Vëllazëria në Islam – Shejh Ismaijl Henijeh

Aksa 19.10.2018

Shejh Ismaijl Henijeh

 

Falënderimet i takojnë Allahut! Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë!

Kërkojmë prej Allahut të na ruajë nga e keqja e vetes dhe veprave tona, atë kë e udhëzon Allahu nuk ka kush e devijon dhe atë që e humbet Ai, s’gjen kënd që mund ta udhëzojë.

Falënderimet i takojnë Allahut që na pajisi me mirësinë e Islamit dhe të besimit. Dëshmojmë se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një dhe i pashoq, miku i të devotshmëve dhe Udhëzuesi për në rrugën e drejtë!

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguar i Tij, e përcolli mesazhin, e kreu Amanetin, e këshilloi ymetin e tij dhe e la në një rrugë të qartë, nuk devijon prej saj vetëm se i humburi.

Paqja dhe bekimet e Zoti qofshin mbi prijësin e të devotshmëve, vulën e Pejgamberëve, mbi familjen e tij, shokët dhe mbarë ata që e ndjekin dhe pasojnë rrugën e tij.

Të nderuar besimtarë! Jetojmë në kohë sprovash të errëta, aleanca perëndimore dhe lindore bëhen në dëm të trevave tona Islame dhe arabe.

Aleanca që në pamje të parë të japin përshtypjen se janë të dobishme e paqësorë, ndërsa pas saj fshihet e keqja, intriga lufta e armiqësitë për popujt tanë arabë myslimanë.

E gjitha kjo ndodh si pasojë e nënvleftësimit, hutesës, naivitetit dhe përçarjeve arabe dhe palestineze, përçarje që i ngjajnë thikës së helmuar e ngulur në trupin e botës Islame.

Në këto situata të paqëndrueshme, në mes këtyre politikave të pabesave, aleancave dashakeqe për grabitjen e tokave tona, përballemi me një këshillë të Zotit në Kuran ku na thotë: “O ju që keni besuar, nëse keni dalë për hir të luftës për rrugën Time, duke kërkuar kënaqësinë Time ndaj jush, mos e zini mik armikun Tim dhe tuajin, duke shprehur ndaj tyre dashuri, kur dihet se ata mohuan të vërtetën që ju erdhi juve. Ata e dëbojnë të dërguarin dhe ju, sepse i besoni Allahut, Zoti tuaj, e ju fshehurazi u ofroni miqësi, po Unë më së miri e di atë që e keni fshehur dhe atë që e keni publikuar. Ai që punon ashtu nga pala juaj, ai e ka humbur rrugën e drejtë” Mumtehine 1.

Të nderuar besimtarë, Zoti i Madhërishëm e ka bërë obligimi miqësimin e besimtarëve, të cilët këshillohen e bashkëpunojnë në të mira, duhen me njëri-tjetrin nisur nga vëllazëria e besimit, sikurse thotë Zotit: “Vërtetë besimtarët janë vëllezër” Huxhuratë.

Po ashtu thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë e ndalojnë nga e keqja” Teube71.

T’i kthesh shpinën myslimanit është si t’i kesh kthyer shpinën mbarë ymetit i cili bashkëpunon për të mirën dhe mbrojtjen prej sulmeve të armiqve, dhe këtë më qartë na e sqaron hadithi Profetik: “Gjaku i myslimanëve është i barabartë, ata i japin besën meritorit dhe janë të unifikuar ndaj armiqve të tyre.”

O ju besimtarë! Ajo që vlen të theksohet është fakti se dalja ndaj bazave fetare prodhon dyshime në fe e besim, ndaj duhet të kemi kujdes.

Nëse arrin puna që të duam armiqtë, të afrohemi e miqësohemi me ta, pse jo dhe duke kërkuar strehimin e tyre, dalja prej fesë nuk është e largët, sikurse thotë Allahu i Madhëruar: “O ju që besuat! Mos u ofroni miqësi prindërve dhe vëllezërve tuaj, nëse ata vlerësojnë mosbesimin kundër besimit. E kush prej jush miqësohet me ta, ata janë mizor” Teube-23.

LEXO  Durim o populli Palestinez të lidhur me këtë tokë

Dhe thotë: “Besimtarët të mos i miqësojnë jobesimtarët e t’i lënë mënjanë besimtarët. E kush e bën atë, ai nga feja e Allahut nuk ka asgjë, përveç nëse është për qëllim ruajtja prej të keqes së tyre. Allahu ju tërheq vërejtjen me dënimin prej Tij, pse vetëm tek Allahu është e ardhmja” Ali Imran 28.

Këto ajete dhe shumë të tjera, na paralajmërojnë për miqësimin e armiqve të Allahut, apo vlerësimin e mosbesimtarëve ndaj besimtarëve, edhe në qofshin ata njerëzit më të afërt.

Për këtë arsye kanë zbritur dhe ajetet e para e sures Mumtehane ku Zoti ndalon dashurinë për armiqtë e Allahut dhe armiqtë e besimtarëve.

Hatim ibn Ebi Belteah, për të cilin u shpallën këto ajete, nuk ishte dashamirës i tyre, por thjesht u përcolli disa sekrete të Profetit a.s.

Ditën kur Profeti a.s vendosi të drejtohet drejt Mekës për ta çliruar atë dhe urdhëroi që diçka e tillë të mbahet sekret, Hatim që ishte muhaxhir, u nisi këtë sekret Kurejshëve me shpresën se do e marrin në konsideratë dhe do ia mbrojnë familjen e tij në Mekë.

Të nderuar besimtarë! Jobesimtarët janë dashamir të njëri-tjetrit, janë të bashkuar kundër besimtarëve edhe nëse qëllimet e tyre janë të kundërta, dhe kjo derisa t’ia arrijnë t’i nxjerrin nga Islamin, nëse do munden.

Për këtë na mjafton ajo që na mëson Zoti në Kur’an ku thotë: “Ata do t’iu luftojnë juve vazhdimisht për t’iu zmbrapsur nga feja juaj nëse do munden” Bekare 217.

Nisur nga kjo kuptojmë dhe atë që na ndan dhe na bashkon me njëri-tjetrin, ajo që na ndan dhe bashkon është besimi, ashtu sikurse Nuhun, e ndau besimi me të shoqen dhe të birin, ashtu sikurse Ibrahim e ndau besimi me babanë e tij, ashtu sikurse Muhamedin a.s e ndau ky besim me njerëzit e tij të afërt, ndaj themi me plot bindje se ajo që i bashkon njerëzit është besimi.

Aleanca me jobesimtarët në kohët tona janë të shumta, e veçanërisht prej atyre që na përkasin ne, të cilët flasin gjuhën tonë të cilët janë pozicionuar si ndërmjetës mes nesh dhe armiqve, por që në realitet po na cenojnë ne dhe bazat e besimit tonë.

Të tilla fakte i gjejmë më së shumti në lëmin e arsimit dhe të edukimit, në lëmin e medias, në përhapjen e metodologjive dhe mendimeve laike dhe antiislame.

Këtë e vëmë re dhe në imitimin e gjërave të vogla që e hutojnë Ymetin nga gjërat parësore dhe elementare.

O ju besimtarë, edhe nëse do futen në vrimën e hardhucës do futemi pas tyre, ashtu sikurse na paralajmëroi Profeti a.s ku tha: “Ju do i pasoni traditat e atyre veç jush, hap pas hapi e këmba këmbas, edhe nëse do futen në zgavrën e hardhucës do futeni pas tyre” Buhariu.

LEXO  Përmirsimi i mardhënijeve mes muslimanëve - Aksa 12.4.2019

Ajo që kërkohet prej besimtarëve është mos përngjasimi me jobesimtarët në pamjet e tyre, si veshja dhe lakuriqësia, pirja e pijeve dehëse dhe lëndëve narkotike, marrëdhënia me kamatë, organizimin e spektakleve dhe veprave të ndaluara, apo dhe privimi nga trashëgimia , këto dhe të tjera fenomene të këqija që janë të përhapura në mesin e shoqërive tona Islame.

O ju besimtarëve! Thërritini vetes dhe zgjojeni besimin në zemrat tuaja, ruajini mësimet e fesë tuaj , kapuni fort pas synetit të Profetit, merrni shembull nga sjellja dhe morali  tij!

Thotë Allahu i Madhëruar: “Thuaj nëse e doni Allahun, ejani pas meje që Allahu t’ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja se Allahu fal dhe mëshiron shumë. Binduni Allahut dhe të dërguarit të Tij e nëse ata refuzojnë atëherë Allahu nuk i do mosbesimtarët” Ali Imran 31-32.

Profeti a.s ka thënë: “Askush prej jush nuk do besojë derisa egoja e tij t’i nënshtrohet asaj me të cilën jam dërguar.

Kërkojini falje Allahut dhe lutuni me bindje të plotë, se fitimtarë janë ata që kërkojnë falje!

Falënderimet e vazhdueshme janë për Allahun, i Cili na nderoi duke na bërë banorë të tokës së Israsë dhe Miraxhit, si luftëtarë të qëndrueshëm në të.

Falënderimet i takojnë Allahut, i Cili na nderoi duke na bërë besimtarë myslimanë, dëshmoj se Ai është një i vetëm dhe i pashoq, i ndihmon besimtarët monoteistë dhe i poshtëron idhujtarët e kryeneçët.

Dëshmoj se zotëria ynë, profeti ynë, i dashuri dhe prijësi ynë Muhamedi është i dërguar i Zotit, ai e ngriti lart flamurin e të vërtetës ndërsa në tokë përhapi drejtësinë e sigurinë, paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi ty, o i dërguar i Zotit, mbi familjen tënde të ndershme, shokët e tu besnikë dhe mbi këdo që ndjek rrugën tënde deri në ditën e fundit.

Të nderuar bashkatdhetarë të Kudsit e përreth tij! Qyteti i Kudsit është dinjiteti ynë, kurora e krenarisë, vendi nga ku nisin udhëtimin hyjnor Profeti ynë Muhamedi a.s, është Kibla jonë e parë dhe qyteti që përfshin shenjtëri të mëdha.

Kudsi është qyteti që na bashkon dhe unifikon ne arabëve dhe myslimanëve, e si i tillë do mbetet Kudsi në zemrat tona deri në ditën e Gjykimit.

Ne nuk lëshojmë dhe as nuk tolerojmë të drejtën tonë në mbrojtjen e tij dhe nuk do rendim së përpjekuri për çlirimin dhe rikthimin e saj në zemrat dhe shpirtrat tanë, para se ta rikthejmë në media e tv.

Të nderuar besimtarë! Të vjen keq kur dëgjon se si disa zemërshitur, të cilët kanë hequr dorë nga feja dhe besimi i tyre, shesin tokën dhe bëjnë pazare duke harruar rreziqet që i pasojnë.

Harrojnë vlerën historike të këtyre trevave, harrojnë se sa të lidhur janë myslimanët dhe se sa vlerë ka Kudsi për ta.

Kudsi është tokë vakëf, ndaj nuk lejohet që të tolerohet qoftë dhe një pëllëmbë tokë.

Sulltan Abdulhamidit, rahmet pastë, kur i ofruan pasuri të lakmueshme dhe oferta tunduese në këmbim të lejimit që të futen në Palestinë, ai tha fjalën e tij të shquar që e di i madh e i vogël.

LEXO  Përgatitu për të nesërmen e afërt - Aksa 20.12.2019

Organizata Islame në Kuds, u ka bërë thirrje mbarë Makdisijve që t’i shndërrojnë shtëpitë dhe pronat e tyre në prona vakufi qoftë dhe të kushtëzuar, apo të përgjithshme, sikurse kanë lëshuar dhe fetvanë që ndalon shitjen apo dhurimin për armiqtë të tokave dhe pronave që më 1985.

Të nderuar besimtarë! Ky vend i shenjtë po përjeton një luftë të ashpër ekonomike që synon rrënimin financiar të saj, në zbatim të planit të largimit dhe emigracionit prej Kudsit.

Bashkatdhetarët tanë nëpër fshatra dhe qytetet palestineze, janë të obliguar që t’i mësyhen Kudsit për t’u falur, të qëndrojnë të fortë, të bëjnë të pamundurën për rimëkëmbjen e ekonomisë tonë, t’u qëndrojnë në krah vëllezërve të tyre e tu ndihmojnë në luftën e tyre.

Qyteti i Shenjtë po përjeton mënyra nga më të ndryshme për t’i përçarë, si mbjellja e përçarjes familjare, përhapja e lëndëve narkotike, apo gjërave të ndaluara që prishin moralin dhe shkatërrojnë shoqërinë.

Të nderuar besimtarë! Blihet toka jonë si pasojë e mosbashkëpunimit të grupeve të ndryshme palestineze duke mos mbledhur fuqinë e tyre ekonomike, shtoi kësaj dhe gjumin e thellë që ka kapluar vendet e rajonit, apo angazhimin e tyre me problemet e brendshme ç’ka ndihmon në zbatimin e projekteve të armiqve.

Të nderuar besimtarë! Sikurse e dini, sulmet dhe taktikat e pushtuesit sa vijnë dhe shtohen për banorët e Kudsit, të Han Ahmer, në rripin e Gazës e më gjerë deri dhe bujqit nëpër tokat e tyre, duke i penguar, duke u marrë prodhimet madje dhe duke shkaktuar terror nga më i ndryshmi deri dhe në sistemet arsimore, trazira këto që janë të njohura për të gjithë.

Na mjafton neve Allahu, sa mbështetës i mirë që është ai!

Ajo që lipset prej nesh është bashkimi, lënia mënjanë e mospajtimeve dhe konflikteve, marrja e përgjegjësive, lënia mënjanë e interesave personale, lënia mënjanë e ideve dhe ideologjive partiake, por t’i kthehemi fesë së Allahut në çdo situatë. Në këtë që u tha ka këshillë për atë që dëgjon dhe është dëshmitar.

Zot lartësoje Islamin dhe myslimanët, lartësoje lart të vërtetën, bëj që e vërteta të valëvitet lart ndërsa e kota të nëpërkëmbet!

Zoti ynë, kush Islamit ia do të mirën jepi sukses, e kush synon të keqen për Islamin shkatërroje, o Zot i gjithësisë!

Zot bëje këtë vend të sigurt, të rehatshëm, të bollshëm e të kënaqshëm si dhe mbarë trevat Islame!

Zot ruaje xhaminë Aksa nga çdo e keqe, bëje qytetin e Kudsit qytet të paqes e sigurisë, në mënyrë që të vijnë për tek ai monoteistët nga trevat e largëta.

Zot mëshiroji dëshmorët tanë, shëroji të plagosurit tanë, liroji të burgosurit tanë, fali Zot besimtarët dhe besimtaret të gjallët dhe të vdekurit e tyre!

Të nderuar besimtarë! Allahu urdhëron për drejtësi, bamirësi dhe t’i jepet të afërmit, ndalon nga e keqja, e ndyra dhe padrejtësia ju këshillon ju në mënyrë që të këshilloheni!

Përmendeni Allahun t’iu kujtojë, falënderojeni për mirësitë t’jua shtojë, luteni me bindje dhe kërkojini falje!

Aksa / by

Post Author: admin