Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 27-03-1447H 19-09-2025 D
Shejh Muhamed Sarandah
Tema Shpëtimi i besimtarëve dhe shkatërrimi i komplotistëve intrigantë
Lavdërimet janë për Zotin! “Ata kurdisën një kurth të madh.” (Nuh 22)
Lavdërimet janë për Zotin! “A janë të sigurt ata që bëjnë plane djallëzore se Allahu nuk do t’i fusë në tokë ose që dënimi nuk do t’u vijë andej nga nuk e presin?” (En-Nahl 45)
Lavdërimet janë për Zotin! “Ata kurdisin dredhitë e tyre, por Allahu i di dredhitë e tyre. Edhe sikur prej dredhive të tyre të shembeshin malet, ata nuk do t’ia dalin mbanë. As mos mendo se Allahu nuk do t’ua mbajë premtimin e Vet të dërguarve. Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Zoti për shpagim.” (Ibrahim 46-47)
“Nëse të vështirat të vijnë, sulmojnë, me ushtarët e saj, dhe koha të jep dhimbje pas gëzimit,
Kërko strehim tek Zoti dhe trokin në portën e mëshirës së Tij, sepse Ai është shpresa për atë që kanë humbur të gjitha rrugët e tjera.
Ki mendim të mirë për Zotin tënd, ji i kënaqur me atë që Ai të ka dhënë, mjerimi dhe frika do largohen nga ti.
Nëse të godet një e vështir, prit lehtësimin, sepse e vështira është e lidhur dhe pasohet me lehtësimin.
Sa njerëz të vuajtur ka shpëtuar Zoti me mëshirën e Tij, dhe sa shumë njerëzve shpresëplotë u ka dhënë atë që kanë shpresuar.”
O Zotëruesi i gjithë Pushtetit, largo atë që na ka ndodhur ne.
O Zotëruesi i gjithë Pushtetit, largo atë që i ka ndodhur njerëzve tanë të izoluar dhe të bllokuar!
O Zotëruesi i gjithë Pushtetit, largo atë që i ka ndodhur xhamisë tonë, sepse atë që ka ndodhur nuk mund ta durojmë dot.
O Zot, ki mëshirë, sepse myslimanët po vuajnë, prandaj ndihmoi dhe bëji të qëndrueshëm ku do që të jenë.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, u fsheh nga krijesat me dritën e Tij, dhe qëndroi i fshehur prej tyre për shkak të pamjes së Tij të mrekullueshme. Madhërimi është për Ty, o i Larti dhe i Plotfuqishmi, i Forti dhe i Lavdishmi, i Lashtë në Pushtet i Madh në Krenari, i Përsosur në Bukuri, o Plotëfuqishëm në Sundim, të lutemi Ty me Dritën Tënde të Lashtë që të na marrësh për duarsh tona për tek Ti, të na shikosh me Mëshirën Tënde dhe të largosh nga Aksa jonë çdo të keqe dhe fatkeqësi, o Zoti i botëve.
Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Zotit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. O Zot, dërgo lutjet dhe përshëndetje të plota për zotërinë tonë Muhamedin, me të cilin zgjidhen problemet, lehtësohen shqetësimet, plotësohen me të nevojat, arrihen me të dëshirat dhe përfundimi i mirë, dhe kërkohet që retë të lëshojnë shi me fytyrën e tij fisnike. Drita e tij verbon shikimin, xhamia e tij është flamur dhe far, pishtar ndirçues. Fryma e tij është parfum dhe erë e mirë. Kush e përshëndetën atë, ai ja kthen selamin, përshëndetjen. Kush dërgon lutje dhe përshëndetje për të është afër Xhenetit. Kush i jep fjalën, besën, atij i ka dhënë fjalën Zotit. Kush meriton ndërmjetësimin e tij ka kaluar të vështirën, e kush pi ujë nga lumi i tij ka fituar. O Zot, na mundëso ndërmjetësimin e tij dhe na bëj që të pimë nga lumi i tij, o Zoti i botëve.
“Ata kurdisën një kurth të madh.” (Nuh 22) Në çdo epokë, kohë dhe vend ka një grupacion të devijuar dhe mashtrues që ngre kurthe, komploton ndaj të vërtetës dhe popullit të saj. Grup që shfaqën besnikëri por në zemër të tyre ka kurthe, komplot për të dërguarit dhe pasuesit e tyre. Umeti Islam që në fillimet e thirrjes së tij është prekur nga kurthet, mashtrimet e udhëheqësve të arabëve. “ Kujto kur mohuesit komplotonin kundër teje…” (El-Enfal 40) Me komplotin e tyre deshën ta vrisnin të dërguarin, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. U përpoqën ta burgosin, izolojnë atë me komplotin e tyre, dinakëria, intriga e tyre i shtyu ata ta dëbonin nga vendi i tij. Megjithatë, komploti i tyre ishte i kotë dhe qëndroi e vërteta dhe njerëzit e saj. “ Ne po t’i tregojmë ty disa nga historitë e të dërguarve, për të ta forcuar zemrën. Në këtë sure të ka ardhur ty e vërteta. Ajo është këshillë dhe kujtesë për besimtarët.” (Hud 120) Populli i Nuhit, paqja e Zotit qoftë mbi të, thuren komplote kundër thirrjes së vërtetë komplote, kurthe të mëdha, devijuan shumë, promovuan, përhapën gënjeshtra midis brezave të rinj. Rezultati i komplotit të tyre ishte se ata u mbytën me ujë, e nuk kishte mbrojte për ata nga urdhëri i Zotit dhe nuk ka mbrojtje për ata nga komploti, kurthi i Zotit.
Dhe pse mjetet e mashtrimit ndryshojnë në çdo epokë, të gjitha shërbejnë për të luftuar të vërtetën. “Kështu, Ne kemi bërë në çdo qytet që keqbërësit më të mëdhenj të ngrenë kurthe. Mirëpo, kurthet ia ngrenë vetëm vetvetes e nuk e ndiejnë.” (El-En’am 123)
Idhujt të cilët vendosën komplotistët që të adhurohen dhe të ju luten përveç Zotit, siç ishin: “ Jeguthi, Jaukë dhe Nesrin!” (Nuh 23) sot kriminelët dinakë i kanë zëvendësuar me kriminelë, që janë mbjellë për t’u adhuruar dhe për t’iu bindur përveç Zotit. Nëse përreth Shtëpisë së Shenjtë, Qabes, ishin më shumë se treqindë idhuj, të cilët adhuroheshin përveç Zotit, sot ata janë zëvendësuar me individë që kanë bërë të ligjshme atë që ka ndaluar Zoti përmes mashtrimit, kurtheve të tyre, kanë bërë që të këqijat të duken të bukura me reklamimin e tyre dhe kanë inkurajuar vesin përmes ligjeve të tyre. Ndërsa kriminelët e mëdhenj të tyre vrarë guximtarët, zhvendosur njerëzit dhe shitën vendin, shenjtëri që shkelej para syve të tyre. Ata promovuan gënjeshtrën derisa ajo u bë një e vërtetë e ligjshme, legjitime, dhe pastaj u mundën.
“Nëse e lë vëllain tënd që ta hanë ujqërit, dije se ti vëlla, do të jesh dhe më keq se kaq,
Do të vijë rradha jote pas tij në një moment ku dhe nëse nuk të ha ujku do të shqyejnë qentë. Nëse zjarri do të djegë dhomën e një shtëpije dhomën tjetër do e godasi shkatërrimi.”
Perëndimi krijoi, ngriti institucione dhe konferenca për ta, ku ata takoheshin për të komplotuar kundër të vërtetës dhe popullit të saj. Islami u luftua, e vërteta u luftua dhe daullexhinjtë e gënjeshtrës i binin daulleve në një gjuhë që nuk është e çuditshme për ne. “Ata kurdisën një kurth të madh.” (Nuh 22)
“Dhe Nuhu tha: “O Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë femohues, sepse, nëse Ti i lë, ata do t’i shpien në humbje robërit e Tu dhe do të lindin vetëm kriminelë dhe jobesimtarë!” (Nuh 26-27) Këto janë vizitat dhe turet e tyre mashtruese në vendet Islame, brenda korridoreve të errta dhe të urryera.
O Zot, Ty të lamë që të merresh me ata dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga të këqijat e tyre. O Zot, sikurse mbyte komplotistët, ata që ngritën kurthe, dhe shpëtove Nuhin dhe ata që ishin me të nga besimtarët, na shpëto nga komplotistët, shpëto popullin e Palestinës të izoluar, të shtypur nga komplotistët, shpëto Aksanë tonë nga komplotet e tyre, o Zoti i botëve. Shpëto umetin tonë Islam nga kurthet e tyre, ne vërtetë çështjen tonë ia lëmë Zoti, sepse Ai i shikon vërtet robërit e Vet. “Unë çështjen time ia lë Allahut, sepse Ai i sheh vërtet robërit e Vet”. Dhe Allahu e ruajti atë prej të këqijave dhe kurtheve të tyre, ndërsa ithtarët e Faraonit i kaploi dënimi i ashpër.” (Gafir 44-45)
Komploti, mashtrimi ka hapur krahët e tij mbi umetin Islam, dhe, nën udhëheqjen e mashtruesve, vendet islame janë ndarë, pjesët e tyre janë copëtuar dhe të ndarat janë ndarë. U plaçkitën pasuritë dhe të mirat e umetit, u përhap imoraliteti, shthurja dhe shpërbërja. U përjashtuan thirrësa dhe i detyruan të heshtin. U bë rishikimi i metodave, programeve dhe reduktimi i ajeteve Kuranore nga programet shkollore, të cilat shqetësojë planet e komplotistëve. Historia e të dërguarit u zëvendësua me historinë e figurave të shquara dhe të famshëmve në art dhe në këngë, muzikë. U thurën plane të shkruara me dorën e komplotistëve, mashtruesve, për të thirrur në shthurje dhe në imoralitet nga këtu dhe atje. U bë thirrje për për të denigruar përkatësinë e muslimanëve në vendet e tyre të shenjta, në Aksanë dhe në tokën e tyre. “Ata kurdisën një kurth të madh.” (Nuh 22)
I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ O ju njerëz! Urdhëroni në të mirë dhe ndaloni nga e keqja, e ndaluara, para se të luteni dhe të mos pranohet lutja juaj dhe para se të kërkoni falje dhe të mos ju falen gjynahet.”
Kemi besuar në Zot, nuk besojmë në idhujt që janë vendosur për mashtrim dhe tundim. Modeli që duart e mashtrimit kërkojnë të arrijnë është prodhimi i një mendimi që bën thirrje për t’u kapur pas parasë dhe luksit. Paraja është tregues i pasurisë dhe jo i progresit dhe avancimit. Disa individë dhe shoqëri po vrapojnë drejtë materiales, pares dhe pasurisë duke braktisur ruajtjen e parimeve dhe vlerave. Fryma shoqërore është zhdukur, është dobësuar nderi, jemi larguar nga krenaria jonë, nga origjina jonë dhe nga parimet tona fetare. Jemi larguar nga historia jonë dhe nga qytetërimi ynë. Vërtetë solidarizimi, mbështetja dhe lidhja në mes të bijve të umetit, popullit të vetëm është ajo që i shqetëson komplotistët, mashtruesit, andaj komplotistët përpiqen që të shkatërrojnë lidhjet në mes të idnividëve të shoqërisë Islame. “Ata kurdisën një kurth të madh.” (Nuh 22)
Ai që ndjekën skenën globale sot do të zbulojë se historia përsëritën veten. Ajo është luftë kundër Islamit, si në të vjetrën dhe në modernen, tani, me emra të ndryshëm, të cilat Zoti i ka thyer dhe ka ulur flamurin e tyre. Nga se Zoti ka dërguar për umetin në çdo kohë dikë që thyen dhe mposhtën shpatën e intrigantëve, mashtruesve. “Dredhi kanë bërë edhe ata që kanë qenë para tyre, por Allahu i zotëron të gjitha dredhitë. Ai e di se çfarë fiton çdo njeri dhe mohuesit do ta dinë se për kë do të jetë përfundimi më i mirë.” (Er-Ra’d 42)
“O ju që keni dhimbje, durim, sepse vërtetë pas durimit ka përgëzim, lajm të mirë.
O ju që keni qarë natën, dijeni, se do të mbërrijë drita e agimit.
O ju që jeni shpërngulur natën, dijeni, se do të mbërrijë drita e agimit.
O ti i munduar, më thuaj: A do e lërë Zoti mundimin përherë?!
O i dashuri i zemrës, qetësohu, sepse pas vështirësisë vjen lehtësimi.”
“Ata kurdisën një kurth të madh.” (Nuh 22)
Produktiviteti në shoqëri ka rënë, frenuar, fabrikat janë mbyllur nën pretekstin e terrorizmit, bujqësia, e cila është themeli i popullit, është ndalur, individë që janë mbytur në kredi dhe luks me fajde, vendet janë zgjeruar me huamarrje dhe fajde, pastaj vijnë milionat në ndihmë për të zbatuar projekte për të prodhuar filma kinematografikë ose seriale me cilësi të ulët që synojnë brezin e ri. Rezultatet e kësaj janë të dukshme në shoqëritë e sotme, me lëkundjet në skenat e festivaleve, ndërsa umeti, populli rrjedh gjak dhe sytë e tij pikojnë gjak. Umeti është ende në gjumin e tij të thellë, i plagosur. Perëndimi po e sulmon hapur atë para botës, dhe është ai që kontrollon punët e tij, për shkak të dobësisë së umetit dhe rënien e tij në kurthet e mashtrimit keqdashës. “Ata kurdisën një kurth të madh.” (Nuh 22)
Në të vërtetë, mitet kanë rënë para botës, ashtu siç kanë rënë, shkatërruar idhujt. Idhulli i sekularizmit dhe demokracisë, që u mbollën në popuj që nga fillimi i shekullit të kaluar, është shkatërruar qartësisht.
Sa i përket gënjeshtrës për të drejtat e grave, për të cilën u shpenzuan para dhe u krijuan shoqata, mashtrimi i saj ka dështuar qartë. Perëndimi keqdashës, i cili është i etur për arritjet akademike të grave në Afganistan dhe lëshon raporte rreth shanseve të tyre të ulëta për të marrë një diplomë doktorature, nga ana tjetër hesht para shtypjes dhe lënies së grave të uritura në zhvendosjen e tyre. Ky është mashtrimi kompleks i Perëndimit. Në të vërtetë, ligji i Zotit në lidhje me mashtruesit mbetet. Pavarësisht se sa i fshehur është mashtrimi i tyre, zgjerohet globalisht dhe i bëjnë ata të besojnë se e kanë arritur qëllimin e tyre, mashtrimi i tyre do të marrë fund. “Edhe popujt që ishin para tyre (paganëve të Mekës), kanë kurdisur dredhi. Por Allahu ua rrënoi godinën që nga themelet, kështu që kulmi i saj ra mbi ta dhe dënimi u erdhi andej nga nuk e prisnin.” (En-Nahl 26)
Në të vërtetë, ashpërsia e kurtheve nuk e justifikon besnikërinë ndaj askujt tjetër përveç Allahut dhe të dashurve të Tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: ” Kurthet, mashtrimi dhe dredhitë janë në zjarr të Xhehenemit.” I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë të vërtetën.
Luteni Allahun duke qenë të bindur në përgjigje.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Allahun, i Cili ka caktuar mbështetjen për ndjekësit e Tij besimtarë dhe ka mbështetur me të vërtetën të zgjedhurit dhe të devotshmit e Tij.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Mbështetësi monoteistëve, besimtarëve, dhe Poshtëruesi tiranëve mashtrues dhe të padrejtë.
Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Zotit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, vula e të dërguarve. Zoti e ruajti atë nga komplotet e agresorëve dhe e shpëtoi atë nga planet e jobesimtarëve. Zoti qoftë i kënaqur me shokët e tij, me tabi’inë dhe ata që e pasojnë ata në vepra të mira deri në Ditën e Kijametit.
Komplotet, kurthet që i janë ngritur umetit tonë, si dhe mundimet e fatkeqësitë me të cilat po përballet sot, i shtyjnë besimtarët që së pari të ruhen nga hipokritët dhe politeistët, dhe së dyti të përmbahen në rrugën e Zotit dhe të të dërguarit të Tij, të qëndrojnë larg gjynaheve dhe gjërave të ndaluara, gjë që e pengon umetin të bjerë në kurthet e mosbesimtarëve dhe të intrigantëve.
Në të vërtetë, harmonia midis besimtarëve është forcë kundër kurtheve të armiqve të tyre. Nuk ka siguri, mbështetje apo shpëtim përveçse nëpërmjet unitetit Islam. Komploti i Allahut kundër atyre që nuk i binden Atij është i shpejtë dhe ndëshkimi i Tij është i rëndë, dhe nëse Ai u jep afat për një kohë. Prandaj, kini kujdes, ruhuni nga tradhtia e besimtarëve, bëni kujdes nga mosbindja ndaj urdhrit të Tij dhe nga mosmirënjohja ndaj mirësive të Tij.
O Zot, para fuqisë Tënde nënshtrohen kokat tona, nga frika e të Cilit nënshtrohen Melaiket dhe me fjalën Tënde gjëmojnë qiejt. O Zotërues i lavdisë dhe madhështisë, të lutemi që të hakmerresh ndaj çdo gjynahqari mashtrues dhe gjakpirës. O Zot, kush dëshiron të mirën për Islamin dhe muslimanët, merre për dore, e kush dëshiron të keqen për Islamin dhe muslimanët, o Zoti ynë, uli flamurin e tij, anuloje fuqinë e tij, veshe atë me rrobën e poshtërimit dhe frikës dhe mposht mendjemadhësinë e tij.
O Zot, plani i intrigantëve është zgjatur dhe është intensifikuar në vend, prandaj jepu atyre ndëshkimin dhe dënimin Tënd.
O Zot, ndalo gjakderdhjen e myslimanëve kudo, përfshirë dhe në Palestinë. O Zot, largo bllokadën, izolimin, nga njerëzit tanë të izoluar. O Zot, mundësoju ushqim atyre kur janë të uritur dhe mbroji ata nga frika. O Zot, mundësoju strehim të pastrehëve dhe të zhvendosurve të tyre. O Zot, largo nga ata luftën dhe dëmet e saj. O Zot, shëro të sëmurët e tyre dhe mëshiro ata që përzgjodhe prej tyre. O Zot, mundësoju lirimin të shpejt dhe të afërt pengjeve dhe të burgsurve tanë, o Zoti i botëve.
O Zot, shpërble për ne zotërinë tonë Muhamedin, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, me shpërblimet më të mira. O Zot, jepu për ne shpërblimet më të mira dijetarëve, mësuesve dhe prindërve tanë.
O Zot, Ti që ke bërë salavatet ndaj të dërguarit tonë nga adhurimet, të lutemi të afrohemi pranë Teje me të gjitha salavatet që janë dërguar për të nga dita që është krijuar deri në pafundësinë e përsosmërisë.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)
Dhe fto për namaz.
Afrim Smakaj