Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 30-01-1447H 25-07-2025 D
Shejh Dr. Abdul Muhsin El Kasim
Tema Urtësia e Zotit të Gjithëdijshëm në mos përgjigje ndaj arrogantëve
Me të vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë.
Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet, e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.
Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, për të gjithë dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit me frikë të vërtetë dhe binduni Atij në fshehtësi dhe hapur.
O ju musliman! Nga mirësitë e mëdha të Zotin ndaj robërve të Tij është dërgimi i profetëve tek ata, nga se nuk ka rrugë tjetër drejt lumturisë dhe suksesit në këtë botë dhe në botën Tjetër, në Ahiret, përveç se përmes tyre. Sikurse nuk ka njohje të të mirës dhe të keqes me hollësi, imtësi, përveçse përmes tyre, dhe se kënaqësia e Zotit nuk mund të arrihet vetëm se përmes duarve të tyre. Nevoja për ata është më e madhe se nevoja e trupit për shpirtin e tij. Banorët e tokës nuk mund të mbijetojnë vetëm se përmes efekteve të mesazheve që janë në mesin e tyre. Zoti i ka mbështetur të dërguarit me argumenta dhe prova që tregojnë vërtetësinë e mesazhit të tyre. Zoti i Madhërishëm ka thënë: “ A nuk ju ka ardhur lajmi për ata që kanë qenë para jush: për popullin e Nuhut, fiset Ad e Themud dhe për ata pas tyre? Vetëm Allahu i di ata! Të dërguarit e tyre u sollën shenja të qarta…” (Ibrahim 9) Argumentet dhe provat e qarta tek i dërguari i ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, janë të shumta dhe të shumëllojshme, e ato janë më të shumta dhe më madhështoret se tek të dërguarit e tjerë. Zoti i Lartësuar ka thënë: “ Ne do t’u tregojmë atyre shenjat Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe në vetvete, derisa t’u bëhet plotësisht e qartë se ai (Kurani) është e vërteta.” (Fussilet 53) Pas shfaqjes së të dërguarit tonë, Muhamedit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, u shtuan kërkesat e idhujtarëve dhe kundërshtitë e tyre ishin të ndryshme. Ata propozuar, i sygjeruan që ai të ju sjelli ajete, argumente, nga arroganca dhe inati, dhe thanë sikur të na ishte zbritur një libër, do t’ia kishim kushtuar adhurimin tonë Zotit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Edhe pse ata (idhujtarët mekas) thoshin: “Sikur të kishim një Libër nga popujt e mëparshëm, ne, me siguri, do të ishim robër të sinqertë të Allahut.”, ata e mohuan Kuranin, por së shpejti do ta dinë!” (Es-Saffat 167-170)
Pasi ka zbritur Kurani dhe shikuan se çfarë ai përmbante nga mrekullitë verbuese ata thanë sikur ky libër, Kurani, të zbriste tek një njeri i madh dhe i fuqishëm, dinjitoz në sytë e tyre nga banorët e Mekes ose Taifit. “ Sikur t’i kishte zbritur ky Kuran ndonjë njeriu të madh prej njërit nga këto dy qytete!”( Ez-Zuhruf 31) Kur ishin të pa aftë përballë sfidës që Zoti ju solli për të ardhur me një libër të ngjashëm me Kuranin apo me një pjesë të tij, ata kërkuan nga i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që ta zëvendësojë këtë libër, Kuranin, me një tjetër. “ atëherë ata që nuk shpresojnë se do të dalin para Nesh, thonë: “Na sill ndonjë Kuran tjetër ose ndërroje atë!”. Thuaj (o Muhamed): “Nuk kam të drejtë që ta ndërroj atë me kokën time.” ( Junus 15)
Kur e mësuan se zëvendësimi i tij nuk është në dorë të të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe e panë se Kurani zbriste në faza të bazuara në ngjarje dhe ndodhitë, kërkuan nga ai që të zbriste i gjithi për një herë dhe i shkruar. “Ata që nuk besojnë thonë: “Përse Kurani nuk i është shpallur i tëri përnjëherë?!”(El-Furkan 32) Më pas e shtuan arrogancën dhe kokëfortësinë, inatin e tyre, sa i sugjeruan që të ngjitej me një shkallë në qiell ndërsa ata e shikonin, e pastaj secilit prej tyre të ju zbriste nga një libër nga qielli posaçërisht që ai ta lexonte. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtet, çdonjëri prej tyre kërkon që t’i jepen fletë të hapura (nga Zoti).” (El-Muddeththir 52) Muxhahidi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ E shkruar në një fletë për çdo individ në veçanti; Kjo është një letër nga Zoti drejtuar filanit të birit të filanit.”
Kur ishin të sigurt se Allahu mbështeti Muhamedin, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, me mrekullinë e Kuranit, e pritën mesazhin e tij me kokëfortësi dhe arrogancë, duke thënë: “Sikur të i ishte dërgua një Melek për ta ndihmuar në atë që po bën?” Pastaj e rritën kërkesën e tyre dhe thanë: “Pse nuk na janë dërguar Melek, njëri pas tjetrit, në vazhdimësi, grup pas grupi, për të na njoftuar se ti je i dërguari i Allahut tek ne?” Pastaj treguan arrogancë me Krijuesin, Allahun e Madhërishëm dhe kërkuan që Ai tu fliste atyre drejtpërdrejt, pa ndërmjetës, që të jua thotë se Muhamedi është i dërguari i Tij për ta. “ Kurse të paditurit thonë: “Përse Allahu nuk flet me ne…”(El-Bekare 118) Por se ata kërkuan ta shikonin Zotin me sytë e tyre në mënyrë që Ai t’i informonte për të vërtetën e mesazhit të Tij për ta: “…ose të shohim Zotin tonë?”(El-Furkan 21) Pastaj e admiruan veten e tyre dhe e lidhën besimin e tyre me mesazhin e të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ku Melaiket ua sjellin mesazhin atyre ashtu siç u vjen të dërguarve. “Kur atyre u vjen ndonjë mrekulli, thonë: “Ne nuk do të besojmë deri sa të mos na jepet diçka, si ajo që u është dhënë të dërguarve të Allahut”.” (El-En’am 124) Zoti i Madhërishëm u është përgjigjur duke ju thënë: “Allahu e di më mirë se kujt ia jep mesazhin e Vet.” (El-En’am 124)
Kur sugjerimet e tyre fetare u bënë të lodhshme për ta, ata iu drejtuan sugjerimeve të kësaj bote për profetin, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, me qëllim që ta bënin të paaftë në pretendimin e tyre. Ndërsa ai ishte në Meke, në një luginë e shkretë pa të korra, i kërkuan që të kishte në të kopësht me palma dhe rrush, dhe të bënte që lumenjtë të shpërthenin nëpër të. Në një kohë që ai nuk mund të siguronte ushqimin e tij të përditshëm, i kërkuan të kishte një shtëpi prej ari. “Ose, derisa të kesh shtëpi prej ari…” (El-Isra’ 93) Ata kërkuan që ai t’u dërgonte një thesar nga qielli, nga i cili do të përfitonin.
Sa i përket asaj që u intereson atyre nga kjo botë, ata thanë: Nuk do të të besojmë derisa të na bësh të shpërthejnë lumej në tokën e Mekes, burime që rrjedhin këtu e atje. Kur nuk e morën atë që dëshën, i kërkuan të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, që t’u sillte dënimin. “…ose dërgona një ndëshkim të dhembshëm!” (El-Enfal 32)
Nga lajthitja për vetet e tyre ishte se i kërkuan që t’ua shpejtonte dënimin. “Ata të kërkojnë që t’u shpejtohet dënimi…” (El-Haxhxh 47) Por se specifikuan dy lloje ndëshkimesh që dëshironin. Ato janë: Qiellin që binte mbi ta në copa për t’i shkatërruar: “Ose, derisa ta bësh qiellin të bjerë copa mbi ne, siç ke thënë…” (El-Isra’ 92) Ose rënia e gurëve mbi ta nga qielli: “(Kujtoje, gjithashtu) kur ata thanë: “Zoti ynë, nëse ky (Kuran) është e Vërteta (e zbritur prej Teje), atëherë lësho mbi ne shi gurësh nga qielli …” (El-Enfal 32)
Nga arroganca e tyre, nëse përgjigja ndaj sugjerimeve të tyre në lidhje me një ajet vonohej, duke u tallur të dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i thonin: Pse nuk krijon një ajet, argument tëndin? “ Kur ti (Muhamed) nuk u lexon atyre ndonjë varg nga Shpallja, ata thonë: “Ah! Sikur ta bëje ti vetë!”. Thuaju: “Unë ndjek vetëm atë që më ka shpallur Zoti im.” (El-A’raf 203)
Allahu i Madhërishëm e ka bërë të qartë se Ai është i aftë të zbresë mrekullitë, argumentet, dhe se ato janë vetëm tek Ai. “Thuaj (o Muhamed): “Mrekullitë janë vetëm tek Allahu…” (El ‘Ankebut 50) As të dërguarit e Tij dhe asnjë nga krijesat e Tij nuk kanë të bëjnë fare me to, mrekullitë. “Asnjë i dërguar nuk ka sjellë me vete asnjë mrekulli, përveçse me lejen e Allahut.”(Er-Ra’d 38)
Zoti i Madhërishëm nuk e përmbushi atë që ata propozuan me injorancën e tyre për shkak të urtësisë së Zotit në këtë çështje. “Thuaj: “Allahu është i Fuqishëm të dërgojë mrekulli, por shumica e tyre nuk e di”.(El-En’am 37) Kjo sepse argumentet, mrekullitë që kërkuan nuk nxisin në besim. Ata që ishin para tyre i kërkuan ato dhe iu dhanë, por ata nuk besuan, e kështu u shkatërruan dhe u shfarosën. Zoti i Plotfuqishëm për ata ka thënë: “ Le të na sjellë një mrekulli, ashtu si i kanë sjellë të dërguarit e parë! Asnjë vendbanim nga ata që i kemi shkatërruar, nuk ka besuar…”(El-Enbija’ 5-6) Kur shokët e Isait, të birit të Merjemes, kërkuan që të zbresin tek ata sofër nga qielli, Allahu ju ka thënë: “ “Unë do t’jua zbres sofrën. Por cilindo nga ju që nuk beson pas kësaj, do ta dënoj ashtu siç nuk kam dënuar askënd në botë”.(El-Ma’ide 115)
I dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, shqetësohej nga fjalët dhe sugjerimet e tyre. “Ne e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra nga fjalët e tyre.” (El-Hixhr 97) I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thoshte: “ Unë jam lënduar, munduar në rrugë të Zotit kur nuk është lënduar asnjë.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu. Zoti e urdhëron atë të jetë i duruar, të shtojë adhurimin, ibadetin ndaj Zotit, dhe të largohet nga injorantët. Zoti e informon atë për qëllimin e mesazhit, që është paralajmërimi dhe lajmi i mirë, përgëzimi.
Në vijim
O ju muslimanë! Zoti e dërgoi Muhamedin, paqja dhe mëshira e Zotit qofët mbi të, me shenja dhe prova që u shfaqën para lindjes së tij, siç janë lajmet e mira për të në librat e mëparshëm dhe përmendja e cilësive të tij. Gjatë jetës së tij mrekullitë vazhduan të vinin njëra pas tjetrës. I dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ndërroi jetë me numrin më të madh të tyre, mrekullive, e ato do të mbeten deri në Ditën e Kijametit. Mrekullia më e madhe prej tyre është Kurani Fisnik i cili i ka mahnitur njerëzit e tokës me elokuencën, retorikën dhe kuptimet e tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Ata thonë: “Përse nuk i janë zbritur (Muhamedit) mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj (o Muhamed): “Mrekullitë janë vetëm tek Allahu; unë jam vetëm një paralajmërues i qartë”. Vallë, a nuk u mjafton atyre që Ne të kemi shpallur ty Librin që u lexohet atyre?”(El ‘Ankebut 50-51) Kush dëshiron të dijë të vërtetën e mesazhit dhe qartësinë e provave të tij, duhet t’i referohet Kuranit Fisnik. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk ka patur asnjë profet midis profetëve të cilit nuk i janë dhënë mrekulli të tilla që njerëzit të besonin në të. Ajo që më është dhënë mua ishte vetëm një zbulesë që Zoti ma zbuloi mua. Kështu që shpresoj se do të kem më shumë ndjekës në Ditën e Gjykimit.” Muttefikun Alejhi.
Shejhul Islami, Zoti e mëshiroftë ka thënë: “ Ajo që duhet theksuar është se kur Zoti dërgon një profet dhe ai vjen me një mrekulli që tregon vërtetësinë e tij, me të prova vërtetohet dhe rruga e drejtë bëhet e qartë. Prandaj, kush u kërkon atyre një shenjë të dytë, nuk është e nevojshme që ai t’i përgjigjet asaj. Përkundrazi, mund të mos jetë e përshtatshme për këtë, sepse nëse ai sjell një shenjë, argument, të dytë, do t’i kërkohet një i tretë, dhe nëse sjell një të tretë, do t’i kërkohet një i katërt. Dhe kërkesa e kokëfortëve nuk do të ketë fund.” Marrësit e mesazhit nuk kanë të drejtë të sugjerojnë çfarë mrekullishën që ata duan, sikurse vërtetësia e profecisë dhe konfirmimi i mesazhit të tyre nuk kërkojnë zbatimin e sugjerimeve të politeistëve. Ajo që ata kërkuan prej tij nuk obligon, përfshinë udhëzim, përkundrazi kërkon vendosjen e provave. Zoti nuk e ka në ligjshmërinë e Tij të zbulojë mrekullitë e sugjeruara përveçse umetit që Ai ka vendosur ta ndëshkojë dhe ta shfarosë. Pra, robi le të ketë kujdes nga nënvlerësimi i statusit të Sunduesit ose nënvlerësimi i pozicionit të mesazhit, sepse kushdo që nuk i respekton ato do të shkatërrohet.
Zotit i kërkoj mbrojtje nga shejtani i mallkuar: “ Njëmend, Ne të kemi dërguar ty (Muhamed) si sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; ti nuk do të pyetesh për banorët e Zjarrit flakërues.” (El-Bekare 119)
Zoti na begatoftë në Kuranin Famëlartë, Zoti na bëftë dobi nga argumetat dhe urtësitë e tij të mëdha.
Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, tek Zoti kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirbërës.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet i takojnë Allahut për mirësitë e Tij, Atë e falënderojmë për suksesin dhe arritjet. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai meriton Madhërime. Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij. Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, atyre u dërgojmë selame të shumta.
O ju musliman! Feja Islame është ndërtuar mbi dy parime: Pohimin e dëshmisë se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Zotit. Sa më shumë që njeriu e ndjek Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, aq më i madh është besimi i tij në Njëshmërinë e Zotit dhe i sinqeritë ndaj Tij në fe. Nëse ai distancohet nga ndjekja e tij, feja e tij është e mangët në varësi të këtij distancimi. Ebu Bekri, Zoti qoftë i kënaqur me të, arriti statusin e personit të sinqertë për shkak të iniciativës për të miratuar profetësinë e të dërguarit të Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. I dërguari i Allahut, paqa dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Unë kam thënë: O njerëz, unë jam i dërguari i Zotit për të gjithë ju. Ju më keni thënë: Po gënjen. Ndërsa Ebu Bekri ka thënë: Ti po thua të vërtetën.” Hadithin e ka transmetuar Buhariu. Kush e pranon mesazhin e Zotit dhe i përmbahet atij është ndër krijesa më të mira.
Dijeni se Allahu ju ka urdhëruar që të bieni në Salavate dhe ta përshëndesni të dërguarin e Tij, Ai ka thënë në Kuranin Famëlartë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt e Tij luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El-Ahzab 56)
O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin tonë, Muhamedin.
Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë të drejtë, ata që gjykuan me drejtësi dhe ishin të drejtë me të, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë shokët e tij, dhe mbi ne së bashku me ta, me Bujarinë dhe Mëshirën Tënde, o më i Madhi Bujar.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro politeizmin dhe politeistët, dhe shkatërro armiqtë e fesë.
O Zot, bëje të paqtë, të sigurt dhe të begatë këtë vend dhe të gjitha vendet muslimane.
O Zot, ndihmo robërit e Tu besimtarë, të dobët dhe të shtypur në Palestinë. O Zot, ji mbrojtësi dhe mbështetësi i tyre, ndihmësi dhe përkrahësi i tyre, dhe bëje vendin e tyre të sigurtë dhe të qetë, o Zoti i botëve, furnizoi ata nga Mirësia Jote e madhe, jepu atyre nga begatitë e qiellit dhe të tokës, sepse me të vërtetë Ti je i Fortë, i Plotfuqishëm, o Zoti i botëve.
O Zot, largo sprovat, fatkeqësit, mundimet dhe fitnet nga vendet muslimane në çdo vend o më i Madhi më Bujari.
O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë dhe zëvendësin e fronit të tij në atë që Ti do dhe je i kënaqur, udhëzoi ata në drejtësi dhe devotshmëri, o Zot, bëji ata të dy të dobishëm për Islamin dhe muslimanët.
Përmirëso kujdestarët e çështjeve të muslimanëve në çdo vend, o Zoti i botëve.
“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)
Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)
Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju, falënderojeni për të mirat dhe begatitë e Tij që t’ua shumojë ato.
“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)
Afrim Smakaj