Qëndrime për të marrë këshillë – Dr.Abdurrahman es’Sudejs – 07.09.2018

Mekë 27 Dhul Hi9xhe 1439  7.9.018

Qëndrime për të  marrë këshillë

Dr.Abdurrahman es’Sudejs

 

Gjithë falënderimet qofshin për Allahun, Atë e falënderojmë, prej Tij kërkojmë ndihmë dhe falje, Atij i drejtohemi të penduar!

Zotin e falënderojmë në mënyrë të pandalur për çdo mirësi e begati, me të cilat e ka mbushur horizontin.

Të falënderojmë Ty o Zot, që na e mundësove dhe na mësove se si të të falënderojmë!

Ty të falënderojmë duke të kërkuar që të na i ripërtërish të mirat e pandalura!

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i vetëm dhe i Pashoq, Ti që na mundësove të nxjerrim mësime nga ndryshimet e jetës, sikurse dëshmoj se zotëria dhe Profeti ynë Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, njeriu modest dhe prijësi ideal!

Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, mbi familjen e tij që shkëlqejnë sikurse yjet në qiell, mbi shokët e tij të lavdishëm dhe mbi pasuesit e rrugës së tij, deri në ditën e fundit!

Të nderuar besimtarë! Frikësojuni Zotit, mos u mashtroni nga shpërqendrimet e ndryshme, shfrytëzojeni jetën në të mira, le të jetë devotshmëria ndaj Zotit slogani i jetës tuaj në mënyrë që të shpëtoni.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” Ali Imran 102.

Të nderuar Myslimanë! Pasi që Zoti ua mundësojë haxhilerëve kryerjen e Haxhit me begatitë më të mëdha, e ripërtërijmë falënderimin ndaj Zotit për mirësitë që na ka dhënë!

Duke qenë se  në mbylljen e këtij viti, prej nesh kërkohet të bëjmë disa llogaritje vjetore, ta ripërtërijmë besën e dhënë dhe të mendojmë për ditët e ardhshme.

Një vit i thirrur nga koha dhe ai i përgjigjet, vjen i mbushur përplot me ceremoni e festa të ndryshme, jemi peng i ngjarjeve që na rrethojnë, të cilat vijnë dhe i marrin pushtetet si të ishin në një xhiro.

Ai që nuk pikëllohet për kalimin e kohës dhe që nuk mediton rreth viteve të kaluara, nuk është sjellë sikurse sillen të urtët.

“Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të ditës, ka shenja për mendimtarët”, Ali imran-190.

Të meditosh rreth të kaluarës dhe t’i kërkosh vetes llogari, është diçka e kërkuar fetarisht, i mençuri e kupton mirë se dunjaja është kalimtare, vdekja është e pashmangshme, jeta tjetër është e vërtetë, veprat tona në këtë botë janë dëshmi për ne ndërsa ditët dhe jeta jonë në këtë botë janë të caktuara.c

Ne gëzojmë me ditët që kalojnë dhe harrojmë se çdo ditë që kalon na afron më shumë me vdekjen.

Është koha ideale për t’i dhënë dritë shpirtit, duke i kërkuar llogari, të ndreqim gabimet dhe të vizatojmë të ardhmen, ta prijmë këtë umet drejt të mirave e krenarive, vizioneve të qarta e të qëlluara.

Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë të bëjmë kthesën e duhur, të braktisim gabimet dhe t’i përvishemi rrugës së drejtë, të kuptojmë se ku kemi gabuar, të jemi optimist me shprersën në Zot.

Shpresa në Zot ta mbush shpirtin me harmoni, të drejton për në morale të larta, të drejton drejt unifikimit me besimin e drejtë dhe me pasimin e duhur, sikurse na udhëzon Profeti a.s ku thotë: “Kam lënë dy gjëra në mes jush, kurrë nuk do devijoni për sa koha do u përmbaheni, Librin e Zotit dhe Sunetin tim” Maliku.

Jemi në një kohë kur intrigat dhe pabesitë, e kanë hequr maskën dhe po shfaqen publikisht, në mbyllje të këtij viti shpresojmë për një vit më të mirë dhe më krenarë.

LEXO  Momentet e Vdekjes -Meke 22.2.2019

“Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete” Rad 11.

Të nderuar vëllezër! Përvishuni ndryshimit, ripërtëritjes së besës me Zotim, me sinqeritet e devotshmëri, duke ndryshuar sjelljen tonë!

Le të nisim me ndryshimin në vetet tona, pasi një ndryshim i tillë sjell ndryshimin e shoqërive, një ndryshim që të jep unifikim, stabilitet, harmoni, vëllazëri dhe një të ardhme e të ndritur për ne dhe brezat e ardhshëm, larg përçarjeve e pabesive.

Të vjen keq kur gjen në mesin tonë, njerëz të cilët janë zhytur në errësirat e fitneve dhe turbullirave të përçarjes, larg rrugës së mesme, gjë që ka shkaktuar ekstremizëm dhe ashpërsi, shprehje pakënaqësia ndaj rrugës së të sinqertëve.

Sjelljet e këtyre njerëzve, thirrjet dhe sloganet e tyre fallco, nuk i shërbejnë tjetërkujt përveç armiqve, përpjekjet e tyre ndihmuan armiqtë tanë të përdhosin vendet tona të shenjta dhe të ushtrojnë terror të vazhdueshëm ndaj vëllezërve tanë palestinezë në sytë e mbarë botës.

Në mbyllje të këtij viti dhe në fillimin e një viti tjetër, do rinovojmë  bindjen e qartë e ngulitur në shpirt meritueshëm për t’i dhënë besën parisë tonë, prijësve dhe dijetarëve tanë, për t’u thënë se jemi përkrah jush në përballje me të tilla sprova e sfida, në largimin e dyshimeve dhe dëshirave të këqija në një botë përplot me destabilitet dhe kriza.

O Umet i bindjes dhe shkencës! Në një kohë kur organizohen fushata nga më të ndryshmet për ndaljen e zellit të brezave, na del si detyrë të ushqejmë optimizëm, bindje dhe siguri në zemrat e rinisë tonë, të studentëve të cilët i drejtohen dyerve të arsimit në fillim të këtij viti arsimor i mbushur përplot me njohuri e dituri.

Studentët janë krahët e vatanit, janë shtylla e fortë e rimëkëmbjes, ata janë shpresa jonë pas Zotit, për një vend sa më të zhvilluar.

Kjo ua shton përgjegjësinë edukatorëve dhe prindërve të nxënësve, që t’u kushtojnë më shumë vëmendje e përkushtim pjesës edukative, mbroni besimin  e tyre, mendimet dhe sjelljet e tyre, pasi që janë një ndër faktorët më të rëndësishëm në ndërtimin e personalitetit.

Ai që nuk e zotëron besim tek vetja, e sheh vazhdimisht të hutuar, të rraskapitur, i pavendosur, ndërsa ai që gëzon besim tek vetja, është i qartë, i qëndrueshëm, nuk e pengon dhe luhat asgjë për të përcjellë mesazhin e fesë së tij, për t’i shërbyer asaj, vendit të tij, dhe udhëheqjes.

Akoma se kanë kuptuar këta që nxisin përçarje se gishtat me të cilët shkruajnë dhe gjuhët me të cilat flasin do dëshmojnë për ta?

Sa nevojë kemi që këtë vit ta mbyllim me pendim, me kërkim falje dhe me kthim tek Zoti ynë.

Sa të domosdoshëm e kemi ripërtëritjen e besimit në Zot fillimisht dhe tek vetja e mundësitë e rinisë tonë, në përballje me mendimet ekstremiste dhe rrjetet e tyre.

Në flakjen tutje të thirrësve të lirisë së pretenduar, të urrejtjes, përçarjes, nxitësve të terrorit, dhunës, destabilitetit dhe shkatërrimit.

Të atyre që fshihen pas fesë, por që janë tradhtarë të vatanit, kryengritës ndaj parisë  dhe dijetarëve të tyre.

Kemi nevojë për dialog, paqe, tolerancë, miqësi, të kapemi pas Kuranit dhe synetit, të ecim rrugës së selefëve, duke shfrytëzuar mundësitë që na ofrohen në këtë kohë, për unifikim, për përhapjen e mesazhit islam, për drejtësi, për unifikim fetar, duke shfrytëzuar origjinën dhe koherencën për të realizuar lumturi në këtë jetë dhe tjetrën.

LEXO  Mendimi ndryshe dhe pasojat e refuzimit të tij - Abrurrahman Al-Sudejs - Aksa 15.02.2019

Të besojmë vazhdimisht, se sipas mundësisë së njerëzve vijnë situatat aq sa bujari ke dhe nderohesh!

I voglit gjërat e vogla i sheh të mëdhaja ndërsa i madhi të mëdhajat i sheh të vogla.

Qoftë ky vit, viti i optimizmit, nuk ka vend për pesimizëm e dembelizëm, le t’i mbështetemi Allahut dhe të kërkojmë të na bëjë të qëndrueshëm, sikurse drita në mesin e errësirës, sikurse shiu i cili ngjash shpresat e vyshkura, të punojmë për qëndrueshmëri e harmoni dhe padyshim që Zoti se ka të pamundur diçka të tillë.

“E Ata që luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne”, Ankebutë 69.

O Zot na begato me Kuranin, na e mundëso të përfitojmë nga tradita  e Profetit, na forco në synetin dhe rrugën e tij të drejtë të papërçarë.

Kjo ishte ajo që kisha për të thënë, Allahut i kërkoj falje për vete, për ju dhe për mbarë myslimanët dhe myslimanet kudo që janë, kërkojini Falje Atij se me të vërtetë Ai është Falës dhe i Dashur.

Falënderimet qofshin për Allahun, salavatet për Profetin Muhamed, familjen e shokët e tij, si dhe mbi këdo që fton në rrugën e tij dhe e ndjek atë!

Të nderuar besimtarë! Frikësojuni Zotit sikurse e meriton, punoni ato vepra që e kënaqin Atë, dijeni se jeta po mbaron dhe s’ka më kohë.

“Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.”el Bekare 281.

Vëllezër besimtarë! Ajo që ngjall shpresën në zemër dhe e forcon bindjen në zemër, është fakti se vendin tonë, Zoti e ka veçuar me vlera të shumta, ndër këto mirësi është dhe përpjekja për islamin dhe myslimanët kudo janë, shërbimi ndaj dy xhamive të shenjta dhe vizitorëve të tyre, si dhe kujdesi ndaj shejtërive islame dhe myslimanëve mbarë.

Kush tjetër veç vendit tonë do të ishte adapt për diçka të tillë, ndërkohë që ne posedojmë fenë të pastër, kemi peshë në rang botëror, jemi vend strategjik, kemi pozitë ndërkombëtare, çfarë e bën  të përshtatshme fetarisht, historikisht dhe kulturalisht për bartjen e flamurit të krizave mbytëse, dhe kjo nëpërmjet parashtrimit të modelit islam, në mënyrën më bashkëkohore me gjithë bukuritë dhe elokuencat që ai përmban larg ekstremistëve dhe përçarësve.

Kijeni frikë Allahun, o ju besimtarë, fillojeni vitin e ri me adhurime dhe agjërim, thotë Profeti a.s: “Agjërimi më i vlefshëm pas atij të Ramazanit është agjërimi i muajit Muharrem” Muslimi.

Kujtojeni besimin në Zot që gëzonte Profeti a.s: “E ai i thoshte shokut të vet (Ebu Bekrit): ‘Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!’, Teube-40. Çfarë mendon ti o Ebu Beker për dy vetë, i treti i të cilëve është Allahu?!

Kjo është bindja maksimale pavarësisht rrethanave të vështira, pavarësisht sfidave me të cilat përballemi, Zoti është Përgjegjësi për pranimin e veprave tona të mira  dhe Ai që na jep sukses në gjërat që e kënaqin Atë.

Sikurse ju kujtoj të dërgoni sa më shumë salavatë mbi më të mirin e mbarë krijesave, prijësin e mbarë popujve sikurse na urdhëron dhe Zoti: “Vërtet, Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për atë. O besimtarë, lutuni për atë dhe përshëndeteni me “selam”!” Ahzabë-56.

LEXO  Konturat e rigjenerimit dhe rregullat e tij - Dr. Abdurrahman es Sudejs

Profeti a.s thotë: “Kush bien në salavatë mbi mua një herë, bien Zoti mbi të 10-herë.”

Bekoje Zot të përzgjedhurin nga Mudari  për sa kohë që mbi pemë ka gjethe!

Po ashtu dhe familjen, shokët dhe mbarë ndjekësit e tij sa herë që shkretëtirat ndriçojnë qiellin!

Ji i kënaqur Zoti ynë prej katër kalifëve të drejtë Ebu Bekrit, Umerit,Uthmanit dhe Aliut, si dhe ndaj mbarë Sahabëve e tabiinëve, si dhe ndaj familjes tij të ndershme, bashkëshorteve tij që ishin nënat e besimtarëve dhe ndaj nesh o Mëshiruesi i mëshiruesve!

O Allah lartësoje islamin dhe myslimanët, poshtëroje idhujtarinë dhe idhujtarët, shkatërroji armiqtë e fesë, na e mbro fenë, bëje këtë vend të sigurt e të qetë dhe mbarë trevat islame!

Zot na siguro në vendet tona, përmirësoji dhe ruaji drejtuesit tanë, ndihmoje prijësin tonë shërbëtorin e dy xhamive të shenjta, jepi sukses në atë që Ty të pëlqe dhe pajtohesh, drejtoje për në të mira e devotshmëri, rrethoje nga këshilltarë të denjë të cilët e udhëzojnë për nga e mira, shpërbleje me çdo të mirë për çdo gjë që ka bërë për dy xhamitë dhe vizitorët e tyre, ndihmoje atë dhe zëvendësin e tij në atë që Ty të pëlqen dhe pajtohesh!

Udhëzoji mbarë prijësit e myslimanëve, për të punuar me librin tënd dhe synetin e të dërguarit Tënd!

Zot pranojua haxhilerëve Haxhin, bëji përpjekjet e tyre të qëlluara, gjynahet e tyre të shuara, ktheji në trevat e tyre shëndoshë e mirë!

Zot ndihmoji ata që punojnë për sigurinë tonë, ushtarët tanë në kufij, bëji të qëndrueshëm e të qëllueshëm, pranoji dëshmorët e tyre, shëroji të plagosurit e tyre, shëroji të sëmurët e tyre, ktheji pranë familjeve të tyre shëndoshë e mirë!

Zot bëje këtë vit të ri, një vit të begatë për ne, vitin e triumfit islam dhe myslimanëve kudo që ndodhen, na e mundëso që këtë vit ta mbyllim me vepra të mira dhe të falur!

Zot bëj veprat tona më të mira përfundimtaret, ditët tona më të mira, ditët e fundit, ditën tonë më të dashur, ditën kur do takohemi me Ty!

Zot hapja dyert e suksesit studentëve dhe bijave tana, jepu sukses e dituri të dobishme!

Zot ndihmoji vëllezërit tanë kudo që ata ndodhen, ruaje dhe shpëtoje xhaminë Aksa nga kthetrat e masonëve pushtues!

Zot përmirësoji gjendjen e vëllezërve tanë në Irak, në Jemen, në Arakan, dhe kudo janë.

Zot ndihmoji vëllezërit tanë në Sham, ndihmoji kundra agresorëve, kriminelëve dhe shtypësve!

Zot na njom me shi, Ti je i pasuri që s’ke nevojë për askënd, ndërsa ne jemi nevojtarët, na njom me shi mëshire dhe jo shi dënimi, shkatërrimi e përmbytje!

Zoti ynë ne të kërkojmë falje Ty pasi Ti je Falës, ndaj lëshoje shiun mbi ne!

Zot na jep të mira në këtë jetë, të mira në botën tjetër dhe ruana nga ndëshkimi i zjarrit,

Zot pranoji prej nesh vërtetë Ti je Dëgjues dhe i Ditur, pranoje pendimin tonë vërtetë Ti një Falës dhe Mëshirues, falna ne, prindërit tanë si dhe mbarë myslimanët e myslimanet.

I Lartësuar qofsh Zot prej asaj që të mveshin, paqja qoftë mbi të dërguarit dhe lutjet tona të fundit janë falënderimi ndaj Teje!

Meka / by

Post Author: admin