Dobitë e Haxhit, porosi dhe këshilla për banorët e Kud’sit

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    22-12-1445 H    28-06-2024 D

Shejh Muhamed Selim 

Tema  Dobitë e Haxhit, porosi dhe këshilla për banorët e Kud’sit

Lavdërimet janë për Allahun, hapën për popullin tonë Mëshirën e Tij dhe i shpëton nga ajo që i ka rënë nga shqetësimet, fatkeqësitë dhe vështirësitë. O Zot, të lutemi që njerëzit tanë në Gaza të jenë nën mbrojtjen, sigurinë dhe garancinë Tënd.  O Zot, largo nga ata fatkeqësinë e frikës, o Zot, largo nga ata fatkeqësinë e urisë, Ti je Zoti i të shtypurve, mos i lër ata në dorën e dikujt tjetër përveç Teje, o më i Madhi Mëshirues.   

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, gjykimi i Tij u bëftë mbi popullin tonë dhe drejtësia e Tij u vendostë mbi popullin tonë. Haxhinjtë kryen obligimin fetar ndërsa njerëzit tanë në Gaza u kufizuan prej këtij obligimi. Për ata është shpërblimi dhe sevapi.

Dallimi është i madh në mes atij që ka veshur rrobën e bardhë për Haxh e pastaj e ka hequr atë pas plotësimit të ritualeve të tij dhe atij që është veshur me të bardha dhe është qefinosur me të. Për ata në Ditën e Kijametit do të thuhet: “ Ju do të jeni të shëndetshëm dhe nuk do të sëmureni kurrë, ju do të ringjalleni dhe nuk do të vdisni kurrë më,  ju do të jeni të rinjë dhe nuk do të plakeni asnjëherë dhe ju do të gëzoheni dhe nuk do të dëshpëroheni asnjëherë.”

O ju njerëz! Jeta juaj në këtë botë është e përkohshme dhe do të marri fund, ndërsa jeta është në Xhenet, ku lumturia në të nuk merr fund kurrë.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, solli mesazhin, këshilloi umetin dhe i ka thënë: “ Vërtetë Allahu i Madhërishëm dhe i Lartësuar i do punët fisnike dhe të ndershme dhe i urren ato vepra që janë të këqija.”

O muslimanë! A nuk është nga punët fisnike të udhëheqësh njerëzimin që ta nxjerrësh atë nga brutaliteti dhe tmerri i krimeve të tij?! A nuk është nga veprat e këqija të jesh ndjekës dhe skllav i njerëzve?! Ku është shembulli i juaj me të dërguarin tuaj i cili përhapi drejtësinë, paqen dhe sigurinë me këtë fe. Kjo fe me të cilën u mblodhën Haxhinjtë pak para ditësh në djepin e saj, në Meke. Paqja, mëshira dhe bekimi i Zotit qoftë mbi Muhamedin, mbi familjarët e tij të pastër dhe mbi të gjithë shokët e tij, dhe mbi ata që ftojnë me thirrjen e tij deri në Ditën e Kijametit.

Në vijim

Adhurues të Zotit! O Haxhinjtë Palestinezë, nga burrat dhe gratë! Zotin e lusim që të pranoj përpjekjet tuaja, të shtojë shpërblimin tuaj dhe të kompensojë shpenzimet tuaja. U kthyet dhe librat tuaj janë të bardha të pastra prandaj mos i ndotni, mos i bëni të pista me gjynahe dhe  ruajeni bardhësinë e tyre duke u kthyer njerëzve të drejtat e tyre. T Të drejtat e njerëzve nga gjaku, nderi dhe pasuria  nuk i shlyen dot Haxhi, deri sa ti ktheni ato tek të zotët e tyre. Haxhi nuk është i pranuar nëse të drejtat e njerëzve mbeten të lidhura me borxhet. Prandaj kthejini të drejtat pronarëve të tyre.  Zoti ju ka këshilluar që të jeni të devotshëm në ajetet e Haxhit duke thënë: “Ta keni frikë Allahun dhe dijeni se Ai dënon ashpër.” (El-Bekare 196)

Prandaj, o ju të lidhur me këtë vend! Merrni këshillën e Zotit tuaj, kapini ato fort me dhëmballë dhe kapuni fort me fenë tuaj. Dijeni se largimi i padrejtësisë nga ju nuk mund të ndodhi vetëm se me dorëzimin, nënshtrimin e fytyrave tuaj vetëm për Zotin.

O adhurues të Zotit! Rreth dy milionë njerëz u mblodhën për të kryer Haxhin këtë vit, e ata përfaqësojnë një model të vërtetë të muslimanëve në të gjitha pjesët e botës. A e ka përfaqësuar ky model i sinqertë Islamin ashtu siç është në të vërtetë?! Një Islam realist që lëviz në jetën e tyre në nivel individual, shoqëror dhe shtetëror?! A i shprehte ky model i nderuar shqetësimet e muslimanëve?! A mishëruan veprimet e këtij modeli  sloganin që  shpalli publikisht: “Tu përgjigjëm  Ty, o Zot, tu përgjigjëm Ty”, kuptimi i të cilit është: në përgjigje për Ty, o Zoti ynë, pas  përgjigjeje. Po, ku është përgjigja e saj ndaj atyre  të shtypurve në tokë, nga vëllezërit e tyre të dobët?! A nuk u ka thënë Zoti atyre: “Pasi t’i kryeni ritet e haxhillëkut, përmendni Allahun ashtu siç i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër!” (El-Bekare 200) A e përmendën Zotin për mbrojtjen e të shenjtave të Tij dhe për mbrojtjen e fesë së Tij?!

LEXO  Mbrojtja dhe fuqizimi për besimtarët e vërtetë

O muslimanë! Haxhinjtë qëndruan në Arefat, por çfarë synimesh arritën duke qëndruar aty?! A e mësuan ata mundin e muslimanëve në secilin prej vendeve të tyre? A punuan ata për ta trajtuar atë me mënyrën që kënaqën Zotin dhe kënaqën të dërguarin e Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të?!

O adhurues të Zotit! Haxhinjtë goditën shejtanin me gurë, por çfarë bënë me shejtanin që jeton në shtëpitë, rrugët, shkollat, universitetet dhe forumet e tyre?!

O ju besimtarë! Haxhinjtë derdhën gjakun e kurbanit dhe hoqën papastërtitë e tyre, por çfarë hoqën nga papastërtitë dhe mundimi i popullit tonë në Gaza?! Çfarë kanë hequr nga papastërtia e neglizhencës dhe hipokrizisë që u gërryen hundët dhe i  çon ata drejt përuljes dhe poshtërimit?! A i hoqën Haxhinjtë gjynahet e mëdha dhe gjërat e turpshme?! A u dorëzuan dhe iu nënshtruan urdhrit të Zotit?!

O ju të lidhur me këtë vend! Haxhinjtë synuan Qaben, nderuan xhaminë e shenjtë, Qaben, dhe kryen ritualet në Mekë. Por a e synuan ata xhaminë e Aksasë dhe a punuan për nderimin e shenjtërisë së saj?

O besimtarë! Me rastin e përfundimit të sezonit të Haxhit këtë vit pyesim: A e përmbushi Haxhi  qëllimin e tij lidhur me çështjet e umetit? Çdo vend Islam ka thirrje nga plagët e tij të përgjakshme. Gjaku i muslimanëve është i lirë përballë interesave perëndimore dhe përballë sloganit botërore të quajtur gabimisht me “ Të drejtat e njeriut”. Muslimanët nuk justifikohen me dobësinë e tyre  sepse dobësia e tyre është rezultat i punëve, veprave dhe qëndrimit të tyre nga ndasitë, grupacionet dhe indiferencës së tyre.

O ju besimtarë! Bëjmë Haxhin në Qabe sepse ajo është akide, adhurim dhe fe, dhe se personalitetet tona juridike, fetare, nuk plotësohet vetëm se me madhërimin e Zotit të tyre, fesë dhe ritualeve të tyre. Kështu është dhe xhamia e Aksasë dhe të udhëtuarit  drejtë saj është akide, adhurim dhe fe, dhe se personaliteti i muslimanëve nuk plotësohet, juridikisht, vetëm se me madhërimin e saj, Aksasë, të bashkuarit për të dhe përreth saj. Ashtu sikurse të kthyerit drejtë Qabes në namaze është simbol i unitetit dhe monoteizmit të muslimanëve, kështu është dhe xhamia e Aksasë argument për unifikimin, bashkimin e muslimanëve dhe sinqeritet i përkatësisë së tyre në këtë fe. Ku është pozita e Aksasë tek qeveritë arabe dhe muslimane?

O besimtarë! Ibn Ethiri, shkruesi i historisë Islame, ka thënë: “ Disa muslimanë kur kanë hyrë në Bejtul Makdis, Kuds, gjatë pushtimit të tij nga frankët, i dëgjuan ata duke thënë: Vërtetë Nured Din Mahmud Zenki, nuk do të na mundi me ushtrinë e tij të madhe, por se ai vendosën këmbët e tij para Zotit të tij natën dhe me patjetër se Zoti i tij është ndihmuesi i tij kundër nesh.” Ibn Ethiri komentoi fjalën e tyre dhe ka thënë: “ Kjo është dëshmia e mohuesve në të drejtën e tij, ku dëshmuan për të se ky njeri është i mirë, i devotshëm, dhe se do e ndihmojë Zoti.”

Ndërsa, nga lartësia e minberit të xhamisë së Aksasë, prej shumë vitesh pyesim; Ku është udhëheqësi i drejtë, i mirë, i cili drejton këmbët e tij para Zotit të tij natën, që i frikësohet Allahut në fshehtësi dhe hapur, që nuk humbet dhe nuk shpërdoron? Apo të themi sikurse dikush ka thënë:

“ Ke dëgjuar kur ke thirrur të gjallët, por nuk kanë jetë ata që po thirren.”

O besimtarë! Omer El Faruku, Zoti qoftë i kënaqur me të, kërkon nga guvernatorët dhe princat e tij që ta vizitojnë atë në sezonin e Haxhit që ti qetësohet zemra për vendet e muslimanëve dhe për çështjet e popullit të tij në to, si dhe për të punuarit me fe, në të vërtetën dhe në drejtësi. Çfarë bënë qeveritë e Arabëve dhe të muslimanëve gjatë sezonit të Haxhit të këtij viti, para tij dhe pas tij në lidhje me çështjet e vendeve muslimane?  Si dhe,  kush është qëndrimi i tyre për atë që ndodhën me popullin që u shkelen të drejtat e tyre njerëzore? Kush është qëndrimi i tyre ndaj udhëheqësve të perëndimit të cilët shfrytëzojnë të gjitha aftësitë e tyre për të dëmtuar vendet dhe popullin e tyre? Çfarë kanë bërë ata përballë përpjekjeve për të copëtuar kombin tonë gjeografikisht dhe politikisht?

LEXO  Kujdes nga intrigat e armiqve - Aksa 04.12.2020

O ju qeveritarë arab dhe muslimanë! A nuk është koha që t’i frikësoheni Allahut në atë që Ai ju ka dhënë? A nuk ka ardhur koha për ju që të ngrini lartë flamurin e Kuranit dhe synetit? Umeti ynë sot ka nevojë për bashkimin e fjalës së tij dhe që të kapet fort në fenë e tij më shumë se kurrë më parë.

O populli muslimanë! Lexoje mirë realitetin dhe trajtoje mirë atë ashtu sikurse lexon mirë Fatihanë në pesë namazet e ditës. O musliman, dijeni se feja jua është kështjella juaj e parë dhe streha juaj  e fundit. Allahu i Madhërishëm ju thotë ju: “ Juve ju erdhi prej Allahut dritë (i Dërguari) dhe Libër i qartë (Kurani), me të cilin Allahu i drejton ata që ndjekin pëlqimin e Tij, në rrugën e shpëtimit…” (El-Ma’ide 15-16)

O adhurues të Zotit! O besimtarë! O muslimanë! Si mund të mbështet umeti tek të padrejtët, shtypësit, kur nderi i tij është i përdhosur, shenjtëria e tij është nëpërkëmbur dhe gjaku i tij derdhet lirisht? A nuk e lexojnë veshët tuaj fjalën e Allahut të Madhërishëm që thotë: “  Dhe mos anoni nga ata që bëjnë të këqija, përndryshe do t’ju përcëllojë Zjarri. Ju nuk do të keni mbrojtës tjetër përveç Allahut dhe nuk do të ndihmoheni.” (Hud 113) Nuk ka ndihmë dhe fitore për umetin dhe nuk ka shpëtim për të përveçse me besnikërinë e tij ndaj Zotit dhe ndaj të dërguarit të Tij, ndaj fesë së tij dhe ndaj besimtarëve.

Prandaj, o muslimanë, o adhurues të Zotit! Mos e zëvendësoni litarin e Zotit me litarin e vendeve mohuese, pabesimtare, dhe  mos e zëvendësoni litarin e të dërguarit të Zotit me litarët e nacionalizmave, fanatizmave  dhe injorancës. Kjo është feja e Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ecni në hapat e tij dhe ndiqni udhëzimin e tij. “O besimtarë! Nëse u bindeni jobesimtarëve, ata do t’ju kthejnë prapa (në të pafe) e ju do të jeni të humbur. Por, Allahu është Mbrojtësi juaj dhe Ai është Ndihmuesi më i mirë.” (Al ‘Imran 149-150)

O ju besimtarë! Feja e jonë është një, Kibleja, drejtimi ynë është një, i dërguari ynë është një, libri ynë, Kurani, është një, prandaj për çfarë është ndarja, hipokrizia dhe neglizhenca?! Cila është arsyeja e nxitimit për kontradikta në fenë?! Të gjitha këto janë nga veprat e shejtanit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Me të vërtetë, djalli është armik për ju, andaj vështrojeni si armik!” (El-Fatir 6)

Frikësojuni Allahut! Kthejeni këtë botë fushë mbjelljeje për në Botën Tjetër, Ahiretin, kundërshtojeni shejtanin duke ju bindur Zotit në çdo situatë, jini të duruar përballë të ndaluarave, ndaj të cilave ju ka ndaluar Allahu prej tyre. Bëni durim në gjendjen në të cilën jeni, kërkoni ndihmë me përmendjen e Zotit dhe lutja, namaz, për t’iu kundërvënë shejtanit dhe armiqësive të tij. Sepse, kjo është lidhja juaj, kjo është lidhja juaj, kjo është lidhja juaj.

O Zot, a e përcolla mesazhin? O Allah, dëshmo!

O Zot, bëj të dashur për ne besimin dhe zbukuroje atë në zemrat tona, bëj të urryer për ne mosbesimin, shthurjen dhe mosbindjen, bëj të urryer për ne mashtrimin dhe hipokrizinë, dhe na bëj ne nga të udhëzuarit në rrugë të drejtë.

Adhurues të Zotit! Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje, sepse Zoti nuk i përgjigjet një zemre të shkujdesur dhe që e harron Atë.

LEXO  Nga përsosmëria e mendjes është të bësh atë që të intereson

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë Allahun. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok. Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Paqja, mëshira dhe bekimi Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, mbi tabiinët dhe mbi ata që i pasojnë ata me mirësi deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

O ju besimtarë! Haxhinjët kur qëndrojnë në oborrin e Qabes, muslimanët kur drejtojnë fytyrat e tyre drejtë saj, Qabes, kujtojnë llojet më të rënda të mundimeve me të cilat përballet populli ynë në Gaza dhe me të cilat janë përballur sahabet më parë, ku ata ankoheshin për vuajtjet e tyre tek i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, në formën e tyre. Ndërsa i dërguari u shpjegon atyre se fitorja dhe disfata u nënshtrohen ligjeve të Zotit të Plotfuqishëm, ndërsa i dërguari, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, i urdhëron ata për më shumë durim, dhe i siguron ata se përfundimi i mirë është për ata, dhe ju thoshte atyre: “ Për Zotin, Zoti do ta përfundojë, përmbushi  këtë çështje, por ju jeni që nxitoni.”

O ju muslimanë! Njerëzit tanë në Gaza dhe në qytetet e tjera presin lehtësimin nga Allahu, ndërsa Haxhi është shkollë për pritjen e lehtësimit pas vështirësisë. Ibrahimi, paqja e Zotit qoftë mbi të, i përgjigjet urdhrit të Zotit të tij duke lënë bashkëshorten me djalin e tij në shkretëtirë. Bashkëshortja e tij e pyetën atë duke i thënë: “ A Zoti të ka urdhëruar për këtë?” Ai i përgjigjet asaj duke i thënë: “ Po.” Ajo, me gjithë bindje dhe besim, thotë: “ Atëherë, Zoti nuk do të na humbi.”

O të lidhur me këtë vend! Ju jeni njerëzit e Zotit dhe të zgjedhurit e veçantë të Tij, prandaj mos kini frikë nga humbja, sepse vërtetë Allahu nuk i humbën njerëzit e Tij, se vërtetë Allahu nuk e humbën fenë e Tij, dhe se vërtetë Allahu nuk e humbën shtëpinë e Tij të shenjtë, Aksanë. Mos e humbni shpresën në mbështetjen e Zotit për njerëzit e dashur të Tij, sepse ju jeni njerëzit e dashur të Tij.

O Zot, shpëto të dobëtit dhe të shtypurit muslimanët! O  Zot, shpëto të pikëlluarit muslimanët! O Zot, shpëto dhe liro robërit muslimanë. O Zot, na merr nën kujdesin Tënd! O Zot, na mbulo me mëshirën dhe faljen Tënde të madhe! O Zot, ata që na duan ne të keqen verbo shikimin e tyre, pushto zemrat e tyre, prangos duart e tyre dhe largo nga ne sherrin dhe të keqen e tyre! Bëj në mes nesh dhe atyre digë, pengesë nga Mbrojtja, Forca dhe Fuqija Jote.

O Zoti ynë, të lutemi të ruash themelet e fesë, të mbrosh popullin musliman me mbrojtjen Tënde, dhe të na ruash ne me Ruajtjen dhe Mbrojtjen Tënde. O Allah, nuk kemi Zot tjetër përveç Teje që të lutemi, dhe nuk kemi Sundues tjetër përveç Teje që ti drejtohemi, o Allah.

Zoti ynë, ke mbuluar çdo gjë me mëshirën dhe diturinë Tënde, na mëshiro me Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

Zoti ynë, na bëj që në Bejtul Makdis, Kud’s, dhe në rrethinat e tij të rritim bimë të mira, na ruaj dhe na shpëto nga njerëzit keqbërës, na bëj ne nga fidanët e Tu në xhaminë e Aksasë, o më i Madhi Bujarë.  O Zot, bëje Aksanë tonë të sigurte me sigurinë Tënde, të fortë me Fuqinë Tënde dhe fitimtare me fitoren Tënde të qartë. O Zot, prano dëshmorët tanë, shëro të plagosurit tanë dhe mundëso lirinë e të burgosurve tanë. O Zot, largo fatkeqësinë dhe vështirësinë nga ne dhe nga njerëzit tanë në Gaza, mbro ata dhe ne me Mbrojtjen dhe Kujdesin Tënd, ruaj ata dhe ne me syrin Tënd që nuk flenë kurrë.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë dhe idhujtarët.

O Zot, fal çdo musliman dhe muslimane që kanë jetuar në Kud’s dhe në rrethinat e tij dhe janë varrosur në tokën e tij. O Zot, për ne, prindërit dhe njerëzit tanë bëj varrezat tona kopshte nga kopshtet e Xhenetit. O Zot, na streho nën Hijen Tënde në Ditën e Gjykimit dhe na fut në Xhenetet e Tua pa na u lexuar librat, ose pa na u peshuar veprat, pa llogari dhe pa ndëshkim, ne dhe prindërit tanë dhe të gjithë ata që i duam nga muslimanët.

O Zot, të lutemi të jesh me nxënësit dhe nxënëset që përfundojnë provimet e tyre. O Zot, furnizoi ata sukses dhe rezultate të larta, dhe udhëzoi ata në atë që do dhe je i kënaqur, bëj të dobishëm për familjet e tyre dhe bëj ata të dobishëm për ne, o më i Madhi Bujar.  

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju.

Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

Ndërsa ti që fton për namaz, fto për faljen e namazit.

“ Dhe fale namazin! Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1630395267502808

Post Author: endrit