Vetëm Zoti meriton të lavdërohet – Medina 29.05.2020

Lavdërimet janë për Zotin,  Atë e lavdërojmë,  prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojte nga të këqiat e veteve tona, dhe punët tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbën, devijon, dhe ai që e humbën veten e tij s’ka udhëzues  tjetër veç Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa Shok. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

“O njerëz! Frikësohuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësohuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (En- Nisa 1)

“O besimtarë, frikësohuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën.  Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab 70-71)

Në vijim

Fjala më e mirë është Libri i Allahut, dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit  qoftë mbi të. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat në fe, çdo shpikje është bidat, çdo bidat është humbje dhe çdo humbje është në zjarr.

Vërtetë lavdëroj Zotin e Botrave, të Gjithëmëshirshmin, Mëshirëplotin,  Sunduesin e  Ditës së Gjykimit, i Cili;  “Krijoi qiejt dhe Tokën dhe bëri errësirën dhe dritën. E megjithatë, ata që nuk besojnë, sajojnë zota të tjerë si të barabartë me Zotin e tyre.” (El-En’am 1)

Lavdërojmë Zotin: “I Cili i shpalli robit të Vet (Muhamedit) një Libër të dëlirë nga çdo shtrembërim,  (një libër) të drejtë, për të paralajmëruar nëpërmjet tij, dënim të ashpër (për jobesimtarët) dhe për t’u dhënë lajmin e mirë besimtarëve, të cilët bëjnë vepra të mira, se për ta do të ketë një shpërblim të bukur (Xheneti),  në të cilin do të qëndrojnë përherë.” (El-Kehf 1-3)

“I Cili nuk ka bir, nuk ka ortak në pushtet dhe nuk është i pafuqishëm, që të ketë nevojë për ndihmës” dhe madhëroje Atë, duke ngritur lart madhështinë Tij!” (El-Isra’ 111)

Madhërimi i takon Zotit të Lartësuar; “Të Cilit i përket gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë! I lavdëruar qoftë Ai edhe në jetën tjetër! Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë. Ai di çfarë hyn në Tokë dhe çfarë del prej saj, çfarë zbret nga qielli dhe çfarë ngrihet drejt tij. Ai është Mëshirëploti dhe Falësi. ” (Sebe’ 1-2) 

Krijuesin e qiejve dhe Tokës (pa shembull të mëparshëm), i Cili i ka bërë engjëjt të dërguar me nga dy, tre dhe katër krahë. Ai shton në krijim çfarë të dojë. Allahu, me të vërtetë, është i pushtetshëm për çdo gjë.” (El-Fatir 1)

 

“Ai që jua ka bërë Tokën vendbanim e qiellin çati, ju ka dhënë formë e jua ka përsosur atë dhe ju ka furnizuar me ushqime të mira. Ja, ky është Allahu, Zoti juaj. Qoftë i Lartësuar Allahu, Zoti i botëve! Ai është i Përjetshmi, s’ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Tij. Prandaj lutjuni vetëm Atij, duke iu drejtuar me adhurim të sinqertë. Qoftë i lavdëruar Allahu, Zoti i botëve!” (Gafir 64-65)

Lavdërimet janë për Zotin i Cili, ushqen dhe nuk ushqehet na dhuroi  ne udhëzimin, na ushqeu  dhe na largoi etjen, dhe çdo fatkeqsi që na dërgon është sprovë e mirë për ne. Lavdërimi i Zotit është i pallogaritshëm,  Zoti im nuk kërkon shpërblim,  nuk mund të mohohet dhe nuk mund të zëvëndësohet Madhështija e Tij. Zoti ynë mëriton lavdërime për atë që na krijuar, furnizuar dhe udhëzuar. Ai meriton lavdërime për atë që na ka mësuar, për atë nga e cila na ka shpëtuar, ka larguar nga ne dhe na ka ndihmuar. Ai meriton lavdërime për besimin që na ka dhënë, lavdërimet janë për Të që na ka dhënë Islamin, Kuranin, familjen, pasurinë dhe nga çfarë na ka ruajtur. Ka shkatërruar  armiqtë tanë dhe garantuar furnizimin tonë, na ka dhënë siguri, bashkuar fuqinë, forcën tonë, dhe ka përmirsuar shëndetin tonë. Për çdo gjë që i jemi lutur, na e ka dhënë. Për të janë lavdërimet, lavdërime të shumëta, të mira  dhe të vazhdueshme  sikurëse Ai dëshiron dhe kënaqet. 

“Falënderimi i përket vetëm Allahut, Zotit të qiejve dhe Zotit të Tokës – Zotit të gjithësisë.  Atij i përket e tërë madhështia në qiej dhe në Tokë. Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti.”( El-Xhathije 36-37) Ai meriton lavdërime ashtu sikurëse themi, Ai meriton lavdërime më shumë se sa themi, Ai meriton lavdërime sa të kënaqet, lavdërimet për Të dhe pasi të kënaqet, lavdërime për Të në këtë botë dhe në botën tjetër. Lavdërime për Të hapur dhe në fshehtësi, lavdërime për të në çdo gjendje dhe situatë, Ai është i Madhi i Lartësuari.  Ai na ka krijuar, na furnizon dhe na siguron për çdo gjë,  për Të janë lavdërimet. Ai na jep sukses, na ka mundësuar që të kuptojmë dhe llogjikojmë, për Të është lavdërimi. Ai na udhëzoi, drejtoi dhe na bëri të lumtur, për Të është lavdërimi. Ka zbritur tek ne shenjën e Mëshirës së Tij, ka falur gabimet tona, ka shëruar plagët dhe sëmundjet tona. Ka përzgjedhur ata që do të jenë në shoqërinë e tij ata të cilët u ka ardhur afati i fundit nga mesi ynë. Ka mbrojtur  zemrat nga alarmi, paniku dhe shqetësimi, dhe ka  dhënë për ne nga Mirësitë e Tij të pafundme. Ai nuk na  trajton me drejtësinë e Tij. Na e bëri të mundur të arrijmë muajin e Ramazanit, zbriti për ne në këtë muaj Kuranin, nga lugia e shtëpisë të shenjtë, Qabeja, dhe pranë dhomës së tij madhështore, dhomës së të dërguarit të Allahut. Dhe ka bërë këto dy vende,  për ata që Ai dëshiron nga robërit e tij,  vendqëndrimin e njerëzve të devotshëm. Kjo me agjërim dhe namaz, lexim dhe përkujtim për Zotin, meditim, llogjikim dhe falenderim. Sinqeriteti i tyre është vërtetuar dhe urojmë që të vazhdojë pasimi i tyre.  

Allahu i Madhërishëm shtoi në këtë muaj ditët e xhuma, duke na e mundësuar në to veprat e mira, dhe na furnizoi në to nga bereqetet e qiellit, shiun. Pastaj  e plotësoi Allahu për ne Mirësinë e Tij me plotësimin e ditëve dhe netëve të tij , plot 30 të tilla. Dëshmuam  Madhërimin dhe Lartësimin e Tij në çdo natë dhe mëngjes, sabah të këtij muaji për të përfunduar me kthimin tonë në origjinë me Fitrin e tij, Bajramin, lavdërimi është për Zotin. Lavdërimi për Zotin e Botrave që ka mundësuar për muslimanët në punët e tyre të mira të shumta. Sa nga hatmet, lexim i plotë i Kuranit, janë lexuar në shtëpi të muslimanëve?! Sa rekate namazi në dhomat e shtëpive janë plotësuar, falur?! Sa nga librat e dobishëm për njeriun në shtëpitë e besimtarëve janë lexuar?! Sa nga mësimet janë shfaqur dhe kanë bërë dobi?!  Sa emisione në radio u transmetuar dhe përkujtuan?! Lavdërimet për Zotin që na shfaqi potencialin e fshehur të besimit duke e treguar  atë nga pozita e harresës.  Sa nga fletët e librave ishin harruar por ja që u shfaqën, u rilexuan?! Sa nga zemrat ishin të coptuara dhe u shëruan?! Sa prej atyre me aftësi të kufizuara  ishin po thuaj të braktisur por u përkrahën?! Sa nga njërëzit ishin ndarë por ja që në këtë muaj u bashkuan?! Sa nga njerëzit u sprovuan por e pranuar dhe e kaluan sprovën?! Sa lidhje gjaku ishin ndërprerë por se u rilidhën dhe u forcuan?! Lavdërimet për Zotin e Madhërishëm që i urdhëron ndjekësit e Islamit të ndihmojnë të varfërit, sikurëse ishin Ensarët për Muhaxhirinët, të cilët i përkrahën dhe i ndihmuan, u zgjeruan  dhe triumfuan, ndërmjetsuan dhe u ndërmjetsuan, u bashkuan dhe i ndanë armiqt e tyre, këmbëngulën dhe u furnizuan. Sa nga furnizimi,ushqimi është ndarë, sa borxhe  që janë shlyer, sa nga të vejat u mbështetën, ndihmuan, sa nga jetimët ju mbuluan shpenzimet?! Sa nga nevojat u plotësuan, dhe ushqimet u ndanë?! Sa nga ata që kërkojnë lëmoshë ju plotësua kërkesa?! Sa nga familjen me bamirsi u ndihmuan?! Normal që nuk do të kishin se si të braktisnin traditën e të dërguarit të Allahut, dhe nuk mund të braktisim udhëzimin e tij nga vetet e tyre. Vendi i mirë jep frutat e tij, të mirë, me lejen e Zotit të tij. 

Lavdërimet për Zotin që dëshmuar për ne mirësinë e kujdestarit, këshillën e përgjegjësit, udhëzimin e dijetarët, shqetësimin e mjekut, kujdesin me të dërguarit, keqardhjen e orjentuesit, dhe ngritjen e thirrjes, ezanit, si dhe turpërimin, poshtërimin nga imoraliteti, shthurja dhe mosbindja.

Lavdërimet për Zotin e Madhërishëm që sprovën  e Tij e ka bër pastrim dhe  edukim për ne, duke zbatuar tek ne me Butësinë e Tij ndëshkim, qortim  edukues. Sikur të dëshironte do të na dënonte me zemërimin e Tij dhe na jepte  një ndëshkim të pashembull. “Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit sipas veprave që bëjnë, nuk do të mbetej në sipërfaqen e Tokës asgjë e gjallë, por Ai i shtyn ata deri në afatin e caktuar dhe, kur t’u vijë afati i tyre, ata do ta dinë se Allahu i mbikëqyr mirë robërit e Vet.” ( El-Fatir 45)

“Nëse ju (o hipokritë) i ktheni shpinën besimit, atëherë do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t’i shkatërronit lidhjet farefisnore.” (Muhammed 22)

Dhe pse ju janë dhënë shumë të mira dhe përsëri kundërshtoni dhe  sillni shkatërrime në tokë, dhe ta lini librin e Zotit tuaj pas shpinëve tuaja.

Dhe pse ju është dhënë  besimi, përsëri kundërshtoni duke sjellë  shkatërrime në tokë duke mos ju frikësuar të papriturave që Allahu dërgon.

Dhe pse ju është shfaqur gjithë ajo mirësi, përsëri kundërshtoni duke sjellë shkatërrime në tokë dhe duke pasuar egon tuaj.

Dhe kur zbrisni në tregjet tuaja dhe vendfitimet tuaj, mirësitë, përsëri kundërshtoni dhe sillni  shkatërrime në tokë duke shfaqur të ndaluarat dhe pasuar dëshirat tuaja.

Dhe pse thirrësi juaj ju thërret në shpëtimin tuaj, në namaz, vazhdoni të kundërshtoni dhe të sillni shkatërrime në tokë dhe nuk turpëroheni.

Adhurues të Zotit! Nëse i frikësoheni sëmundjes shpejtoni të pasuroheni me të varfërit tuaj, me lëmosh ndaj tyre, nëse i frikësoheni humbjes shpejtoni drejtë fitores duke ndihmuar të dobëtit në mesin tuaj, sepse me ata furnizoheni dhe ndihmoheni, triumfoni. Ndërsa për shkak të padrejtësisë dhe shtypjes  që u bëhet atyre do të jetë goditja mbi ju dhe më pas do të mposhteni dhe do të mundeni. A mos vallë nga ligji i Zotit po mundoheni të largoheni? Kur të zbresi fatkeqsia “ju thatë: “Prej nga na erdhi neve kjo?!” Thuaj (o Muhamed): “Kjo ndodhi prej jush”. Vërtet, Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” (Al Imran 165)

Zoti ju begatoftë ju dhe mua me Kuranin e Madhërishëm, Zoti na mundësoftë  të kemi dobi nga ajetet e Kuranit plot urtësi. 

Kërkoj falje tek Zoti për vete dhe ju. Kërkoni falje  tek Zoti,  më të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Nga kuptimet e agjërimit dhe shpjegimi i statusit të muajit Shaban

Hutbeja e dytë

Lavdërime për Zotin ashtu siç e meriton Madhështia dhe Pushteti i të Lartësuarit, për Atë është falenderimi ashtu siç e meriton për Faljen e madhe të Tij, Bujarinë dhe Mirësinë e Tij. Madhërimi është për Atë ashtu siç e meriton për Mëshirën e Madhe të Tij dhe Faljen e Tij   të pa kufishme.  Për Atë janë lavdërimet e pafundme që nuk kufizohen në numër, dhe nuk ndërpriten asnjëherë ashtu siç dhe duhet të Lavdërohet. Zotin e lavdërojmë për mirësitë e Tij që nuk numërohen, dhe vlera që nuk kanë kufi, për caktime të Tij që nuk ndryshohen. Zotin e lavdërojmë për mëshirën e Tij që përfshin çdo gjë. 

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, kujdestari i të devotshmëve,  njerëzve të mirë.

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, prijësi i të devotshmëve.

“O besimtarë! Frikësohuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)

Dijeni se krenaria, lavdia është në bindjen në Zotin, dhe se poshtërimi në kundërshtinë e urdhave të Zotit. “Kush dëshiron lavdi e pushtet, ta dijë se e gjithë lavdia e pushteti i takojnë Allahut. Tek Ai ngjiten fjalët e bukura, ndërsa veprën e mirë Ai e ngre Vetë. Sa i përket atyre që kurdisin të këqija, ata do të kenë dënim të rëndë dhe dredhitë e tyre do të dështojnë.”( El-Fatir 10)

“Në të vërtetë, fuqia është e Allahut, e të Dërguarit të Tij dhe e besimtarëve, por hipokritët nuk e dinë. “ ( El-Munafikun 8)

Duhet me patjetër që Krijuesi i universit të thotë fjalën  e vërtetë para njerëzve gënjeshtarë dhe hipokritë, ndërsa disa nga pasuesit e tyre, nga mohuesit dhe idhujtarë  thonë: “Edhe etërit tanë i patën goditur hidhërimet e gëzimet.”(El-A’raf 95) derisa shpirti i tyre dredharak të kënaqet me veprat e tyre të këqia, dhe të pasojë ata njerëz prej të cilëve Zotit i kërkojmë të na mbrojë nga gjendja e tyre. I dhanë fjalën Allahut në vështirsi, e kur u largua nga ata e keqja e thyen premtimin që i dhanë Zotit. Zemrat e tyre i mbuloi hipokrizia, të tillë do të jenë deri në ditën që do të takojnë Zotit,  me thyerjen e atij premtimi që i patën dhënë Atij, dhe me atë çfarë ata gënjenin. A nuk e dinë ata se Allahu është në dijeni të brendshmes dhe të jashtmes së tyre, dhe se Allahu është Ai që di të fshehtat?!  Mos e dërgo shpirtin tënd tek ata  në humbje, mos u hidhëro për ta, dhe mos bjer në grackën e komplotit të tyre. “Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.” ( En-Nahl 128)

Ndërsa besimtarët, njerëzit e besimit, e kanë mbajtur premtimin që i kanë dhënë Allahut, prej tyre nga ata që kanë ndërruar jetë, vdekur,  dhe prej tyre nga ata që presin vdekjen, por nuk  kanë ndryshuar në fjalën e dhënë. Prej tyra nga ata që kanë pranuar gjynahet e tyre, kanë përzier punët e mira me të këqija dhe lusin Zotin që të pranojë pendesën e tyre, me të vërtetë Allahu është Falës Mëshirues, dhe thonë: “ Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.”. (El-A’raf 23)

Sikurëse thonë: “O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!” (Al Imran 147)

Dhe thonë: “Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!” (El-Bekare 286)

Dhe thonë: “(Ata thonë:) “O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i madh!” (Al Imran 8)

Ndryshimi në mes dy grupeve është si ndryshimi i të verbërit  dhe shurdhit, me atë që shikon dhe dëgjon, a janë  të barabartë këta dy shembuj?! A nuk mendoni? 

“Qoftë lavdëruar Allahu!” Por, shumica e tyre nuk dinë.” ( Lukman 25)

Në vijim

Adhurues  të Zotit! Kujtoni mirësitë dhe  ditët e Zotit dhe shfrytëzoni dhuratat e Tij në bindjen ndaj Tij, shtoni ato me mirnjohjen ndaj Zotit, pranoni atë që ju është dhënë nga caktimi i Zotit dhe me çfarë jeni përballur nga argumentet e Tij.

Allahu i Madhërishëm thotë: “ Ata që kanë bërë vepra të mira, do të kenë shpërblim më të mirë dhe do të jenë të çliruar nga tmerri i asaj Dite.  Ndërsa ata që kanë bërë vepra të këqija, do të hidhen me fytyrë përmbys në zjarr. Ju do të shpërbleheni veç për atë që keni bërë!  (Thuaju, o Muhamed): “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm Zotin e këtij Qyteti (Mekës), Atë që e ka bërë (qytetin) të shenjtë dhe të Cilit i përket gjithçka. Jam urdhëruar të jem nga muslimanët (ata që i përulen Allahut), dhe të këndoj Kuranin”. Kushdo që merr rrugën e drejtë, e bën për dobi të vet. Ndërsa atyre që devijojnë, ti thuaju: “Unë jam vetëm paralajmërues”.  Dhe thuaj: “Falënderimi qoftë për Allahun, Ai do t’jua tregojë shenjat e Tij e ju do t’i njihni ato!” E Zoti yt, nuk është i pakujdesshëm ndaj veprave që bëni ju.” ( En-Neml 89-93)

Adhurues të Zotit! Lutuni dhe përshëndeteni më të mirin e krijesave të Zotit, Muhamedin, djalin e Abdullahut, Allahu ju ka urdhëruar që ta përshëndetni me salavete dhe selame kur ju ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

 

LEXO  Të zbatojmë fjalën e Zotit - Medina 02.10.2020

O Zot fale, mëshiroje dhe bekoje zotërinë tonë, të zgjedhurin dhe  të dërguarin Tënd  Muhamedin. Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë  të cilët udhëhoqën me drejtësi, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, mbi tabiinët dhe të gjithë ata që i pasuan ata me mirësi deri në ditën e fundit. O Zot të lutemi që të jeshë i kënaqur  me ne sëbashku me ta, me Mirsinë, Bujarinë Tënde, o më i Madhi Bujar.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët. 

O Zot shkatërro  armiqtë e umetit dhe të fesë Tënde.

O Zot jepi paqe dhe siguri këtij vendi, si dhe të gjitha vendeve muslimanëve.

O Zot na jep siguri në vendet tona, përmirso  drejtuesit dhe përgjegjësit e çështjeve tona.

O Zot jep drejtues të muslimanëve atë që të frikësohet, është i bindur ndaj Teje, dhe kërkon kënaqsinë Tënde o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses drejtuesit dhe kujdestarit të çështjeve  tona  në udhëzimin Tënd, bëj që punët e tij të meritojnë kënaqsinë Tënde, jepi atij këshilltarë të mirë dhe të dobishëm, të cilët e këshillojnë në të mirë dhe e ndihmojnë në punë të mira.

O Zot jepi sukses atij, zëvëndësit të tij, vëllezërve dhe  ndihmësve të tyre në çdo të mirë  o Zoti i Botrave.

“O Zoti ynë! Na i fal gjynahet tona dhe teprimin në punën tonë, na i forco këmbët (në istikam) dhe na ndihmo kundër popullit jobesimtar!” (Al Imran 147)

O Zot, largo nga ne fatkeqsinë, epideminë, kamatën, imoralitetin, tërmetet, vështirsitë,  dhe fitnet e këqia nga ato që janë shfaqur dhe ato që janë të fshehta, nga vendi ynë në veçanti dhe nga të gjitha vendet e muslimanëve.

O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, ndryshimi i Faljes Tënd,  nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimimi Yt, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot na i fal gjynahet, të voglat dhe të mëdhatë, të parat dhe të fundit e tyre, të dukshmet dhe të fshehtat e tyre.

O Zot na përmirso gjendjen tonë në të gjitha çështjet,  na ruaj nga poshtërimi në këtë botë dhe dënimi në botën tjetër.

“O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i madh!” (Al Imran 8)

“Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa qëllim! Zoti ynë, mos na ngarko barrë të rëndë, ashtu si i ngarkove ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me diçka që nuk mund ta bartim! Na i shlyej gjynahet tona, na i fal ato dhe na mëshiro! Ti je Zoti ynë! Prandaj na jep fitore kundër atyre që nuk besojnë!” (El-Bekare 286)

“O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i madh!” (Al Imran 8)

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.

Zoti ynë, Ti je Falës e do faljen, na fal ne, na mëshiron dhe prano pendesën tonë, vërtetë Ti je që pranon pendesën, Ti je  Mëshirues.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90) 

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, Falenderojeni për të mirat e Tij që të ua shumojë ato. Përkutjimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni. 

Post Author: endrit