Për të sprovuarit… mendoni mirë për Zotin

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar    24-07-1446 H    24-01-2025 D

Shejh  Bander Ibn  Abdul Aziz Balejla      

Tema  Për të sprovuarit… mendoni mirë për Zotin

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin, Strehuesi i të frikësuarve, Ngushëlluesi i të vuajturve dhe mbrojtësi i atyre që kërkojnë strehë. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj, Ndihmuesi i të pikëlluarve, Shëruesi i të plagosurve dhe Pranuesi i të penduarve.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok,  Zoti i ë dobëtve, Ndihmuesi i të shtypurve, atyre që u bëhet padrejtësi dhe Ai që u përgjigjet lutjes së nevojtarëve.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, udhëheqësi i njerëzve të ndritur dhe udhëzuesi i të gjitha krijesave. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të pastër dhe të mirë, mbi  shokët e tij të drejtë dhe të bekuar, mbi tabi’inët dhe mbi ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Gjykimi.

Në vijim

O ju njerëz, porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Allahut. Zoti ju mëshiroftë, frikësojuni Allahut, kapuni fort pas lidhjeve të Tij,  mbahuni pas litarit të Tij, Kuranit,  dhe kërkoni strehim me mbrojtjen e Tij,  do realizohen dëshirat tuaja dhe do kënaqeni duke takuar Atë. Ai nuk ka zhgënjyer dhe nuk do të zhgënjejë atë që i drejtohet dhe i lutet Atij,  dhe as që është penduar kush i është lutur Atij dhe ka shpresuar tek Ai, e si të mos jetë kështu kur Ai, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar është që thotë: “A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij…” ( En-Neml 62)

Zoti ju mëshiroftë! Dijeni se universi lëvizën sipas vendimit që Ai ka vendosur dhe përcaktuar, masat e krijimit janë me vullnetin dhe kënaqësinë e Tij, dhe zemrat e robërve janë midis dy gishtave nga gishtat e Zotit tonë, Sunduesit, të cilat i lëvizën si të dëshirojë në tokën e Tij dhe në qiell. Prandaj, mendoni mirë për Zotin tuaj dhe shpresoni për më të mirën nga Krijuesi juaj, sepse atij që ka mendim të mirë për Zotin e tij, Ai i mjafton, merr nën kujdesin e Tij çështjen e tij dhe e begaton, dhe do t’i japë atij atë që ai shpreson dhe dëshiron. “Unë jam ashtu siç mendon robi im dhe Unë jam me të kur më kujton. Nëse ai më kujton në vete edhe Unë e kujtoj atë në Veten Time. Nëse ai më kujton në një tubim Unë e kujtoj në një tubim më të mirë se ai. Nëse ai më afrohet një pëllëmbë Unë i afrohem sa një krah. Nëse më afrohet sa një krah unë i afrohem sa një pash. Nëse ai vjen tek Unë duke ecur Unë shkoj tek ai duke vrapuar.” Muttefikun Alejhi.

Adhurues të Zotit! Të kesh mendim të mirë për Zotin është një nga format më të rëndësishme të adhurimit dhe një nga format më të mëdha të afrimit tek Zoti, që tregon për përsomërinë e besimit, pastërtinë e zemrës dhe kënaqësinë me atë që ka caktuar për të i Gjithëmëshirshmi. Nga Abdullah Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Pasha Atë, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër, robit besimtar nuk i është dhënë asnjë gjë më e mirë se të ketë mendim të mirë për Zotin. Pasha Atë, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër, as një rob nuk mund të ketë mendim të mirë për Zotin e Plotëfuqishëm dhe të Madhërishëm, përveçse Allahu i Madhërishëm është Ai që ja jep atë mendim, kjo sepse e mira është në Dorën e Tij.” Hadithin e ka transmetuar Ebi Dunija. E ai është besimi, bindja  në atë që i takon Atij, Allahut të Madhërishëm, nga kuptimet e madhështisë dhe bukurisë në emrat dhe cilësitë e Tij, në fjalët dhe veprimet e Tij fisnike, me përsosmërinë e pushtetit në të kaluarën dhe të ardhmen, dhe me çfarë rezulton prej tyre nga efektet dhe karakteristikat e Tij fisnike. Ai, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar është Mëshirplotë i Gjithëmëshirshmi, Bujari,  Dhuruesi, i Miri,  Dhuruesi, Mëshiruesi dhe Ai që Dhuron mëshirë, i Forti, i Fuqishmi, i Plotfuqishmi,  Imponuesi,  Ai që i përgjigjet lutjes së nevojtarit, Zoti i të gjitha krijesave,  Ai që lëvizën retë, Krijuesi i krijesave të Tij nga balta. I Gjalli që nuk vdes kurrë, i Përhershmi që nuk flenë kurrë, i Afërt në Lartësinë e Tij, i Lartë në Afërsinë e Tij. I Gjithëditur në atë që ka shkruar dhe ka caktuar, nuk i fshihet asgjë nga gjendja e krijesave të Tij në tokë as në qiell. I Urtë në veprat e Tij, i Mëshirshëm me robërit e Tij, Ai është ndhmues i atyre që kërkojnë mbrojtjen  dhe kujdesin e Tij.

LEXO  Durimi dhe vendosmëria rruga drejt lehtësimit dhe fitores në vendet e shenjta

Për ata që janë të shtrirë në shtrat dhe të shtrembëruar nga sëmundja, dhe i ka mbyllur shtrati i spitalit, duke u kthyer në shtëpinë dhe në strehën e tij, ja ku e keni lutjen e Ejubit, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur sëmundja e tij arriti kulmin duke kapur të gjithë trupin  e tij dhe duke e dobësuar, u drejtua për nga Allahu i Madhërishëm dhe thirri, duke shfaqur nevojën e tij për Zotin dhe Sunduesin e tij: “ (Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!” Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin që kishte dhe ia kthyem familjen të dyfishuar në numër. (Këtë e bëmë) nga mëshira Jonë dhe që të jetë përkujtesë për ata që Na adhurojnë.” (El-Enbija’ 83-84)

Ndërsa për ata që janë privuar nga stolitë e jetës, që ndihen të vetmuar nga preokupimi për këtë botë i fëmijës apo çdo familjar, ju themi,  ku jeni nga lutja e Zekerias, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur iu drejtua Zotit të tij dhe i thirri  Atij, kërkoi ndihmën e Tij dhe iu lut Atij, me një lutje që do ta bënte të zotin e çdo mëlçie të njomë, çdo njeri,  të thyhej dhe sytë e tij të mbusheshin me  lotë; “ (Kujtoje) Zekerijan, kur iu lut Zotit të vet: “O Zoti im, mos më lër vetëm (pa fëmijë), e Ti je trashëgimtari më i mirë”. Ne iu përgjigjëm atij dhe i dhuruam Jahjain, duke ia bërë gruan të aftë (për lindje). Me të vërtetë, ata nxitonin për vepra të mira dhe Na luteshin, me shpresë e frikë dhe ishin të përulur ndaj Nesh.” (El-Enbija’ 89-90)

Për ata që janë ngarkuar me borxhe, për ata që ngarkesa e borxhit i ka lodhur dhe rraskapitur, për të cilët ekzaminimi është bërë i vështirë dhe i kanë goditur rrethanat e jetës, të cilëve u janë penguar hapat në rrugën e furnizimit, ju themi: Ku jeni ju nga bujaria e Bujarit, furnizimi i Furnizuesit dhe dhuratat e Dhuruesit?! Ai i Cili në librin e Tij të Urtë, Kuran, ka thënë: “ Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të Më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.” (El-Bekare 186) Ai që ka thënë, e s’ka Zot tjetër përveç Tij: “ E u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh, që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm,  t’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!” (Nuh 10-12) 

LEXO  Katër arsye për të marrë mirësi dhe përfitime

Për ata që janë goditur nga fatkeqësia, të cilët janë sulmuar nga armiqtë dhe që rrugët e tyre u janë ngushtuar, ju themi: Ngrini duart me përgjërim dhe lutjuni Zotit të sigurt për përgjigjen. Zoti i Madhëruar e shikon pozitën, vendin tuaj, i njeh plagët tuaja, i shikon lotët dhe i dëgjon psherëtimat tuaja, Ai është në gjendje ta mposht armikun tuaj, e nëse Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar dëshiron diçka, përgatit shkaqet për të.  Prandaj kini mendim të mira për Zotin tuaj, mbahu fort pas librit të Tij dhe sunetit të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, sepse pas saj vjen fitorja dhe fuqizimi, dhe me të vjen shpëtimi me siguri. “Dhe, kur të dërguarit gati e humbën shpresën dhe menduan se do të shpalleshin gënjeshtarë, atëherë u arriti ndihma Jonë: Ne shpëtojmë atë që duam dhe dënimi Ynë nuk zmbrapset nga populli keqbërës.” (Jusuf 110)

Adhurues të Zotit! Largë dëshpërimit dhe humbjes së shpresës nga mëshira e Zotit,   sepse ato të dyja  janë lajmëtarë të mosbesimit dhe të devijimit. Zotëruesi i Pushtetit dhe Madhështisë ka thënë: “ …dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve.” (Jusuf  87) “E kush mund ta humbë shpresën nga mëshira e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur?!”( EL-Hixhr 56) Dëshpërimi, humbja e shpresës nga mëshira e Zotit vjen nga mendimet e këqija për Zotin. “Kur Ne i dhurojmë mirësi njeriut, ai shmanget dhe tërhiqet (nga detyrimet e mirënjohjes ndaj Krijuesit); por, kur e godet e keqja, ai pikëllohet.” (El-Isra’ 83)

Kujdes nga dekurajuesit, pesimistët dhe që e humbun shpresën nga mëshira e Zotit:

“Thuaji atij që e ka zemrën të mbushur me pesimizëm, dhe vazhdon të ngushtojë horizontet rreth nesh,

Sekreti i lumturisë është të kesh mendime të mira për Atë që krijoi jetën dhe shpërndanë furnizimet.”

Ibn El Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Sa më shumë që njeriu ka mendim të mirë për Zotin, shpresa të mira prej Tij, dhe mbështetje të sinqertë tek Ai, Zoti nuk do ta zhgënjejë kurrë shpresën e tij tek Ai, sepse Ai, Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar, nuk e zhgënjen shpresën e një personi që shpreson, dhe as që e humbën punën, veprën e punëtorit, vepër mirit.”

Zotit i kërkoj falje për vete, për  ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gabim, Zotit kërkoni falje, sepse me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, lavdërime që janë të përshtatshme me Përsosmërinë e Tij dhe pasurinë e Tij, që nuk ka nevojë për diçka, Atë e falënderoj me falënderime që janë të mjaftueshme për Bujarinë dhe Dhurimin e Tij.  

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, i pa shok në tokë e Tij dhe në qiell. Dëshmoj se i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, arriti majat e përsosmërisë njerëzore. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe mbi shokët e tij dhe mbi çdo njërin që ndjekën rrugën e tij dhe u përmbahet gjurmëve të tij.

Adhurues të Zotit! Dijeni se një nga situatat më të mëdha në të cilën dëshmohet mendimi i mirë i njeriut për Zotin  dhe në të cilën shpresa tek Ai mbizotëron mbi frikën dhe devotshmërinë,  kur robit i afrohet vdekja dhe është afër që  të largohet nga bota e tij. Besimtari sado i pakujdesshëm të jetë, sado gjynahe dhe gabime të bëjë, qofshin të vogla apo të mëdha, Zoti dëgjon dhe shikon gjithçka tek robërit e Tij,  për dobësinë e tyre Ai është i Gjithëdijshëm dhe i mirë informuar, Ai për ata është i mëshirshëm dhe që i fshehën gabimet e tyre. Nga Xhabir Ibn Abdullah, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ai ka thënë: “ Kam dërgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, tre ditë para ndërrimit jetë të tij, duke thënë: “  Askush nga ju të mos vdesë përveçse duke pasur mendim të mirë për Zotin e Plotfuqishëm.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Njerëzit e dijes, Zoti i mëshiroftë, kanë thënë: “ Ky është paralajmërim kundër dëshpërimit, humbjes së shpresës,  dhe nxitje për shpresë në momentet e fundit, që do të thotë njeriu të mendojë se Zoti do ta mëshirojë dhe do ta falë.”

LEXO  Rëndësia e kontrollit të gjuhës

Pastaj lutuni dhe përshëndeteni më të mirin e krijesave të Zotit, Muhamedin të birin e Abdullahut, Zoti juaj ju ka urdhëruar për këtë, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë, Muhamedin.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër halifet, udhëheqësit e drejtë, Ebu Bekrin, Othmanin dhe Aliun, me pjesën tjetër të dhjetë të përgëzuarve me Xhenet dhe pjesëmarrësin në takimin poshtë pemës, në Hudejbije, me të gjithë shokët e tij, me tabi’inët dhe pasuesit e tyre në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.  

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë dhe ndihmo robërit e Tu besimtarë, o i Fuqishmi, o i Plotpushtetshmi.

O Zot, largo shqetësimet e atyre që janë të shqetësuar nga muslimanët, largo të vështirat e atyre që janë në vështirësi, mundëso larjen e borxheve  atyre që janë në borxhe, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve.

O Zot, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët  e çështjeve tona,  mbështet me të vërtetën, me sukses dhe vendosmëri udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta. O Zot, zgjat jetën e tij me shëndet të mirë, në mirësi dhe begati të shtuar.

O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij besnik,  në atë që në dobi të vendit dhe popullit, dhe në lavdinë e në lartësimin e Islamit dhe muslimanëve, o Zoti i Botëve.

O Zot, ruaj ushtarët tanë që vigjilojnë në kufi. O Zot, ruaj ata me syrin Tënd që nuk fle dhe mbroji ata me forcën Tënde që nuk dëmtohet, o Zot i botëve.

O Zot, të lutemi të jesh për vëllezërit tanë të dobët në çdo vend. O Zot, zëvendëso dobësinë e tyre me forcë, frikën e tyre siguri, dhe mjerimin e tyre në mirësi dhe begati, o Zoti i botëve.

O Zot, bëj veprat tona më të mira përfundimin e tyre, jetën më të mirë tonën përmbylljen e saj, dhe bëj ditën tonë më të mirë ditën kur të takojmë Ty, na ndaj nga kjo botë duke qenë i kënaqur me ne dhe jo i zemëruar, o Zoti i botëve.  

O Zot, mbush zemrat tona me kënaqësinë Tënde, mbushi ato me frikën dhe devotshmërinë Tënde dhe na bëj prej atyre që kanë mendime të mira për Ty në këtë jetë dhe në ditën e takimit me Ty, me mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare 201)

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/642731714843915

Post Author: endrit