Reflektime rreth emrit të Zotit “El Halim”

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar      12- 06-1446  H   13-12-2024 D

Shejh Fejsal Gazaui     

Tema   Reflektime rreth emrit të Zotit “El Halim”

Lavdërimet janë për Zotin e botëve, i ka dhënë sukses atij që Ai ka dashur në bindjen ndaj Tij dhe përpjekjet e tij janë të lavdëruara, pastaj ju mundësoi atyre sevape të shumta me të cilat merituar  shpërblime të bollshme. Zotin e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj, tek Ai pendohem dhe falje kërkoj, me të vërtetë Ai është i Duruar dhe Falës i madh.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut me frikë të vërtetë dhe madhërojeni Atë me Madhërimin  e Tij të vërtetë, vlerësojeni Atë siç e meriton, nënshtrojuni urdhrave të Tij dhe zbatoni legjislacionin e Tij, mos u mashtroni nga Butësia e Tij,  shikoni se çfarë veprash të mira i keni grumbulluar vetes për ditën e takimit tuaj, ditën e Gjykimit,  ditën kur do të dilni para  Zotit tuaj. “O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!” (El-Hashr 18)

O ju muslimanë! Nga emrat e Bukur të Zotit është dhe emri  i Tij Halim, i Butë. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar e ka përshkruar Veten me Butësin e Tij  dhe ka thënë: “  Dhe ta dini se Allahu është Falës i madh dhe i Butë.” (El-Bekare 235) Allahu i Lartësuar ka thënë: “ Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Butë (nuk nxiton në dënime).”(El-Bekare 263) Ajo është cilësi e Përsosmërisë që ngrihet, bazohet në urtësi, dituri dhe durim.  El Halimu, i Buti, Allahu i Lartësuar është Durimtar që falën dhe duron, të cilit nuk i shpëton padia e të paditurve as mosbindja e të pabindurve, Ai është dëshmitar, shikon mosmirënjohjen e mohuesve, imoralitetin e të këqijve dhe intrigat e jobesimtarëve, por se Ai nuk përshpejton tek ata me dënim, ndëshkim, as nuk nxiton në hakmarrje  me gjithë përsosmërinë e aftësisë, forcës dhe fuqisë së Tij. Pra,  Ai vonon dhe paralajmëron, e shtyn dhe nuk nxiton, mbulon dhe falën, Ai është i Buti që dhuron nga mirësitë tek krijesat e Tij,  të dukshmet dhe të fshehta me gjithë shkeljet dhe mosbindjet e tyre të shumta. Butësia e Tij nuk është për shkak të paaftësisë apo dobësisë së Tij, i pa të Meta është Allahu i Madhërishëm,  përkundrazi, Ai është i Butë përballë kundërshtisë dhe me mosbindjen së tyre, u kërkon atyre që të pendohen dhe u jep kohë që të kthehen, dhe të ngrejë argumentin kundër tyre sepse ata nuk kanë përmirësuar zemrat dhe veprat e tyre dhe pas Butësisë së Tij ndaj tyre. E sikur Allahu i Madhërishëm të kishte përshpejtuar dënimin për të pabindurit nuk do të kishte mbetur askush në faqen e dheut. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit për shkak të mbrapshtive të tyre, nuk do të linte asgjë të gjallë në Tokë. Por Ai i lë ata deri në një afat të caktuar dhe, kur atyre u vjen afati, ata nuk mund ta shtyjnë atë e as ta shpejtojnë, qoftë edhe për një çast.” (En-Nahl 61) Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Por Zoti yt është Falësi plot mëshirë. Sikur t’i dënonte ata për çfarë kanë bërë, Ai do t’ua shpejtonte dënimin. Por ata i pret një çast i caktuar, nga i cili kurrë nuk do të shpëtojnë.” (El-Kehf 58) Nga Ebi Musa, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Vërtetë Allahu i jep afat të padrejtit që kur ta kap, ta marri atë, të mos e lërë më të.” Ka thënë, pastaj ka lexuar: “  I tillë është dënimi i Zotit tënd, kur ndëshkon vendbanimet që bënin gjynahe. Me të vërtetë, dënimi i Tij është i dhembshëm dhe i ashpër.” (Hud 102)

Adhurues të Zotit! Vërtetë Zotit të Madhërishëm nuk i shpëton diçka nga çështja e jonë, që të mos e dijë, Ai, Zoti i Madhërishëm është i informuar për veprimet tona në çdo kohë dhe në çdo moment, i Ditur për të gjitha situatat dhe kushtet tona në çdo orë, në çdo frymëmarrje dhe në çdo mbyllje syrit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Në çfarëdo pune që të jesh, çfarëdo gjëje që të lexosh nga Kurani dhe çfarëdo pune që të bëni (o njerëz), Ne jemi dëshmitarë, kur ju të thelloheni në të. Zotit tënd nuk i fshihet asnjë grimë peshe, në Tokë e në qiell; as më pak nga ajo e as më shumë nuk mbetet pa u shënuar në Librin e qartë.” (Junus 61)

LEXO  Haxhi dhe manifestimet e mëshirës së Zotit

Këtu ka përkujtim për këdo që e ka pushtuar shejtani dhe për shpirtin e tij  u bë e dashur mosbindja, kundërshtia, se Zoti i Madhëruar ishte me të kur bëri vepra të këqija, ishte me të kur la pas dore rrugën e  Zotit dhe bëri vepra të këqija. Ai, Allahu i Madhërishëm nëse do kishte dashur ta merrte në kohën e tij do e kish marrë dhe nuk do i kishte dhënë kohë deri sa ti vinte afati, caktimi i tij. Ai ka pasur mundësi ta marri kur ai kundërshtonte të vërtetën dhe  ndiqte rrugë tjetër, përveç rrugës së besimtarëve, kur ai neglizhonte në plotësimin e namazit dhe përbuzte të drejtën e tij, namazit. Kur ai sytë e tij i lejonte të shikonin të ndaluarën, kur ai nuk e mbronte veshin nga të dëgjuarit e asaj që e shpërqendronte, nga gënjeshtra dhe çdo gjë e turpshme. Kur ai ulej në shoqërinë e njerëzve të këqij dhe qëndronte me ata që janë armiqësor, kur ai tregohej mendjemadh në vetvete, mburrej para të tjerët, përçmonte të dobëtin dhe nevojtarin. Kur ai jep dëshmi të rreme, trillon gënjeshtra dhe ndjek rrugën e shkelësve, të padrejtëve, në mënyrë të paligjshme konsumon paratë e njerëzve, mohon të drejtat, kërkon të dëmtojë dhe të mundojë  të tjerët. Kur ai abuzon me prindërit e tij, ua mohon të drejtat, është indiferent ndaj krimit të tij dhe kërcënimeve të atyre që janë të pabindur, kur ai kryen vepra të urryera, të cilat shpien në gjynah dhe meritojnë dënim, ndëshkimi i tij nuk përshpejtohet derisa ai është në këtë gjendje, përkundrazi, ai ka shpresa të mëdha se kjo është shumë e pamundur. Prandaj, ai që ishte në këtë gjendje duhet të zgjohet nga gjumi i tij, të zgjohet nga hutimi i tij dhe të ndjejë favorin e Zotit të tij ndaj tij dhe madhështinë e bekimeve të Tij, sikur gjuha e tij të thoshte: Sa i butë, i duruar është treguar Zoti me mua kur më ka dhënë afat, në një kohë që kam shkuar shumë larg në gjynah dhe Ai më mbuloi.

Adhurues të Zotit! Vërtetë Zoti ynë është i Butë, i Duruar,  Ai ka Butësi të përsosur ku butësia e Ti ka mbuluar njerëzit e mosbesimit, imoralitetit dhe mosbindjes. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Me të vërtetë, Allahu mban ekuilibrin e qiejve dhe të Tokës, që të mos shkatërrohen. Kur ato nisin të shkatërrohen, askush nuk mund t’i mbrojë, pos Tij. Me të vërtetë, Ai është i Butë dhe Falës (i gjynaheve).” (El-Fatir 41) Sa’diju, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Allahu i Madhërishëm lajmëron për përsosmërinë e fuqisë së Tij dhe për mëshirën e Tij të plotë, për butësinë dhe faljen e Tij të madhe, dhe se Ai, Allahu i Plotfuqishëm ruan qiellin dhe tokët të mos zhduken. Sepse nëse ato të dyja, qielli dhe toka, do të zhdukeshin askush nga krijesat nuk do të kishte mundur t’i mbajë, sepse forca dhe fuqia e tyre, krijesave është e paaftë për ti frenuar ato të zhdukeshin. Por, Allahu i Madhërishëm dhe i lartësuar ka vendosur që të jenë ashtu siç kanë qenë në fillim të krijimit të tyre nga Ai, në mënyrë që të mbërrij tek krijesat vendimi, përfitimi dhe marrja në konsideratë, le ta dinë Madhështinë e Pushtetit të Tij dhe madhësinë e fuqisë së Tij, përmes së cilës zemrat e tyre do të mbushen me lavdërim dhe vlerësim për Të, dashuri dhe nderim. Si dhe që ta dinë përsosmërinë e butësisë dhe faljes së Tij duke u dhënë afat gjynahqarëve dhe mos përshpejtuar ndëshkimin ndaj gjynahqarëve, edhe pse sikur të kishte urdhëruar qiellin do t’i kishte gëlltitur, e sikur t’i jepte leje tokës, do t’i gëlltiste, por ata i ka mbuluar falja, durimi dhe bujaria e Tij. “Ai, me të vërtetë, është i Butë dhe Falës.” (El-Isra’ 44)

Adhurues të Zotit! Kur krimi i pabesimtarëve u bë i madh, që mohuan takimin e fundit, mohuan ringjalljen pas vdekjes dhe që u tallën me të dërguarin, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kur ua solli lajmin e vërtetë, Allahu i Madhërishëm, i kërcënoi ata me një dënim të ashpër, dhe ka thënë: “ Sikur të donim, Ne do t’i fundosnim ata në Tokë ose do të hidhnim mbi ta copa nga qielli.” ( Sebe’ 9) Kjo do të thotë: Nëse dëshironim, ne mund t’ua bënim këtë për shkak të padrejtësisë së tyre dhe fuqisë sonë ndaj tyre, por ne e vonojmë atë për shkak të durimit dhe faljes sonë, Allahu i Plotfuqishmi ka thënë: “ A janë të sigurt ata që bëjnë plane djallëzore se Allahu nuk do t’i fusë në tokë ose që dënimi nuk do t’u vijë andej nga nuk e presin? A janë të sigurt ata se Allahu nuk do t’i dënojë gjatë ecejakeve të tyre, pa qenë në gjendje ta pengojnë Atë? Ose, se nuk do t’i godasë dënimi pak nga pak? E megjithatë, Zoti juaj është i Butë dhe Mëshirëplotë.” (En-Nahl 45-47) Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “ Allahu i Plotfuqishëm tregon për durimin, butësinë dhe pritjen e Tij ndaj të pabindurve, ata që bëjnë vepra të liga, që thërrasin në to, dhe komplotojnë kundër njerëzve në thirrjet e tyre duke i detyruar t’i bëjnë ato, me aftësinë e Tij, Allahut që të bëjnë t’i përpijë toka ose të ju vijë ndëshkimi nga ata nuk e kuptojnë, do të thotë; prej nga nuk e dinë se ai po vjen tek ata, e pastaj Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ E megjithatë, Zoti juaj është i Butë dhe Mëshirëplotë.” (En-Nahl 47) Do të thotë: Ai nuk ju përshpejton me dënimin.

LEXO  Përgjegjësija ndaj atyre që kemi në kujdestari - Shejh Usama Khajat - Meke 1.3.2019

Kush është më i madh se Zoti i juaj në dhurim dhe bujari?! Kush është më i madh se Ai në falje dhe në butësi?! Sa mirësi kanë zbritur nga Ai për krijesat e Tij?! Sa të këqija janë larguar prej tyre nga Ai?! Të pabindurit  e kundërshtojnë, ata që guxojnë provojnë kundër Tij, e Ai është dëshmitarë që nuk mungon, dhe vëzhgues, kontrollues i veprimeve të tyre. Kujdeset, i ruan ata në shtretërit e tyre sikur të mos ishit të pabindur, merr përsipër mbrojtjen e tyre sikur ata nuk e kundërshtuan Atë, i Lartësuar është Ai me lavdërimin ndaj Tij për Butësinë e Tij pas Diturisë së Tij,  i Lartësuar është Ai me lavdërimin ndaj Tij për faljen e Tij pas Fuqisë së Tij.

Adhurues të Zotit! Butësia e Allahut të Madhërishëm demonstrohet në durimin e Tij me krijesat e Tij. Nga Ebi Musa El Esh’arij, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Askush nuk është më i duruar se sa Ai përballë dëmit që ata bëjnë,  e ata dëgjohen nga Allahu i Madhërishëm, ata, njerëzit, i bëjnë shok Atij, Zotit dhe e bëjnë me fëmijë, e pastaj Ai përsëri i shëron dhe i furnizon ata.” Zoti u është drejtuar autorëve të kësaj gënjeshtre të madhe me  mohimin më të fortë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ata thonë: “I Gjithëmëshirshmi ka një bir”. Keni thënë diçka të tmerrshme! Qiejt gati sa nuk copëtohen prej kësaj; Toka gati sa s’çahet e malet sa s’rrëzohen të thërrmuar,  ngaqë ata i veshin një bir të Gjithëmëshirshmit. Kurrë nuk i shkon (madhërisë së) të Gjithëmëshirshmit të ketë një bir.”( Merjem 88-92) Trupat e mëdhenj u tmerruan nga ajo fjalë e shëmtuar dhe thënie e neveritshme e dashakeqëse, është që ata i  atribuan   Zotit djalë, më i Larti, më i Pastri është Ai dhe larg çdo gjëje që ata thonë për Të. Ibn El Arabi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ E sikur të mos ishte Krijuesi, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, nuk e dobëson Atë mosbesimi i mohuesit, as nuk e ngrenë Atë besimi i besimtarit, kjo nuk shton diçka në Pushtetin e Tij, sikurse kjo nuk pakëson diçka në Pushtetin e Tij, kur ndonjë nga këto ka ndodhur, dalin nga gjuhët njerëzore, por Ai është i Shenjtë, i Urti, i Durueshëm, dhe pas kësaj nuk i intereson se çfarë thonë njerëzit e mangët. Sa falës, i butë dhe i durua,  është Zoti ndaj atyre që nuk i binden Atij! Por injoranca e gjynahqarëve mund të arrijë në skajet ekstreme. Mushrikët, idhujtarët, për shkak të mendjemadhësisë, kokëfortësisë dhe ashpërsisë së gënjeshtrave të tyre, u hapën, e kërkuan vetë, përshpejtuan dënimin dhe ndëshkimin. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ (Kujtoje, gjithashtu) kur ata thanë: “Zoti ynë, nëse ky (Kuran) është e Vërteta (e zbritur prej Teje), atëherë lësho mbi ne shi gurësh nga qielli ose dërgona një ndëshkim të dhembshëm!” (El-Enfal 32) Por ishte më parësore për ata që të thoshin: “ O Zot, nëse kjo është e vërteta prej Teje, na udhëzo në të dhe na jep sukses në ndjekjen e saj.” Ai është Halimi, i Buti, Zoti i Madhërishëm, të Cilin: “ Atë e madhërojnë shtatë qiejt, Toka dhe gjithçka gjendet në to. Dhe nuk ka asgjë që nuk e madhëron Atë, duke e lavdëruar, por ju (o njerëz) nuk e kuptoni madhërimin që i bëjnë ata. Ai, me të vërtetë, është i Butë dhe Falës.” (El-Isra’ 4) Tabariu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ “Vërtet, Zoti është i Butë nuk e përshpejton, ndëshkimin, ndaj krijesave të Tij, të cilët  kundërshtojnë urdhrin e Tij dhe nuk e besojnë Atë. Nëse Ai nuk do ishte i tillë,  do e përshpejtonte dënimin për ata politeistë të cilët thërrasin zota të tjerë dhe të barabartët me Të. Ndërsa fjala e Tij: (Falja) do t’u mbulojë gjynahet e tyre, e nëse ata pendohen prej veprës së tyre do të kenë faljen e Tij, Zotit.”

LEXO  Porosi dhe mësime nga kalimi i ditëve të kësaj bote

Adhurues të Zotit! Të pendohemi tek Zoti ynë, të ruhemi dhe të bëjmë kujdes nga shkaqet e zemërimit të Tij ndaj nesh, sepse Ai është i Butë, por kur zemërohet asnjë gjë nuk mund ta ndali zemërimin e Tij, dhe se Ai zemërohet vetëm me ata që nuk e meritojnë mëshirën, faljen e Tij. Në të drejtën e Tij nuk ka vlerë Butësia i Tij pasi që Ai na ka dhënë afat. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kur Na zemëruan, Ne u hakmorëm ndaj tyre dhe i fundosëm të gjithë. Ne i bëmë ata shembull dhe mësim për popujt e mëvonshëm.” ( Ez-Zuhruf 55-56)

O Zoti ynë, mos na përball me fatkeqsësi dhe mos na sprovo në befasi, na bëj nga mendjemprehtët dhe mos na bëj nga ata që janë të shkujdesur.

Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili është i Butë me robërit e Tij, mëshira e Tij i ka paraprirë  zemërimin e Tij, durimi i Tij i ka paraprirë dënimit të Tij dhe falja e Tij i ka paraprirë ndëshkimit të Tij.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, mbi të gjithë dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

Allahu i Madhërishëm thotë: “ O njeri, ç’të mashtroi ty që nuk i besove Zotit tënd bujar?!” (El-Infitar 6) Çfarë të mashtroi dhe guxove që të mos i bindesh Atij, që të bëri të mos i respektosh të drejtat e Tij dhe të bëhesh neglizhent në urdhrat  e Tij, ndërsa Ai është Zoti yt Bujar, i Cili të ka dhuruar nga bujaria, mirësia dhe drejtësia e Tij. Prandaj, o rob i Zotit, mos u mashtro që të jesh i pa kujdesshëm me bujarinë, butësinë dhe durimin e Tij. Kjo nuk e thërret keqbërësin të mashtrohet me atë që është, por kërkon që të ketë frikë nga Zoti dhe të kthehet tek Ai, kërkon seriozitet në bindjen ndaj Tij dhe të mos angazhohet në mosbindje ndaj Tij.

Adhurues të Zotit! Butësia e Allahut të Madhërishëm obligon dashurinë për Të, sepse i buti është i dashur, e si mund të mos jetë kështu me Zotin tonë të Lartësuar, i përshkruar me Përsosmëri të Butësisë dhe plotësim të saj?! Po kështu, butësia është një nga cilësitë e mëdha me të cilën  Zoti dëshiron që dhe robërit e Tij të pajisen me të. Kurtubiju, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Është obligim për atë që e di se Zoti i tij është i butë ndaj atyre që nuk i binden Atij, që dhe ai të jetë i butë me atë që nuk i bindet urdhrit të Tij. Kjo është më e merituar për të derisa të jetë i durueshëm, i butë. Në këtë mënyrë ai do ta arrijë këtë përshkrim deri në atë masë sa të thyej zemërimin e tij dhe përmbahet nga hakmarrja ndaj atyre që i kanë bërë keq,  por se mësohet me faljen derisa butësia të kthehet në natyrën, cilësinë  e tij.  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Kushdo që duron dhe fal, ta dijë se, në të vërtetë, këto janë nga veprimet më të virtytshme.” (Esh-Shura 43) Sikurse dëshiron që Zoti yt të jetë i butë me ty ji dhe ti i butë me ata që janë nën pushtetin tënd, sepse ti je adhurues i të Butit dhe do të shpërblehesh prej Tij.

Adhurues të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni të dërguarin udhëzuese, sikurse ju ka urdhëruar Zoti juaj, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, kur ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd,  Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët. O Zot, ndihmo ata që janë të dobët, ata që luftojnë në rrugën Tënde, ata që janë të lidhur fort me vendet e shenjta, dhe  mbrojtësit e kufirit, bëje vendin tonë të paqtë, të siguritë dhe të begatë dhe të gjitha vendet  muslimanëve.

O Zot, largo nga ne rritjen e çmimeve, epidemitë, sëmundjet, kamatën, imoralitetin, tërmetet, të vështirat dhe fitnet e këqija, nga ato që janë shfaqur dhe ato që nuk janë shfaqur, nga vendi ynë në veçanti dhe nga të gjitha vendet muslimane në përgjithësi, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, na jep siguri në vendin dhe shtëpinë tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat e tij, o i Gjallë, o i Përhershëm.

O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në udhëzimin Tënd dhe në devotshmërinë ndaj Teje.

O Zot, të lutemi për ndihmë, fitore të shpejtë dhe lehtësim të afër për vëllezërit tanë muslimanë, jepu atyre lavdi dhe qëndresë.

O Zot, shpëto të dobëtit nga besimtarët në Palestinë dhe në çdo vend, o Zoti i botëve. O Zot, shëro të sëmurët e tyre, shpëto të sprovuarit prej tyre, ndalo gjakderdhjen e tyre, mëshiro të vdekurit e tyre dhe prano dëshmorë të vrarët e tyre. O Zot, mbulo të metat e tyre dhe mbroji ata nga të frikshmet e tyre. O Zot, largo shqetësimet e tyre, lehtëso vështirësitë e tyre, mëshiro dobësinë e tyre, të lutemi të jesh me ata dhe jo kundër tyre, ndihmoi ata kundër atyre që i kanë sulmuar. O Zot, hakmerru kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre, zbrit ndëshkimin dhe zemërimin Tënd mbi ata, fut frikën dhe tmerrin në zemrat e tyre dhe kthe komplotet e tyre mbi kokat e tyre. O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde që të mos jemi arrogantë me Butësinë Tënde dhe të shkelim në të ndaluarat nga Ti. Kërkojmë mbrojtjen Tënde që të besojmë në planifikimet e Tu dhe të shkelim kufijtë e Tu.

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1252441859368558

Post Author: endrit