Të ruhemi nga intrigat e shejtanit – Meka 08.01.2021

Hutbe e ditës së xhuma nga  Meka e bekuar        24-05- 1442 H    08-01-2021 D

Shejh Bander Abdulaziz Balejleh   Tema  Të ruhemi nga intrigat e shejtanit

Lavdërimet janë për Zotin.   Atë e lavdërojmë,  prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojte nga të këqiat e veteve tona, dhe punët tona të këqia. Atë që e drejton Allahu s’ka gjë që e humbet, dhe ai që e humbet veten e tij s’ka udhëzues  tjetër veç Tij.

Zoti im të lavdëroj për mirësitë të cilat na ke njoftuar se shtohen me lavdërimin Tënd. Dërgoj lutje dhe salavate për udhëzuesin e umetit  në rrugën e drejtë, mbi familjen dhe shokët e tij, sa kohë që të jenë fletët e bardha me  rreshtat e tyre, njerëzit e ditur.

Në vijim

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut, dhe punoni për atë ditë që do të jetë shumë nxehtë, dhe çështja e sajtë është shumë e madhe. “Ditë, kur do të zbulohen të fshehtat,” ( Et-Tarik 9) dhe bëhet e qartë se çfarë ka qenë e fshehur në ndërgjegjen e çdo njëriut. Njerëz që drejtohen për në Xhenet, dhe njerëz që drejtohen për në zjarr. Atë ditë: “kur njeriu nuk do të ketë as fuqi, as ndihmës.” ( Et-Tarik 10)

O ju muslimanë! Kur deshi  Sunduesi i Gjithësisë që me urdhërin e tij të vendos në këtë tokë mëkëmbës, u duk e madhe tek Melaiket e Tij të ndershëm, por se ata me shpejtësi ju përgjigjën urdhërit të Zotit të tyre, të bindur dhe të nënshtruar ndaj Tij. Të gjithë ranë në sexhde për Ademin, paqja e Zotit qoftë mbi të.  Por u shfaq Shejtani i mbushur me smirë dhe mendjemadhësi, dhe  refuzoi  rënien në sexhde për këtë krijes prej balte. “Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, ata të gjithë iu përulën në sexhde, përveç Iblisit! Ai tha: “Si?! Unë t’i bëj sexhde atij që Ti e ke krijuar nga balta?!” (El-Isra’ 61) Ai i atriboi vetes së tij cilësi më të mira dhe vlera më të mëdha. “Allahu tha: “Çfarë të pengoi ty të mos përuleshe, kur të urdhërova?”. Ai u përgjigj: “Unë jam më i mirë se ai. Mua më krijove nga zjarri, kurse atë e krijove nga balta.”(El-A’raf 12) Që nga ajo kohë, armiku i Zotit, për njerëzit ka krijuar  armiqsi të përhershme, duke ngritur flamurin e zilis dhe fitneve, dhe ka dhënë premtimin se do ti bëjë ata vesves dhe do ti humbi nga rruga e drejtë. “Ai tha: “Për shkak se Ti më flake tej, unë do t’u zë pritë njerëzve në rrugën Tënde të drejtë, e do t’u qasem atyre nga përpara dhe nga mbrapa, nga e djathta dhe nga e majta, e kështu Ti do të vëresh se shumica prej tyre nuk të janë mirënjohës!” (El-A’raf  16-17)  

Adhurues të Zotit! Ai, shejtani,  është armik ndaj njeriut në çdo situatë,  që nga lindja e njeriut deri sa të ndahet nga kjo botë, në vdekje. Ai nuk lë moment apo rast pa  e shfrytëzuar. I paraqitet njeriut në forma të ndryshme, duke e prekur në pikat me të dobëta, në dobësi të cilat nuk mbarojnë, në vendosmëri që nuk paksohet, dhe lakmi që nuk pakësohet. 

Gjëja e parë në të cilën mundohet ta lëndojë dhe ti bëjë keq, kur njeriu del nga barku i nënës së tij dhe fillon jetën e kësaj bote, përmes  të therurave të fëmijës me gishtin  e tij, prej të cilave lëndohet foshnja dhe fillon të qajë. Trasmetohet se Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të,  ka thënë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke  thënë; “Nuk ka asnjë njeri që të mos e ketë prekur shejtani, kur lind. Fëmija, fillon të rrisë zërin dhe fillon të qajë nga prekja e tij, përveç  Mejremes dhe djalit të saj.” Ebu Hurejra ka thënë: Lexoni nëse dëshironi: “dhe të lutem Ty që ta mbrosh atë dhe pasardhësit e saj nga djalli i mallkuar!”(Al ‘Imran 36)” Hadithin e kanë transmetuar Buhaiu dhe Muslimi.

Nga lëndimi dhe puna e tij e keqe është ajo çfarë ai e nxitën me pëshpëritjet dhe cytjet e tij të pështira dhe të frikshme, dhe me çfarë  e trembën atë me anë të ëndrrave të tmerrshme,  këto duke qenë zgjuar apo në gjumë njeriu. Sikurse ka thënë Allahu i Madhërishëm: “Intrigat e fshehta vijnë vetëm nga djalli, për t’i dëshpëruar besimtarët. E megjithatë, ai nuk mund t’u shkaktojë kurrfarë të keqeje, përveç nëse Allahu e lejon atë. Pra, besimtarët le të mbështeten tek Allahu!” (El-Muxhadile 10)

Transmetohet se Ebi Katade, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ëndrrat e mira janë prej Allahut, ndërsa ëndrrat e këqija janë prej shejtanit. Kushdo që sheh diçka që nuk i pëlqen, frikësohet, le të pështyjë tri herë në anën e majtë të tij dhe të kërkojë mbrojtje tek Allahu nga e keqja e saj, se kjo nuk do ta dëmtojë atë.”  Hadithin e kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi.

Njeriu kur ngrihet për të falur namaz, e largon shejtanin dhe e dëmton atë. Kjo sepse namazi është shenja dalluese e besimtarit, vendi i përmirsimit dhe shpëtimit të tij, ku ndër më të vlerësuarat në të është sexhdeja, e cila është përulsia më e madhe për Zotin e Madhërueshm nga ana e njeriut. Është kjo përulje që refuzoi Iblisi, shejtani në fillimin e tij, nga ku Allahu e mallkoi dhe caktoi  për të dënim dhe ndëshkim. Dhe e bëri sexhden e njeriut për Zotin dënim dhe largim për të, shejtanin,  dhe shenjë të pendesës së tij para mendjemadhësisë.

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur njeriu i afrohet sexhdes dhe ulet për ta plotësuar, bërë sexhde, shejtani fillon të qajë dhe thotë; Mjerë për mua, njeriu është urdhëruar për sexhde, e ka plotësuar, dhe  do të ketë Xhenetin, ndërsa unë u urdhërova që të bie në sexhde por refuzova dhe përfundimi im është zjarri.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Për këtë arsye  sjellja e tij me namazin është e çuditshme. Ai tenton që ta pengojë njeriun në kryerjen e tij, namazit, që në fillim,  duke ja vështirsuar njeriut,  duke e angazhuar me shumë kënaqësi të kësaj bote dhe të këqija të tjera. Sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë?” ( El-Ma’ide 91)

Nga intrigat e tij rreth namazit gjithashtu është dhe nxitja që i bën besimtarit me qëllim që ta braktisë atë, duke i zbukuruar mosplotësimin e tij, namazit, dhe  shtyjen, të vonuarit e kryerjes së tij. Ai e  bindën njeriun  që ka kohë dhe mund ta plotësojë pastaj, duke e mashtruar dhe gënjyer.

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Shejtani lidhën tre nyje mbi kokën e çdo njërit nga ju kur  flini në gjumë. Për çdo njërën nga nyjet ai ju godet duke ju thënë; “ Nata është e gjatë prandaj fli gjumë.”  Nëse  zgjohet dhe  përmend Allahun zgjidhet një nyje, nëse merr abdes zgjidhet një nyja e dytë, e nëse falën namazin zgjidhet dhe nyja tjetër e fundit. Nëse njeriu vepron kështu ai zgjohet  aktiv dhe i kënaqur me veten, e në të kundërt do të zgjohet dembel dhe me i pakënaqur.”  

Nga intrigat e tij dhe të ushtarëve të tij me të cilat dobësojnë njerëzit në adhurime, është dhe futja e vesveseve në to, dhe ngatërrimin e plotësimit të tyre nga namazfalësi, me anët të humbjes së përqëndrimit në të, që është thelbi, ëmbëlsira dhe esenca e namazit. Nga Ebi La’lai tregohet se Othan Ibn Ebil  Asi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka ardhur tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të,  dhe i ka thënë; “ O i dërguari i Allahut, shejtani ka hyrë në mes meje, namazit dhe leximit tim, duke më futur dyshime në të, plotësimin e tij.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Ky është shejtani që quhet Hinzeb, prandaj nëse e ndien atë, kërkoi Allahut mbrojtje që të ruaj prej tij, dhe pështyjë tre herë në krahun tënd të majtë.” Ka thënë; “ E kam bërë këtë gjë, dhe Allahu e largoi, shejtanin,  atë nga unë.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

O ju muslimanë! Shejtani ka rol të madh në nxitjen e grindjeve dhe ndezjen e zjarrit të armiqësive në mes të dashurve, e në veçanti në mes bashkëshortëve. Kjo ndodhën sepse në intimitet, familje dhe dashuri është kënaqsia e Zotit dhe përmirsimi i situatës, dhe se përmirsimi i mardhënieve të dy bashkëshortëve në binde ndaj Zotit është rruga për lumturinë familjare dhe gëzimin e saj. Xhabiri, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: ““Shejtani vendosën fronin e tij mbi ujë, pastaj thërret ushtarët e tij, ku më afër tij do të jetë ai që ka shkaktuar fitnen më të madhe në tokë. Pastaj vjen njëri nga ushtarët e tij dhe thotë; Kam bërë këtë dhe këtë. Iblisi i thotë; Nuk ke bërë gjë. Pastaj vjen një ushtar tjetër i tij dhe thotë; Nuk i jam ndarë, njeriut, derisa e kam bërë që të ndahet nga gruaja e tij. Ka thënë; Iblisi i afrohet atij  dhe i thotë; Ti je më punë miri, dhe e merr atë pranë vete.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Nga intrigat e këqia të tij është nëse ai dështon në shturjen apo shkatërrimin e madh, përsësri nuk heqën dorë, por se ai këmbëngulën në të, duke u kujdesur për atë të keqe që ai synon. E nëse ai dështon në shtyrjen e njerëzve të besimit në shirk, idhujtari, në të cilin i ka nxitur, ai kujdeset që ti shkatërrojë ata përmes përçarjeve dhe armiqsive, të cilat janë shkatërruese të fesë. Xhabir Ibn Abdullahi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ka thënë: “ Të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, e kam dëgjuar duke thënë: “Shejtani ka humbur shpresën që ta adhurojnë falësit, besimtarët,  në Gadishullin Arab, por jo në nxitjen, armiqsinë,  kundër njëri-tjetrit”. Hadithin e ka transmetuar Muslimi.

Nga intrigat dhe nxitjet e tij është zbukurimi i të keqes, dhe shëmtimi i të mirës. Ai i bën tërheqëse për  njeriun veprat e këqia  duke i zbukuruar ato  në sytë e tij, sa i shikonë ato vepra ngushëllim për shpirtin e tij dhe qetësi për trupin e tij. Ai i bën të bezdishme adhurimet dhe veprat e mira duke ja bërë ato të rënda para syve të njeriut, sa i shikon ato ndëshkim për shpirtin e tij dhe rraskapitje për trupin  e tij. Shejtani e bindën njeriun se krenaria dhe vlera është në mosbindje, ndërsa përulja dhe ofendimi në bindje duke e gënjyer dhe mashtruar. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Betohem për Allahun se edhe para teje, Ne u kemi çuar të dërguar popujve të tjerë, por djalli ua zbukuroi sjelljet e tyre dhe tani ai është zotëria i tyre; andaj ata i pret dënimi i dhembshëm.” ( En-Nahl 63) Sikurse Allahu i Madhërishëm, duke treguar se çfarë ata bëjnë, ka thënë: “sepse (djalli) ka thënë: “Unë do të marr medoemos një pjesë të caktuar të robërve të Tu.  Me çdo kusht do t’i shpie ata në rrugë të shtrembër, do t’i josh me shpresa të kota dhe, me siguri, do t’i urdhëroj që t’u presin veshët bagëtive, e pastaj do t’i urdhëroj që të ndryshojnë krijesën e Allahut”. Kush merr djallin për mbrojtës në vend të Allahut, ai ka pësuar humbje të qartë. 

Ai (djalli) u premton atyre dhe i josh me shpresa, por ato që premton djalli, janë vetëm mashtrime.” (En-Nisa 118-120)

Shejtani, armiku i Zotit, ka zbukuruar për shumë njerëz dashurinë e lakuriqsisë, dhe të  zbuluarit para të këqijave dhe të tjera që urrehen nga pjesët e turpshme, duke përhapur fitne, dhe  ndezur zjarrin e epsheve, duke fikur dritën e imanit dhe eleminuar bukurinë e mbulesë, dhe duke ndryshuar ligjshmërinë, fenë  dhe urdhërin e Zotit.

Kjo është intrigë e vjetër me të cilën futi në sherr prindërit tanë deri sa zhveshi nga ata rrobën e tyre. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri. Këto janë disa shenja të Allahut, që ju të merrni këshillë. O bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur rrobat për t’u dukur vendet e turpshme! Ai dhe shpura e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë roje të atyre që nuk besojnë.” (El-A’raf 26-27)

Prandaj o besimtarë, dëgjo thirrjen e Zotit tënd Bujarë në librin e Tij Famëlartë, ku Allahu i Madhërishëm thotë: “O njerëz! Pa dyshim, premtimi i Allahut (Dita e Gjykimit) është i vërtetë, prandaj të mos ju gënjejë kurrsesi jeta e kësaj bote dhe të mos ju mashtrojë djalli për Allahun. Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj vështrojeni si armik! Ai vetëm i josh ithtarët e vet, që të bëhen shokë të Zjarrit të përflakur.” (El-Fatir 5-6)

Zoti na bëftë të gjithëve dobi me udhëzimin në librin e Tij, dhe me synetin e të dërguarit të Tij të fundit. Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju, kërkoni falje dhe pendohuni tek Zotit, me të vërtetë Ai është pranues i pendesës dhe Mëshirues.

 

LEXO  Vlera e xhamisë Aksa Dr. Abdurrahman es Sudejs

Hutbeja e dytë

 

Lavdërimet janë për Zotin që zbriti librin, Ai që është mbrojtësi i njerëzve të mirë. Zotin e Madhërishëm  e falenderoj që shpëton ata që tek Ai kërkojnë mbrojtje nga intrigat e shejtanëve. Lutjet dhe përshëndetjet janë për atë me të cilin Allahu largoi njerëzimin nga errësira e mohimit, dhe për familjen dhe shokët e tij njerëzit e vendosur dhe durimtarë.

Në vijim

O ju besimtarë, dijeni dhe pse  shejtani është subjekt i shkatërrim, Allahu i Madhërishëm ka tek krijesat e Tij sekrete të jashtëzakonshme dhe urtësi të mrekullueshme. Prej tyre ajo çfarë ka përmendur Imam Ibn Kajimi, Zoti e mëshiroftë, me fjalët e tij që thotë: “ Shfaqjet e disa veprave nuk do të ishte e nevojshme sikur të mos  kishte  ekzistuar shejtani. Të tilla siç është vepra e të urdhëruarit për të mirë dhe të ndaluarit nga e keqja, apo  mposhtja e egos, durimi, përparsia e dashurisë ndaj Zotit përballë dashurisë së nefsit, shpirtit. Si dhe  shfaqja e nevojës për pendesë tek Zoti, kthimi tek Ai dhe të kërkuarit falje. Me të vërtetë Allahu i Madhërishëm i Do ata që pendohen dhe e Do pendesën e tyre. Në të kundërt do të pezulloheshin shkaqet që çojnë njeriun drejt pendesës, dhe do të rrëzohej nevoja për  pendesë dhe të kërkuarit falje. Prej tyre gjithashtu është dhe plotësimi i veprave  në kundërshtim me armikun e  Zotit, shejtanin,  duke e zemëruar dhe kundërshtuar atë, shejtanin, për hatrin e Zotit të Madhërishëm, kjo është nga veprat  më të dashura tek Zoti i Madhërishëm. Allahu i Madhërishëm dëshiron që robi i Tij të zemërojë armikun e Tij, ta godasi dhe ta dëmtojë atë. Nga ky veprim mund të përfitojnë vetëm se mendjemrehtët dhe të zgjuarit. 

Prej tyre gjithashtu është dhe shfaqja e veprave dhe të kërkuarit mbrojtja e Allahut nga armiku i Tij, të kërkojë prej Zotit që ta ruajë prej tij dhe ta  shpëtojë nga sherri dhe e keqja e tij.

Prej këtyre veprave është dhe heqja dorë  përgjithmonë nga  shpresat joshëse, sepse në këtë mënyrë adhuruesit të Zotit të Madhërishëm i shtohet frika dhe kujdesi kur shikojnë se çfarë ka ndodhur me armikun e Tij përmes kundërshtisë së tij dhe zbritja e tij nga grada engjullore në gradën e djallëzore. Prej tyre gjithashtu është se natyrshmëria njerëzore  përfshinë të mirën dhe të keqen. Shejtani është krijuar për të nxjerrë në dukje pjesën natyrore të të keqes,  prej forcës tek vepra, ndërsa profetët janë dërguar që të nxjerrin në dukje pjesën natyrore të të mirës, prej forcës tek vepra. Me qëllim që të rëndisi Zoti për çdonjërin pasojat e tyre dhe të shfaqi urtësinë e Tij tek çdo grup, dhe të shfaqi çfarë ka qenë e njohur nga Ai lidhur me dituritë e Tij të mëparshme.” Deri në fund të fjalëve të tij, Ibn Kajimi, Zoti e mëshiroftë.

O ju besimtarë! Që të shpëtojmë nga intrigat dhe kurthet e shejtanit të mallkuar kemi vetëm bashkimin e disa çështjeve, prej tyre: 

Të kërkojmë mbrojtjen e Zotit nga sherri i tij,   sepse me të vërtetë kush kërkon mbrojtjen e Zotit prej tij, Zoti  e mbron. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Nëse djalli fillon të të joshë, kërko mbështetje te Allahu. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” ( Fussilet 36)

Të mbështeturit tek Allahu i Madhërishëm në përballimin e kurtheve të tij, shejtanit, sepse njerëzit që mbështeten tek Zoti janë të sigurtë. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “sepse, në të vërtetë, djalli nuk ka kurrfarë pushteti mbi ata që besojnë dhe mbështeten tek Zoti i tyre. Pushteti i djallit është vetëm mbi ata, që i binden atij dhe adhurojnë zota të tjerë veç Allahut.” (En-Nahl 99-100)

Vazhdimësia e përmendjes së Zotit me anë të lutjeve që na kanë ardhur të njohura në rrugët fetare, vërtetë kurthet e tij janë të dobëta dhe të thyeshme, dhe se vesveset e tij shkatërrohen me përmendjen e Zotit të Madhërishëm, sepse lutjet janë të mbushura me përmendjen e Zotit. Kur përmendet Zoti i Madhërishëm largohet shejtani dhe humbën, dhe për këtë ai është quajtur “hedhës i dyshime në gjokset e njerëzve”. 

Gjithashtu të bërit kujdes nga pasimi i epsheve, sepse shejtani është ai që i zbukuron dhe i bën ato të pëlqyera. E nëse njeriu bën kujdes nga epshi ka shpëtuar  nga e keqja dhe sherri tij, e nëse bie pre e tij, epshit, le të shpejtojë në kërkimin falje, pendesë tek Zoti dhe rinovimin e bindjes ndaj Tij. Kjo gjë e mundën  armikun e Zotit dhe e largon sherrin e tij.

Lutuni dhe përshëndeteni më të mirin e krijesave të Tij, i përzgjedhur për shpalljen e Tij, vulosësi i mesazheve të Tij, përmendja e tij është lartësuar me përmendjen e Zotit të Madhërishëm që në këtë botë, ndërmjetësuesi i atyre që e meritojnë në botën tjetër: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56) 

O Zot fale dhe mëshiroje më të nderuarin e të dërguarve Tu, dhe vulën e të gjithë profetëve.

Kënaqësia e Zotit qoftë mbi Halifet e parë  të drejtë, Ebu Bekerin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, mbi të gjithë familjarët dhe  shokët e tij, dhe mbi të gjithë ata që i pasojnë me mirësi deri në ditën e fundit. 

O Zot të lutemi që të jeshë i kënaqur  me ne së bashku me ta, me Mirsinë dhe  Bujarinë Tënde, o i Fuqishëm o Bujar.

O Zot lartëso Islamin dhe muslimanët.

O Zot poshtëro politeizmin dhe politeistët. 

O Zot shkatërro  armiqtë e fesë Tënde. 

O Zot jepi paqe dhe siguri këtij vendi, si dhe të gjitha vendeve muslimanëve.

O Zot na jep nga ato mirësi për çfarë të jemi lutur, dhe për çfarë nuk të jemi lutur na i dhuro. O Zot ato që kemi lënë mangut nga punët dhe veprat tona të mirat të kësaj botë dhe botës tjetër na i mundëso.

O Zot të lutemi për udhëzim, devotshmëri, shpëtim dhe pasuri.  

O Zot na jep siguri në vendet tona, përmirso  drejtuesit dhe përgjegjësit e çështjeve tona.

O Zot mbështete në të drejtën, në sukses dhe vendosmëri udhëheqësin dhe kujdestarin e çështjeve tona.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur, drejtoi  ata të dy  drejtë të mirës dhe devotshmërisë, o Zoti i Botrave.

O Zoti ynë me Mirësinë Tënde na jep siguri, me Butësinë Tënde na mbulo, me Islam, synet dhe bashkësi muslimane të gjithëve na ndajë nga kjo botë.

O Zot na ndaj nga kjo botë muslimanë, dhe na bashko me njerëzit e mirë, mos na bëj të trishtuar, pikëlluar, të mërzitur dhe të tjetërsuar,  o Zoti i Botrave.

O Zot përmirso gjendjen e muslimanëve në çdo vend. 

O Zot jepu muslimanëve kthim të mirë tek Ti, kthim të bukur dhe të dashur, o më i Madhi Mëshirues, o Zoti i Botrave.

O Zot ndihmo ushtarët tanë të vendosur në kufinjtë e vendit tonë, o Zot bëhu ndihmues, mbështetës dhe përkrahës i tyre.

O Zot kërkojmë mbrojtjen Tënde që të mos na prekin intrigat e shejtanëve. 

O Zot kërkojmë mbrojtjen Tënde nga shejtani i mallkuar, nga nxitja, cytja, vesvesi dhe fryrja e tij. 

O Zot largo nga ne kurthet e tij, na mbro nga intrigat e tij dhe na bëj të jemi të sigurtë nga ai, o Zoti i Botrave.

O Zot na fal ne, prindërit tanë, të gjithë ata që kanë të drejtë ndaj nesh dhe të gjithë ata që na porosisin për lutje të mira. 

O Zot na mbulo të gjithëve me Mëshirën dhe Kënaqësinë Tënde, na trajto ne dhe ata me butësi dhe mirësi, dhe na e bëj kthimin tonë tek Ti, o Zot ynë, me falje, mëshirë dhe pastrim, dhe shpëtim nga zjarri i Xhehenemit. 

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

 

Post Author: endrit