Në kuadër të ritualit të Haxhit: Këshilla dhe paralajmërime

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme      23-11-1445 H     31-05-2024 D 

Shejh Salah Ibn Muhamed El Budejri 

Tema  Në kuadër të ritualit të Haxhit: Këshilla dhe paralajmërime

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërimet i takojnë Zotit për bekimet e Tij të mëdha, falënderimet janë për Atë, bekimet e të Cilit u janë dhënë shpirtrave vende nderi dhe status i veçantë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi me të cilën është dridhur dhe zhdukur padrejtësia e dyshimit.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij. Lutje të përhershme për sa kohë që të lëvizin retë dhe të sjellin shi.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut se sepse frika ndaj Allahut është themeli i këshillave dhe nga cilësitë më të mira.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

O ju Haxhinjë, ju që jeni për Umre dhe vizitorë! Dhatë më të mirën nga ajo që ju është dhuruar dhe fituar gjënë më të mirë. Ecja juaj qoftë e bekuar dhe ju mbuloftë mëshira e Zotit. Urime për vizitën e vendin të pastër, në pikat e ndritshme dhe zonat e nderuara dhe toka e shenjta, Meken e Bekuar dhe Medinet e Ndritshme. Dy vendet e bekuara dhe të shenjta, me vizitën e të cilave kënaqen shpirtrat njerëzorë,  dhe me shikimin e tyre gëzohen dhe qetësohen shpirtrat. Zemrat vërshojnë për të qenë pranë tyre të mbushur me përrenj gëzimi, me begatitë e tyre njerëzit marrin shpërblime dhe fitime.

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ndërmerret udhëtim përveçse për në tre xhami: Në Mesxhidul Haram (Qabe), në këtë xhaminë time (Medine) dhe në xhaminë Aksa.” Muttefikun Alejhi.

Nga Xhabiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë“Vërtetë udhëtimi më i mirë të cilin e kanë marrë njerëzit, është udhëtimi, për këtu në xhaminë time, në Medine, dhe për në shtëpinë e lashtë, Qaben në Meke.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.

O ju Haxhinjë, ju që jeni për Umre dhe vizitorë! Ju jeni në vendet e bereqetit dhe mëshirës, vendet e begative dhe vendet e  veprave të mira. Kush ka për qëllim vizitën e Qabes dhe veshët me Ihramin e Haxhit, duke mos ju afruar bashkëshortes dhe nuk grindet, dhe nuk kryen ndonjë gjë nga gjynahet deri sa të mbarojë nga ritualet e tij të Haxhit,  i falen ato që kanë kaluar nga gjynahet dhe gabimet e tij.

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush kryen Haxhin pa bërë marrëdhënie intime, me bashkëshorten e tij, dhe pa shkelur dispozitat e tij, nuk grindet,  ai kthehet (i pastër nga gjynahet) sikur atë ditë që e ka lindur nëna.” Muttefikun Alejhi.

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nga njëra Umre në tjetrën lahet, fshihet çdo gjynah i kryer gjatë kësaj periudhe dhe shpërblimi për Haxhin e pranuar nuk është gjë tjetër përveçse Xheneti.” Muttefikun  Alejhi.

LEXO  Virtytet e larta - Dr.Husejn ibn Abdilazijz Ali Shejh - Medine 7.12.2018

O ju Haxhinjë, ju që jeni për Umre dhe vizitorë! Mbroni dy xhamitë e shenjta, vlerësoni shenjtërinë e atyre dy xhamive, respektoni pozitën dhe statusin e tyre, ruajini nga çdo gjë e prishën qetësinë e ritualeve dhe ndjenjave. Qëndroni larg nga polemikat e kota, të rreme, larg diskutimeve pa vlerë, mosmarrëveshjeve, grindjeve dhe ndasive, përplasjeve dhe debateve. Mos e ktheni Haxhin skenë të mosmarrëveshjeve, debateve dhe armiqësive, grindjesh dhe përplasjesh, apo vend për brohoritje, demonstrata,  fanatizëm dhe parti. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar. Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet.” (El-Bekare 197)

O ti Haxhi që ke marrë rrugën për këtë obligim! Studio dhe mëso në lidhje me ritualet e Haxhit para se të veshësh me Ihram dhe të marrësh rrugën për në shtëpinë e shenjtë, Qaben. Pyet njerëzit e ditur për atë që të shqetëson, nuk shkon me ty, bëj kujdes nga mendimet e njerëzve të paditur dhe të pyeturit e atyre që nuk njihen për dije dhe për gjykime fetare. Sa nga Haxhinjtë kanë vazhduar në ritualet e tyre duke mos i ditur rregullat dhe nuk i plotëson ata në formën më të duhur, në këtë mënyrë kanë lënë pas dore një shtyllë të tij, apo nuk lëshuar një kusht,  ka lënë një obligim, ose ka bërë një diçka që është e ndaluar apo të paralajmëruar. Ndërsa Allahu i Madhërishëm ka urdhëruar Haxhinjtë dhe ata që janë për Umre që ti plotësojë ritualet  tyre, Allahu i Madhërishëm ka thënë; “ Kryeni haxhin dhe umren për hir të Allahut!” (El-Bekare 196) Që do të thotë plotësoni ato të dyja sa më mirë në mënyrë të plotë, me ritualet dhe kushtet e tyre, duke synuar që ti plotësoni për hatrin e Allahut të Madhërishëm pa të gabime dhe pa mangësi. Nëse filloni Haxhin përfundojeni atë, nëse filloni ritualet e tij plotësoni ato, e nëse bëni një vepër të mirë përsoseni atë punë.

Haxhinjë të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes, dhe vizitor të xhamisë së zotërisë së njerëzimit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të!  Ky vend i bekuar është themeluar mbi Tevhidin, Njësimin e Zotit dhe adhurimin ndaj Tij, Një i Vetëm i pa shok, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kujtoje kur Ne vendosëm për Ibrahimin vendin e Faltores (duke e urdhëruar): “Mos më shoqëro asgjë (në adhurim)…” (El-Haxhxh 26) Përmbajuni sunetit të transmetuar ndriçues, bëni kujdes nga risitë dhe sajesat, mos u përkulni para të vdekurve dhe mos shpresoni shërim nga eshtrat e tyre, mos kërkoni bekim nga varrezat, mos hidhni mbi to ushqime, drithëra, para, rruaza, tesbih, ose rroba. Mos kërkoni ndihmë nga të vdekurit, mos kërkoni që ata të plotësojnë nevojat tuaja dhe t’ju lehtësojnë dëshirat. Nevojat, dëshirat dhe lutjet tuaja drejtojini vetëm tek Zoti i Vetëm, ruhuni nga ngjashmëria me njerëzit mashtrues, marrëzitë dhe bestytnitë e tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ky është Allahu, Zoti juaj. Pushteti është i Tiji! Kurse ata, të cilëve ju u luteni në vend të Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës. Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit, ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit atyre. Askush nuk mund të të njoftojë ty (o Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdijshëm.” ( El-Fatir 13-14)

LEXO  Vlerat e Aksasë dhe detyra e muslimanëve ndaj saj

O ju Haxhinjë, ju që jeni për Umre dhe vizitorë! Mos kërkoni bekim nga një mur apo derë, mos e prekni veten nga një foltore, minber, apo mihrab, vend falja e imamit,  mos kërkoni bekim nga një shpellë, mal, shkëmb apo gurë. Nuk kërkohet bekimi nga sendet e pajetë. Lejohet prekja dhe puthja e Gurit të Zi, sikurse lejohet prekja e Këndit të Jemenit pa e puthur atë. E përveç këtyre nuk lejohet prekja apo puthja e diçka tjetre. Në përshëndesim atë që ka përshëndetur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe përmbahemi nga ato që ai është përmbajtur. E kush dëshiron të jetë i përkushtuar,  ajo që është në mes të Gurit të Zi dhe Portës,  të vendosi gjoksin, fytyrën, krahët dhe duart e tij drejtë saj, Qabes, të lutet dhe ti kërkojë Allahut të Madhërishëm për nevojat e tij, ta bëjë këtë pa bërë grumbullim, pa u shtyrë dhe pa dëmtuar, lënduar të tjerët, bazuar kjo  nga çfarë ka ardhur nga disa sahabe, Zoti qoftë i kënaqur me ta.

O Haxhinjë, ju që jeni për Umre dhe vizitorë! Mëshironi të dobëtit, gratë, të vjetrit dhe të moshuarit, mos i lëndoni dhe mos i shtyni ata, mos i ngushtoni dhe hapuni atyre rrugën, Zoti ua hapën rrugën tuaj. Jeni të butë, të ngadalshëm, të kujdesshëm, të qetë, të falni dhe të shmangni grumbullimet. Sillni qetësi, ndjeni frikë, ruani dinjitetin, udhëhiqni, drejtoni, të humburit, ndihmoni të pafuqishmit dhe nevojtarët, shtoni sa më shumë pendimin dhe të kërkuarit falje tek Zoti. Tregoni nënshtrim dhe përulje, pendim dhe keqardhje, nevojë dhe domosdoshmëri. Mbani mend, kujtoni madhështinë e vendit dhe vlerën e kohës. Zoti pranoftë lutjet tuaja me përgjigje, kërkesën tuaj për falje me kënaqësinë e Tij, Haxhiin tuaj me pranim, bëftë përpjekjet tuaja të shpërblyera, gjynahet tuaja të falura dhe Haxhin tuaj Mebrurë, të pranuar.

Zotit i kërkoj falje, prandaj, tek Ai kërkoni falje, fitorja është për ata që tek Zoti kërkojnë falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin në vazhdimësi për butësinë e Tij të pafundme.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Atij i lutemi për të dëshpëruarit  nga sëmundja që ti shërojë.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Kush e pason atë është në rrugë të drejtë, e kush e kundërshton atë ka devijuar dhe në turpin e të kotës ka humbur. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të përhershme dhe të vazhdueshme.

LEXO  Në ngjarjet e të kaluarës ka mësim dhe ngushëllim për të pranishmit

Në vijim

O ju musliman! Frikësojuni Allahut, ndiqeni Atë, binduni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)

O ju muslimanë! Me mirësinë e Allahut të Madhërishëm, vendi i dy xhamive të shenjta ka marrë një kujdes dhe mbikëqyrje të shtuar  dhe shërbim adekuat, të përshtatshëm nga ana e kujdestarit të dy xhamive dhe pasuesi i kurorës së tij, Zoti i Madhërishëm i ndihmoftë. Përpjekjet janë orientuar, ushtarët janë rekrutuar dhe janë mobilizuar masat e njerëzve për hir të sigurisë së Haxhinjve, paqes, shëndetit dhe rehatisë së tyre. Meka dhe Medina kanë arritur një rindërtim dhe zhvillim të pashembullt dhe të pa parë në epoka nën udhëheqjen e drejtë, të mirë dhe të dukshme. nën një siguri të plotë, stabilitet të qartë, drejtësisë mbizotëruese dhe mirësisë së bollshme.

“ Njerëzit nga deti i tij apo nga burimet e tij, janë në mes atyre që e kanë përjetuar dhe e pranojnë.”

Politika e Sheriatit dhe interesi publik kërkonin përcaktimin e numrit të pelegrinëve çdo vit, për të parandaluar efektet e dëmshme të grumbullimit të njerëzve dhe për të parandaluar kaosin dhe përplasjeve gjatë Haxhit. Nuk ka Haxh pa leje. Kush nuk merr dot leje Haxhi nga autoritetet zyrtare, ai është i justifikuar për vonesën e Haxhit të tij derisa të marrë lejen.

O ju që nuk i bindeni rregullit, që kryeni një vepër të ndaluar, dhe kaloni kohët e caktuara pa hyrë në ihram,  çfarë Haxhi synoni, çfarë sevapi dëshironi dhe çfarë shpërblimi kërkoni? Jepuni fund këtyre veprimeve të qortueshme dhe katastrofike. Kini kujdes nga përdorimi i preteksteve të rreme dhe të dobëta, shikoni me sytë e arsyes, të mendimit dhe të mprehtësisë që të kuptoni urtësinë e këtij vendimi, përfitimet e tij të shumta dhe dobitë e tij të mëdha.

Lutuni dhe dërgoni selame për të Lavdëruarin,  ai që është ndërmjetësi i vetëm për nevojtarët. “Kush bie salavat një herë për të,  Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”

O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin dhe zotërinë tonë Muhamedin.

Zoti qoftë i kënaqur me katër Halifet e parë, udhëheqësit e  drejtë, njerëzit e nderuar dhe të ngritur, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjen dhe të gjithë shokët e tij, dhe me ne së bashku me ta, o Bujar, o Dhurues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë, politeistët  dhe  shkatërro armiqtë e fesë.

O Zot, ruaj vendin tonë dhe vendet muslimane nga planet e keqbërësve, nga kurthet e atyre që thurin kurthe, nga smira e atyre që kanë smirë dhe zilia e ziliqarëve,  o Zoti i Botëve.

“Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt….” (El-Bekare 126)

O Zot, ruaj ushtarët tanë që janë në ruajtje dhe vigjilojnë në kufijtë tanë. O Zot, prano dëshmorë të rënët e tyre, mundësoju shërim të plagosurve të tyre, dhe ktheji ata tek familjarët e tyre shëndosh e mirë, o Zoti i botëve. 

O Zot, jepi sukses udhëheqësit dhe kujdestarit  të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që Do dhe je i Kënaqur, dhe udhëzoje atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

O Zot, jepi sukses atij,  zëvendësit të tij dhe të gjithë kujdestarët e çështjeve të muslimanëve  në atë që është lavdia e Islamit  dhe përmirësimi i muslimanëve, o Zoti i Botëve.

O Zot, shëro të sëmurët tanë, shpëto të sprovuarit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë, o Zoti i botëve.

O Zot, prano nga pelegrinët Haxhin dhe ritualet e tyre, o Zot, prano bindjen e tyre dhe pastroi atë,  ngrit gradët e tyre dhe lartësoje atë, dhe ktheji ata tek familjarët e tyre shëndosh e mirë dhe fitimtarë, o Zoti i botëve.

O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë përballë tiranëve agresorë dhe pushtuesve të padrejtë. O Zot, pastro xhaminë e Aksasë nga pisllëku i hebrenjve uzurpatorë. O Zot, ruaj njerëzit tanë në Palestinë, shëro plagët e tyre, përshpejto fitoren e tyre, zvogëlo pengesat e tyre, lehtëso shqetësimin e tyre, liro robërit e tyre, shëro të sëmurët e tyre dhe prano dëshmorë të vdekurit e tyre, o Zot i botëve.

O Zot, bëj duatë tona të dëgjuara dhe lutjet tona të pranuara, o Bujar, o i Madhërishëm, o Mëshirues.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/376629705423933

Post Author: endrit