Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 05-06-1446 H 06-12-2024 D
Shejh Halid Ebu Xhumua
Tema “ Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!”
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili është Unik në Përjetësinë e Tij për shkak të Krenarisë së Tij të madhe, është i Veçuar, Unik në qëndrueshmërinë e Tij për ekzistencën e tij të Përhershme, ka ndriçuar me Dijeninë e Tij zemrat e njerëzve të dashur të Tij, bëri të bukur sekretet e atyre që kanë për qëllim lavdërimin e mirë të Tij, u dhuroi të gjithëve nga shpërblimet e Tij të mëdha dhe qetësoi nga frika ata që ishin të frikësuar me shpresë të mirë prej Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, dëgjon lutjet e krijesave të Tij dhe ju përgjigjet, ngushëllon të vetmuarin, udhëzon të zhvendosurin, të pastrehë, dhe largon vetminë nga i huaji. Ka shpërndarë Sundimin e Tij me rrjetën e fuqisë dhe nënshtrimit, dhe ka shtrirë mëshirën e Tij në tokë, në qiell dhe në dete. Kemi ngritur duart tona nga Ai duke ju lutur që në momente fatkeqësish të na furnizojë me durim.
O Zoti ynë, kërkojmë mbrojtje me Dritën e Shenjtërisë Tënde dhe Madhështinë e Pastërtisë Tënde dhe Begatin e Madhësisë Tënde, që të na ruash, nga çdo dhimbje dhe lëndim dhe nga ata që këpusin rrugën natën dhe ditën, me përjashtim të atyre që trokasin për të mirë. O Zot, Ti je ndihma jonë, tek Ty kërkojmë ndihmë! O Zoti ynë, Ti je streha jonë tek Ti kërkojmë strehim! O Zot, Ti je mbrojtja jonë tek Ty kërkojmë mbrojtje! O Ti që të janë nënshtruar qafat e tiranëve dhe janë prerë para Tij frerët e faraonëve, tek Ty kërkojmë mbrojtje nga zemërimi Yt, nga zbulimi i hidhërimit Tënd, nga harresa e përmendjes Tënde dhe largimi nga falënderimi ndaj Teje.
O Zoti ynë, ne jemi nën mbrojtjen Tënde në natën dhe ditën tonë, në shfaqjen tonë dhe në udhëtimin tonë, në gjumin tonë dhe në vendimet tona. Përmendja e Emrit Tënd është slogani ynë dhe lavdërimi Yt është mbuloja jonë. S’ka Zot tjetër përveç Teje, Madhërim për Fytyrën Tënde Fisnike dhe nderim për rrezet e Dritës Tënde, largo nga ne sherrin, të keqen e robërve Tu dhe na mëshiro me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
Dëshmoj se zotëria, i dashuri, udhëheqësi dhe modeli, shembulli ynë, Muhamedi, i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Zoti ka zbritur tek ai Librin me vërtetësi dhe drejtësi, me argument dhe vendim, dhe e mbështeti atë me mrekulli dhe argumente. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, zotërinë tonë Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në çdo kohë dhe në çdo moment.
Zoti qoftë i kënaqur me pjesëtarët e familjes së tij dhe bashkëshortet e tij të pastra, nënat e besimtarëve, me shokët e tij të njohur, udhëheqësit e udhëzimit dhe pishtarët e të gjithë botës, me tabi’inën dhe pasuesit e tyre me vepra të mira deri në ditën e Kijametit.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit. Porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Allahu. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102) Dijeni se lumturia e kësaj bote dhe e botës Tjetër arrihet me përmirësimin e zemrave dhe hapjen e tyre, dhe me largimin e shqetësimeve, hidhërimeve dhe halleve të tyre. Jini të bindur ndaj Zotit dhe ndaj të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, do të arrini atë që kërkoni dhe do të plotësoni atë që dëshironi. Përmendeni shumë Allahun: “ Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Er-Ra’d 28)
A nuk e keni ditur se të drejtuarit për tek Allahu i Madhërishëm me dëshirë dhe me frikë, me keqardhje dhe me pendesë, në të gjitha vështirësitë dhe fatkeqësitë, në katastrofa dhe kushte të vështira është prej shkaqeve më të mëdha të qetësimit të zemrave dhe shpirtrave dhe të realizimit të qëllimeve. Ndërsa kundërshtia dhe mos bindja ndaj Zotit dhe dorëzimi tek shejtani, dëshpërimi, dorëzimi dhe humbja e shpresës nga mëshira e Zotit, dhe humbja e shpresës janë nga shkaqet më të rëndësishme të humbjes, të ngushtimit të zemrave, të shtimin e shqetësimeve dhe anktheve dhe të vonesës në plotësimin e qëllimeve.
Dëshpërimi, dorëzimi dhe nënshtrimi janë kufizimi i dëshirës dhe të shpresuarit në Allahun e Madhërishëm dhe të Lartësuar.
O ju të lidhur me këtë vend! Vërtetë dëshpërimi është errësirë e thellë dhe natë e turbullt. Ndërsa shpresa është ndriçim dhe dritë, kënaqësi dhe gëzim. Dëshpërimi është barrë e rëndë për mendjen dhe trupin, kufizon zotëruesin e tij, duke e lënë në pozicionin e tij si i burgosur i izoluar për shkak të zotërimit të dëshpërimit mbi shpirtin e tij dhe pengimin e tij ndaj çdo gjëje të të ardhmes. I dëshpëruari i kufizuari ka mendim të keq për Zotin e tij, është dobësuar mbështetja e tij tek Ai, janë ndërprerë shpresat e tij prej Zotit. O adhurues të Zotit, e si mundet që dëshpërimi të mundë zemrën e besimtarit, i cili lexon dhe dëgjon në vazhdimësi fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “ S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) para se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë! (Këtë paracaktim e kemi bërë) që ju të mos dëshpëroheni për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë. Allahu nuk i do kryelartët mburravecë.” (El-Hadid 22)
O ju të lidhur me këtë vend! Në historinë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kemi zbatim praktik të udhëzimit Kuranor. Prandaj, adhurues të Zotit meditoni se si u realizua dëshira në formën më të shkëlqyer dhe në situata shumë të vështira, kur ushtria e muslimanëve doli në betejë, pas betejës së Uhudit. Ata, ushtrinë e muslimanëve, i kishte pushtuar dhimbja dhe pikëllimi për humbjen e shumë nga dëshmorët dhe të plagosurit. Medina në atë natë ka kaluar në mes të qarit dhe dhimbjeve të atyre që vuanin nga plagët. E nuk kishte lindur akoma agimi kur dikush i thirri për të dalë në përballje me idhujtarët. Muslimanët dolën me gjithë plagët dhe dhimbjet e tyre, për në luginën Hamrail Esed, luginë jashtë Medines, me një ushtri të ngarkuar me plagë me një mesazh të qartë dhe të drejtë për drejtë për armiqtë, se muslimanët vazhdojnë të jenë të fuqishëm të aftë për tu përballur dhe se plagët që tyre që rrjedhin, dhimbjet dhe humbjet e tyre nuk mund t’i ndalojnë ata në përhapjen e mesazhit të Islamit, as që mund ta çojnë në për mendje. Përndryshe nuk kishte se përse i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, të kthehej nga Uhudi për në luginën Hamrail Esed, në ditën tjetër, direkt pas betejës së Uhudit, në kohën kur plagët vazhdonin të rridhnin gjak. E si mundet të ndodhi kjo?! O adhurues të Zotit, ky është besimi. Ai është besimi. Po, o ju besimtarë, krenaria e umetit tonë është me të, me besim. Besimi ynë në Caktimin dhe Vullnetin e Zotit na jep ne forcë në vendosmëri dhe qëndrueshmëri, na ruan që të jemi të aftë të përballemi, na jep durim dhe qëndrueshmëri. Ata u nisën për në luginën Hamrail Esed, duke qenë të bindur se afatet janë të përcaktuara, nuk vonohen dhe nuk afrohen as dhe një sekondë të vetme. Ishin të bindur me fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “ Thuaj: “Do të na godasë vetëm ajo që na ka caktuar Allahu; Ai është Mbrojtësi ynë dhe vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët!.”(Et-Teube 51) Për këtë arsye Allahu, Zoti i tyre, duke i lavdëruar dhe vlerësuar ata, ka thënë: “ (Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm!”(Al ‘Imran 173)
Ky popull, o umeti Islam, tejkalon plagët e tij përmes dorëzimit të çështjes tek Zoti i tij.
O ju të lidhur me këtë vend! Vërtetë mungesa e dëshpërimit nuk do të thotë që njeriu të mos ndjejë dhimbje apo të mos pikëllohet kur i ndodhin fatkeqësi, apo të dali nga ana njerëzore e tij, por se besimi i tij në Zotin e tij ja kufizon këtë dhimbje në mënyrë që ajo të mos arrijë në gradën e dëshpërimit dhe dorëzimit. Besimtari, pavarësisht dhimbjeve dhe plagëve të tij, shikon dritën e shpresës nga zjarri i dhimbjes dhe mbanë shpresën në zemrën e tij pa marrë para sysh masën e dhimbjes. Ai e di se perëndimi i diellit nuk mund të mos shoqërohet pa lindjen e një dielli të një dite të re. Muslimani e di me siguri rrugëzgjidhja, me lejen e Zotit, do të vijë, dhe qoftë pas një kohe. Nëse shejtani të bën vesves se shpresat tua janë të humbura përkujto me një herë se Menaxhuesi i kësaj ekzistence është prezent, Ekziston, dhe se jeta është në Dorën e të Butit, Mëshirëplotit. Thuaj zemrës tënde, përse dëshpërohesh? Përse ngushtohesh? A mund të qëndrojë dëshpërimi me zemrën tënde dhe ti je me Zotin?! A mund të shuhet: “ Allahu është Drita e qiejve dhe e Tokës.” (En-Nur 35) Kurani është dritë, i dërguari i Zotit është dritë, Islami është dritë, legjislacioni, sheriati ynë është dritë. Prandaj merr nga këto drita që të jenë dritë për jetën tënde dhe vazhdo duke qenë i qetë pa dëshpërim dhe frikë. Përkujto gjithmonë se Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Dhe, kur të dërguarit gati e humbën shpresën dhe menduan se do të shpalleshin gënjeshtarë, atëherë u arriti ndihma Jonë: Ne shpëtojmë atë që duam dhe dënimi Ynë nuk zmbrapset nga populli keqbërës.” (Jusuf 110) Prandaj, o ju durimtarë, të lidhurit me Bejtul Makdis, Kud’s, dhe rrethinat e tij kanë mësuan nga këto ngjarje. Ata lexuan me zemrat e tyre se Allahu është që menaxhon çështjet nga qielli në tokë, e lanë çështjen në dorën e Atij dhe medituan e mendjet e tyre: “Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij…” (Et-Talak 3) Çështjen e tyre ja lanë në dorë Atij dhe ju dorëzuar caktimit dhe vullnetit të Tij, mendimet e tyre notuan në fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “ Vërtet, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!” (Esh-Sherh 6) Ata ishin të bindur se lehtësimi do të vijë me patjetër. Në këtë ajet ka përgëzim për njerëzit e besimit se e vështira ka një përfundim sa do që të zgjasë në kohë.
O ju të lidhur! Kështu e shikojmë vendosmërinë e madhe të njerëzve tanë në Gazan qëndrestare të cilët, pavarësisht dhimbjeve dhe plagëve, durimtarë dhe të vendosur. Ata vuajnë nga i ftohti dhe ngricat e acarta të dimrit, ku ashpërsia e erës u vjen nga çdo anë dhe drejtim, nga çdo krah dhe shteg, duke marrë para dhe shkatërruar çadrën e tyre të lodhur, duke i lënë ata në qiell të hapur, duke u mbështjellë me vendosmërinë dhe durimin e tyre dhe duke shtruar rrënjët e hidhërimit dhe shtypjes. Dëgjojnë zhurmën e bubullimës dhe fërshëllimën e saj sa herë që mbyllin sytë e tyre të mëdhenj nga frika dhe djegia. Durimtarë dhe të vendosur atje në tokën e Gazas, familje që kanë ngelur pa strehë, janë ndarë, larguar dhe veçuar. Familje që janë kryqëzuar nga rekordet e shpirtrave. Familje që kanë humbur të dashur, të madh, të vogël dhe foshnje. Historia do të shkruaj për ju se si fëmijët e vegjël, foshnjë, kanë lindur në fund të një çadre të hapur. Mosha e të cilëve sot është një vit e disa muaj, se si janë thinjur flokët e tyre para rritjes së tyre, kur djepi i tyre është tokë dhe balë e ëmbël, ndërsa qumështi i tyre janë lot të përzier me pikëllim dhe dhimbje.
O ju të bekuar! Mjetet e informacionit nga toka juaj kanë transmetuar se për tre vajza sa mosha e luleve dhe jasminës, si u larguan me qetësi dhe heshtje kur ato po prisnin me durim një ragife, një fetë buke nga ndihma që nuk është njerëzore. Trupi i tyre i hollë dhe i rraskapitur nuk mundi të durojë forcën e shtyrjeve dhe të garimit për një kafshatë buke të hidhur të njollosur me shtypje. Ikëm nga rrënimi dhe shkatërrimi i shtëpive drejtë rrënimit dhe shkatërrimit të zemrave. Në një kohë ku mungon qoftë dhe fryma më e vogël e vlerës dhe e dinjitetit njerëzor, ju qëndroni me gjithë lavdi, nder dhe krenari. Zoti ju bekoftë, sepse të gjithë ju jeni njerëzit durimtarë dhe të lidhur. E si të mos jeni të tillë, kur ju jetoni në oaz të rrënuar, në mesin e të cilit është një burim uji i tharë, një pemë e djegur, mbetje të një shkolle dhe një furrë buke e shkatërruar. Ilaçe që mungojnë, dhe pse janë shumë të nevojshme, në një kohë kur tek ata dhe në mesin e tyre hanë përhapur sëmundje ngjitëse. Sëmundjet janë shtuar ndërsa ilaçet mungojnë. Të gjitha këto dhe ju përsëri jeni durimtarë, të lidhur të sinqertë. Sa zemra të pastra që janë këto në të cilat kanë zënë vend mëshira, begatitë dhe lutjet e sinqerta. Paqe mbi ata shpirtra që i kanë lënduar plagët, që i kanë rënduar shqetësimet dhe pikëllimet. Paqe për ata shpirtra se si kanë qëndruar dhe kanë thënë me gjithë qetësinë; “Lavdërimet janë për Zotin.”
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në një hadith që ka kuptim shumë të thellë, futeni atë në zemrat dhe mendjet tuaja, meditoni në të dhe për kohën, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Do të vazhdojë një grup nga umeti im të jetë i vendosur në të vërtetën, përballen me armikun e tyre, nuk i dëmton ata se kush i braktisën, i tradhton, përveçse nga ajo që i godet ata nga fatkeqësitë deri sa të ju vij urdhri i Zotit dhe ata janë në këtë gjendje.” I kanë thënë: “ O i dërguari i Allahut, e ku janë ata?” Ka thënë: “ Në Bejtul Makdis, Kud’s dhe në rrethinat e tij.” Fitorja është me ata që tek Zoti kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni fale dhe luteni Atë sepse Ai është afër i përgjëgjet lutjeve.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, për Durimin e Tij pas Diturisë së Tij, dhe për Faljen e Tij pas Fuqisë së Tij. O Zoti ynë, me të vërtetë kërkojmë mbrojtje nga varfëria vetëm se prej Teje, nga poshtërimi vetëm se prej Teje dhe nga frika vetëm se prej Teje. O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga poshtërimi prej armiqve tanë, nga sëmundjet e pashërueshme, nga zhgënjimi prej shpresave, nga përfundimi i të mirave dhe nga fatkeqësia e papritur.
Lutjet dhe përshëndetjet për poseduesin e rrugë, vlerës, virtytit dhe gradëve të larta! O Zot, fale poseduesin e pozitës së nderit dhe Miraxhit, ngritjes në qiell! O Zot, fale atë që ka hypur në Burak dhe që ka kaluar shtatë katet e qiellit! O Zot, fale ndërmjetësuesin për të gjitha krijesat, pjestarët e familjes së tij të pastër dhe shokët e tij të ndershëm!
Në vijim
O ju të lidhur me këtë vend! Xhamia e Aksasë dhe Kud’si kanë pozitë të lartë në fenë tonë, e mbjellë në zemrat tona. Ato të dyja janë trashëgim për umetin përmbyllës. Kud’si dhe Aksa janë në thellësinë e zemrës së çdo muslimani. Prandaj, o adhurues të Zotit, përgjegjësia e ruajtjes dhe kujdesit për xhaminë e Aksasë bie mbi çdo njërin që lidhet me këtë fe të pastër. Sikurse Meka, Qabeja e Nderuar dhe xhamia e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në Medine, janë vende të shenjta, të bekuare dhe të nderuara, është përhapur shenjtërimi dhe bekimi tek ky populli i bekuar duke përfshirë dhe xhaminë e bekuar të Aksasë, dhe kështu të gjitha u zbukuruan me ngjyrën Islame. Lidhja e xhamisë së bekuar të Aksasë është stabilizuar me popullin tek i cili erdhi i dërguari i tij, Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Në të janë të gjithë të dërguarit.
Nga Hurejm Ibn Fatik el Esedij, shok i të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, tregohet se ka thënë që ai ka dëgjuar të dërguarin duke thënë: “ Banorët e Shamit janë zëri i Allahut në tokën e Tij, Zoti, hakmerret me ata ndaj kujt Ai dëshiron nga robërit e Tij. Është e ndaluar, haram, për hipokritët e tij që të shfaqen para besimtarëve të tij, e ata, hipokritët e Shamit, nuk vdesin vetëm se të zymtë dhe të trishtuar.” Ndërsa xhamia e Aksasë është zemra e vendeve të Shamit, Levantit, e ajo është e drejtë për popullin e të dërguarit, Muhameti, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ajo është vetëm e tyre, nuk mund të jetë ortak me ta dikush tjetër.
Po, o ti tokë e pastër dhe e bekuar, që të ka shenjtëruar Allahu.
O ju të lidhur me këtë tokë! Vërtetë thirrja e parë që është ngritur në qytetin e Kud’sit dhe në xhaminë e tij, në Aksa, ka qenë në ditën e çlirimit të tij si qytet nga Omeri. Ezan që e ka thirrur Biali, Zoti qoftë i kënaqur me të, sa që dhe ajri filloi të dridhet nga thirrja e Monoteizmit, besimit në Një Zot. Zëri i ezanit për namaze hapet në atmosferë në rrugët dhe ngushticat e qytetit të bekuar, ushton në horizont dhe tronditën çdo gjë që ekziston. Thirrje që lajmëron çdo ditë pesë herë se s’ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut. Sikurse mohon, refuzon çdo kryelartë në univers dhe çdo fe që ekziston përveç Madhështisë së Zotit dhe fenë me të cilën ka ardhur i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Nga këtu, Ezani ka qenë slogan për umeti Islam dhe ai është ritual nga ritualet e fesë. Me lejen e Allahut të lartësuar, ezani do të ngelet duke u përsëritur në të gjithë Kud’sin, në çdo pëllëmbë tokë në Bejtul Makdis, Kud’s, dhe në çdo vend në tokë. Zëri i muezinit do të ngrihet në qiellin e kësaj toke pesë herë në çdo ditë.
O ju namazfalës! Sheriati, legjislacioni ynë e ka bërë të qartë se ai që e urren ezanin dhe largohet nga ezani është Iblisi, shejtani i mallkuar, të cilin Allahu e ka mallkuar, bazuar në fjalën e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që thotë: “Kur thirret për në namaz, me ezan, shejtani largohet larg deri sa të mos e dëgjojë thirrje e ezanit.” Diskutimi për ndalimin e ezanin në Bejtul Makdis, Kud’s është i refuzuar ligjërisht, fetarisht dhe zyrtarisht, në përmbajtje dhe në temë, në degë dhe në bazë, origjinë.
Zoti ju mëshiroftë! Dijeni se veshët e sëmurë dhe zemrat boshe vetëm ato janë që e urrejnë thirrjen e Zotit. Fjalët e ezanit janë harmonike dhe të mbushura me bukuri, përsosmëri dhe monoteizëm, dhe që depërtojnë, hyjnë në zemra pa kërkuar leje me të cilat lumturohet mendja dhe shpirti. E ajo është përmendje e Zotit. “ Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (Er-Ra’d 28)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë tonë Muhamedin.
O Zot, të lutemi që të jesh për ne Ndihmues, Mbështetës, Mbrojtës dhe Përkrahës.
O Zot, na mëshiro me Mëshirën Tënde të gjërë dhe largo nga ne fatkeqësitë. O Zot, mposht armiqtë tanë dhe ata që na kanë sulmuar. O Zot, shëro të metat tona, ushqe të uriturit tanë, largo etjen të eturve tanë dhe mbro këmbëzbathurit tanë. O Zot, mbulo të zbuluarit tanë, shëro të plagosurit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë.
O Zot, lutemi për Butësinë Tënde mbi të moshuarit e pamundur, mbi foshnjat, mbi gratë që kanë mbetur të veja dhe mbi fëmijët që kanë mbetur jetimë. O Zot, largo shqetësimin dhe pikëllimin nga ne. O Zot, ruaj njerëzit tanë në Gaza me mbrojtjen Tënde, kërkojmë me Madhështinë Tënde t’i mbrosh të mos goditen nga lartë apo nga poshtë këmbëve të tyre. O Zot, zbrit qetësinë dhe sigurinë Tënde tek ata.
O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë dhe ata që janë të lidhur në të, vend udhëtimi i të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, forcoje atë me fortifikimin Tënd të fortë, bëjë atë nën ruajtjen, kujdesin, sigurinë, mbrojtjen dhe garancinë Tënde, o më i Madhi dhe më Bujari.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot, me mëshirën Tënde fali besimtarë dhe besimtaret, muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë.
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun, Ai ju kujton ju, Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.
Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.
Dhe fto për namaz!
Afrim Smakaj