Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 03-07-1446H 03-01-2025 D
Shejh Dr. Ahmed Bin Ali Hudhejfe
Tema Dashuria e Zotit, kuptimi, ndikimi dhe rezultatet e saj
Lavdërimtet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin i Cili ka veçuar disa nga robërit e Tij me dashurinë e Tij dhe i dalloi ata me Mirësin e shoqërimit dhe afërsisë së Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi e atij që e pohon me gjuhën e tij dhe është e sigurtë në zemrën e tij.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, thirrësi për në udhëzim me njohuri nga Zoti i tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi pasuesit, të afërmit, ushtarët dhe mbështetësit e tij.
Në vijim
Vërtetë fjala më e vërtetë është libri i Zotit, Kurani, dhe udhëzimi më i mirë udhëzimi i të dërguarit tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Çështjet më të këqia janë ato të shpikurat, risitë, çdo risi është shpikje, çdo shpikje është devijim e çdo devijim është në zjarr të Xhehenemit. “Ajo që ju është premtuar, me të vërtetë do t’ju arrijë e ju nuk mund t’i ikni asaj.” (El-En’am134)
Zoti ju mëshiroftë, dijeni se devotshmëria e Zotit është masa e dinjitetit dhe se ajo është drejtësia e sekretit dhe sekreti i drejtësisë. “Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe për Atë asgjë nuk është e fshehtë.” (El-Huxhurar 13) Devotshmëria është ngritje drejt shkallëve të përsosmërisë dhe ngjitje drejt lartësive të dininjitetit.
O besimtarë dhe besimtare! Vërtetë dashuria e sinqertë që pushton zemrat transparente është nga ndjenjat më delikate, më të rafinuara, më të sinqerta dhe më të pastra njerëzore. Sa shumë oratorë dhe njerëz elekuent janë shrehur me fjalë të bukura për këtë ndjenjë që nxitin thelbin e emocioneve dhe stimulojnë ndjenjat themelore. Por se ka një lloj dashurie për ju që ngre shkallët dhe i kalon nivelet e saj, sepse ajo i kapërcen kufizimet e materializmit dhe të kësaj bote, dhe ngrihet mbi kufinjtë e dëshirave të prekshme, të botës, sepse kjo është dashuri që derdhet nga zemra dhe vërshon për tek Sunduesi i zemrës dhe Krijuesi i saj, Allahu. Ajo është dashuria e Zotit të Madhëruar dhe të Lartësuar. Kjo dashuri që frynë mbi shpirtrat në shkretëtirën e jetës së një fllad i butë, dhe zemrat përmes saj gjejnë rrugën e tyre për në Hijen e Tij.
O ju besimtarë dhe besimtare! Dashuria vërtetë është njëra nga dy bazat e adhurimit, nënshtrimit, që qëndron në dy këmbë dhe fluron me dy krahë; përsosmëria e dashurisë dhe përsosmëria e përuljes, dorëzimit dhe nënshtrimit. Adhurim është ai që i bashkon këto dy çështjet së bashku, e për këtë adhurimi është vetëm se për Zotin. Vërtetë dashuria e Allahut të Madhërishëm është shpirti i adhurimit, e vërteta dhe sekreti i tij, adhurimit. Për këtë arsye askush nuk e meriton përsosmërinë e asaj ndjenje, përpjekjen për t’i dhënë asaj qëllimin e saj përfundimtar dhe arritjen e synimit të tij, nëse nuk është i dashuruar në të gjithë qënijen e tij dhe i dashuruar në çdo mënyrë. E asgjë nuk është e dashur në të gjithë qënijen e tij dhe në çdo mënyrë, përveç se për Zotin e Madhëruar dhe të Lartësuar. Për këtë arsye askush nuk e merinon adhurimin dhe as dashurinë e përsosur përveç Tij.
” Të mbash sytë zgjuar për diçka tjetë përveç se për Fytyrën Tënde është e pavlerë, dhe e qara e tyre për humbjen e dikujt tjetër veç Teje është e kotë, humbje.”
Sepse Ai, Allahu i Madhërishëm është dhuruesi i mirësive drejt të vërtetës, Ai është Hapësi i portave të saj dhe që mundëson për arritjen e shkaqeve të saj: “Çdo mirësi që keni, është nga Allahu.” (En-Nahl 53) Shpirtërat fisnike janë të tërhequra nga ai që ju ka bërë mir atyre, e si mund të jenë ndaj Atij i Cili ju ka dhënë atyre çdo begati dhe mirësi?! “A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç së mirës?! Pra, cilat dhunti të Zotit tuaj po i mohoni?!”(Er-Rahman 60-61)
E për këtë kuptim madhështorë, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: ” Zotëria i të kërkuarit falje është që njeriu të thot: O Allah, ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Teje. Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar. Jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua tek unë, i pranoj gjynahet e mia, andaj më fal, ngase gjynahet nuk i fal askush tjetër përveç Teje.”
Njeriu me fjalën e tij duke kërkuar falje tek Zoti; “Jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua tek unë, i pranoj gjynahet e mia,” bashkon në mes mirësive të Zotit ndaj tij dhe pranimin e të metave të tij dhe mangësive në vepra. Vëzhgimi i llojeve të ndryshme të mirësive e çon atë në përsosmërinë e dashurisë për Zotin dhe Furnizuesin e tij. Ndërsa duke parë të metat e shpirtit të tij dhe mangësinë në vepra e çon atë në nënshtrimit të plotë, përulje, dorëzim, dhe drejtë pendesës në çdo moment.
Ai kështu shikon se është jashtëzakonisht i pakujdesshëm, neglizhent, në të drejtën e atyre që janë mbytur në detet e mirësive të Tij dhe tërhoqën zvarrë begatitë e Tij.
Sa do që të përpiqet në të drejtën e Zotit të tij ai përsëritën se ajo nuk do të ishte vetëm se falë mirësisë dhe begatisë së Tij mbi të, dhe suksesit të Tij mbi të. Gjendja e tij është sikurse dikush ka thënë:
” I dhuroj Atij nga perlat e lavdërimit, por më tepër i dhuroj Atij atë që ishte nga mirësitë e Tij.
Ashtu si deti, mbi të cilin bie shi nga retë, por nuk ka përparësi ndaj tij, sepse është nga uji i tij.”
E kur i dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që ishte krijesa më e njohur me Zotin dhe adhuruesi më i mirë ndaj Zotit të tij, ishte njeriu që më shumë i kërkonte falje Zotit, pendohej dhe kthehej tek Ai. Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë; “Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: Për Zotin, unë kërkoj falje tek Zoti dhe pendohem tek Ai më shumë se shtatëdhjetë herë në ditë.” Kjo kur të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Zoti i tij ja kishte falur atij gabimet e mëparshme dhe të më vona, por se është ajo dashuria e tij e sinqertë e cila përkthen këtë nënshtrim të plotë nga ai i dërguar fisnik, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Vëllezër në besim! Vërtetë besimtari kur mediton në cilësitë madhështore të Zotit dhe në begatitë e shumta që Ai ka dhuruar tek njeriu, në zemrën e tij i shtohet dashuria për Të, për Zotin, derisa Allahu dhe i dërguari i Tij të jenë më të dashurit për të se dikusht tjetër përveç tyre, dhe atëhere ai do të shijojë ëmbëlsinë e besimit dhe shijon rehatinë e të qenit i nënshtruar, adhurues ndaj Zotit. Nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kush i ka tre gjëra, ai do ta shijojë ëmbëlsinë e besimit: Ai, tek i cili, Allahu dhe i dërguari i Tij janë më të dashur se çdo gjë tjetër, ai që e do një njeri tjetër vetëm për hatër të Allahut të Madhërishëm, dhe ai që e urren kthimin në mosbesim, pasi që Allahu e shpëtoi prej tij, siç urren të hidhet në zjarr.” Në realitet, të shtuarit e shkaqeve të dashurisë për Zotin, janë shtim i arsyeve të lumturisë në këtë botë, tërheqje nga burimet e lumturisë dhe të qëndrimit në shtëpitë e përhershme.
” Nëse zemra ime do të mjaftonte për ta dashur, do ta dua Atë me zemrat e të dy botëve bashkë.”
Zoti na bëftë të gjithëve nga njerëzit e dashurisë së Tij dhe na bëftë të denjë për të qenë afër Tij. Zoti na bekoftë me Librin e Tij, Kuran dhe me sunet, bëftë dashurinë dhe devotshmërin tonë për Të përgatitjen dhe mbrojtjen tonë më të mirë.
Tek Zoti kërkoj falje për veten dhe për ju, tek Ai kërkoni falje sepse me të vërtetë Ai është falës dhe mëshirues i Madh.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin me përmendjen e të Cilit qetësohen zemrat, dhe gjuhet lëvizin me bukurinë e lavdërimit dhe falënderimit të Tij, mbulon çdo gjë me diturin dhe mëshirën e Tij, përfeksioni i urtësisë së Tij është shfaqur në çdo çështje.Paqja e Zoti qoftë mbi të dërguarin tonë, Muhamedin, më i miri i krijesave të Tij dhe i përzgjedhuri nga të gjitha krijesat e Tij, mbi pjestarët e familje së tij, familjen dhe shokët e tij, mbi ata që u drejtuan me udhëzimin e tij, ndoqën rrugën e tij dhe pasuan traditën e tij.
Në vijim
O besimtarë dhe besimtare! E vërteta e dashurisë nuk mund të shprehet me fjalë dhe as që mund të kufizohet me fraza, shprehje, por se ato i shtojnë asaj më shumë fshehtësinë dhe paqartësinë. Realiteti i dashurisë është ekzistenca e saj dhe kuptimi i saj është shfaqja e efekteve të saj. Dashuria nuk mund të përshkruhet me një përshkrim që është më i qartë se fjala e saj, as me një kuptim që është më i qartë se ekzistenca e saj. Ajo është një sekret i plotë dhe kuptim i brendshëm, i fshehtë, që shfaqet në dëshmitë dhe efektet e saj, dhe nuk është e rrethuar nga e vërteta dhe sekretet e saj. Por edhe pse e vërteta dhe natyra e tij sekrete janë të fshehura, është shumë e dukshme për t’u përshkruar dhe shumë e mundshme për t’u njohur sepse shfaqet si dëshmi e bindjes dhe nënshtrimit ndaj të dashurit, dhe manifestohet në preferencën për atë që dëshirohet mbi gjithçka që duhet.
“Dashuria nuk është gjë tjetër veçse bindje dhe arritje, dhe pse i kanë shumëfishuar përshkrimet dhe kuptimet e saj.
E lejova që shpirti im të ishte i lirë, kush është ai që jeton dhe nuk e vlerëson shtrenjtë dashurinë?”
Vërtetë dashuria e sinqertë për Zotin kërkon bindje ndaj Tij, e bindja ndaj Zotit nuk mund të ndodhë veçse duke ndjekur të dërguarin e Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Kështu, nëse besimtar që e do Zotin e tij ndjek të dashurin e Zotit të tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, Allahu e ka përgëzuar atë në librin e Tij, Kuran, me dy lajme të mira; Dashuria e Allahut të Madhërishëm për të, dhe falja e Tij për gjynahet e tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë për të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të: ” Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” (Al ‘Imran 31)
O Zot, të lutemi për dashurinë Tënde, për dashurinë e atyre që të duan Ty dhe për dashurinë e çdo pune që na ofren tek Ti dhe na afron tek dashuria Jote.
O ju besimtarë dhe besimtare! Dijeni se kjo është një nga ditët në të cilën kërkohen lutjet dhe përshëndetjet e shumta për zotërinë e krijesave dhe më të mirën e njerëzimit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë nga ditët tuaja më të mira është dita e xhuma, prandaj, në këtë ditë, shtoni salavatet, lutjet për mua, sepse vërtetë lutjet tuaja mbërrijnë tek unë.”
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë e të parëve dhe të fundit, imamin e të gjithë profetëve, vulën e të gjithë të dërguarvedhe mëshirën Tënde për mbarë botët, për zotërinë dhe të dërguarin tonë, Muhamedin, sa numri i librave Tu, sa ka shkruar stilolapsi Yt dhe sa njohuritë Tua të pafundme.
O Zot, fale dhe bekoje atë në të dy botët, fale dhe mëshiroje atë deri në ditën e Gjykimit. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me të gjithë shokët e tij, me halifet e parë, udhëheqësit e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e të dërguarit Tënd, me pjesëtarët e familjes së tij, me tabi’inë dhe me pasuesit e tyre në mirësi deri në ditën e Kijametit. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me ne dhe të na mbulosh me faljen dhe mirsinë Tënde, o më i Madhi Bujar.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët, dhe shkatërro armiqtë e fesë.
O Zot, bëj këtë vend të bekuar të sigurt, të qetë, të ruajtur dhe të mbrojtur, o Zoti i botëve, dhe përhape këtë gjë në të gjitha vendet muslimane.
O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe zëvendësit të tij në atë që Ti do dhe je i kënaqur, dhe udhëzoi ata të dy në drejtësi dhe devotshmëri. O Zot, jepu sukses atyre të dyve në çdo gjë është e mirë për vendin dhe popullin, në atë që është e dobishme, e mira dhe e sakta, dhe në atë që është përmirësimi i botës dhe fesë, o Zoti i botëve.
O Zot, të lutemi që të ruash muslimant dhe ti ndihmosh ata në çdo vend. O Zot, të lutemi që të ngreshë çëshjten e tyre nën çdo qiell dhe mbi çdo tokë,
O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë, ndihmoi ata kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre, o Zoti i botëve.
Adhurues të Zotit! Përjetësoni mirësinë e Zotit tuaj me falënderimin ndaj Tij, ruani begatitë e Tij duke pasuar urdhrat e Tij, dhe këmbëngulni me lutjet drejtuar Atij dhe me përmendjen e Tij.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)
Afrim Smakaj