Ditët e Haxhit

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    08-12-1445 H    14-06-2024 D

Shejh Muhamed Hysejn 

Tema    Ditët e Haxhit

Lavdërimet janë për Allahun, u ka premtuar besimtarëve me ndihmën e Tij dhe ka paralajmëruar mohuesit me turpërimin nga Ai  dhe shtypjen  e Tij, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Sigurisht, Ne do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe besimtarët, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Ditën, kur do të sillen dëshmitarët.” ( Gafir 51)

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm pa shok, në Dorën e Tij është çdo e mirë, Ai është i Fuqishëm për çdo gjë!

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetësuesi  dhe modeli ynë, Muhamedi, është rob i Zotit  dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri i Tij nga të gjitha krijesat dhe miku, i dashuri i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve, mbi të gjithë që kanë ecur në rrugën e tyre, kanë ndjekur gjurmët e tyre dhe kanë pasuar traditën e tyre deri në ditën e Fundit.

Lutje dhe përshëndetje për dëshmorët dhe të rënët, për të burgosurit dhe të rënët robër, për ata që qëndrojnë në ruku dhe në sexhde në xhaminë e bekuar të Aksasë, dhe për përkujtuesit dhe përkujtueset e Allahut në të gjithë botën Islame.

Në vijim

O ju muslimanë!  O bijtë e Bejtul Makdis, Kudsit, dhe rrethinat e tij! Ditë të mëdha dhe të bekuara përjetojmë sot, nesër dhe pasnesër. Ditë të cilat i ka bekuar Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar në librin e Tij, Kuranin Famëlartë, kur ka thënë për to: “ Për dëshmitarin dhe për atë që  dëshmohet!” (El-Buruxh 3) “Betohem për çiftin dhe tekun.” (El-Fexhr 3) Sikurse ka thënë për Kurbanin dhe sakrificën: “ Vërtet, Ne të kemi dhënë ty (Muhamed) shumë të mira, andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban! Sigurisht, ai që të urren ty, vetë është fatprerë.” (El-Keuther 1-3)

Me këto ditë të mëdha, përfshirë përmendjen e Allahut dhe lutjet drejtuar Atij në Arefat, që është lutja më e mirë tek Allahu i Madhërishëm, bërja e sakrificave në ditën e Kurbanit, dhe çfarë e pasojnë atë nga ditët e teshrikut, por se  populli ynë durimtarë dhe i lidhur me këtë vend, i vendosur në këtë tokë,  së bashku me sakrificat, kurbanet, jep sakrifica të qenieve njerëzore. Po, sakrifica nga gratë, fëmijët, të moshuarit dhe ata që janë në ruku dhe sexhde. Me mijëra dëshmorë që përcjellim për tek Zotit në këto ditë, dhe i kujtojmë ata në ditën e Arefatit, në ditën e Kurban Bajramit, dhe në këto netë dhe ditë të bekuara.

O populli ynë durimtarë! Ti ke Allahun me vete, o populli ynë qëndrestarë, o populli ynë i lidhur me këtë vend, atje në Gazan qëndrestare dhe këtu në Kud’sin e ndershëm, në çdo qytet, fshat dhe kamp nga toka e Palestinës së dashur. Palestina e shenjtë, Palestina, të cilën Allahu e ka bërë pjesë nga Akideja, besimi i çdo muslimani në këtë botë.

O të dashurit e mi! O ju të lidhur me xhaminë e bekuar të Aksasë dhe me Palestinën! Ne duhet të kthehemi për tek Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar me lutje të sinqerta në këto ditë të bekuar, që Zoti të largojë shqetësimet e popullit tonë, të largojë prej tyre fatkeqësitë dhe vështirësitë, dhe ta forcojë atë, popullin, të lidhur dhe durimtarë në tokën e Israsë dhe Miraxhit.

LEXO  Mirësitë dhe bujaria në dhjetë netët e fundit

Mëshira e Zotit qoftë mbi të gjithë dëshmorët e rënë. Lutje të sinqerta për të plagosurit dhe për të sëmurët që të kenë shërim të shpejtë. Lutje të sinqerta për liri të plotë për të gjithë të burgosurit dhe robërit në burgjet Izraelite, e kjo për Ty, o Zoti ynë është e lehtë, Ti je i Vetëm që mund të bëj çdo gjë.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Po, vërtetë dita e Arefatit, e cila përkon me ditën e nesërme, dita e nëntë nga ditët e bekuar të dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes, muajit të shenjtë, është vendi në të cilin qëndrojnë Haxhinjtë e shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes, dhe që ju bashkohen agjëruesit vullnetarë për Zotin e Madhërishëm në të gjitha tokat Islame ku banojnë muslimanë. Allahun e Madhërishëm e lusim që të largojë vështirësitë të lehtësojë shqetësimet, të bashkojë forcat e tyre dhe të jap fitore për robërit e Tij të shtypur.

O ju muslimanë! O vëllezër të besimit në çdo vend! Në këtë ditë nga ditët e muajit të Dhul Hixhes, e cila njihet me emrin dita e Tervijes, shuarjes së etjes për Haxhinjtë e Qabes, fillon lëvizja e Haxhinjvve të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes, për në Mina për të qëndruar atje sonte. Qëndrimi natën atje është sunet. Pastaj nisen për në Arefatin e pastër, për të qëndruar në vendin më madhështorë dhe më të madh, duke Njësuar Zotin, duke ju lutur dhe përgjëruar Zotit të Madhërishëm që të pranojë Haxhin e tyre dhe që të fali gjynahet e tyre. Allahun e Madhërishëm e lusim që të na bëj dhe ne nga ata që u pranohet veprat dhe lutjet, dhe të na fali gjynahet tona, me të vërtetë Ai është i fuqishëm për të bërë çdo gjë.

O ju muslimanë! Arefati është dita më e nderuar nga ditët e Zotit  të Madhërishëm. Në atë ditë Allahu mburret tek banorët e qiellit me Haxhinjtë e shtëpisë së shenjtë të Zotit, dhe duke ju drejtuar Melaikeve thotë: “ Shikoni robërit e Mi, kanë ardhur tek Unë të pakrehur, të çrregullt dhe të pluhurosur nga çdo anë e botës, dëshmoj, deklaroj para jush se Unë i kam falur ata.”

Po, o ju muslimanë! Qëndrimi në Arefatë dhe dita e Arefatit është dita e Haxhit të Madh, e ai është kushti më i madh nga kushtet e Haxhit. Në atë vend të pastër ka qëndruar i dërguari juaja, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke Njësuar, Madhëruar  dhe duke Lavdëruar Allahun dhe duke ju lutur Atij për faljen e gjynaheve dhe mbulimin e të metave.  O Zoti ynë, të lutemi që të na falësh gjynahet, të na mbulosh të metat, o Zoti i botëve.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! E pas qëndrimit në Arefat, faljen në të e namazit të drekës dhe të iqindisë, të shkurtuara dhe të bashkuara, Haxhinjtë nisin të udhëtojnë drejtë Muzdelifes. Në këtë mënyrë kanë plotësuar kushtin më të madh nga kushtet e Haxhit. Kjo është deklarata të cilën e ka përmendur Kurani Famëlartë, ajete fisnike në librin e zbritur nga Zoti i botëve. Pastaj vjen dita e Kurbanit, që është dita e dytë nga ditët e Haxhit, dhe dita e dhjetë nga ditët e muajit të Dhul Hixhes. Në këtë ditë në të cilën Haxhinjët gjuajnë guralecët në Xhemretu el Aakabe el Kubra. Rruajnë, ose presin flokët e tyre dhe pastaj bëjnë tavafin në shtëpinë e lashtë, Qabe: “… dhe le t’i vijnë rrotull Shtëpisë së lashtë.” (el-Haxhxh 29) Bëjnë Tavafin Ifade, zijare, tavafi i Haxhit, i cili është gjithashtu kush nga kushtet e Haxhit. Pastaj lirohen nga Ihrami, rroba e tyre e bardhë, pasi që kanë bërë Kurbanin dhe sakrificën. Kështu është plotësuar Haxhi i tyre dhe nuk u ka mbetur vetëm se gjuajtja e gurëve në ditën e dytë dhe të tretë nga ditët e Kurban Bajramit të bekuar. Pastaj përshëndesin shtëpinë e shenjtë të Zotit, Qaben, duke u nisur drejtë shtëpive dhe vendeve të tyre, pas përshëndetjes dhe lutjeve për të dërguarin tonë të nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në Medinen e Ndritshme, atje tek vendprehja e trupit të profetit dhe në kopshtin e bekuar të Zotit, i cili është kopsht nga kopshtet e Xhenetit.

LEXO  Vlerat dhe dobitë e përmendjes së Zotit të Plotfuqishëm

Allahun e lusim që Haxhinjtë tanë dhe të gjithë Haxhinjtë të arrin të përmbushin dëshirat e tyre, që Allahu të fali ne dhe atyre gjynahet dhe të na bëj ne nga Haxhinjtë  dhe vizitorët e të dërguarit të Tij në vitet e ardhshme, me lejen e Tij.

Ka ardhur në një hadith të ndershëm nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Rituali jonë i parë në ditën e Kurbanit është që të falemi, namazin e Kurban Bajramit, pastaj të kthehemi dhe të therim kurbanin, sakrificën. Kush e bën këtë ka plotësuar, ndjekur, sunetin, traditën tonë. E kush ther sakrificën para kësaj, namazit të Bajramit, ai është thjeshtë mish që e ka bërë për njerëzit e familjes së tij.” Apo sikurse ka thënë.

Fitorja është për ata që Zotit i kërkojnë falje, tek Allahu kërkoni falje dhe  luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet  janë vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, s’ka të dërguar pas tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut,  ka dashur që robërit e Tij të punonin për fenë e tyre dhe jetën e tyre të kësaj bote, deri sa të fitonin nga mirësitë e Zotit dhe të meritonin kënaqësinë e Tij.

Dëshmoj se zotëria ynë, i dashuri dhe modeli ynë,  Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familje dhe mbi të gjithë shokët e tij.

Në vijim

O ju muslimanë! Nga përkujtimet e Allahut të Madhërishëm në këto ditë të bekuara, është Tekbiri, Tehlili dhe Tahmidi, Madhërimi, Njësimi dhe Lavdërimi për Zotin e Madhërishëm. Fillohet nga namazi i sabahut nesër, pas thirrjes së ezatit të Sabahut në ditën e Arefatit. Forma e këtyre Tekbireve dhe Tahlileve është: “Allahu Ekber, Allahu Ekber, Allahu Ekber, La Ilahe Il-la Allah,   Allahu Ekber Ve Lilahi El Hamd.” Ose themi: “ Allahu Ekber, Allahu Ekber Ve Lilahi El Hamd.”

Allahu e Madhërishëm e lusim që të na bëj nga përkujtuesit, falënderues dhe mirënjohës, në këto ditë të bekuara. Tekbiri vazhdon deri në namazin e Iqindis të ditës së katërt të Bajramit, që i bie dita e tretë nga ditët e teshrikut.

LEXO  Fuqia: Kuptimi, shfaqjet dhe përbërësit e saj

Nga rregullat e këtij bajrami dhe ditës së dhjetë nga Dhul Hixha është therja e sakrificës, Kurbanit, dhe të afruarit tek Allahu me të, duke shpresuar që Allahu i Madhërishëm të fali gjynahet atyre që afrohet me këtë sakrificë, Kurban tek Allahu i Madhërishëm.

Allahu i Madhërishëm thotë: “   Tek Allahu nuk arrin as mishi, as gjaku i tyre, por arrin përkushtimi juaj.” (El-Haxhxh 37) Le ti bëjmë këto sakrifica sinqerisht vetëm për hatrin e Zotit, që të afrohemi më shumë tek Allahu i Madhërishëm, që të ripërtërijmë synetin, traditën e zotërisë tonë, Ibrahimit dhe djalit të tij, Ismailit, paqja e Zotit qoftë mbi ata të dy, dhe duke ndjekur synetin e të dashurit tonë të përzgjedhur, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Koha e saktrificës, kurbanit fillon pas përfundimit të namazit të Bajramit, Kurban Bajramit të bekuar. Ndërsa koha e namazit të Bajramit këtu në xhaminë e bekuar të Aksasë dhe në tokën Palestineze është gjashtë e pesë minuta, 06.05, të mëngjesit të ditës së diele, ditën e Kurban Bajramit të bekuar. Koha e namazit  është gjashtë e pesë minuta, 06.05, të mëngjesit, sipas kohës verore të tanishme.

Pastaj, o ju muslimanë! Tek këto sakrifica suneti, tradita në të është që të ndahen në tre pjesë, një e treta për njerëzit e familjes së atij që e bën sakrificën, Kurbanin, një e treta për të varfrit dhe një e treta tjetër për të afërmit dhe miqtë.  Kështu ka ardhur syneti në këtë çështje. I dërguari ynë i nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka bërë kurban dy desh të shëndetshëm dhe të bardhë, të cilët i ka therur me dorën e tij, ka përmendur Allahun dhe ka Madhëruar Allahun, Bismi Lah, Allahu Ekber. Prandaj, o ju musliman, është mirë për atë që di të theri që ta bëj vetë sakrificën, kurbanin  e tij. E ai që nuk di ta bëj këtë mund të ngarkoj dikë tjetër, sikurse lejohet ngarkimi i dikujt për bërjen e kurbanit në tokën e Palestinës apo dhe në çdo vend tjetër ku muslimani e shikon se është më i dobishëm për muslimanët.

O ju muslimanë! Në këtë ditë, në ditën e Bajramit, për të cilën ja ka qëlluar poeti kur ka thënë:
“ Bajram në çdo rrethanë je kthyer, o Bajram, për shkak të asaj që ka kaluar ose për shkak të diçkaje të cilën ke ripërtërirë.”

Allahu  e Madhërishëm e lusim që të na bëj të qëndrueshëm dhe të na ndihmojë në këto ditë të bekuara, dhe të na bëj ditët tona të ardhshme më të mira se këto ditë, të ndalojë gjakderdhjen e bijve të popullit tonë në çdo vend, të ndalojë gjakderdhjen e muslimanëve atje në Sudan dhe në të gjitha vendet muslimane,  ta na japi kthim të mirë tek Ai.

Atë e lusim, që të na japi ne dhe të gjithë muslimanëve një udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të unifikojë rrallët tona, të bashkojë forcat tona dhe të na japi fitore.

O ju të dashurit e mi! O ju të nderuar! O ju të lidhur fort me xhaminë e Aksasë dhe me tokën e Palestinës! Në ditët e Bajramit është synet për ne që të vizitojmë familjet e të burgosurve tanë, të dëshmorëve, dhe të nevojtarëve, të cilët janë të shumtë në mesin e bijve të popullit tonë durimtarë dhe të  lidhur.

Në këto ditë, duhet të vizitojmë njëri-tjetrin, të afrohemi dhe të duhemi mes njëri-tjetrit.

E lusim Allahun e Madhërishëm  që të largojë shqetësimet tona, me të vërtetë Ai për këtë është i Fuqishëm, dhe për përgjigje i Denjë.

O Zot, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët dhe ata që kanë ndërruar jetë prej tyre dhe bëj që përfundimi  ynë të jetë me vepra të mira.

O Zot, na prano ne me ata që Ti i pranon, veprat e tyre, o Zoti i botëve.

Adhurues të Zotit! Do të falim namazin e xhenazes në mungesë për shpirtrat e dëshmorëve pas namazit të xhumasë.

Dhe ti që fton për  namaz, fto për namaz!

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/835137488039770

Post Author: endrit