Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 19-02-1446 H 23-08-2024 D
Shejh Salah Ibn Muhamed El Budejri
Tema Pajtimi mes njerëzve
Lavdërimet janë për Allahun, Zotin e dy lindjeve dhe i dy perëndimeve, na ka udhëzuar dhe na ka urdhëruat për përmirësimin e marrëdhënieve në mes njëri-tjetrit.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi që pastron zemrën e atij që e thotë nga njollat, e mosbesimit.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, e dërgoi Zoti i tij dhe obligoi bindjen ndaj tij për të gjitha krijesat e të dy botëve, njerëzit dhe xhindët. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, të cilët u pastruan nga idhujtari, dyshimi dhe e keqja.
Në vijim
O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut dhe përmirësoni zemrat tuaja, nëse përmirësohet shpirti juaj përmirësohet dhe jeta juaj. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)
O ju muslimanë! Nga rregullat e mëdha që janë pjesë e unitetit të fesë janë; Zgjidhja e mosmarrëveshjeve të zhurmshme, dhënia fund përplasjeve dhe grindjeve, pajtimi i zemrave të thyera dhe përmirësimi i marrëdhënieve në mes njëri-tjetrit, sepse prishja e marrëdhënieve në mes njëri-tjetrit është përçarje në fe dhe fitne, grindej në mes muslimanëve. Ibn El A’la Esh Shejbaniju në një këshillë të tij ka thënë:
“ Largoni inatet dhe mosmarrëveshjet nga ju, qoftë në mungesë dhe në prani të ngjarjes,
Me përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjella zgjate jeta juaj, e ajo është sikur e zgjatën jetën, dhe nëse nuk e zgjat,
Le të jenë duart tuaja të bashkuara për të ndihmuar, sepse dy duar në bashkëpunim nuk janë si një dorë.”
O ju muslimanë! Përmirësimi i marrëdhënieve të ndërsjella është cilësi dhe virtyt i madh, eleminohen me të mëritë, zënkat dhe grindjet dhe shuhet me të zjarri i armiqësive, mosmarrëveshjeve dhe përplasjeve. Allahu i madhërishëm ka urdhëruar robërit e Tij që të përshpejtojnë për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve dhe në pajtimin e dy palëve që janë në grindje dhe në mosmarrëveshje. Sa herë që lindin mosmarrëveshje në mes njerëzve ose shpirtrat janë të prirur drejtë përplasjeve, ose duart kanë shtrirë shtizat e përplasjeve, është e nevojshme, detyrë që të nxitohet në përmirësimin e marrëdhënieve në mes tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Prandaj, frikësojuni Allahut, rregulloni marrëdhëniet midis jush…” (El-Enfal 1) Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, ka thënë: “ Ky është inkurajim i Allahut për besimtarët që t’i frikësohen Zotit dhe të përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre.” Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Nëse dy palë besimtarësh bëjnë luftë midis tyre, pajtojini ata.” (El-Huxhurat 9) Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni.” (El-Huxhurat 10) Allahu i Madhërishëm për bashkëshortët ka thënë: “ Nëse gruaja shqetësohet se burri i saj do të sillet keq ose nuk do ta përfillë, atëherë nuk ka gjynah për ata, nëse pajtohen ndërmjet tyre. Pajtimi është më i mirë.” (En-Nisa’ 128)
O ju muslimanë! Përmirësimi i marrëdhënieve në mes njëri-tjetrit është nga bindjet më të shpërblyera dhe veprat më të mira. Nga Ebi Da’da’i, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ A doni të ju tregoj për një vepër që është më e lartë në gradë se agjërimi, namazi dhe sadakaja?” Kanë thënë: “Po, me pa tjetër.” Ka thënë: “ Përmirësimi i marrëdhënieve në mes njëri-tjetrit, dhe se prishja e marrëdhënieve në mes njëri-tjetrit është shkatërrim.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe Ebu Daudi.
“Të gjitha veprat e mira, nëse ndodhin, janë si rezultat i dy gjërave,
Nga vlerësimi i urdhrit të Allahut të Lartësuar, dhe nga të përshpejtuarit në përmirësimin e marrëdhënieve në mes njëri-tjetrit.”
Nga disa Selef, të parët tanë të mirë, është transmetuar se ata kanë thënë: “Kush dëshiron virtytin, vlera e adhuruesve, le t’i pajtojë njerëzit e të mos krijojë armiqësi dhe urrejtje mes tyre.”
Ndërsa nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Në çdo ditë që lind Dielli njerëzit e kanë obligim të japin lëmoshë për çdo nyje të trupit të tyre. Të zgjidhësh problemin mes dy personave është lëmoshë. Të ndihmosh ndonjërin për të hipur mbi kafshën e tij apo t’i ndihmosh ta ngarkojë plaçkën e tij mbi kafshë është lëmoshë. Fjala e bukur është lëmoshë. Çdo hap për në namaz është lëmoshë dhe të largosh një pengesë nga rruga është lëmoshë.” Muttefikun Alejhi. Kuptimi i; “Të zgjidhësh problemin mes dy personave” do të thotë të pajtosh në mes tyre me drejtësi.
O ju musliman! Ndërsa pajtuesit e mosmarrëveshjeve kërkojnë pajtim ndërmjet palëve në mosmarrëveshje, kujdesen për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes dhe për të zgjidhur shkaqet e ndarjes. Nëse shpërthen një mosmarrëveshje dhe grindje në mes dy përsonave, luftoni për ngritjen, shuarjen dhe largimin e saj. Kaloni nëpër vështirësi e poshtërim, duke dërguar ndërmjetës dhe në kërkim të njerëzve të njohur, derisa në vend të përçarjes të vendoset pajtimi, afrimiteti në vend armiqësisë, mbështetja në vend të rivalitetit dhe bashkëpunimi në vend të grindjeve. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “ S’ka kurrfarë të mire në shumë prej bisedave të tyre të fshehta, përveç rastit kur ndokush kërkon që të jepet sadaka ose të kryhet një vepër e mirë apo paqësim ndërmjet njerëzve. Atij që e bën këtë për të fituar kënaqësinë e Allahut, Ne do t’i japim një shpërblim të madh.” (En-Nisa’ 114)
Nga Sehl Ibn Sa’di, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se në mes disa njerëzve nga Beni Ibn Amër Ibn Afvi kishte një mosmarrëveshje. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka shkuar tek ata me disa nga shokët e tij për t’i pajtuar në mes tyre.” Muttefikun Alejhi. Ndërsa tek Buhariu ka ardhur se banorët e Kuba’s, u armiqësuan ne mes njëri-tjetrit deri sa u gjuajtën me gurë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është lajmëruar për këtë gjë dhe ka thënë: “ Eja të shkojmë që t’i pajtojmë në mes tyre.”
O ju muslimanë! Në pajtim ka mbrojtje të vëllazërimit, ruajtje të nderit, vazhdimësi të qetësisë, zbritje të suksesit dhe begatisë, mirësi të mëdha dhe bekime të shumta të cilat nuk numërohen. Pajtimi i drejtë në të cilin gjejnë qetësi shpirtrat dhe eleminohen me të mosmarrëveshjet është shumë më i mirë se ndasitë. Këmbëngulja në mosmarrëveshje, armiqësi dhe urrejtje është rënie në themelet e së keqes së përgjithshme që përfshin çdo zhgënjim, poshtërim dhe humbje. A kanë fituar ndonjë gjë ata që u grindën, kishin mosmarrëveshje, përplasje dhe armiqësi nga grindjet e vazhdueshme, përveç se ngjarjeve të këqija dhe reputacionit të keq. Duke kaluar një jete të shqetësuar, duke bërë një gjumë jo të qetë, lodhje fizike, të trupit, gëzim të njerëzve ziliqar dhe pushim të pakët, deri sa hapësira e tij e gjërë bëhet e ngushtë.
“Cili është shkaku i mosmarrëveshjes mes jush, dhe për çfarë është gjithë kjo zhurmë e madhe?
Për çfarë komplotoni kundër njëri-tjetrit, e tregoni urrejtje dhe armiqësi?”
O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut, injoroni gabimet, shkeljet, dhe mos i hetoni gabimet e njëri-tjetrit. Jini gjithmonë vëllezër, duke e dashur njëri-tjetrin për hir të Madhërisë së Zotit të Plotfuqishëm, të bashkuar në besimin në Zot, duke bashkëpunuar në drejtësi dhe devotshmëri, duke hedhur poshtë, luftuar ndarjet, mosmarrëveshjet dhe grindjet, dhe duke u kapur pas bashkësisë, familjaritetit, dashurisë dhe vëllazëri.
Zotit i kërkoj falje, tek Ai kërkoni falje, fitorja është për ata që tek Zoti kërkojnë falje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin në vazhdimësi për butësinë e Tij të pafundme.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Atij i lutemi për të dëshpëruarit nga sëmundja që ti shërojë.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Kush e pason atë është në rrugë të drejtë, e kush e kundërshton atë ka devijuar dhe në turpin e të kotës ka humbur. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të përhershme dhe të vazhdueshme.
Në vijim
O ju musliman! Frikësojuni Allahut, ndiqeni Atë, binduni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)
O ju muslimanë! Sa shtëpi pothuajse u shkatërruan shtyllat e tyre, nga mosmarrëveshjet, struktura e tyre shkatërrohet po të mos ishte dhembshuria dhe ndërmjetësimi i pajtuesit, mëshira e këshilluesit, dhembshuria e një të dashuri dhe të mëshirshmi. Sa prej rrallëve, apo nga dy vëllezër, apo nga dy të afërm, apo nga dy fqinjë, në mes të cilëve thuajse kishte një largim dhe grindje, po të mos ishte i dërguari i një pajtuesi dhe ndërmjetësi i një personi të njohur, që mundësoi të ruaj dashurinë mes tyre dhe përjetësoi dashurinë mes tyre. Sa shumë luftëra kanë qenë gati duke shpërthyer midis dy partnerëve në tregti, bujqësi, industri apo profesion, po të mos ishte një mençuri e madhe, një mendim i shëndoshë, një këshillë e mirë, një gjuhë këshilluese dhe një nismë pajtuese, të cilat shuan grindjet dhe shuan zjarrin e përçarjes. Kur përmirësuesi, ndërmjetësuesi, kërkon ndihmën e Zotit të tij, përmirëson qëllimin e tij, ia kushton veprimet e tij Zotit, kërkon kohën e duhur, vendin e duhur dhe fjalën e lehtë dhe bindëse, përpjekja e tij është e dobishme, si shiu i dobishëm për tokën. Leja ligjore, nga sheriati ka ardhur se njeriu pajtues në mes dy personave që grinden të thotë çfarë nuk ka dëgjuar prej kujtimit të mirë dhe fjalëve të mira, me qëllim që të heqë nga zemra indinjatën dhe urrejtjen e të vëllait. Nga Umu Kulthum Bin Ukbete, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka ardhur se ajo ka dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Nuk është gënjeshtarë ai që pajton në mes njerëzve, sepse ai ka për qëllim të mirën, apo thotë vetëm të mirën.” Muttefikun Alejhi. Neveviu ka thënë: “ Kuptimi është: “ Nuk është gënjeshtarë i qortuar ai që pajton në mes njerëzve, por se ai është përmirësues, bamirës.”
Zoti na bëftë të gjithëve nga njerëzit e drejtë dhe përmirësues.
Lutuni dhe dërgoni selame për të Lavdëruarin, ai që është ndërmjetësi i vetëm për nevojtarët. “Kush bie salavat një herë për të, Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”
O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin dhe zotërinë tonë Muhamedin.
Zoti qoftë i kënaqur me katër Halifet e parë, udhëheqësit e drejtë, njerëzit e nderuar dhe të ngritur, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjen dhe të gjithë shokët e tij, dhe me ne së bashku me ta, o Bujar, o Dhurues.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe politeistët dhe shkatërro armiqtë e fesë.
O Zot, ruaj vendin tonë dhe vendet muslimane nga planet e keqbërësve, nga kurthet e atyre që thurin kurthe, nga smira e atyre që kanë smirë dhe zilia e ziliqarëve, o Zoti i Botëve.
“Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt….” (El-Bekare 126)
O Zot, ruaj ushtarët tanë që janë në ruajtje dhe vigjilojnë në kufijtë tanë. O Zot, prano dëshmorë të rënët e tyre, mundësoju shërim të plagosurve të tyre, dhe ktheji ata tek familjarët e tyre shëndosh e mirë, o Zoti i botëve.
O Zot, jepi sukses udhëheqësit dhe kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që Do dhe je i Kënaqur, dhe udhëzoje atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.
O Zot, jepi sukses atij, zëvendësit të tij dhe të gjithë kujdestarët e çështjeve të muslimanëve në atë që është lavdia e Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve, o Zoti i Botëve.
O Zot, shëro të sëmurët tanë, shpëto të sprovuarit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë, o Zoti i botëve.
O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë përballë tiranëve agresorë dhe pushtuesve të padrejtë. O Zot, pastro xhaminë e Aksasë nga pisllëku i hebrenjve uzurpatorë. O Zot, ruaj njerëzit tanë në Palestinë, shëro plagët e tyre, përshpejto fitoren e tyre, zvogëlo pengesat e tyre, lehtëso shqetësimin e tyre, liro robërit e tyre, shëro të sëmurët e tyre dhe prano dëshmorë të vdekurit e tyre, o Zot i botëve.
O Zot, bëj duatë tona të dëgjuara dhe lutjet tona të pranuara, o Bujar, o i Madhërishëm, o Mëshirëplotë.
Afrim Smakaj