Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 19-02-1446 H 23-08-2024 D
Shejh Muhamed Selim
Tema Kujdes nga hipokritët
Lavdërimet janë për Allahun, për hipokritët ka thënë: “ Ata janë armiqtë e vërtetë, andaj ruajuni prej tyre!” (El-Munafikin 4) Kjo sepse hipokritët jetojnë në mesin tuaj, u tregojnë armiqve tuaj për të metat tuaja.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, ju ka paralajmëruar nga preokupimi i shumtë pas pasurinë dhe fëmijët tuaj në dëm të bindjes ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij. Ju ka paralajmëruar që të mos jeni të angazhuar me këtë botë në dëm të kryerjes së gjërave që u janë obliguar, sepse ky angazhim dhe preokupim i tepërt është cilësi e hipokritëve, prandaj Zoti u ka ndaluar prej tyre kur ka thënë: “ O besimtarë! Mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin.” (El-Munafikun 9)
Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i cili ka thënë: “ Shembulli i hipokritit është sikur shembulli i një deles e cila blegërin në mes dy deleve të tjera, një herë shkon tek njëra dhe një herë tek tjetra.” Delja që blegërin është ajo që është e dyzuar në mes dy tufave dhe nuk e di se cilën prej tyre të ndjekë. O Zot, ne jemi të pa fajshëm tek Ti nga hipokrizia dhe hipokritët. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë tonë Muhamedin, familjen e tij të pastër, shokët e tij të sinqertë, lutje dhe përshëndetje të vazhdueshme deri në ditën e Kijametit.
Në vijim
O ju besimtarë të sinqertë! Frikësojuni Allahut, frikësojuni nga hipokrizia dhe kërkoni mbrojtje tek Zoti prej saj. Hasan El Basriu thoshte: “Hipokrizisë nuk i frikësohet askush përveç besimtarit dhe askush nuk ndihet i sigurt prej saj përveç hipokritit.”
O ju muslimanë! Mjerimi i popullit tonë, shpërqendrimi i muslimanëve nga sundimi me Islam, fatkeqësia dhe përmbysja e popullit tonë, humbja e çështjes së tij në korridoret e kombeve, lufta në Gaza dhe çfarë ndodhën në të janë prej fatkeqësive të mëdha. Autorët kryesor në të janë hipokritët. Hipokritët janë të parët që i kanë sjellë fatkeqësitë popullit tonë, ata janë të parët që e kanë sjellë popullin tonë dhe çështjen tonë aty ku jemi sot, nga gjendja dhe situata e keqe. Ata veshën para jush lëkurën e dashit ndërsa zemrat e tyre janë zemra ujqërish. Prandaj o besimtarë! Kujdes dhe kujdes nga hipokritët, bëni kujdes nga planet e tyre dhe nga synimet e tyre. Ata janë armiqtë tuaj të parë, më të rrezikshmit dhe më të rëndët ndaj jush. “I vraftë Allahu! Si po shmangen (nga e vërteta)!” (Et-Teube 30) Allahu i vraftë sepse Allahu është Hakmarrës ndaj çdo hipokriti kokëfortë që komploton kundër popullit tonë, kundër çështjes tonë, planifikon kundër popullit tonë, merr pjesë në urinë e tij, në terrorizimin dhe në vrasjen e tij.
O adhurues të Zotit! Përshkrimet e hipokritëve ndryshojnë në varësi të kohës, ku të gjithë janë të kombinuar me karakteristikën e hipokrizisë. Ata janë zindikë, që fshehin mohimin e tregojnë besimin, ata janë ata të luhaturit, ata janë normalizuesit, ata janë mashtruesit, ata janë laikët, ateistët, të cilët ju mashtrojnë dhe përçajnë radhët tuaja. Nga politikat e hipokritëve mashtrues me të cilat ata kanë vepruar në kohën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është fjala e tyre: “ Ata thonë: “Mos u jepni kurrgjë atyre që janë me të Dërguarin e Allahut, me qëllim që të largohen prej tij!” (El-Munafikun 7) Ata janë sikurse thotë një fjalë e urtë Palestineze: “ Ata vrasin të vdekurin, shkojnë në funeralin e tij dhe pranojnë ngushëllimet e tij.” Sa të paturpshëm që janë, me të vërtetë ata janë zindikë në çdo vend. Zindik, është ai që fshehën mohimin dhe shfaqën besimin. Maliku, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “ Hipokrizia në kohën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ë është zindiki, ai që fshehën mohimin dhe shfaqën besimin, në mesin ton sot.” O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga hipokrizia sepse ai është morali më i keq.
O besimtarë! Hipokrizia është një bimë e ndyrë dhe e keqe që u shfaq pas Betejës së Bedrit dhe është rritur përgjatë historisë Islame, historisë sonë e cila dëshmon veprimet e tyre të shëmtuara dhe fjalët e tyre të neveritshme. Gjyshi i tyre është Ibn Ebi Seluli ndërsa nipat, pasardhësit e tij kanë një shekull qëndrojnë në gjokset tuaja dhe luajnë me fatet tuaja. Ata janë skllevër të pozitave dhe udhëheqjeve, skllevër të parave dhe interesave, pasues të Perëndimit dhe skllevër besnikë të tij. Ata janë gënjeshtarë, hipokritë dhe tradhtarë. “Ata kujtojnë se çdo thirrje që dëgjojnë është kundër tyre.” (EL-Munafikun 4) Gjuhët e tyre janë me çështjen dhe me popullin tuaj në gënjeshtra, ndërsa zemrat dhe duart e tyre janë me jobesimtarët në vepra dhe në të vërtetë. Prandaj, o robër të Zotit, përbuzni punët e tyre, dënoni fajin e tyre dhe mallkoni ata, o muslimanë, sepse braktisja e muslimanëve është karakteristikë e tyre dhe se të punuar me tradhti është profesioni i tyre. Lumturohen dhe gëzohen kur shikojnë që fëmijët tanë vriten, kur shikojnë se si gratë muslimane sulmohen dhe kur shikojnë se si shkatërrimi bie mbi vendin tuaj. E kjo nuk është diçka e huaj për ata. Janë ata që u gëzuan me ndërrimin jetë të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ibn Omeri ka thënë; “Hipokritët ishin gëzuar me ndërrimin jetë të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.” Vdekja e njerëzve të besimit dhe njerëzve të drejtë gëzon hipokritët, ndërsa mediat e tyre janë të zëna me telenovela, seriale televizive. Programe të ulëta dhe mashtruese janë treguese të gëzimit të tyre për neglizhencën dhe hipokrizinë e tyre. Ata luftojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, luftojnë çështjen, kauzën dhe fenë tuaj. Ata janë që tallen me të përkushtuarit prej jush me Islam, por se e konsiderojnë Islamin si akuzë për të cilën muslimanët do të mbajnë përgjegjësi. Ata përgjojnë nëpër rrethet e besimtarëve, ndaj mos u miqësoni me hipokritët dhe mos i merrni ata në rrallët tuaja. Allahu i Madhërishëm u thotë ju: “ O besimtarë! Mos zgjidhni për miq dhe këshilltarë të afërt njerëz të tjerë jashtë gjirit tuaj; ata nuk ngurrojnë që t’ju bëjnë dëm. Ata dëshirojnë që të vuani. Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Ne jua kemi shpjeguar vargjet (e Kuranit), nëse jeni njerëz që kuptoni.” (Al ‘Imran 118)
O ju muslimanë! O ju të sinqertë! Hipokritët vërtetë jetojnë në mesin tuaj, pretendojnë se ata janë më të devotshmin nga ju dhe më të mirët nga ju. I shikonin ata në rreshtat e parë nga rreshtat e muslimanëve, jo për të qenë ndihmues të fesë, e as për shkak të dashurisë për muslimanët, por të ti treguar armikut për të metat tuaja. E ata janë sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ata janë armiqtë e vërtetë, andaj ruajuni prej tyre!” (El-Munafikin 4) E ata në kohën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kanë qenë që nuk e tregojnë hipokrizinë e tyre, por sot krenohen me hipokrizinë e tyre. Veshin kostume, jetojnë në shtëpitë më të mira, kanë në duart e tyre makinat më të mira, ata janë siç i ka përshkruar Zoti ynë i Madhërishëm kur thotë: “ Kur i shihni ata, pamja e tyre e bukur ju mahnit…” (El-Munafikun 4)
O adhurues të Zotit! Hipokritët përpiqen të turpërojnë, të mashtrojnë dhe të arsyetojnë për të mos qëndruar me muslimanët në të gjitha situatat, veçanërisht gjatë vështirësive, sprovave dhe mundimeve. Ata janë në lidhje me të cilët Allahu ka thënë: “…dhe besimi juaj tek Allahu u lëkund.” (El-Ahzab 10) Besimtarët besuan se do të triumfojnë në betejën e Ahzabit, ndërsa hipokritët besuan se muslimanët do të shkulen, zhduken. Besimet e hipokritëve ishin të rreme ndërsa besimet e besimtarëve ishin të vërteta, Allahu i ndihmoi, ju dha fitore. “Allahu i zmbrapsi jobesimtarët (e ushtrisë së aleatëve) me zemërimin e tyre dhe ata dolën duarbosh. Ai ua kurseu besimtarëve luftën. Vërtet, Allahu është i Fortë dhe i Plotfuqishëm.” (El-Ahzab 25)
O ju të lidhur me këtë vend dhe durimtarë! Në këtë kohë, hipokritët janë bërë prijës, udhëheqës, kanë institucione dhe qendra, urdhërojnë në të keqe dhe ndalojnë nga e mira, dhe nxitojnë të mbështesin jobesimtarët, sepse, siç dhe ata pretendojnë: “Druajmë se mos po na godet ndonjë fatkeqësi”.(El-Ma’ide 52) “Ata që duan të përhapen shpifjet e turpshme (ose imoraliteti) ndër besimtarët…” (En-Nur 19) Ata janë sytë e armiqve ndaj muslimanët. Fatkeqësia e umetit, popullit dhe kauzës tonë janë hipokritët, prandaj shmanguni nga ata, shmangni dhe izoloni ata, që të mos jeni prej tyre. Bëni kujdes mos i mbroni dhe mos debatoni në emër të tyre, sepse Allahu ju ka ndaluar nga kjo dhe ka thënë: “ Dhe mos i mbro ata që mashtrojnë vetveten! Se Allahu nuk i do tradhtarët dhe gjynahqarët.” (En-Nisa’ 107)
O Zot, shkatërroi hipokritët sepse ata kanë komplotuar kundër sundimit të Islamit në tokë! O Zot, shkatërroi hipokritët sepse ata kanë luftuar kundër popullit dhe çështjes tonë.
O besimtarë! Mësoni për mashtrimin dhe ligësinë e hipokritëve, lexoni historinë e tyre të kaluar dhe të tashme, ku historia e tyre është e mbushur me errësirë dhe urrejtje ndaj jush dhe ndaj fesë tuaj. Njohja me një gjë është një degë e perceptimit të saj, prandaj jini të vetëdijshëm për hipokrizinë dhe tradhtinë e tyre. Ata disa herë janë me politeistët dhe janë aleatë të ithtarëve të librit në shumë raste. Në betejën e Ahzabit udhëheqësi i tyre Ibn Ubeje u tërhoq me një të tretën e ushtrisë duke i lënë muslimanët të vetëm në betejë. Ata ishin që qëndruan me të krishterët në betejën e Tebukut, derisa folësi i tyre tha për veshët e besimtarëve që t’i braktisin ata: “Muhamedi po sulmon Benul Esfer, ka për qëllim bizantinët, për Zotin sikur shikoj shokët e tij të lidhur në litarë.” Por ky hipokrit i keqe u zhgënjye sepse Muhamedi u kthye fitimtarë përmes tmerrit të futur në zemrat e armiqve të tij pas një udhëtimi një muaj larg.
O adhurues të Zotit! Zoti e mëshiroftë çdo njërin nga ju që qëndron larg hipokritëve dhe nuk ndjek rrugën e tyre. Ata janë që kanë thënë: “ Në të vërtetë, shtëpitë tona janë të pambrojtura!” (El-Ahzab 13) Ndërsa ata janë që sot thonë; “ Kritikojmë, denoncojmë dhe dënojmë.”, në përçmim të mundimit tuaj dhe në vazhdim të krimeve të tyre, poshtërimit dhe braktisjes së tyre ndaj muslimanëve. Ata janë të ekspozuar dhe të zbuluar në të kaluarën dhe në të tashmen, nuk kanë lënë situatë në shekujt e parë pa e zhgënjyer të dërguarin e Zotit dhe besimtarët. Sikurse nuk kanë lënë situatë gjatë shekullit të kaluar dhe të tanishmin pa komplotuar kundër jush dhe ndaj fesë tuaj për të ndaluar Islamin që të vijë në pushtet. Në besimin e tyre ju jeni sikur deshët të cilët bëhen sakrificë në rrugë të mosbesimit dhe hipokrizisë së tyre. “Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe.” (Al ‘Imran 118)
O ju besimtarë! O ju durimtarë! Në lidhje me këtë, përgëzojmë gratë e Gazas të cilat i kërkuan të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që të mos ndërmjetësojë për mashtruesit dhe hipokritët, u japim lajmin e mirë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk do ti presë mashtruesit dhe hipokritët në luginën e tij, në Xhenet, nuk do ndërmjetësojë për ta dhe nuk do t’i konsiderojë fare nga mesi i umetit të tij. E si mund ta bëj këtë gjë kur ata morën pjesë në urinë dhe etjen e njerëzve të pafajshëm në Gaza. Si mund ta bëjë këtë kur Zoti i gjykoi hipokritët duke thënë: “Pa dyshim që hipokritët do të jenë në thellësinë më të madhe të Xhehenemit dhe ti kurrsesi nuk do t’u gjesh atyre ndihmës.” (En-Nisa’ 145)
O Zot, kërkojmë strehim tek Ti nga çdo hipokrit të ditur, të njohur, i cili thotë atë që ne dimë dhe bën atë që ne mohojmë. O Zot, rrotullo zemrat tona në fenë, bindje dhe kënaqësinë Tënde. O Zot, na mundëso të jetojmë muslimanë, na ndaj nga kjo botë muslimanë dhe na bashko me njerëzit e drejtë, të mirë.
Adhurues të Zotit! Vërtetë Allahu nuk i përgjigjet lutjes nga një zemër e shkujdesur dhe neglizhente, prandaj, luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Allahun, ka bërë të poshtëruar dhe vegjël ata që nuk iu bindën urdhrit të Tij dhe urdhrit të të dërguarit të Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se zotëria i ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, luftoi hipokritët. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij, dhe mbi të gjithë i pasuan ata në vepra të mira deri në ditën e Fundit.
Në vijim
O ju besimtarë! Allahu i Madhërishëm thotë: “ Ka beduinë në mjedisin tuaj, që janë hipokritë, por ka edhe ndër banorët e Medinës të atillë që janë këmbëngulës në hipokrizi. Ti nuk i di ata. Ne i dimë. Ne do t’i dënojmë dy herë e pastaj, do të kthehen në dënimin e madh (në Xhehenem).” (Et-Teube 101)
O ju të lidhur me këtë vend! Ky ajet ka zbritur për hipokritët që kanë qenë përreth Medines së Ndritshme, nga Muzejnete, Xhuhejnete, Esleme, Ghaffarete dhe Exhshe’a. Sikurse ka zbritur gjithashtu për hipokritët që ishin në Medinen e Ndritshme. Ata njerëz qëndruan në hipokrizi, këmbëngulën në të dhe nuk u penduan për saj. E sikur ky ajet zbret sot mbi popullin tonë në tokën e tyre të shenjtë. Përreth nesh hipokritë që këmbëngulin në hipokrizinë e tyre, janë mësuar, kanë tradhtuar dhe kanë marrë pjesë në atë që ka goditur popullin tonë nga mundimet dhe fatkeqësitë. Hipokritëve të vjetër dhe të rinj Zoti ju ka premtuar ndëshkim dhe dënim, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ne do t’i dënojmë dy herë e pastaj, do të kthehen në dënimin e madh (në Xhehenem).” (Et-Teube 101) Dënimi i parë është në këtë botë, duke përfshirë sëmundjet dhe fatkeqësitë në pasurinë dhe fëmijët e tyre. E lusim Zotin që ta shpejtojë atë për ta dhe të na tregosh në sytë tanë shpejt dhe sa më parë, o Mëshirues i Mëshiruesve. Ndërsa dënimi i dytë është dënimi i varrit, pastaj dënimi i botës Tjetër, në Ahiret. E në atë kohë nuk do t’u bëjë dobi as njeriu e as xhindët, sado fuqi që t’u jepet, sepse Sundimi i pari dhe i fundit i takon Zotit, Allahut Një, i Plotfuqishmi.
O muslimanë! O besimtarë! Nga tiparet e hipokrizisë dhe karakteristikat e hipokritëve në të cilat bien shumë nga njerëzit është tipari i lajkave. I shikojmë se si ecin në hap me jobesimtarët në mosbesimin e tyre dhe ecin në hap me njerëzit e pamoralshëm në imoralitetin e tyre. Janë të kënaqur me gjendjen e tyre duke punuar me ta, janë të mirëpritur prej tyre dhe nuk i kundërshtojnë, mohojnë ata. Shpikin të këqija, të liga, lënë obligimet, u përmbahen, përpiqen, në synete dhe gjërat e pëlqyera, lakmitarë në këtë botë dhe dëshirat e saj, dhe duke mënjanuar Zotin të dërguarin e Tij dhe botën Tjetër. Sa e keqe është ajo që ata veprojnë. Pranimi, apo heshtja ndaj mohimit është mohim, të vepruarit me imoralitet është largim nga bindja ndaj Zotit dhe të dërguarit të Tij. Pranimi i së keqes dhe kryerja e mëkateve janë përshpejtim i zemërimit dhe hakmarrjes së Zotit.
O muslimanë! Ndërsa ajo që i ndodhën popullit tonë nuk është hakmarrje nga Allahu por është sprovë për robërit e Tij të mirë dhe testim për të dashurit e Tij të devotshëm. Sa u përket hipokritëve që janë përreth nesh dhe ata që ndjekin rrugën e hipokrizisë dhe të pamoralshmit të cilëve nuk ju intereson çështja e muslimanëve, nuk qajnë për të qarat e tyre dhe nuk ndjejnë dhimbjen e tyre, atyre do të ju vijë së afërmi dënimi i Zotit, nëse nuk pendohen me pendesë të sinqertë. Kjo si shpërblim për shthurjen dhe lajkat e tyre, për largimin e tyre nga feja e tyre dhe për mos respektimin e rregullave, udhëzimeve dhe traditave të saj, fesë.
O ju besimtarë! O ju të sinqertë! Afër këtyre njerzve janë dhe ata të cilët braktisin traditat në martesa dhe sajojnë risi. Muzika, të zhveshurit, të përzierit e burrave me gratë, dhe braktisa e traditës së velimes, festës, gëzimit, të shpikurit e asaj që quhet lamtumira e beqarisë, të punësuarit e atyre që quhen artisë, këngëtarë për të përformuar natën e dasmës, këta dhe të ngjashmit e tyre janë nga ata që haptazi kryejnë gjëra të liga dhe krenohen me deklarimin e tyre, madje dhe konkurrojnë me njëri-tjetrin në to, qofshin burra apo gra. Këta nuk janë hipokritë, por se ata janë të sëmurë nga zemra, të sëmurë nga dëshirat dhe të sëmurë nga dyshimet që e marrin vepruesin e tyre drejtë hipokrizisë. Këta janë më afër imoralitetit se sa besimit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse nuk ke turp bëj çfarë të duash.” A nuk frikësohet këta njerëz se mos përfshihen në fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Kush nuk kujdeset për punët, çështjet e muslimanëve nuk është prej tyre.”
Unë pyes: Ku janë zemrat e tyre dhe ku janë ndërgjegjet e tyre?! Ata njerëz dhe shembujt, të ngjashmit e tyre nuk e dinë kuptimin e solidaritetit në mes muslimanëve, nuk e dinë se kush është dashuria e muslimanit për vëllain e tij musliman, dhe mendoj se ata nuk kanë dëgjuar për dashurinë që janë të detyruar të kenë ndaj vëllezërve të tyre nga mesi i popullit dhe fesë së tyre. Sikur të isha betuar se do t’i bëja të gjitha këto, nuk do të isha thyes i betimit, sepse të gjithë këta njerëz janë të shkujdesur. Prandaj zgjohuni nga gjumi i pakujdesisë suaj, pastroni zemrat nga sëmundjet dhe hipokrizia e tyre. Shëroni zemrat me sinqeritetin e besimit, luftoni kundër vetes suaj dhe mbani përgjegjësi para përgjegjësisë më të rreptë. Mos bëni punët e hipokritëve dhe mos flisni me gjuhën e tyre. Mos i ngrini zërat tuaj në xhamitë që Zoti i ka madhëruar në librin e Tij, Kuran, sepse kjo nuk është pjesë e jurisprudencës së urdhërimit për në të mirë, po se kjo është në kundërshtim me jurisprudencën e qëllimeve të Sheriatit, sa i përket dobive dhe dëmeve. A nuk mjaftojnë për xhaminë e Aksasë djegia e minberit të saj, përdhosja hapësirën e saj, shkelja e shenjtërinë e saj dhe të shkujdesurit e popullin ndaj saj?! Ajo është xhamia e Aksasë e cila është identiteti ynë, akideja, besimi ynë, historia jonë, e tashmja dhe e ardhmja e jonë të cilën e ka bekuar Allahu dhe atë përreth saj. Jini me xhaminë e Aksasë si do që të jetë situata, forconi në të radhët tuaja, përjetësoni në vazhdimësi namazet tuaja, dhe mos bënë në të atë që nuk e kënaqën Allahun dhe të dërguarin e Tij. Kush dëshiron të nënshkruaj aktin e martesës së tij në xhaminë e Aksasë, që Zoti të bekoftë martesën e tij, të mos e shkelë shenjtërinë e saj me zhveshje, me fotografi dhe me sjellje jashtë rregullave të mirësjelljes. Xhamia e Aksasë nuk është sallë për festa, por se ajo është tokë e lidhjes, vendosmërisë dhe adhurimit, për pesë kohët namazit ditor, për bindje ndaj Zotit dhe kënaqësisë së Tij. Jini gjithmonë me të vërtetën dhe me popullin e saj, mos dilni jashtë kopesë, mos dilni nga çadra e besimit në çadrën e hipokritëve. Kontrolloni veten tuaj; A është besnikëria juaj ndaj besimtarëve? Kontrolloni zemrat tuaja: A është urrejtja dhe pafajësia juaj ndaj jobesimtarëve? A jeni të sigurt, a keni shpëtuar nga hipokrizia dhe karakteristikat e hipokritëve?! Pastaj ndiqni shembullin e paraardhësve tanë të drejtë, selefëve, të cilët në lutjet, namazet e tyre i kërkonin mbrojtje Zotit nga hipokrizia. Ebu Derda’ thoshte: “ Njeriu nuk mund ta braktisë fenë e tij brenda një ore dhe të largohet prej saj.” Prandaj, ripërtërini besimin dhe lidhjen tuaj, dhe kthimin tuaj për në fenë tuaj, për tek Zoti dhe i dërguari i Tij. I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Besimi vjetrohet në brendësinë e çdo njërit prej jush, ashtu siç vjetrohet veshja, rroba.” Prandaj luteni Zotit që të ripërtëri besimin në zemrat tuaja.
O Zot, rinovo besimin në zemrat tona. O Zot, shpëto të dobëtit dhe të shtypurit nga muslimanët. O Zot, bëje Aksanë tonë të sigurte me Sigurinë Tënde, krenare me Krenarinë Tënde, të ndihmuar me Ndihmën Tënde të qartë. O Zot, prano dëshmorët tanë, shëro të plagosurit tanë dhe mundëso lirimin e të burgosurve tanë.
O Zot, largo fatkeqësinë nga ne dhe nga njerëzit tanë në Gaza, na mbro dhe ata me Kujdesin dhe Mbrojtjen Tënd, na ruaj ne dhe ata me Syrin Tënd që nuk flenë kurrë.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëroi politeizmin dhe politeistët. O Zot, jepi fitore fesë Tënde dhe robërve të Tu të drejtë.
O Zot, na fal ne dhe prindërit tanë, fali të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë, të vdekurit.
Dhe fto për namaz!
“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj