Këshilla të dobishme për të lehtësuar vështirësitë

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa     07-02-1447H   01-08-2025 D

Shejh Dr. Jusuf  Ebu Sunejneh

Tema  Këshilla të dobishme për të lehtësuar vështirësitë

Lavdërimet janë për Zotin, me Dritën e të Cilit është zhdukur errësira e zemërimit, me Fuqinë e Tij janë shtypur, kanë rënë shtyllat e tiranisë, me Dritën e Tij ka lindur dielli i të vërtetës, me Drejtësinë e Tij është zhdukur padrejtësia e tiranëve, të padrejtëve. Në këtë mënyrë çështja është kthyer në vendin e duhur dhe e vërteta tek të zotët e saj. O Zot, për Ty janë lavdërimet o Kontrolluesi i çështjeve dhe për Ty janë falënderimet o Rrotulluesi i zemrave në trishtim dhe lumturi. Ty të lutemi për lehtësim të shpejtë, të afërt, të lutemi për mëshirë mbi fëmijët tanë, gratë tona dhe për të gjithë popullin tonë, bëje vendin tonë vend të paqes, sigurisë,  dashurisë dhe qetësisë, dhe të gjitha vendet e muslimanëve.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Ai që bashkon forcat e njerëzve të devotshëm me Bujarinë e Tij dhe përfshinë në mëshirën e Tij të gjithë që i besojnë, Ai që është Bujar me ata që i kërkojnë strehim Atij dhe mbështeten tek Ai në punët e tyre.

Dëshmoj se zotëria dhei dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar e ka dërguar atë me argumentet e qarta dhe fenë ndriçuese. Ai erdhi me argumentet më të qarta, përshkroi Zotin e tij me Cilësitë e Madhështisë dhe përjashtoi çdo gjë që nuk është e përshtatshme me Krenarinë dhe Përsosmërinë e Tij. I Lartësuar është Zoti i Madh dhe më i Larti nga ajo që thonë njerëzit e gabimit, devijimit dhe humbjes. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij, vlerat e të cilëve mbeten dhe nuk humben kurrë, mbi shokët e tij të cilët bënë më të mirën në fe, ata merituan më shumë dhe të mira.

Në vijim

O ti musliman! Dije se jemi në një kohë për të cilën shokët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kërkonin mbrojtje tek Zotit që të mos e arrinin, ndërkohë që ata kishin dijen të cilën ne nuk e kemi dhe ishin në kohën, epokën që ne nuk jemi. Pra, si do të jetë për ne kur e arritëm këtë kohë me një dije shumë të pakët, me durim shumë të pakët  dhe me shumë pak ndihma, me shthurjen e kohës dhe trazirat e kësaj bote?! Tek njerëzit do të vijë një kohë kur shteti, sundimi do jetë për budallenjtë dhe për të mençurit. O adhurues të Zotit, budalla është ai që ndjek dëshirat dhe shpresat e tij i ka më kot, pa punuar, tek Zotin e Plotfuqishëm, ndërsa i mençuri është ai që gjykon, merr veten e tij në përgjegjësi dhe punon për pas vdekjes, për jetën e përtejme, Ahiretin.

Po jetoni në një kohë, kur më të paktit prej jush, jana ata që kanë humbur një të dhjetën e fesë së tyre, e do të vijë një kohë kur më të paktit prej jush janë ata që u ka shpëtuar një e dhjeta e fesë së tyre. O Zot, të kërkojmë falje dhe shëndet të plotë dhe mirëqenie të përhershme në fe, në jetën e kësaj bote dhe në botën Tjetër, Ahiret.

Kush  dëshiron që feja e tij të jetë e sigurt, trupi i tij të jetë i qetë dhe të zvogëlohet shqetësimi i tij nga dëgjimi i fjalëve që e lëndojnë, le të shtojë sa më shumë kërkimin falje tek Zoti, të kryejë sa më shumë adhurime vullnetare dhe të qëndrojë larg njerëzve të imoralitetit dhe gjynahit. Kjo është një kohë vetmisë. O ju njerëz, të ju vijë turp para Zotit, sepse nuk e falënderuat Atë kur Ai ju dha dhe nuk ishit të durueshëm kur Ai ju sprovoi.

LEXO  Muaji Rexhep: Përfitime dhe rregulla

O Zot, largo fatkeqësitë, rritjen e çmimeve  dhe pahijshmërinë prej nesh me Mëshirën Tënde, o më i Madhi  Mëshirues. O Zot, na frymëzo me durim përballë fatkeqësive dhe vështirësive dhe na mundëso të udhëzohemi me shembullin e mirë të zotërisë së të dërguarve, o Ti që ia mësove Ademit emrat e gjërave.

Adhurues të Zotit!  Do të vijë një kohë tek njerëzit ku e  lejuara do të merren nga duart e të pasurve të tyre dhe pasuria e tyre do të jetë e paligjshme. Zoti  do t’i bëjë disa prej tyre të sundojnë mbi të tjerët dhe kënaqësia e jetës së tyre do t’u merret. Zemrat e tyre do të kaplohen nga frika e varfërisë në jetën e kësaj bote dhe frika e dashakeqësisë  së armiqve të tyre. Zotërinjtë, të parët e tyre do të jenë në pikëllim, mjerim, vuajtje dhe në frikë nga të padrejtët, tiranët. Atë ditë, askush nuk do ta shijojë jetën përveç hipokritit i cili nuk interesohet se nga e ka marrë atë, si e ka shpenzuar atë apo si e ka shkatërruar veten!

Si mund të pretendojë ndonjëri prej jush se është nga të drejtët dhe të suksesshmit, ndërkohë që kryen vepra të këqija dhe ha ushqimin e kriminelëve, ryshfetxhinjve, fajdexhinjve, shtypësve dhe ndihmësve të tyre?! Si mund ta pretendojë këtë ndërkohë që gënjen, përgojon dhe shpif për njerëzit dhe nderin e tyre?! Si mund të kërkojë të regjistrohet tek Zoti i sinqertë,  ndërkohë që merret me gjëra dhe argëtime të ndaluara?!

O ti musliman! Për sa kohë që gjuha jote shijon atë që është e ndaluar mos shpreso të shijosh diçka nga urtësitë dhe dituria. Ndyrësia e kësaj bote nxinë zemrat, ndalon ato që janë të kërkuara dhe shkruan gjynahet.

Zemra është lodhur dhe mëlçia po shkrihet, prandaj ku është streha dhe për ku është largimi?! Por mos harroni se Ai që na ka sprovuar dhe munduar na drejton dhe na ndihmon me Fuqinë dhe Forcën e Tij. Gjëja më e habitshme është zemra që e njohu Zotin e saj dhe pastaj nuk iu bind Atij. Rruga drejt Zotit asgjeson, shkatërron xhelatin, therrmon mëlçinë, rraskapitën trupin, largon pagjumësinë, sëmurën zemrën dhe shkrin shpirtin.

Nëse zemra nuk është e trishtuar, ajo do të shkatërrohet, ashtu siç nëse një shtëpi nuk banohet do të shkatërrohet.  Koha jonë nuk është kohë gëzimi dhe lumturie, por më tepër një kohë trishtimi dhe hidhërimi. Nëse Zoti e do një rob të Tij ia shton mundimin, sprovën dhe hidhërimin në këtë botë, e nëse Ai e urren një rob të Tij ia bën jetën e tij në këtë botë të gjerë, të mirë.

Në zemër ka një dhimbje e cila mund të shërohet vetëm nga dashuria e Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar. Si mund t’i kërkoni Zotit t’ju rrisë të mbjellat, korrat, ose t’ju japi qumësht me bollëk, ndërkohë që i lëshoni shpatat kundër vetes dhe i njollosni shtizat me gjakun tuaj?! Vriteni veten padrejtësisht, në mënyrë tirane dhe agresive. Çdo ditë dëgjojmë për vrasje, prandaj ndaloni,  ejani në vete dhe në rrugën tuaj të drejtë.

Zoti na ruajtë nga njerëzit e kësaj kohe! Zemra të humbura, të paqëndrueshme, situata të tmerrshme, frikshme, dëshira të pafundme, kemi humbur sinqeritetin në veprat, fjalët dhe punët tona. “…do të ishte më mirë për ata që të tregohen të sinqertë ndaj Allahut.” (Muhammed 21) Kush zgjohet natën vonë, në orët e para të mëngjesit, dhe kërkon vazhdimisht falje, Zoti do t’i zbulojë dritat, diejt e kuptimeve dhe sekreteve do të lindën në zemrën e tij. Kush shijon realitetin e bindjes do të lidhet me Zotin brenda ore.

LEXO  Gjakderdhja - Dr. Ikrime Sabri - 28.09.2018

O ju njerëz! Ruajuni nga kotja e pakujdesisë, përpara se të mbarojë afati, sepse vdekja do t’ju vijë papritur. Zoti i bëftë vendet tuaja të prehjes nga kopshtet e Xhenetit, bëftë përkujtimin e vdekjes një konstante në mendjet tona dhe ruaje besimin tonë deri në vdekje. O Zot, kërkojmë strehim tek Ti nga Zjarri i Xhehenemit. O Zot, na mbro ne, mbro xhaminë tonë dhe familjet tona në tokën tonë të bekuar, o Zot i botëve, largo çdo të keqe nga ne dhe nga muslimanët.

O adhurues të Zotit! A e dini se kush është njeriu më i afërt me të dërguarin e Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të?! Ai që braktisën jetën e kësaj bote pas shpinës së tij, bën jetën e botës Tjetër, Ahiretin përparësi të tij dhe libri i tij vjen i pastruar nga gjynahet, i pastër. Në një hadith ka ardhur nga Enes Ibn Malik, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse Zoti i do të mirën një robi të Tij ja përshpejton ndëshkimin në këtë botë, e nëse Zoti robit të Tij i do të keqen do ta mbajë përgjegjës për gjynahin e tij deri në botën Tjetër, Ahiret.”  

Apo sikurse ka thënë. Vërtetë Zoti e do robin e Tij gjynahqar që pendohet. Prandaj, pendohuni tek Zoti dhe tek Ai kërkoni falje, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirbërës.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili është gjithëpërfshirës në sprovat e Tij, Bujar në dhënien e Tij, i Drejtë në gjykimin e Tij, Nderues i miqve të Tij, Mbështetës i fesë së Tij duke qartësuar dhe shpjeguar të vërtetën. Zotin e lavdërojmë për atë që na ka mësuar për Njëshmërinë e Tij, Atij i kërkojmë ndihmë në përmbushje të asaj  që na ka ngarkuar në respektimin e kufijve të Tij. Ne kërkojmë mbrojtjen e Tij nga gabimi dhe lajthitja, devijimi dhe rrëshqitja, në fjalë dhe në vepra.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm i pa shok, dëshmi e atij që përsëritën Njëshmërinë e Tij me besim dhe pranon Sundimin e Tij me bindje, është i ditur për çfarë ajo dëshmi fton dhe e di kuptimin e vërtetë të saj.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot, lutjet dhe përshëndetjet e Tua për atë, për Melaiket, për të dërguarit e tjerë dhe robërit e drejtë të Zotit. O Sunduesi ynë, bëj përpjekjet tona tek Ti të vlerësuara, përmendjen tonë për Ty të pranuar dhe të bekuar, dhe bëje atë siguri dhe dritë për ne nga mjerimi. O Zot, bëj gjynahet tona të falura, të metat tona të mbuluara dhe Islamin tonë fitimtarë.

O Zot, të drejtohemi Ty nga këto ambiente të pastra që të na fusësh nën Mëshirën Tënde, o më i Madhi Mëshirues.

Në vijim

O ti musliman! Ki kujdes, e nëse përjeton dhunë ose zili nga vëllai yt, trajtoje atë me mirësi dhe mbroje veten prej tij. Sa i përket mikut, shokut, tënd, nëse është i ndershëm me ty, mbrojeni atë dhe ki kujdes, sepse jemi në kohët e fundit ku këshillat janë bërë të pakta derisa mezi shihni një këshilltar të sinqertë. Kohë që, ai që e merr si mik të t’ju sjellë gëzim, do t’ju sjellë mjerim dhe të keqe. Ai që ju e ngrini lartë do të përpiqet t’ju rrëzojë. Ai që ju nuk e trajtoni mirë do t’ju trajtojë keq. Ai që ju e mëshironi do të dëshirojë të mund t’ju qëllojë me shtiza ose t’ju shkelë me gjemba. Ai që përfitoi nga ty do t’ju dëmtojë. Ai që i bëni mirë do t’ju trajtojë ashpër. Ai me të cilin mundohesh të mbash lidhjet do t’i shkëpusë lidhjet me ju. Ai që ushqeni do t’ju privojë. Ai që i jepni përparësi, nëse mundet, do t’ju mbajë prapa. Ai të cilin  ju e rritët do të thotë: Unë jam ai që të rrita. Sa e çuditshme është kjo botë dhe njerëzit e saj! Si do të jetë me ty, o ti musliman, kur Zoti i Plotfuqishëm të vendos para Tij dhe të pyet për çdo gjë, për gjënë më të hollë deri dhe për bërthamën e hurmës, ndërsa ti je i etur, i uritur dhe i zhveshur?! Ndërsa njerëzit e tubimit të madh po të shikojnë, cila do të jetë përgjigjja?! “Ndalini ata, se do të pyeten.” ( Es-Saffat 24)

LEXO  Rëndësia e ditëve të Dhul Hixhxhes - Aksa 17.07.2020

Përgatit furnizimet e tua për udhëtimin që të pret, sepse është sikur të jesh midis atyre që nisen. Përgatit për vete shtëpi tënde ku të qëndrosh kur njerëzit e elitës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në mënyrë që të mos mbetesh i penduar.

O errësira e një nate që nuk ndriçon kurrë, dhe o distanca e një udhëtimi që nuk mbaron kurrë! Si mund ta ngushëllojë dikush veten nga trishtimi kur fatkeqësitë ripërtërihen tek ai çdo ditë? Vetëm një i sinqertë mund ta durojë dashurinë e një jete të vështirë.

Rruga e të vërtetës është e largët dhe durimi në caktimin e Zotit është i vështirë. Durimi me Zotin shkrin akullin.

Për Zotin e Plotfuqishëm nga robërit e Tij të varfër. Në këto ambiente të pastra: O Zot, të lutemi, e Ti je i Ditur për të fshehtat dhe për atë që përmban ndërgjegjia e jonë, o Zot, me Diturin dhe Kontrollin e çështjeve të krijesave Tua je i pasur, nuk ke nevoj, për diçka për të ditur atë në të cilën ne jemi, tek Ti ankohemi për gjendjen tonë.

Zotin e Madhërishëm dhe të Lartësuar e lusim që të na rregullojë çështjet tona. O Zot, vërtetë Ti nuk zbret fatkeqësi përveç se nga gjynahet tona dhe nuk i largon ato përveç se me pendesën tonë. O Zot, të lutemi ndërmjetëso në vetet tona dhe tek njerëzit tanë.

O Zot, ne nuk shpresojë tek dikush tjetër përveç Teje, nuk i lutemi dikujt tjetër përveç Teje dhe nuk synojmë vetëm se tek Tij.  Tek Ti qëndron uria e çdo të urituri, lakuriqësia e çdo të zhveshuri, frika e çdo të frikësuari dhe dobësia e çdo të dobëti.

O Zot, mos e lër kontrollin e veteve tona në dorën tonë, por menaxhoi ato me menaxhimin Tënd të mirë dhe të bukur. O Zot, na mundëso që të ndahemi nga kjo botë me sunet, na prano në Xhenetet e Tua dhe bëj vetet tona të qetësuara, që të duam në to njerëzit e Tu të dashur, të kërkojmë falje për të pabindurit nga robërit e Tu, të punojmë me rregullin, ligjin e librit Tënd, Kuranit, të besojmë në ajetet e përngjashme dhe të përshkruajmë Ty me atë që Ti e ke përshruar Veten Tënde.

O Zot, lehtëso çështjet tona, përfundo me vepra të mira  punët tona, na jep nga ato që të kënaqin Ty në shpresat tona, na mundëso të vdesim ndërsa Ti je i kënaqur me ne, o Bujar.

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, të dërguarin e përzgjedhur dhe të dashurin e dalluar, dhe familjen e tij të ndershme dhe të përsosur.

Ndërsa ti që fton për namaz, fto në namaz!

“Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar…” (El ‘Ankebut 45) “Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm, Ai ju kujton ju.

Falënderojeni Atë për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

“ Vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/733423716198917

Post Author: endrit