Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 21-04-1443 H 26-11-2021 D
Shejh Salih Ibn Humejd Tema Miqësia dhe shoqëria në Islam
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet për Zotin i Cili “ ngriti lart kupën e qiellit dhe e përsosi atë, me urtësinë e Tij krijoj tokën dhe e bëri të rrafshët… dhe prej saj nxori ujërat dhe bëri kullotat, kurse malet i bëri të patundshme.” (En-Nazi’at: 28-32)
Zotin e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falenderoj, falenderime me të cilat shtohen të mirat e Tij që na dhuron, të cilat nuk mund ti numërojë dhe ti bëj dikush llogari.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Krijuesi i Madhërishëm dhe Zoti i Vetëm i çdo gjësë.
Dëshmoj se zotëria dhe i dëruari ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit. Vendosi rregullat e umetit, dhe forcoi ndërtesën e tij, shtetin, largoi errësirën e idhujtarisë dhe i fshiu ato. Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, më të pastërtit dhe më të devotshmit e umetit, mbi tabiinët dhe ata që i pasojnë me mirësi, për ta dërgojmë lutje dhe përshëndetje të pafundme.
Në vijim
O ju njerëz! Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Allahun. Frikësojuni Allahut, Zoti ju mëshiroftë, dhe bëni kujdes nga ato punë që ju thyejnë zemrat, dhe vepra që ju përjashtojnë nga fshirja e gjynaheve. Njeriu kur do të dali para Zotit të tij, dhe nuk mund të përgjigjet, le ta dijë se ajo të cilën i ka dhënë Zoti i tij për hir të lutjeve të tij dhe dhurimit është më e mirë për të se ajo që ka arritur dhe ka kërkuar. Ngushëllimi dhe rehatija e tij është në duart e Zotit, dhe të menduarit e tij për Të, është më mirë se arritja e asaj që ai dëshironte. E nëse Allahu i Madhërishëm hapën portat e kënaqësisë së për robin e Tij, do ja kompensojë shumë herë atë që ka kaluar dhe ka vepruar. “Thuaju robërve të Mi, që i kani bërë keq vetes me gjynahe, të mos e humbin shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i fal të gjitha gjynahet. Vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.” (Ez-Zumer 53)
O ju muslimanë! Materializmi i kohës sotme ka shaktërruar shumë lidhje dhe nyje emocionale. Njerëzit janë kthyer sikur të ishin pjesë këmbimi që punojnë vetëm për interesa materiale dhe që prodhojnë lëndë egoiste. Ky materializëm ka bërë përfitimet dhe interesat kriter të mardhënijeve. I shikon njerëzit që thonë: “ Nuk ka miqësi të përhershme, nuk ka armiqësi të përhershme, por vetëm interesat janë të përhershme.”
Zoti ju ruajt! Ky është shkatërrim i një shtylle të madhe nga shtyllat e moralit, shkëputje të shumë lidhjeve vëllazërore dhe të lidhjeve në mes njerëzve. Në këtë materializëm janë dobësuar lidhjet e bukura shoqërore, jo vetëm kaq, por janë dobësuar lidhja fetare, lidhjet farefisnore, dhe lidhjet atdhetare. Interesat dhe maksimizimi i përfitimeve janë kthyer në standart dhe që merren në konsideratë. Marrëdhënijet janë kthyer në; koleg pune, antarë në klub, ortak në arganizatë, aksionet në kompani, dhe të tjera si këto në marrdhënije thjeshtë materiale.
Zoti ju ruajt! Kjo gjë ka ndikim të madh në humbjen e vlerave shpirtërore, në aspektin psikologjik dhe shkëmbimin emocional.
Vëllezër në Islam! Për arsye të sqarimit më të madh dhe për qartësim, do të flasim për rreth miqësisë dhe shoqërisë, në marrdhënijet dhe të drejtat e tyre, dhe cilësive të tyre, që të bëhet e qartë gjendja e dy grupeve dhe të paraqitet rruga e tyre.
Adhurues të Zotit! Miqësia është intimitet natyrorë me të të cilin e ka krijuar Allahu i Madhërishëm njeriun. Miqësi do të thotë bujari në ndërgjegjen e njerëzve bujarë. Cilësi të cilën e kanë trajtuar njerëzit e urtë me përshkrim dhe analizë, e ajo është simboli i sjelljes së njeriut, dhe masa e përsonalitetit të tij. Sa që është thënë; Nëse dëshiron të njohësh vlerën e njeriut, urtësinë e tij, largëpamësinë, dhe kapacitetin e të menduari të tij, shiko se me se kush e shoqëron dhe mendo se me kë miqësohet.
Miqësia është sublime dhe me përfitime të mëdha, që bashkon në mes mendjes, fesë, besimit, nderit dhe moralit të mirë. Miqësia është gëzim në zemër, kënaqësi në shpirtë dhe zemërgjerësi, dhe bashkëpunim në lehtësimin e dhimbjeve të jetës. Miqësia është marrje dhe dhënije, largim i pengesave, dhe falje në momente të rrëshqitjes. Ajo është lidhje e fortë që bazohet në interesa të ndërsjella, dhe përhapën ndjesinë e stabilitetit tek individi dhe bashkësia.
Miqësia është urë dashurie që lidhën zemrat, dhe aromë e mirë që përhapet përreth, duke mbushur zemrën me gëzim dhe shpirtin me dashuri.
Vëllezër besimtarë! Miqësia është dëshirë dhe zgjedhje. Mos e lini atë në dorë të situatës, baza e saj është dashuria dhe shtylla është respekti, prandaj ruajini ato me qëllime dhe nijete të mira.
Miku është partner në jetë, në gëzime, dhe në hidhërime, në momente foce dhe dobësije, në qetësi dhe në vështirësi. Është thënë; “Miku në kohë të vështirë, dhe zgjidhe mikun para rrugës, udhëtimit.”
Kur është pyetur një i mençur; “Më i dashur tek ti është miku apo i afërmi?” Përgjigja e tij ka qenë: “ I afërmi duhet që të jetë mik.”
Tek miku bashkohen; sinqeriteti i zemrës, sinqeriteti i gjuhës, sinqeriteti në qëndrim, sinqeriteti në ndjenja dhe sinqeriteti në këshilla. Miku bujar nëse është afër të jep një dorë, të ndihmon, e nëse është largë të lavdëron, nëse i bëhet padrejtësi falën, nëse ngushtohet liron, e kushdo që e fiton një mik të tillë ka shpëtuar.
Miqësia vëllazërore është fitimi më i madh në këtë jetë, ajo është stoli në kohë të mirë dhe mbështetje në fatkeqësi. Ata, miqt vëllazërorë, dalin vullnetarish, pa urdhër, dhe përhapen pa kufi. Nuk ka distancë që i mbanë ata largë, dhe nuk ka justifikim që i anashkalon.
Miku bujarë, është i butë në qortim, të qëndron pranë në dënim, nuk është imoral dhe nuk është hipokrit. Miku është qetësi, mbështetesh në të, konsultohesh me të për çështje të rëndësishme. Ai të fshehën sekretin, mbulon të metat, të përkrahen në ambicje, ndikon në dëshira, të justifikon, dhe nuk vonohet në kërkim falje. Nëse e shoqëron atë sillet mirë me ty, nëse i shërbën të mbron, nëse i shtrinë dorën e mirë të bashkëpunimit ta shtrinë dhe ai dorën e tij, nëse shikon tek ti një të mirë ta kthen atë, nëse shikon një të keqe, tek ti, të ndalon prej saj, nëse kërkon prej tij të jep, e nëse të godet ndonjë fatkeqësi të ngushëllon. Është përkrahës ndaj teje kur ke nevojë, të jep dorën në fatkeqësi, të bëhet shok në vetmi, dhe ta zbukuron jetën në momente shëndeti të plotë.
Miku është besueshmëri, ai është syri, veshi, dhe zemra përmes të cilit shikohet e kaluara me syrin e të tashmes.
O ju muslimanë! Atëhere nëse është kështu duhet bërë kujdes dhe të hetosh në zgjedhjen e mikut. Njeriu do të merret në llogari për zgjedhjen e mikutkut. Meditoni në fjalën e Allahut të Madhërishëm, në pendimin dhe keqardhjen e të padrejtit, që thotë: “ Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik! Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!” Vërtet, djalli e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës.” (El-Furkan 28-29) Ndërsa në hadith thuhet; “Njeriu është në fenë e mikut të vet, prandaj le të ketë kujdes secili prej jush se me kë miqësohet.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi dhe Ebu Daudi.
Abdullah Ibn Amr Ibn El Asi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Miqtë më të mirë tek Zoti janë ata që janë më të mirë me mikun e tyre. Fshinjët më të mirë tek Zoti janë ata që janë më të mirët për fqinjin e tyre.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu me zinxhir transmetimi të mirë.
Ndërsa në një hadithë ka ardhur; “ Mos shoqëro vetëm se besimtarin, dhe të mos hajë ushqimin tënd vetëm se njeriu i devotshëm. Njeriu është me atë që ai do, e nëse muslimani e do vëllain e tij ta nderojë atë.” Ata që duhen për hirë të Allahut, do të jenë nën hijen e Arshit të Zotit, në ditën kur nuk do të ketë hije tjetër veç hijes së Tij.
O ju muslimanë! E nga kjo që u përmend nga kjo këshillë e bukur, rreth shoqërisë dhe miqve, duhet që të dimë se; “E plota dhe e përsosura është e dashur, për çdo udhëtarë ka pengesa, dhe duhet që të falet gabimet, dhe të largohen pengesat.” Kush këmbëngulën në fajësim nuk do ti ngelet mik. Nëse falja bëhet për ndonjë rast rrëshqitjeje kjo është tregues i cilësive të burrit të mirë. Vërtetë njerëzit që e meritojnë më shumë që të hidhen pas gabimet e tyre janë vëllezërit tuaj, tek të cilëve ke njohur dashurinë, sinqeritetin, besnikërinë, dhe këshillën e mirë. Kush kërkon një shok me pa të meta ka ngelur pa shok. Ta qortosh shokun është më mirë se të ngelesh pa të, ta humbësh atë.
Vëllezër në besim! Mardhënijet nuk përmirësohen dhe nuk janë të vazhdueshme vetëm se me mospërfillje të gabimeve, duke falur, harruar, duke qenë me zemër të pastër, me qetësi nga shpirtit dhe me këshilla të buta. Prandaj miku të bëj kujdes që të mos barti në gjoksin e tij fanatizëm të injorancë, dhe të shikojë se domosdoshmëria për miqësinë e tij është: “Të bëj mik atë që e ka mik dhe të armiqësojë, ndajë atë qe e ka armik.” Ai duhet të dijë se njerëzit ndryshojnë në vlerësimin e tyre për pozitat e njerëzve, gradët e tyre, për gabimet dhe për të mirat e tyre. Nëse duron për mikun tënd vapën e verës, të ftohtin e dimrit, thatësirën e vjeshtës, dhe plogështinë e pranverës, të gjitha stinët tua do të jenë gjithmonë pranvera.
O ju dashur! Besimtari është pasqyrë e vëllait të tij, nëse shikon tek ai diçka që nuk i pëlqen e korrigjon atë, dhe e mbulon atë me fshehtësinë e tij, largë publikut.
Prandaj besoni tek shokët, dhe të jeni të sigurtë tek vëllezërit, ruani kuvendet tuaja, mos dëgjo diçka të keqe për vëllain tënd, por dëgjo prej tij. Nëse ndahesh prej tij ruaj sekretin, të fshehtat e tij.
O muslimanë! Ajo që përmendet për ndryshimin e kohës dhe ndryshimin e shokëve, dhe mosbesimi tek vëllezërit, nuk është e drejtë. Sepse hadithi është për shokët e vlerave dhe jo për shokët e interesave, dhe përfitimet prej tyre.
Zoti ju ruajt! Ekuilibri dhe peshorja në këtë gjë, është; “ Njeriu përfiton nga shoku, por nuk shoqërohet me të që të përfitojë prej tij.” Interesat e përbashkëta janë të drejta nga të drejtat e shoqërisë dhe miqësisë, por se interesat nuk jan shkak i shoqërisë dhe nxitëse të sajë. Shoku me virtyte bashkon përfitimin, interesin dhe kënaqësinë.
Në vijim
Zoti ju ruajt! Miqësia e vërtetë kur vendoset në një shpirt vetëm se e rregullon atë, dhe shfaqën tek ai dashuri, përulësi, dhe shtypje të zemërimit. Dashuria për shokun tënd dhe virtytet e tij është dëshmi e madhështisë së moralit tënd, dhe se vlerat e njerëzve nuk i njohin vetëm se familjarët e tyre. Nga një shok i virtytshëm do të gjeshë qetësi kur e takon, dhe në uljen me të këshilla. Nga njerëzit më të paaftë janë ata që ikin shumë largë në kërkim të vëllezërve, e më të paaftët prej tyre janë ata që humbin në kërkim të tyre.
Ahnef Ibn Kajsi, thotë; “Vëllezërit më të mirë janë ata që nëse largoheq prej tyre nuk të largojnë nga dashuria që kanë për ty, e nëse ke nevojë për ta nuk të mungojnë.”
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Dhe qëndro me ata që i luten Zotit të vet në mëngjes dhe mbrëmje, duke dëshiruar Fytyrën (kënaqësinë) e Tij dhe mos i shmang sytë nga ata (tek të tjerët), duke dëshiruar stolitë e shkëlqimin e kësaj jete. Mos dëgjo atë zemrën e të cilit ia kemi lënë mospërfillëse ndaj përmendjes Sonë e, që shkon pas dëshirave, duke shkelur çdo kufi në veprimet e veta.” (El-Kehf 28)
Zoti na bëftë dobi me udhëzimet e librit të Tij, Kuranit Famëlartë, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim, Zotit kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin për çdo gjë që ka caktuar, Atë e falenderojmë për çfarë na ka dhuruar.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Atij i përkasin Emrat e Bukur dhe Cilësitë e Larta.
Dëshmoj se zotërija dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob dhe i dërguari i Zotit, thirri në të vërtetë dhe në udhëzim. Paqja, begatia dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi tabiinët, ata që i pasojnë me mirësi, dhe vazhduan në rugën e tij të drejtë.
O ju muslimanë! Allahu i Madhërishëm në Kuranin Famëlartë ka përmendur dy situata, ku shpaloset vërtetësia e miqësisë, theksohet ndikimi i saj, dhe nevoja e madhe për të.
Situata e parë është kur njerëzit takohen në ditën e Kijametit dhe kërkojnë mbështetje apo ndihmë, e dikush prej tyre thotë, sikurse e ka përmendur Allahu i Madhërishëm: “Tashmë ne nuk kemi asnjë ndërmjetësues (tek Allahu) e as ndonjë mik të ngushtë!” (Esh-Shu’ara 100-101)
Ndërsa situata e dytë, ka të bëjë me shqetësimin e njerëzve pas ringjalljes, Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Atë Ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që e kanë pasur frikë Allahun.”(Ez-Zuhruf 67) Ajo është miqësi e devotshmërisë, e cila do të vazhdojë dhe pas vdekjes dhe nuk ndërprehet asnjëherë.
O vëllezërit e mi! Ndrydhja dhe largimi nga njerëzit shpie në armiqësi. E keqja e miqve është më e dëmshme se urrejtja e armiqve. Gënjeshtari nuk mund të jet as vëlla dhe as mik.
Ndërsa në hadithin nga Ebi Musa El Eshariu, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Me të vërtetë shembull i mexhlisit, shokut, të mirë dhe të keq, është si shembulli i shitësit të aromave dhe farkëtarit, fryrësit të qymyrit. Shitësi i aromave ose ju dhuron aromë, ose ju shet aromë, ose ju prej tij do të nuhasni aromë të këndshme e të mirë. Ndërsa ai që frynë qymyrin, farkëtari, ose do t’ju djegi rrobat tuaja, ose nga ai do ta nuhasni aromën e pakëndshme.”
Neveviu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë; “ Në këtë hadith tregohet vlera e mexhliseve, kuvendeve me njerëz të mirë, të drejtë dhe bamirës, me moral të lartë, njerëzve të devotshëm, të dijes dhe edukatës. Si dhe ndalimi nga mexhliset e këqija, bidateve, risive, ata që përgojojnë njerëzit, imoralët, përtacët, dhe të tjera si këto nga veprat e ndaluara.”
Zoti ju mëshiroftë! Frikësojuni Zotit, dhe dijeni se miq e këqinjë ju shpien drejt shkatërrimit, ju shoqërojnë për në rrugën e humbjes. Nuk ka tërheqje më të madhe drejt rrugës së shkatërrimit se sa miqt e këqinjë. Njeriu nuk ka nevoj për miqësi që sjellën armiqësi.
Lutuni dhe përshëndeteni mëshirën e udhëzimit dhe më të mirin e njerëzimit, të dërguarin tuaj, Muhamedin, të dërguarin e Allahut, sepse Zoti juaj u ka urdhëruar për këtë, Allahu i Madhërishëm ka thënë në librin e Tij, e Ai është i vërtetë në thënjen e Tij: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë, Muhamedin, të dashurin të përzgjedhurin dhe të dalluarin, mbi familjen e tij të mirë dhe të pastër, bashkëshortet e tij, nënat e besimtarve.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të drejtë, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabiinë dhe ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Fundit, dhe mbi ne së bashku me ta, me Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Bujarë. O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.
O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët, shkatërro tiranët dhe idhujtarët, dhe të gjithë armiqt e umetit tonë dhe fesë.
O Zoti ynë, na jep siguri në vendin tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona. O Zoti ynë, mundëso të na udhëheqin ata që të frikësohen dhe janë të devotshëm ndaj Teje, dhe kërkojnë kënaqsinë Tënde, o Zoti i Botrave.
O Zoti ynë, jepi sukses udhëheqësit dhe kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarin e dy vendeve të shenjta nga suksesi Yt, forcoje atë në bindjen ndaj Teje, lartëso me të fjalën Tënde, dhe bëje atë ndihmues të Islamit dhe të muslimanëve.
O Zot jepi sukses atij, zëvendësit të tij, vëllezërve dhe ndihmësve të tij, në atë që do dhe je i kënaqur, dhe drejtoi ata në të mirë dhe devotshmëri.
O Zoti anë, jepi sukses të gjithë udhëheqësve të muslimanëve që të punojnë me librin Tënd, Kuranin, me synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe bëji ata mëshirë për robërit e Tu besimtarë. Bashko fjalën e tyre në të vërtetën, fe, dhe në udhëzim, o Zoti i Botrave.
O Zoti ynë, përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend, dhe ndalo gjakderdhjen e tyre. O Zot bashkoi ata në të vërtetën, fe, udhëzim dhe në synet fjalën e tyre.
O Zoti ynë, jep për umetin Islam udhëheqës të drejtë që i forcon në bindjen nda Teje, largon prej tyre të keqen, që urdhëron tek ata për të mirë dhe i ndalon ata nga e keqja, me të vërtetë Ti i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.
O Zoti ynë, të lutemi që të jeshë kundra jehudëve kriminel, dhe pushtues, vërtetë ata nuk të madhërojnë Ty.
O Zoti ynë zbrit mbi ta ndëshkimin Tënd që ke përgatitur për popullin e padrejtë.
O Zoti ynë të lutemi që të jesh kundra tyre, dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga sherri i tyre.
O Zoti ynë, të lutemi të na ruash nga çdo fatkeqësi, dhe na bëj falenderues për shëndetin e dhuruar.
O Zoti ynë të lutemi na largo çdo të keqe, dhe kërkojmë mbrojten Tënde nga sherri i tyre.
O Zoti ynë, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga lebroza, çmendurija, epidemia dhe të gjithë sëmundjet e këqija.
O Zoti ynë, Ti je Zoti i Vetëm nuk ka Zot tjetër veç teje, Ti je i pasur, që nuk ke nevojë për diçka, ndërsa ne jemi të varfër, nevojtarë, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.
O Zoti ynë na jep shi.
O Zoti ynë tek Ty kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës, dërgo tek ne shi të bollshëm, bëj atë forcë për ne në bindjen Tënde dhe argument për të tashmen dhe të ardhmen.
O Zoti ynë na jep shi mëshir për ne, jo ndëshkim, të ringjallësh me të vendin, të freskosh me të njerëzit, dhe ta bësh atë argument për të tashmen dhe të ardhmen.
O Zoti ynë, ne jemi krijesa prej krijesave Tua, nuk kemi shpresë tjetër veç Teje, mos na privo nga të mirat Tua për shkak të këqijave tona.
Zoti ynë tek Ti jemi mbështetur, Zoti ynë mos na bëj sprovë për popullin e padrejtë.
“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A ‘raf 23)
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju,
Falenderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.
Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe.
Allahu është i Ditur për çfarë veproni.