Medine 5.10.2018
Pastrimi i shpirtit
Shejh Abdullah ibn Abdurrahman el Buajxhan
Falënderimet i takojnë Allahut, i Cili i krijoi shpirtrat në mënyrë të përsosur, ia bëri të ditur të mirën dhe të keqen, kush e pastron shpirtin e shpëton e kush e poshtëron dhe ndjek tekat e tij do të dështojë, Zotit i kërkojmë mbrojtje prej të këqijave të vetes dhe veprave tona.
Atë kë e udhëzon Allahu nuk kush e devijon, atë kë e devijon Ai nuk ka kush e udhëzon.
Dëshmoj me bindje të plotë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të, familjen dhe shokët e tij!
Fjalët më të drejta janë ato të Allahut, udhëzimi më i mirë është ai i Muhamedit a.s, ndërsa gjërat më të këqija janë shpikjet, çdo shpikje është risi e çdo risi është humbje.
Të nderuar besimtarë! Ju këshilloj të keni frikë Allahun dhe t’i bëni llogaritë e vetes tuaj: “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shohë se çfarë ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju” Hashr 18.
Allahu e krijoi njeriun, ia mësoi të folurin në mënyrë të përsosur, e pajisi me mendje dhe arsye, ia bëri të qartë të dyja të dy rrugët: “Ose mirënjohës, ose mosmirënjohës” Insan 3.
E sprovoi me kundërshtimin e vetes dhe të shejtanit, e la të zgjedhë mes suksesit dhe dështimit.
Për të ligjëroi ligjet, shpalli librat, dërgoi profetë përgëzues e paralajmërues, pati nga njerëzit që iu përgjigj dhe e pastroi veten: “Kush e pastron shpirtin në të vërtetë e ka bërë për të mirën e vet” Fatir 18.
Ka prej tyre që kundërshtuan dhe e thyen betimet e dhëna: “Ai që e prish betimin, e prish në dëm të vetes së tij” Fet’h 10.
Të nderuar besimtarë! Dijeni se vetja të urdhëron për të liga, e shkëput zemrën nga të arriturit për tek Zoti i gjithësisë.
Vetja lakmon epshet dhe dëfrimet, është përtace ndaj bindjeve dhe veprave të mira, vetja është anija e shejtanit, lidhja dhe mjeti i tij, duke iu bindur asaj i je bindur shejtanit.
“Dhe kur të marrë fund puna, djalli do të thotë: ‘Vërtet, Allahu ju premtoi të vërtetën. Edhe unë ju premtova, por ju mashtrova. Unë nuk kam pasur kurrfarë pushteti mbi ju. Unë thjesht ju thirra e ju m’u përgjigjët, prandaj mos më qortoni mua por qortoni vetet tuaja’.” Ibrahim 22.
Shpirti urdhëron për të liga dha anon nga qejfet: “Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe ka frenuar veten nga dëshirat, padyshim që do të ketë për strehë xhenetin” Naziat 40-41.
Dhe thotë: “Mendo pak! Kush përveç Allahut mund ta udhëzojë atë njeri që dëshirat e veta i ka bërë zot, atë njeri të cilin Allahu duke e njohur për të tillë, e ka shpënë në humbje, duke ia vulosur dëgjimin dhe zemrën e duke i vënë perde para syve të tij?! A nuk po kuptoni? Xhathije 23.
Vetja është si një enë për të mirën dhe të keqen, thotë Allahu: “Kushdo që ruhet nga lakmia e vetes padyshim që do jetë fitues” Hashr 9.
Dhe thotë: “Vërtetë shpirti i njeriut është i prirë për të keqe” Jusuf 53.
Allahu ia ka bërë të qartë njeriut të mirën dhe të keqen, thotë Allahu: “Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur, duke ia bërë të qartë atij të mirën dhe të keqen” Shems 7-8.
Ashtu sikurse e ka pajisur me gjymtyrë të dukshme, po ashtu i ka dhuruar shpirtit dritën e brendshme, thotë Allahu: “Madje njeriu do të dëshmojë kundër vetvetes, edhe sikur të paraqesë shfajësimet e tij” Kijame 14-15.
Profeti a.s flet rreth kësaj ndjenje ku thotë: “Gjynahu është ai që të bren në vetvete dhe urren që të tjerët ta shohin atë”.
Vëllezër të nderuar! Shpirti ka nevojë për përkujdesje, pastrim, edukim e interesim, ndaj profeti a.s i ka thënë Husajn ibn Mundhirit: “Thuaj: Zoti im më udhëzo për nga e drejta dhe më mbro nga e keqja e vetes!” E në Hutben e Lamtumirës: “Allahut i kërkojmë të na mbrojë nga të këqijat e veteve tona.”
Të nderuar besimtarë! Mënyra për t’u ruajtur nga e keqja e vetes është pastrimi i tij, përkujdesja dhe dhënia e besës, gjë për të cilën është betuar 11 herë të njëpasnjëshme për shpëtimin e atij që e pastron dhe dështimin e atij që e poshtëron: “Për diellin dhe shkëlqimin e tij, dhe për hënën që e përcjell atë. Për ditën që ia zbulon shkëlqimin atij, dhe për natën kur e mbulon atë. Për qiellin dhe për Atë që e ka ndërtuar! Për tokën dhe për atë që e ka shtruar! Për shpirtin dhe për Atë që e ka përsosur! Duke ia bërë të njohur atij të keqen e të mirën! Vërtetë kushdo që e pastron shpirtin do të shpëtojë, ndërsa kushdo që e poshtëron atë do të dështojë” Shems 1-10.
Allahu i ka begatuar besimtarët me begati të mëdha dhe thotë: “Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u solli një të dërguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon Shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u mëson librin e urtësinë, edhe pse më parë me të vërtetë ata ishin në rrugë krejt të gabuar” Ali Imran 164.
Po ashtu thotë: “Është Ai që u solli analfabetëve një të dërguar nga gjiri i tyre, për t’u lexuar atyre shpalljet e Tij, për t’i pastruar e për t’u mësuar Librin dhe Urtësinë, ndonëse ata më parë ishin vërtet në humbje të plotë”, Xhumua 3.
Allahu na lajmëron se pastrimi i shpirtit është mënyra e vetme për të fituar xhenetin, thotë Allahu: “I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz” Ala 14-15.
Dhe thotë: “Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe ka frenuar veten nga dëshirat, pa dyshim që do të ketë për strehë xhenetin” Naziat 40-41.
Të nderuar besimtarë! Pastrimi i vetes lidhet ngushtë me Ihsanin: “Të adhurosh Allahun, sikur po e sheh, e nëse ti nuk e sheh Atë Ai të sheh ty.”
Kjo realizohet nëpërmjet refuzimit të dëshirave, të përmbajturit devotshmërisë, nuk realizohet vetëm se nëpërmjet kundërshtimit të vetes duke braktisur epshet dhe tekat.
Kush i jep shpirtit gjithçka dëshiron është si t’i hedhësh zjarrit dru të thata.
Kujt i mundësohet t’i shtypë këto dëshira, e ndërton veten duke e çlodhur prej shkatërrimit të kësaj bote.
Kush braktis qejfet ka arritur gjithçka, e kush zhytet në to, kafshon duart nga pendimi.
Në mosbindjen e vetes gjendet krenaria e saj, e t’i japësh gjithçka kërkon është poshtërimi.
Ndaj angazhohu me gjëra që e lartësojnë dhe mos prano për të nënçmimin.
Të nderuar besimtarë! Xhihadi është maja e islamit, është një ndër obligimet e Zotit, e lufta më e madhe është ajo me veten, ndaj privojeni nga dëshirat dhe epshet e shfrenuara, sepse nëpërmjet diçkaje të tillë mundësohet krenaria.
Vetja është si fëmija, nëse e neglizhon rritet me qumësht, por nëse ia ndërpret qumështin ajo e ndërpret rritjen.
Luftoje veten dhe shejtanin e kundërshtoji, nëse të këshillojnë ti akuzoi.
Të armiqësohesh me veten është njëlloj si të armiqësosh shejtanin, thotë Allahu: “Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe ka frenuar veten nga dëshirat, pa dyshim që do të ketë për strehë xhenetin” Naziat 40-41.
Zoti më begatoftë mua dhe ju me begatitë e Kuranit, na e mundësoftë të përfitojmë prej ajeteve të tij, Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe mbarë myslimanët prej çdo gjynahu, ndaj dhe ju kërkojini falje se vërtetë Ai është Falës dhe Mëshirues.
Falënderimet i takojnë Allahut, i Cili e krijoi njeriun në mënyrë të përsosur, e nderoi dhe veçoi, e la zëvendës në tokë duke i lënë amanet dhe përkujdes, e ngriti lart, e furnizoi dhe e begatoi me begati të shumta.
Paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi më të përzgjedhurin e profetëve Muhamedin a.s, familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi këdo që ndjek rrugën dhe gjurmët e tij deri në ditën e fundit.
Të nderuar besimtarë! S’ka dyshim se vetja urdhëron për keq, ajo është e padrejtë dhe injorante, goditet nga vetëpëlqimi dhe madhështia, smira dhe syfaqësia, zemërimi dhe lakmia, koprracia, frika e të tjera sëmundje dhe kleçka.
Pastrimi i saj do të thotë ta boshatisësh dhe ta pastrosh prej të tilla sëmundjeve.
Pastrimi i vetes prej të tilla sëmundjeve është zbukurim dhe moral i lartë, moral që përkthehet në norma fetare si: Dashuria, sinqeriteti, durimi, transparenca, modestia, frika, shpresa, bujaria, pendimi, kërkim-falja, përkujtimi i vdekjes, si dhe drejtimi për tek Allahu duke i kthyer shpinën botës.
Pastrimi i shpirtit realizohet nëpërmjet kundërshtimit të egos, duke mos iu përgjigjur dëshirave të saja dhe duke e kritikuar: “I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namazin” Ala 14-15.
Përpiquni ta pastroni veten para se të pendoheni e pikëlloheni: “Ditën kur çdokush do ta gjejë përpara atë që ka punuar mirë dhe atë që ka punuar keq, duke dëshiruar që midis tij dhe së keqes së tij të ketë largësi të madhe” Ali Imran 30.
Pastroni shpirtrat tuaj para se: “Që të mos thotë njeriu: -Mjerë për mua që nuk i kam kryer detyrimet ndaj Allahut, madje edhe jam tallur! Ose të thotë: -Sikur Allahu të më kishte udhëzuar do të isha bërë njeri i devotshëm. Ose të thotë kur të shohë dënimin: -Ah sikur të ishte e mundur për t’u kthyer edhe njëherë e të bëhesha njeri i mirë” 56-58.
Përpiquni për diçka të tillë para se të vuloset goja e të dëshmojnë gjymtyrët e trupi: “Sot Ne do t’ua vulosim atyre gojët e do të na flasin duart e tyre dhe do të dëshmojnë këmbët e tyre për atë që kanë bërë” Jasin 65.
Dhe thotë: “Paralajmëroji ata për ditën kur do të tubohen armiqtë e Allahut për në zjarr e do të shtyhen me radhë. Kur të vijnë afër zjarrit, kundër tyre do të dëshmojnë veshët, sytë dhe lëkurët e tyre për atë që kanë bërë. Ata do t’u thonë lëkurëve të tyre: -Pse dëshmuat kundër nesh? Ato do t’i përgjigjen: -Allahu i Cili i jep aftësinë e të folurit gjithçkaje, na ka bërë që të flasim. Ai ju ka krijuar për herë të parë dhe tek Ai do të ktheheni. Ju nuk u fshehët që kundër jush të mos dëshmonin veshët, sytë e lëkura juaj, por ngaqë besonit se Allahu nuk i dinte shumë nga ato që bënit. Ky mendim që keni pasur për Zotin tuaj, ju shkatërroi e ju u bëtë humbës. Edhe nëse ata durojnë, sërish zjarri është vendstrehim për ta, edhe nëse kërkojnë falje, lutja nuk do tu merret parasysh” Fusilet 19-24.
Punoni për pastrimin e shpirtit para se të vijë dita: “Atë ditë njeriu do të largohet nga vëllai i tij, nga e ëma dhe nga i ati, nga e shoqja dhe fëmijët e tij. Atë ditë, secili prej tyre do të ketë aq shqetësim për veten sa do t’i mjaftojë” Abese 34-37.
I fituar është ai që fajëson veten, i kërkon llogari dhe punon për pas vdekjes, e i dështuar është ai që ndjek epshet e më pas shpreson në mëshirën e Allahut.
Kërkojini llogari vetes para se t’ju kërkohet llogari, peshoni veprat tuaja para se t’ju peshohen, është më e lehtë t’i kërkoni llogari vetes sot, para shfaqjes së madhe në ditën e gjykimit: “Atë ditë do të mbeteni të zbuluar dhe asnjë fshehtësi e juaja nuk do të mbetet pa u shfaqur” Haka 18.
Umer ibn Hatabi, një ditë u vetmua në një bahçe duke i bërë llogaritë e vetes ndërsa Enesi e shihte nga larg se si i drejtohej vetes: “Umer! O prijës i besimtarëve! Mjaft, mjaft, ose do t’i frikësohesh Zotit ose do të të ndëshkojë!”
Frikësojuni Allahut, o ju vëllezër dhe dijeni se do të takoheni me Të!
Zot na pajis me devotshmëri, pastrona shpirtrat Ti që je Përgjegjës për to!
Zot lartësoje islamin dhe myslimanët, poshtëroje idhujtarin dhe idhujtarët, siguroje vendin tonë dhe mbarë trevat islame!
Zot na siguro në trevat tona, drejtoji prijësit dhe përgjegjësit tanë, udhëzoje shërbyesin e dy haremeve në çdo mirësi, ndihmoje atë dhe zëvendësin e tij në gjëra që Ty të pëlqejnë dhe që je i kënaqur me ta, udhëzoji për në të mira, për në dobi të islamit dhe myslimanëve!
Zot ruaji kufijtë tanë dhe ndihmoju ushtarëve tanë!
Zot na jep të mira në këtë botë dhe në ahiret, dhe ruana nga dënimi i zjarrit!
Zot pranoi veprat tona të mira, pranoje dhe pendimin tonë, se vërtetë Ti je Ai që pranon pendimin!
Dërgoni salavate mbi krijesën më të mirë të Allahut Muhamedin a.s, sikurse ka urdhëruar në librin e Tij: “Vërtetë Allahu e bekon të dërguarin dhe Melaiket e Tij luten për Të, o ju besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam” Ahzabë 56.
Zot bekoje e begatoje Muhamedin dhe familjen e tij, sikurse e bekove e begatove Ibrahimin dhe familjen e tij, Ti je i Lartësuari dhe i Lavdishmi.
Ji i kënaqur Zot me katër kalifët e drejtë: Ebu Bekrin, Umerin, Uthmanin dhe Aliun, si dhe mbi mbarë Sahabët, bashkona dhe ne me ta me mëshirën Tënde!