Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 20-05-1446 H 22-11-2024
Shejh Abdul Bari Ibn Avad Eth-Thubejti
Tema Mendimi i mirë për Zotin
Lavdërimet janë për Zotin, Bujarin dhe Dashamirësin, të Gjithëpushtetshmin, të Gjithëdijshmin dhe Mirëbërësin e madh, Ai gjykon me të vërtetën, me drejtësi, dhe bën atë që Ai dëshiron me mirësi. Allahun e Madhërishëm e lavdëroj dhe e falënderoj për mëshirën e Tij të madhe. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok. Urdhri i Tij është i efektiv, vendim i Tij është i përfundimtarë dhe premtimi i Tij është i vërtetë.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Zoti e ka dërguar udhëzues dhe përgëzues, sjellës i lajmit të mirë dhe e bëri atë paralajmërues për njerëzit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij, të cilët luftuar në rrugë të Zotit me durim dhe shpresuan në kënaqësinë e Tij shpërblim.
Në vijim
Porosis veten dhe ju që të kemi frikë Zotin, sepse devotshmëria ndaj Zotit është qetësim i zemrave, me besim, llamba ndriçuese e rrugëve dhe çelësi i çdo mirësie. Me të ndriçohen mendjet qetësohen shpirtrat dhe drejtohen gjymtyrët. Në mes të luhatjeve të jetës dhe sfidave të saj njeriu e gjen veten se ka nevojë për ndjenja që i largojnë ankthin, i dhurojnë paqe dhe qetësi, dhe që largojnë prej tij frikën dhe shqetësimin. Çelësi i kësaj ndjenje është mendimi i mirë për Zotin i cili buron nga bindja në Urtësinë e Zotit në menaxhim dhe nga besimi se çdo gjë që ndodhën në këtë univers lëvizën sipas një rregulli të mirë përcaktuar. Kush e mbushën zemrën me binde se e mira është prezent deri dhe në fatkeqësitë më të rënda dhe se pas do të vështire ka urtësi dhe mëshirë, pa marrë para sysh na u bë e qartë një gjë e tillë tani apo do bëhet e qartë në të ardhmen, dhe kush e mbushën zemrën e tij me bindjen në Urtësinë e Zotit, drejtësinë dhe mëshirën e Tij, e shikon lehtësimin së afërmi deri dhe në situata shumë të vështira. Besimtari që ka mendim të mirë ndaj Zotit të tij shfaq përparim në rrugëtimin e jetës së tij me besim dhe siguri, duke qenë i bindur se Allahu ka përgatitur për të një të ardhme të ndritur, jeton me shpresë në mëshirën e Zotit dhe dhuratat e Tij të cilat i tejkalojnë përshkrimet dhe pritshmëritë njerëzore. Fuqia e besimit e motivon atë në përpjekje dhe kreativitet me guxim dhe optimizëm.
Nga ligjshmëria e kësaj jete është sprova e cila vjen papritur për të provuar durimin dhe për të rritur sigurinë. Këtu mendimi i mirë për Zotin shfaqet si një fuqi që e shndërron fatkeqësinë në mirësi, grand, dhe pikëllimin në urtësi Besimtari që është i bindur në Zotin e tij e di se sprovat janë të shpejta, kalimtare, dhe se durimi pasohet me mirësi që ngre vlerën e tij, ose mësim që e afron atë me Zotin. Mbështetja tek Zoti është ushqimi i të menduarit mirë për Zotin dhe burim madhor i forcës morale që e mbron njeriun nga dëshpërimi dhe zhgënjimi në përballien me shqetësimet. Kush mbështet tek Zoti me sinqeritet zemra e tij mbushet me bindjen se Allahu nuk do e zhgënjejë, përkundrazi, ai shikon në sprova rrugën drejt suksesit, në pengesa shkallë për avancim dhe në fatkeqësi mundësi të përsosjes së vetvetes.
Kurani Famëlartë na tregon momente që mishërojnë mendimin e mirë për Zotin në formën e tij më elokuente. Merjemja e ndershme në momentet më shqetësuese, kur ishte duke lindur, u strehua pranë trungut të një palme, nga shqetësimi i madh, ajo thotë: “Ah, sikur të kisha vdekur para kësaj (ngjarjeje) dhe të isha harruar krejt!” (Merjem 23) Mendimi i mirë për Zotin ishte i ngulitur fort në zemrën e saj prandaj kërkoj mbrojtje tek i Gjithëmëshirshmi nga ajo me të cilën do të përballjen më pas duke thënë: “ Unë kërkoj që të më mbrojë i Gjithëmëshirshmi prej teje, nëse i frikësohesh Allahut.” (Merjem 18) Tek ajo zbret mëshira e Allahut në fjalët e Tij kur thotë: “ Një zë e thirri nga poshtë: “Mos u pikëllo, se Zoti yt të ka bërë një burim uji poshtë teje! Shkunde trungun e palmës, që të bien mbi ty hurma të freskëta! Ha, pi dhe qetësohu.” (Merjem 24-26)
Një moment që tregon për besimin madhështorë dhe mendimin e mirë për Zotin zbulohet në historinë e të dërguari të Zotit, Ibrahimit, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur ai është hedhur në zjarr. Në një situatë në të cilin të gjitha anët e shfaqura tregojnë një dënim të pashmangshëm, por se ai me një besim të thellë dhe me bindje absolute u strehua në mendimin e mirë për Zotin duke thënë: “ Mu më mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm!” Zjarri me urdhër të Zotit u kthye i ftohtë dhe shpëtim, duke dëshmuar madhështinë e të besuar në Zot dhe frutet e të menduarit mirë për Zotin.
Kuptimi i të menduarit mirë për Zotin manifestohet dhe në jetën e të dërguarit tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në ditën e hixhretit, shpërnguljes së tij nga Meka për në Medine, kur ai ishte në shpellë me shokun e tij, Ebu Bekrin, Zoti qoftë i kënaqur me të, kur ata ishin të rrethuar nga rreziku. Sa që Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, me frikë ka thënë: “ Sikur ndonjëri prej tyre të shikonte poshtë këmbëve të tij do të na shikonte.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, me mendje të qetë i është përgjigjur: “ O Ebu Bekër, çfarë mendon për dy vetë ku Zoti është i treti i tyre?!” Për të vërtetuar se zemrat e mbushura me mendimin e mirë për Zotin nuk tronditen para frikës. Kësaj qetësie i është shtuar vendosmëria kur ka thënë: “ Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!” (Et-Teube 40) Me këtë situatë na ka dhënë një mësim të përhershëm se mbështetja dhe besimi se Allahu nuk i zhgënjen robërit e Tij të sinqertë. Të menduarit e mirë për Zotin nuk është specifik për individë por ai është për të gjithë umtin, popullin mbarë, dhe burim i forcës së tij në përballjen me sfidat më të vështira. Në betejën e Bedrit kur muslimanët ishin të pakët në numër dhe në forcë qëndruan përballë ushtrisë së idhujtarëve të cilët ishin më të shumët në numër, por përsëri Allahu i ndihmoi ata dhe ju dha fitore, sepse ata besuar në Zot, dhe ishin të bindur se fuqia dhe mundësia është vetëm se në Dorën e Tij. Ndërsa në betejën e Uhudit, kur idhujtarët kërcënuan se do të eleminojnë të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe të shokët tij, kjo gjë vetëm sa e shtoi qëndrueshmërinë dhe bindjen e tyre, të cilët Allahu i përshkruan me fjalët e Tij kur thotë: “(Shpërblim kanë edhe ata) të cilëve njerëzit (hipokritë) u thanë: “Shumë njerëz po mblidhen kundër jush, prandaj frikësohuni!” e kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm!” Ata u kthyen me dhuntitë dhe mirësitë e Allahut, nuk i gjeti asgjë e keqe…” (Al ‘Imran 173-174) Në këtë mënyrë, këto situata shkruan mësime të përjetshme në besim dhe në mbështetjen e sinqertë, për të ngelur mendimi i mirë për Zotin pishtar që ndriçon rrugën e umetit, popullit në kohë fatkeqësish.
Besimi i thellë dhe mendimi i mirë për Zotin janë sekreti i rezistencës së plotë në vendosmërisë dhe qëndrueshmërinë e umetit, popullit përballë krizave më të ashpra dhe vuajtjeve më të rënda. Për gjatë gjithë historisë umeti Islam është përballur me sfida të mëdha që kanë tronditur themelet e tij, por se ai, umeti Islam, ka dalë prej tyre më i fortë dhe më i fuqishëm. Bindja e tij në Zotin ka qenë sikur ylli udhëzues që ndriçon rrugën e tij, i siguron qetësi dhe e përshpejton në fitoren e tij. Ajo është dritë që zëvendëson errësirën e dëshpërimit, pesimizmit, i hap horizontet e tij e shpresës për një të ardhme më të ndritur, gjeneron besim të patundur në Fuqinë e Zotit dhe Urtësinë e Tij, thellon në zemra sigurinë se rilindja dhe lavdia do vijnë në mënyrë të pashmangshme dhe se Allahu do zëvendësojë gjendjen e tij nga dobësia në forcë dhe nga pamundësia në fuqizim. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qëndroni fort në këmbët tuaja.” (Muhammed 7)
Zoti na bekoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë dhe na bëftë dobi të gjithëve me argumentat dhe urtësitë e tij.
Zotit i kërkoj falje, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i Madh, Mëshirëplotë.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Allahun, Mëshirëplotin, Bujarin, i Gjithëdijshmi, i Urti, Ai i Cili me diturin e Tij ka mbuluar çdo gjë dhe e ka përsosur çdo gjë në formën më të mirë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Atij i takon gjykimi dhe tek Ai është kthimi.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, njeriu me besim më të sinqertë dhe më i kompletuari prej tyre në mirësi. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, të cilët ecën sipas udhëzimit të tij, me ata bota u ndriçua dhe prej tyre u largua errësira.
Në vijim
Porosis veten dhe ju që ti frikësohemi Allahut.
Të kesh mendim të mirë për Zotin nuk do të thotë varësi apo mbështetje në dembëlizëm dhe braktise të punës, por ajo është forcë shtytëse që e motivon njeriu të jetë serioz dhe i zellshëm. Nga kërkesat e tij është që njeriu të bëjë të gjitha përpjekje e tij dhe të japë të gjitha mundësitë që ka në shërbim të fesë dhe umetit, popullit të tij, dhe në ndërtim të vendit të tij. Në hadithin e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thuhet: “Nëse bëhet Kijameti dhe në dorën e ndonjërit prej jush gjendet një fidan, nëse mundet t’a mbjellë përpara se të bëhet Kijameti le t’a mbjellë atë.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu në “Edebul Mufred”. Në këtë hadith mbjellja është simbol i këmbënguljes në ndërtim dhe në punë, dhe në plotësimin e detyrës me besim se e mira do të mbetet dhe nëse rezultatet nuk janë të dukshme për sytë tanë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.” (Et-Talak 2-3)
Adhurues të Zotit, lutuni dhe dërgoni salavate për të dërguarin e udhëzimit, Allahu ju ka urdhëruar për këtë në Librin e Tij, dhe ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)
O Zot, fale dhe mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij.
O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër Halifet e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjarët dhe shokët e tij të nderuar, dhe me ne së bashku me ta me Faljen, Bujarinë dhe Mirësinë Tënde, o më i Madhi Mëshirues.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro mohimin dhe mohuesit. O Zot, shkatërro armiqtë e Tu dhe armiqtë e fesë.
O Zot, bëje këtë vend të begatë, të siguri, dhe të gjitha vendeve muslimane.
O Zot, të lutemi të na japësh Xhenetin, dhe atë që na afron me të prej fjalëve dhe veprave. O Zot, të lutemi të na mbrosh prej zjarrit, dhe çfarë na afron me të prej fjalëve dhe veprave.
O Zot, të lutemi të na japësh gjithë të mirat, të tashmet dhe të vonshmet, nga ato që i dimë dhe ato që nuk i dimë.
O Zot, të lutemi na mbro nga gjithë të këqijat, të tashmet dhe të më vonshmet, nga ato që i dimë dhe që nuk i dimë.
O Allah, ji me ne dhe jo kundra nesh, na ndihmo dhe mos ji kundra nesh, planifiko për ne dhe jo kundra nesh, na udhëzo dhe na e bëj të lehtë udhëzimin, dhe na ndihmo kundra atyre që na bënë padrejtësi.
O Zot, Palestinën e ka goditur fatkeqësia dhe e keqja, me të cilën Ti je i ditur dhe mund t’i largosh. O Zot, largo nga ata fatkeqësitë që i kanë goditur, o Zoti i botëve. O Zot, ata janë këmbëzbathur prandaj mundësoju të vishen, të uritur mundësoju ushqim, të zhveshur mundësoju atyre mbulim dhe të shtypur prandaj jepu fitore. O Zot, jepu fitore përballë armikut Tënd dhe armikut të tyre, sionistëve agresorë.
O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta dhe zëvendësit të tij në atë do dhe je i kënaqur, dhe bëj ata të dobishëm për Islamin dhe muslimanët, o Zoti i botëve.
O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve që të punojnë me librin Tënd, Kuranin, dhe të gjykojnë me legjislacionin, Sheriatin Tënd, o më i Madhi Mëshirues.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
“O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve! O Zoti ynë, Ti je vërtet i Butë dhe Mëshirëplotë!” (El-Hashr 10)
“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf 23)
“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Ai ju kujton ju,
Falënderojeni Atë për të mirat dhe begatitë e Tij që t’ua shumojë ato.
” …vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj