Urime Haxhinjëve të Qabes dhe mësime nga kalimi i viteve

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme       22-12-1445 H     28-06-2024 D 

Shejh Dr. Ahmed Bin Ali Hudhejfe

Tema Urime Haxhinjëve të Qabes dhe mësime nga kalimi i viteve

Lavdërimet janë për Zoti. Lavdërimet janë për Zotin i Cili e ka plotësuar për ne këtë fe dhe e ka përsosur, derdhi mbi ne shijet e begative dhe shpërblimet e Tij të bollshme.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, veçoi për ne të përzgjedhurin e të dërguarve të Tij dhe na bëri nga populli më i mirë.  

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, e dërgoi mëshirë për mbarë njerëzimin, dhe e dërgoi  atë me udhëzim, argumente të qarta dhe urtësitë. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij,  mbi ata që ndoqën udhëzimin e tij në mirësi dhe porositën në të. 

Në vijim

O besimtarë dhe besimtare! Urime për ju dhe për ne çfarë reshë bekimi ka dhuruar Allahu, çfarë ka zbritur nga begatitë e shumta të  Tij, rreze mirësie që shkojnë dhe vijnë, dhe vezullime begatishë që shkëlqejnë dhe nuk përfundojnë kurrë. Urime Haxhinjëve të shtëpisë së shenjtë të Zotit, Qabes, dhe vizitorëve të saj për mirësinë e përfundimit të ritualeve. Urime udhëheqësve dhe kujdestarëve të këtij vendi për shërbimin e vendeve të shenjta,  dhe për kujdesin ndaj Haxhinjve dhe pelegrinëve. Lavdërimet janë për Zotin për meritat dhe arritjet e tyre, lavdërim me të cilin pranojnë pamundësinë për të përmbushur të drejtat e Tij dhe përsërisim falënderimet e merituar për Allahun e Madhëruar.

Vëllezër në besim! Vërtetë dy qytetet e shenjta, Meka dhe Medina, janë vendi i zbritjes së shpalljes së Zotit dhe lindja e diellit të mesazhit Hyjnorë. Ato janë vendet e bekuara dhe toka e shenjtë, ku ka zbritur në të shpallja e Zotit, erdhi mesazhi dhe hodhi hapat e parë të tij. Është në të drejtën e muslimanit që shpirti i tij të përmallohet për ta, dhe zemra e tij të fluturojë drejtë saj.

LEXO  Nga morali i muslimanëve ndihma ndaj të shtypurve

“I thash zemrës kur me doli para syve imazhi i shtëpive, Qabes dhe Medines, për ta më zgjoi malli.

Kjo është shtëpia e tyre dhe ti je i dashuruar me ta, e si mund t’i mbash lotët në thellësi?

Zgjidh nyjet e lotëve dhe liro pengesat e tyre, braktis durimin dhe respekto të drejtën e ndarjes.” Në këto vende të pastra derdhen lotë malli dhe shkruhen fjalë përmallimi. Prandaj vlerësoni rëndësinë e këtyre vendeve dhe njihni shenjtërinë e tyre, sepse në këto vende janë bashkuar për ju nderi i kohës, vendit dhe qëllimit. Vërtetë për kohën dhe vendin e nderuar shpërblimi i një vepre të mirë në to është madhështorë, sikurse dhe ndëshkimi në to është i madh për shkak të guximit të njeriut në shenjtërinë e kohës dhe vendit, siç dhe Allahu i Madhërishëm ka thënë: “  … dhe, ata që synojnë ta përdhosin (Xhaminë), me të keqe, Ne do t’i bëjmë të shijojnë dënim të dhembshëm.” (El-Haxhxh 25) Allahu i Madhërishëm ka lidhur ndëshkimin me synimin, e si do të jetë me veprën?! Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Medina është  shenjtë, kush vepron në të një gjë të ndaluar apo e mbron diçka të tillë, mbi të do të bjerë mallkimi i Allahut, Melaikeve  dhe i të gjithë njerëzve, dhe në Ditën e Gjykimit Allahu nuk pranon prej tij as  farze, obligime, e as nafile, vullnetare.”

Zoti pranoftë nga ju dhe nga ne veprat e mira, mundësoftë që të përmbushim të gjithë shpresat më fisnike.  Zoti na begatoftë në Kuran dhe në synet, bëftë devotshmërinë tonë ndaj Tij përgatitjen dhe mbrojtjen më të mirë për ne.

LEXO  Seriozitet dhe përpjekje në kohët më të mira

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete dhe ju, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Mëshirues dhe Falës i Madh.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin.  Lavdërimet janë për Zotin, i Cili: “ Ai krijoi natën dhe ditën që të vijnë njëra pas tjetrës, si këshillë për ata që duan ta kujtojnë ose duan ta falënderojnë.” (El-Furkan 62)

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, i Lartësuar është Ai nga ajo që thonë mashtruesit për Të.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, e ka dërguar Zoti para momentit të Kijametit përgëzim dhe paralajmërim, thirrës në rrugë të Tij me lejen e Tij dhe pishtar ndriçues. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe pasuesit e tyre, për ata dërgojmë përshëndetje të shumta.

Në vijim

Vërtetë devotshmëria ndaj Zotit është përgatitja më e mirë, shtrati më i mirë dhe shtylla më e fortë, ajo është stoli për atë që veshën rrobat e saj dhe mbrojtje për ata mbrohen me të. “ Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!”(El-Bekare 197)

O ju besimtarë dhe besimtare! Vërtetë kur i japim lamtumirën sezonit të Haxhit së bashku me të ne i japim lamtumitën një viti Hixhri dhe presim një tjetër. Ato janë ditë që përfundojnë dhe ditë që fillojnë,  që bëjnë thirrje për të medituar në këtë botë,  për të marrë në konsideratë kohën e kaluar dhe të ardhmen, dhe se ditët janë faza dhe nisje. Vërtetë është kohë për të pranuar dhe ditë për të medituar. Moshë  që rritet dhe rini që plaket.  Nuk ka lumturi të përhershme, as trishtim të zgjatur, të vazhdueshëm. Por besimtari e hapën vitin e tij të ri me përgëzime, lajme të mira, optimizëm dhe shpresa. Ai përshëndetën ditët e tij të kaluara me ato të mira që ka kaluar në to nga qëllimet, fjalët dhe veprat.

LEXO  Ramazani: Pastrim, solidaritet dhe drejtësi

Shtoni sa më shumë lutjet dhe përshëndetjet tuaja për krijesën më të mirë dhe zotërinë e njerëzimit. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë dhe të dërguarin tonë, Muhamedin, familjarët dhe shokët e tij të nderuarit e parë, tabiinët dhe ata që i pasojnë në mirësi sa kohë të kalojnë vite dhe të vazhdojnë mirësi.    

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët.

O Zot, bëj këtë vend të sigurt, të ruajtur dhe të mbrojtur o Zoti i botëve.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe zëvendësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur.

O Zot, jepu sukses atyre të dyve në atë që është e mirë për popullin dhe vendin,  dhe në atë që është e mirë për botën dhe fenë, o Zoti i botëve. Shpërbleji ata të dy me shpërblimet më të mira për atë që kanë ofruar nga shërbimet e dy vendeve të shenjta dhe kujdesi ndaj vizitorëve të tyre.

O Zot, prano nga Haxhinjtë haxhin dhe veprat e tyre të mira, ktheji ata në shtëpitë dhe familjet e tyre me gjynahe të falura dhe me tregti që nuk humbin kurrë.

O Zot, përmirëso gjendjen e muslimanëve në çdo vend, dhe ndihmoi ata ndaj armiqve të Tu dhe armiqve të tyre, o i Fuqishmi, o i Plotpushtetshmi.

Adhurues të Zotit! Përjetësoni mirësinë e Zotit tuaj me falënderimin ndaj Tij, ruani begatitë e Tij duke pasuar urdhrat e Tij, dhe kënaquni me lutjet drejtuar Atij dhe me përmendjen e Tij.

 “I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1544522733075329

Post Author: endrit