Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme 08-08-1446H 07-02-2025 D
Shejh Salah Ibn Muhamed El Budejri
Tema O ti i sprovuar: Bëhu i durueshëm dhe prit shpërblimin
Falënderimi i takon Zotit, Ai krijoi çdo gjë dhe e përcaktoi me masë, bëri sprovat dhe fatkeqësitë mjet shenjtërimi, përkujtimi, shlyerjeje dhe pastrimi.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, ka vendosur legjislacionin e Tij për drejtim, sqarim, udhëzim, ndriçim dhe njohje.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, Zoti i tij e ka dërguar dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues, thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët dhe shokët e tij, poseduesit e ftytyrave të shndëritshme, gjuhëve elekuente, gjokseve të gjëra dhe shpirtërve bujare, lutje dhe përshëndetje të shumta.
Në vijim
O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut sepse me devotshmëri, frikë ndaj Tij pastrohen shpirtërat nga të metat dhe papastërtitë, dhe shpirtërat janë të sigurta nga të këqijat dhe dëmet. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)
O ju muslimanë! Kjo botë është thellësia e hidhërimeve dhe e mundimeve të saj, katastrofa, fatkeqësia e saj mbushën botën, hidhërimet e saj sa herë që kalojnë kthehen përsëri, ankthi i saj ngushton hapësirën, zemra kthehet në prushin e saj, mundi dhe dhimbjet e saj shkrinë zemrën dhe trupin. Çdo ditë shikojmë të ndjerë që përcillen për në varreza, varrosen, familje të copëtuar, të afërm duke i dhënë lamtumirën dhe të dashur të humbur. Kush kërkon një jetë pa shqetësime dhe pikëllime në këtë botë, ka kërkuar të pamundurën.
Koha nuk është asnjë herë pa therje të pikëllimit, dhimbje të urisë dhe sulme të rënda. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “Ju, me siguri, do të sprovoheni në pasurinë e në jetën tuaj…” (Al ‘Imran 186) Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Ne do t’ju vëmë në provë ju, derisa t’i njohim ata midis jush, që luftojnë (në rrugën e drejtë) dhe durojnë, e derisa të provojmë ato që thuhen për veprat tuaja.” (Muhammed 31)
Kush beson në caktimin dhe vullnetin e Zotit, fatkeqësitë për të do të jenë të lehta. Asgjë në gjithësi nuk ndodh përveçse me dijen dhe vullnetin e Zotit, asgjë në botë nuk vjen veçse me vullnetin e Tij, asnjë çështje nuk vjen përveç me planifikimin dhe caktimin e Tij. Zoti ka urdhëra në krijimin e Tij që zbatohen, vendimet e të cilit nuk mund të ndryshohen dhe shigjetat e të cilit nuk mund të shmangen nga qëllimet. Askush nuk mund të pengohet, nuk ka kërcitje të damarit, as gërvishtje shkopi, përveç se është në vendimin e paracaktuar dhe në librin e fshehur, (Leuhi Mahfûdh). Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ S’ka fatkeqësi që godet tokën dhe ju, që të mos jetë e shënuar në Libër (Leuhi Mahfûdh) para se ta krijojmë atë. Kjo për Allahun është vërtet e lehtë! (Këtë paracaktim e kemi bërë) që ju të mos dëshpëroheni për atë që ju ka kaluar, por edhe për të mos u gëzuar së tepërmi për atë që Ai ju ka dhënë. Allahu nuk i do kryelartët mburravecë.” (El-Hadid 22-23)
“Do të hasësh gëzim dhe pikëllim, e ajo që do të vijë është e pashmangshme do të vijë.”
O ju musimanë! Mos i zmadhoni ngjarjet e ditëve kur ju ndodhin, mos u shqetësoni nga fatkeqësitë kur ato bëhen të vështira, mos e zgjatni kohën e fatkeqësisë, mos e humbni shpresën nga lehtësimi i Zotit dhe mos i shkëpusni shpresat nga Zoti. Çdo fatkeqësi, sado e madhe që të jetë, do të kalojë, çdo brengë, sado e rëndë që të jetë, do të marri fund, vërtetë pas çdo vështirësie vjen lehtësimi, pas disfatës vjen fitorja, pas turbullirës vjen kthjelltësia dhe pas shiut vjen kthjellimi i qiellit. Kur vështirësia arrin kulmin zbret mëshira dhe kur godet fatkeqësia do të vijë begatia, mirësia. Prandaj mos jini viktima të ankthit, shoqërues të depresionit, robër të pesimizmit dhe pengje të shqetësimeve. Toksinat, helmet e shqetësimeve shpërqendrojnë mendimet dhe shkurtojnë jetët.
“Netët janë burime për ata që flenë dhe para tyre janë të shtrira jetët.
Shkurtësia e tyre me shqetësime bëhet e gjatë, dhe gjatësia e tyre me gëzim bëhet e shkurtër.” Pikëllimi për të kaluarën dhe dëshira për të, forca e keqardhjes dhe hidhërimi i madh për të, keqardhja e tepruar, pikëllimi i tepërt dhe dorëzimi para tij e vrasin shpirtin, e shkrin zemrën dhe e shkatërrojnë trupin. Prandaj mos e teproni në pikëllim, mos e ngjallni dhimbjen që është qetësuar, mos u mbytni në pikëllime dhe shqetësime dhe mos i kujtoni fatkeqësitë dhe dhimbjet, sepse nëse hidhërimi teprohet dhe nëse e qara është e vazhdueshme, gjaku përzihet me lotët. Sa shumë të pikëlluar për humbjen e një fëmije ose të prindit, qajnë si të plagosur, të lënduar e që nuk mund të gjejë ngushëllim e as prehje, derisa t’i thahen gjymtyrët dhe t’i fshihet ekzistenca e tij. Sa njerëz të penduar dhe të shqetësuar, sa herë që u dështon fati u zgjatet zemërimi, sa herë që u paksohet pasuria aq më shumë vuajnë, sa shumë të pikëlluar i shuan dhimbja, vuajtja, sikur mpresja grinë lapsin kur mprehet. Mos lejo që zemra jote të jetë e zënë, e angazhuar me atë që ka ikur prej teje dhe është larguar nga ty. Mos e vrit veten me hidhërim, pikëllim dhe keqardhje për diçka që nuk është shkruar për ty, e as që ka qenë pjesë e fatit tënd. Mos u kap pas diçkaje që është e përkohshme dhe e humbur, që do të largohet prej teje, ose do të largohesh prej saj.
“Është e lehtë të kuptohet se koha është e ndryshueshme dhe se ditët e saj janë të vazhdueshme mes njerëzve.
Çdo gjë që është e këndshme ose e pakëndshme do iki nga ne, përndryshe ne do të transferohemi prej saj.”
O ti i vuajtur dhe i brengosur: Kërko strehim tek Zoti në çdo fatkeqësi dhe vështirësi. Në të vërtetë, kërkimi i strehimit është kundërhelm ndaj shqetësimeve dhe ngushëllim për të pikëlluarit. Zoti e ka bërë kërkimin e ndihmës strehë për ata që janë të vuajtur dhe mbrojtje për ata që sprovohen. Ai u ka premtuar durimtarëve dhe të penduarve faljen dhe mëshirën e Tij, shpërblim për durimin e tyre përballë sprovave të Tij dhe për nënshtrimin e tyre ndaj caktimit të Tij. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave! Prandaj, përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” Ata do të shpërblehen me bekim dhe mëshirë nga Zoti i tyre; ata janë në rrugën e drejtë!” (El-Bekare 155-157)
Nga Umu Seleme, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se ajo ka thënë: “ E kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: Nuk ka musliman që e godet ndonjë fatkeqësi dhe pastaj të thotë atë çfarë Allahu e ka urdhëruar: Ne jemi të Allahut dhe vetëm tek Ai do të kthehemi. O Allah! Më shpërble tek fatkeqësia ime dhe ma paso me çfarë është më e mirë se ajo që humba nga kjo fatkeqësi, vetëm se Allahu do ta pasojë me çfarë është më e mirë se ajo që pësoi nga fatkeqësia.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
O ti i pikëlluar dhe i lënduar! Durimi është mburoja e besimtarit dhe kështjella e të mbështeturit tek Zoti. Prandaj, ji i duruar përballë fatkeqësisë, ashpërsia e të cilës të ka rraskapitur dhe sporva e saj të ka lodhur. Bëj durim përballë caktimit të vështirë dhe të hidhur, dhe përballe hidhërimin e fatkeqësisë me durim të qëndrueshëm. Në durim ka ngushëllim për hidhërimet. Durim dhe vetëm durim në thellësitë e mundimeve dhe tronditjet e saj. Durim në fatkeqësitë dhe mundimet e kohës. Jeta e askujt nuk është çdo gjë pastër dhe asnjë jetë nuk ka kënaqësi të qëndrueshme. Ai që e mbështetën veten e tij në durim nuk do të gjejë asnjë të keqe. Kush është i duruar në përtypjen e hidhërimit, në përballimin e fatkeqësive dhe në caktimet e dhimbshme të Zotit, shpërblimi do të derdhet mbi të me bollëk. Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “ Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë.”(Ez-Zumer 10)
O rob i Zotit! Hidhi larg shqetësimet tua me mirëbesim, bindje, sepse mirëbesimi, bindja shton shpresat, hapën gjokset dhe ngushëllon shpirtin, lehtëson fatkeqësitë që të godasin dhe katastrofat që mund të ndodhin. Ndërsa mendimi i mirë për Zotin, lutja drejtuar Atij, të kthyerit për tek Ai dhe të shtuarit e përkujtimit të Tij largon trishtimin dhe shqetësimin dërrmues, frikën shqetësuese, depresionin shkatërrues dhe keqardhjen e djegëse. Tek Zoti shpresojmë dhe nga Ai jemi të shpëtuar. Sa nga mundimet e rënda u larguan me dhurata të mëdha?! Sa re të rënda ka lehtësuar Zoti me mëshirën e Tij gjithëpërfshirëse, i ka ngritur ato me mirësinë dhe lehtësinë e Tij, dhe u hoqën me urdhërin e më Bujarit dhe më të Mirit. Prandaj mbështetu tek i Gjithëmëshirshmi në të gjitha çështjet, ji i bindur në Zotin dhe bëj durim në caktimin e Tij.
“Nuk ka tjetër veç Zotit, prandaj largoni shqetësimet tuaja, Zoti i njerëzve do t’ju mjaftojë në të gjitha brengat tuaja.”
O ju muslimanë! Ngushëllimi i zemrës nga shqetësimet, sjellja e gëzimit, lehtësimi, çlodhja, forcimi i zemrës së plagosur, rezistenca ndaj toksinave, largimi i brengave dhe pikëllimeve është një kërkesë ligjore dhe morale, racinale. Kjo, sepse pikëllimet e fshehura dobësojnë zemrat dhe vendosmëritë, shkaktojnë dobësi, prishin jetën, bllokojnë njerëzit nga rruga e mirësisë dhe i pengojnë ata që ndjekin rrugën e drejtë të ecin përpara.
“Harrojini shqetësimet tuaja, sepse asgjë nuk është e përhershme, dhe shqetësimet tuaja nuk janë të përhershme.”
Leximi i Kuranit është ngushëllim për zemrat dhe lehtësim për fatkeqësinë, me të, lexim të Kuranit, fatkeqësitë bëhen të vogla. Takimi i miqve të mirë dhe të sinqertë është dobi shëndetësore për trupin dhe lehtësim nga trishtimi. Është thënë: Takimi i vëllezërve është lehtësim nga trishtimi. Ekthem Ibn Saifij ka thënë: “ Takimi me të dashurit është ngushëllim për shqetësimet.” Ajo që ftoh nxehtësinë e fatkeqësive dhe pakëson hidhërimin e tyre, që personi i goditur ta dijë se fatkeqësitë nga të cilave është mbrojtur dhe katastrofat më të rëndat nga të cilat ka shpëtuar, janë më të mëdha se fatkeqësia e tij dhe më të rënda se katastrofat e tij. Si dhe ai duhet ta dijë se asnjë nga profetët dhe njerëzit e mirë nuk kanë shpëtuar asnjëri nga sprovat dhe mundimet gjatë gjithë jetës së tyre. Ngushëllimi i plotë është që personi i pikëlluar të jetë i sigurt se dhimbjet, sëmundjet dhe fatkeqësitë shlyejnë gjynahet dhe veprat e këqija. Nga Ebi Said dhe Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me ata të dy, tregohet se ata kanë dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, duke thënë: “Nuk goditet besimtari me ndonjë vuajtje, shqetësim, sëmundje dhe pikëllim, derisa edhe ndonjë shqetësimi që e shqetëson atë përveç se me to Allahu do të shlyej gjynahet e tij.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi. Fadlu Ibn Sehel ka thënë: “ Vërtetë në sëmundje ka mirësi, të cilat njeriu i mençur nuk duhet t’i injorojë. Ato, sëmundjet, janë shlyerje të gjynaheve, ekspozim përballë shpërblimeve të durimit, zgjim nga pakujdesia, neglizhenca, përkujtim i mirësisësë shëndetit, thirrje për pendim dhe inkuraji, thirrje për të dhënë sadaka, lëmoshë.”
Kush frenon veten dhe gjuhën e tij nga pakënaqësia dhe kundërshtimi, nuk do të përgjigjet për lotët në sytë e tij, as për trishtimin në zemrën e tij dhe as për dhimbjen e pulseve në gjoksin e tij. Fajin, dënimin dhe gjynahin e ka ai që godet me shuplaka veten, vajton, është i pakënaqur dhe kundërshton. Nga Abdullah Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nuk është nga ne ai që godet faqet e tij, gris rrobat dhe thërret me thirrjet e kohës së injorancës, para Islamit.” Muttefikun Alejhi.
Nga Ebi Malik El Eshariji, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse vajtuesja nuk pendohet para vdekjes së saj, në Ditën e Gjykimit do të ringjallet e veshur me një rrobë prej katrani dhe një mbështjellje prej zgjebeje.” Hadithin e ka transmetuar Muslimi.
“Shqetësimi nuk do t’ju ndihmojë në asnjë gjë, dhe shqetësimi nuk do ta kthejë atë që keni humbur.”
Zoti na bëftë të gjithëve prej atyre të cilëve u jepet falje dhe mirëqenie, nga ata të cilët kur u jepet janë mirënjohës, falënderues, kur sprovohen bëjnë durim dhe kur bëjnë gjynahe kërkojnë falje.
Zotit i kërkoj falje, tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë fitorja është për ata që tek Zoti kërkojnë falje.
Zoti i kërkoj falje, tek Ai kërkoni falje, vërtetë fitorja është për ata që tek Zoti kërkojnë falje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin në vazhdimësi për butësinë e Tij të pafundme.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Atij i lutemi për të dëshpëruarit nga sëmundja që ti shërojë.
Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Kush e pason atë është në rrugë të drejtë, e kush e kundërshton atë ka devijuar dhe në turpin e të kotës ka humbur. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të përhershme dhe të vazhdueshme.
Në vijim
O ju musliman! Frikësojuni Allahut, ndiqeni Atë, binduni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)
O ju muslimanë! Ngushëllimi i të vuajturit, mbështetja dhe inkurajimi i tij dhe lehtësimi i fatkeqësisë për të, janë nga vepra fisnike dhe adhurimet e mëdha. Prandaj bëhuni ngushëllim për çdo të vuajtur. Ngushëllojini zemrat e pikëlluara, kini dhembshuri për shpirtrat e të vdekurve, ngushëlloni ata, këshillojini ata që të jenë të durueshëm, interesohuni pët ta, lehtësoni vuajtjet e tyre dhe ndihmojini ata. Nga Usametu Ibn Zejd, Zoti qoftë i kënaqur me të, tegohet se ka thënë: “ Kemi qenë tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur një nga vajzat e tij dërgoi një lajmëtar për t’i treguar se një nga fëmijët e saj ishte në prag të vdekjes, i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kthehu dhe thuaj asaj se Allahut i takon ajo që Ai ka marrë dhe ajo që Ai ka dhënë, dhe se çdo gjë tek Ai ka një afat të caktuar. Thuaji asaj që të durojë dhe të shpresojë në shpërblimin e Allahut.” Pastaj u kthye lajmëtari përsëri dhe tha: “Ajo të përbetohet, kërkon, që të shkosh tek ajo.” I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, është ngritur dhe ka shkuar, e së bashku me të kanë shkuar Sa’d bin ‘Ubaden, Mu’adh bin Xhebelin. Fëmija i vogël iu dha atij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, trupi i tij dridhej sikurse të ishte në një shishe të vogël, dhe iu mbushën sytë me lot. Sa’di i ka thënë: “ O i Dërguari i Allahut, çfarë është kjo?” Ai u përgjigj: “Kjo është mëshirë të cilën Allahu e ka vendosur në zemrat e robërve të Tij. Me të vërtetë Allahu i mëshiron vetëm robërit e Tij të cilët janë të mëshirshëm.” Muttefikun Alejhi.
Lutuni dhe dërgoni selame për të Lavdëruarin, ai që është ndërmjetësi i vetëm për nevojtarët. “Kush bie salavat një herë për të, Allahu do bie dhjetë herë salavat për të.”
O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin dhe zotërinë tonë Muhamedin.
Zoti qoftë i kënaqur me katër Halifet e parë, udhëheqësit e drejtë, njerëzit e nderuar dhe të ngritur, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me familjen dhe të gjithë shokët e tij, dhe me ne së bashku me ta, o Bujar, o Dhurues.
O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë, politeistët dhe shkatërro armiqtë e fesë.
O Zot, ruaj vendin tonë dhe vendet muslimane nga planet e keqbërësve, nga kurthet e atyre që thurin kurthe, nga smira e atyre që kanë smirë dhe zilia e ziliqarëve, o Zoti i Botëve.
“Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt.” (El-Bekare 126)
O Zot, jepi sukses udhëheqësit dhe kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që Do dhe je i Kënaqur, udhëzoje atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.
O Zot, jepi sukses atij, zëvendësit të tij dhe të gjithë kujdestarët e çështjeve të muslimanëve në atë që është lavdia e Islamit dhe përmirësimi i muslimanëve, o Zoti i Botëve.
O Zot, shëro të sëmurët tanë, shpëto të sprovuarit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë, o Zoti i botëve.
O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë përballë tiranëve, pushtuesve të padrejtë, dhe pastro xhaminë e Aksasë nga pisllëku i hebrenjve uzurpatorë. O Zot, ruaj njerëzit tanë në Palestinë, shëro plagët e tyre, përshpejto fitoren e tyre, zvogëlo pengesat e tyre, lehtëso shqetësimin e tyre, liro robërit e tyre, shëro të sëmurët e tyre dhe prano dëshmorë të vdekurit e tyre, o Zot i botëve.
O Zot, na jep përfundim të lumtur, plotëso me mëshirën Tënde shpresat tona, shoqëro me mirëqenie vajtjen dhe ardhjen tonë, na bëj Xhenetin Tënd përfundimin dhe destinacionin tonë, me Mirësi Tënd prano veprat tona, sepse Ti je që ju përgjigjesh lutjeve dhe shpërblyesi i veprave të mira.
O Zot, bëj duatë tona të dëgjuara dhe lutjet tona të pranuara, o Bujar, o i Madhërishëm, o Mëshirues.
Afrim Smakaj