Hutbe nga xhamia e Shenjtë e Mekes
4-10-1440 H 7-6-2019 D
Shejh Saud Shurejmi Pasimi i të mirës me të mirë
Lavdërimet për Zotin, i Vetëm në Madhështi, i Plotë në Bukuri, meritues i Madhërimit dhe Lartësimit, Ai që i ka shjeguar çdo gjendje me hollësi të plotë. I Madhërishmi me Lartësinë dhe Pushtetin e Tij, Ai që ka zbritur Dalluesin, Kuranin tek robi i Tij që të jetë për mbarë botrat: “ Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; njëkohësisht (të kemi çuar) si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.”(El-Ahzab 45-46)
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetërr veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok, dëshmoj se Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, posedues i fytyrës së ndritçme, aromën e lules , zotërija i të dërguarve, udhëheqës i atyre që kanë humbur shpresat. Paqja dhe lutjet më të mira për të nga Allahu i Madhërishëm, mbi familjen e tij të mirë dhe të pastër, gratë e tij nënat e besimtarëve, mbi shokët e tij më të ndershimit, mbi tabiinët dhe pasuesit e tyre me mirësi deri në ditën e kijametit. Selame dhe pëshëndetje të shumta. Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, sa jeni në kohën e përshtatshme saktë, e cila kalon dhe është e pa kthyeshme, dhe të mos ju tërheqi kjo botë kalimtare më shumë se bota tjetër që është e përhershme. Ajo çfarë është tek ju shkatërrohet, fshihet, dhe çfarë është tek Allahu ngelet do jetë përherë. “Përfundimi (i mirë) është për ata që ruhen nga të këqijat.”(El-Kasas 83)
Adhurues të Zotit! Lëvizja e natës dhe e ditës vërteton afrimin e kohës dhe përshpëjtimin e sajë(kijametit). Kohët kalojnë me shpejtësi sikur lëvizin retë, sa që ka nga ne që nga shpëjtësia e kalimit të saj u duket muaji si një javë, java si një ditë dhe viti si një muaj.
Ajo çfarë dimë nga feja jonë, është se, kjo shpejtësi e të kaluarit të kohës është nga shenjat e kohës, kijametit. Sikurëse ka ardhur nga i ndershmi dhe besniku, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. E gjithë kjo, adhurues të Zotit, na jep mundësinë e madhe që të shpëtojmë dhe të ruhemi nga fitnet dhe nga poseduesit e “oratorisë”, në të punuarit e veprave të mira, pendim të sinqertë, dorëzimi tek e njohura dhe braktisja e asajt që nuk është e jona. Ai është që e ka bërë natën dhe ditën ndjekëse të njëra-tjetrës, për atë që dëshiron përmendjen dhe falenderim për Zotin.
Adhurues të Zotit! Nëse të punuarit e veprave të këqija janë të urryera në vetvete, nuk ka më të urryera dhe të këqija se të punuarit e veprave të këqija pas veprave të mira. Nëse të mirat fshijën të këqijat, me të vërtetë largimi nga të këqijat do të thotë drejtim në punë të mira dhe u bashkangjitet atyre. I dërguari i ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka kërkuar nga Allahu mbrojtje nga e keqja pas të mirës. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Mos u bëni si ajo gruaja që e shprishën dhe e bën fije-fije atë që e ka tjerrë fort.”(En-Nahl 92)
Prandaj për këtë, o adhurues të Zotit, me të vërtetë ai që lë mangut pasi që i ka plotësuar njëherë ato, ose bën gjynahe pasi që është larguar nga ato, ai e ka privuar veten nga fitorja me bindjen ndaj Zotit. Nëse gënjen veten me adhurime sezonale të lehta, me të vërtet nuk e arrinë vlerën dhe shpërblimin e tyre. Kjo nëse në kohën e kryerjes së tyre nuk ka qenë peng i shijimeve të suksesit, dhe ëmbëlsinë e adhurimit për vendosmërinë e ti në kthimin e tij në atë çfarë ka qenë para bindjes ndaj Zotit. O rob i Zotit, shpreso që të kesh shijuar ndonjë gjë nga shija adhurimit, në muajin e Ramazanit. Dhe nuk e dëmton këtë shije me atë çfarë shijon, është detyrë e jotja që të ecësh para me ato shije dhe vepra të mira qofshin dhe të pakëta. Mësimi nuk është nga sasija por nga cilësija. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Për t’ju vënë në provë se kush është më i mirë në vepra.”(Hud 7) Dhe nuk ka thënë “më shumë vepra”. Me të vërtetë vazhdimsija, qoftë dhe në të paktë, me lejen e Allahut të ruan nga fitnet dhe të këqijat. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ka thënë: “ Punoni nga ato që mund të punoni, sepse për Zotin, Allahu nuk i ndërpret shpërblimet derisa ta ndërprisni atë punë, vepër. Dhe ka qenë vepra më e dashur për të derisa vepruesi i saj vazhdon në atë vepër.” Hadithin e transmeton Muslimi.
Adhurues të Zotit! Njeriu i suksesshëm është ai që nuk shkëputet nga bindja ndaj Zotit në të gjitha kohët. E adhuron Zotin në qëndrim, duke ecur, ulur dhe ku do që është. Njeh Krijuesin e tij në çdo moment, në Ramazan dhe në Sheval (muaj hënor) dhe në muaj të tjerë të vitit, të cilat janë kohë me përgjegjshmëri, për të cilat do të pyetet njeriu për të gjitha pa bërë dallim apo përjashtim për ndonjërin muaj. Të gjithë muajt e vitit janë vetëm se kohë nga jeta ë njeriut që kalon, prandaj ai është përgjegjës për jetën e tij pa asnjë dyshim.
I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që është i ndershmi dhe besniku, ka thënë: “ Nuk do të largohet këmbë njeriu ditën e kijametit pa u pyetur për katër gjëra,” dhe ka përmendur nga ato, “për jetën e tij se si e ka kaluar(kur është rritur sa i ka plotësuar obligimet).” Hadithin e ka transmetuar Ibn Maxheh
Për këtë njeriu i suksesshëm është ai që ka plotësuar adhurimet në të gjithë muajt pa i veçuar ato vetëm në një muaj, i bindur se Zoti i Ramazanit është Zoti i Shevalit dhe i muajve të tjerë.
Adhurues të Zotit! Ky njeri i suksesshëm në të njëjtën kohë është i bindur se sezonet e adhurimeve vlersohen dhe arrihen, por ata nuk veçohen, dhe se është nga paditurija mendimi tek njerëzit se muaji i Ramazanit është muaj i veçantë dhe ndarës nga të ndaluarat para dhe pas tij. Kjo është padituri dhe shikim i shkurtër, dritëshkurtësi.
Sikurëse njeriu i suksesshëm e di dhe është i bindur, se gëzimi i tij me festën e legjititmuar është adhurim, sikurëse agjërimi i tij i legjitimuar është adhurim. Nëse muaji i Ramazanit është specifikuar me bashkimin e disa adhurimeve sëbashku në një muaj të vetëm, duke bashkuar njeriu në mes veprës dhe bindjes, me të vërtetë me bindje ndaj Zotit do ti gjejë këto vepra të veçuara në muajt e tjerë të vitit. Çfarë e pengon atë nga agjërimi në muajin e Shevalit, ditën e hënë dhe të enjte, tre ditët e bardha, në mes të muajit hënor?! Çfarë e pengon njeriun nga lëmosha, përmendja e Zotit dhe leximi i Kuranit.?! Dhe si këto në të gjithë muajt e tjerë të vitit, me përjashitmin se i Përzgjedhuri i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e ka veçuar Shevalin me gjashtë ditë agjërim. Sikurëse ka ardhur në hadith të saktë se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se ka thënë: “ Kush ka agjëruar Ramazanin, dhe e ka pasuar atë me gjashtë ditë nga muaji i Shevalit ka qenë sikur të ketë agjëruar të gjithë vitin.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi
Adhurues të Zotit! Kjo arrihet sepse një e mirë është e barabarttë me dhjetë të tilla, agjërimi i Ramazanit i barabartë me dhjetë muaj, dhe agjërimi i gjashtë ditëve nga Shevali i barabartë me gjashtëdhjet ditë, kështu plotësohen dymbëdhjet muajt, apo viti i plotë. Mirësia e Zotit për robërit e Tij është se i ka ndaluar ata në agjërimin e gjithë vitit, sikurëse ka ardhur transmetimi nga i Përzgjedhuri i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zoti qoftë mbi të, duke bërë që llogarija nga agjerimi i Ramazanit dhe gjashtë ditëve nga Shevali të arrijnë shpërblimin e gjithë vitit, pa u ndalur në ndalimin e agjërimin e tij, vitit. “Kjo është dhuntia e Allahut; Ai ia jep atë kujt të dojë. Allahu zotëron dhunti të madhe.”(El-Xhumu’a 4)
Muaji i Shevalit është veçuar me specifika të cilat nuk janë në muajt e tjerë të vitit. Kjo sepse ai është muaji i para nga muajt e caktuar (për haxh) në të cilët është obligim haxhi që janë Shevali, Dhul-Kade dhe dhjetë ditët nga Dhul-Hixhe.
Është veçuar muaji i Shevalit sepse në të është festa e Fitër Bajramit të bekuar, sikurëse është veçuar gjithashtu me agjërimin e gjashtë ditëve nga ky muaj.
Adhurues të Zotit! Vlersojeni dhe gjykojeni këtë çështje se si robi i Zotit adhuron Zotin e tij në të gjitha gjendjet e tij dhe në të gjitha situatat, deri dhe për kafshatën që vendosën në gojën e bashkëshortes ka shpërblim nga Zoti i Gjithësisë.
Nuk ka më madhështore së fshirja dhe largimi nga të këqijat, me besimin e pastër për Zotin, dhe pastaj me shumimin e veprave të mira të cilat i vendosën njeriu në librin e veprave të tij.
“Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat.”(Hud 114)
Zoti begatoftë ju dhe mua me Kuranin Famëlartë, dhe na bëftë dobi nga argumentet dhe urtësitë e tij. Zotit i kërkoj falje për vetë, ju dhe të gjithë muslimanët dhe muslimanet nga çdo gjynah dhe gabim, tek Zoti kërkoni falje dhe pendohuni tek Ai, me të vërtetë Zot është Falës Mëshirues.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për zotin e Botrave, lutjet dhe përshëndetjet për më të mirin e të dërguarve. Në vijim
Me të vërtetë fjala më e mirë është fjala e Allahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, çështjet më të këqija janë të futuar dhe të shpikurat, çdo shpikje është risi dhe çdo risi është humbje. Qëndroni me bashkësini e muslimanëve, sepse me të vërtetë Dora e Allahut është me bashkësinë unitetin, e ai që ndahet dhe largohet do përfundojë në zjarr.
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut dhe dijeni se ai që ka qenë duke adhururar Ramazanin, me të vërtetë Ramazani ka përfunduar dhe ka ikur, ai që ka qenë duke adhuruar Allahun, me të vërtetë Allahu është i Gjallë nuk vdes nuk ka Përfundim.
Të aftë janë ata që ka ruajtur veten, kanë adhuruar Zotin dhe kanë punuar për botën tjetër, të mangët dhe jo të aftë janë ata që kan pasuar veten, egon e tyre dhe të kotën duke shpresuar tek Allahu falje dhe shpresë.
Prandaj mos ta humbi njeriu jetën e tij në atë që nuk është i kënaqur Zoti i tij, mos të largohet nga të punuarit dhe vepruarit mirë në të gjithë muajt e vitit, dhe ta lusi Zotin për ndihmën e Tij në arritjen e veprave të mira, sikurëse i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, lutej dhe thoshte në lutjen e tij të njohur: “Dhe ma bëjë jetë që të më shtohen të gjitha të mirat.”
Nëse nuk e ke arritur të mirën në muajin e Ramazanit, por dhe jo vetëm në këtë muaj, dije se mund ta kërkosh atë në çdo kohë dhe periudhë, e gjithë kjo është përgjigje e thirrjes së Allahut të Madhërishëm në fjalën e Tij që thotë: “ Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!”(El-Hixher 99)
Nuk ka përfundim për adhurimin dhe për të afruarit tek Allahu xh.sh vetëm se me vdekjen e njeriut.
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut në vazhdimsi me bindje ndaj Zotit dhe duke qëndruar me vendosmëri në kënaqsinë e Allahut të Madhërueshëm, kujdesni nga mangësitë, dembelizmi, pasoni rrugën e mirë, në bamirsi dhe mirësi, dhe të duruarit në këtë sepse: “Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë.”(Ez-Zumer 10)
Prandaj mos bëni dallime në vlersimin e kohëve në atë që fitoni kënaqsinë e Zotit, derisa njeriu është në vendin e mundësisë dhe zgjidhjes, mos të ju pëngojnë pasurija, fëmijët dhe angazhimet tuaja nga bindja ndaj Allahut, sepse afati është afër, llogarija është e vështirë, dhe shqetësimi është i madh.
“O besimtarë! Mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, do të humbin. Prandaj jepni prej mirësive që ju kam dhënë Unë, para se t’i vijë vdekja ndonjërit, e ai të thotë: “O Zoti im, sikur të më kishe lënë edhe një kohë të shkurtër në jetë, do të kisha dhënë lëmoshë dhe do të bëhesha ndër të mirët!” Por Allahu nuk ia shtyn afatin asnjë shpirti, që i vjen koha (e vdekjes); Allahu e di mirë gjithçka që ju bëni.”(El-Munafikunë 9-11)
Zoti ju mëshiroftë! Lutuni dhe përshëndeteni më të mirën krijesë dhe më të pastrin nga njerëzimi Muhamedin djalin e Abdullahit, ai që ka të drejtën e ndërmjetësimit. Allahu xh.sh ju ka urdhëruar me atë që e ka filluar Ai Vetë, pasuar me Melaiket e Tij dhe përfunduar me ju o besimtarë kur thotë Zoti i Gjithësisë : “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot bekoje dhe mëshiroje të Dërguarin tonë Muhamedin, poseduesin e fytyrës së ndritshme dhe familjen e tij. Kënaqësia e Zotit qoftë mbi të gjithë shokët e tij mbi Halifet e parë të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi Tabiinët dhe të gjithë ata që i kanë pasuar ata me mirësi deri në ditën e fundit, dhe mbi ne së bashku me ta me Mëshirën dhe Bujarinë Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot lartëso islamin dhe muslimanët. O Zot lartëso islamin dhe muslimanët.
O Zot lartëso islamin dhe muslimanët, dhe poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët.
O Zot ndihmo fenë Tënde, librin Tënd, synetin e të Dërguarit Tënd dhe robërit Tu besimtarë.
O Zot lehtësojua vështirsitë muslimanëve dhe shkatërro kurthet e atyre që ngrenë kurthe, shlyej borxhet e atyre që janë ne borxhe,
O Zot shëro të sëmurët tona dhe të sëmurët e muslimanëve me Mëshirën Tënde o më i Madhi Mëshirues.
O Zot na jep siguri në vendin tonë dhe përmirso kujdestarët e çështjeve tona. Bëje kujdestarin e çështjevë tona nga ata që të frikësohen, të binden , janë të devotshëm ndaj Teje dhe ndjekin kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave
O Zot jepi sukses kujdestarit të çështjës tonë në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat, o i Gjalli i Përjetshmi, o Zot përmiso je atë o më i Madhi më Bujari.
O Zot jepi sukses kujdestarit dhe zëvëndësit të tij në përmirsimin e gjendjes së vendit dhe njerëzve, o i Gjalli i Përjetshmi, o më i Madhi më Bujari.
O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend. O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend.
O Zot të lutemi të jesh me vëllezërit tanë të dobët që luftohen për fenë e tyre në të gjitha vendet, o më i Madhi më Bujari, o i Gjalli i Përjetshmi.
O Zot na përmirso në fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë. Na përmiso jetën tonë( në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë.
O Zot! Na përmirso jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën është takimi ynë. Na e bëj jetën në këtë botë shtim i të mirave, dhe vdekjen qetësi për ne nga çdo e keqe, o më i Madhi më Bujari.
O Zot fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit e tyre, me të vërtetë Ti i dëgjon dhe u përgjigjesh lutjeve.
O Zot na i bëj sezonet e të mirave fitim për ne, kohët e bekuara rrugë për tek Ti o më i Madhi më Bujari.
O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga zjarri.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)