Zemërgjërësia dhe dhurimi në muajin e bujarisë

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar    14-09-1446 H    14-03-2025 D

Shejh Abdurrahman Sudejs 

Tema  Zemërgjërësia dhe dhurimi në muajin e bujarisë

Vërtetë lavdërimet janë për Zotin. Atë e falënderojmë, prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë, na ka veçuar me një sezon bindjesh, adhurimi, sa burim i ëmbël që është! Kush e kalon atë, siç duhet, do  arrijë kënaqësinë e Gjykatësit të Drejtë. O Zot, për Ty janë lavdërimet me lavdërime të përhershme, për bekimet që nuk mund të numërohen e as të shterohen. Atij i lutemi që të na japë sukses në falënderimin e Tij që lidhet me bekimet e Tij. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, dëshmi me të cilën do të meritojmë një vend në Xhenet.

Dëshmoj se i dërguari, zotëria dhe modeli  ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguar i Tij, më i miri që ka agjëruar dhe ka ka falur namaz nate dhe ka ishte i veçantë në vlera. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët e tij të pastër, mbi shokët e tij, të parët e të mirëve, të parët që kanë arritur muajin e devotshmërisë në lavdi dhe udhëheqje, mbi tabi’inë, pasuesit e tyre  dhe mbi ata që i pasojnë në mirësi,  që shpresojnë në përfundim të lumtur, lutje dhe përshëndetje të shumta, përderisa mirësi nuk ka përfundim, sot  ose nesër.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Frikësojuni, jini të devotshëm ndaj Allahut, Zotit tuaj, sepse devotshmëria është thelbi dhe qëllimi i agjërimit, esenca dhe kuptimi i tij. “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, me qëllim që të ruheni (nga gjynahet).” (El-Bekare 183)

“O ti njeri, shpejto në devotshmëri,  nxito të bësh vepra të mira përderisa të është dhënë afat.

Sa e mirë është devotshmëria dhe sa e drejtë është rruga e saj, me të njeriu mund të ngrejë veprat e tij që punuar.”

O besimtarë! Ndërsa umeti ynë Islam po shijon aromën e këtij muaji të përjetshëm,  ditët e tij të begata, bujare, dhe shijon mirësitë e tij të bollshme, të stolisur me atmosferën më sublime, pi nektarin e tij, thithën aromën e tij, zbulon dritat e tij dhe mrekullohet me bukuritë e fytyrës së tij.

“ Sa shpejt muajit toni i ka mbetur vetëm gjysma, ndërsa shumë prej nesh nuk kanë qenë të kënaqur me veten, në të.”

Muaji i mirësisë, bujarisë dhe begatisë, muaji në të cilin lumenjtë e tij rrjedhin me bindje dhe  lulet e tij të mirësisë dhe bamirësisë lulëzojnë gjithandej. Muslimanët e veçojnë atë me dëshirën e tyre të zjarrtë për qëllimet dhe sekretet e tij, depërtojnë, humbin në vetmi, me nderim për qëllimet dhe lajmet e tij. I mbushin ditët e tij me adhurmie dhe gëzim, i ndriçojnë netët e tij dritë me ajetet Kuranore që i lexojnë. Ky është sezon të cilin e ka bekuar  i Gjithëmëshirshmi dhe e ka përjetësuar atë Kurani. “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja).” (El-Bekare 185)

O popull muslimanë! Zoti i Madhëruar ka legjitimuar agjërimin në mënyrë që muslimani të ripërtërijë karakterin e tij adhurues, të lavdërueshëm dhe të rizgjojë mirësinë e tij të natyrshme. Duke u ngritur kështu në shkallët e besimit dhe të shijojë cilësitë e njerëzve të drejtë dhe të mirë. Ligjvënësi i Urtë nuk u ndal vetëm në manifestimet dhe imazhet e agjërimit, por përkundrazi u përpoq të lartësonte shpirtin, të ngrejë dhe ta mbrojë atë, të pastrojë gjymtyrët dhe t’i ngrejë ato nga thellësitë materiale në horizontet e lartësisë dhe vlerave të besimit. Prandaj, Zoti i Madhëruar e ka veçuar këtë adhurim për Veten e Tij, ndryshe nga të gjitha adhurimet  e tjera. Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, ka ardhur se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Çdo vepër e birit të Ademit, njeriut, i takon atij, me përjashtim të agjërimit, ai me takon Mua dhe Unë shpërblej për të.”

“ Një muaj që Sunduesi i Arshit e ka dhuruar me nder, Zoti i mëshiron ata që janë në nevojë të dëshpëruar.

Ai është Mëshirues ndaj nesh. A është zhgënjyer ndonjëherë dikush që shpreson dhe thërret të Mëshirshmin, me një zemër të përulur nga turpi?”

LEXO  Fitimi hallall dhe  mirësia e sigurisë në xhamitë e shenjta - Meka 18.03.2022

Popull i besimit! Këto ditë të bekuara janë një mundësi e artë për të rishikuar shpirtin, për të reformuar punën, për të refuzuar, larguar dallimet dhe përçarjet, për të përdorur gjuhën e arsyes, dialogut dhe urtësisë, si dhe për të bashkëpunuar në drejtësi dhe devotshmëri.  Sikurse ky muaj i shenjtë mbart mësime të mëdha, në të garuarit në bamirësi, në vepra të mira dhe në kapjen, shfrytëzimin e kohës. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ …andaj bëni gara për punë të mira!” (El-Maide 48) Imam Ibn Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Udhëzimi i tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në këtë muaj ishte udhëzimi më i përsosur, më i madhi në arritjen e qëllimit dhe më i lehtë për shpirtrat.” Nga udhëzimi i tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në Ramazan ishte  të shtuarit e llojeve të adhurimeve. Xhebraili paqja e Zotit qoftë mbi të, i mësonte atij Kuranin, në këtë muaj, shtonte dhënijen e sadakasë, lëmoshës dhe bamirësisë, leximin e Kuranit, namazin, përkujtimin e Zotit dhe qëndrimin në itikaf, në xhami. Ai e veçonte këtë muaj me adhurime çfarë nuk e bëjne me muaj të tjerë jasht tij.

Adhurues të Zotit, shtrëngoni rripat dhe forconi vendosmërinë tuaj. Tregoni Zotit më të mirën nga vetet tuaja.  Zgjoni zemrat tuaja nga gjumi i mendimeve dhe frenoni shikimet tuaja nga pamjet e ndaluara. I  lumtur është ai që stoliset me stolinë e bindjes dhe ndez flakën e pasimit të grupit, bashkësisë.

O ju që agjëroni, qëndroni në namaz dhe jepni bujarisht! Vërtet tek i dërguari i Zotit ju keni një model të shkëlqyer. “I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ishte njeriu më bujar, ishte më bujari gjatë Ramazanit ku ishte më bujar se sa dërgimi i erës.” Muttefikun Alejh. Prandaj, shtoni dhurimin dhe bujarinë tuaj në këtë muaj të bekuar. O ju njerëz fisnikë, jini bujarë me atë që ju ka dhuruar Zoti dhe shtrini duart tuaja në dhënie dhe bujari, në mënyrë që me këtë  të largoni brengat e borxhlinjve, varfërinë e nevojtarëve dhe vështirësitë e të vuajturve, të ndihmoni në  lirimin e të burgosurve, që presin donacionin tuaj, që janë të etur për ndihmën dhe mirësinë tuaj. “Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju; Ai është Dhuruesi më i mirë”.(Sebe’ 39) Tek dy Sahihët, Buhariu dhe Muslimi, ka ardhur nga hadithet e Ebu Hurejres, Zoti qoftë i knaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk ka ditë në të cilën zgjohen robërit e Zotit përveç tek ata zbresin dy Melek. Njëri prej tyre thotë: O Zot, atij që shpenzon në bamirësi, për hatrin Tënd, zëvendësoja, kompensoja atë pasuri. Ndërsa Meleku tjetër thotë: O Zot, atij që nuk jep për hatrin e Tënd, shkatërroja pasurinë.”

Njerëzit janë të ndarë midis atyre që janë të suksesshëm dhe të varfër, dhe atyre që janë të privuar dhe të mjerë. Prandaj shtrini duart tuaja në bamirësi për të përfituar të tjerët. Lë të jetë puna juaj bamirëse  nën një ombrellë të sigurt dhe destinacione të besueshme. Qendra e Ndihmës Humanitare,  Ndihmës së Mbretit Salman, Platforma e Punës Bamirëse, Ihsan, janë shembuj të nderuar të qëndrimeve të këtij vendi të bekuar dhe të mprehtësisë së sundimtarëve të tij, Zoti ju dhëntë sukses,  për të mbështetur punën e ndihmës, bamirësisë dhe humanitares. Këtu lavdërojmë fushatën kombëtare për punë bamirëse, përmes platformës Ihsan, dhe mbështetjen bujare të pushtetarëve, Zoti i ruajtë, që mishëron interesin e këtij vendi të bekuar nga themelimi i tij në mbështetje dhe forcim të  punës bamirëse. Gjë që kërkon mbështetje dhe ndihmë në kryerjen e misionit të tyre fetar, arsimor, social, ndihmës, shëndetësor, bamirës, ​​humanitar dhe qytetërimit global. Sikurse kjo gjë kufizon edhe dukurinë e lypjes, nga e cila dëmtohen si lypësi ashtu edhe personin përgjegjës. Ai është një fenomen i keq, qartësisht i dëmshëm, ndjellës  i krimit, që kundërshton punën dhe përpjekjet e zellshme. Gjithashtu ai fenomen shkel rregulloret e vendosura, rregullat e mirësjelljes Islame dhe sjelljen e civilizuar, inkurajon dembelizmin dhe papunësinë dhe shtrembëron vlerat e bukura të shoqërive.

Umeti i dhurimit dhe bamirësis! Begatia më e madhe e adhurimit dhe e afërsisë me Zotin, është dhënien e zekatit të detyrueshëm dhe sadakasë, për të pastruar me to shpirtrat tuaj në këto ditë të bekuara! Allahu i Madhërishëm thotë: “ Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën t’i pastrosh ata dhe t’ua rrisësh veprat e mira!” (Et-Teube 103) Do të ishte mirë të rrisësh dhënien dhe shpenzimet dhe të kujdesesh për vakëfet, kujdestaritë dhe fondet e dhurimit në vepra bamirësie, pasi ato dallohen nga qëndrueshmëria, qeverisja, transparenca, besueshmëria dhe interesi për arritjen e interesave publike, spitalet dhe qendrat e trajtimit të veshkave, mbirëmbajtja e rrugëve, sigurimi i banesave, gërmimi i puseve, sigurimi i ujit, përhapja e njohurive të dobishme në monoteizëm, mbështetja e kurseve të Kur’anit, lënia në trashëgim e kopjeve të Kur’anit, librave të Sunetit dhe rregullave të dispozitave fetare, kujdesi, sponsorizimi i jetimëve, dhe bamirësisë së vazhdueshme, rrjedhëse. Për të arritur përfitime publike, platforma dhe aplikacione dixhitale të besueshme, fetare, shkencore dhe ndërgjegjësuese të besueshme, si dhe në fusha të zhvillimit të qëndrueshëm, në mënyrë që tregtarët, njerëzit e pasur dhe biznesmenët të jenë modele në këtë. Nga njëherë është më mirë të tregosh dhe të shpallësh bamirësi ndaj të tjerëve për nxitur dhe frymëzuar të tjerët, gjë që e rritën shpërblimin dhe e bën ndikimin e saj të qëndrueshëm. Prandaj, o vëlla  musliman, ji frymëzues,  merr iniciativën dhe lër gjurmë të përjetshme. “Çfarëdo që të jepni nga të mirat, do t’ju rikthehet e plotë dhe nuk do t’ju bëhet padrejtësi.” (El-Bekare 272)

LEXO  Punoni me besim për të arritur gradën e të sinqertëve

 Zoti na begatoftë të gjithëve në Kuranin Famëlartë dhe në synet, na bëftë dobi me argumentat e qarta dhe urtësitë e tyre.

Zotit të Madhërishëm i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët për të gjitha gjynahet dhe gabimet, Zotit kërkoni falje dhe tek Ai pendohuni, me të vërtetë Zoti ynë është Falës i madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, me agjërim përshpejtojmë drejt Tij dhe përpiqemi.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, Atij i lutemi dhe i kërkojmë që të na pastrojë nga  të gjitha gjynahet.

Dëshmoj se i dërguari ynë Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, njeriu më i dobishëm i të gjithë botës. Paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, më të mirët tek të cilët ka ndikuar agjërimi në natyrë dhe në karakter, mbi tabi’inët dhe mbi ata që i pasojnë ata në vepra të mira, sa kohë që Ramazani sjellë lot në sytë e atyre që pendohen,  lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut, në muajin e mëshirës, ​​faljes dhe dashamirësisë, shtoni veprat tuaja të mira duke shpresuar për pranim dhe pasoni ato me mirënjohje të vazhdueshme ndaj Bujarit. Me kënaqësi e Tij fitoni dhe me bekime e Atij arrini.

O besimtarë! Ramazani është muaji i aktivitetit, i përpjekjeve dhe i punës, muaji i fitoreve dhe i arritjeve.  Në muajin e Ramazanit të vitit të dytë të Hixhretit, muslimanët ishin fitimtarë në betejën e tyre të parë, në betejën e Bedrit të madh. Më pas, fitoret e muslimanëve vazhduan në lindje dhe në perëndim të tokës dhe shumë prej tyre ishin në këtë muaj të bekuar.

Adhurues të Zotit! Largoni nga vetja juaj përtacinë, lodhjen dhe dobësinë, bëni sebepet, shkaqet e fitores, suksesit dhe prosperitetit, përmes besimit, mbështetjes tek Zoti, zellit dhe përpjekjes. Mirëpritni dhjetë ditët e fundit të këtij muaji me vendosmëri të fortë dhe intensive, duke ndjekur shembullin e profetit tuaj fisnik, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. Nga Aishja, nëna e besimtarëve, Zoti qoftë e kënaqur me të, tregohet se ajo ka thënë: “ I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, përpiqet në dhjetë ditët e fundit më shumë se çdo herë tjetër.” Muttefikun Alejhi. Ndërsa në Sahih ka ardhur se ai, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur fillonin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, shtrëngonte rripin e tij, kalonte natën zgjuar dhe zgjonte familjen e tij, për namaz. Kështu që shtrëngoni rripat,  qëndroni natën zgjuar, në namaz dhe lutje, le të rrjedhi nga sytë loti i keqardhjes, sepse Zoti ynë është Falës i madh, Mëshirues, i Dashur, i Butë, Bujar, që dhuron mirësi të bollshme.

Sa lajme dhe bekime të mira, bekime keni në këto pak ditë të bekuara, afrohuni tek Zoti juaj me adhurime të detyrueshme dhe vullnetare, kompensoni veprat e mëdha që keni humbur. Shijoni ëmbësinë e bashkimit me shijet e qëndrimit, veçimit, në xhami,  dhe lutje. Mundësia është ende e disponueshme dhe tregtia është fitimprurëse për ata që humbën dhe shpërndanë ditët e Ramazanit, dhe ndoqën rrugët e neglizhencës dhe rrënimit të vetvetes.  Në këtë muaj të bekuar rekomandohet të flasim me lutje të mira, në muajin e fladeve të mirësive, ku Zoti ka përmendur lutjen në fund të ajeteve të agjërimit. “Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua.” (El-Bekare 186)

LEXO  Shfrytëzimi i dhjetë ditëve të fundit dhe kërkimi i natës së Kadrit

Ngrini duart tuaja në lutje për veten tuaj, për familjet tuaja, për vendet tuaja dhe për umetin, popullin tuaj. Drejtojuni  Atij, Allahut të Madhërishëm, me lutje,  ngrini ankesat dhe thirrjet tuaja tek Ai,  që të ju japë fitore dhe ti ndihmojë vëllezërit tuaj të dobët, të vuajtur dhe të shtypur kudo që janë, t’ua lehtësuar shqetësimet dhe brengat e tyre dhe t’ua largojë vështirësitë dhe brengat e tyre, sepse vërtetë Ai është që dëgjon çdo gjë dhe përgjigjet.

Zoti ju mëshiroftë! Lutuni dhe përshëndeteni me selam të dërguarin e mëshirës dhe udhëzimit, më i miri i agjëruesve dhe më i nderuari nga ata që falen natën, sikurse ju ka urdhërua me këtë Zoti juaj, Zoti i botëve, Allahu i Lartësuar, e Ai është që thotë të vërtetën, ka thënë:  “Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

Ndërsa tek Sahihu i Muslimit dhe të tjerët, ka ardhur: “Kush bie salavat një herë për mua,  Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”

O Zot, bekoje atë sa herë që yjet shkëlqejnë në errësirën e natës dhe agimit.

Familjen dhe të gjithë shokët e tij sëbashku, ata që kanë sjellë, transmetuar, më të mirën.

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje të dërguarin, të dashurin dhe modelin tonë, Muhamedin të birin e Abdullahit, familjen e tij të mirë dhe të pastër, shokët e tij, të parët e të mirëve,  pasuesit e tij, halifet e drejtë, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  të gjithë shokët e tij, tabiinët dhe ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit, dhe ne së bashku me ata, me Mirësinë, Mëshirën dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Bujar.

O Zot, na udhëzo në rrugën e të drejtëve dhe të devotshmëve, na bëj nga elita e robërve të Tu të zgjedhur, na mundëso të gjithëve shpëtimin, lirinë nga zjarri i Xhehenemit, me mëshirën Tënde, o Fuqiplotë, o Falës.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, dhe mbro pasuesit e fesë.

O Zot, bëje këtë vend të paqtë,  të sigurtë, të qetë dhe me stabilitet, dhe të gjitha vendeve  muslimanëve.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, jepu sukses udhëheqësve  dhe kujdestarëve të çështjeve tona. O Zot, mbështet me të vërtetën, udhëzim dhe në të drejtën  udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit tonë, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, dhe zëvendësit të tij, në atë që është lartësimi i Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve, dhe në atë që është  e mirë dhe e dobishme për popullin dhe vendin. Shpërbleji ata të dy me më të mirat për atë që kanë ofruar dhe ofrojnë  për përkujdesin ndaj dy xhamive të shenjta dhe atyre që i synojnë vizitën e tyre, ata që bëjnë umren dhe vizitorëve të tyre, nga sistemi i shkëlqyer i shërbimit dhe kujdesi dhe vëmendja maksimale.

O Zot, jepu sukses të gjithë kujdestarët e çështjeve të muslimanëve.

O Zot, jepu sukses njerëzve të sigurisë tonë dhe atyre që janë të vendosur dhe vigjilojnë në kufijtë tanë.

O Zot, ata që vendit tonë, Islamit dhe muslimanëve   i duan të keqen, angazhoi me veten e tyre,  kthe planet e tyre në kokat e tyre dhe bëj planet e tyre shkatërrim për ta, o Ti që i përgjigjesh lutjeve.  Neve na mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm!

O Zot, bashko fjalën e umetit në librin Tënd, Kuran,  dhe synet, o Ti që dhuron  Mirësi dhe Begati.

O Zot, ushtarët e Tu nuk  mposhten dhe premtimi Yt nuk  thyhet, shpëto  muslimanët e shtypur në çdo vend. O Zot, shpëto muslimanët e shtypur në çdo vend.

O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë.

O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë, të nderuar dhe krenare deri në ditën e Kijametit.

O Zot, sikurse ndihmove njerëzit e Tu të afërt, në betejën e Bedrit, ditën e dallimit të të kotës nga e vërteta, ndihmoi ata në çdo kohë dhe vend. O Zot, shkatërro armiqt e tyre, shkatërro forcën e tyre dhe bëji shembull për ata që mendojnë.

O Zot, Ti je Falës e do faljen na fal ne.

“Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

“O Zoti ynë! Pranoje prej nesh (këtë vepër)! Me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon dhe di gjithçka!” (El-Bekare 127)

“…dhe pranoje pendimin tonë, se, pa dyshim, Ti je Pranuesi i pendimit, Mëshirëploti!” (El-Bekare 128)

O Zot, na fal ne, prindërit tanë, prindërit e prindërve tanë, të gjithë muslimanët dhe muslimanet, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë, me të vërtetë, Ti je Ai që dëgjon, je afër, ju përgjigjesh lutjeve.

“I lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i veshin ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, dhe të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Saffat 180)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/2934364413392663

Post Author: endrit