Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 08- 12-1445 H 14-06-2024 D
Shejh Bander Ibn Abdul Aziz Balejla
Tema Afrimi tek Zoti me adhurimin më të rëndësishëm në ditët e vlerave
Lavdërimet janë për Allahun, atij që Ai dëshiron nga robërit e Tij i dhuron sukses, Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë, Ai na ka udhëzuar në legjislacionin, fenë, më të mirë dhe në rrugën më të drejtë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Ai thirri robërit e Tij e ata ju përgjigjën thirrjes së Tij nga çdo vend i largët.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, njeriu me moralin më të përsosur dhe me prejardhjen më të lashtë, të pastër. Paqja, mëshira dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, njerëzit e vlerave dhe të besimit.
Në vijim
Porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Allahut të Madhërishëm. Frikësojuni Allahut, Zoti ju mëshiroftë, sepse kush i frikësohet Zotit, Ai e mbron atë, ia lehtëson shqetësimin dhe i mjafton, ia bën punët më të lehta e më të mira, ia mundëson të arrijë dëshirat dhe ja plotëson ato, largon të keqen prej tij dhe e shmangën nga gjynahet.
Adhurues të Zotit! Viti ja ku e bëri rrotullimin e tij, dhe solli tek ju ditë që janë më të mira në këtë botë, dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes, ditë të cilat Zoti i ka madhëruar çështjen e tyre, ka ngritur statusin dhe ka lartësuar pozitën e tyre. Keni pirë nga burimi i tyre i ëmbël dhe keni marrë prej kroit të tyre që nuk shteron, veprat më të mira dhe më të pastra, dhe adhurimet më të mira dhe më të dobishme, të cilat i mori Zoti nga ju ashtu sikurse Ai ua ka dorëzuar, të pranuara me pranim të mirë, duke përfshirë kënaqësinë e Tij të plotë dhe të dëshirueshme. Këto ditë tuajat kanë sinjalizuar fundin, kanë mbetur vetëm disa prej tyre, ka mbetur një e treta, e një e treta është shumë. E si të mos jetë kështu, kur në këto ditët tuaja të mbetura është Dita e Tarvijes, dita e furnizimit me ujë për Haxhinjtë, e cila ka qëlluar të jetë ditë e xhuma, premten, për të cilën i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Dita më e mirë në të cilën ka lindur dielli.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Ditë që pasohet nga dita e Arefatit, dita në të cilën Allahu ka plotësuar fenë, dhe përmbushi mirësinë e Tij mbi zotërinë e të dërguarve. “Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” (El-Ma’ide 3) Pastaj vjen dita e dhjetë, dita e Kurbanit. A e dini se çfarë është Dita e Kurbanit? Dita e Haxhit të Madh. Nga Ibn Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qëndruar në mes të vendit ku hidhen guralecët në ditën e Kurbanit, në Haxhin që ai ka bërë dhe ka thënë: “Kjo është dita e Haxhit të madh.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Ajo është nga ditët më të mëdha tek Allahu i Madhërishëm. Nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, tregohet se ka thënë: “ Vërtetë dita më e madhe tek Zoti është dita e Kurbanit.” Hadithin e ka transmetuar Ebu Daudi. Allahu është betuar në këtë ditë dhe në ditën e Arefatit, pasi që është betuar në dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes, për të treguar statusin dhe vlerën e tyre, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Betohem për çiftin dhe tekun.” (El-Fexhr 3) I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ (Betohem) për shkrepjen e agimit dhe për dhjetë netët (e para të muajit Dhul Hixhxhe)! Dhjeta është dita e dhjetë e Kurbanit, teku është dita e Arefatit, ndërsa çifti është dita e Kurbanit.” Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi dhe Nesaiu.
O ju muslimanë! Haxhi në shtëpinë e shenjtë të Zotit, në Qabe, është ritual madhështorë, në të cilin zhduken mosmarrëveshjet, eleminohen dallimet, pushojnë grindjet, dhe shpirtrat kthehen drejtë Zotit të tokës dhe qiejve. Nuk ka vend për t’u dukur dhe mburrur me ngjyra dhe raca, askush nuk ka përparësi nga njerëzit ndaj të tjerëve, përveçse nëpërmjet devotshmërisë, sepse ajo është veshja më e mirë. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë Zoti i Madhëruar ka larguar nga ju mendjemadhësinë e injorancës dhe krenarinë, mburrje e asaj kohe me baballarët. Njeriu ose është besimtar i devotshëm, ose i mjerë i pa fe, mosbesimtarë, i pamoralshëm. Njerëzit janë bijtë e Ademit ndërsa Ademi është krijuar nga dheu.” Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi dhe Ebu Daudi. Ubbijetu, është mendjemadhësia dhe krenaria.
Peshorja tek Zoti ekuilibron peshën e tij me devotshmëri ndaj Tij. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, ka thënë: “ O njerëz! Në të vërtetë, Ne ju krijuam ju prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, për ta njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.” (El-Huxhurat 13) Nga Ebi Nedrete, tregohet se ka thënë: “ Dikush që ka dëgjuar predikimin e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, më ka treguar, në mes të ditëve të Teshrikut, se ka thënë: “ O ju njerëz, Zoti juaj është Një, i Vetëm dhe babai juaj është një. Vërtetë nuk ka epërsi arabi ndaj jo arabit, as jo arabi nuk ka epërsi ndaj arabit, as i kuqi ndaj të ziut, dhe as i ziu ndaj të kuqit vetëm se me devotshmëri.” Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi. Mësimi në këtë fe të madhe është ajo që vendoset në zemër dhe vërtetohet me vepra. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Vërtetë Allahu nuk shikon në pamjet dhe në pasuritë tuaja, por se shikon në zemrat dhe veprat tuaja.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
Adhurues të Zotit! Përgatituni me furnizim sepse furnizimi më i mirë është devotshmëria, kapuni për fenë tuaj me lidhjen më të fortë, përmbajuni bashkësisë, xhematit, sepse dora e Zotit është me bashkësinë, xhematin, e kushdo që largohet prej saj përfundon në zjarr të Xhehenemit, Zoti na ruajt.
Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, sepse vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëploti.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin plot Madhëri dhe Nderim, Zotëruesi i të mirave dhe begative, Allahun e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj për begatitë e Tij të mëdha dhe mirësitë e Tij të shumta. Lutjet dhe përshëndetjet për krijesën më të mirë, të dërguarin tonë, Muhamedin, më i miri që është falur, ka qëndruar në namaz, që ka bërë Haxhin dhe ka agjëruar, lutje dhe përshëndetje për familjarët dhe shokët e tij, më të mirët dhe më të nderuarit.
Në vijim
Vërtetë, nga çështjet më të mëdha mbi të cilën është bazua rituali madhështor i Haxhit, por se mbi të cilën janë bazuar të gjithë ibadetet dhe adhurimi, është arritja e monoteizmit dhe pranimi i tij nga Zoti i njerëzve, demonstrimi i nënshtrimit ndaj Zotit përmes bindjes, nënshtrimit ndaj Tij nëpërmjet adhurimit dhe të qëndruarit larg politeizmit dhe njerëzve të tij. Shejhul Islami, Ibn Tejmije, Zoti e mëshiroftë, thotë: “ Monoteizmi është themeli i fesë pa të cilin Zoti nuk pranon asnjë fe tjetër, nga të parëve dhe të fundit, me të dërgoi profetët dhe shpalli librat, sikurse Zoti i Madhëruar ka thënë: “Pyeti të dërguarit Tanë, që i kemi nisur para teje, a mos kemi urdhëruar Ne që të adhurohen zota të tjerë, përveç të Gjithëmëshirshmit?!” (Ez-Zuhruf 45) “Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!”( El-Enbija’ 25)
Adhurues të Zotit! Monoteizmi, të besuarit në Një Zot të Vetëm, është vepër e mirë që nuk e barazon dot vepër tjetër e mirë, dhe afërsi, afrim me Zotin, që nuk barazohet me asnjë afrim, adhurim tjetër. E mira e monoteizmit vjen mbi veprat e këqija dhe i fshin ato, dhe mbi gjynahet dhe i pastron ato. Nga Abdullah Ibn Mesu’di, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se kur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, udhëtoj për në Isra dhe Miraxh, ka thënë: “ Të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i janë dhënë tre gjëra; I janë dhënë pesë namazet e ditës, i janë dhënë ajetet e fundit të sures Bekare, dhe çdo njëri nga umeti i tij që nuk i bën shok Allahut në adhurim do ti falen dhe të mëdhatë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Njerëzit e dijes, Zoti i mëshiroftë, kanë thënë: “Muk’himatë, të mëdhatë, janë gjynahet e mëdha të cilat ndërhyjnë dhe e dërgojnë vepruesin e tyre në zjarr të Xhehenemit.” Zoti na ruajt.
Adhurues të Zotit! Bëni kujdes për të arritur monoteizmin, besimin në Një Zot, bëni kujdes nga ajo që e prish pastërtinë e tij dhe gërvisht qetësinë e tij, përmbaju sunetit, largohuni nga njerëzit e dëshirave dhe bidateve mashtruese, humbëse. Adhurimi bëhet vetëm për Zotin e Vetëm, as për Melaiket që janë afër Tij, as për të profetin e dërguar me mesazh, e lëre më për shenjtorët dhe njerëzit e drejtë që vijnë pas tyre, nga ata që nuk bëjnë dot dobi për veten e tyre e as dëm, dhe nuk kanë në dorë, as vdekje, as jetë dhe as ringjallje.
Falënderojeni Allahun për këtë mirësi të madhe, përpiquni me vetet tuaja për të, sepse vërtetë grada e çdo njërit prej jush tek Zoti i tij është në varësi të asaj që arrin nga baza dhe përsosmëria e saj.
Lutuni dhe përshëndeteni krijesën më të mirë të Zotit, Muhamedin të birin e Abdullahut, Zoti juaj ju ka urdhëruar për këtë, kur Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësua ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë, Muhamedin.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër Halifet e parë, udhëheqësit e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, dhe me pjesën tjetër të dhjetë të përgëzuarve dhe pjesëmarrësin në takimin poshtë pemës, në Hudejbije, me të gjithë shokët e tij, me tabi’inët dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit, dhe me ne së bashku me ta me Faljen Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, lartëso Islamin dhe ndihmo muslimanët, mbro ndjekësit e fesë dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë, o Zoti i botëve.
O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve, me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, mbështet me të vërtetën, me sukses dhe vendosmëri udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.
O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që është në dobi të vendit dhe popullit, dhe në lartësim të Islamit dhe muslimanëve, o Zoti i Botëve.
O Zot, forco ushtarët tanë që janë vendosur në kufijtë e vendit tonë, o Zot, të lutemi të jesh në mbështetje dhe në ndihmë të tyre, në përkrahje dhe mbrojtje të tyre. O Zot, ruaj ata me syrin Tënd që nuk fle dhe mbroji ata me forcën Tënde që nuk dëmtohet, o Zot i botëve.
O Zot, prano nga Haxhinjtë haxhin e tyre, lehtëso çështjet e tyre, jepu sukses në plotësimin e ritualeve të tyre në atë mënyrë që Ti je i kënaqur me ta, ktheji ata në vendet e tyre shëndosh e mirë, fitimtarë dhe të shpërblyer, o Zoti i botëve.
O Zot, shpërble kujdestarin e dy xhamive të shenjta dhe zëvendësit e tij besnik, me shpërblimet më të mira, më të plota dhe më të mëdha, për atë që ata bëjnë në shërbim të Islamit dhe muslimanëve, dhe vendose këtë në peshoren e veprave të tyre në ditën e Kijametit, o Zoti i botëve.
O Zot, jepu sukses të gjithë atyre që janë në shërbim të mysafirëve të Gjithëmëshirshmit, me Mëshirën Tënde, o Bujarë o Dhurues.
O Zot, na furnizo me frikën ndaj Teje nga ajo që na mbron ne nga mosbindja ndaj Teje, na furnizo, nga bindja ndaj Teje atë që na mundëson të arrijmë Xhenetin Tënd, dhe, na furnizo, nga besimi atë që na lehtëson me të fatkeqësitë e kësaj bote. O Zot, na jep kënaqësi me dëgjimin, shikimin dhe fuqitë tona përgjithmonë, sa kohë të na lësh në këtë botë, bëj të kemi trashëgimtarë nga ne, na mundëso të hakmerreni ndaj atyre që na kanë bërë padrejtësi dhe na jep fitore ndaj armiqve tanë.
O Zot, na jep besim dhe bindje, mirëqenie dhe qëllim të mirë, o më i Madhi Mëshirues.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj