Dashuria e vërtetë për të dërguarin e Zotit

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      10- 03-1446  H    13-09-2024 D

Shejh Usame Khajat   

Tema  Dashuria e vërtetë për të dërguarin e Zotit

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili e nderoi umetin tonë dhe i dhuroi atij fenë Islame. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj për mirësitë e Tij të mëdha dhe begatitë madhështore. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, ka urdhëruar robërit e Tij që ti përgjigjen Atij dhe të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  dhe për të mos kundërshtuar urdhrit të Tij, duke qëndruar larg gjynaheve dhe veprave të këqija.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dërguari mëshirë për njerëzimin, për përsosmërinë e udhëzimit të tij dhe pastërtinë e rrugës së tij dëshmuan zemrat, mendjet, gjuhët dhe penat. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, udhëheqësit e pastër dhe të devotshëm të njohur, lutje dhe përshëndetje të përhershme sa kohë të ndërrohen netët dhe ditët.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, jini të sinqertë ndaj Tij në fe, bëni vepra të mira për Të, pendohuni tek Ai dhe përkujtoni qëndrimin tuaj para Tij, në ditën kur zemrat dhe shikimet do të jenë të shqetësuara. “Në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu!” (Esh-Shu’ara’ 88-89) “ Ajo është Dita, kur askush nuk do të ketë fuqi për të bërë gjë për ndonjë tjetër dhe, kur pushteti do të jetë vetëm i Allahut.” (El-Infitar 19)

O ju muslimanë! Nëse mirësitë e Zotit shtohen ndaj robërve të Tij, begatitë e Tij janë të ndryshme dhe dhurimet e Tij janë të mëdha, obligohet mirënjohje dhe falënderim ndaj Tij që të ua shtojë ato. Vërtetë bekimi më i madh, pas bekimit të udhëzimit në fenë e drejtë të Zotit dhe rrugën e Tij të drejtë, është begatie Hyjnore bujare me dërgimin e këtij të dërguari të nderuar, i cili ju lexon atyre vargje nga ky libër madhështorë, Kurani, dhe i pastron nga gjynahet e tyre duke e pasuar atë dhe duke iu bindur atij në atë që ai i urdhëron dhe i ndalon prej saj. Ai, ju mëson librin e Zotit të tyre, Kuranin, të cilin  Allahu e ka zbritur tek ai  duke ua shpjeguar kuptimet dhe rregullat e tij. Ua sqaron atyre sunetin, traditën e tij, të cilin e ka ngritur për besimtarët, i shpëton kështu nga devijimi në të cilin ndodheshin dhe u kthen ‘shikim’ pasi ishin verbuar, sikurse Allahu i Plotfuqishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “  Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u solli një të dërguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon Shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u mëson Librin (Kuranin) e urtësinë (diturinë e thellë fetare), edhe pse më parë, me të vërtetë, ata ishin në rrugë krejt të gabuar.” (Al ‘Imran 164)

Vërtetë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është i dërguar nga Zotit i tij, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, për tek populli i tij me gjuhën e tyre, ai nuk ishte i akuzuar tek ata dhe as që refuzonin të merrnin prej tij, ai ishte shumë këshillues për ta, përpiqej në çdo gjë për përmirësimin e gjendjes së tyre, për lumturinë dhe shpëtimin e tyre, atë e lëndonte çdo gjë që i lëndonte ata, dëshironte të mirën për ta, përpiqej shumë për tu dhuruar atyre, kujdesej për udhëzimin e tyre, urrente të keqen për ta dhe përpiqej në largimin e saj prej tyre. Kjo për shkak të intensitetit të dhembshurisë, mëshirës dhe mirësisë së tij ndaj tyre, sikurse Zoti i Madhëruar thotë: “ Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë për gjynahet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me besimtarët.” (Et-Teube 128) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Dhe Ne nuk të kemi dërguar ty (o Muhamed), veçse si mëshirë për botët.” (El-Enbija’ 107)

Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, në atë që transmeton Ibn Xherir Et Taberiji, ka thënë: “ Kush e pason atë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ai është mëshirë për të në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret, e kush nuk e pason atë do kursehet nga ato që i kanë goditur popujt nga shpifjet dhe mashtrimet.” Apo edhe nga të gjithë shembujt e ngjashëm. Prandaj, për këtë, ka qenë e drejta e tij, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ndaj umetit të tij, primarë para të gjitha të drejtat. E në krye të të gjitha këtyre është domosdoshmëria e të besuarit se ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, vula e të dërguarve, nuk ka të dërguar dhe nuk ka profet pas tij, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Muhamedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i Dërguari i Allahut dhe vula e profetëve; Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.” (El-Ahzab 40) Sikurse dhe të besuarit se ai ka të drejtën e ndërmjetësimit të madh, të cilin nuk e kanë të mundur as të dërguarit e mëdhenj në ditën e Gjykimit.

LEXO  Durimi dhe shpërblimi i vuajtjeve dhe sprovave

O adhurues të Zotit! Nga e drejta e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ndaj umetit të tij është  dashuria e tij, umetit, për të, dashuri që tejkalon dashurinë e prindit, fëmijës dhe të gjithë njerëzve. Sikurse ka ardhur në hadithin e sjellë nga dy Shujuhët, Buhariu dhe Muslimi, në Sahihët e tyre, nga Enes Ibn Maliku, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka besuar ndokush prej jush derisa të më dojë mua më shumë sesa fëmija i tij, prindi dhe të gjithë njerëzit e tjerë.” Sikurse ka ardhur në hadithin e transmetuar nga Imam Buhariu në Sahihun e tij se Omer Ibn El Hatabi, Zoti qoftë i kënaqur me të, i ka thënë të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të; “O i dërguari i Allahut, ti je më i dashur për mua se çdo gjë tjetër përveç vetes time.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë “ Jo, pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, deri sa të jem më i dashur për ty se vetja jote.” Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, i ka thënë: “ Tani, pasha Zotin, ti je më i dashur për mua se vetja ime.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Tani, po, o Omer.”

Ai që është i sinqertë në dashurinë ndaj tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duhet që ta shfaqë shenjat, dëshmitë e sinqeritetit të tij, përndryshe do të jenë pretendime pa prova. Dëshmia që tregon vërtetësinë e pretendimit të dashurisë ndaj tij manifestohet në shenja dhe indikacione, ku më të rëndësishmet prej tyre janë: Të pasuarit e tij, të vepruarit sipas sunetit të tij, të edukuarit me edukatën dhe etikën e tij në kohë të vështira dhe në kohë të qeta, të dëshiruara apo të urryera, të gjurmuarit e asaj që ka lënë ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi dëshirat e veta dhe në mbështetje të fesë së tij, të mbrojturit e sunetit të tij, të ruajturit e legjislacionit, sheriatit të tij dhe përmendja e shpeshtë e tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Vërtetë kush e do diçka e shpeshton përmendjen e tij, dhe të shtuarit e përmallimit për takimin me të, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Pjesë e dashurisë së sinqertë për të, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është të shtuarit e salavateve, lutjeve dhe përshëndetjeve për të, sepse vërtetë ai që lutet dhe e përshëndetën atë një herë, Allahu lutet dhe e përshëndetën atë dhjetë herë. Sikurse është saktësuar kjo nga transmetimi prej tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në hadithin të cilin e ka sjellë Imam Muslimi në Sahihun e tij, nga hadithet e Ebu Hurejres, Zoti qoftë i kënaqur me të, e në veçanti në momente dhe vende që është e pëlqyer si; Në fillim të lutjeve dhe në fund të tyre, pas thirrjes së Ezanit, në momentet kur përmendet ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në momentet kur hymë në xhami dhe kur dalim prej saj, në ditën dhe natën e xhuma, në qëndrimin në teshehud, në uljen në namaz.

Adhurues të Zotit! Prej kërkesave të dashurisë për të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është bindja ndaj tij në çdo çështje. Allahu i Madhërishëm ka urdhëruar me këtë dhe ka thënë: “ O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos ia ktheni shpinën, ndërkohë që e dëgjoni (të vërtetën)!” (El-Enfal 20) Allahu i Lartësuar na ka lajmëruar se kush i bindet atij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ai është i bindur ndaj Zotit, e kush e kundërshton atë ka kundërshtuar Allahun. Sepse ai nuk urdhëron vetëm se me urdhrin e Tij, Allahut të Madhërishëm, dhe nuk ndalon vetëm se me ndalimin e Tij, Ai ka thënë: “ Kush i bindet të Dërguarit, i është bindur Allahut. Sa për ata që kthejnë kokën mënjanë, Ne nuk të kemi dërguar që të jesh rojtar i tyre.” (En-Nisa’ 80) Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj. Frikësojuni Allahut, sepse Allahu, dënon vërtet ashpër.” (El-Hashr 7) Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Thuaj: “Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit!” Nëse shmangeni, (ta dini se) ai është përgjegjës për detyrën e tij, ndërsa ju për atë që jeni ngarkuar. E, nëse i bindeni atij, do të jeni në rrugën e drejtë, kurse i Dërguari është i detyruar vetëm që të përcjellë qartë (Mesazhin Hyjnor).” (En-Nur 54)

LEXO  Dashuria e Zotit, kuptimi, ndikimi dhe rezultatet e saj

Bindja ndaj tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, arrihet duke e ndjekur dhe e pasur atë, duke u udhëzuar me udhëzimin e tij, duke ndjekur synetin e tij, duke ju përmbajtur atij në të gjitha çështjet dhe duke qenë i kënaqur me vendimin e tij, sikurse Allahu i Lartësuar ka thënë: “… prandaj besoni në Allahun dhe në të Dërguarin e Tij, Profetin që nuk di shkrim e lexim e që beson në Allahun dhe Fjalët e Tij! Shkoni pas Tij, që të jeni në rrugën e drejtë!” (El-A’raf 158) Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” (En-Nisa’ 65)

O adhurues të Zotit! Nga ndikimet më të mëdha të këtij pasimi dhe frytet më të mira të tij, është bekimi me dashurinë e Zotit për njerëzit e këtij pasimi të njeriut më të mirë,  paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, dhe fitorja me faljen e gjynaheve të tyre. “Thuaju (o Muhamed): “Nëse ju e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua, që Allahu do t’ju dojë dhe t’jua falë gjynahet! Allahu është Falës i Madh dhe Mëshirëplotë.” (Al ‘Imran 31) Prandaj, ruajtja e këtij fruti dhe mbajtja e këtij shpërblimi shtesë dhe shpërblimi fisnik, kërkon kujdes përballë asaj që e kundërshton ose e dëmton atë, duke mos iu bindur urdhrit të tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke sajuar, shpikur në fenë e tij dhe duke ndryshuar synetin e tij. “ Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm.” (En-Nur 63) Ndërsa në hadithin e Erbad Ibn Sarijetu, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ju këshilloj që të keni frikë Zotin, të dëgjoni dhe të bindeni, dhe nëse ai, udhëheqësi juaj,  është një shërbëtor nga Etiopia. Vërtetë kush do jetojë pas meje do të shikojë mosmarrëveshje, përçarje të shumta, prandaj përmbajuni sunetit tim dhe sunetit, praktikës së pasuesve të parë dhe të drejtë. Përmbajuni atij, synetit,  dhe shtrëngojeni atë me dhëmballë. Ruajuni, bëni kujdes nga shpikjet, çështjet e reja, sepse çdo çështje e shpikur është bidat, risi, sajesë, dhe çdo bidat është humbje.” Hadithin e ka sjellë Imam  Ahmedi në Musnedin e tij, Ebu Daudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe në Sunenet e tyre, me zinxhir transmetimit ë saktë.

Kush  sjell një bidat, risi në fe dhe legjitimon, gjykon fetarisht,  me iniciativën e tij atë që nuk e ka lejuar Zoti, është e refuzuar dhe e pa pranueshme prej tij, sikurse ka ardhur në hadithin që e ka sjellë Imam Muslimi në Sahihun e tij, nga Aishja,  Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush sjellën diçka në këtë çështjen tonë, në fenë tonë,  që nuk është pjesë e saj, ajo do të refuzohet.” Çdo metodë e cila kthehet në ditën e lindjes së tij të nderuar, që nuk ka qenë tek brezat më të mirë në shekujt e parë më të mirë,  është shpikur rishtazi, duhet të hidhet poshtë, të lihet,  e të mos merret parasysh, dhe nëse është një nga ato që e kanë përligjur, pranuar traditat, zakonet, e kanë miratuar njerëzit dhe janë mësuar me të. Të gjitha të mirat vijnë nga pasimi i paraardhësve tanë të parë, dhe  se fundi i këtij populli nuk do të reformohet vetëm se me atë që u reformua fillimi i tij.

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, bëni kujdes që të punoni sipas parimeve legjitime, bëni kujdes që të mos udhëhiqeni dhe të mos shkoni pas inovatorëve modern,  sepse nuk ka adhurim përveçse atë që ka legjitimuar, urdhëruar Allahu dhe i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e librit të Tij, Kuranit, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, me të vërtetë Ai është Falës i madh.

LEXO  Caktimi i Allahut është i mirë - Meka 17.04.2020 

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka drejtuar me udhëzimin e tij të udhëzuarit. Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë, ka plotësuar për robërit e Tij fenë, e njerëzit e suksesshëm ndoqën rrugën e saj, fesë.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit  dhe i dërguari i Tij, i sinqerti dhe i besuari. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Allahu i Madhërishëm e ka bërë obligim ndjekjen e shembullit të profetit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke e bërë të qartë se ai është modeli i vërtetë, i drejtë, për çdo besimtar në Zotin dhe në ditën e Gjykimit, i cili, besimtari mbrohet me të nga devijimi, gabimi, humbja, përmes tij arrin kënaqësinë që shpreson dhe përfundon në Xhenetet e Larta.  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun.” (El-Ahzab 21) Udhëzimi i tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  është gjëja më e mirë për atë që është i sinqertë në fenë e tij për Zotin, që kërkon mjetet për dashurinë dhe kënaqësinë e Tij. Vërtetë ai është udhëzimi më i plotë dhe furnizimi, përgatitja më e mirë për ditën e Ringjalljes.

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, bëni çdo gjë që mundeni për të arritur kënaqësinë e Zotit, duke qenë i sinqertë me Zotin së pari, e pastaj duke ndjekur të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke ju përmbajtur sunetit të tij, duke u udhëzuar me udhëzimin e tij,  duke ju përmbajtur moralit dhe virtyteve të tij, duke bërë kujdes që të mos kundërshtojmë urdhrat e tij, të bëjmë kujdes, nga futja e bidateve risive në fenë e tij, sepse në këtë mënyrë do të jeni nga të suksesshmit dhe të fituarit.

Përkujtoni në vazhdimësi se Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar që të luteni dhe të dërgoni përshëndetje për vulën e të dërguarve dhe imamin, udhëheqësin e profetëve, për mëshirën e Zotit për mbarë njerëzimin, ka thënë në Librin e Tij të Qartë, Kuran: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe Madhërishëm.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur  me katër halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjitha bashkëshortet e tij, me të gjithë familjarët, shokët e tij dhe tabiinët,  dhe me ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit,  dhe me ne së bashku me ata me Faljen, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o Bujari më i Madh.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë, ndihmo robërit e Tu besimtarë, bashko zemrat e muslimanëve, njëso rrallët e tyre, përmirëso udhëheqësit e tyre dhe bashko fjalën e tyre në të vërtetën, o Zoti i Botëve.

O Zot, bëje të paqtë dhe të sigurt  këtë vend dhe të gjitha vendet  muslimane.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso  drejtuesit dhe kujdestarët  e çështjeve tona.

O Zot, mbështet në të vërtetën udhëheqësin dhe  kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, jepi mbështetës të ndershëm dhe jepi atij sukses në atë që do dhe je kënaqur,  o Ti që i dëgjon lutjet.

O Zot, jepu sukses atij dhe  zëvendësit të tij, në atë që është në dobi të Islamit dhe muslimanëve, dhe në atë që është në dobi të njerëzve dhe vendit, o Ti tek i Cili është kthimi ditën e Gjykimit.  O Zot, ruaj këtë vend të bekuar me të gjitha të mirat, të sigurt nga çdo e keqe dhe të gjitha vendet muslimane, o Zoti i Botëve.

O Zot, ruaj muslimanët në Palestinë. O Zot, ruaj ata në mes duarve të tyre, nga pas tyre, ruaj ata nga e djathta dhe e majta e tyre, dhe nga lartë tyre. O Zot, kërkojmë mbrojtje në Madhështinë Tënde që të mos goditet nga poshtë këmbëve të tyre. O Zot, të lutemi që të jesh për ata mbrojtës dhe mbështetës, përkrahës dhe ndihmues. O Zot, të lutemi të jesh kundër armikut Tënd dhe  armikut të tyre, o më i Madhi më Bujari.

O Zot, na  përmirëso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë, përmirëso jetën tonë ( në këtë botë) që  është vendqëndrimi i përkohshëm për ne,  dhe përmirëso  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë. O Zot, bëj jetën tonë shtim të çdo mirësie dhe vdekjen rehati prej çdo të keqeje.        

O Zot, jepu shpirtrave tanë devotshmëri, pastroi ata sepse Ti je më i miri që i pastron ata, Ti je Mbrojtësi dhe Kujdestari i tyre.

O Zot,  na mundëso përfundim të mirë në çdo çështje tonën, na mbro prej poshtërimit në këtë botë dhe ndëshkimit në botën Tjetër.

O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, nga përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë,  nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimi Yt.

O Zot, shëro të sëmurët tanë, mëshiro të vdekurit tanë, na i plotëso dëshirat tona nga ato që Ti je i kënaqur dhe na mundëso në mbyllje kryerjen e veprave të mira të vazhdueshme.

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23)

 “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1569944643639296

Post Author: endrit