Lutja: Etika, rregullat dhe vlerat e saj

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    18-08-1447 H   06-02-2026 D

Shejh Halid El Muhana

Tema    Lutja: Etika, rregullat dhe vlerat e saj

Lavdërimet janë për Zotin, Atë e lavdërojmë prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje nga të këqijat e veteve tona dhe nga veprat tona të këqija. Atë që e udhëzon  Allahu s’ka gjë që e humbet,  e ai që e humbet veten e tij s’ka kush e udhëzon veç Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.”(En-Nisa’ 1)

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.”(El-Ahzab70-71) 

Në vijim

Do të flasim për një adhurim të cilin Allahu i Madhërishëm e do dhe është i kënaqur me të, për të cilin na ka urdhëruar në Librin e Tij madhështorë, Kuranin Famëlartë, dhe e ka inkurajuar i dërguari i Tij fisnik.  Atij që Zoti ja do të mirën ja lehtëson, mundëso që të ndjekin rrugën e tij, e udhëzon për në të, hapën për atë portat e tij, ku ai gjenë paqen nën hijen e tij, lumturinë e shpitit në hapësirën e tij  dhe lehtësimin në përqafimin e tij. Adhurim të cilin e kanë praktikuar dhe plotësuar profetë dhe të dërguar, janë mbështetur në to njerëzit e mirë dhe të devotshëm, u qetësuan me të, shijuan ëmbëlsinë e tij dhe shikuan begatit e tij.

Adhurues të Zotit! Lutja është thelbi i adhurimit dhe esenca e tij, manifestimi i tij më sublim dhe më i qartë, por se ajo, lutja, është vetë adhurimi. Thelbi i vërtetë i lutjes është të demonstruarit, shfaqur e nevojës tonë për  Zotin dhe të mohuarit e çdo fuqi ose forcë tjetër përveçse Atij, e kjo është shenja dalluese e adhurimit. Lutja përmban gjithashtu kuptimin e lavdërimit të Zotit të Plotfuqishëm dhe të atribuarit e bujarisë dhe mirësisë vetëm Atij. Nu’man Ibn Beshir Ibn Sa’d, Zoti qoftë i kënaqur me të, nga babai i tij, tregohet se ka thënë: E kam dëgjuar të dërguarin e Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, në minber duke thënë: “Me të vërtetë lutja është adhurim.” E pastaj ka lexuar fjalën e Zotit të Plotfuqishëm: “Zoti juaj ka thënë: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem! Me të vërtetë, ata që e përçmojnë adhurimin Tim, do të hyjnë në Xhehenem të poshtëruar!”(Gafir 60)

Lutja e robit vetëm ndaj Zotit të tij është prova më e vërtetë e qëndrueshmërisë së monoteizmit të tij, besimit në Një Zot, e dashurisë së tij për Zotin dhe e lidhjes së tij me Krijuesin e tij. Sa më i madh monoteizmi i robit, aq më e madhe bëhet lutja e tij, aq më e shumtë dhe e gjerë bëhet ajo, aq më e këndshme është për robin t’i kërkojë Zotit të tij, e kjo bëhet praktika e tij e vazhdueshme, rutina e tij e përditshme. Askush nuk privohet nga kënaqësia e lutjes përveç të ndëshkuarve, askush nuk mashtrohet për të përveç arrogantëve dhe të braktisurve. Ajo është arma e të fortëve dhe e të dobëtve, streha e profetëve dhe e të zgjedhurve, me të ata largojnë çdo fatkeqësi.

I lumtur është ai të cilit Zoti ia ka bërë të dashur lutjen e tij, ia ka bërë të ditur arsyet e pranimit të saj, ia ka mësuar etiketën e saj, e ka mbajtur larg të ndaluarave dhe pengesave për pranimin e saj.

Kush i lutet Zotit të tij ashtu siç e do Zoti i tij, Ai e ka nderuar atë,  e ka afruar atë pranë Vetes dhe e ka respektuar, e ka strehuar dhe e ka favorizuar atë. Kush frymëzohet në lutje Zoti ka për qëllim që t’i  japi atij dhe përgjigje. Për sa kohë që njeriut i jepet ky çelës Zoti ka dashur  t’ia hapë atij portat e të mirave. Omer El Faruku,  Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Nuk jam i shqetësuar, nuk barti shqetësimin, për përgjigje,  por bartë shqetësimin e frymzimit për lutje, ​​ sepse nëse frymëzohem në lutje, atëherë përgjigjja është me të.”

Zoti i botëve i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për çdo lavdërim, Dorëgjerë dhe i Urtë, Bujar, Afër që i përgjigjet lutjes, do që robërit e Tij t’i kërkojnë Atij me gjuhët e tyre për të gjitha interesat e tyre fetare dhe të kësaj bote, qofshin të pakta apo të shumta, të vogla apo të mëdha, që t’i kërkojnë Atij atë që u sjell dobi dhe të largojë dëmin nga ata.  Kjo ndodh sepse çfarë do që i nevojitet njeriut, nëse ia kërkon Zotit të tij, ai ka treguar nevojën e tij për Zotin, Sunduesin e tij dhe varësinë e tij prej Tij, e kjo është ajo që Zoti e do.

Zoti i Lartësuar do që robi i Tij të lutet shpesh, sepse fryti i lutjes së tij është i garantuar. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nuk ka asnjë musliman që lutet me një lutje përveç se Zoti i jep njërën  nga tre gjërat: Ose ia plotëson atë, ose ia ruan, rezërvon atë për në Jetën e Përtejme, Ahiret, ose do largojë prej tij një të keqe të barabartë me të.” Ata thanë: “Atëherë do të lutemi më shumë, o i dërguari i Allahut!” I dërguari tha: “Allahu është edhe më shumë (i gatshëm për t’ju dhënë).”

Zoti do që robi i Tij të këmbëngulë në lutjet ndaj Tij. Imam i njohur Sufjan Ibn Said Al Theuri ka thënë: “Këmbëngulja në lutje nuk është e përshtatshme as e bukur diku tjetër përveçse nndaj Zotit të Plotfuqishëm.”

Sa më shumë që robi këmbëngul duke i kërkuar Zotit të tij, Ai e do atë, e afron dhe i jep. Robi i kërkon vetëm Zotit të tij që e ushqeu, i ka dhuruar bekime dhe ka qenë i mirë me të. Prandaj njeriu le ta shtojë dëshirën e tij dhe ta zgjerojë kërkesën e tij, sikurse i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Nëse i kërkoni Zotit Xhenetin, atëherë kërkoni prej Tij Xhenetin Firdeus, sepse është pjesa më e lartë e Xhenetit, mesi i Xhenetit dhe çatia e tij është Arshi i të Gjithëmëshirshmit.”

LEXO  E qeshura dhe e qara

Adhurues të Zotit! Zoti e do që robi, njeriu të jetë krenar për veten, i përulur ndaj Zotit të tij, i ndershëm ndaj njerëzve dhe që kërkon nga Sunduesi i tij, i pasur, i panevojshëm për njerëzit,  i varfër, nevojtarë për Zotin e tij. Është e shëmtuar që njeriu ta ekspozojë veten ndaj kërkimit nga njerëzit e tjerë kur ai gjen tek Zoti, Sunduesi i tij gjithçka që dëshiron.

Njeriu që e do Zotin e tij, e kujton Sunduesin e tij, i lutet Atij në çdo rrethanë, në kohë lehtësie dhe vështirësie, nuk e shtyn lutjen e tij deri në kohë fatkeqësie, vështirësie. Ebu Derda, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Lute Zotin në kohë lehtësie duke shpresuar se Ai të përgjigjet në kohë vështirësishë.” Kjo është marrë nga thënia e të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, që thotë: “Njihe Zotin në kohë lehtësie Ai do të njohë në kohë vështirësishë.” Sa shumë njerëz i ka sprovuar Zoti i tyre me vështirësi për t’i afruar me mëshirën e Tij të pakufishme, për të dëgjuar lutjen e tij të përulur dhe për të parë sytë e tij të përlotur.

Vëllezër në besim! Zoti i ka mësuar robërit e Tij si ti luten Atij, Allahu i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të ndëshkohen për çfarë kanë vepruar.”(El-A’raf 180) Sa kohë që njeriu i lutet Zotit të tij me emrat dhe cilësitë e Tij në vendet e tyre të duhura, e lut Atë me emrin dhe nënkuptimet e tij, duke e ditur kuptimin e tij, kjo është më e dashur për Zotin dhe më afër përgjigjes. Veçanërisht nëse robi i drejtohet Zotit të tij me nevojë të sinqertë, duke qenë nevojtarë për Të dhe i sinqertë me Të, duke kërkuar ndihmën e Tij dhe me edukatë me Të, duke qenë i pastruar dhe duke i shtrirë duart drejt Kiblës. Vërtetë Allahu i Plotëfuqishëm do t’i përgjigjet lutjes së tij, do t’ia largojë dëmin  dhe do t’i hapë dyert e mëshirës së Tij, sikurse Zoti i Lartësuar ka thënë: “A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen …” (En-Nemel 62)

O muslimanë! Kush dëshiron që lutjet e tij të pranohen, kjo varet nga dy arsye:

E para: T’i përgjigjjemi Zotit përmes nënshtrimit,  bindje ndaj Tij, e në lidhje me këtë Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Kur robërit e Mi (besimtarë) të pyesin për Mua, (thuaju se) Unë jam pranë, u përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai më lutet Mua. Prandaj, le t’i përgjigjen thirrjes Sime dhe le të Më besojnë Mua, për të qenë në rrugë të drejtë.”(El-Bekare 186)

E dyta: Etiketa e duhur me Zotin kur i bëhet lutje Atij, në lidhje me këtë Allahu i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë!” (El-A’raf 55) Në përulëshmëri kuptohet nënshtrimi dhe nevoja, ndërsa në fshehtësi ka shenjë sinqeriteti ndjenjë e afërsisë së Zotit me atë që i lutet Atij dhe pranim. Prandaj, përulshmëria dhe fshehtësia janë shkak  i shpëtimit të lutësit nga fatkeqësitë e tmerrshme,  sikurse Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Thuaju: “Kush ju shpëton nga errësira e tokës dhe e detit, kur i luteni Atij haptazi dhe fshehurazi (duke thënë): “Nëse Ai na shpëton prej këtyre (rreziqeve), vërtet do të bëhemi mirënjohës”. Thuaj: “Allahu ju shpëton nga ato dhe nga çdo e keqe tjetër…” (El-En’am 63-64)

Vërtetë, nga etiketa e rëndësishme e lutjes është që lutësi të fillojë duke lavdëruar dhe madhëruar Zotin e Plotfuqishëm,  pastaj të dërgojë lutje dhe përshëndetje mbi profetin e Tij, e më pas të lutet për nevojën e tij, duke iu drejtuar Sunduesit dhe Zotit të tij. Sa lutës bëjnë lutjen e tyre ndërsa zemra e tyre është e pavëmendshme dhe e shpërqendruar! Zgjidh që të pyesësh Sunduesin e Mbretërisë çfarë i përshtatet Pushtetit dhe Madhështisë së Tij, Zotin e Lartësuar. Imam Hatabiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “ Dhe le të zgjedhë për lutjen dhe lavdërimin e Zotit të tij fjalët më të mira dhe më fisnike, më gjithëpërfshirëset në kuptim dhe më të qartat në shprehje, sepse është lutja e robin ndaj Zotit të botë, i Cili  nuk ka të barabartë ose shok.”  Këtu përfundon fjala e tij,  Zoti e mëshiroftë.

O adhurues të Zotit! Lutjet gjithëpërfshirëse janë ato që përfshijnë të mirat e kësaj bote dhe të botës Tjetër, Ahiretit, të pakta në fjalë, por të mëdha në kuptim. Nëna jonë Aisha, Zoti qoftë i kënaqur me të, na ka lajmëruar se i dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, i preferonte lutjet gjithëpërfshirëse dhe i shmangte të gjitha të tjerat.

Enesi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë se lutja më e shpeshtë e të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ishte: “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” (El-Bekare 201)

Një nga tabi’inët e mëdhenj,  Thabit Ibn Eslem El Bunani, i cili ishte një nga shokët e ngushtë të Enesit,  Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: I kam thënë Enesit: “Vëllezërit e tu dëshirojnë që të lutesh për ta.” Ai tha: “ O Zot, Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit).” Ata u kthyen përsëri atëhere ai u tha: “A doni që unë t’ju ​​shpjegoj gjërat?! Nëse Zoti ju jep të mira në këtë botë dhe të mira në botën tjetër, Ahiret, dhe ju mbron nga mundimi i Xhehenemit, atëherë Ai ju ka dhënë të gjitha të mirat.”

LEXO  Vlera e adhurimeve dhe shumëllojshmëria e tyre - Shejh Abdul Bari eth-Thubejtij

Nga etiketa e rëndësishme e lutjes është përulësia e gjymtyrëve dhe shprehja e nënshtrimit, butësisë dhe përgjërimit para Zotit, duke e fshehur lutjen, në përmbushje të urdhrit të Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar që thotë: “ Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë! Njëmend, Ai nuk i do ata që e kalojnë kufirin.”(El-A’raf 55) Sikurse Zoti i Plotëfuqishëm për robin e Tij, Zekerian, paqja e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Kur ai e thirri Zotin e vet me lutje të fshehtë.” (Merjem 3)

Nga etiketa e  rëndësishme e lutësit që siguron pranimin e lutjes së tij është që ai të mos nxitohet. Ajo që nënkuptohet me nxitim është të jesh i paduruar për përgjigjen dhe të jesh i paduruar për pranimin e lutjes. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: ““Çdo njëri prej jush do të marrë përgjigje për sa kohë që nuk nxitohet duke thënë: Jam lutur e lutur, por nuk shikoj se po më pranohet.”

Ai që i lutet Zotit të tij, duke dëshiruar mirësinë e Tij, është në një të mirë të madhe dhe në një rrugë të drejtë. Ai nuk duhet të lodhet nga adhurimi, sa më shumë që e shton atë, aq më shumë i afrohet Zotit të tij dhe aq më shumë lidhet me Sunduesit të tij. Për më tepër, ai shpërblehet për lutjen e tij dhe mbrohet nga e keqja në masën që ai lutet me të.

O adhurues të Zotit! Nga format e të nxituarit në lutje është kur njeriu lutet në momente merzie ose zemërimi ndaj familjes, fëmijëve ose pasurisë së tij. Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka thënë: “Njeriu mallkon në të keqe, ashtu siç lutet edhe për të mirë; vërtet që njeriu është i ngutur.” (El-Isra’ 11)

Pjesë e etiketës së lutjes është shmangia e përjashtimeve, për shembull të thotë:  “O Zot, më fal nëse do”, ose t’i thotë personit të cilit i drejtohet: “Zoti ta pranojë nëse do.” I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Askush prej jush nuk duhet të thotë: ‘O Zot, më fal nëse do’ , ose ‘O Zot, më mëshiro nëse do’. Por le ta zgjidhë çështjen, ​​sepse Zoti nuk ka detyrim.”

Adhurues të Zotit! Është fatkeqësi për robin të përpiqet në lutje e pastaj të mos marrë përgjigje, për shkak se ai ka rënë në grackat dhe pengesat e lutjes, ose në disa prej tyre ose në njërën prej tyre. I dërguari, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka kërkuar mbrojtje nga lutja që nuk dëgjohet.

Në të vërtetë, një nga pengesat më të mëdha dhe më të rrezikshme për pranimin e lutjes është përfshirja e lutësit në fitime të paligjshme dhe konsumimi i ushqimit të paligjshëm, haram. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  përmendi një burrë që kishte mbledhur të gjitha mjetet me të cilat dikush mund të shpresonte për një përgjigje, që nga udhëtimi i gjatë, ekzistenca e të përulurit, ngritja e duarve drejt qiellit dhe lutja e vazhdueshme ndaj Zotit duke iu lutur Zotit të Tij, dhe pse ushqimi, pija dhe veshja e tij ishin të paligjshme, haram. Si mund të merrte përgjigje lutja e tij? Si mund të merrte përgjigje në një gjendje të tillë? Sa larg ishte përgjigja prej tij!

Nga pengesat për pranimin e lutjes është se lutësi tejkalon kufirin që Zoti i tij i ka caktuar në lutjen dhe kërkesën e tij, duke u bërë kështu nga ata që e kalojnë kufirin, Allahu nuk i do ata që e kalojnë kufirin.

Kalimi i kufirit në lutje ka shumë forma. Gjynahi dhe kalimi më i madh është lutja që përfshin politeizëm, të bërit shok Zotit,   siç është kërkimi i ndihmës nga profetët ose shenjtorët. Lutja është akt adhurimi që duhet t’i drejtohet vetëm Zotit të Plotfuqishëm. Kush i lutet Zotit të tij dhe u lutet të tjerëve përveç Tij, i ka shoqëruar Atij shok,  i Lartësuar është Ai nga ajo që ata i shoqërojnë Atij. Sikurse Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Allahut!” (El-Xhinn 18) Sikurse Zoti i Latësuar, duke kërcënuar dhe paralajmëruar ata që i shoqërojnë Atij shok në adhurimin e Tij, aktet më dalluese të të cilit janë lutja dhe strehimi, ka thënë: “ Ai që pos Allahut, adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit.”(El-Mu’minun 117)

Nga kalimi i kufirit, të tepruarit në lutje është lutja për gjynahin ose për ndërprerjen e lidhjeve farefisnore, siç është kërkesa ndaj Zotit tënd për të lehtësuar një çështje të urryer ose një veprim të ndaluar, ose lutja kundër një njeriu të pafajshëm për shkatërrim, turp, mallkim ose humbje pasurie dhe të ngjashme. Nëse lutja është kundër një të afërmi të ngushtë, atëherë gjynahi është më i rëndë.

Nga kalimi i kufirit është dhe shpjegimi i hollësishëm i çështjeve në lutje. Abdullah Ibn Mugafel, Zoti qoftë i kënaqur me të, e dëgjoi të birin duke thënë “O Zot, të lutem Ty për pallatin e bardhë në anën e djathtë të Xhenetit nëse hyj në të.”  Kështu që ai tha: “Biri im! Kërkoji Zotit Xhenetin dhe kërko strehim tek Ai nga Zjarri i Xhehenemit, sepse e kam dëgjuar të dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, që të thotë: “Do të ketë njerëz në këtë umet që do i kalojnë kufinjtë, do e teprojnë, në pastrim dhe lutje.” Nga të tepruarit në lutje janë zërat e tepërta dhe britmat.  Ky veprim është aq i urryer saqë Zoti nuk e do atë që e bën, e si mund të sjellë ndonjë të mirë një lutje e tillë?! Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë: “ Lutjuni Zotit tuaj përulshëm dhe ngadalë! Njëmend, Ai nuk i do ata që e kalojnë kufirin.” (El-A’raf 55)

Kurtubiu, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Ka shumë forma të shkeljes, duke përfshirë zërat dhe britmat e tepërta.” Ibn Tejmije ka thënë: “Një thirrje e qetë është më respektuese, sepse zërat nuk ngrihen në prani të Mbretërve, Sunduesve.”

LEXO  Nxitja për në qëndrueshmëri deri në vdekje

Nga të tepruarit dhe kalimi i kufirit në lutje, është dhe t’i lutet Zotit të tij atë që është e pamundur ligjërish apo në strukturë. Shejhul Islam,  Ibn Tejmije, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Nga të tepruarit, kalimi i kufirit,  në lutje është që robi të kërkojë atë që Zoti nuk do ta bënte, siç është t’i lutet Atij për pozitën e profetëve kur ai nuk është njëri prej tyre, ose të kërkojë falje për politeistët dhe të ngjashëm, ose t’i lutet Atij për atë që është mosbindje ndaj Zotit, siç është ndihma e tij në mosbesim, imoralitet dhe mosbindje.”

Nga të kaluarit e kufirit në lutje është që lutësi të marrë vende të caktuara, siç janë varret dhe reliktet e profetëve ose të njerëzve të mirë, dhe të kërkojë t’u lutet atyre, duke besuar se lutja aty është më e mirë se lutja në vende të tjera, pa asnjë provë nga Kurani ose suneti që ta mbështesë këtë specifikim.

Zoti na dhëntë dobi të gjithëve me udhëzimin e Librit të Tij, Kuranin Famëlartë, dhe me sunetin e të dërguarit të Tij besnik!

Zotit i kërkoj falje për vete dhe ju.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili u hapi një portë, i urdhëroi të luten dhe u premtoi atyre një përgjigje. Zotin e lavdëroj,  e falënderimet për Atë janë prej mirësive të Tij, Atij i kërkoj më shumë nga mirësia dhe bujaria e Tij. Dëshmoj se Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, vula e të dërguarve. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij dhe shokët e tij të drejtë dhe të devotshëm, paqe e përhershme aq e qëndrueshme sa toka dhe qiejt, atyre u dërgojmë lutje dhe përshëndetje të shumta.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Vërtetë rob i suksesshëm, është ai që zgjedh kohët dhe rrethanat më të vlefshme për t’iu lutur Zotit të tij dhe bën lutjet më të mira. Ai synon të kërkojë falje në fund të natës kur Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar zbret në qiellin e kësaj bote, zbritje që i përshtatet Madhështisë dhe Fuqisë së Tij.  I lutet Zotit të tij për të mirat e Tij midis ezanit dhe fillimit të namazit,  në orët e fundit të ditës së xhuma dhe në sexhdet e tij gjatë namazit të tij.

Gjatë kohëve më të vlefshme dhe të bekuara, siç janë në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit dhe në dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes,  si dhe pas përfundimit të adhurimeve siç janë: në përfundim të Haxhit dhe në fund të namazit,  veçanërisht para përshëndetjes,  selamit, siç bënte i dërguari ynë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, në shumicën e kohës.

Sa i përket rrethanave: Në çdo rrethanë, robi gjen pastërti në zemër, sinqeritet në qëllim, saktësi në drejtim dhe vërtetësi në dëshirë,  duke kërkuar lutjen më të mirë dhe më gjithëpërfshirëse.

Vëllezër në besim! Lutjet më të mira dhe më gjithëpërfshirëse janë ato që përmenden në Kuranin Famëlartë, sepse Zoti i Plotfuqishëm ka folur me to, udhëzoi robërit e Tij drejt tyre dhe i ka rrefyer ato nga lutjet e të dërguarve të zgjedhur. Udhëheqësi i të devotshmëve dhe i  të diturve, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  u lut me disa prej tyre. E ai dhe babai i tij Ibrahimi, udhëheqësi i besimtarëve në Një Zot, monoteistëve,  vëllezërit e tij, të dërguarit e mëdhenj, janë më të diturit e Zotit dhe më të njohurit me cilësitë e Tij se kushdo tjetër.

Imami i madh nga tabi’inët,  Muhamed Ibn Sirini, është pyetur në lidhje me lutjen në namaz dhe ka thënë: “Nga lutjet e tyre më të dashura kanë qenë ato që ishte në përputhje me Kuranin.”

Nga lutjet më të mira dhe më të bukura, më të mëdha në bekim dhe që meritojnë më shumë vëmendje, ruajtje dhe kujdes, janë lutjet e udhëheqësit të të devotshmëve, modelit të atyre që ndjekin rrugën e drejtë dhe krijesës më të mirë nga të gjitha krijesat e Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.  Kjo sepse lutësi merr bekimin e ndjekjes së shembullit të tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe sepse gabimet shpesh ndodhin në lutjet që njerëzit zgjedhin.

Adhurues të Zotit! Sa e tmerrshme është puna e atij që braktis lutjet e përcaktuara në Librin e Zotit, ose në sunetin e të dërguarit të Zotit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, sa që mezi lutet me to dhe mbështetet në lutje të tjera, duke i kërkuar ato dhe duke këmbëngulur në to.

Shejhul  Islami,  Ibn Tejmije,  Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Përkujtimet, përmendjet e Zotit, dhe lutjet janë nga adhurumet më të mira. Adhurimit bazohen në respektimin e sunetit dhe ndjekjen e tij, jo në teka dhe risi. Lutjet dhe përkujtimet profetike janë më të mirat që një kërkues i përkujtimit dhe lutjes mund të ndjekë, dhe ai që i ndjek ato është në rrugë të siguritë. Dobitë dhe rezultatet që arrihen nuk mund të shprehen me gjuhë, as nuk mund t’i përshkruaj ato njeri.” Këtu përfundon fjala e tij.

Gjykatësi Ijad, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Zoti ka urdhëruar që ti lutemi Atij dhe ia ka mësuar lutjen në Librin e Tij për krijesat e Tij,  e profeti, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, i ka mësuar lutjet për umetin e tij.  Kjo kombinon disa gjëra: Njohurinë e monoteizmit, besimit në Një Zot,  njohurinë e gjuhës dhe këshillat për umetin. Kështu që askush nuk duhet të largohet nga lutjet e tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.” Këtu përfundon fjala e tij, Zoti e mëshiroftë.

Lutja më e madhe, më e dobishme dhe më e urtë është ajo që çon në qëllimin për të cilin u krijuan njerëzit dhe xhindët, që është realizimi i nënshtrimit ndaj Allahut, Zotit të botëve. Prandaj, hapja e Librit, Fatihaja, është tërësisht një lutje, që fillon me lavdërimin e Zotit dhe përfundon me kërkimin e udhëzimit prej Tij. Robi e përsërit recitimin e saj, Fatihasë, ditën dhe natën, për hir të mirësisë që lutja përmban.

I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, e udhëzoi Muadhin, Zoti qoftë i kënaqur me të, që të mos harronte të thoshte pas çdo namazi: “O Zot, më ndihmo të të kujtoj, të të falënderoj dhe të të adhuroj në mënyrën më të mirë.”

Njeriu nuk e ka lutur Zotin me asgjë më e dashur sesa mirëqenia, sepse ajo është fjalë gjithëpërfshirëse për t’u çliruar nga çdo e keqe dhe shkaqet e saj.

O muslimanë! Shtoni lutjet dhe përshëndetjet tuaj në këtë ditë për mëshirën e dërguar dhe bekimin e dhuruar, për profetin tonë, të dashurin dhe zotërinë tonë, Muhamedin të birin e  Abdullahut.

O Zot, dërgo bekimet, paqen dhe mëshirën Tënde mbi të dhe familjen e tij të pastër. O Zot, të lutemi që të jesh i kënaqur, me të gjithë shokët e tij fisnikë dhe me vlera, me ndjekësit e tyre, dhe me ne së bashku me ta, me Mëshirën Tënde, o i Plotfuqishëm, o Falës.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro  idhujtarinë dhe idhujtarët, shkatërro armiqtë e Tu, armiqtë e fesë. O Zot, të lutemi të jesh për robërit e shtypur muslimanë ndihmës dhe mbështetës, mbrojtës dhe përkrahës i tyre.  O Zot, ndihmoi ata në Palestinë, o i Fuqishëm, o i Plotfuqishëm, o Ndihmësi më i Mirë.

O Zot, mbro kufijtë tanë, jepu fitoren ushtarëve tanë dhe na jep siguri në atdheun dhe shtëpitë tona.

O Zot, jepi sukses kujdestarit të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që Ti do dhe me të cilën je i kënaqur, udhëzoje atë nga e mira, drejtësia dhe devotshmëria. O Zot, ndihmoje atë dhe princin e tij të kurorës të bëjnë atë që është më e mira për popullin dhe vendin, o Zoti i botëve.

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Saffat 180-182)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1476521257807883/1177181007626186

Post Author: endrit