tabi’inët, i cili banoi në Kuds dhe falte të gjitha namazet e tij në xhaminë e Aksasë.

Ndërsa argumenti i Islamit, Ebu Hamid El Gazali, kur pa muslimanët në gjendjen e tyre më të keqe, në Kuds ai shkroi librin e tij të famshëm “Ihja Ulum El Din” për t’u tërhequr vëmendjen muslimanëve ndaj faktit se lavdia e tyre qëndron në fenë e tyre dhe në ringjalljen e saj në jetën e tyre.

O ju të lidhur me këtë vend! Shumë nga paraardhësit tanë të drejtë, selefët, udhëtuan për në Kuds dhe në xhaminë Aksa. Ata ishin të devotshëm ndaj Kudsit dhe të përkushtuar ndaj xhamisë Aksa.

Ka ardhur në hadith nga Mejmunetu, robëresha e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ajo ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, na jep një mendim përreth Bejtul Makdisit, Kudsit?” Ai ka thënë: “ Shkoni dhe faluni në të, sepse një namaz në të është sa një mijë namaze diku tjetër.” Mejmunetu ka thënë: “ Çfarë thua  për dikë që nuk mund të udhëtojë drejt tij, Kudsit,  ose të shkojë në të?” Ai ka thënë: “Atëherë le t’i ofrojë, dhurojë për në të vaj për të ndezur llambat e tij, sepse kushdo që dhuron për të do të shpërblehet sikur të jetë falur në të.”

O Zot, na furnizo ne vajtje dhe ardhje për në xhaminë e Aksasë në atë mënyrë që Ti je i kënaqur. O Zot, bëj Aksanë tonë të sigurtë me sigurinë Tënde, të nderuar me nderin  Tënde, fitimtare me ndihmën Tënde të qartë, o poseduesi i Fuqisë së Madhe.

 O Zot, forco këmbët, rëndon peshoren e veprave tona të mira dhe mos u jep pushtet mbi ne atyre që nuk kanë frikë prej Teje dhe nuk na mëshirojnë.

O Zot, Ti e di gjendjen tonë dhe themi vetëm atë që Ti je i kënaqur me ne, merr nën kujdesin Tënd çështjen tonë, largoje nga ne fatkeqësinë e qartë që po përjetojmë, me mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, Ti e di paaftësinë tonë, na fal ne. O Zot, Ti e di dobësinë ton, na mëshiro. O Zot, Ti e di mungesën e burimeve tona prandaj mos na lër në dorën tonë as sa hapim e mbyllim sytë.

O Zot, mëshiro të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, mundëso lirinë e të burgosurve dhe pengjeve tanë, zbrit shërimin Tënd ndaj të sëmurëve dhe të sprovuarve, mundëso shlyerjen e borxheve për ata që kanë borxhe, ndihmo Islamin dhe muslimant, lartëso fjalën e vërtetë dhe fenë.

O Zot, na i bëj bashkëshortet dhe vajzat tona të mira, na jep fëmijë të mirë dhe udhëzoi ata në rrugën e drejtë. O Zot, na udhëzo që të braktisim veprat e këqija dhe të jemi të bindur ndaj Teje, na jep mundësi të urdhërojmë të mirë dhe të bëjmë atë që është e mirë dhe na bëj të udhëzuar në rrugë të drejtë.

O Zot, na jep shëndet në trupat tanë, qëndrueshmëri në fenë tonë,  na jep përfundim të mirë, na jep bindjen dhe nënshtrim ndaj Teje për sa kohë që na mban gjallë.

O Zot, na fal ne, prindërit tanë dhe ata që kanë të drejta ndaj nesh. O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë, të vdekurit dhe na ndaj nga kjo botë, dhe na mundëso që përfundimi ynë të jet me vepra të mira.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, falënderojeni Atë dhe Ai do t’ju japë edhe më shumë, kërkoni nga Ai  sepse ju jep, kërkoni falje tek Ai sepse ju falën.

Ti që fton për namaz, fto në namaz!

“…Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/552087841281310

Post Author: endrit