Gëzimi i muslimanëve me fitore dhe fuqizim

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    12-06-1446 H   13-12-2024 D

Shejh Muhamed Hysejn 

Tema  Gëzimi i muslimanëve me fitore dhe fuqizim

Lavdërimet janë për Zotin, u ka premtuar besimtarëve me ndihmën e Tij, dhe ka kërcënuar mohuesit, hipokritët dhe tradhtarët me poshtërimin e Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm pa shok, bëri ditët që të zëvendësohen me drejtësinë e Tij dhe ka bërë përfundimin e mirë për të drejtët  me mirësinë e Tij.

Dëshmoj se zotëria dhe i dashuri ynë, ndërmjetësuesi  dhe udhëheqësi ynë, mësuesi dhe i dërguari ynë,  Muhamedi, është rob i Zotit  dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri i Tij nga të gjitha krijesat dhe miku, i dashuri i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve, mbi të gjithë që kanë ecur në rrugën e tyre, kanë ndjekur gjurmët e tyre dhe kanë pasuar traditën e tyre deri në ditën e Fundit. Lutje dhe përshëndetje për dëshmorët dhe të rënët, për të burgosurit dhe të rënët robër, për ata që janë në namaz, në ruku dhe që bien në sexhde për Zotin, këtu në xhaminë e bekuar të Aksasë dhe në çdo tokë nga vendet muslimane.

Në vijim

O ju muslimanë!  O bijtë e Bejtul Makdis, Kudsit, dhe rrethinat e tij! Allahu i Madhërishëm ju drejtohet besimtarëve duke ju thënë: “ O besimtarë! Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit dhe namazit! Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit.” (El-Bekare 153) Allahu i Madhërishëm thotë: “ Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë trashëgues (të pushtetit) në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri.”(En-Nur 55) Allahu thotë të vërtetën.

O ju muslimanë! O njerëzit tanë në tokën e Shamit, tokë të cilën e ka bekuar Allahu dhe e ka bekuar i dërguari ynë i nderuar, me duanë, lutjen e tij të përhershme: “ O Zot na beko në Shamin tonë dhe na beko ne në Jemenin tonë.” Shami, për të cilin i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na ka lajmëruar se ai është shtylla e besimit. Shami, për të cilin i dërguari ynë i nderuar gjithashtu na ka lajmëruar me fjalën e tij: “ Vërtetë Allahu ma ka siguruar mua me Shamin dhe banorët e tij.”  Ndërsa ju o bijtë e Palestinës, ju jeni nga bijtë e Shamit. Sikurse  Damasku ishte kryeqyteti i Emevive, që ishte shtet i Halifatit Islam, populli i të cilit sot dhe para pak ditësh festuan për fundin e shtypjes dhe padrejtësisë nga zemrat e bijve të tij.

Po, o ju muslimanë! Populli i Shamit ka të drejtë të gëzojnë dhe të festojnë për lirinë e tyre dhe për shpëtimin e tyre nga padrejtësia që kishte pushtuar vendin dhe popullin e tij prej dekadash të gjata. Kjo padrejtësi që shkaktoi shtypjen e popullit të tij, tokës dhe vendit të tij, kjo padrejtësi që nuk ka lënë portë nga portat e shtypjes dhe frikës, por se dhe gjenocidit pa ndërmarrë kundër bijve të popullit të Shamit. Nga atje, nga xhamia e Emevive dhe këtu në xhaminë e bekuar të Aksasë, të cilat janë të lidhura me epokën, kulturën e Emevive, në thelb dhe në subjekt. Xhaminë e Damaskut e kanë ndërtuar Emevitët, xhamia e Emevive, në të cilën thirret ezani në këto ditë. E ata në të njëjtën kohë kanë ndërtuar dhe xhaminë e bekuar të Aksasë, në të cilën falemi sot dhe në çdo ditë deri sa Allahu të trashëgojë tokën dhe çdo gjë që ka në të.

LEXO  Përfitime dhe mësime nga Israja dhe Miraxhi

Po, o ju muslimanë! O bijtë e Shamit! O bijtë e Palestinës, durimtare, të lidhur dhe këmbëngulëse në çdo kufi  nga kufijtë e Islamit që ka një rëndësi dhe pozitë të madhe! Po, a nuk është Kud’si, a nuk është Palestina toka e Israsë dhe Miraxhit të dërguarit të Zotit?! Ajo është pjesë nga besimi  çdo muslimani në botë. A nuk është xhamia e Aksasë kibla, drejtimi i parë i muslimanëve në namaz?! Ajo është xhamia e dytë e ndërtuar në tokë për adhurimin dhe Njësimin e Zotit?! A nuk është xhamia e Aksasë xhamia e tretë në të cilat kërkohet udhëtimi vetëm se në të dhe në dy xhamitë e tjera, në Meken e Bekuar dhe në Medinen e Ndritshme.

O ju muslimanë! Të gjitha këto kuptime duhet të jenë të pranishme për bijtë e muslimanëve këtu në Kud’s, por se në të vërtetë në të gjithë Palestinën, atje në Gazan qëndrestare, Gaza e durimit, Gaza e vendosmërisë, Gaza e njerëzve të lidhur dhe Gaza e besimtarëve, të cilët çmohen, vlerësohen me monoteizmin e Zotit.  

Po, o ju muslimanë! Vërtetë kjo tokë, të cilën e ka bekuar Zoti atë dhe përreth saj, me forcën dhe fuqinë e Zotit do të ngelet e mbushur me Islam dhe me  muslimanë. Allahu na ka bërë trashëgimtarë në të sikurse ka bërë trashëgimtarë atë të cilët kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira nga paraardhësit tanë të nderuar, nga muslimanët e parë, të cilët janë varrosur në këto vende dhe atje në tokën e Shamit. Atje ka ndodhur beteja e Jermukut, e cila ndau mes muslimanëve dhe armikut të tyre, Bizantinëve. Atje në Homs, ku u shfaq shpatë nga shpatat e Zotit, që ishte babai i Sulejmanit, Halid Ibn Velidi, shoku i të dashurit tonë të madh, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit!  Në të drejtën e atij që ka qenë i shtypur dhe i burgosur për një kohë të gjatë, që të ngrihet nga dremitja dhe neglizhenca e tij dhe të marrë kontrollin e çështjeve. Por ne themi me të drejtë dhe të vërtetën, me besim të sinqertë në Zotin e Madhëruar, duke ndjekur rrugën e të dashurit të Tij të nderuar, rrugën e sahabeve, shokëve të tij të nderuar dhe rrugën e atyre që i pasuan në vepra të mira deri në ditën e Kijametit. Premtimi i Zotit, e premtimi i Zotit nuk thyhet kurrë dhe nuk vonon. Premtimi i Zotit është ai që e përmbushën Allahu i Lartësuar nga duart e besimtarëve, nga duart e të sinqertëve, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Nuk ka fuqizim dhe nuk ka eliminim të frikës dhe shtypjes, përveçse nëpërmjet besimit dhe kryerjes së veprave të mira.

Disa nga Imamët e komentimit të Kuranit kanë transmetuar shkaqet e zbritjes së këtij ajeti në disa rrugë transmetimi ku përmbledhja e tyre është se sahabet, shokët t profetit, Zoti qoftë i kënaqur me ta, janë ankuar tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, për gjendjen e ankthit dhe frikës në të cilën ata jetonin, por vështirë t’i  linin armët e tyre.  Allahu i Madhërishëm i ka qetësuar dhe i ka qetësuar dhe i dërguari i Tij i nderuar, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se Allahu do të ju mundësojë fuqizim atyre në tokë, do fuqizojë për ata fenë e tyre, të cilën Ai ka pranuar për ata, dhe do të zëvendësojë për ata pas frikës siguri. E kjo ka ndodhur në kohën kur ka emigruar i dërguari dhe muslimanët për në Medinen e Ndritshme, ku është larguar  frika dhe ankthi, u mposht padrejtësia dhe shtypësit, u ngrit dhe u valëvit flamuri i të vërtetës; “ S’ka Zot tjetër përveç  Allahut, Muhamedi është i dërguari i Allahut.”

LEXO  Rimëkëmbja Shoqërore - Dr. Jusuf Ebu Sunejneh - Aksa - 03.08.2018

U çlirua Meka, por se në të vërtetë, i gjithë Gadishulli Arabik iu nënshtrua Islamit dhe muslimanëve, e Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar trashëgoi, caktoi shokët e nderuar të profetit, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, për të ardhur pas tyre Emevitët dhe Abasitët deri sa përfundoi Hilafeti, udhëheqja Islame, me Osmanët, të cilët nuk pranuan të hiqnin dorë nga asnjë  pëllëmbë toke nga toka e bekuar e Palestinës.

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit!  Kjo është mirësi e madhe dhe bekim madhështorë që Zoti ua ka dhënë ju populli i Shamit.  Ajo është mirësi për besimtarët, që Njësojnë Allahun në besimin  e tyre, të cilët duhet ta ruajnë atë përmes besimit të tyre të thellë, me qëndrimin e tyre në këtë fe madhështore, përmes njësimit të rrallëve të tyre, bashkimit të fjalës së tyre dhe bashkimit të grupeve të tyre. Në mënyrë që ti kthejnë Shamit lavdinë, historinë, civilizimin, krenarinë dhe dinjitetin e tij, pasi që i është shtypur dhe i është bërë shumë padrejtësi nga të padrejtët dhe tiranët, të cilët kanë hequr dorë nga çdo aspekt nderi dhe krenarie. Ja ka qëlluar poeti kur i ka përshkruar duke thënë:

“Luan mbi mua ndërsa struc në luftëra, pastaj befasohet dhe trembet nga fishkëllima e bilbilit.”

Në një hadith të ndershëm ka ardhur nga i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Kush i ka tre gjëra, ai do ta shijojë ëmbëlsinë e besimit. Të jetë Allahu dhe profeti më i dashur se çdo gjë tjetër, ta dojë tjetrin vetëm për hir të Allahut dhe të urrejë kthimin në mosbesim, siç urren të hidhet në zjarr.” Apo siç ai ka thënë.

Fitorja është për ata që Zotit i kërkojnë falje, tek Allahu kërkoni falje dhe  luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet  janë vetëm për Zotin. Lutje dhe përshëndetje për zotërinë tonë Muhamedin, s’ka të dërguar pas tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, ka dashur që robërit e Tij të punojnë për fenë e tyre dhe jetën e tyre të kësaj bote, deri sa të fitonin nga mirësitë e Zotit dhe të meritonin kënaqësinë e Tij.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot, fale dhe mëshiroje zotërinë tonë  Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove zotërinë tonë Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhërishëm.

LEXO  Kurani Famëlartë udhëzim për besimtarët

Në vijim

O ju muslimanë! O bijtë e Bejtul Makdis, Kudsit, dhe rrethinat e tij! Me durimin, qëndrueshmërinë dhe vendosmërinë tuaj në tokën tuaj dhe shqetësimin tuaj për vendet tuaja të shenjta, ju keni dhënë shembujt më të mrekullueshëm në historinë e tanishme të muslimanëve dhe ndoshta do të jetë një model për muslimanët në të ardhmen. Ju jeni bijtë e kësaj toke të bekuar, të cilën Zoti e ka bekuar dhe rrethinat e saj, dhe që e ka bekuar i dërguari ynë i nderuar, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, duke u lutur për të për begati. Ju keni një detyrë të madhe, për të bashkuar radhët tuaja, dhe të jeni si një trup i vetëm, ndërtesë që është e lidhur. Të mos frikësoheni nga trazirat e atyre që nuk besojnë në tokë, sepse kjo është një çështje e vogël, të cilën ne do ta kapërcejmë me fuqinë dhe forcën e Zotit, dhe me qëndrueshmërinë tuaj në këtë tokë të bekuar, tokën e Islamit dhe muslimanëve, tokën e sahabeve të nderuar dhe e pasuesve të tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit. Trashëgimia e Omerit, Zotit qoftë i kënaqur me të, vendi i çliruar nga Salahudini dhe i brezave të besimit që kanë kaluar dhe do të pasojnë derisa Zoti të vendosë të përmbush atë që ka caktuar.

O ju muslimanë! Shpeshtoni udhëtimin tuaj në të gjitha kohët për në xhaminë e bekuar të Aksasë, që ta mbushni atë me namaz dhe adhurim, me madhërim të Zotit dhe lexim Kuranit. Ajo është xhamia juaj dhe xhamia e muslimanëve ku do që të jenë. E përveç muslimanëve nuk ka dikush të drejtë në të, as nga afër dhe as nga larg. Ajo është xhami, nga lartësia e minareve të saj ngrihet ezani i Njësimit të Zotit, dëshmia e Njësimit të Zotit Një i Vetëm, dhe dëshmia për të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me lajmërim dhe sqarim.

Prandaj, o ju muslimanë, kujdesuni për vendet tuaj të shenjta, e në krye, pararojë të tyre Xhamia e bekuar e Aksasë. O ju muslimanë! Dijeni se fitorja vjen me durim,  se lehtësimi vjen me shqetësim dhe se asnjë vështirësi nuk do t’i mposhtë dy lehtësime. “Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi! Vërtet, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!” (Esh-Sherh 5-6)

O ju muslimanë! O bijtë e tokës së Israsë dhe Miraxhit! Fatkeqësitë do të largohen dhe lehtësimi do të vijë me fuqinë e Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar,  Ai është që ka thënë, e fjala e Tij është e  drejtë dhe e vërtetë. “Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe që bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë trashëgues (të pushtetit) në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre…” (En-Nur 55) Allahu u Madhërishëm ka thënë: “ Sigurisht, Ne do t’i ndihmojmë të dërguarit Tanë dhe besimtarët, si në jetën e kësaj bote, ashtu edhe në Ditën, kur do të sillen dëshmitarët.” (Gafir 51)

O Zot, të lutemi që ta na japësh kthim të mirë tek Ti. Mundëso ne dhe muslimanëve  rrugëzgjidhje të shpejtë dhe të afërt,  na jep, udhëheqës besimtarë dhe të mëshirshëm, që të njësojë rrallët tona, të bashkojë forcat tona  dhe të na japi fitore.

O Zot, na bëj të shikojmë të vërtetën si të vërtetë dhe na mundëso ta ndjekim atë, dhe na bëj të shikojmë të kotën  si të kotë dhe na mundëso ta shmangim atë.

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët dhe ata që kanë ndërruar jetë prej tyre dhe na bëj që përfundimi  ynë të jetë me vepra të mira.

Do falim namazin e xhenazes në mungesë për shpirtrat e dëshmorëve, direkt pas namazit të xhumasë, me lejen e Zotit.

Dhe ti që fton për  namaz, fto për namaz!

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/929510275787098

Post Author: endrit