Ruajtja e Zotit rruga drejt shpëtimit

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    18-01-1448 H     03-07-2026 D

Shejh Ali Hudhejfi

Tema   Ruajtja e  Zotit rruga drejt shpëtimit

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin , Ruajtësi i çdo gjësë, të Gjithëdijshmit, Falësin e Madh, Mëshirëplotit, më të Butin. Zotin tim e lavdëroj dhe Atë e falënderoj    për bekimet dhe mirësitë e Tij, ato që i dimë  dhe ato që nuk i dimë.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, i Larti dhe i Madhërishmi.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi,  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri dhe i nderuari. O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, ata që mbështetën fenë e madhe të Allahut.

Në vijim

Kini frikë Zotin e Plotfuqishëm, kini frikë Zotin duke bërë vepra të mira dhe duke i lënë gjynahet dhe të këqijat. Askush nuk do të ketë sukses dhe triumf, fitore, përveç të devotshmit, ata që i frikësohen Zotit, askush nuk do të dështojë dhe humbasë në këtë botë dhe në botën Tjetër, Ahiret, përveç atyre që ndjekin dëshirat, epshet dhe gjynahet, nga të humburit. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “E nëse ata nuk të përgjigjen ty, dije se ata janë skllevër të dëshirave të veta. E kush është në humbje më të madhe, se ata që udhëhiqen nga dëshirat e veta, pa udhëzim prej Allahut? Sigurisht, Allahu nuk i udhëzon njerëzit keqbërës.”(El-Kasas 50)

Adhurues të Zotit! Kjo është porosi nga porositë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, e cila ka bashkuar vendime të rëndësishme nga ligjet e Islamit. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  i tha Ibn Abasit, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy: “O djalosh, do t’i mësoj disa fjalë: Ruaje Allahun, Ai do të të ruajë ty. Ruaje Allahun, do ta gjesh gjithmonë para vetes. Kur të kërkosh diçka, kërkoje vetëm prej Allahut. Kur të kërkosh ndihmë, kërkoje vetëm prej Allahut. Dhe dije se, sikur i gjithë njerëzimi të bëhen bashkë të të sjellin ndonjë dobi, nuk do kishin mundësi ta bënin përveç aq sa e ka shkruar Allahu për ty. Sikur i gjithë njerëzimi të bëhen bashkë të të dëmtojnë me ndonjë gjë, nuk do të kishin mundësi ta bënin përveç aq sa e ka shkruar Allahu për ty. Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët, mbyllur librat.” Hadithin e ka transmetuar Tirmidhiu dhe ka thënë se hadithi është i mirë.

Ndërsa në transmetim nga imam Ahmedi dhe Bejhakiu në I’tikad, nga Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Ruaje Allahun, që ta kesh para vetes! Njihe Allahun kur të jesh në rehati, që të të njohë kur të jesh në vështirësi! Gjithashtu, dije se ajo që nuk të ka goditur, nuk do të mund të të godiste dhe se ajo që të ka goditur, nuk do të mund të të mos godiste. Dije  se ndihma  është me durimin, fitorja me mundimin dhe se vështirësia me lehtësimin.”

Porosi gjithëpërfshirëse për vepra të mira, që paralajmëron kundër të këqijave dhe gjërave të dëmshme.

Kuptimi i  fjalës” Ruaje Allahun, e Ai do të të ruajë ty.” Ruaj, zbatoji urdhrat e Zotit dhe mos i lër pas dore, mos i shpërfill, mos ji tolerant  me to,  plotësoi ato me bindje dhe nderim. Ruaj, qëndro larg, nga ndalesat dhe gjërat e ndaluara të Tij, mos u afro atyre ose mos bëj asgjë prej tyre dhe qëndro larg tyre. E kush është shpërblimi për zbatimin e urdhrave dhe ndalesave dhe për ruajtjen e fesë? Shpërblimi për këtë nga Zoti i Plotfuqishëm është ruajtja e muslimanit nga Allahu i Madhërishëm në fenë e tij, e cila është pjesë e jetës tijë, e ruan atë në jetën e tij të kësaj bote, në të cilën është vendqëndrimi i tij i përkohshëm,  e ruan atë në jetën e tij të përtejme, Ahiret, në të cilën është kthimi tek Ai dhe Xheneti i Tij, e ruan  atë në interesat e tij fetare dhe të kësaj bote, të cilat ai i di dhe ato që ai  nuk i di, dhe e ruajtja e tij në pasardhësit e tij pas vdekjes së tij. Zoti i Plotfuqishëm thotë: “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.”(En-Nahl 97) Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai.” (Et-Talak 2-3) Allahu i Plotëfuqishëm në historinë e Musait, paqja e Zotit qoftë mbi të, me Hidrin, ka thënë: “ E, sa i përket murit, ai u takonte dy djelmoshave jetimë në qytet dhe, nën të gjendej një thesar i tyre. Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë, prandaj Zoti yt dëshiroi që ata të arrinin moshën e pjekurisë e ta nxirrnin thesarin e tyre, si mëshirë nga Zoti yt. Unë këtë nuk e kam bërë sipas gjykimit tim.” (El-Kehf 82) Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “Le të frikësohen (për trashëgimtarët e të vdekurit) ata (që janë të pranishëm në shkrimin e testamentit ose që do të kenë nën tutori jetimët) njëlloj siç frikësohen për pasardhësit e vet të dobët që mund të lënë pas vetes. Pra, le ta kenë frikë Allahun dhe të flasin drejt.”(En-Nisa’ 9)

LEXO  Qëndrueshmëri në kohë të vështira

Njëri nga muslimanët e parë, nga selefu salih, i tha të birit: “Unë i shtoj lutjet, namazet, e mia në mënyrë që ato të ruajnë ty dhe pas meje.”

Zoti i Plotfuqishëm ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së disa veprave të mira, sepse nëse një musliman i ruan këto vepra të mira, ai do t’i ruan të tjerat edhe më shumë. Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “Faleni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin…”(El-Bekare 238) Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet. Pikërisht ata do të jenë trashëgimtarët, që do ta trashëgojnë Firdeusin, ku do të qëndrojnë përjetësisht.”(El-Mu’minun 9-11)

Kush i falën namazet me xhemat me të gjitha veprimet e tij ka ruajtur një nga shtyllat e Islamit, që është nga primaret, ka dhënë zekatin atyre që e meritojnë ka shpëtuar nga ndëshkimi i pasurisë dhe Zoti është i kënaqur me të, ka agjëruar Ramazanin, ka kryer Haxhin në Shtëpinë e Shenjtë, në Qabe, ai ka arritur monoteizmin dhe pjesët e tjera të veprave që varen nga shtyllat e Islamit.

E kush zbaton fjalën e Zotit të tij, Allahut të Madhërishëm: “ Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara) dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)! Kjo është më mirë për ta! Vërtet, Allahu është i Dijshëm për atë që bëjnë ata. Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara), ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)…”(En-Nur 30-31) Zoti i Lartësuar ka thënë: “ Qëndroni në shtëpitë tuaja e mos i zbuloni stolitë tuaja, ashtu siç zbuloheshin në kohën e padijes! Falni namazin, jepni zeqatin dhe bindjuni Allahut e të Dërguarit të Tij!” (El-Ahzab 33) Kush ruan pjesët intime të tij, do t’i ruajë dhe më shumë pjesët e tjera të gjymtyrëve dhe organeve të tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush më garanton mua atë që është midis nofullave të tij dhe atë që është midis këmbëve të tij, unë do t’i garantoj atij Xhenetin.”  Hadithin e ka transmetuar  Buhariu nga hadithet e Sehl Ibn Sa’ad, Zoti qoftë i kënaqur me të.

Kuptimi i fjalës së tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të; “Ruaje Allahun, do ta gjesh gjithmonë para vetes.” është: Duke qenë i vetëdijshëm për fenë e Tij, të cilën Ai e ka miratuar për robërit e Tij, do ta gjesh Zotin e Madhërishëm dhe të Lartësuar  para teje dhe me ty me mëshirë, me ndihmën, mbështetjen, fitoren, kujdesin e Tij, me favore, dhurim të gjërave të mira dhe me mbrojtje nga të këqijat dhe fatkeqësitë. Nëse të godet diçka e keqe, kjo është një ngritje e gradës tënde dhe një shpërblim i ruajtur për ty tek Zoti i Plotëfuqishëm në Jetën e Përtejme, Ahiret. Sikurse i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Sa e çuditshme është puna e besimtarit! Me të vërtetë, të gjitha punët e tij janë të mira për të. Nëse i ndodh diçka e mirë, ai është mirënjohës dhe kjo është e mirë për të. Nëse i ndodh diçka e keqe, ai është i durueshëm dhe kjo është e mirë për të. Kjo nuk është për askënd tjetër përveç besimtarit.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi nga hadithet e Selmanit, Zoti qoftë i kënaqur me të.

LEXO  Priteni Ramazanin me pendim dhe vepra të mira

“Kur të kërkosh diçka, kërkoje vetëm prej Allahut.” Domethënë, ngrini të gjitha nevojat tuaja tek Allahu, Zoti i botëve, në dorën e të Cilit është kjo botë dhe bota Tjetër, thesaret e të Cilit janë plot dhe nuk pakësohen nga shpenzimet. Nëse i gjithë krijimi do të mblidhej dhe do t’i kërkonte Zotit, Ai do t’i jepte secilit kërkesën dhe dëshirën e tij dhe kjo nuk do t’i pakësonte thesaret e Tij përveçse aq sa pakësohet deti nga një pikë ujë që ngjitet në një gisht. Por ku janë ata të bindurit në Atë? Ku janë ata që kërkojnë vazhdimisht tek Ai?

“Kur të kërkosh ndihmë, kërkoje vetëm prej Allahut.” Kërkimi i ndihmës është një nga aktet më të mëdha të adhurimit. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë.”(El-Fatiha 5) Çështjet për të cilat mund të arrihen vetëm nëpërmjet Zotit, nuk duhet kërkuar ndihmë përveçse nëpërmjet Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar. Kush kërkon ndihmë nga një krijesë në çështje për të cilat vetëm Zoti është i aftë, ai i ka shoqëruar shok Zotit në adhurim.

Kuptimi fjalës së tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të; “Janë ngritur lapsat dhe janë tharë fletët, mbyllur librat.”, është se lapset e fatit dhe të caktimit janë përfunduar dhe mbaruar, këto fate janë përmbushur dhe nuk mund të ndryshohen. Faqet në të cilat janë shkruar fati dhe caktimi janë tharë, mbyllur,  e nuk mund të ndryshohen.  Ajo që është shkruar për robin do t’i ndodhë atij, e ajo që nuk është shkruar për të nuk do t’i ndodhë.

Kuptimi i fjalës: “Njihe Allahun kur të jesh në rehati, që të të njohë kur të jesh në vështirësi!”, është: Bëj shumë vepra të mira e Ai do të të shpëtojë nga vështirësitë kur ato të bien mbi ty dhe do të të shpëtojë nga çdo fatkeqësi që të del përpara.

“Dijeni se fitorja vjen me durim”, do të thotë se ajo e shoqëron atë, dhe nuk ka thënë: se fitorja vjen pas durimit. “Lehtësimi vjen me vështirësi”, që do të thotë: ajo e shoqëron atë, dhe nuk ka thënë: se lehtësimi vjen pas vështirësisë. “Me vështirësinë vjen lehtësimi”, që do të thotë: se ajo e shoqëron atë, dhe nuk ka thënë: lehtësimi vjen pas vështirësisë, kjo mëshirë nga Zoti i Plotfuqishëm.

Kjo është në përputhje me fjalën e Zotit të Plotëfuqishëm: “Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi! Vërtet, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!” (Esh-Sherh 5-6) Ajeti është shumë elokuent, deri në atë pikë sa disa komentues kanë thënë: Një vështirësi nuk do t’i mposhtë dy lehtësira, sepse vështirësia është një ndërsa  lehtësia është më shumë se një.

Ky hadith ka bashkuar veprat e mira fetare fizike dhe veprat e mira të zemrës. Sa i fituar  është ai që vepron sipas tij dhe sa i humbur është ai që privohet nga veprimi sipas tij! Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “(Këta janë) ata që pendohen, e adhurojnë Allahun, e falënderojnë Atë, agjërojnë, përkulen (në namaz), bien në sexhde (gjatë namazit), urdhërojnë vepra të mira, pengojnë të këqijat dhe u përmbahen kufijve të caktuar nga Allahu. Jepu lajmin e mirë besimtarëve!”(Et-Teube 112)

Zoti na begatoftë të gjithëve me Kuranin Famëlartë, na bëftë dobi me ajetet dhe përkujtuesit e tij të urtë,  na bëftë dobi me udhëzimin e zotërisë së të dërguarve dhe fjalët e tij të drejta. Zotit i kërkoj falje për vete, për ju dhe për muslimanët, tek Ai kërkoni falje.

LEXO  Betime të Allahut në Kuran -Medina

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin. Lavdërimet janë për Zotin! “Falësit të gjynaheve dhe Pranuesit të pendimit, që dënon ashpër, si dhe Zotëruesit të të mirave. Nuk ka zot tjetër (të denjë për adhurim), përveç Tij dhe tek Ai do të kthehen të gjithë.”( Gafir 3) I Buti dhe i Gjithëdijshmi.  Zotin tim e lavdëroj dhe Atë e falënderoj për bekimet e Tij që i dimë  dhe ato që nuk i dimë.Zotit tonë i përket çdo mirësi, Atij i përket çdo falënderim i mirë, Ai është i Plotëfuqishëm për çdo gjë.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi,  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, përgëzuesi, ai që sjellën lajme të mira,  paralajmëruesi dhe pishtari ndriçues. O Zot, fale dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe të gjithë  shokët e tij.

Në vijim

Kini frikë Zotin e Plotfuqishëm duke kërkuar kënaqësinë e Tij, në mënyrë që të arrini gjëra të mira, të meritoni mëshirën dhe Xhenetin e Tij, të shpëtoni nga ndëshkimi dhe dënimi i Tij.

O ju muslimanë! Ruani veprat e mira që keni fituar dhe mos u mashtroni nga shpresat dhe gjatësia e jetës suaj, sepse nuk ka përjetësi në këtë botë dhe do të përfundoni në një vendbanim të përjetshëm, ose në Xhenet ose në Xhehenem. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “Ajo që ju është premtuar, me të vërtetë do t’ju arrijë e ju nuk mund t’i ikni asaj.”(El-En’am 134) Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “Sigurisht që atyre u kanë ardhur histori (në Kuran) për t’i prapësuar (nga e keqja), një urtësi e përsosur, por paralajmërimi nuk u bën dobi.”(El-Kamer 4-5) Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Atë Ditë Ne do ta pyesim Xhehenemin: “A u mbushe?” e ai do të përgjigjet: “A ka edhe më?” Dhe jo larg prej aty, Xheneti do t’u afrohet besimtarëve të devotshëm, (që do t’u thuhet:) “Kjo është premtuar për ju, për këdo që është penduar dhe ruajtur (nga gjynahet), që e ka pasur frikë të Gjithëmëshirshmin, edhe atëherë kur nuk e shihte kush, e që ka ardhur me zemër të kthyer (nga Allahu). Hyni në të (Xhenet) me paqe e siguri. Kjo është Dita e amshimit!” Aty do të kenë çfarë të duan – e prej Nesh (do të kenë) edhe më shumë.”(Kaf 30-35)

Adhurues të Zotit! “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El-Ahzab 56) 

I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kush lutet, më dërgon  një herë salavate, përshëndet,  Zoti do t’i dërgojë atij dhjetë herë përshëndetje, lutje.” Prandaj, lutuni dhe dërgoni përshëndetje për zotërinë e të parit dhe  të fundit.

O Zot, mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.

O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar, lutje dhe përshëndetje të shumta.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me udhëheqësit e parë të drejtë,  Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  me të gjithë sahabët, me ata që i ndjekin në mirësi deri në Ditën e Kijametit, dhe me ne së bashku me ta, me Mëshirën, Burarinë dhe Rahmetin Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe jobesimtarët dhe politeistët, dhe shkatërro armiqt e fesë. O Zot, ndihmo  fenë Tënde, librin Tënd, Kuranin,  dhe sunetin e të dërguarit Tënd, në çdo kohë dhe në çdo vend, o Zot i Botëve.

O Zot, largo shqetësimet, vështirësitë dhe fatkeqësitë nga muslimanët me mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.  

O Zot, fali të vdekurit tanë dhe të vdekurit e muslimanëve, mbroji ata nga dënimet e varrit. O Zot, merr nën kujdesin Tënd çështjet e çdo muslimani dhe  muslimaneje, lehtëso çështjet e tyre dhe largo shqetësimet e tyre. O Zot, shëro të sëmurët tanë dhe të sëmurët e muslimanëve. O Zot, mundëso shlyerjen e borxheve e atyre që janë në borxhe. O Zot, na mbro ne dhe pasardhësit tanë nga shejtani, aleatët, mbështetësit dhe grupi i tij.

O Zot, ruaj këtë tokë të bekuar, shembullin e muslimanëve, nga agresorët dhe e keqja e të ligjve.

O Zot, ruaje atë ushtarët dhe kufijtë e saj, ruaj  kujdestarin e dy xhamive të shenjta dhe princin e tij të kurorës, ndihmoji ata të bëjnë gjithçka që është e mirë për këtë vend, për Islamin dhe muslimanët, jepu sukses në vepra të mira, dhe mbro tokat e muslimanëve nga çdo e keqe, o Zot i botëve.

O Zot, ruaj Kudsin  nga shtypja e agresorëve pushtues dhe ndihmo Palestinës, o Zoti i botëve, o i Plotëfuqishëm, o i Lartësuar, largo të keqen që u ka rënë atyre, o më i Madhi Mëshirues.

O Zot, na mbro nga rritja e çmimeve, epidemitë, kamata, imoraliteti, tërmetet, të vështira, sprovat mashtrues dhe mbroji të gjithë muslimanët.

Përmendeni Allahun me përkujtime të shumta, dhe falënderojeni Atë për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

“…vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1609330497860291/1487846976360113

Post Author: endrit