Muslimani ka mendim të mirë për Zotin e tij

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    24-03-1446 H    27-09-2024 D

Shejh  Halid  Ebu  Xhumua 

Tema  Muslimani ka mendim të mirë për Zotin e tij

Falënderimi i takon Allahut, i Cili ka bërë që të koha të lëvizi, ndryshojë, dhe fatkeqësitë të kapërcehen, ndërsa besimtari, sado të këqija dhe mundime t’i ndodhin, apo sado fatkeqësitë dhe katastrofa ta godasin, nuk është kundërshtues i vendimin të fshehtë, caktimit të Zotit,  dhe nuk ka kundërshtim për vullnetin e paracaktuar. Ajo që është caktuar do të ndodhë, ajo që është vendosur është e detyrueshme, ajo që është shkruar, është e pritshme, do të ndodhi. Ajo që do Zoti do të ndodhë dhe ajo që Ai ka vendosur do të ndodhë, nuk ka tërheqje të asaj që Ai ka vendosur dhe nuk ka ulje për atë që është lartësuar, nuk ka pengesë për atë që Ai dhuron  dhe nuk  ka kush të japi për atë që Ai ndalon. Atë çfarë do Zotin ynë bën, nuk ka frikë dhe nuk ka pesimizëm, por vetëm durim, këmbëngulje dhe optimizëm se fitorja dhe lartësimi u takojnë njerëzve të Islamit dhe besimit, dhe se poshtërimi, nënçmimi  dhe humbja u takon njerëzve të padrejtë, agresorë dhe tiranë. “Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Jusuf 21)

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.

Dëshmoj se i dashuri dhe udhëheqësi ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri nga të gjitha krijesat dhe i dashuri i Tij. Ai ngjallte shpresë në shpirtrat e shokëve të tij dhe ju bënte thirrje për optimizëm. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi pjesëtar e familjes së tij të pastër, mbi shokët e tij të zgjedhur dhe mbi ata që i pasojnë ata në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

“ O besimtarë! Kini frikë Allahun, përpiquni që t’i afroheni Atij me vepra të mira dhe luftoni në rrugën e Tij për të shpëtuar!” (El-Ma’ide 35) Përmes devotshmërisë njeriu fiton mbështetjen e Zotit dhe kënaqësinë e Tij. “Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.” (En-Nahl 128)

Adhurues të Zotit! Dijeni se për sa kohë jetojmë në këtë jetë, shijojmë nga shija e saj e ëmbël dhe e hidhur, jetojmë me të në gëzimet e saj sikurse jetojmë në hidhërimet e saj. Kjo botë nuk është shtëpi e rehatisë absolute dhe as e lumturisë së siguritë, por se besimtarë në të gjithë këtë situatë është durimtarë dhe falënderues. I dërguari ynë i nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  thotë: “ Çështja e besimtarit është e habitshme, sepse, në fakt e gjithë çështja e tij është mirësi. Kjo nuk i ndodh askujt tjetër përveç besimtarit. Nëse i vjen një e mirë, ai falënderon dhe kjo është mirë për të e nëse e godet ndonjë e keqe (fatkeqësi), ai duron dhe kjo është mirë për të.” Ai ka besim të fortë në Zot, i vendosur në menaxhimin e Tij, i kënaqur me sjelljen e Tij, i nënshtruar gjykimit të Tij, i liruar nga frika dhe larg nga dëshpërimi. Besimtari është durimtar, shpreson në shpërblim përballë fatkeqësive dhe vështirësive  optimist pavarësisht mundimeve dhe lodhjeve.

O ju muslimanë! Vërtetë gjuha e njeriut është e pafuqishme për të përshkruar ngjarjet e dhimbshme të cilat kemi parë në ditët e fundit. Zemra vërtetë është e mbytur me dhimbje dhe trishtim, është copëtuar me djegie, zemërim dhe pikëllim për atë që ndodhën tek populli ynë në Gazan  qëndrestare dhe në çdo pjesë të tokës Palestineze të plagosur. Kjo është një ndjenjë që përshkruan trupin e çdo muslimani të sinqertë, i cili është xheloz për fenë e tij, për nderin dhe tokën e tij, dhe për çështjet, kauzat e umetit të tij. Shikon vrasjen e njerëzve të pafajshëm, nga të moshuarit, fëmijët dhe gratë, dhe një izolim të padrejtë në të cilin janë ndaluar ushqimet dhe ilaçet, dhe ndërprerja e ujit, komunikimit dhe energjisë elektrike. Shtëpitë janë shkatërruar mbi kokat e të zotëve, banorëve të tyre pa mëshirë dhe pa keqardhje. E për shkak të këtyre tragjedive kemi parë trupa të tharë, mëlçi të thara, stomak të boshatisur dhe gjokse të etura.  Fëmijë që qajnë dhe bërtasin, të moshuar që rënkojnë, të sëmurë që ndjenë dhimbje, burra të hutuar. Allahu e di se ne jemi të copëtuar  dhe të djegur për shkak të shtypjes, shqetësimi dhe mungesa e ndihmës. Nuk ka forcë dhe nuk ka fuqi tjetër përveç Allahut të Madhërishëm dhe të Lartësuar.

Adhurues të Zotit! Në çdo mundim dhe çdo sprovë që ndodhën ka urtësi dhe bujari të dhuruar nga Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar. Nga adhurimet e zemrës me të cilat adhurohet Zoti nga robërit e Tij është besimi tek Zoti, sinqeriteti i mbështetjes tek Ai, besimi i mirë tek Ai delegimi i çështjeve tek Ai në sjelljen e përfitimeve dhe largimin, mbrojtjen nga të dëmshmet, të këqijat. Këto çështje janë të gjitha nga detyrat dhe përgjegjësitë më të rëndësishme. Ato janë nga cilësitë, karakteristika e besimtarëve dhe kushtet e besimit,  si dhe nga shkaqet e forcës së zemrës dhe veprimtaritë e saj, nga siguria, qetësia dhe rehatia e shpirtit. Prandaj, ja kujtoj vetes dhe ju një çështje madhështore: kush i përmbahet do të shpëtojë, do të përmirësohen punët e tij pavarësisht nga të gjitha ndryshimet e rrethanave dhe luhatjet e situatave të tij.

LEXO  Pendohuni tek Zoti - Aksa 20.03.2020

O adhurues të Zotit! Ajo është besimi, bindja në Zot dhe të menduarit e mirë për Zotin, i Madhërishëm dhe i Lartësuar është Ai. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kur besimtarët (e vërtetë) panë ushtrinë e aleatëve, thanë: “Kjo është ajo që na kanë paralajmëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij; sigurisht, premtimi i tyre u vërtetua!” Kjo ua forcoi atyre besimin dhe bindjen.” (El-Ahzab 22)

Po, o ju të lidhur me këtë vend! Vërtetë bindja dhe besimi në Zot është një kështjellë e lartë në zemrën e çdo besimtari. Me besimin në Zot forcohen zemrat dhe nuk tronditen nga stuhitë, nga fatkeqësitë dhe nga vështirësitë, por se këto zemra rriten në vendosmëri, qëndresë dhe në besim. Ndërsa ne, në këtë kohë, kohë grindjesh dhe dobësie,  kemi nevojë të madhe për ripërtëritje e bindjes dhe besimit në Allahun e Madhërishëm, në premtimet e Zotit dhe që të kemi mendim të mirë në Zot. Ajo është rruga e shpëtimit të muslimanëve dhe litari i fortë i Zotit, në të cilën ka nxitur zotëria i të dërguarve, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Sikurse ka ardhur në hadithin e sjellë nga Xhabiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregohet se ka thënë: “ E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, tre ditë para ndërrimit jetë të tij, duke thënë: Askush prej jush nuk duhet të vdesë, përveçse duke patur mendim të mirë për Allahun e Plotfuqishëm.”

O ju namazfalës në ambientet e xhamisë të bekuar të Aksasë dhe në çdo vend! Kush do që lutet, le të mendojë mirë për Zotin, sepse Ai do t’i përgjigjet lutjes së tij. Pasha Zotin,  çdo robi që ka mendime të mira për Zotin e tij, Zoti i plotëson mendimet e tij të mira. Prandaj mendo mirë për Zotin tuaj dhe ndiq shembullin e pejgamberëve tuaj, paqja e Zotit qoftë mbi ta, sepse ata janë njerëzit më të mirë që kanë pasur mendim të mirë për Zotin dhe bindje, besim në Zotin. I dashuri i Zotit, Ibrahimi, paqja e Zotit qoftë mbi të, të cilin populli i tij e hodhi në zjarr, e ai nuk ju përgjigj vetëm se me fjalën e tij: “Na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm!” E zjarri ishte i ftohtë dhe i paqtë me urdhrin e Zotit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ne thamë: “O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!” (El-ENbija’ 69) Nga mendimi i tij i mirë për Zotin e tij, dhe bindja në mbështetjen dhe ndihmën e Tij,  është se  kur ai e la gruan dhe foshnjën e tij në një vend ku nuk kishte ujë e as jetë, duke qenë i bindur në mbrojtjen,  ruajtjen  e Zotit; Gruaja e tij i tha: “A Zoti të ka urdhërua për këtë?”  Ai ka thënë: “Po.” Ajo i ka thënë: “ Atëherë, Ai nuk do të na humbi, braktisi ne.”

Bindja, besimi në Zot, është ajo që e forcoi nënën e të dërguarit të Allahut,  Musait, paqja e Zotit qoftë mbi të, që ajo të hedhë djalin de copën e zemrës së saj në rrymën e lumit të furishëm, me të cilin lozin valët e lumit, dallgët e të cilit e shpien atë drejt caktimit të Zotit. Ajo nuk frikësohet dhe nuk pikëllohet dhe pse lumi ishte i rrezikshëm për fëmijën e vogël, foshnjë, i pafuqishëm për veten e tij. Për tu kthyer zotëria ynë, Musai, paqja qoftë mbi të, nën mbrojtjen e Sunduesit të Drejtë, ku besimi në Zotin ishte i madh, e do të ishte shpërblimi: “  Kështu, Ne e kthyem atë te nëna e vet, që ajo të gëzohej e të mos pikëllohej dhe që ta dinte se premtimi i Allahut është i vërtetë; por, shumica e njerëzve nuk e dinë.” ( El-Kasas 13)

Për të dashurin tonë të përzgjedhur, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, tregoni, flisni pa asnjë problem, në bindjen, besimin e tij tek Zoti i tij në të gjitha situatat në historinë e tij,  e ku historia e tij është e mbushur me ngjarje.

O ti musliman! O ti i lidhur dhe që vigjilon në këtë vend! O ti durimtarë! Të jesh i bindur se Allahu i Madhërishëm është Ndihmuesi i fesë së Tij, e ky është premtim prej Tij, Allahut të Madhërishëm, për robërit  e Tij. “Qysh më parë Ne u kemi premtuar robërve Tanë të dërguar se ata do të ndihmohen (prej Nesh).” (Es-Saffat 171-172) Nëse je besimtarë tek Zoti, i bindur në premtimin e Zotit, mos u hidhëro as mos u trishto, por përmbaju asaj që Allahu ka thënë: “  Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” (Al ‘Imran 159) Dijeni se në kohët më të errëta vjen agimi, kur vështirësitë bëhen të rënda, gëzimi dhe lehtësimi afrohet. E kur dëshpërimi pushton zemrat e njerëzve, për shkak të ashpërsisë së mundimeve dhe fatkeqësive, urisë dhe sëmundjeve, braktisjes së vëllezërve në fe, përhapjes së hipokritëve, kundërshtive të gënjeshtarëve, agresionit dhe brutalitetit të të padrejtëve, Allahu i Madhërishëm dhuron paqe dhe lehtësim për besimtarët. “Dhe, kur të dërguarit gati e humbën shpresën dhe menduan se do të shpalleshin gënjeshtarë, atëherë u arriti ndihma Jonë: Ne shpëtojmë atë që duam dhe dënimi Ynë nuk zmbrapset nga populli keqbërës.” (Jusuf 110)

LEXO  Emaneti, përkufizimi, shpjegimi i fushave të tij dhe obligimi për plotësimin e tij

Vërtetë ai që ka besim në Zotin bindja dhe besimi  i tij nuk i lëkunden dhe nëse shikon grindjen e popujve  dhe intensifikimin e mosmarrëveshjeve. Ai e di shumë mirë, është i bindur, se e gjithë çështja i përket Zotit, se përfundimi i mirë është për njerëzit e devotshëm, që i frikësohen Zotit, dhe se kjo fe do të mbizotërojë, triumfojë. “Allahu ka vendosur: “Unë dhe të dërguarit e Mi do të triumfojmë me siguri!” Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.” (El-Muxhadile 21)

O ju të lidhur me këtë vend! Parimi bazë në umetin Islam është që të shfaqin në të gjitha situatat e tyre bindjen në Zotin, mbështetjen tek Zoti dhe të marrin forcë prej Tij. Nëse i drejtohemi Atij jemi drejtuar, mbështetur në një kusht të fortë. Sikurse duhet të dimë se koha e fitneve dhe vështirësive shfaqën të vërteta që barten në zemra, nga forca e besimit ose dobësia e tij. Mendimi i mirë për Zotin shfaqet tek disa njerëz dhe shfaqet mendimi i keq për Të tek disa tjerë. Nevoja jonë për ti besuar Zotit është më e madhe se nevoja jon për ushqim dhe pije, deri dhe se sa ajri që ne thithim. Të besuarit në Zot është lidhja e zemrës me Zotin e Vetëm dhe të Plotfuqishëm, dhe shkëputja e lidhjeve me krijesa dhe me jo besimtarë. Ata nuk posedojnë për ne dhe as për veten e tyre dobi dhe as dëm.

O ju muslimanë! Ky umet vërtetë është umet krenar, i lavdishëm, por fatkeqësish është hipnotizuar qëllimi dhe synimi i tij me dëshira, dyshime dhe me shpërqendrime. Nuk i intereson sulmi i ashpër ndaj kësaj feje nga armiqtë e fesë, ata që përgjojnë rreth këtij kombi, fesë, moralit dhe rinisë së tij. Aty ku armiqtë e umetit  punuan për të përhapur helmet e tyre, idetë e tyre dhe qytetërimin e tyre të rremë e të sëmurë në mesin e umetit Islam, në mesin e bijve të popullit musliman. Kështu ata i përçanë muslimanët, copëtuan unitetin e tyre dhe komplotuan kundër fesë dhe moralit të tyre. Bënë çdo përpjekje për të shtrembëruar rininë Islame. Atyre ju erdhën në ndihmë nga mesi i popullit dhe i gjakut tonë, nga ata që flasin gjuhën tonë. Përhapën shthurje dhe shkatërrim në tokë, shthurje në besim, në doktrinarë, në moral dhe në media. Plani ishte i rrezikshëm, ky umet u sulmua me shpërqendrime të ndryshme, e ky umet nuk është zgjuar deri në këtë moment.

O ju të lidhur me këtë vend!  Zemra hidhërohet, sytë derdhën lot, dhe se ne jemi të trishtuar nga plagët e tua, o Gaza!  Tradhtia dhe sabotazhi janë strehuar në zemrat e armiqve tanë, padrejtësia dhe tirania kanë rrjedhur nëpër damarët e tyre. E kjo është ajo që Libri Famëlartë, Kurani,  e ka bërë të qartë. Episode të tradhtisë, keqdashjes dhe urrejtjes,  ligësisë, poshtërsisë dhe zilisë, duke sulmuar, fyer pozicionin e Rububijs, Sundimit të Tij,  dhe Uluhijes, adhurimit të Tij. Mesazhi i Bejtul Makdis, Kudsit, për të gjithë muslimanët në përgjithësi dhe në veçanti për qeveritë, udhëheqësit dhe vendimmarrësit: Ku jeni me atë që po përballet Bejtul Makdis, Kudsi dhe xhamia Aksa?! Pse nuk marrim parasysh dhe nuk nxjerrim mësim nga kjo.  Kjo është Palestina, kjo është Gaza, ky është qyteti i Kudsit, dhe kjo është xhamia e bekuar e Aksasë, e  ku jeni ju në lidhje me këtë amanet?! Do të qëndroni para Allahut dhe do të pyeteni për të, a e keni ruajtur  apo e keni humbur atë, emanetin?! “O besimtarë! Mos e tradhtoni Allahun dhe të Dërguarin e mos i tradhtoni amanetet me vetëdije.” (El-Enfal 27) Ndërsa i dashur i përzgjedhur, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Të gjithë ju jeni kujdestarë dhe të gjithë jeni përgjegjës për ata që keni nën përgjegjësinë tuaj.”

Ai që pendohet nga gjynahi  është sikur ai që nuk ka gjynahe. Kërkoni falje Zotit sepse Ai ju falën. Me të vërtetë fitoja është për ata që tek Zoti kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

Hutbeja e dytë

Falënderimet janë për Zotin e botëve. Lutjet dhe përshëndetjet janë për të dërguarin më të nderuar, zotërinë tonë Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

LEXO  Zgjohuni nga përgjumja - Aksa 27.11.2020

O ju besimtarë! O ju durimtarë! O ju të lidhur dhe vigjilentë në këtë tokë! Jini krenarë me fetë tuaj, rishikoni, kthejuni historisë tuaj, historisë së krenarisë, dinjitetit dhe çlirimeve të shumta, historisë së të vërtetës, drejtësi dhe udhëzimit, historisë së ndritur me njerëzoren e saj, dhembshurisë, paqes dhe sigurisë së saj për të gjithë pjesëtarët e asaj shoqërie pa asnjë diskriminim.

O ju muslimanë! Feja e jonë, libri ynë, syneti ynë, vendet tona të shenjta dhe Aksa e jonë janë emanet në qafat e të gjithë ne.

O ju durimtarë! Kur jemi në përfundim të muajit të mevludit, muaji i lindjes së njeriut më të mirë, profetit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e them se në Meke është fillimi dhe në Aksa përfundimi. Në Meke ka tavaf, përpjekje dhe mësime, ndërsa në Kud’s ka lidhje, vigjilencë, durim dhe sakrifica. Në Meke ka lot të të penduarve të pastër, ndërsa në Kud’s ka lot të adhuruesve të drejtë. Në Meke Haxhiu lanë gjynahet me lotët e tij, ndërsa në Kud’s, namazfalësi lanë me ujin e abdesit të tij poshtërimin e umetit të tij.   Meka është kibla, drejtimi i atyre që bien në ruku dhe në sexhde, ndërsa Kud’si është vendi i të duruarve dhe vigjilentëve, të lidhurve me këtë vend.

O adhurues të Zotit! Ajo është xhamia e Aksasë, toka e tubimit dhe ringjalljes. Ajo është xhamia e Aksasë, kibëleja e parë nga dy të tillat, xhamia e dytë  ndërtuar në tokë, vend udhëtimi i zotërisë së të dy botëve, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, vendi i ngjitjes së tij për në qiejtë e lartë, dhe vendi ku ai ishte imam, udhëheqës në namaz për të gjithë profetët dhe të dërguarit e tij. O ju të lidhur me këtë vend! Ajo është xhamia e bekuar e Aksasë, vendbanimi i zemrave të njerëzve të ditur, kibla, drejtimi i monoteistëve, atyre që besojnë në Një Zot të Vetëm, porta e tokës për në qiell dhe vendi i shfaqjes Hyjnore.

O ju të dashur! Këtu ka një obligim, detyrë për umetin, udhëheqës dhe të udhëhequr, popull, në drejtim të xhamisë së bekuar të Aksasë. Detyrë nga detyrat më të rëndësishme në këto ditë të vështira. Ata e kanë detyrë fetare dhe doktrinarë, e kanë detyrë historike, kulturore dhe humane,  njerëzore. Dijeni se ruajtja dhe kujdesi ndaj xhamisë së bekuar të Aksasë  është ruajtje e angazhimit dhe kujdes i besëlidhjes që kemi bërë me të dërguarin tonë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.  Namazi i tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, imam, udhëheqës i të gjithë të dërguarve në këtë vend të pastër është shenjë e qartë besimi se i dashuri ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka marrë besën, është pranuar,  nga të gjithë të dërguarit,  për Islamin e kësaj xhamie. Kjo xhami ka hapësi për të qenë vetëm xhami, se ai,  populli i tij dhe ata që vijnë pas tij janë kujdestarët, rojtarët besnikë dhe përgjegjës për këtë xhami. E kjo përgjegjësi, ruajtje, mbrojtje dhe kujdes përcillet brez pas brezi. Kjo është pranim besnikërie dorëzuar nga të gjithë të dërguarit tek i dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ti, o i dërguari i Allahut je kujdestari dhe mbrojtësi i kësaj xhamie të cilën Zoti i Plotëfuqishëm e ka quajtur xhamia e bekuar e Aksasë, e umeti yt pas teje e ka përgjegjësi që të kujdeset për të deri kur të bëhet Kijameti.

Pyetja shtrohet:   Cila do të jetë përgjigja në Ditën e Kijametit?! Nëse çliruesi Omer dhe çlirimtari Salahudin vijnë  dhe na pyesnin për xhaminë e bekuar të Aksasë duke na thënë: Përse e humbët atë? Kujt ja latë atë? Çfarë bëtë për mbrojtjen e saj? Ku është porosia e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe emaneti i tij që ua ka lanë, për ruajtjen dhe kujdesin për të? Ku është fjala e juaj e besnikërisë ndaj të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të?  

 Ne këtu në xhaminë e bekuar të Aksasë jemi në besën tonë ndaj të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, në ruajtjen, në mbrojtjen dhe në kujdesin për xhaminë e bekuar të Aksasë, me durim dhe përkushtim, lidhjen tonë me këtë vend.

O ju muslimanë! Nëse umeti ynë nuk e bën këtë, qofshin të mëdhenj apo të vegjël, popuj apo qeveri, duke u angazhuar në epshet dhe dëshirat e tij, atëherë ai rrezikon t’i nënshtrohet kërcënimit të Zotit në fjalët e Tij që thotë: “E, nëse ju ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, i cili nuk do ta ndjekë shembullin tuaj.” (Muhamed 38)

O Zot, të lutemi që të jesh për ne Ndihmues, Mbështetës, Mbrojtës dhe Përkrahës. O Zot, na mëshiro me Mëshirën Tënde të gjërë dhe largo nga ne fatkeqësitë. O Zot, mposht armiqtë tanë dhe ata që na kanë sulmuar. O Zot, shëro plagët, të metat tona, ushqe të uriturit tanë, largo etjen të eturve tanë, mbulo të zbathurit tanë, vish të zhveshurit tanë, shëro të plagosurit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë.

O Zot, lutemi për Butësinë Tënde mbi të moshuarit e pamundur, mbi foshnjat, mbi gratë që kanë mbetur të veja dhe mbi fëmijët që kanë mbetur jetimë. O Zot, largo shqetësimin dhe pikëllimin nga ne. O Zot, ruaj njerëzit tanë në Gaza me mbrojtjen Tënde dhe kërkojmë që me Madhështinë Tënde t’i mbrosh ata që të mos goditen nga lartë dhe nga poshtë këmbëve të tyre. O Zot, zbrit qetësinë dhe sigurinë Tënde mbi ta.

O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë dhe ata që janë të lidhur në të, vend udhëtimi i të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, forcoje atë me fortifikimin Tënd të fortë, bëjë atë nën ruajtjen, kujdesin, sigurinë, mbrojtjen dhe garancinë Tënde, o Zotëruesi  i Lavdisë, Madhështisë dhe Bujarisë.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit e tyre.   

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

Me lejen e Zotit, do të falim namazin e xhenazes në mungesë për shpirtrat e dëshmorëve, pas namazit të xhumasë.

Dhe fto për namaz.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1200891091135275

Post Author: endrit