Në ngjarjet e të kaluarës ka mësim dhe ngushëllim për të pranishmit

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa     21-02-1447H   15-08-2025 D

Shejh  Halid  Ebu  Xhumua 

Tema    Në ngjarjet e të kaluarës ka mësim dhe ngushëllim për të pranishmit

Lavdërimet janë për Zotin, Ai i Cili është Unik në përjetësinë,  lavdinë dhe madhështisë së Tij, Ai është i Vetëm në qëndrueshmërinë dhe përhershmërinë e ekzistencës së Tij. Ai me njohurinë dhe afërsinë e Tij ndriçoi zemrat e miqve të Tij, zgjoi zemrat e besimtarëve me përkujtimin e tyre të vazhdueshëm të Tij, ndriçoi mendjet e tyre me realizimin e adhurimeve dhe falënderimeve ndaj Tij.  Ai aromatizoi frymëmarrjen e atyre që e kujtojnë Atë me mirësinë e lavdërimit të Tij, qetësoi frikën e atyre që i frikësohen Atij me  shpresën tek Ai, i dhuroi krijesave mirësinë e Tij të bollshëm dhe dhurimin e Tij bujar.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Zoti Një i Vetëm, Ai është Absoluti, toka është e Tij, krijesat janë të Tij, urdhëri është i Tij, sundimi është i Tij dhe çdo gjë i nënshtrohet vetëm Atij. “I Allahut është pushteti i qiejve dhe i Tokës! E kur të arrijë Ora (e Kiametit), atë ditë mohuesit do të humbasin.” (El-Xhathije 27)

Dëshmoj se zotëria, i dërguari, i dashuri, i madhi, udhëheqësi dhe drita e syve tanë,  Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i zgjedhuri dhe i dashuri i Tij. Më i afërti nga të gjithë të dërguarit e Zotit tek Ai sa u përket shkaqeve, më i madhi prej tyre në status dhe vlera tek Zoti, më besniku ndaj besëlidhjes së tij, më i sinqerti në premtimin e tij, më mirënjohësi dhe më i larti në urdhër prej tyre. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen  dhe shokët e tij,  mbi të gjithë ata që u udhëzuan me udhëzimin e tij  dhe ndoqën sunetin e tij deri në Ditën e Kijametit.

Në vijim

Këshilloj veten time dhe ju që ta kemi frikë Zotin, fshehurazi dhe në publik, t’i bindemi Atij nga dëshira dhe frika, dhe ta kemi frikë Atë hapur dhe në fshehtësi. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102) Përmes devotshmërisë, njeriu fiton shoqërinë e Zotit dhe arrin kënaqësinë e Tij. “Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.” (En-Nahl 128)

O ju muslimanë! Koha është plot mësime përmes  të cilës ecën caktimi, fati. Në të, mbretëri, pushtete që bien, mirëqenie që ngrihet dhe fatkeqësi që ndodhin. Çfarë mësimesh që ajo ka për ata që mendojnë dhe përkujtim për ata që kujtojnë. Kush i merr këto ngjarje për t’u penduar, adhuruar dhe  bindur, ai është që reflekton, mendon, mëson nga lajmet, ka gjykim të shëndoshë dhe është fitimtar në mirësi dhe triumfon.

Ka njerëz që nuk kanë asgjë për të raportuar përveç se informacionit të tyre, nuk kanë ngjarje vetëm se i kanë rrëfyer dhe nuk kanë raste vetëm se i kanë përmendur. Prandaj, o ju që keni mend, merrni në konsideratë ngjarjet dhe lajmet. Çdo krijim është i destinuar të shkatërrohet dhe çdo mbretëri ka një fund. Asgjë nuk zgjat përveç mbretërisë së Krijuesit të Vetëm, Gjithëpushtetshëm, të Vetmit, i Cili është Unik në fuqi dhe përjetësi, e çdo gjë tjetër përveç Tij do marrë fund.

O ju të lidhur me këtë vend! Kush mediton në Librin e Zotit, në Kuran, dhe shfleton faqet e historisë, do të gjejë lajme për tiranë kriminelë, pushtues, të cilët përhapnin besim të prishur dhe të rremë,  që i nënshtronin njerëzit me tortura të tmerrshme dhe i vranë në mënyrën më të egër, sipas parimit të faraonit:  “Unë ju tregoj vetëm atë që shoh dhe ju udhëzoj vetëm në rrugën e drejtë.”(Gafir 29) Kështu, nëse tendencat e liga mbizotërojnë tek njeriu ai bëhet i lig. Nëse ai sundon dhe mbretëron, shndërrohet në tiran kriminel, kokëfortë, që derdh gjak, lë gratë e veja dhe lë fëmijë jetimë.  Ai nuk respekton nder, nuk shikon të drejtat e askujt dhe mëshira nuk e di rrugën për të hyrë në zemrën e tij.

LEXO  Sinqeriteti dhe përulësia gjatë sezoneve të adhurimit

O ju të lidhur me këtë vend! Historia përsëritën veten por në një formë të re. Tragjeditë e së kaluarës janë mësime për të ardhmen, e ligjet e Zotit mbeten të njëjta, nuk ndryshojnë dhe nuk zëvendësohen. Faraoni i sotëm është Faraoni i djeshëm dhe tirani i sotëm është tirani i djeshëm. Karuni, me pasurinë dhe pushtetin e tij sot, nuk ka ndryshuar në sjelljen e tij nga Karuni i së kaluarës.  Hipokritët e sotëm trashëgojnë flamurin e hipokrizisë, brez pas brezi, si një version i shtrembëruar i Abdullah bin Ubeje bin Selulit dhe pasuesit e tij. Tiranët e epokës së sotme ngrenë sloganin e Adit: “Kush është më i fortë se ne?” (Fussilet 15)

E kush preferon verbërinë ndaj udhëzimit është si Themudi. Horizontet janë të mbuluara me ta. Këto  janë ligjshmëri hyjnore dhe fakte historike në popujt dhe njerëzit për të cilët ka folur Kurani Famëlartë, në kohë të ndryshme.  Sjellja e tyre ishin të ngjashme, kështu që pasojat e tyre ishin të ngjashme. Sjellja e tyre ishte tirani dhe shthurje, e pasoja e sjelljeve të tyre ishte shfarosja dhe dënimi. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Të gjithë këta shkelën çdo kufi në vendet e tyre, duke shtuar atje shthurjen dhe korrupsionin, prandaj Zoti yt lëshoi mbi ata kamxhikun e dënimit.” (El-Fexher 11-13) Sjelljet që ata bënin, megjithëse ndryshonin në manifestime dhe format e tyre, nga padrejtësi të mëdha, vrasje dhe kurthe, dhe plaçkitje të  pasurisë, si Faraoni me Musain, atë që foli me Zotin,  me uri, zhvendosje dhe mërgim, dhe braktisje nga të afërmit dhe të largët, sikurse veproi  Ebu Xhehli dhe të tjerët me të ndaj të dashurit tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishin të njëjtë për sa i përket emërtimit, thelbit, ndërsa ndëshkimi, sa i përket pamjes dhe natyrës së tij, ishte i ndryshëm.  Megjithatë,  çështja nga aspekti i ndëshkimit hyjnor ishte një, që është zhdukja dhe asgjësimi. Sepse në origjinën e tij është zemërimi hyjnor mbi shtypësit, tiranët dhe arrogantët. “Kur Na zemëruan, Ne u hakmorëm ndaj tyre…” (Ez-Zuhruf 55) Ajet i madh që i referohet traditës historike dhe ligjit hyjnor: Ndëshkimi i zhdukjes është i pashmangshëm kur një popull nga popujt merr rrugën e rebelimit dhe shkelën vlerat qiellore me të cilat erdhën të dërguarit e Zotit.

O ju të lidhur me këtë vend! Ne marrim mësim dhe paralajmërim nga popujt e mëparshëm. Ata ishin arrogantë dhe tiranë, shkuan në ekstrem me vrasje, padrejtësi dhe tirani. Kështu Zoti i Lartësuar i shkatërroi dhe i bëri ata shembull për çdo arrogant dhe tiran. Pra, ku janë tiranët? Ku janë ata që ishin si Kisra? Ku janë Cezarët? Ku janë Faraonët? Ku është Adi? Ku është Themudi? Ku është populli i Nuhut? Ku janë shtypësit, tiranët? Ku janë ata që i pasuan në gabimet e tyre? Ata u shkatërruan dhe vdiqën.

LEXO  Mirësitë e namazit në xhaminë Aksa dhe lutjet për banorët e Gazës

O ju durimtarë! Lexoni historinë islame për të kuptuar se si ngjarjet e mëdha të saj dhe ndodhitë e rëndësishme në të  ishin pikë kthese e madhe jo vetëm në historinë e popullit Islam, por në historinë e njerëzimit mbarë. Lexoni historinë tuaj për të parë se si ndodhitë e mëdha ishin  pikë kthese e rëndësishme në rrjedhën e historisë njerëzore në tërësi. Shikoni në ditën e Bedrit, Uhudit dhe Betejën e Hendekut, ku muslimanët ishin të durueshëm, shpresplotë, e pastaj fitimtarë, derisa hynë në Meke çlirimtarë duke Njësuar Allahun, falënderues ndaj Zotit dhe duke qenë  durimtarë.

Po, këto janë fakte ndarëse dhe shenja për armiqtë, që ndajnë të drejtën nga e gabuara. Burrat e këtyre kohëve janë kalorësit e tyre. Ata që mundën persianët dhe romakët, kryqtarët dhe tatarët kriminelë, në Kadisije, në Jermuk, në Hattin dhe në Ajn Xhalut. Histori e lashtë e lavdishme, vendosi themelet e sigurisë, qetësisë, drejtësisë dhe Islamit. Asnjë shkelje e të drejtave të njeriut apo e pakicave nuk është provuar në historinë tonë. Ato, pakicat, u trajtuan sipas parimit të të drejtave dhe detyrave, të cilave u udhëhoqën nga burra besnikë dhe të drejtë të këtij umeti, dhe u ngritën nga bijtë e tij të ndershëm dhe të aftë.

O ju muslimanë! Ne kemi nevojë urgjente për mendim të mirë për Zotin, t’i besojmë Atij dhe të kemi shpresë tek Ai, në mënyrë që ditët tona të jenë të mbushura me optimizëm dhe aspirata për të dalë nga vështirësitë dhe problemet, për të kapërcyer pengesat dhe krizat dhe për t’u përballur me sfidat dhe fatkeqësitë. Prandaj, meditoni në Librin e Zotit tuaj, Kuranin, ndërsa lexoni fjalët e Zotit të Plotfuqishëm drejtuar robërve të Tij ku thotë: “ …të mos e humbin shpresën në mëshirën e Allahut!” (Ez-Zumer 53) Dhe në fjalën e Jusufit për vëllain e tij: “ …dhe i tha: “Unë në fakt jam vëllai yt dhe mos u hidhëro…”(Jusuf 69) Në fjalën e Shuajbit drjtuar Musait, atij që foli me Zotin: “ …ai tha: “Mos u frikëso, sepse ke shpëtuar prej një populli keqbërës!”(El-Kasas 25) Në fjalën e Jakubit për djemtë e tij: “dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut.” (Jusuf 87) Dhe në fjalën e të dashurit tona, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  për Ebu Bekrin: “ Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” (Et-Teube 40)

O ju të lidhur me tokën e Palestinës! Mos u trishtoni, sepse Zoti është me ne. Përhapja e sigurisë dhe qetësisë në shpirtra në kohë ankthi, trazirash dhe fatkeqësish,  është qasje, metodë hyjnore dhe shembull profetik. Ka ardhur në hadithin fisnik nga Ebi Ibn Kaabi,  Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Jepi lajmin e mirë këtij populli, prandaj përgëzohuni o ju të lidhur me këtë vend, për lavdi, ngritje, fitore dhe fuqizim në tokë.”

Apo siç ai ka thënë: “ Ai që pendohet nga gjynahet është si ai që nuk ka gjynahe.” Luteni  Zotin duke qenë të bindur në përgjigje, fitorja është me ata që tek Zoti kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin e Botëve, përfundimi i mirë është për njerëzit e devotshëm dhe nuk ka agresivitet përveç se ndaj të padrejtëve, keqbërësve.  

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Mbrojtësi i njerëzve të drejtë. Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, udhëheqësi i profetëve dhe i të dërguarve mbarë, më i miri nga të gjitha krijesat e Zotit. Ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ia mësoj të gjithë umetit të tij kuptimet e ambicies dhe vendosmërisë, nguliti tek ata forcën e vullnetit dhe qëndrueshmërisë,  i paralajmëroi ata kundër formave të nënshtrimit dhe disfatës. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët dhe të gjithë shokët e tij.

LEXO  Heqja e Ihramit dhe Tawafi i Ifadas në qetësi dhe lumturi

O ju të lidhur me këtë vend dhe të vendosur! Dijeni se lidhja në xhaminë tuaj, xhaminë e bekuar të Aksasë, lutjet në oborret, stolat dhe korridoret e saj janë të gjitha tregues të mëdhenj dhe shenja fisnike të dashurisë sonë për të dhe besnikërisë sonë ndaj saj, dhe se ajo ka një vend të veçantë në zemrat tona. Ajo nuk është vetëm një ndërtesë, por është në zemër, në puls dhe në shpirt. Aksa është vendi i takimit të adhuruesve dhe asketëve, është simbol i besimit, Shtëpia e të Gjithëmëshirshmit. Dashuria për të është ngulitur në zemër dhe ka banuar në ndërgjegje. Me çdo vizitë, e shikon  me sy të lirë se ajo ka një pamje të re, një pamje më të bukur dhe një dritë të ndritshme që magjeps zemrat dhe mendjet. Lutjet tona, lidhja jonë dhe durimi ynë në xhaminë Aksa janë besëlidhje dhe premtim që ia kemi dhënë të dërguarit tonë, paqja dhe mëshira e  Zotit qoftë mbi të, kur ai i udhëhoqi profetët në namaz. Kjo është shenjë e qartë besimi dhe bindjeje se ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe umeti i tij pas tij janë rojet dhe kujdestarët e besueshëm të xhamisë së bekuar të Aksasë. Kjo kujdestari, mbrojtje, ruajtje dhe vëmendje kalohet brez pas brezi. Ndërsa qyteti ynë i shenjtë, qytetit të Kudsit, është lulja e qyteteve dhe xhevahiri i tyre i çmuar. Ai është zemra e gjerdanit, ku dritat shkëlqejnë, duke u mburrur me veten, dhe ka të drejtë të mburret. Ajo është toka e bekuar dhe qytet i nderuar ka rrëmbyer sytë tanë dhe ka pushtuar thellësitë e zemrave tona. Zoti i Plotfuqishmi e ka ruajtur atë dhe do ta ruajë për ne deri në Ditën e Gjykimit, të bindur dhe duke besuar në premtimin e Zotit të Plotfuqishmit dhe premtimin e profetit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

O Zot, na shpëto nga vapa e Xhehenemit. O Zot, na shpëto nga vapa e kësaj bote dhe e Ahiretit. O Zot, na dhuro Xhenetin, freskinë dhe paqen e tij, dhe na largo nga vapa e Xhehenemit dhe Zjarri i tij përvëlues. O Zot, ji i Butë me robërit e Tu dhe zbrit mbi ata mshirën Tënde. O Zot, ji me të shtypurit dhe merr nën kujdesin Tënd çështjet e tyre. O Zot, ushqe të uriturit e tyre, qetëso të frikësuari prej tyre, lehtëso dhimbjen e tyre dhe lehtëso, fresko tek ata vapën. O Zot, largo bllokadën nga të izoluarit tanë, lehtëso vuajtjet dhe shqetësimet e tyre. O Zot, shëro të plagosurit e tyre, shëro të sëmurët e tyre dhe lehtëso vujatjet e tyre.

O Zot, zbrit qetësi në zemrat e tyre. O Zot, mbro xhaminë Aksa dhe ata që e ruajnë atë, vend udhëtimin e Israsë së profetit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  përforcoje atë me mbrojtjen Tënde të fortë, vendose nën kujdesin, ruajtjen, mbrojtjen, sigurinë dhe garancinë Tënde, o Zotërues i Madhështisë dhe Bujarisë.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, fali besimtarët dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët dhe të vdekurit prej tyre. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me shokët e tij dhe gratë e tij të pastra, nënat e muslimanëve, me shokët e tij të nderuar, imamët e udhëzimit dhe pishtarët ndriçues të kësaj bote, me tabi’inët dhe me ata që i pasojnë në vepra të mira deri në Ditën e Gjykimit.  E çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, falënderojeni Atë dhe Ai do t’ju jap dhe më shumë.

“… vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Dhe fto në namaz!

Afrim Smakaj

Post Author: endrit