Mirësitë e shumta të Zotit, roli i muslimanëve ndaj tyre

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar       13-08-1445  H    23-02-2024 D 

Shejh Abdurrahman Sudejs 

Tema Mirësitë e shumta të Zotit,  roli i muslimanëve ndaj tyre

Lavdërimet janë për Allahun. Lavdërimet janë për Zotin, Mbrojtësi i mirësisë dhe bujarisë, madhështisë dhe nderit. Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë, na ka dhuruar nga begatitë e Tij të mëdha dhe mirësitë e Tij të shumta.

“Lavdërimet janë për Ty, o Zotërues i lavdisë, bujarisë dhe madhështisë, i Bekuar je Ti, i jep atij që Ti dëshiron dhe privon atë që dëshiron.”

O Zot, lavdërimet janë për Ty për çdo begati që na ke dhuruar më herët apo vonë, në veçanti apo në përgjithësi, në fshehtësi apo hapur. Për këtë shumë lavdërime dhe falënderime janë për Ty.  Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, dëshmi e mbushur me monoteizëm,  Njësim të Allahut dhe Madhërim të Zotit.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është modeli i njerëzimit. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, mbi familjarët e tij të ndershme dhe të pastër, mbi shokët e tij, fisnikët e shquar, mbi tabi’inët dhe mbi ata që i pasojnë me vepra të mira duke shpresuar për ngritje në gradët e Xhenetit për në pozitat më të larta, lutje dhe përshëndetje të shumta të pastra dhe të bekuar derisa të zëvendësohen netët dhe ditët.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, sepse devotshmëria ndaj Tij, Allahut të Madhërishëm, është streha më mirë, mbrojtja më e fortë, përgatitja që do të ngelet dhe cilësia më e lartë. “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen.” (Et-Talak 4)

Vëllezër të besimit! Pa hulumtuar shumë në fakte ose pa bërë çmos në shikimin e imtësive, ata që kanë shikim të mprehtë dhe njohuri kuptojnë se mirësitë e Zotit të Plotfuqishëm vazhdojnë mbi krijesat valë –valë, individë dhe çifte, nga burime të freskëta dhe të bollshme, ku pinë prej tyre të varfrit dhe të pamundurit. “A nuk shihni se si Allahu jua ka bërë të mundur t’i shfrytëzoni të gjitha ato që gjenden në qiej dhe në Tokë dhe ju ka mbuluar me begatitë e Tij të dukshme e të padukshme?” ( Lukman 20) Por, disa njerëz i kanë humbur këto bekime të mëdha, shkelën urdhrin e sheriatit, legjislacionin e fesë,  dhe kërkuan pretekst për zhdukjen e veprave të mira sa më parë. Allahun e lusim që të na e shtojë mirënjohjen për mirësitë e Tij.

Popull musliman! Perla e mirësive të mëdha dhe begative të pafundme,  legjislacioni Islam, feja e qartë e Zotit, të cilën Ai e ka përzgjedhur për mbarë botën. Ai, sheriati, është i përjetshëm në qëllimet dhe kuptimet e tij, i mrekullueshëm në vendimet dhe ndërtimin e tij. Imam Hafidh, Ibn El Kajjim el Xhevziji, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Mirësia më e madhe është të kthyerit për tek Zoti, adhurimi i Tij, të përkushtuarit ndaj Tij, dhe se nuk ka mirësi më të madhe se kjo.”

O ju besimtarë! Ndër bekimet e mëdha hyjnore mirësia e besimit të fortë dhe të qëndrueshëm, i kurorëzuar me bindjen e plotë, që shkëlqen në thellësinë e shpirtit dhe zemrës. Megjithatë, disa njerëz e refuzojnë dhe e përdhosin atë me dyshim dhe me ateizëm, me arrogancë dhe me kokëfortësi. “ Vallë, a mund të dyshohet në Allahun, Krijuesin e qiejve dhe të Tokës?!” (Ibrahim 10) Ndjekja e ateizmit helmon çdo gjë, shkëndijat e ateizmit shkatërrojnë çdo gjë, por se të eklipsohen dy hënat dhe të fshihen objektet me ngjyra është më e lehtë se shfaqja e ateizmit. “ Thuaj: “A mos vallë do të kërkoj unë tjetër zot, përveç Allahut, kur Ai është Zoti i gjithçkaje?!” (El-En’am 164) Sot, bota ka më shumë se kurrë nevojë për dritat e besimit që e lidhin atë me Krijuesin e saj, në mënyrë që të mund të jetojë një jetë me siguri, paqe, dhembshuri dhe harmoni.

Umeti i monoteizmit dhe besimit!  Nga bekimet e mëdha që u humbën nga një grup, dhe të drejtat e të cilëve u privuan nga një grup i madh: është mirësia, bekimi i monoteizmit, besimit në Një Zot, e drejta e Zotit mbi robërit e Tij, mirësi të cilën e prishën përmes politeizmit dhe shpifjeve, dhe pretenduan se dëmi dhe dobi është në të vdekshmet, njerëzoret dhe robërit. Allahu është i Lartësuar dhe larg këtyre. “Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës.” (El-Ma’ide 72)

I Lartësuar është Allahu, o robër të Zotit, bëni kujdes në mbrojtjen e  monoteizmit, jini nga mbrojtësit dhe përkrahësit e tij, dhe përpiquni shumë në ruajtjen dhe mbrojtjen e tij.

Vëllezër në Islam! Nga veprat e mira më të pastra që na shpien në pozitat më të forta është ndjekja e udhëzimeve të sunetit. Prandaj, kujdesuni për sunetin, sepse suneti dhe respektimi i metodës së paraardhësve tanë të mirë, selefuna es Salih, Zoti i mëshiroftë, janë qendra, baza e lavdisë dhe fitores përballë errësirave të kësaj epoke. “ Mbani sunetin tim dhe sunetin e pasuesve, halifeve të drejtë pas meje, kapuni në të me dhëmballët tuaja.” Hadithin e ka transmetuar në Sunenin e tij, nga Irban Ibn Sarija, Zoti qoftë i kënaqur me të. Sikurse i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush sjellën, futën diçka në këtë çështjen tonë, fenë tonë që nuk është prej saj është i refuzuar.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi. E prej saj është dhe ruajtja e mirësisë së qasjes, metodologjisë së mesme dhe të moderuar, mos shpërdorimi i saj përmes ekstremizmit, arrogancës, apo largimit dhe dekadencës.

LEXO  Këshilla për të qëndruar larg padrejtësisë

O ju besimtarë! E kush është mendimi i juaj për mirësinë e qetësisë dhe sigurisë, paqes dhe stabilitetit?! Përmes sigurisë arrihet lavdia dhe kënaqësia, rritja dhe prosperiteti. Legjislacioni zgjeron korridoret e saj, sigurisë, shikimi i saj, buzëqeshën nga shkretëtira  dhe dëshiron për bekime dhe të mira në perspektivën e saj.

Prandaj, Zoti ju ruajte, bëni kujdes, që të mos e ktheni këtë bekim dhe mirësi universale në kaos, në shkelje të rregullave, në krime dhe në të këqija nga njerëz të pamatur dhe arrogantë. E për shkak të tyre, e Zoti është Gjykatësi më i mirë,  sa shumë ka nga këta konflikte dhe grindje. Ky është rezultati i të tjerëve dhe fatkeqësive, trazirave dhe ligësive. “Vallë, a nuk e shohin ata se si Ne u kemi dhënë atyre një vend të shenjtë e të sigurt (Mekën), ndërkohë që njerëzit rreth tij po grabiten?” ( El ‘Ankebut 67)

Popull musliman! Ndër mirësitë më të mëdha dhe nga rrugët dhe metodat më të mençura është arritja e ritualit të mendimeve të ndryshme dhe bashkësisë, bashkimit, dëgjimi dhe bindja. Sikurse, nga mirësitë janë, dhe fuqizimi i jurisprudencës së unitetit dhe dakortsisë, kohezionit dhe pajtimit, dhembshuria dhe keqardhjes. Por është keqardhje e madhe që ky bekim, kjo mirësi, e harmonisë u shpërdorua, përmes shkeljeve, mosmarrëveshjeve, kategorizimeve, konflikteve, arrogancës, ndarjes dhe grindjeve. E këto, për hir të vërtetës, janë ndër uraganet, furtunat dhe tronditjet shkatërruese që umeti ynë fisnik nuk ka pushuar kurrë së vuajturi nën barrën e tyre dhe të nënçmojë të tjerët me dobësitë e tij. “…dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia.” (El-Enfal 46) “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al ‘Imran 103

Adhurues të Zotit! Shmangni njohjen me këto shkelje dhe gjynahe,  kërkoni strehim në harmoni, lidhjet familjare dhe harmoni, në mënyrë që të mund të fitoni paqen shpirtërore dhe lumturi në të dyja botët.

Adhurues të Mëshirbërësit! Nga mirësitë e Sunduesit, domosdoshmëri dhe interesi fetar,  është ruajtja e shpirtit dhe trupit, dhe mbrojtja e tyre nga çdo e urryer dhe shkatërruese. Marrja e saj, jetës padrejtësisht me vrasje, me shpërthim dhe me vetëvrasje është nga gjynahet më të mëdha dhe krimet më të rënda. E njëjta gjë vlen për shkatërrimin e tij përmes drogave dhe pijeve dehëse. Kjo vlen dhe për mirësinë e shëndetit, mirëqenies dhe kohës së lirë, shpëtimi nga sëmundjet dhe infeksionet. Allahu qoftë në ndihmë dhe në shërim të sëmurëve, atyre që vuajnë dhe që janë sprovuar. Prej saj është dhe mirësia e familjes dhe ruajtja e saj përmes kujdesit ndaj saj, si dhe prindërit me drejtësinë në kujdesin ndaj tyre, fëmijët me edukimin e mirë të tyre.

Vëllezër të besimit!  Ka një mirësi tjetër që është e dukshme për çdo person mirënjohës që kthehet, që është mirësia e ushqimit, nga ushqimi dhe pija, pa të cilën trupat e njerëzve nuk mund të jenë të shëndetshëm dhe të qëndrojnë.  Pa të, ushqimin, humbet shpresa e mbajtur dhe ambicia e dëshiruar. Zoti ua ka kujtuar robërve të Tij këtë mirësi të madhe, në fjalën e Tij, ku Allahu i Madhërishëm thotë: “ Le të mendojë njeriu për ushqimin e vet!” ( ‘Abese 24) Si dhe fjala e Allahut të Madhërishëm që thotë: “ Ai ka vënë në shërbimin tuaj çka gjendet në qiej dhe në Tokë, të gjitha janë prej Tij.” (El-Xhathije 13)

Prandaj, robërit e Zotit le të bëjnë kujdes nga pasojat e mohimit të mirësive të Allahut duke u thelluar në to padrejtësisht dhe duke i shpenzuar ato, mirësitë e Zotit, në një mënyrë që nuk i pëlqen Krijuesit të Gjithësisë, duke i shpërdoruar ato me pakujdesi dhe ekstravagancë duke mos i ruajtur ato por duke i shkatërruar. Kjo shfaqet në raste festash dhe dasmash, në mallra, prodhime, lloje të konsumit dhe luksit. Vërtetë ky shpenzim është i urryer dhe i dënueshëm,  streha në të është mjerim dhe fatkeqësi. “Hani e pini, por mos e teproni, se Ai nuk i do ata që e teprojnë.” (El-A’raf  31) “…por mos bëni shpenzim të tepruar. Dorëshpuarit me të vërtetë, janë vëllezërit e djallit dhe djalli është mosmirënjohës ndaj Zotit të tij.” (El- Isra’ 26-27)

LEXO  Mesatarja e umetit Islam është dëshmi e mirësisë së tij

Duke pasur parasysh këtë bujari dhe dashamirësi, që na është dhuruar nga Bamirësi më Bujar dhe Dashamirës, ​​është detyrë për ne lavdërimi dhe falënderimi i Allahut në vazhdimësi, që të vazhdojë dashamirësia dhe mirësia e Tij. Sa nga furnizimet dhe bekimet, begatitë dhe mirësitë e bollshme dhe shumëngjyrëshe na ka dhuruar, të cilat kanë mbushur yjet me rrezen e tyre dhe e kanë përhapur shkëlqimin e tyre gjithandej. Ushqime të mira dhe të bollshme, mjete transporti, barka piktoreske, burime që rrjedhin, për Zotin janë lavdërimet, falënderimet dhe madhërimet.    “ Ai ju jep gjithçka që i kërkoni. Edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, nuk do të mund t’i numëroni dot.” ( Ibrahim 34) “ Pastaj, atë Ditë, do të pyeteni për mirësitë (e kësaj bote)!” (Et-Tekathur 8)

“ Sikur të bënte pa mirënjohje i Lavdishmi për shkak të lavdisë, mbretërisë ose vendit të lartë

Nuk do kishte urdhëruar Allahut robërit e Tij të jenë falënderues ndaj Tij, dhe ka thënë; më falënderoni o ju përfituesit e dy botëve.”

O ju tregtarë dhe njerëz të pasur! Frikësojuni Allahut në mirësitë që ju ka dhuruar, bëni kujdes nga shfaqja, mburrja, mendjemadhësia, nga rritja e çmimeve dhe monopolizimi! Sa nga njerëzit janë të uritur ndërsa të tjerë jetojnë me grykësi dhe hipokrizi. Por se disa prej tyre shpresojnë në fotografimin e tryezave dhe festave të tyre dhe publikimin e tyre në faqet e rrjeteve sociale, duke thyer zemrat e nevojtarëve dhe për të përçmuar të tjerët. Prandaj, bëni sa më shumë kujdes nga shpërdorimi i mirësive. Këtu është për tu lavdëruar përpjekjet e shoqatave për të ruajtur mirësitë për ti nderuar ato, dhe kujdesi nga dëmtimi i tyre. Prandaj duhet të bashkëpunohet me ata në ruajtjen e mirësive dhe vazhdimësinë e tyre.

Vëllezër të besimit!  Për përjetësimin dhe qëndrueshmërinë e mirësive, për shtimin e tyre në vendet e tyre, duhet të jeni mirënjohës, falënderues, Zotit i qofshim falënderues: “ Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia…”(Ibrahim 7) Mirënjohja ndaj Tij është thirrëse për më shumë mirësi nga Ai dhe garantues i kufizimit të mirësive. Le ta kini parasysh, se mirënjohja nuk është thjesht me gjuhë dhe mendje, por më tepër me gjymtyrë, veprime dhe përsosmëri në atë që i pëlqen Dhuruesit të begative. “ O familje e Daudit! Bëni falënderim (për Allahun)!” Megjithatë, pak nga robërit e Mi, janë falënderues.” ( Sebe’ 13)

Zoti na dhëntë sukses të gjithëve për të bërë punë të mira dhe të drejta, na udhëzoftë në rrugët e devotshmërisë dhe drejtësisë dhe na ruajt një jetë të shkëlqyer e të begatë.

Zotit i kërkoj falje për vete, ju dhe të gjithë muslimanët nga çdo gjynah dhe gabim, me të vërtetë Ai është Falës i Madh për ata që pendohen.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahun e Madhërishëm të Lartësuar, Zotëruesi i bujarisë dhe mirësive.  Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, ka urdhëruar për falënderim dhe ka premtuar për mirësi të shtuara.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij, shokët dhe familjarët më të mirë, mbi tabi’inë dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut me frikë të vërtetë, sepse përveç devotshmërisë nuk keni litarë më të fortë, lidhje më të fortë me Zotin.

Adhurues të Zotit! Nga frytet e mirënjohjes ndaj Zotit të Madhërishëm  janë mirësitë dhe begatitë e mëdha që Ai i ka dhuruar tokës së dy xhamive të shenjta, Zoti e ruajt, nga një thirrje reformuese, pioniere, e parë,  dhe një bashkësi ligjore, fetare e vetme,  sipas metodës së Kuranit dhe sunetit, që nga dita e themelimit të këtij shteti deri në këtë epokë të begatë dhe të mbarë.

“Themelimi dhuroi për ne një krenari të lartë që mbetet për Mbretërinë një fener udhërrëfimi.”

Gjithashtu dhe ajo që ka dëshmuar ky vend me bujari dhe dhurim, dhe shërbimi ndaj kauzave, çështjeve të Islamit dhe muslimanëve. Shërbimi i dy xhamive të shenjta, kujdesi ndaj atyre që kanë për qëllim vizitën e tyre, përparimi dhe zhvillimi në të gjitha fushat përmes një vizioni ambicioz për  të ardhmen. 

Falënderimet janë për Allahun, pastaj përsëri falënderimet për Allahu, Zoti është më i Madhi e për Zotin janë lavdërimet.

“Për Zotin, ky vend,  ka një ditë lavdie dhe themelimi, në të cilën pohohet besëlidhja dhe nderohet.”

O Zot, vendit të xhamive të shenjta dhe të gjitha vendeve muslimane mundësoju nga mirësi e Tua të pafundme dhe të panumërta, të cilat nuk llogariten dhe janë të pakufishme.  Nuk ka ngushëllim për tradhtarët e fesë dhe vendit, për thirrësit në fitne dhe për përhapësit e thashethemeve dashakeqe, nga renegatët, të dalët nga feja, dhe urrejtësit.  Ata nuk e përkrahin Islamin, as nuk u mundën për mosbesimin e tyre, Allahu është mbështetësi ynë dhe Ai që do i marri ata në llogari.

LEXO  Karuni dhe shembuj të tij - Meka 13.03.2020

Vëllezër të besimtit! Nga mirësitë në të cilat jetojmë janë sezonet e zakonshme të vitit, duke përfshinë në to dhe muaji i Shabanit, prandaj mbusheni atë me adhurime, vepra të mira dhe bamirësi. Nxitoni në agjërimin e disa nga ditët e tij duke u ekspozuar para  mirësive të Bujarit. Ndërsa agjërimi i shumicës së tij, Shabanit, është udhëzimi i njeriut më të mirë,  të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Vazhdoni në kërkim falje dhe pendesë, por jo vetëm në disa net të tij, sikur është nata e gjysmës së Shabanit,  e cila nuk kanë përparësi ndaj të tjerave, sipas fjalëve të dijetarëve që i kanë vërtetuar ato. Zoti ju ruajte, përgatituni për të përmbushur mirësinë më të madhe dhe Xhenetin më të madh, e që është detyra, obligueshmëria e agjërimit. Muaji i Ramazanit, muaji i nderuar, fisnik, mysafiri i madh është afër dhe para portave. O Zot, na mundëso të arrijmë muajin e Ramazanit, dhe na jep sukses në agjërimin e tij dhe faljen e namazeve të natës në të, teravitë, me shëndet dhe mirëqenie, dhe mirësi përveç mirëqenies.

Zoti ju mëshiroftë! Dijeni se nga veprat tuaja më të mira dhe më të pastra tek Sunduesi juaj, dhe më e larta në gradët tuaja, janë të shtuarit e lutjeve dhe përshëndetjeve tuaja për të dashurin e përzgjedhur dhe për të dërguarin e dalluar,  sikurse ju ka urdhëruar Zoti juaj në Librin e Tij Famëlartë, në Kuran, e Ai është i Vërtetë në thënien e Tij:  “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.

O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.

O Zot,  të lutemi të jesh i kënaqur me  Halifet e parë të drejtë, udhëheqësit e drejtë, poseduesit e mirësisë të qartë dhe nderit të lartë,   Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me shokët e tij dhe me tabi’inët,  me ata që i pasojnë me mirësi dhe mjaftohen me to, o më i Miri që shpërblen dhe falën.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, dhe mbro pasuesit e fesë.

O Zot, bëje këtë vend të paqtë,  të sigurtë, të qetë dhe me stabilitet, dhe të gjitha vendeve  muslimanëve.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, jepu sukses udhëheqësve  dhe kujdestarëve të çështjeve tona.

O Zot, mbështet me të vërtetën dhe të drejtën  udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona. O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe zëvendësit të tij, në atë që është lartësimi i Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve, në atë që është  e mirë dhe e dobishme për popullin dhe vendin, dhe të gjithë kujdestarët e çështjeve të muslimanëve.

O Zot, ruaj për ne besimit tonë, udhëheqjen tonë, sigurinë tonë, stabilitetin tonë, qetësinë tonë,  jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë dhe ata që janë vigjilent, mbrojnë kufijtë tanë.  

O Zot, prano dëshmorët e tyre, shëro të sëmurët e tyre, shpëto të plagosurit e tyre, forco shikimin dhe gjuajtjen e tyre, ndihmoi ata përballë armiqve të Tu dhe armiqve të tyre.

O Zot, fali të gjithë muslimanët dhe muslimanet, bashko zemrat e tyre, përmirëso marrëdhëniet e tyre dhe udhëzoi ata në rrugë të drejtë. Largo prej tyre fitnet, ato që janë shfaqur dhe që nuk janë shfaqur, përmirëso gjendjen e tyre, ndalo gjakderdhjen e tyre, shpëto të shtypurit dhe të dobëtit  në çdo vend, o Zoti i botëve.

O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë,  lartëso çështjen e saj, ngri lart statusin e saj, forco ndërtesën dhe shtyllat e saj, bëje atë të lartë, të nderuar dhe krenare deri në ditën e Kijametit.

O Zot, ruaj vendet e shenjta të muslimanëve nga kurthet e keqbërësve, nga intrigat e atyre që thurin kurthe  dhe nga sulmet e armiqve.

O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë përballë sionistëve jehudi, agresor dhe pushtues.

O Zot, përgëzo umetin tonë Islam me fitoren e vëllezërve të tyre në Palestinë, dhe largo urinë e tyre, o Bujarë, o Dhurues i mirësive.  

O Zot, ata që vendit tonë dhe Islamit  i duan të keqen, angazhoi me veten e tyre,  kthe planet e tyre në kokat e tyre, dhe bëj planet e tyre shkatërrim për ta, o Ti që i përgjigjesh lutjeve. 

O Zot, bashko fjalën e umetit në librin Tënd, Kuran,  dhe synet, o Ti që dhuron  Mirësi dhe Begati.

O Zot, të lutemi të na japësh çdo të mirë, të shpejtë apo të vonuar prej tyre, nga ato që dimë dhe nga ato që nuk dimë.

O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga çdo e keqe, të shpejtë apo të vonuar prej, nga ajo që dimë dhe nga ajo që nuk dimë.

O Zot, të lutemi na mundëso të bëjmë punë të mira, të heqim dorë nga veprat e shëmtuara, ti duam të varfrit, të na falësh dhe të na mëshirosh.

Nëse do të sprovosh ndonjë popull atëherë na merr jetën përpara se të përballemi me sprovën.

O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë  dhe nga i gjithë zemërimi Yt.

O Zot,  zbrit tek ne shi.

O Zot, zbrit tek ne shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit.

O Zot, na begato në Shaban, na mundëso të arrimë Ramazanin dhe na jep sukses në të për agjërim, falje namazi dhe vepra të mira, o Dhurues i çdo të mire.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

O Zot, na fal ne, prindërit tanë, prindërit e prindërve tanë, të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë. Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon, je afër, ju përgjigjesh lutjeve.

Dhe lutja jonë e fundit: “ …të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/301590732605792

Post Author: endrit