Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar 12- 09-1445 H 22-03-2024 D
Shejh Usame Khajat
Tema Të mirat dhe përfitimet nga obligimi i agjërimit
Lavdërimet janë për Allahun, i Cili u ka dhuruar robërve të Tij obligimin e agjërimit dhe ka bërë agjërimin e muajit të Ramazanit dhe faljen e namazit të teravive në të, shkak për faljen e gjynaheve dhe veprave të këqija. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj për bekimet e shumta dhe mirësitë e Tij të mëdha.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, më i Madhi dhe më Bujari. Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, thirrësi për në rrugën e Xhenetit, vendin e paqes. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të përhershme sa kohë të ndërrohen netët dhe ditët.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe binduni Atij sepse Ai di të fshehtën dhe atë që fshihet. Bëni kujdes që të mos e humbisni jetën tuaj të nderuar, kohën e çmuar dhe të shtrenjtë në çdo gjë sepse ajo, koha, kalon shumë shpejt. Shfrytëzojeni kohën në çdo gjë të dobishme, sepse e dobishmja do të mbetet në tokë, Zoti do t’jua shtojë shpërblimin me anë të saj, do të ngrejë përmes saj përmendjen tuaj dhe do të heqë me anë të saj barrën që ju keni.
O ju muslimanë! Në mes argëtimit dhe kënaqësive të kësaj jete, në mes të angazhimeve dhe ngjarjeve të saj, në flakët e betejës së saj dhe në braktisjen e ambicieve të saj, njeriu ndjenë se ka nevojë për një strehë ku mund të strehohet dhe të shijojë hijen e saj. Në mënyrë që të marri masa të përgatitet për udhëtim, për të rinovuar vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë dhe të forcojë vullnetin e tij që të vazhdojë rrugën i bekuar dhe i rrethuar me sukses dhe i sigurt nga pengesat.
Nga mirësitë e mëdha të Zotit, nga bekimet dhe favoret e Tij të bollshme dhe madhështore është se disa umeteve u ka bërë të mundur që të ngrihen mbi të ngjashmit e tyre dhe të jenë më lart se ata. Ai ka përgatitur për robërit e Tij mundësi të përjetshme, sezone mirësie dhe arene bamirësie, përmes të cilave ata mund të arrijnë qëllimin e tyre, të mbërrijnë me to tek qëllimi i tyre dhe të realizojnë shpresën e tyre. E në krye të këtyre mundësive dhe sezoneve është ky muaj i bekuar Ramazani, zotëria i të gjithë muajve, i cili veçohet për zbritjen e këtij udhëzimi dhe drite, shërimin për ato që kemi në gjokset tona, Kurani Famëlartë me këshilla të larta. “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).” (El-Bekare 185)
Adhurues të Zotit! Vërtetë forca është një domosdoshmëri për muslimanin, furnizim i domosdoshëm për të, pasuri nga e cila nuk mund të shpëtojë, sepse është ndihmuese e tij në të vërtetën, metodë drejtë fuqizimit dhe rrugë drejtë fitores, portë për në kënaqësinë e Zotit dhe arsye për të merituar dashurinë e Tij. Sikurse ka lajmëruar për këtë i dërguari udhëzues, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në një hadith të cilin e ka transmetuar imam Muslimi në Sahihun e tij, nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, ku tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Besimtari i fortë është më i mirë dhe më i dashur tek Allahut se besimtari i dobët, dhe se në çdo njërin prej tyre ka të mirë.” Vërtetë, në mundësinë e agjërimit, në këtë muaj të bekuar, ka hapësira dhe arena të gjëra për forcimin e vullnetit në shpirtin e muslimanit agjërues. Të përmbajturit nga ngrënia, pirja dhe gjëra të tjera që e prishin agjërimin gjatë ditës, durimi që e shoqëron atë përballë privimit, dhe hidhërimi i humbjes së asaj me të cilën është mësuar njeriu nga dëshirat, po kështu ringjallja, kalimi i natës duke u ngritur për namaz, me durim në qëndrimin e tij, kërkon që në shpirtin e muslimanit të lindë një ndjenjë rezistence ndaj çdo ndjenje dobësie dhe ndaj çdo dëshire për tu penguar nga të ndaluarat gjatë ditës, pa marrë parasysh sa shumë tundime që ka dhe sado të forta të jenë dëshirat. Nëse agjëruesi e kalon provën dhe arrin të fitojë furnizimin me devotshmëri, kjo do ta ndihmojë atë në vazhdimin e rezistencës së tij, dhe kjo do të ishte për të forcuar vullnetin e tij në përballje me dëshirat e ndaluara dhe në qëndrueshmëri përballë sfidave. Çdo situatë në të cilën ai përballet me një zbukurim kalimtar, me një dëshirë të ngutshme ose me një fatkeqësi të madhe, në realitet është në një provë të ripërtëritjes së vullnetit të tij, në të cilën dobia e devotshmërisë e arritur përmes agjërimit është madhështohet. Ai në këtë mënyrë është në përmirësim në rrugë, korrigjim në metodë dhe një ndryshim në drejtim, orientim. Përmes saj robi agjërues dhe i devotshëm lëviz nga poshtërimi i gjynahit për në lavdinë e bindjes ndaj Zotit, nga gropat e pafuqisë dhe dembelizmit drejt majave të përpjekjeve, vendosmërisë dhe aktivitetit, dhe nga papastërtia e zakoneve të neveritshme, praktikave të qortueshme dhe veprave të turpshme e të ndaluara, drejtë mirësisë së traditave të drejta, praktikave të bukura dhe veprave të mira dhe të pranuara.
O adhurues të Zotit! Me një përmbledhje, në agjërimin, në të cilin janë respektuar kushtet e tij dhe sjellja, morali i tij është përsosur, në ringjallje të forcës që ishte dobësuar dhe vullnetit që ishte zbehur dhe vendosmërisë që kishte dështuar, e këto janë shenja të qarta, se agjëruesi ka arritur pjesën e tij më të madhe të devotshmërisë, për të cilën Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet). Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpërblim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e kuptoni.” (El-Bekare 183-184)
Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e librit të Tij, Kuranit, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëplotë.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili ka veçuar muajin e Ramazanit nga muajt e tjerë të vitit, Allahun e Madhërishëm e lavdëroj, ka bërë agjërimin njërën nga shtyllat e Islamit.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, njeriu më i mirë që është falur, ka agjëruar dhe ka qëndruar në namaz nate. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, nga udhëheqësit e drejtë dhe të njohur, dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Në sunet të saktë është vërtetuar nga i dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, se umra në këtë muaj të bekuar është e barazvlefshme me Haxhin. Dy shejhët, Buhariu dhe Muslimi, në Sahihët e tyre, Ebu Daudi dhe Ibn Maxhe’ tek Sunenet e tyre dhe Imam Ahmedi në Musnedin e tij, kanë sjellë nga Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, se ai tregon që i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë një gruas nga Ensarët: “ Çfarë të ka penguar që të bëj Haxhin me ne?” Ajo i ka thënë: “ Ne kemi vetëm dy deve, me njërën prej tyre shkoi në Haxh, Ebu filani, bashkëshorti bashkë me njërin djalë, ndërsa tjetrën e la këtu që djali tjetër të ujisë tokën (hurmat).” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ E kur të vijë muaji i Ramazanit bëj umren në të, sepse umra në Ramazan është e barazvlefshme me Haxhin.” Ose diçka si ajo sikurse ka thënë. Ndërsa në tekstin tek Muslimi, Zoti e mëshiroftë, ka ardhur: “ Me të vërtetë umra në të, Ramazan, është e barazvlefshme me Haxhin.”
O adhurues të Zotit! Vërtetë kjo është që ka arritur qëllimin përfundimtar, dhe rezultati është se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, na tregoi se umra në Ramazan është e barazvlefshme me Haxhin në shpërblim, por se ajo nuk e zë vendin e tij, Haxhit, dhe nuk bëhet pengesë në rrugën e saj për rënien e obligimit për atë që nuk e ka kryer haxhin që ka obliguar Islami, sepse konsensusi i dijetarëve bazohet në faktin se Umra nuk mjafton për haxhin e obliguar, dhe në të, siç kanë thënë dijetarët me hadithin se: “Shpërblimi i punës rritet me rritjen e vlerës së kohës, ashtu siç rritet me praninë e zemrës dhe sinqeritetin e nijetit.”
Ndërsa ai, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, nuk ka bërë asnjë umre në muajin e Ramazanit nga të katër umret e tij që ka kryer. E ka mundësi që arsyeja për këtë të ketë qenë, siç ka thënë Imam Ibn El Kajjimi, Zoti e mëshiroftë: “ Se ai, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në Ramazan ishte i angazhuar i zënë me adhurime që janë më të rëndësishme se umra. Si dhe u frikësua nga rëndesa dhe vështirësimi për umetin e tij, sepse sikur ai të bënte umre në Ramazan, ata do të shpejtonin për ta bërë këtë, pavarësisht vështirësive që do hasnin, duke bashkuar umren dhe agjërimin. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kishte raste që e linte një punë, dhe pse ai donte që ta bënte atë, nga frika e të mos konsideruarit obligim për umetin e tij dhe nga frika e të vështirësuarit për ata.” Këtu përfundon fjala e tij, Zoti e mëshiroftë.
Mirëpo ky sevap dhe shpërblim bujar do të ndodhi me lejen e Zotit, për atë që ka bërë një umre të vetme në muajin e Ramazanit. Por shumë njerëz gabojnë duke e përsëritur këtë umre me qëllim pa pushuar përgjatë këtij muaji, duke bërë një umre për çdo dhjetë ditë, ose një herë në çdo javë, ose një herë në çdo tre ditë, duke ja bërë vetes jashtëzakonisht të vështirë dhe duke e vështirësuar. E çështja bëhet më komplekse kur kjo rezulton në ngushtim të vëllezërve të tij, ose dëmtim të tyre, veçanërisht kur turma është e madhe dhe numri i atyre që janë duke kryer umren është i madh.
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, punoni që të shfrytëzoni mundësitë e mira në muajin e mirë, duke qenë të sinqertë në këtë vepër për Zotin, dhe duke pasuar kështu të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
Përkujtoni përherë se Allahu i Madhërishëm ju ka urdhëruar me lutjen dhe përshëndetjen ndaj krijesës më të mirë, Muhamedin, të birin e Abdullahut, Allahu i Madhërishëm në librin e Tij, Kuran, ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër pasuesit e tij të parë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë familjarët, shokët e tij dhe tabiinët, me ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e Kijametit, me bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, dhe me ne së bashku me ata me Faljen, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Bujarë.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë, ndihmo robërit e Tu besimtarë, bashko zemrat e muslimanëve, unifiko rrallët e tyre, përmirëso udhëheqësit e tyre dhe bashko fjalën e tyre në të vërtetën, o Zoti i Botëve.
O Zot, bëje të paqtë dhe të sigurt këtë vend, dhe të gjitha vendet muslimane.
O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona.
O Zot, mbështet në të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, jepi mbështetës të ndershëm, jepi atij sukses në atë që do dhe je kënaqur, o Ti që i dëgjon lutjet.
O Zot, jepu sukses atij dhe zëvendësit të tij në atë që është në dobi të Islamit dhe muslimanëve, dhe në atë që është në dobi të njerëzve dhe vendit, o Ti tek i Cili është kthimi ditën e Gjykimit.
O Zot, ruaj këtë vend të bekuar me të gjitha të mirat, të sigurt nga çdo e keqe dhe të gjitha vendet muslimane, o Zoti i botëve.
O Zot, ruaj muslimanët në Palestinë. O Zot, ruaj ata në mes duarve të tyre, nga pas tyre, nga e djathta dhe e majta e tyre, dhe nga lartë tyre. O Zot, kërkojmë mbrojtje në Madhështinë Tënde që të mos goditet nga poshtë këmbëve të tyre.
O Zot, të lutemi që të jesh për ata mbrojtës dhe mbështetës, përkrahës dhe ndihmues.
O Zot, mëshiro dobësinë e tyre, shëro të sëmurët e tyre, shpëto të plagosurit e tyre, shkruaj shpërblimin e dëshmorëve për të vrarët e tyre.
O Zot, të lutemi të jesh kundër armikut Tënd dhe armikut të tyre, o më i Madhi më Bujari.
O Zot, na përmirëso në fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë, përmirëso jetën tonë ( në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë, dhe përmirëso jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën është takimi ynë.
O Zot, bëj jetën tonë shtim të çdo mirësie dhe vdekjen rehati prej çdo të keqeje.
O Zot, jepu shpirtrave tanë devotshmëri, pastroi ata sepse Ti je më i miri që i pastron ata, Ti je Mbrojtësi dhe Kujdestari i tyre.
O Zot, na mundëso përfundim të mirë në çdo çështje tonën, na mbro prej poshtërimit në këtë botë dhe ndëshkimit në botën Tjetër.
O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë, nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimi Yt.
O Zot, të lutemi na mundëso të bëjmë punë të mira, të heqim dorë nga veprat e shëmtuara, ti duam të varfërit, të na falësh dhe të na mëshirosh, e nëse do të sprovosh ndonjë popull atëherë na merr jetën përpara se të përballemi me sprovën.
O Zot, na mbro prej armiqve të Tu dhe armiqve tanë me çfarë të dëshirosh, o Zot i botëve! O Zot, ti lëmë Ty të merresh me armiqt e Tu dhe armiqtë tanë, dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga sherri i tyre!
O Zot, shëro të sëmurët tanë, mëshiro të vdekurit tanë, na i plotëso dëshirat tona në atë që Ti je i kënaqur dhe na mundëso në mbyllje kryerjen e veprave të mira.
O Zot, prano agjërimin, namazet tona të natës, dhe lutjet tona, na jep sukses në vepra të mira dhe na bej në këtë muaj nga fitimtarët.
“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf 23)
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare 201)
O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin tonë, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.
Çdo lavdërim i përket Allahut, Zotit të botëve.
Afrim Smakaj