Hutbe e Kurban Bajramit nga Xhamia El Aksa 10-12-1446 H 06-06-2025 D
Shejh Dr. Jusuf Ebu Sunejneh
Tema Në Bajram: Forcimi i dashurisë dhe përhapja e mëshirës
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.
Zoti është më i Madhi, sa kohë muslimanët e kryejnë haxhin në shtëpinë e shenjtë të Zotit, në Qabe, përgjigje ndaj thirrjes së Ibrahimit, paqja e Zotit qoftë mbi të. “ Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta.” (El-Haxhxh 27)
Zoti është më i Madhi, sa kohë bëjnë tavaf në Qabe dhe vrapojnë në mës dy kodrave, Safas dhe Mervas, dhe kujtojnë Ismailin dhe nënën e tij Haxheren. Zoti është më i Madhi, sa kohë që pinë nga uji pastrues i Zemzemit. Zoti është më i Madhi, sa kohë që malli i madh i ka shtyrë për në Arefat. Zoti është më i Madhi, për sa kohë që ato për të cilat ata iu lutën Atij, dhe të gjitha gjynahet dhe gabimet e tyre u falën. Zoti është më i Madhi, çfarë kanë përjetuar muslimanët në tokën tonë të shenjtë dhe në xhaminë tonë të bekuar, dhe sa kanë duruar të bugosurit dhe robërit tanë nga gardianët e burgut. Zoti është më i Madhi, sa kemi duruar sprovat dhe vuajtjet për të fituar kënaqësinë e Mëshirëplotit të Gjithëmëshirshmit. Zoti është më i Madhi, sa kohë që siguria dhe mbrojtja mbizotërojnë në tokën tonë dhe në vendet tona të shenjta. Zoti është më i Madhi, sa kohë që muslimanët bien dakord për një fjalë të vetme që kënaqën Zotin e Madhërishëm dhe të Lartësuar.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili i ka bërë ditët e Bajramit ditë gëzimi, lumturie, kënaqësie, hareje dhe falënderimi për të Plotëfuqishmin, Falësin e Madh.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Poseduesi i Dritës dhe Ndriçimit.
Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, profeti i nderuar. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, deri në ditën kur ti fryhet surit, borisë.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Zoti i Madhërishëm ka legjitimuar dy Bajramet, përkujtim për jetën e përtejme, Ahiretin, prandaj mos i prishni ato me argëtim dhe shthurje.
O ti që je i pavëmendshëm, neglizhent ndaj përmendjes së Zotit: Mos u mashtro nga stolitë e bukura si Karuni, dhe mos u gëzo me një festë prej të cilës je kërcënuar. Sepse kush i frikësohet Zotit do të jetë i sigurt, e kush kryen vepra të këqija do të jetë i trishtuar. Askush nuk gëzohet me festat dhe stinët përveç atij që e ndërton pendimin e tij mbi parime themelore dhe peshon veten me peshoren e Sheriatit, legjislacionit fetar, për atë që bën dhe thotë.
O robër të Zotit! Mbani mend, përkujtoni me këtë tubimin tuaj, kujtoni ditë kur Zoti do t’i mbledhë të parët dhe të fundit në një vend të vetëm, ditë në të cilën librat, e veprave të njerëzve, do të fluturojnë larg. Zoti e mëshiroftë atë njeri që ka përgatitur për atë ditë vepra të mira dhe pendim të sinqertë që do t’i fshijnë gjynahet e tij të kaluara. Vërtetë Zoti gëzohet me pendimin e robit të Tij dhe ia fal gabimet.
Adhurues të Zotit! Një burrë ka hyrë tek projësi i besimtarëve, babai i Hasanit, Ali Ibn Ebi Talib, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe e ka gjetur atë duke ngrënë bukë të fortë, dhe i ka thënë: “ Dhe në këtë ditë, o prijësi i besimtrëve?” Ai i ka thënë: “ Sot është festë për atë që i është pranuar përpjekja e tij dhe i janë falur gjynahet.” Pastaj ka thënë: “ Sot për ne është festë, nesër për ne është festë, dhe në çdo ditë që nuk e kundërshtojmë Zotin për ne është festë.”
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Adhurues të Zotit! Një burrë ka ardhur për ti dhënë lamtumirën Bish Ibn Harithit, Zoti qoftë i kënaqur me të, dhe i ka thënë: “ Kam vendosur të udhëtoj për Haxh, a më urdhëron të bëj diçka? Bishri i tha: Sa para ke përgatitur për shpenzim? Ai tha: Dy mijë dirhemë. Ai tha: Çfarë kërkon të arrish me Haxhin tënd? Kënaqësi apo mall për shtëpinë e shenjtë të Zotit, Qaben? Apo kërkimin e kënaqësisë së Mbretit të Gjithëdijshëm? Ai ka thënë: Kërkimin e kënaqësinë së Zotit të Plotfuqishëm. Ai tha: Nëse dëshiron kënaqësinë e Zotit duke qenë në shtëpinë tënde dhe do të shpenzoje dy mijë dirhemë, dhe do të jeshë i bindur, i sigurt se do ta kënaqësh Zotin, a do ta bëje këtë? Ai ka thënë: Po! Ai tha: Shko dhe jepu, sadaka, dhuratë dhjetë njerëzve: Një borxhliu me të cilin ai do paguajë borxhin e tij, një të varfëri me të cilin ta mbledhë pasurinë e tij të shpërndarë, një kujdestari të familjes me të cilin ta mbajë familjen e tij, një prindi kujdestar me të cilin ta bëjë një jetim të lumtur për hir të Allahut të Plotfuqishëm. Dhe nëse zemra jote është aq e fortë sa t’ia japësh një personi, atëherë bëje. Vërtetë të sjellësh gëzim në zemrën e një muslimani, të lehtësosh të pikëlluarin, të lehtësosh shqetësimin e nevojtarit dhe të ndihmosh një njeri me besim të dobët është më mirë se njëqind pelegrinazhe Haxhi pas Haxhit të Islamit, të obliguar. Prandaj, ngrihu dhe kryeje atë siç të kemi urdhëruar.”
Adhurues të Zotit! Në këtë ditë të bekuar, sillni gëzim dhe dashuri në zemrat e besimtarëve. Kush ka një fëmijë që qan për të dhe ai e kënaq atë, Zoti do t’i japë nga Xheneti derisa të jetë i kënaqur. Kush zbukuron një musliman në ditën e Bajramit, Zot do ta zbukurojë atë në Ditën e Prezantimit më të Madh, ditën e Gjykimit. Kush shpenzon në bamirësi do të ndihmohet deri në Ditën e Kijametit. Një nga njerëzit e mirë ka thënë: “ Të japësh një dirhem si lëmoshë për një jetim ose një të varfër është më e dashur për mua sesa të kryesh haxhin pas haxhit islam, të obliguar.”
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
O ju muslimanë! Pavarësisht ngjarjeve të dhimbshme që po ndodhin në tokën tonë të bekuar, shikoni shkatërrimin, vdekjen, vrasjet dhe burgosjet që na kanë ndodhur. Ne kemi nevojë të madhe për durim këto ditë. Zoti i Madhëruar dhe i Lartësuari a nuk thotë: “Mos mendo kurrsesi që Allahu nuk e vëren atë që bëjnë keqbërësit!” (Ibrahim 42) Lehtësimi dhe ndihma është afër, me lejen e Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar. Këto ditë të vështira do të kalojnë dhe do të zëvendësohen nga siguria dhe qetësia, me lejen e Zotit.
“O Ti që i përgjigjet thirrjes së nevojtarëve në kohë shtypjeje, o Ti që lehtëson shqetësimin dhe pikëllimin së bashku me sëmundjen.
Delegacioni Yt, haxhinjtë, kanë fjetur rreth Shtëpisë, Qabes, dhe u zgjuan, por syri i Bujarisë Sate, o i Përhershëm, nuk flenë,
Më dhuro, me bujarinë Tënde, mirësinë e faljes së gabimeve të mia, o Ti tek i Cili është shpresa e njerëzve në Qabe,
Nëse ai që bën gjynahe nuk shpreson për faljen Tënde, atëherë kush u jep atyre që bëjnë gjynahe të mira?”
O Ti musliman! Zoti bashkoftë shqetësimet e tua, mos i shpërndaftë sekretet, të fshehtat e tua, të largoftë nga çdo njëri që do të të largonte nga Ai, të dhuroftë sjellje të mira që janë të përshtatshme për t’u ulur pranë Tij, të largojë nga zemra jote atë që Ai nuk e pëlqen, të vendosë në zemrën tënde atë që Ai është i kënaqur dhe të udhëzoftë tek Ai nëpërmjet rrugëve më të afërta.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili na ka bekuar me Islam dhe ka bërë ditën të premten ditë fest nga mesi i të gjitha ditëve të tjera.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut.
Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, profeti dhe i dërguari më i mirë i nderuar. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen sa kohë të vazhdojnë të vijnë dy festat, dy Bajramet.
Në vijim
O adhurues të Zotit! Sot është dita e Kurban Bajramit, është një nga ditët e Allahut. Silluni mirë me baballarët dhe nënat tuaja, sepse është një nga të drejtat më të mëdha mbi ju. Ju duhet të ruani lidhjet farefisnore, sepse ai që i ndërpret lidhjet farefisnore është i mallkuar në Librin e Zotit, në Kuran, dhe në gjuhën e të Zgjedhurit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
“Nëse ju (o hipokritë) i ktheni shpinën besimit, atëherë do të bënit ngatërresa në Tokë dhe do t’i shkatërronit lidhjet farefisnore. Këta janë ata, të cilët Allahu i ka mallkuar, i ka bërë të shurdhër dhe ua ka verbuar shikimin.” (Muhammed 22) Fshini lotët e jetimit, foluni mirë njerëze dhe bashkëpunoni në drejtësi dhe devotshmëri. Mjaft me përçarjet dhe ndarjet në të cilat ndodhemi. Jemi merzitur me ndarje dhe përçarje në mesin tonë. Një popull i përçarë është popull i dobët.
Adhurues të Zotit! Kurban Bajrami vjen pas pelegrinazhit të Haxhit. Ajo është dita e Haxhit të madh, pasi pelegrinët qëndrojnë në Arafat, të zhveshur nga zbukurimet e kësaj bote, duke iu përgjigjur thirrjes së Zotit. Thirrja e tyre është një, feja e tyre është një dhe Zoti i tyre është Një. Ata thonë: “Tu përgjigjëm Ty, o Zot tu përgjigjëm. Tu përgjigjëm se nuk Ti nuk ke rival, Tu përgjigjëm, vërtet Falënderimi, Madhërimi të takojnë vetëm Ty. Ti nuk ke rival.” Atje Zoti u shfaqet robërve të Tij, duke u mburrur me banorët e tokës para banorëve të qiellit, duke u thënë Melaikeve: “Shikoni robërit e Mi, kanë ardhur tek Unë me flokë të çrregullt dhe të pluhurosur, të ekspozuar ndaj nxehtësisë së diellit, nga çdo luginë e largët. Dëshmoj para jush se Unë i kam falur ata.”
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi.
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin. Rekomandohet që kur muslimani kthehet nga vendi i faljes ditën e Kurban Bajramit, ai para çdo gjëje duhet të fillojë me therjen e kurbanit të tij, nëse është në gjendje ta bëjë këtë. Ai duhet të thotë Bismilah dhe Tekbir, e pastaj ta therë kurbanin. Kurbani në Islam ka një status të lartë. Ai, kurbani është sakrificë për Ismailin, paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe afrim tek Zoti përmes therjes së tij në këtë ditë të madhe. O ti musliman! Nëse ti e therën atë, kurbanit, është sunet që të hash prej tij një të tretën, të japësh sadaka prej tij një të tretën dhe të dhurosh prej tij një të tretën tjetër. Por nëse veproni ndryshe, në këtë çështje ka fleksibilitet, tolerim, por se ajo nuk është e preferuar. O muslimanë! Urime për sakrificat tuaja në këtë ditë të njohur. Ju përgjigjët të dërguarit tuaj, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i cili ka thënë: “ Në ditën e Kurbanit, i biri i Ademit, njeriu, nuk bën asgjë më të dashur për Zotin sesa derdhja e gjakut. E ai, kurbani, do të vijë në Ditën e Ringjalljes, Gjykimit, me brirët, thundrat dhe qimet e tij. Dhe gjaku arrinë në një vend tek Zoti para se të bjerë në tokë, prandaj ji i mirë me të, trajtoje mirë kafshën.” Zoti i Madhërishëm dhe i artësuar thotë: “Andaj, falu (vetëm) për Zotin tënd dhe ther kurban!”(El-Keuther 2) Kujtoni qëndrimin e mikut të Zotit, Ibrahimit, i cili sakrifikoi gjithçka që zotëronte. Ai migroi tek Zoti, sakrifikoi veten kur u hodh në zjarr, sakrifikoi të birin, e kjo ishte një sprovë e madhe. Këtu shfaqen durimi dhe vetëpërmbajtja. “I biri i tha: “O ati im, vepro ashtu siç je urdhëruar!” (Es-Saffat 102) Urime për atë që sakrifikoi për hir të kënaqësisë së Zotit dhe mjerë ai që sakrifikon vëllezërit e tij muslimanë. “Ata bënin kurthe, por edhe Allahu ngrinte kurthe (kundër tyre). Allahu është planifikuesi më i mirë.” (El-Enfal 30) Prandaj, afrohuni për tek Zoti në këtë ditë të madhe duke sakrifikuar, bër kurban, sepse kjo është nga devotshmëritë e zemrës. O muslimanë! Ajo që kam frikë për ju është mashtrimi i kësaj bote. Prandaj, mos u mbështetni në atë që prishet, zhduket, përfundon dhe konsumohet, sepse unë kam frikë për ju Ditën e Qëndrimit tuaj para Zotit nesër, para Ademit dhe të zgjedhurit të Zotit, Muhamedit, kur do t’ju lexohen librat tuaj. Atij që do i jepet libri i tij në dorën e djathtë, për atë nuk do të ketë frikë nga padrejtësia ose privimi. “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër.” (Ta Ha 124)
Adhurues të Zotit! Jini gjithmonë me Zotin sepse Ai është mbrojtësi juaj nga çdo e keqe. “Thuaj: “Do të na godasë vetëm ajo që na ka caktuar Allahu; Ai është Mbrojtësi ynë dhe vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët!” (Et-Teube 51)
O Zot, të lutemi që, çdo rob besimtarë që të viziton Ty në këtë shtëpi, xhami, i penduar tek Ti, dhe ka ardhur për tu pastruar nga gabimet dhe gjynahet e tij, të lutemi, ta pranosh nga ai dhe ta pastrosh nga gabimet e tij sikur në ditën që e ka lindur nëna e tij, të pastër.
O Zot, Ti je Kujdestari, mos i braktis të humburit dhe mos i lër të thyerit në një shtëpi të humbur. Të vegjlit kanë ulëritur në lutje, të moshuarit janë bërë të butë dhe ankesa është ngritur lartë, e Ti e di sekretin dhe atë që është më e fshehur. O Zot, ndihmoji ata me ndihmën Tënde dhe jepu atyre nga bujaria Jote dhe nderoi ata duke qenë pranë Teje. Shëro të sëmurët e tyre, mëshiro të vdekurit e tyre, mundëso lirimin e të burgosurve të tyre dhe shëro të sëmurët e tyre, o më i Madhi Mëshirues. O Ti që poseton nevojat e atyre që luten, i di seksretet e të sinqertëve, o Ti që jep premtimet e vërteta, të përmbushura, dhuron, festa të mëdha dhe mëshirë të pafundme, fale dhe mëshiroje zotërinë tonë Muhamedin dhe familjen e zotërisë tonë Muhamedit, na fal gjynahet tona dhe fshi nga ne veprat tona të këqija.
O Ti që nuk dëmtohesh nga gjynahet dhe nga i Cili nuk fshihen të metat! O Zot, ki mëshirë për largimin tonë në këtë botë dhe përfundimin tonë në vdekje, mëshiro qëndrimin tonë para Teje.
O Zot, fali besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekurit, me të vërtetë Ti je afër, i përgjigjesh lutjeve.
Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të zotërinë tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre ju dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.
Zotit të Madhërishëm dhe të Plotëfuqishëm i lutemi që të japë paqe dhe siguri në tokën tonë të bekuar, dhe të na shpëtojë nga armiqë tanë, o Zot, o Bujar.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)
Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, S’ka Zot tjetër përveç Allahut, Zoti është më i Madhi, Zoti është më i Madhi, Lavdërime janë vetëm për Zotin.
Afrim Smakaj