Zotit frikësojuni – Meka 24.01.2020

Hytbe e Qabes                              29-05-1441 H       24-01-2020 

Shejh Usame Khajat             Tema  Zotit frikësojuni

Lavdërimet për Zotin, Strehuesi i të frikësuarve, Plotësuesi i shpresave të atyre që i drejtohen Atij.

 Zotin e Madhërishëm e lavdërojmë, lavdërimi për Atë është obligim në çdo moment. 

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm,  pa Shok, Sunduesi i Drejtë dhe i Vërtetë.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, krijesa që i është frikësuar më së shumti Zotit të Botrave. O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen e tij të pastër dhe të mirë, shokët e tij, më të mirët e të mirëve, dhe të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e fundit.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit. Me të vërtetë, njeriu vazhdon të  jetë mirë sa kohë i frikësohet Zotit, dhe i drejtohet Atij, duke lënë pas veten dhe egon e tij, dhe punon në këtë botë për botën tjetër. 

O ju muslimanë! Vërtetë  ka njerëz që tërhiqet nga mashtrimet e jetës së kësaj bote dhe mendojnë se do të jetë përgjithmonë në tokë. Pasojnë  egon dhe të kotën, injorojnë besimin e vërtetë, dhe frikësohen  nga çdo gjë që mund tu  duket e rrezikshme dhe e vështirë, nga çdo e keqe që mund ta godasi në shtëpitë e tyre, apo ndonjë pengesë e cila nuk ju lë shpresa për të ecur para dhe për të plotësuar nevojat e tyre. Sikurse ka dhe nga robërit e Zotit që i ndihmojnë të tjerët që të ecin sëbashku në rrugën e drejtë. Ata  shmangin  njerëzit  konfuz dhe të paqëndrueshëm,  dhe largohen nga njerëzit  me dyshime dhe me mungesë sigurie. Ata janë që ecin drejt Allahut të Madhërishëm, rrugëtimin e atyre që e njohin Zotin e tyre dhe e pranon Atë, nuk i frikësohen  dikuj tjetër veç Tij, dhe shpresojnë vetëm se ndihmën e Tij. Ata janë të bindur se frika ndaj Zotit është nga gradët e larta të robërve adhurues të Zotit, të cilët  kërkojnë ndihmë nga Zoti i tyre, dhe me  ndikimin më të madh në jetën e njeriut në këtë botë,  në të tashmen dhe të ardhmen. Frika ndaj Allahut është obligim për çdo njeri, sikurëse dhe na tregon Allahu i Madhërishëm në fjalën e Tij kur thotë: “  Në të vërtetë, është shejtani ai që ju frikëson me ithtarët e vet. Ju mos iu frikësoni atyre, por frikësohuni prej Meje, nëse jeni besimtarë!” (Al Imran 175) Si dhe në fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “Prandaj, mos kini frikë nga njerëzit, por kini frikë vetëm prej Meje!” (El-Mai’de 44) Sikurse Allahu i Madhërishëm i ka lavdëruar njerëzit që i frikësohen vetëm Atij me fjalën e Tij që thotë: “Me të vërtetë, ata që dridhen nga frika e Zotit të tyre,  që besojnë në Shpalljet e Zotit të tyre, që nuk i shoqërojnë asgjë (në adhurim) Zotit të tyre, dhe që, kur japin atë që japin, zemrat e tyre i kanë plot frikë, ngaqë do të kthehen te Zoti i tyre,  ata nxitojnë të bëjnë vepra të mira dhe për këto punë janë të parët.” (El-Mu’minun 57-61) Sikurse ka thënë Hasan El Basriu, Zoti e mëshiroftë; “ Ata kanë punuar me bindje ndaj Zotit, janë përpjekur në atë punë, dhe  janë frikësuar që puna tu refuzohet. Besimtari ka bashkuar dëshirën për të bërë mirë dhe frikën e pranimit të sajtë, ndërsa hipokriti bashkon abuzimin, shkeljen me garancinë, sigurinë, nga ndëshkimi.”  Allahu i Madhërishëm me këtë cilësi të madhe ka përshkruar gjithashtu Melaiket e Tij të afërt. Ai ka thënë: “Ata i frikësohen Zotit të tyre lart mbi ta dhe bëjnë atë, që u urdhërohet. “ ( En-Nahl  50)

Allahu i Madhërishëm lavdëron të dërguarit e Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të gjithë, kur i ka përshkruar ata me këtë cilësi me fjalët e Tij kur thotë: “e të cilët kumtuan Shpalljet e Allahut dhe i frikësoheshin Atij e askujt tjetër përveç Tij. Allahu mjafton si llogaritës.” (El-Ahzab 39) 

Për sa kohë  frika është e lidhur  me njohuri dhe dituri,  atëhere në masën e njohurisë dhe dijes është dhe frika e individit  nga  Zoti. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka qenë njeriu më i frikësuar nga Zoti i tij. Sikurse ka treguar vetë për këtë i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në hadith që e ka transmetuat Imam Buhariu në Sahihun e tij.  I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në fjalën e tij thotë; “ Pasha Allahun unë jam më i dituri nga ju për Zotin, dhe më i frikësuari nga ju prej Tij.” Ndërsa në transmetimin tek Muslimi ka ardhur: “ Pasha Allahun, shpresoj që të jem më i frikësuari nga ju  prej Zotit, dhe më i dituri nga ju për çfarë i frikësohem Atij.” Sikurse ka thënë gjithashtu: “ Sikurë ta dinit atë që unë di, do të kishit qeshur pak dhe do të kishit qarë shumë, nuk do të kishit qëndruar duke u kënaqur me gratë tuaja në shtretërit tuaj, por do të ngjisnit lartësitë e maleve duke u penduar tek Allahu i Madhërishëm.”  Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi në Musnedin e tij, dhe Tirmidhiu në Xhamiin e tij me një zinxhir transmetimi të mirë.

Allahu i Madhërishëm kështu i ka përshkruar dhe dijetarët, kur ka thënë se ata janë që i friksohen Zotit me frikë të vërtetë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Njerëzit, kafshët dhe bagëtitë janë llojesh të ndryshme gjithashtu. Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët, (që e dinë se) Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe Falës.” ( El-Fatir 28) 

Kjo frikë ndaj Zotit ka ardhur si rezultat i diturisë së tyre se Allahu i Madhërishëm është Sunduesi i të gjithë universit, Tek Ai janë çelësat e qiejve dhe të Tokës, çdo gjë kthehet tek Ai, dhe  Ai drejton çdo çështje të të gjitha krijesave. Ai është i  Gjalli, që nuk vdes,  i Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Prandaj i drejtohen vetëm Atij, me ndryshim nga të tjerë, idhujt,  që janë të kufizuar dhe nuk sundojnë as veten. Ata, idhujt, nuk mund t’i sjellin  vetes së tyre  as dobi, as dëm, as vdekje, as jetë dhe as ringjallje.  Të gjithë njerëzit, dhe çdo gjë në këtë botë, do të kenë atë që  Allahu i Madhërueshëm ju ka shkruar, sikurse ka ardhur sqarimi i saktë në hadithim që kanë transmetuar Tirmidhiu në Xhami’in e tij,  imam Ahmedi në Musnedin e tij, imam Hakimi në Mustedrekun e tij, me zinxhir transmetimi të saktë, nga Abdullah Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: O djalosh, do t’i mësoj disa fjalë me  rëndësi të madhe. Ruaje Allahun, nëse do që Allahu të të ruaje ty. Ruaje Allahun,  sepse, Atë do ta kesh gjithmonë pranë teje. Kur të lutesh, lute vetëm Allahun. Kur të kërkosh ndihmë, kërkoje vetëm prej Allahut. Dije, se sikur i gjithë njerëzimi të mblidhej bashkë për të të ndihmuar, nuk do arrinte të të ndihmojë më tepër, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Në të kundërtën, nëse do të mblidhej për të të dëmtuar, nuk do të  arrinte të të dëmtojë më tepër, përveç asaj që ta ka caktuar Allahu. Tashmë janë ngritur lart penat dhe janë tharë faqet. (d.m.th. çdo gjë është caktuar e mbaruar)!”

Adhurus të Zotit! Frika nuk është qëllim në vetvete, por se me të duhet  të arrihet diçka tjetër. Ajo, frika,  është mjet dhe metodë, dhe nuk është synim apo qëllim. Njeriu ngrihet në gradë me të shtuarit e frikës ndaj Zotit. Prandaj kjo është dhe  gjendja e banorëve të Xhenetit që nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar, për shkak të zhdukjes së frikës nga ndëshkimi dhe arritjen e tyre në jetën e përhershme dhe fitimin e shpërblimit. Kjo nga mirësia e Allahut të Madhërishëm dhe bujaria e Tij ndaj tyre, si shpërblim për durimin e tyre në bindjen  ndaj Tij, dhe ruajtja e tyre nga mosbindja ndaj Tij. Për këtë arsye frika e vërtetë ka qenë e lavdëruar, sikurse kan thënë njerëzit e dijes, sepse ka ruajtur individin nga ajo që e ka ndaluar Allahu i Madhërishëm. E nëse arrihet kjo,  është larguar prej tij dëshpërimi dhe humbja   e shpresës, Humbja e shpresës, të cilën na ka ndaluar Allahu, duke na e bërë të qartë se është nga cilësit e mohuesve.  Allahu i Madhërueshëm ka thënë: “ Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve”. (Jusuf 87)

Ibn Kajmi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Zemra në udhëtimin e sajtë drejt Zotit është si  zogu,  ku,  dashuria për Zotin është koka e tij. Frika ndaj Zotit dhe shpresa nga Ai janë krahët e tij. Sa kohë koka dhe krahët e zogut janë mirë dhe fluturimi, udhëtimi drejt Zotit,  është në rregull. Kur zogut i pritet koka ai ngordhën, humbën drejtimin. Nëse i priten krahët e tij, ai është objekt dhe synim nga çdo gjuetarë dhe keqbërës, nga  të gjitha drejtimet.” 

Por selefët tanë kanë preferuar që ti japin prioritet anës së frikës para asaj të shpresës, në këtë botë,  ndërsa me kalimin në botën tjetër anës së shpresës para  frikës. Ndërsa gjendja më e përsosur është ekujlibrimi i frikës me shpresën dhe mbizotërimi i dashurisë. Dashuria ndaj Zotit është anija, shpresa tek Ai  është vela e sajtë dhe frika nga Ai timoni i anijes.  Allahu është lidhës  i tyre me mirësinë dhe bujarinë e Tij.

Ndërsa nga ato që meritojnë më shumë mbështetjen e Tij, dhe mbrojtjen e vërtetë të Tij, me përpjekjet që bëhen  dhe rrugët për arritjen tek Ai, është edukimi i zemrës në dashurin për Zotin e Madhërishëm, frika ndaj Tij dhe shpresa në Mirësit e Tij. Kjo arrihet  me forcën e besimit  në Zotin e Madhërishëm, dhe praktimin e besimit të pastër në Zotin e Plotfuqishëm, në Pushtetin, Sundimin, Emrat dhe Cilësit e Tij. Si dhe duke ditur se çfarë Ai ka përgatitur në shtëpinë e Bujaris së Tij për të devotshmit nga mirësitë e përhershme, dhe çfarë ka larguar prej tyre nga ndëshkimi dhe dënimet e rënda.

Adhurues të Zotit! Përmbledhja e të gjitha këtyre është  në tre çështje; 

E para e tyre; Besimi në ditën e premtuar, ditën e gjykimit,  që është të besuarit në atë që ka ardhur  nga  Zotin dhe i dërguari i Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe në këtë çështje kërkohet  një besim i vërtetë  dhe i padiskutueshëm.

E dyta; Është përmendja dhe kujtimi i gjynaheve,  me qëllim që të kujtojë  njeriu se çfarë  ka bërë dora e tij, dhe çfarë ka përgatitur për veten.

Dhe e treta prej  tyre; Është monitorimi i pasojave. Sikurëse kan thënë dijetarët; Në këtë gjë ka  eleminim të frikës së shtuar dhe të tepërt, mbajtja e saj, frikës,  nën kontroll, me qëllim që të mos e harrojmë. Sepse njeriu nëse është në dijeni të këtyre pasojave, por i harron dhe nuk i kontrollon ato, e largon, ndanë  zemrën e tij nga frika. Prandaj frika ndaj Zotit është shenjë e besimit të shëndetshëm dhe të saktë, sikurse largimi i frikës ndaj Zotit nga zemra e besimtarit është shenjë e dobësimit të besimit të tij. Allahu i Madhërishëm thotë: “ Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat,  pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin.” ( En-Nazi’at  40-41)

Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e Librit të Tij dhe synetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. 

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, ju dhe për mbarë muslimanët për çdo gjynah, me të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

 

LEXO  Itikafi dhe rregullat e tij - Meka 24.05.2019

Hutbeja e Dytë   

 

Lavdërimet janë për Zotin që ka zbritur Librin, Ai është Mbrojtësi i njerëzve të mirë. Zotin e Madhërueshëm e lavdërojmë, dëshiron që robërit e Tij  të jenë nga krijesat që i frikësohen në mënyrën më të mirë Atij.  

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm,  pa shok.

Dëshmoj se zotëria dhe profeti ynë Muhamedi është rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, udhëheqësi i të devotshmëve,  vula e të dërguarve, dhe mëshira e Zotit për të gjitha Botërat. 

O Zot fale dhe mëshiroje  robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij, tabiinën dhe të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e fundit.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Vërtetë veçimi, izolimi, i frikës mund të shoqërohet me shkëputje dhe lëndim të vetë njeriut, duke rënë kështu njeriu në greminën e të këqijave dhe të ndotet me papastërtinë e gjynaheve dhe gjërave të liga.

Ndërsa vepërmirët dhe të përulurit para Zotit të tyre, në frikën e tyre nuk kanë veçim, izolim,  sepse Allahu i Madhërishëm është me ata, me afrimin e Tij te ata, duke i dashur dhe mbështetur ata, dhe duke qenë i kënaqur me ta. Prandaj frika e tyre është siguri dhe jo veçim  dhe izolim, sepse, besimtari,  është në kërkim të punëve që Zoti  është i kënaqur me to, dhe bën kujdes nga ato që e zemërojnë Atë. Kjo arrihet me sinqeritet në punën e tij vetëm për Zotin e Madhërishëm, dhe duke pasuar të dërguarin e Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Ky është burimi i sigurtë për atë që udhëton për tek Zoti i tij, dhe arsyeja e suksesit të atyre që udhëtarve për tek Ai.

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit dhe punoni  që frika ndaj Tij të jetë udhëzim dhe qetësim për ju, të ju drejtojë për tek kënaqësia e Zotit ndaj jush, të fitoni  Xhenetin tek Ai dhe të shpëtoni nga zjarri.

Lutuni dhe përshëndeteni më të mirën e krijesave të Zotit, sepse jeni urdhëruar për këtë gjë në librin e Zotit, Kuran, Allahu i Madhëerishëm ka thënë: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot fale dhe mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij,  siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

O Zot bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. 

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi katër Halifet e parë,  Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  mbi familjet dhe shokët e tyre, pasuesit e tyre, mbi gratë e tij, nënat e besimtarëve, dhe mbi tabi’inët dhe ata që i ndjekin me mirësi deri në ditën e fundit.

Të lutemi o Zot të jesh i Kënaqur me ne dhe  ata me Mëshirën, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Miri që Falën dhe  Mëshiron.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët. 

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët, dhe mbro bartësit e fesë.

O Zot shkatërro armiqt e fesë, të gjithë tiranët, sunduesit e padrejtë dhe shkatërruesit në tokë.

O Zot bashko zemrat e muslimanëve, njëso rradhët e tyre, përmirso drejtuesit e tyre, bashko fjalën e tyre në të vërtetën, o Zoti i Botrave.

O Zot ndihmo fenë dhe librin Tënd, dhe synetin e të dërguarit Tënd, Muhamedit paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. 

O Zot ndihmo robërit e Tu besimtarë, që përpiqen në rrugën Tënde me  besnikëri dhe sinqeritet. 

O Zot na jep siguri në vendin tonë, përmirso drejtuesit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

Mbështete në të vërtetën udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona, jepi atij këshilltarë të dobishëm,  jepi sukses atij në atë që Do dhe je i Kënaqur, o Dëgjues i lutjeve.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij  në atë që është e mirë për Islamin dhe muslimanët, dhe në përmirësimin e popullit dhe të vendit, o Zot tek  Ti është kthimi jonë ditën e caktuar.

O Zot jepu shpirtrave tanë devotshmëri, pastroi ato sepse Ti je më i miri që i pastron ato, Ti je Sunduesi dhe Kujdestari i tyre.

O Zot na  përmirso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë. Na përmiso jetën tonë( në këtë botë) në të cilën është vendqëndrimi jonë. 

O Zot na përmirso  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë. O Zot  na bëj këtë jetë vend të punëve të mira, dhe na e  bëj vdekjen të qetë  nga çdo e keqe.

O Zot na mundëso të bëjmë vepra të mira dhe tu largohemi të ndaluarave, të duam të varfërit, dhe të na falësh  dhe na mëshirosh. 

O Zot! Nëse ke caktuar për një popull fitne dhe përçarje na largo nga ata pa u prekur nga intrigave. 

O Zot kërkojmë mbrojtje nga humbja e Mirësive Tua, ndryshimi i Faljes Tënd,  nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga gjithë zemërimi Yt. 

O Zot  na mbro prej armiqve të Tu e armiqve tanë me çfarë të dëshirosh, o Zot i botëve!

O Zot  na mbro prej armiqve të Tu e armiqve tanë me çfarë të dëshirosh, o Zot i botëve!

O Zot  na mbro prej armiqve të Tu e armiqve tanë me çfarë të dëshirosh, o Zot i botëve!

O Zot ti lëmë Ty të merresh me armiqtë e Tu e me armiqtë tanë, na mbro prej sherrit të tyre!

O Zot ti lëmë Ty të merresh me armiqtë e Tu e me armiqtë tanë, na mbro prej sherrit të tyre!

O Zot ti lëmë Ty të merresh me armiqtë e Tu e me armiqtë tanë, na mbro prej sherrit të tyre!

O Zot  shëro të sëmurët tanë, mëshiro të vdekurit tanë, na i plotëso ëndrrat tona, na mundëso në mbyllje të bëjmë vepra të mira.

O Zot mos na dëno për shkak të mendjelehtëve që gjenden midis nesh.

Zoti ynë ne i kemi bërë padrejtësi veteve tona, e nëse Ti nuk na fal e nuk na mëshiron do të jemi prej të humburve.

O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit. 

Nderimet e Allahut, shpëtimi dhe begatitë e Tij qofshin mbi profetin tonë Muhamed, mbi familjen, dhe mbi gjithë shokët e tij.

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

 

Post Author: endrit