Njohja e Fesë -Shejh Salah El Budjri

 

 

Falenderimet  për Allahun xh.sh i Cili i ka ngritur  në gradë njohësit e fesë, i ka bërë ata të qëndrueshëm në fe dhe rregull për përmirsim.  Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër për vec Tij i pa Shok, dhe se ai që i bën shok Allahut do të marrë gjynahe, dhe do të qëndrojë në xhehenem përherë  në këtë fatkeqësi i poshtëruar. Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij, ka fituar ai që ka marrë Profetin tonë model dhe drejtues të tijë. Paqja e Zotit qoftë mbi të,mbi  familjen dhe shokët e tij, lutje që zgjasin përgjithmonë, dhe përshëndedje që pasohen me përshëndetje.

Në vijim

O muslimanë !  Frikësojuni Allahut , ka fituar i kujdesshmi, dhe ka humbur ai qe shpërdoron, ; “O besimtarë Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë musliman.” (Al Imran 102)

O ju Musliman ! Nga mirësitë e mëdha dhe vlerat e popujve është mirësia e  njohjes së fesë. Njohja është besimi në Një Zot dhe largimi nga shirku të bërit shok Allahut xh.sh, mos bindja në krijesë, në atë që e Zemëron Allahun xh.sh. Njohja është argument , siguri  dhe stabilitet në fe. Allahu xh.sh thotë : “Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt Allahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua. I përlëvduar qoftë Allahu; unë nuk jam prej idhujtarëve!” (Jusuf 108)

Njojha e fesë është urtësi. Njohja e fesë është dritë që e vendosën Allahu xh.sh në zemër, ku ndanë  të vërtetën nga e kota, të mirën nga e keqja, virtytin nga vesi.

O ju musliman! Humbja e shikimit në njohjen e fesë është më e rëndë dhe më e keqe se humbja e shikimit të syve.Ai që humbën shikimin e syve të tij është i verbër. Allahu xh.sh thotë: “Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.” (El-Haxhxh 46)

Dhe shikojmë  me mijëra njërëz që shikojnë por janë pa udhëzim, sikur mbi sytë e tyre ka një përde.  Nuk është i vërbër ai që nuk shikon me sytë e tij , por i verbër është ai që ka injoruar të drejtën e Zotit për të.

I ka ikur shikimi Abdullah Ibn Abasit r.a nga fundi i jetës së tij, atëherë ai thuri në vjershë. “Nëse Allahu me mori nga dy sytë dritën e tyre, në gjuthën dhe zemrën time kam dritë, zemrën e zgjuar dhe trurin të pandotur, dhe në gojën time mprehtësi si mrehtësia e shpatës.”

Njohja në fe është Kurani dhe Suneti i Profetit a.s  Allahu xh.sh ka thënë: “(Thuaju o Muhamed): “Tashmë ju kanë ardhur nga Zoti juaj prova të qarta. Ai që i sheh ato, i sjell dobi vetes, ndërsa ai që i mbyll sytë para tyre, i bën dëm vetes. Unë nuk jam rojtari juaj”. (El-Enaam 104) dmth Ju kan ardhur provat dhe argumentat të cilat i kanë , përfshirë Kurani Famëlartë  dhe Suneti i të Dërguarit të Zotit, Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi Të.

Ato janë dritë për zemrat tuaja, dritë e vecantë vetëm për sytë tuaj , prandaj nxitoni drejtë kësaj drite njohjeje të Kuranit dhe Sunnetit, dhe mos u tundoni nga iluzionet dhe paudhësive.

O ju  musliman!  Si qëndroni në mocalin e paudhësive? Si qëndroni në mocalin e paudhësive? Si qëndroni në mocalin e paudhësive? Kur ju keni dritën e pa fundë dhe ndricimin e dukshëm, Librin e Zotit dhe Sunetin e të Dërguarit të Zotit, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Kërkoni prej dritës ndricimin më të madh, dhe qendroni largë ërrësirës më të madhe.

Nga Abdullah Ibn Amr Ibn El Asi r. a kur flitet në Tevrat për   sifatet cilësitë e të Dërguarit të Allahut xh.sh , Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Për Zotin ai është e përshkruan në Tevrat me disa cilësi që është përshkruan në Kuran.. “O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues, mbrojtës i të paditurve, ti je robi dhe i dërguari Im, të kam emëruar ty si mëkëmbës, nuk je i ashpër as i pa sjellshëm, nuk je i zhurmshëm në tregje, nuk e kthen të keqen me të keqe , por falën dhe mëshiron, nuk e merr Allahu xh.sh deri sa të përballet me popullin mohues dhe ti thërrasë ata në fjalën S’ka Zot tjetër vec Allahut, hapën me të sytë e mbyllur, veshët e shurdhët dhe zemrat e zbrazëta.”  Tranmseton Buhariu . Kuptimi është hapja me fjalën e Tevhidit (Njëshmërisë së Zotit), sy që janë të verbuar para të vërtetës, dhe mohon shirkun të bërit shok Allahut xh.sh, dhe provon Tevhidin Zoti është Një. Miletul elavxha është populli mohues.

O ju Musliman ! Ai që ka dëgjuar thirrjet e Zotit, ajetet e Librit të Tij dhe thënijet e të Dërguarit të Zotit, Muhamedit Paqja e Zotit qoftë mbi të,  ka kthyer veshët e tij nga e vërteta, dhe i ka dhënë një goditje të brenshme syve të tij të të mbushur me errësirën e injorancës, mos besimit dhe humbjes. Shurdhues i të vërtetës që nuk e dëgjojnë, verbëri përball të drejtës që nuk shikojnë. Nuk dëgjojnë zërin e dobishëm, dhe nuk shikojnë njohjen që udhëzon. Thotë Allahu xh.sh për të tillët: “.., sepse as nuk dëgjonin , as shihnin” (Hud 20)

Allahu xh.sh thotë në një ajet tjetër, për ata në lidhje me jetën tjetër dhe ditën e Kijametit: “Përkundrazi! Ata dyshojnë në të, ata janë të verbër ndaj saj.” (En-Neml 66)

Ndërsa përsa u përket besimtarëve Ata janë që dëgjojnë dhe shikojnë. Besimtari ka njohjen e të vërtetës,  ruajtës i kësaj njohjeje dhe ndikues i mirë . Allahu xh sh, thotë : “Nuk janë , kurrësesi , njësoj i verbëri dhe ai që sheh, As errësira dhe drita.” (El-Fatir 19-20)

Ibn Abbasi r.a ka thënë: Nuk janë , kurrësesi, njësoj i verbëri dhe ai që sheh, në ajet është shembull që e ka sjellë Allahu xh.sh për banorët që i binden Zotit dhe ata që e kundërshtojnë Atë.

Thuhet : Për cdo njeri ka katër sy, dy sytë që ka në kokë janë  për këtë dynja botë, ndërsa dy sy i ka në zemrën e tij dhe janë për botën tjetër. Nëse verbohen sytë  e kokës dhe ka shikimin me sytë e zemrës nuk e dëmton verbëria e tyre me ndonjë gjë. Nëse ka shikimin e syve të kokës dhe i verbohen sytë e zemrës, nuk do ti bejë dobi shikimi i tyre në ndonjë gjë. Po cfarë domosdoshmerie ka njeriu për sytë dhe veshët vetëm se të dëgjojë të vërtetën me veshët e tij, dhe të shikojë udhëzimin me sytë e tij. Ku është dobia e shikimit të njeriut ne këtë botë? Ku është dobia e shikimit të njeriut në këtë botë? Në se tek ai  bëhen të njëjta drita dhe errësira??

Zoti na bëftë nga ata që e shikojnë të vërtetën me zemër ,dhe të jetë e vërteta udhëheqëse ne jetën tonë , dhe dritë në varrin tonë.

Kërkoni falje tëk Zoti sepse Ai është falës i atyre që pendohen dhe kërkojnë falje.

Hutbeja e dytë

Falenderime të vazhdueshme për Mirësitë e Tij të vazhdueshme. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër vec Allahut Një dhe i pa Shok, lutje për mirësitë që na ka dhënë dhe në vazhdimsi të na japë nga ato. Dëshmoj së Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Allahut.  Ai që ka ndjekur atë ka shpëtuar dhe është udhëzuar, ai që e kundërshton atë ka humbur. Paqja e Zotit qoftë mbi të, familjen dhe mbi shokët e tij , paqe që ngelet dhe selame që shikohen.

Në vazhdim

O ju muslimanë! Frikësojuni Allahut dhe ndiqeni Atë , Bindjuni dhe mos e kundërshtoni Atë.:

“O besimtarë Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë musliman.” (Al Imran 102)

O ju muslimanë! Nga cilësitë e besimtarëve është se ata janë shpëtues të  zemrave, qartësues të mendjeve, bindës të urdhëresave të Zotit dhe ndalesave te Tij, të bindur në  Premtimin e Tij dhe kthimin tek Ai. Kur u lexohen ajetet e Tij, janë të vëmendshëm, dëgjues dhe ndjekës së tyre, me veshët që i dëgjojnë dhe zemrat në të cilat i vendosën ato ajete, nuk janë të pavëmendshëm ndaj këshillave të tij,  dhe nuk janë arrogant në Adhurimin e Tij. Nuk bëjnë atë që bëjnë të shurdhuarit që nuk dëgjojë dhe të verbërit që nuk shikojnë. Allahu xh.sh thotë : “Edhe ata, që, kur paralajmërohen nga Shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër.”(El-Furkan73)

Ka thënë Hasani: Sa nga njerëzit e lexojnë këtë ajet dhe largohen (mbrohen) nga shurdhëria dhe verbëria? Me të vërtetë nderi, vlera, lartësimi dhe prestigji është në njohjen e fesë .

O Zot na bëj ne nga shoqëria që njeh fenë e Zotit . O Zot na bëj ne nga shoqëria që njeh fenë e Zotit . O Zot na bëj ne nga shoqëria që njeh fenë e Zotit. O Zot na bëj nga ata që të bien në sexhde vetëm  Ty. O Zot na bëj nga ata që të bien në sexhde vetëm Ty.

O Zot na bëj të madhërojmë me  falenderim Ty. Na bëj zbatues të urdhrave tu. O Zot na bëj të shumët në fenë Tënde. O Zot na bëj të shumët në fenë Tënde. O Zoti i Gjithsisë.

Lutuni dhe dërgoni selame për të Lavdëruarin,  ai që eshtë ndërmjetës i vetëm për nevojtarët. Kush e përshëndetën të Dërguarin e Zotit  një herë Allahu xh.sh e përshëndet atë dhjetë herë. O Zot fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd Muhamedin . Kënaqësia e  Zotit qoftë mbi familjen, shokët e tij dhe mbi ne sëbashku me ta O Zot i Gjithësisë.

O Zot lartësoje islamin dhe muslimanët. O Zot lartësoje islamin dhe muslimanët.

O Zot ! Shkatëro politeizmin dhe politeistët.

O Zot shkatërroi armiqtë e fesë Tëndë. O Zot shkatërroi armiqtë e fesë Tëndë. O Zot shkatërroi armiqtë e fesë Tëndë.

O Zot  jepu paqe dhe siguri vendeve muslimane.

O Zot ruaj vendin e dy qyteteve të shenjta nga duart e keqbërësve , nga kurthet e  atyre që ngrejnë kurthe, zilija e ziliqarëve, urrejtja e atyre që urrejnë, o Zoti i Botrave.

O Zot jepi sukses drejtuesit dhe  kujdestarit të cështjës tonë, kujdestarin e dy xhamijave të shenjta  në atë që Do dhe je i Kënaqur o Zot i Madhërishëm, dhe drejtoj ata drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të ti në atë që është në të mirë dhe në ndihmë të muslimanëve. O Zoti i Botrave

O Zot ruaj ushtarët tanë që janë në mdrojtjen tonë dhe të kufinjëve të vendit tonë. O Zot ruaj njerëzit e sigurisë tonë dhe jepu shpërblimin më të mirë. O Zoti i Botrave

O Zot na fal gabimet tona, të qëllimtat dhe pa qellimtat,  të bëra hapur dhe fshehtasi që ne bëjm. O Zoti i Gjithësisë.

O Zot tek Ti kërkoj mbrojtje nga dita  e vështirë, nata e vështirë dhe ora e vështirë.

O Zot na mbro nga e panjohura, dhe nga goditja e fatkeqsive, o Zoti i Botrave.

O Zot shëroji të sëmurët tanë, lehtëso dhimbjet tona, Mëshiroji të vdekurit tanë,

Na ndihmo o Zot kundër armiqve tanë. Na ndihmo o Zot kundër armiqve tanë.

O Zoti i Botrave

O Zot bëji lutjet tona të dëgjuara, thirrjet tona të ngritura,  O Bujarë, O i Madhërishëm o Mëshirues.

Medina / by

Post Author: