Disa dispozita të dhurimit, dobitë e tij në këtë botë dhe në botën Tjetër

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar       20- 08-1445  H    01-03-2024 D 

Shejh Mahir El Muajkili  

Tema Disa dispozita të dhurimit, dobitë e tij në këtë botë dhe në botën Tjetër

Lavdërimet janë për Allahun! Lavdërimet janë për Allahun, i Cili ka krijuar çdo gjë dhe e ka rregulluar si duhet, ka hapur për besimtarët portat e mirësive dhe ka qenë me ata Bamirës i pakufishëm dhe që di çdo gjë. Ai i udhëzoi ata në rrugën e bindjes dhe u tregoi atyre se çfarë ka të rezervuar për ta pas vdekjes. Allahun e lavdërojmë me lavdërime të shumta dhe e falënderoj me falënderime të pafundme.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se i dërguari  ynë, Muhamedi është rob i  Zotit dhe i dërguari i Tij. Ai ishte njeriu më i zgjuar, më bujari prej tyre dhe njeriu më i virtytshëm. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi bashkëshortet e tij, dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O besimtarë! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. Jeta e kësaj bote është e shkurtër, veprat janë të pakta ndërsa aspiratat janë të shumta. Shpërngulja nga veni i përkohshëm për në vendin e përhershëm do të ndodhë dhe nuk ka pikë dyshimi. “ O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18)

Popull musliman! Pasuria është mbështetja e kësaj jete. Ajo ose mund të jetë mirësi për poseduesin e saj, tek e cila ai mbështetet për në bindjen ndaj Zotit të tij, për të menaxhuar çështjet e jetës së tij  dhe për ta shijuar atë brenda kufijve të asaj që Zoti ka lejuar për të. Ose ajo, pasuria, mund të jetë fatkeqësi dhe mallkim për të. Asgjë nuk sjell më shumë fatkeqësi sesa mohimi i mirësive dhe mosmirënjohja ndaj Dhuruesit, mashtrimi nga sprova e parasë pasurisë dhe shpenzimi i saj në atë mënyrë që zemërojnë të Plotfuqishmin të Madhërishmin. Pasuria e njeriut nuk është ajo që ai mbledh për ta ndarë atë nga trashëgimtarët e tij pasi që e lë këtë botë, por se pasuria e vërtetë e njeriut është ajo pasuri që i ka dhënë vetes, të ruajtura në duart e Krijuesit të tij. Tek Sahihu i Buhariut  ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush nga ju e ka më të dashur pasurinë e trashëgimtarit të tij se sa pasurinë e tij?” I kanë thënë: “ O i dërguari i Allahut, çdokush prej nesh e do më shumë pasurinë e tij.” Ka thënë: “ Pasuria e vërtetë e njeriut është ajo që ai rezervon për veten (shpërblimin duke e dhënë atë sadaka) ndërsa pasuria e trashëgimtarëve është ajo që ai lë pas.”

Sa mirë është që besimtari të ketë një gjurmë që i mbetet pas vdekjes së tij dhe që i ruhet te Zoti i tij. Sepse banorët e varreve janë peng në varret e tyre, të shkëputur nga veprat e tyre dhe janë përgjegjës, merren në llogari për atë që kanë bërë në jetën e tyre. I suksesshëm është ai që vdes dhe i mbesin veprat, largohet dhe mbeten gjurmën e tij. Prandaj shpenzimi për të përhershmen është më mirë se për të ndërprerën. Allahu i Madhërishëm thotë: “Sigurisht, Ne i ringjallim të vdekurit dhe shënojmë veprat që kanë bërë dhe gjurmët e (punëve të) tyre. Ne e kemi llogaritur çdo gjë në një Libër të qartë.” (Ja Sin 12)

O rob të Zotit! Le të nxitojmë drejt veprave të mira dhe Xhenetit, gjerësia e të cilit është sa toka dhe qielli. Me të vërtetë, prej veprave, efekti i të cilave zgjat dhe shpërblimi vazhdon, është vakfi, dhurimi, të lënit e pasurit vakuf.  Dhurimi i pasurisë vakuf është një nga mënyrat më të mira dhe më të dobishme për të bërë mirë, e kjo është për të caktuar bazën e saj dhe përfitimin e saj për hir të Zotit. E ajo është pasuri ekzistuese dhe shpërblim i përhershëm. Nëse personit që e bën këtë dhurim i ndërpritet jeta, shpërblimi i veprës së tij nuk ndërpritet, me lejen e Zotit. Kjo është një nga karakteristikat e njerëzve të Islamit, sikurse e kanë theksuar këtë imamët e shquar. Në Sahihun e Muslimit ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur njeriu vdes i ndërpriten veprat e tij përveç tri veprave; lëmoshës së vazhdueshme, d.m.th, dhurimi vakf, diturisë që u sjell dobi të tjerëve, ose djalit të devotshëm që lutet për të.”

LEXO  Siguria e monoteizmit, besimit në Një Zot

Vëllezër në besim! Dhurimet vakuf kanë qenë nga preokupimet e para të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Në ditët e para të Hixhretit të tij në Medinen e Ndritshme, urdhëroi për ndërtimin e xhamisë së tij,  në vendin në të cilin ndaloi deveja e tij. Ndërtimi i xhamisë së Kubasë dhe i xhamisë së profetit kanë qenë të parët vakëfe praktik pas hixhretit të tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ai nxiste shokët e tij për dhënien e sadakasë, lëmoshës  së vazhdueshme. Kur ka mbërritur në Medine nuk kishte ujë të freskët për përdorim përveç pusit Ruma. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush e blenë pusin Ruma dhe e vendosën kovën e tij me kovat e muslimanëve, do të jetë më i mirë se ai për të në Xhenet.” Pusin e bleu Othmani, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe bëri kovën e tij me kovën e muslimanëve, që ta përdorin të gjithë muslimanët.

Ata, sahabet, Zoti qoftë i kënaqur me të, ishin të prirur për të dhuruar pasurinë më të çmuar dhe më të dashur për ta. E kur ka zbritur ajeti Kuranorë: “ Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni.” (Al ‘Imran 92), Ebu Talha ka shkuar tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe i ka thënë: “O i dërguari i Allahut, vërtetë Allahu i Madhërishëm thotë në librin e Tij, Kuran; “ Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni.” (Al ‘Imran 92), e më e dashur për mua nga pasuria ime është Biruha, e Biruha është kopsht që ishte ngjitur me xhaminë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, hynte në atë kopsht, qëndronte nën hijet e tij, pinte ujë prej ujit të atij kopshti. Ebu Talha ka thënë: “ Ai kopsht është për Allahut dhe të dërguarin e Tij. Shpresoj për të mirat dhe begatit e tij tek Zoti, prandaj vendose atë o i dërguari i Zotit aty ku të ka treguar Allahu.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “   Sa mirë o Ebu Talha, kjo është pasuri fitimprurëse. E pranuam prej teje dhe ta kthyem atë tek ti, prandaj jepja atë të afërmve tuaj.” Ajeti inkurajon shpenzimin për të dashurit, por Ebu Talha, Allahu qoftë i kënaqur me të,  u ngrit me rastin për shpenzim tek më i dashuri i të dashurve. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e falënderoi për veprimin e tij dhe e urdhëroi që t’ia kushtonte atë familjes së tij.

Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, fitoi një tokë në Hajber dhe erdhi tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe i ka thënë: “ Kam fituar  tokë aq sa nuk kam fituar kurrë më shumë pasuri, e çfarë më urdhëron të bëj me të?” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse dëshiron mund të caktosh bazën e saj dhe e jep atë sadaka, lëmoshë të vazhdueshme.” Omeri e la atë lëmoshë të vazhdueshme, ku caktoi se baza e saj nuk shitet,  nuk dhurohet dhe nuk trashëgohet tek të varfrit dhe të afërmit, robërit dhe ata që janë në rrugë të Zotit, tek mysafiri dhe tek udhëtari.  Ky hadith ishte një fener ndriçues për vakëfet. Aty u vendosën dispozitat e tij, u përcaktuan përdorimet e tij dhe u rrënjos sistemi i tij. Nga mirësitë dhe begatit e mëshirës së Zotit, vlefshmëria e vakfit për një person të vdekur, ku shpërblimi i arrin të vdekurit derisa ai është në varrin e tij. Në Sahihun e Buhariut ka ardhur nga Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me ata të dy, se Sa’d Ibn Ubadetes, Zoti qoftë i kënaqur me të, i ka vdekur nëna e tij duke qenë larg saj, dhe ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, vërtetë nëna ime ka vdekur duke qenë unë larg saj,  a i bën diçka dobi asaj nëse do të jap sadaka për të?” Ka thënë: “Po.” Ka thënë: “ Vërtetë të dëshmoj ty se shpërblimi im për delet është sadaka për të.”

LEXO  Shfrytëzimi i mirësive të dhjetë ditëve të para të Dhul Hixhes

Ndërsa në Synenin e Ebi Daudit ka ardhur se ka thënë: “ O i dërguari i Allahut, vërtetë nëna e Sa’dit ka vdekur, e cila sadaka është më e mirë?” Ka thënë: “ Uji!” Ka thënë: “ Ka hapur në pus dhe ka thënë: Kjo është sadaka për nënën e Sa’dit.” Nuk ka asnjë nga sahabët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  që kanë pasur mundësi të mos e kenë lënë vakuf në rrugën e Zotit. Xhabiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “ Unë nuk njoh dikë që të ketë pasur pasuri në mesin e Muhaxhirëve dhe Ensarëve, që të mos ketë ndarë pasuri në një bamirësi e përhershme, sadaka të vazhdueshme, që nuk mund të blihet, të ndahet apo të trashëgohet kurrë.”

Vëllezër të besimit! Përveç shpresës për atë që Zoti ka për shpërblim për vakfin, dhe kërkimit të Xhenetit dhe kënaqësisë së Tij. Në të është përhapja e frymës së bashkëpunimit dhe dashurisë, forcimi i lidhjeve farefisnore dhe vëllazërore. E kjo simpati, dhembshuri dhe dashuri i bën individët si një trup i vetëm. Sikurse vakfi, dhurimi, garanton gjithashtu qëndrueshmëri, mbajtje  dhe mbrojtje të pasurisë, përfitimin e vazhdueshëm me të dhe ruajtjen e saj nga ndërhyrjet e atyre që nuk e menaxhojnë mirë atë.

Dhurimi i vakëfit është një nga veprat më të mëdha të bindjes, adhurimet më të shpërblyera, ku dobia e tij përfshinë të gjallët dhe të vdekurit. Zejd Ibn Thabit,  Allahu qoftë i kënaqur me të,  ka thënë: “Nuk kemi parë ndonjë të mirë për të vdekurin apo për të gjallët nga këto caktime, pasuri të pezulluara.  Sa i përket të vdekurit, atij i jepet shpërblimi, ndërsa të gjallit i mbahet, nuk i jepet, as trashëgohet dhe nuk mund të konsumojë prej saj.”

O Zot, na jep sukses për në vepra të mira, na e lehtëso që të kryejmë veprat më të mira në bindje ndaj Teje, që të shfrytëzojmë kohët dhe sezonet e mira, dhe bëji veprat tona më të mirat dhe më të dashurit për Ty pas vdekjes tonë.  Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni. Çfarëdo që të ndani, Allahu e di mirë atë.” (Al ‘Imran 92)

Zoti na begatoftë me Kuranin Famëlartë dhe në synet, na bëftë dobi nga argumentat dhe urtësitë e tyre.

Zotit  i kërkoj falje për vete dhe ju nga çdo gjynah dhe gabim, tek Zoti  kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, Lavdërimet janë Allahun, Fuqia e Tij është e Madhe, e lartë është Urtësia e Tij, Emrat e Tij janë të bekuar, s’ka Zot tjetër përveç Tij. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj për mirësitë e Tij dhe Atë e falënderoj për begatitë e Tij që na ka dhuruar.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, përgëzuesi me lajmin e mirë dhe këshilluesi, pishtari ndriçues. Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi tabi’inët dhe mbi ata që i pasuan me vepra të mira deri në ditën e takimit me Të.

Në vijim

O ju besimtarë! Vakëfi, dhurimi për vakf,  është një paraqitje qytetërimi i ndritshëm i përpjekjeve dhe dhurimit të muslimanit, i mundimit dhe interesimit të tij, në mënyra të ndryshme, për të përfituar prej tij komuniteti, shoqëria, dhe për të kontribuar në avancimin e tij. Në dhurimin e vakëfit, është edukimi i muslimanit për solidaritetin shoqëror dhe konfirmon rolin e tij në zhvillim dhe përparim, të tilla si:  Kontributi në ndërtimin e xhamive, spitaleve, qendrave kërkimore në universitete, vakëfeve për të vejat dhe jetimët dhe të tjera veç tyre që përfitojnë njerëzit. Dhurimi i Vakfit përfshin shumë organizata bamirëse dhe ofron shumë përfitime për shoqërinë. Udhëheqësit e këtij vendi të bekuar, Mbretëria e Arabisë Saudite kanë qenë shembull për të mirë në themelimin vakëfeve dhe kujdesin ndaj tyre, në lehtësimin e rrugëve të tyre për ata që japin dhe dhurojnë. Lusim Zotin që ta vendosë këtë në peshoren e veprave të tyre të mira dhe të dyfishojë shpërblimin dhe sevapin e tyre.

LEXO  Njohuri për vepërmirët - Meka 17.05.2019

O adhurues të Zotit! Ja ku jemi në prag të muajit të bekuat të Ramazanit, në të cilin shumëfishohen  veprat e mira. Prandaj, bëni mirë për vetët tuaja dhe mos kini frikë për shpërblim nga Poseduesi i Arshit.  Çdo njëri të punojë sipas mundësisë dhe aftësisë  së tij. Sigurohuni që kjo të bëhet përmes organeve të besuara dhe të akredituara, qofshin pjesëmarrëse në një vakëf  ose në mënyrë të pavarur. Kush merr pjesë në vakëf konsiderohet dhurues në vakëf, e kjo nuk ia pakëson aspak shpërblimin, edhe nëse kontribuon pak, sepse pak është shumë tek Bujari. Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush jep sadaka sa një hurmë, nga fitimet e mira, hallall, tek Zoti nuk pranohet asgjë përveç të mirës, ​​Zoti e pranon atë me të djathtën e Tij, pastaj e rritën atë për të zotin e saj, ashtu siç e rritën çdonjëri nga ju mëzin, të voglin e tij, deri sa të bëhet si një mal.” E gjitha kjo përfshihet në kuptimin e fjalës së tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “ Vërtetë nga punët dhe veprat e mira që do t’i bashkëngjiten besimtarit pas vdekjes së tij janë: Dituria që e ka mësuar ai dhe e ka përhapur, ua ka mësuar të tjerëve, fëmijën e mirë që ka lënë pas, një libër që ka lënë trashëgim për umetin, ose një xhami që ka ndërtuar, apo një shtëpi që ka ndërtuar për udhëtarët, apo një lum që ka pastruar, ose lëmoshë që ka nxjerrë nga pasuria e tij, në kohën  e shëndetit dhe jetës së tij, të cilat do ta ndjekin atë pas vdekjes së tij.” Hadithin e ka transmetuar  Ibn Maxhe.

Pastaj dijeni, o besimtarë, se Allahu ju ka urdhëruar me një çështje të nderuar, që e ka filluar me Veten e Tij dhe ka thënë Allahu i Madhërishëm: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin, bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e mëshirove familjen e Ibrahimit.

O Zot, bekoje Muhamedin,  bashkëshortet dhe pasardhësit e tij, siç e bekove familjen e Ibrahimit, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

O Zot,  të lutemi të jesh i kënaqur me  Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë shokët e tij, me tabiinët, dhe me të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe  me ne së bashku me ata, me Faljen, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët. O Zot, jepi paqe dhe siguri, begati dhe mirësi këtij vendi, dhe të gjitha vendeve  muslimanëve.

O Zot, na jep siguri në vendit tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, mbështete me të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë,  kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe zëvendësit të tij besnik, në atë që është lavdia e Islamit dhe përmirësimi i musimanëve, në atë që është e mirë për popullin dhe vendin, dhe të gjithë kujdestarët e  çështjeve të muslimanëve.

O Zot, ruaj tek ne fenë tonë, udhëheqësit tanë dhe sigurinë tonë.

O Zot, jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë dhe atyre që vigjilojnë në kufijtë tanë.

O Zot, ndihmoi ata kundër armiqve Tu dhe armiqve të tyre,  o i Fuqishëm o i Plotpushtetshëm, o më i Madhi më Bujari.

O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë, dhe bëje atë të fortë dhe krenare deri në ditën e Kijametit.

O Zot, lehtëso shqetësimet e vëllezërve tanë në Palestinë, o Zot, të lutemi të jesh ndihmës dhe mbështetës për ta, mbrojtës dhe përkrahës i tyre.

O Zot, largo ankthin dhe shqetësimet nga muslimanët, largo fatkeqësitë prej tyre, mundëso shlyerjen e borxheve atyre që kanë borxhe dhe shëro të sëmurët tanë dhe  të sëmurët e muslimanëve.

O Zot, ata që ne, vendit tonë, rinisë tonë dhe sigurisë tonë  i duan të keqen, angazhoi me veten e tyre, shkatërroi  ata me veten e tyre, dhe jepu përfundimin në dorë të tyre, o i Fortë, o i Plotfuqishëm, o më i Madhi  më Bujari.

O Zot, të lutemi të na japësh çdo të mirë, të shpejtë apo të vonuar prej tyre, nga ato që dimë dhe nga ato që nuk dimë. O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga çdo e keqe, të shpejtë apo të vonuar prej saj, nga ajo që dimë dhe nga ajo që nuk dimë.

O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë,  nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimi Yt.

O Zot, na beko ne në Shaban dhe na mundëso të arrijmë Ramazanin, na jep sukses në agjërim, falje të namazeve dhe në kryerjen e veprave të mira në të, me Mëshirën, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

 “O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/431289462591760

Post Author: endrit