Mirësia e arritjes së Ramazanit

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar    07-09-1446 H    07-03-2025 D

Shejh Abdullah El Xhuhenij   

Tema  Mirësia e arritjes së Ramazanit

Lavdërimet i takojnë Zotit Bujarë, Mëshirplotë,  Dhuruesi i begative dhe mirësive të pafundme, ka obliguar agjërimin në muajin e Ramazanit për robërit e Tij besimtarë. Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai është Mbrojtësi i njerëzve të drejtë dhe i robërve të Tij të devotshëm. Umetin e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij shumë selame dhe përshëndetje, e ka nderuar me muajin e Ramazanit.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, njeriu më i mirë që është falur dhe ka agjëruar, dhe ka bërë tavaf shtëpinë e shenjtë të Zotit, Qaben. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,   mbi familjen dhe mbi shokët e tij, yjet e udhëzimit dhe pishtarët ndriçues të errësirës.

Në vijim

Ju porosis që ti frikësoheni Allahut të Madhërishëm dhe ti bindeni Atij, sepse Ai është me ju me diturinë e Tij në çdo kohë dhe vend.  Dijeni se një punë, sa do e vogël,  kur është me devotshmëri ndaj Zotit të Madhërishëm është shumë, ndërsa një punë e madhe,  pa devotshmërinë ndaj Zotit është pak.  

Kapuni fort pas shtyllave të fesë dhe degëve të besimit, nuk ka shpëtim apo sukses për ju në jetë dhe në vdekje, përveçse duke pasur frikë ndaj Zotit të Plotëfuqishëm dhe duke besuar në Të. Shfrytëzojeni mundësinë e kësaj jete para se të kalojë dhe nxitoni për të bërë vepra të mira sepse jeni në kohën më të nderuar të saj. Në jetën e kësaj bote njeriu nuk do të jetojë gjatë dhe përgjithmonë, ai ekziston nga hiçi dhe do të shkojë në hiç. Orët që kalon njeriu në jetën e kësaj bote janë si momente, moment që pason momentin. Kështu me radhë derisa njeriu të arrijë në cakun, afatin  e tij përfundimtar, e kjo është diçka që secili prej nesh e ndjen.  Le të kujtojmë vëllezërit tanë që ishin me ne në vitin e kaluar dhe prisnin muajin e Ramazanit, muajin e mirësisë dhe begatisë, por afati i tyre përfundoi dhe u ndërprenë veprat e tyre, përfunduan në brendësinë e tokës pa asnjë gjë tjetër me vete veç veprave të tyre   dhe  nuk lanë asgjë për vete pas tyre përveç sadakasë së vazhdueshme, ose dituria që është e dobishme për njerëzit, ose një djalë i mirë që lutet për ta. Dhe ne do të përfundojmë atje ku ata kanë përfunduar.

Kështu u kthye koha dhe muaji i Ramazanit u kthye këtë vit. U kthye tek ne pasi që kishim harruar shumë dhe pasi ishim zhytur në punët tona të kësaj bote.  Ramazani u kthye dhe është caktuar për ne të kthehemi me të për të dëshmuar ditët e tij të lavdishme dhe për të ringjallur netët e tij rrezatuese.

O ju muslimanë! Nga mirësitë më të mëdha të Zotit të Madhëruar mbi robërit e Tij besimtarë është se Ai i bekoi ata pak ditë më parë me ardhjen e një stine të veprave të mira, ai është muaji i Ramazanit i mbushur plot me mëshirë dhe bekime. Muaj në të cilin gëzojnë gjëruesit dhe përfitojnë shpërblim tek  Zoti ata që punojnë. Muaj në të cilin obligimet shpërblehen shumëfish krahasuar me muajt e tjerë, ndërsa veprat vullnetarë në të janë sikur obligimet në muajtë e tjerë veç tij. Muaji i bujarisë dhe i bamirësisë, muaj në të cilin pakësohen gabimet dhe në të shlyhen gjynahet. Zoti na e ka bërë obligim agjërimin e tij, ndërsa i dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij shumë selame, ka bërë synet, traditë faljen e teravive në të. I dërguari ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij shumë selame, përgëzonte shokët e tij dhe ju thoshte: “  Ju ka ardhur muaji i Ramazanit, muaj i begative, muaj në të cilin Zoti zbret mëshirën dhe largon gjynahet, muaji kur pranohet lutja. Zoti krenohet me ju tek Melaiket e Tij, prandaj tregoni Zotit nga vetet tuaja të mirat që përmbani. Vërtetë i pa fat është ai që privohet nga mëshira e Zotit.”  Hajthemiu e konsideron se e ka marrë tek libri  Mexhmai Zevaid i Tebaraniut. I dërguari i Allahut,  paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kur hyn muaji i Ramazanit hapen portat e Xhennetit, mbyllen portat e Xhehenemit dhe prangosen shejtanët.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi.

LEXO  Pajtimi mes njerëzve

Pjesë e udhëzimeve të tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në Muajin e Ramazani, e ai është udhëzimi më i përsosur,  ishte shtimi i llojeve të ibadeteve. Ai ishte njeriu më bujar në bamirësi dhe ishte më bujari se asnjë herë në Ramazan, kur jepte më shumë sadaka, bënte vepra të mira, lexonte Kuran, lutej, përmendje të Allahun, veçohej në itikaf, qëndrim në xhami. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, gjithashtu ka nxitur për kryerje të umeres në shtëpinë e shenjtë të Zotit, në Qabe, në muajin e Ramazanit. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, një gruas nga Ensarët i ka thënë: “Ne kishim vetëm një deve për të nxjerrë ujë me të, të cilën përdori babai i filanit me të birin,  burri dhe djali i saj,  dhe na la pa deve tjetër për të nxjerrë ujë.” I dërguari i ka thënë: “Umreja në Ramazan është sikurse të bësh haxhin me mua.” Muttefikun alejhi.

I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e dallonte muajin e Ramazanit me adhurime më shumë se çdo muaj tjetër. Prandaj, lavdërojeni Allahun e Madhërishëm për mirësinë e arritjes së tij,  dhe falënderojeni Atë me zell, me përpjekje dhe duke mbushur kohët e tij me lloje të ndryshme të adhurimeve, bindjeve ndaj Zotit.

Zoti ju mëshiroftë! Priteni atë duke u ruajtur nga gjynahet dhe gabimet. Këto janë kohët e vlerave dhe mirësive, ku janë përfituesit?! Këto janë sezonet e tregtisë fitimprurëse, ku janë kërkuesit?! I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Allahu i Plotëfuqishëm ka thënë; Çdo vepër e birit të Ademit i takon atij, përveç agjërimit, ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të.  Kur dikush nga ju është agjërueshëm, të mos flasë fjalë të ulëta e as të bërtasë. Nëse dikush e ofendon apo e godet, le të thotë: “Unë jam agjërueshëm!”  Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti i Muhamedit, era e keqe e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu sesa era e miskut. Agjëruesi ka dy gëzime, me të cilat ai gëzohet: Kur bën iftar gëzohet për çeljen e agjërimit të tij dhe kur ta takojë Zotin e tij gëzohet për agjërimin që ka bërë.”

LEXO  Dobi dhe begati nga kryerja e veprave të mira

Zoti na ndihmoftë të gjithëve në agjërimin e këtij muaji dhe faljen e namazit të natës në të me besim dhe me shpresë të shpërblimit, na faltë të gjitha shkeljet, rrëshqitje, gabimet, na mbuloftë të gjitha gabimet dhe na faltë në ditën e llogarisë, ditën e Gjykimit.

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, vërtet, Ai është Falësi i madh dhe Mëshirëploti.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon Zotit, i Cili i mbuloi zemrat e robërve të Tij me begatitë e Tij, i mbushi zemrat e tyre me dritat e fesë dhe rregullat e saj, Ai u premtoi atyre me atë që u ka caktuar me urtësinë dhe vendimet e Tij.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, në Veten e Tij, në atributet, cilësitë dhe veprimet e Tij.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, e dërgoi atë tek të gjithë njerëzit, për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij që janë të kapur pas litarit të Tij, Kurani.

Në vijim

Porosis vete dhe ju që ti frikësohemi Allahut të Madhërishëm, në nxitimin drejt faljes së Zotit të Plotëfuqishëm,  dhe për në dhe Xhenet, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit.

Zoti ju mëshiroftë! Dijeni se muaji juaj ka filluar të paksohet, prandaj shtoni punët, veprat, sikur ai të ketë kaluar tashmë. Çdo muaj mund të ketë një pasardhës, ndërsa muaji i Rmazanit  si mund të ketë pasardhës?!

I lumtuar është ai që mediton në çështjen e tij, merr masa paraprake, shfrytëzon mundësitë para se ato të kalojnë dhe shfrytëzon begatitë e Zotit të tij, me bujari, dashamirësi dhe mirësi. Prandaj, shtoni sa më shumë leximin e Kuranit, të ushqerit  e të varfërve, dhënien e sadakasë për të varfërit dhe jetimët. Ruani gjymtyrët tuaja nga gjynahet, shkeljet dhe gabimet.

Shtoni sa më shumë lutjet dhe përshëndetjet për zotërinë e njerëzimit dhe hënën e plotë.   “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale dhe mëshiroje zotërin të gjithë krijesave mbarë, zotërinë dhe të dërguarin tonë, Muhamedin, familjen e tij të mirë dhe të pastër, shokët e tij, të parët e të mirëve, besnikët e thirjes së tij dhe udhëheqësit e brigadës së tij, të gjithë ata që kanë bërë dua dhe luten për ta, dhe nuk kanë asnjë urrejtje në zemrat e tyre ndaj të gjithëve, ata janë prej atyre që Allahu i Madhëruar ka patur për qëllim me fjalën e Tij kur ka thënë: “ Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El-Hashr 10)

LEXO  Lavdia dhe siguria e umetit në unitet dhe besim

Dhe ata që i pasojnë ata në vepra të mira deri në ditën e Kijametit, të lutemi të jesh i kënaqur me ne dhe me ata, o Zoti i botëve.

O Zot, Larguesi i shqetësime dhe Lehtësuesi i vështirësive, Ti që i përgjigjet lutjes së atyre që janë në nevojë, Mëshiruesi i kësaj bote dhe i botës Tjetër, Ahiretit, Ti që u  jep ato të dyja kujt Ti dëshiron dhe privon prej tyre ata që Ti dëshiron, na mëshiro me mëshirë që do të na bësh të pavarur nga mëshira e dikujt tjetër përveç Teje, o Zot i botëve.

O Zot, kërkojmë mbrojtje tek Ti nga varfëria, skamja dhe poshtërimi, dhe kërkojmë mbrojtje tek Ti që të mos jemi të padrejtë apo të na bëhet padrejtësi.

O Zot, na mjafto me atë që është e lejuar dhe na ruaj nga ajo që është e ndaluar dhe na pasuro me mirësinë Tënde dhe jo me dikë tjetër përveç Teje, o Zot i botëve.

O Zot, o Ti që nuk dëmtohesh nga mosbindja dhe nuk përfiton nga bindja, na mëshiro dhe ki mëshirë për duart që janë drejtuar nga Ti me përulësi dhe përgjërim, duke kërkuar nga Ti të lirosh qafët e tyre nga tmerri i zjarrit të Xhehenemit dhe ndëshkimit.  O Zot, të lutemi që në këtë muaj të bekuar të na bësh nga të liruarit nga zjarri i Xhehenemit, të shpëtuar nga vendi i shkatërrimit  dhe të përjetësuar, të përfundojmë në Xhenetin Tënd, në shtëpinë e përjetshme, Ti je me të vërtetë Mëshiruesi, Falës i Madh i gjynaheve, o Zot i botëve.

O Zot, në këtë muaj të bekuar të lutemi me fytyrën Tënde Madhështore dhe me librin Tënd të urtë, Kuranin,  që në këtë orë të mos lësh tek ne asnjë gjynah përveçse të na i  falësh, asnjë të metë përveçse të na i fshehësh, asnjë shqetësim përveçse të na i  lehtësosh, asnjë të keqe përveçse që të na i largosh, asnjë të metë përveçse të na e përmirësosh, as besim përveçse të na e forcosh,  asnjë zemër përveçse të na e pastrosh, asnjë njeri që ka humbur përveçse ta udhëzosh, asnjë të sëmurë përveçse ta shërosh, asnjë të vdekur përveçse ta mëshirosh, asnjë njeri që merret në pyetje në varr përveçse ta  frymëzosh dhe asnjë njeri që i frikësohet dënimit Tënd përveçse e qetësove.

O Zot, na fal për atë që kemi bërë në të kaluarën dhe në të ardhmen, atë që kemi bërë  dhe atë kemi harruar, atë që Ti e ke ditur dhe ne  nuk e kemi ditur.

O Zot, mos na lë asnjë shpresë përveç se të na e  dhurosh, asnjë pyetje, lutje përveç se të na e pranosh, as ndonjë të mirë përveçse  që të na e dhurosh, as ndonjë të keqe përveç që të na mbrosh prej saj, o më i Miri  ku  mbështetet dhe shpreson robi, o Zot i botëve.

O Zot, na jep siguri ne vendet tona, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona, mbështete me lavdi, qëndresë dhe ndihmë të qartë kujdestarin e dy xhamive të shenjta, mbretit Selman Bin Abdul Aziz, dhe mëkëmbësin e fronit të tij mbretërorë, princin Muhamed Ibn Selman. O Zot, ruaj ata të dy me shëndet dhe mirëqenie të plotë, shpërbleji ata me të mira për da xhamitë e shenjta dhe për vendet e shenjta të Islamit dhe muslimanëve.  

O Zot, jepu sukses të gjithë udhëheqësit e çështjeve të muslimanëve, udhëzoi ata që të punojnë  në të mirë të fesë  dhe  vendit të tyre.

O Zot, ruaj ushtarët tanë, mbro kufinjtë tanë, ruaj njerëzit e sigurisë tonë, o Zoti i botëve.  

O Zot, tek Ti kërkojmë falje, me të vërtetë Ti je Falës i madh, dërgo për ne nga qielli shi të bollshëm.

O Zot, zbrit tek ne shi!

O Zot, ne jemi krijesa nga krijesat Tua, mos na privo nga Mirësitë e Tua për shkak të gjynaheve tona.

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1162323822028022

Post Author: endrit