Shfrytëzimi i dhjetë ditëve të fundit dhe kërkimi i natës së Kadrit

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar    21-09-1446 H    21-03-2025 D

Shejh Fejsal Gazaui     

Tema   Shfrytëzimi i dhjetë ditëve të fundit dhe kërkimi i natës së Kadrit

Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Zoti  s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, për ata dërgojmë shumë lutje dhe përshëndetje.

“ O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al Imran 102)

Në vijim

O ju njerëz! Sa shpejt kalojnë orët në ditë dhe sa shpejt kalojnë ditët në vite?!  Mendoni se sa shpejt kalojnë ditët tona, sepse ato janë shenjë e mbarimit të afateve, exheleve tona dhe e mbarimit të jetës sonë. Siç e keni parë se si filloi për ne ky muaj i bekuar me dhjetë ditët e tij të para, pasuar nga dhjetë ditët e mesit me radhë, dhe tani kanë ardhur dhjetë ditët e tij të fundit.

O Zot! Sa shpejt kaluan ditët e tij! Sa shpejt përfunduan orët e tij! Sikur asgjë të mos kishte ndodhur kur kaloi, dhe çfarëdo që të ishte nga ajo që kaloi ka kaluar. Meqenëse Zoti na ka favorizuar duke na lejuar të arrijmë këto dhjetë ditë, atë çfarë ato përmbajnë nga ditët e çmuara,  çfarë ato bartin nga vlerat e mëdha  dhe përfitimet e pafundme, kush prej nesh do të përveshë mëngët dhe do të punojë shumë dhe do t’i përmbushë të drejtat e tyre që të arrijë më të mirën  e tyre?! Ata që janë të parët që garojnë në vepra të mira do të kenë netë të gjata, andaj do t’i numërojnë ato, duke pritur për këto dhjetë net në çdo vit dhe me dëshirën për të fituar kënaqësinë e  Zotit të njerëzimit.  Nëse ia dalin mbanë, do të arrijnë atë që dëshirojnë, synojnë,  dhe e  falënderojnë Zotin e tyre për atë që u ka mundësuar.

O ju agjërues! Ramazani është muaj i mirësisë dhe i mëshirës, e gjëja më e çmuar në këtë muaj  janë dhjetë ditët e fundit, të cilat janë të mbushura me vlera dhe mirësi. Ndërsa më e çmuara nga këto dhjetë ditë është Nata e Kadrit, të cilën përpiqet  dhe garon për ta arritur vlerën nderit të saj çdo besimtar, duke kërkuar shpërblim të madh dhe grada të lart. Për këtë arsye i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur hynte dhjetë ditëshi i fundit e veçonte me më shumë vepra të mira.

O ju njerëz! Vërtetë bindja ka nevojë për durim dhe këmbëngulje. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “ Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë.”(Ez-Zumer 10)

Le t’i zbukurojmë këto ditë, dhe në çdo kohë, me durim në bindje që të përfitojmë shpërblibe të shumta dhe të bollshme. Të kemi kujdes, të përmbahemi nga humbja e kohës, që të mos dështojmë dhe të humbasim këto dhjetë ditë. Ibn Xheuziji, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Sa orë humbën njeriu?! Humbën prej saj, kohës, nga shpërblimet e mëdha. E këto ditë janë si shembulli i fermës, është sikur njeriut i thuhet;  Sa herë që mbjellën një farë, ajo prodhon për ty një kur’a (masë të madhe). A i lejohet njeriut të urtë që të ndalojë mbjelljen dhe të jetë dembel?!” Ndërsa Ibn Rexhepi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “O ju që e keni humbur jetën tuaj në mosbindje! O ju që e keni lënë pas dore muajin tuaj, por se gjatë gjithë kohës, vitit tuaj dhe e keni humbur atë! O ju që malli i juaj është zvarritja dhe neglizhenca, e sa mall i keq që ai është! O ju që kundërshtarin tuaj keni bërë Kuranin dhe muajin e Ramazanit, si mund të shpresoni për ndërmjetësim nga ai që e keni bërë kundërshtarin tuaj?!”

LEXO  Emaneti, përkufizimi, shpjegimi i fushave të tij dhe obligimi për plotësimin e tij

O besimtarë! Nxitoni dhe nxitoni sa nuk është vonë, ruhuni dhe ruhuni para vdekjes, sepse Zoti ynë, i Plotfuqishmi e i Madhërishmi,  na ka nxitur që të shpejtojmë të bëjmë vepra të mira dhe të përshpejtojmë për të arritur afërsinë me Të.  Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj dhe Xhenetit, hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit.” (Al ‘Imran 133)

O ju vëllezër! Ditët e muajit janë pakësuar dhe vërtet kanë kaluar ditët e dy të tretave të tij dhe netët e tyre, (2/3 dy të tretave) kanë kaluar, e prej tij nuk ka mbetur përveç se një të tretës së fundit. Por është një e treta e madhe, vlera e të cilit i ka tejkaluar ditët e tjera të muajit të bekuar. Janë dhjetë ditët që robi i shfrytëzon me adhurim dhe sinqeritet, në mënyrë që të falet, t’i falen gjynahet, të jetë Zoti i kënaqur me të dhe të lirohet nga zjarri i Xhehenemit. A do të hiqte dorë, neglizhonte dot, njeriu i mençuar e i arsyeshëm ndaj kësaj vlerë?! A do të hiqte dorë njeriu i drejtë nga kjo mirësi?

O adhurues të Zotit! Kthehuni tek Zoti juaj dhe jepini vetes tuaj pjesë në çdo fushë nga fushat e mirësive sa më shumë që të mundeni. Bëni kujdes nga ortakëria me të shkujdesurit dhe shpërqendrimi në shkujdesin e tyre. Bëhuni ndihmues për familjet dhe vëllezërit tuaj në shfrytëzimin sa më të mirë të kohës së tyre. Bëni më të mirën për t’u sjellë dobi atyre dhe për të plotësuar nevojat e tyre. Jini të kujdesshëm për të ripërtërirë pendimin tuaj, dhe të kaloni një kohë në vetmi me Zotin tuaj, kohë në të cilën të komunikoni me Të dhe të gjeni rehati dhe ngushëllim.

Adhurues të Zotit! Në këto ditë le të shtojmë sa më shumë përkujtimin e Zotit, lutjet drejtuar Atij dhe leximin e Kuranit. Le ta dimë se askush nuk i afrohet Zotit me diçka më të dashur për Të sesa ajo me të cilën Ai na ka obliguar. Prandaj, duhet të theksojmë se një nga shkeljet më të mëdha të ligjit Islam është të neglizhuarit në kryerjen e namazeve farz dhe humbja, mos plotësimi i tyre. Kështu njeriu qëllimisht fle gjatë namazit të drekës derisa të kalojë koha e tij, dhe e bashkon drekën me atë pas tij, asrin, me pretekstin e lodhjes që vjen nga qëndrimi zgjuar natën duke u falur dhe në adhurim. Të jemi të qartë se ashtu siç jemi të kujdesshëm për faljen e namazit të natës,  në të njëjtën kohë nuk duhet të lëmë pas dore namazin farz. Kërkohet që muslimani të jetë i ekuilibruar në kryerjen e ibadeteve dhe në kryerjen me përparësi të obligimeve të detyrueshme pa lënë pas dore sunetet dhe veprat vullnetare.

Vërterë neglizhenca më emadhe dhe më e keqe se kaq me pasoja më të këqija është agjërimi i disa njerëzve në Ramazan dhe nuk e falin namazin, Zoti i udhëzoftë. Por se ata haptasi e braktisin atë, namazin, për të cilin janë urdhëruat që ta kryejnë dhe ta plotësojnë atë. Sa i shëmtuar është ky veprim dhe sa e rrezikshme është të shkatërrosh të mirën! Nëse njeriu e lë pas dore, humbën namazin, që është vepra më e mirë, është e kotë  më të analizohet për detyrat e tjera që ai lë pas dore, sepse ajo është shtylla dhe themeli i fesë. Kush e ka lënë pas dore, e ka neglizhuar namazitn, duhet të shpejtojë të pendohet para se t’i vijë vdekja e papritur,  dhe të kujdeset për veten tani para se të jetë tepër vonë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh, përveç atyre që pendohen, që besojnë dhe bëjnë punë të mirë. Këta do të hyjnë në Xhenet dhe nuk do t’u bëhet kurrfarë padrejtësie.” (Merjem 59-60)

LEXO  Umeti Islam sëmuret por nuk do të vdesë kurrë

Adhurues të Zotit!  Ne duhet të ruhemi gjithashtu nga shpërdorimet që na largojnë nga rruga e udhëzimit dhe na tërheqin në rrugën e tundimit, sprovës. Të qëndrojmë larg nga të gjitha preokupimet që na largojnë nga Zoti ynë, nga shqetësimet dhe shpërqendrimet, dhe le t’i mbrojmë veshët dhe sytë tanë nga ndalesat e  Zotit dhe shthurjet, shkatërrueset. Kur gjymtyrët ndoten me gjëra të ndaluara, ato nuk do të sjellin ndonjë dobi dhe do të na shtyjnë drejtë të bërit të gjynaheve dhe veprave të këqija. Të bëjmë kujdes nga të shpresuarit e madh, sepse ajo i pengon veprat e mira, prandaj le të jemi të përulur dhe të penduar ndaj Zotit tonë. Le të bëjmë atë që do të na ngushëllojë në varret tona dhe do të ndriçohen me të fytyrat tona në Ditën e tubimit tonë, Ditën e Gjykimit.

Zoti na bgatofë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi me argumentat dhe ajetet e tij të urta, me të vërtetë Allahu i Lartësuar është Dhurues dhe Bujar, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirues.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahun, Zotëruesi i mirësive dhe bujarisë.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë), Paqedhënësi.

Dëshmoj se Muhamedi  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, modeli i njerëzimit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, njerëzit e pastër dhe të nderuar, për ata dërgojmë shumë lutje dhe përshëndetje.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Ja ku jemi dhe Allahu na nderoi me mbërritjen e dhjetë netëve të fundit, që të jetë mundësi për ata që lanë pas dore, neglizhuan ato netë që u paraprinë këtyre dhjetë netëve, ose që të jetë plotësim dhe përgatitje më e madhe për ata që u përpoqën,  shfrytëzuan dhe bënë më të mirë në adhurime që nga fillimi i muajit. I dërguari model, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, përpiqet në këto dhjetë netë ndryshe nga çfarë  përpiqet në netët e tjera jashtë tyre. Nga këto përpjekje është se ai në këto dhjetë ditësh të fundit hynte në Itikaf, qëndronte në xhami, dhe kërkonte në to dhjetë net natën e Kadrit. Kur vinin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, rrinte natën zgjuar, në adhurim, zgjonte familjen, përpiqej shumë dhe shtrëngonte rripin. Në një hadith ka ardhur nga Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, se të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i ka thënë:  “ O i dërguari i Allahut, po nëse unë e arrijë natën e Kadrit çfarë të them në të?” Ka thënë: “ Të thuash: O Zot, Ti je Falës e do faljen më fal mua.” 

LEXO  Nga etiketa dhe rregullat e martesës

Ne duhet të ekspozohemi ndaj flladeve të mëshirës së Zotit dhe mirësive të Tij bujare, t’i kërkojmë Atij tolerimin dhe faljen e madhe të Tij,   të shtojmë gjatë tyre veprimet tona të mira,  ti afrohemi Allahut përmes formave të ndryshme të adhurimit, të shmangim humbjen e kohës dhe kryerjen e gjynaheve, sepse mund të na pengojë ta arrijmë atë përsëri shkatërruesi i kënaqësive, vdekja.

Adhurues të Zotit! Sikur këto dhjetë ditë fisnike të mos kishin asnjë meritë apo status tjetër përveç se në to përfshihet Nata fisnike e Kadrit, kjo do të mjaftonte. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj.” (El-Kadr 3) Adhurimi në këtë natë është më i mirë se njëmijë muaj. Ndërsa i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush e përjeton natën e Kadrit me adhurim ndaj Zotit, me besim të sinqertë, duke shpresuar shpërblimin, do t`i falen gjynahet që i ka bërë më herët.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të Ramazanit!”  E ajo ka më shumë gjasa të jetë në netët teke të këtij dhjetë ditëshi, nisur nga fjala e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku thotë: “Kërkojeni natën e Kadrit në netët teke të dhjetëshes së fundit të Ramazanit!” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “U ka ardhur Ramazani, muaji i bekuar. Në të gjendet një natë, e cila është më e mirë se një mijë muaj. Ai që privohet nga të mirat e asaj nate, është privuar nga çdo e mirë. E nuk privohet nga të mirat e saj veçse ai që është fatkeq”.

Prandaj jini të vendosur dhe qëndroni këmbëngulës, sepse kush arrinë nderin e kësaj nate ka fituar, e kush do që e humbet do të zhgënjehet dhe privohet. Shfytëzoni mundësinë, bëni kujdes, ruajuni nga neglizhenca dhe shkujdesja, sepse ditët e sezoneve janë të numëruara dhe kohët e vlerave janë të njohura.  Prandaj, o kërkues i së mirës, ​​nxito përpara, o shpresues i faljes, nxito, o kërkues i Xhenetit përparon dhe o kërkues i së keqes, ndalo.

Zoti ju mëshiroftë! Lutuni dhe përshëndeteni zotërinë e njerëzimit, më i mirë që është përpjekur dhe ka falur namaz nate, më i pastri që ka falur namaz dhe ka agjëruar,  për këtë na ka urdhëruar Zoti ynë, më i Madhërishmi dhe i Nderuari: “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd,  Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët. O Zot, ndihmo ata që janë të dobët, ata që luftojnë në rrugën Tënde, ata që janë të lidhur fort, me vendet e shenjta, dhe  mbrojtësit e kufinjëve. Bëje vendin tonë të paqtë, të siguritë dhe të begatë dhe të gjitha vendet  muslimanëve.

O Zot, na jep siguri në vendin dhe shtëpinë tonë, përmirëso udhëheqësit dhe kujdestarët e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona në atë që Do dhe je i Kënaqur, nga fjalët dhe veprat, o i Gjallë, o i Përhershëm.

O Zot, jepi sukses atij dhe zëvendësit të tij në udhëzimin Tënd dhe në devotshmërinë ndaj Teje. O Zot, të lutemi për ndihmë, fitore dhe qëndresë për vëllezërit tanë muslimanë në Palestinë dhe në çdo vend, o Zoti i botëve.

O Zot, jepu atyre fitore, bëji ata të palëkundur dhe forco zemrat e tyre, mëshiro dobësinë e tyre, shëro plagët e tyre, largo shqetësmiet dhe ankthet e tyre, shëro të sëmurët e tyre, shpëto të sprovuarit prej tyre, ndalo gjakderdhjen e tyre dhe mëshiro të vdekurit e tyre, të lutemi të jesh me ata dhe jo kundër tyre. O Zot, shkatërroi armiqtë e tyre, shkatërro bashkimin dhe grumbullimin e tyre, shto presionin Tënd ndaj tyre, o i Forti, o i Plotfuqishmi.

O Zot, na zgjo nga gjumi i pakujdesisë, neglizhencës, na mundëso ta shfrytëzojmë momentet, na mundëso pendim të sinqertë para vdekjes,  na bëj prej atyre që arrijnë Natën e Kadrit dhe fitojnë shpërblim të madh dhe të bollshëm.

O Zot, na mundëso ta mbyllim muajin tonë me faljen Tënde dhe lirimin nga zjarri Yt, o Dëgjues i lutjeve.

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve, paqja dhe shpëtimi i Zotit qofshtë mbi vulën e profetëve dhe të dërguarve.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/592651203814148

Post Author: endrit