Kujdesi për të rinjtë është mbrojtje për individin dhe shoqërinë

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar    04-08-1447 H     23-01-2026 D

Shejh Usame Khajat   

Tema     Kujdesi për të rinjtë është mbrojtje për individin dhe shoqërinë

Lavdërimet janë për Zotin, Ai i Cili farën dhe bërthamën e bën të mugullojë. Zotin e Madhërishëm e lavdëroj për mirësit e Tij të panumërta dhe të pallogaritshme.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Krijuesi tokës dhe i qiejve të lartë.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i dërguari i dalluar, profeti i përzgjedhur dhe i dashuri i zemrave. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, udhëheqësit e udhëzimit dhe yjet ndriçues, tabi’inët dhe ata që i pasuan në mirësi dhe u mjaftuan.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit dhe kini frikë për ditën në të cilën do të dilni para Tij, ku çdo njërin do e shpërblejë për atë që ka vepruar. “ Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” (Ez-Zelzele 7-8)

O ju muslimanë! Kur të afrohet rreziku dhe të rritet kërcënimi njerëzit e mençur i shikojnë të rinjtë ashtu siç të pasurit shikojnë pasurinë e tyre, dhe e shikojnë të domosdoshme që të nxitojnë të ndjekin çdo rrugë të mundshme për të arritur atë që duan ruajtja e tyre dhe mbrojtja e tyre në një mënyrë që ruan territorin, largon dëmin dhe largon agresionin. Vërtetë ruajtja e rinisë së umetit ka ndikimin më të madh në ruajtjen e strukturës së tij dhe ngritjen e shtyllave të rilindjes së tij, në mënyrë që ai të zërë vendin e tij të merituar midis popujve dhe që të jetë ashtu siç e ka dashur dhe Zoti: “… populli më i mirë i dalë për njerëzimin…” (Al ‘Imran 110) Përsosmëria e kujdesit për të rinjtë dhe bukuria e mbrojtjes që u jepet atyre janë ndër motivet më të forta për të fituar zemrat dhe për të rrëmbyer shpirtrat. Sikurse ky kujdes dhe kjo vëmendje është mbjellje e besimit të saktë, ruajtje e ligjeve të fesë me dituri dhe veprim, mbjellje e farës për fortifikimin e moralit he kultivimin e traditave të mira, për të shmangur gabimet dhe të metat dhe çdo gjë që kërkon kërkim falje pre tij, kjo është gjithashtu dhe duke u kujdesur për ta në fushën e shoqërimit, uljes dhe socializimit. Kjo sepse rinia është një nga arsyet më të mëdha për përparim ose regres, për sukses ose dështim, për shqetësim ose siguri.

Adhurues të Zotit! Kjo sepse një shok apo njeri i besuar ka  ndikim të thellë në shpirtin e shokut ose të personit të tij të besuar. Vërtetë prej urtësisë së madhe është të jesh i kujdesshëm në këtë çështje  dhe të vonosh mbajtjen e një lidhjeje miqësie me të  derisa të zbulohet informacione rreth tij, të dallohet natyra e tij e vërtetë dhe të besohet feja dhe karakteri i tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, është shprehur në mënyrë elekunete, të qartë, në kontekstin e dhënies së udhëzimit dhe paralajmërimit dhe ka thënë: “ Njeriu është në fenë e shokut të tij, andaj secili prej jush të shikojë se kë shoqëron!” Hadithin e ka transmetuar Imam  Ahmedi në Musnedin e tij dhe Tirmidhiu në Xhami’in e tij nga hadithet e Ebu Hurejres, Zoti qoftë i kënaqur me të.

Në të vërtetë, natyra e dikujt imiton natyrën e një tjetri dhe ndikohet prej saj. Njeriu ecën shumë shpejt në rrugën e preferuar dhe të zgjedhur nga shoku i tij.  Për këtë, i dërguari i mëshirës, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, përshkroi këtë kuptim në një shembull profetik të qartë dhe elekuent, kur ka thënë në një hadith të cilin e kanë transmetuar Imam Buhariu dhe Muslimi në sahihët e tyre, nga hadithet e Ebi Musa El Eshariut, Zoti qoftë i kënaqur me të: “ Shoku i mirë dhe shoku i keq i shëmbëllejnë shitësit të parfumit dhe farkëtarit që i fryn farkës. Shitësi i parfumit ose të lyen me parfum, ose blen parfum prej tij, ose ndien aromë të këndshme prej tij. Kurse farkëtari që i fryn farkës, ose ta djeg rrobën, ose ndien erë të keqe prej tij.”

LEXO  Shikimi i Zemrës - Meka 21.06.2019

Nëse shoku është ai që mbush boshllëkun, fal gabimin, nuk e vëren pengesën dhe ja fsheh të metat, e udhëzon shokun e tij drejt mirësisë, e mbikëqyr atë në të, e ndihmon në të, ia zbukuron bindjen, ja bën të shëmtuar mosbindjen dhe e largon prej saj duke ja kujtuar, e këshilluar dhe paralajmëruar. Ky është shoku i drejtë, i mirë, me të cilin shoku i tij është i lumtur  dhe përfundimi i tij është i mirë duke qëndruar me të.

Nëse shoku është nga ata që e zbukurojnë të shëmtuarën, i bën  të duket të mira të ligat nga fjalët dhe veprat, besimet e prishura dhe rrugët e gabuara,i nxit njerëzit t’u bashkohen atyre dhe të bien në humnerën e tyre, atëherë ai është shoku i keq që e bën shokun e tij të mjerë, sepse ai ishte një fatkeqësi për të, nga se iu bind atij dhe ia dorëzoi udhëheqjen e atij.  Kështu që ai përfundon me të në shkatërrim dhe në torturën e zjarrit, do përfundojnë duke i kërcitur dhëmbët nga keqardhja kur keqardhja nuk do ketë dobi.  “Atë Ditë keqbërësi do të hajë gishtat e duarve të veta, duke thënë: “Ah, sikur ta kisha marrë rrugën (e drejtë) me të Dërguarin! Ah, sikur të mos e kisha bërë filanin mik! Ai më ka larguar nga Këshilla (Kurani) që më kishte ardhur!” Vërtet, djalli e braktis gjithmonë njeriun në çastin e nevojës.” (El-Furkan 27-29) Prandaj nuk është çudi që miqësia e këtij niveli atë ditë të shndërrohet në armiqësi. “Atë Ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që e kanë pasur frikë Allahun.”(Ez-Zuhruf 67)

Sikurse nuk është habi që njeriu i mençur të jetë koprrac me shoqërinë dhe uljen me të,  nuk e bën atë përveçse për njerëzit e besimit,  nuk ua jep atë përveçse njerëzve të devotshëm, duke vepruar sipas udhëzimit të më të mirit të njerëzimit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  në thënien e tij: “Mos shoqëro askënd përveçse besimtar, dhe mos lejo që ushqimin tënd ta hajë veçse njeriu i devotshëm.” Hadithin e ka transmetuar Imam Ahmedi në Musnedin e tij, Ebu Davudi në Sunenin e tij dhe Tirmidhiu në Xhami’un e tij, me një zinxhir të mirë transmetimi.

O adhurues të Zotit! Vërtetë shoqëria duhet të jetë thjesht për hatrin e Zotit, e liruar nga motive të fshehta dhe larg tekave. Ajo duhet të lindë dhe të rritet brenda sferës së besimit, e udhëhequr  nga autoriteti i besimit dhe ligjit, duke përfshirë urdhrat dhe ndalesat që besimtari përdor në të gjitha drejtimet e zemrës së tij, në lëvizjet dhe qëndrimet e gjymtyrëve të tij.

Aty, përmes dashurisë së tij për njerëzit e mirë dhe të drejtë ai ngrihet mbi pozitën e tij në Ahiret gradualisht dhe bashkohet me ata që i donte, dhe nëse nuk bënte të njëjtën punë si ata. Siç vjen në hadithin të cilin e kanë trasnmetuar Imam Buhariu dhe Muslimi në sahihët e tyre, nga Abdullah Ibn Mesu’di, Zoti qoftë i kënaqur me të, i cili tregon se një burrë erdhi te i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe i tha: “O i dërguari i Zotit, çfarë mendon për një njeri që e donte një popull, por nuk u bashkua me ta?” I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, i tha: “Njeriu është me atë që ai do.”

LEXO  Përgjegjësija ndaj atyre që kemi në kujdestari - Shejh Usama Khajat - Meke 1.3.2019

Avancimi dhe zhvillimi i mjeteve moderne, veçanërisht në fushën e medias me rrjetet dhe kanalet e saj të informacionit, dhe atë që ajo përfshin në aspektin e komunikimit dhe të tjera, ky avancim, ka pasur një efekt të madh në transformimin e kuptimit të të ulurit dhe shoqërimit në kuptime të reja. Ky bashkëveprim online është bërë më me ndikim se format e tjera të komunikimit për shkak të përdorimit të tij të gjerë, kulturave dhe prejardhjeve të ndryshme të përdoruesve të tij. Kjo vendos një barrë të rëndë dhe një përgjegjësi të dyfishuar mbi prindërit, studiuesit, predikuesit, edukatorët dhe figurat e tjera relevante për të ruajtur, mbrojtur të rinjtë e umetit dhe përmirësimin e tyre.

Në të vërtetë, në përpjekjet e të sinqertëve, në zgjuarsinë, urtësinë, njohurinë dhe qëllimin e sinqertë që ata posedojnë, në dëshirën për të dhënë këshilla dhe kujdesi për të mirën, ekziston ajo me anë të së cilës Zoti udhëheq hapat, bekon përpjekjet dhe përmbush shpresat.

Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e librit të Tij, Kuranit, dhe me synetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëploti.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, Mbrojtësi i vërtetë dhe i  Denji për falënderim, Vepruesi i gjithçkaje që dëshiron. Zotin e Madhërishëm e lavdëroj.

Dëshmoj se s’ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëri dhe i dërguari ynë, Muhamedi,  është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Nga cilësitë më të spikatura dhe fisnike të një shoku të mirë dhe me ndikimin më të fortë në zemrën dhe mendjen e shokut të tij është se ai ka një zemër të shëndoshë.

O adhures të Zotit! Zemra e shëndoshë është ajo nga e cila përfiton poseduesi i saj në këtë botë dhe kur vjen tek Zoti i tij në Ditën e Ringjalljes.

Sikurse dhe Ibn El Kajjimi, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Përsoni, i cili shpëton nga çdo dëshirë që bie ndesh me urdhrin dhe ndalimin e Zotit, dhe nga çdo dyshim që kundërshton mesazhin e Tij. Ai shpëton nga robëria, adhurimi ndaj çdo gjëje tjetër përveç Tij  dhe shpëton nga gjykimi i kujtdo tjetër përveç të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e  Zotit qoftë mbi të. Prandaj, ai është i sigurt në dashurinë e Zotit me  gjykimin e Tij për të dërguarit e Tij,  në frikën ndaj Tij dhe shpresën tek Ai, në mbështetjen e tij tek Ai, në kthimin e tij tek Ai me pendim, në përulësinë e tij para Tij, në preferencën e tij për kënaqësinë e Tij në çdo situatë dhe në shmangien e tij nga zemërimi i Tij me çdo mënyrë. Ky është realiteti i adhurimit, nënshtrimit,  që i përshtatet vetëm Zotit Një.”

Zemra e shëndoshë është ajo që është e lirë nga shoqërimi i çdo gjëje me Zotin në çdo aspekt, por se, robëria e saj, zemrës, është thjesht për Zotin e Plotfuqishëm, në vullnet dhe dashuri, në mbështetje dhe pendim, në përulësi, në frikë dhe shpresë. Veprimet e saj janë thjesht për Zotin, nëse do, do për hir të Zotit, nëse urren, urren për hir të Zotit, nëse jep, jep për hir të Zotit, dhe nëse nuk jep, nuk jep për hir të Zotit.

LEXO  Kënaqësia e besimit - Meka 14.01.2022

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Allahut dërgoni lutjet dhe përshëndetjet tuaja për krijesën më të mirë të Zotit, Muhamedin të birin e Abdullahut, sepse jeni urdhëruar për këtë në Librin e Zotit, Kuranin Famëlartë, kur Zoti i Madhërishëm ka thënë: “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, mëshiroje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët  me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.

O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, në të dy botët  me të vërtetë Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur  me katër halifet e tij, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  me të gjithë shokët e tij, me bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, me tabi’inë,  me ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit,  dhe me ne së bashku me ata me Faljen, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Bujar.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë, ndihmo robërit e Tu që të Njësojnë Vetëm Ty, bashko zemrat e muslimanëve, njëso rrallët e tyre, përmirëso udhëheqësit e tyre dhe bashko fjalën e tyre në të vërtetën, o Zoti i Botëve.

O Zot, bëje këtë vend dhe të gjitha tokat muslimane të sigurta dhe të mbrojtura, o Zot i botëve. O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso  drejtuesit dhe kujdestarët  e çështjeve tona. Mbështet në të vërtetën udhëheqësin dhe  kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, jepi atij sukses në atë që do dhe je kënaqur,  o Ti që i dëgjon lutjet.  O Zot, jepu sukses atij dhe  zëvendësit të tij në atë që është e mira e tashme dhe e shpejtë në dobi të vendit dhe njerëzve, o Ti tek i Cili është kthimi ynë. 

O Zot, ruaj këtë vend të bekuar me të gjitha të mirat, të sigurt nga çdo e keqe dhe të gjitha vendet muslimane.

O Zot, çliro xhaminë e Aksasë! O Zot, ruaj muslimanët në Palestinë. O Zot, ruaj ata nga përpara dhe nga pas, nga e djathta dhe e majta e tyre. O Zot, kërkojmë mbrojtje në Madhështinë Tënde që të mos goditen nga poshtë këmbëve të tyre.

O Zot, të lutemi që të jesh për ata mbrojtës dhe mbështetës, përkrahës dhe ndihmues. O Zot, mundëso ushqim për të uriturit e tyre, mundëso veshje të zhveshurve të  tyre, shëro të plagosurit e tyre dhe shkruaj shpërblimin e dëshmorëve për të vrarët e tyre. O Zot, të lutemi të jesh kundër armikut Tënd dhe  armikut të tyre, o më i Madhi më Bujari.

O Zot, na  përmirëso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë, përmirëso jetën tonë ( në këtë botë) që  është vendqëndrimi i përkohshëm për ne,  dhe përmirëso  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë. O Zot, bëj jetën tonë shtim të çdo mirësie dhe vdekjen rehati prej çdo të keqeje.        

O Zot, jepu shpirtrave tanë devotshmëri, pastroi ata sepse Ti je më i miri që i pastron ata, Ti je Mbrojtësi dhe Kujdestari i tyre.

O Zot,  na mundëso përfundim të mirë në çdo çështje tonën, na mbro nga poshtërimi në këtë botë dhe ndëshkimi në botën Tjetër.

O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, nga përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë, nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga i gjithë zemërimi Yt.

O Zot, të lutemi na mundëso të bëjmë punë të mira, të heqim dorë nga veprat e shëmtuara, ti duam të varfërit, të na falësh dhe të na mëshirosh. Nëse do të sprovosh robërit e Tu, na merr jetën para se të përballemi me sprovën.   

O Zot, na mbro prej armiqve Tu dhe armiqve tanë me çfarë të dëshirosh, o Zot i botëve! O Zot, ti lëmë Ty të merresh me armiqtë Tu dhe armiqtë tanë, dhe kërkojmë mbrojtjen Tënde nga të këqijat e tyre!

O Zot, shëro të sëmurët tanë, mëshiro të vdekurit tanë, na  plotëso nga ato që Ti je i kënaqur dëshirat tona dhe na mundëso në mbyllje kryerjen e veprave të mira.

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23)

 “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1465275525599123/1967837433812879

Post Author: endrit