Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa 09-11-1445 H 17-05-2024 D
Shejh Muhamed Sarandah
Tema Harmonia në mes muslimanëve forcon jetën e kësaj bote dhe fenë
Lavdërimet janë për Zotin: “ Sikur të shpenzoje tërë pasurinë që gjendet në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu i bashkoi ato. Ai është vërtet i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” (El-Enfal 63)
Lavdërimet janë për Zotin: “ Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon Shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë.” (Al’ Imran 103
Lavdërimet janë për Zotin: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit.” (El-Enfal 46)
Ty të lavdërojmë o Zot, me lavdërime që nuk mbarojnë asnjë herë dhe që nuk përfundojnë kurrë. Madhërimi është për Allahun, i Fuqishmi i Cili nuk preket nga e keqja, Madhërimi është për Allahun, i Plotfuqishmi i Cili nuk dëmtohet, Madhërimi është për Allahun, i Përhershmi i Cili nuk flenë kurrë, Madhërimi është për Allahun të Cilit i nënshtrohet çdo krijesë, Madhërimi është për Allahun, Pushtetit të të Cilit i dorëzohet çdo vështirësi, Madhërimi është për Allahun që është i palëkundur me Fuqinë e Tij përballë të rëndave dhe vështirësive. O Zot, të lutemi të na shfaqjen Fuqinë dhe Forcën Tënde, të lutemi që të shfaqësh për Palestinën Mëshirën dhe Dhembshurinë Tënde. Ne jemi robërit e Tu, bijtë e robërve Tu, dhe bijtë e shërbëtorëve Tu, shfaq për njerëzit tanë në Gaza mbrojtje dhe siguri, shfaq për Aksanë tonë ruajtje, mbrojtje dhe pastërti, me të vërtetë Ti je Dëgjuesi, Gjithëshikuesi.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, bashkoi zemrat me mirësinë e Tij, bashkoi në mes krijesave me Urtësinë e Tij dhe bashkoi në mes të gjallesave me Madhështinë e Tij. Bashkoi Ademin me Havanë, toka kërkoi ujë nga qielli, shpirti dëshiroi qiellin, ndërsa të lidhurit me këtë vend dashuruan tokën e Israsë. O Zot, sikurse bashkove në mes shpirtit dhe trupit, na mundëso me siguri dhe qëndrueshmëri, sepse ne tek Madhështia Jote shpresojmë.
“Shqetësimi ka një periudhë kohe, pastaj njeriu do të gjejë lumturinë e tij.
Jini të durueshëm dhe do të gjeni lehtësim, durimi i personi është periudhë pritjeje,
Kurrë nuk ka pasur fatkeqësi të pafund, prandaj kërkoni ndihmë nga Zoti juaj.
Përmirëso mendimin për Zotin dhe ji i sigurt se çdo çështje është në dorë të Tij,
Nëse Ai dëshiron diçka, njerëzit nuk mund të guxojnë ta refuzojnë atë,
Me vështirësinë vjen lehtësimi, dhe pas tij vjen përsëri lehtësi,
Dhe nëse lodhesh nga shqetësimi dhe çështja ka shkuar përtej kufirit të saj,
Ngrihu në mes të natës në vetmi dhe lute Vetëm të Gjithëmëshirshmin,
Çdo gjë që shpreson është afër ka vetëm nevojë për një sexhde,
Vërtetë premtimi i Allahut është i vërtetë, i Gjithëmëshirshmi e përmbush premtimin e Tij.”
Dëshmoj se zotëria i ynë, Muhamedi është i dërguari i Zotit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. O Zot, fale dhe mëshiroje zotërinë tonë Muhamedin, lutje me të cilat përmirëson moralin, lehtëson jetesën, largon vështirësitë dhe mbush me të horizonte. Lutje të përhershme që nga dita që është krijuar bota deri në ditën kur do takohemi, dhe na mbro në Duart e Tua, o i Plotfuqishëm, o Krijues.
Faqja e historisë ka ndriçuar dhe drita e Islamit është përhapur në këtë tokë që kur është dërguar Profeti i njerëzimit. Fiset po shuheshin nga konfliktet dhe luftërat e ashpra, si kafshët e egra. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, shoi armiqësinë mes tyre, shoi flakët e grindjeve dhe urrejtjes dhe përhapi bashkimin në mbarë rruzullin tokësor. Armiku u bë mik, e mos u çudit për këtë sepse ai që bashkon në mes zemrave është Krijuesi i tyre. Evsët dhe Hazrexhët, dy fise në Medine, që luftonin njëri-tjetrin, shpallja, Kurani i quajti Ensarë, mbështetës të profetit. Ndërsa arabët që luftonin kundër njëri-tjetrit i shkriu në harmoni, bashkim dhe dashuri. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, bashkoi arabët dhe kështu ata bartën fenë. Urrejtja është kthyer në bashkim, miqësi dhe vëllazëri, mosmarrëveshja është kthyer në solidaritet dhe përçarja është shndërruar në bashkim, Zoti i lavdëroi ata me fjalët e Tij duke thënë: “Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë.” (Et-Teube 100) “…dhe në zemrat e tyre nuk ndiejnë kurrfarë rëndimi, për atë që u është dhënë atyre…”(El-Hashr 9) U shfaqën efektet e njohjes me altruizmin dhe pse ata ishin të kufizuar dhe të varfër. Qytetërimi Islam filloi të ndërtohet ku historia prej saj shikoi çudira. Bota u konvertua në Islam me një lidhje, bashkim të fortë. Umeti Islam filloi të përhapë fenë e Zotit me moralin dhe tolerancën e tij. Ndërsa princat, drejtuesit e Islamit filluan të mbrojnë themelet e fesë dhe të mbrojnë tokën dhe shenjtërinë e saj. Askush nuk guxoi të sulmonte Islamin, njerëzit e tij dhe tokën e tij. Umeti i fortë pa asnjë konflikt mes tyre, e Zoti i paralajmëroi ata. “…dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia…” (El-Enfal 46)
Sa më shumë që muslimanët të preokupohen me çështje të rëndësishme dhe të braktisin, heqin dorë nga gjërat e vogla që përçajnë umetin, aq më shumë do të mbetet sekreti i forcës, krenarisë dhe mbijetesës së tij në umet. Shtyllat e themelimit të një shoqërie Islame janë familjariteti, bashkëpunimi dhe bashkimi. Konfliktet midis njerëzve të një umeti, populli të vetëm janë njohur, shfaqur vetëm kur para tyre u hap jeta e kësaj bote, u paguan para për udhëheqjet, duke i çuar drejt poshtërimit dhe uljes së tyre dhe duke u grabitur fuqinë e tyre. “ Nuk është varfëria nga ajo që frikësohem më shumë për ju, por frikësohem se do të ju zgjerohet, lehtësohet kjo botë, siç është zgjeruar për ata që ishin para jush, e do të konkurroni, garoni në të sikurse garuan ata që ishin para jush, dhe do të ju shkatërrojë sikurse i shkatërroi dhe ata para jush.”
Perëndimi dashakeq filloi të mburret për sulmet e tij, sikurse krijon aleanca kundër Islamit dhe popullit të tij, shpenzon para dhe mjete për të hequr blloqet e harmonisë midis Islamit dhe muslimanëve. Perëndimi vazhdoi të shpenzonte para derisa arroganca dhe mendjemadhësia u bënë krenari. E ndanë umetin në shtete të vogla pasi që ishte nën hijen e një kalifati të vetëm. Derisa situata arriti në atë pikë që ne jemi. Jetët, shpirtrat tona janë shifra, të shtypurit tanë janë prova, fëmijët tanë janë të shpërngulur, pasuria jonë është plaçkitur dhe xhamia jonë është e lejuar, për armiqt tanë. Ne dënojmë çdo sulm që cenon shenjtërinë e saj, në çdo nivel ndërkombëtar dhe ligjor. Për këtë gjë mbajnë përgjegjësi ata që e kanë kryer këtë shkelje nën mbrojtjen e tyre.
O ju muslimanë! Energjia e Islamit mund të forcohet vetë se me një bashkim të vetëm! A do të thotë harmoni mes umetit, popullit Islam preokupimi me çështje të parëndësishme, me gara në ushqime dhe me këngë?! A do të thotë harmoni në këtë kohë të vështirë ngjyrosje e imazhit të fesë duke falsifikuar fetva?! A do të thotë harmoni të shtrembërosh të vërtetën dhe të shikosh me përçmim njerëzit?! A do të thotë harmoni në mes të besimtarëve që të humbin vendet e shenjta të tyre në sytë e njerëzve tanë të një gjaku?! A do të thotë harmoni dhe familjaritet që vendet të shpërndahen sipas besnikërisë ndaj Perëndimit dhe Lindjes?! Dalin kundër nesh disa që nxisin grindje sektare nga një herë dhe juridike fetare nga një herë tjetër, ndërsa secili vend harron shqetësimin e vëllait të tij. Umeti është zhytur në baltën e patriotizmit, nacionalizmit, epsheve dhe dashurisë për veten.
Ku është ndjesia dhe afrimiteti në zemrat e bijve të gjakut tonë përballë fëmijëve dhe grave tona që janë pa ushqim dhe pa ujë, pa ilaçe dhe pa mbulesë? Ku është ajo ndjesi besimi në drejtim të atyre që nuk kanë siguri dhe paqe? Në hadith ka ardhur: “ Vërtetë shejtani është i dëshpëruar që njerëzit nuk e adhurojnë atë në gadishullin Arabik, por ai përsëri i ngacmon, futën fitne në mes tyre.”
“Vërtet, kjo feja juaj është një fe e vetme, ndërsa Unë jam Zoti juaj, andaj frikësohuni prej Meje!” (El-Mu’minun 52)
S’ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguari i Allahut, nuk ka forcë dhe fuqi tjetër përveç Allahut.
Të kërkojmë falje, zotëria ynë, o i dërguari i Allahut, ti ke thënë: “Besimtari për besimtarin është si ndërtesa, pjesët e të cilës mbajnë fort njëra-tjetrën.” Dhe ka lidhur gishtat e tij. Të shenjtat tona po cenohen ndërsa feja jonë kërcënohet. “E, nëse ju ia ktheni shpinën dhe i largoheni Atij, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetëe…” (Muhammed 38) Kush nuk kujdeset për çështjet e muslimanëve ai nuk është prej tyre. Njerëzit e shtypur dhe të shpërngulur në Gaza, Allahu i bashkoi ata me zemrat e njerëzve të lirë në botë, madje edhe me zemrat e intelektualëve, dua të them nga universitetet dhe studiuesit, sepse ne jemi në të drejtën. Zoti u a zëvendësoi aty me ata njerëz që e njohin njerëzoren dhe i Gjithëmëshirshmi i bëri ata miqësorë. Ngjarjet e fundit kanë ndezur shkëndijat e njerëzimit prej harmonisë dhe dhembshurisë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Besimtari jeton dhe ndihet mirë me të tjerët, dhe kush nuk jeton dhe nuk ndjehet mirë me të tjerët nuk ka dobi prej tij. Më i miri nga njerëzit është ai që është më i dobishëm për njerëzit.”
Për ata që janë të pakujdesshëm: A keni hequr dorë nga dashuria e të dërguarit të Zotit për ju?! Ai i cili ka thënë: “ Vërtetë më të dashurit nga ju për mua janë atë që ka moralin më të mirë, ata që janë të grupuar, shokë të ngushtë, ata që jetojnë dhe ndihen mirë me të tjerët.”
Bashkësia dhe të jetuarit me të tjerët është kërkesë fetare, shoqërore dhe njerëzore e për këtë arsye jemi urdhëruar për namazin e Xhumasë dhe namazet me xhemate, bashkësi, për të larguar dallimet midis anëtarëve të shoqërisë, midis të varfërve dhe të pasurve, midis të fortëve dhe të dobëtve, midis shefit dhe vartësit. Familjariteti është synim juridik, ligjorë, legjitim, nga i cili askush nuk përjashtohet. Por se, bariu, kujdestari është përgjegjës për përhapjen e bashkësisë dhe përhapjen e farës së saj midis anëtarëve të shoqërisë. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Imamët, udhëheqësit tuaj më të mirë janë ata që ju i doni dhe që ju duan, që luten për ju dhe për të cilët luteni. Më të këqijtë nga imamët, udhëheqësit tuaj janë ata që ju i urreni dhe ata ju urrejnë, të cilët ju mallkojnë dhe ata ju mallkojnë.” Nuk është nga ne ai që i thyen lidhjet e dashurisë, harmonisë dhe vëllazërimit ndërmjet anëtarëve të shoqërisë së tij. Kjo nuk i shërben kauzës sonë. Umeti, populli i një trupi të vetëm është umeti i Islamit, nëse një fëmijë, një person i dobët ose një grua ankohet, prej tij, nga dhimbjet e luftës, i gjithë trupi do të vuajë nga ethet dhe netët pa gjumë. Një trup i vetëm është ai që nëse xhamia e tyre ankohet, i gjithë trupi përgjigjet me ethe dhe pagjumësi, veshët e tyre nuk i injoruan tingujt e deklaratave dhe rënkimeve të lëshuara nga vuajtjet e Aksës dhe popullit të saj. Kjo është përgjegjësia e mbarë botën Islame ndaj vend udhëtimit të Profetit, Aksasë, shtete dhe individë. O Zot, mundëso për këtë umet një udhëheqës që i bashkon ata me harmoninë e Islamit dhe sundimin e tij. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Koha është kthyer në gjendjen e saj që në ditën kur Zoti krijoi qiejt dhe tokën. Viti është dymbëdhjetë muaj, katër prej të cilëve janë të shenjtë.” “Po, kështu është! Ndërsa kush madhëron shenjat e fesë së Allahut, tregon përkushtimin e zemrës së tij.” (El-Haxhxh 32)
Luteni Zotit që të bashkojë në mes zemrave të muslimanëve, me të vërtetë Ai është afër i përgjigjet lutjes.
Hutbeja e dytë
Lavdërimet janë për Zotin, i Cili u jep sukses kujt të dojë nga robërit e Tij të bëjnë vepra të mira dhe të braktisin veprat e këqija.
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok.
Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është i dërguari i Zotit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të. “Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Ata që janë me të, janë të ashpër ndaj jobesimtarëve e të mëshirshëm midis tyre. I sheh ata si përkulen dhe bien në sexhde,…” (Muhammed 29) “Atë Ditë miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që e kanë pasur frikë Allahun.” (Ez-Zuhruf 67) Kërkoni ndihmë për kalimin e pengesave të botës Tjetër me harmoni dhe dashuri, sepse në ditën e Ringjalljes: “ Atë Ditë njeriu do të ikë nga i vëllai, nga e ëma dhe nga i ati, nga e shoqja dhe nga fëmijët e vet.” ( ‘Abese 34-36) Përveç atyre që e duan njëri-tjetrin për hir të Zotit, ata do të kenë minbere, vendqëndrime prej drite, që do ti kenë zili profetët dhe martirët, dëshmorët.
Përgatitu për në botën Tjetër, Ahiretin tënd, me vëlla të mirë për të cilin lutesh dhe ai lutet për ty, me të vërtetë pasha Allahu, afrimi, bashkimi dhe harmoni është mëshirë ndërsa ndarja është ndëshkim, dënim. “por edhe ata kanë harruar një pjesë të mirë nga ato që janë këshilluar, prandaj ua shtiem armiqësinë dhe urrejtjen midis tyre deri në Ditën e Kiametit.” (El-Ma’ide 14)
Është zhdukur harmonia dhe u shfaq rivaliteti midis të afërmve, familjeve dhe fqinjëve. Shtëpitë që shkatërrohen, fëmijë që enden andej dhe këndej, mosmarrëveshjet për trashëgimisë për shkak të mungesës së harmonisë në zemra. Njerëzit e ditur kanë thënë: “ Gjendja e njeriut nuk përmirësohet, bëhet e mirë, përveçse nëpërmjet harmonisë. Sepse njeriu është i destinuar për dëm dhe që e ka zili të mirën, bekimin. E nëse ai është në harmoni dhe i afërt me të tjerët, do të jetë fitimtar me harmoninë e tij përballë armiqve të tij dhe do të jetë i sigurt, shpëtojë nga njerëzit që e kanë zili.”
O ju të lidhur me këtë vetë, o ju njerëz të mirë! Imazhi i shoqërisë që Zoti ka dashur me harmoni, lidhje dhe bashkim, është: “ Të keqen ktheje me të mirë e atëherë armiku yt do të të bëhet menjëherë mik i ngushtë.” (Fussilet 34)
O banorë të Bejtul Makdis, Kud’sit! O njerëz të harmonisë dhe dashurisë! O njerëz të lidhur dhe vigjilent në këtë tokë! Zoti ju ka dhënë prej dashurisë së Tij, Mëshiruesi për ju ka dhuruar dashuri dhe lavdi, ndërsa zemrat e botës mbështesin tokën e Israsë dhe Miraxhit dhe njerëzit e saj. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, pasi që është kthyer nga beteja e Tebukut, dhe i është afruar Medines, për shkak të lidhjes të tij me Medinen ka thënë: “Kjo është e mira e të mirave, Medina, ky është Uhudi, mal që na do dhe ne e duam atë.” Ndërsa ne themi: “Kjo është xhamia e Aksasë, e duam dhe ajo na do ne. Ajo është amanet në qafat tona, është pjesë e besimit dhe fesë sonë.”
O njerëz të lidhur me këtë vend! O njerëz të harmonisë, lidhjes dhe dhurimi! Kujdesuni për lidhjen dhe mbështetjen tuaj ndaj xhamisë së bekuar, Aksasë, sepse ajo është emanet në qafat tona. I dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Nëse populli i Levantit, Shamit, prishet, korruptohet, nuk ka të mirë tek ju. Një grup nga umeti im do të vazhdojë t’i përmbahet të vërtetës, ata nuk i dëmton dikush që i kundërshton, as ata që i braktisin, derisa të bëhet Kiameti.”
O Zot, përmirëso marrëdhëniet në mes nesh, bashko zemrat tona, dhe mos lejo që në zemrat tona të ketë asnjë të keqe ndaj besimtarëve. “ O Zoti ynë! Mos lejo që zemrat tona të shmangen (nga e vërteta), pasi na ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna mëshirë prej Teje; vërtet, Ti je Dhuruesi i madh!” (Al ‘Imran 8)
Zoti është Kujdestarë që umeti i Muhamedit të përfshihet me bekimin e Tij të madh dhe kënaqësinë e Tij të plotë dhe për bashkimin e tyre me lidhjen e Tij të fortë.
O Zot, mundëso harmoni dhe dashuri në mes bijve të popullit tonë! O Zot, unifiko rrallët tona! O Zot, ruaj vendin tonë dhe të gjitha vendet e muslimanëve! O Zot, unifiko fjalën tonë, bashko forcat tona!
O Zot, të lutemi për xhaminë e Aksasë që ti japësh zgjidhje të shpjet dhe të afërt! O Zot, largo shqetësimet, ankthin, vështirësitë dhe luftën nga ne, o Zot! O Zot, largo luftën dhe pasojat e saj nga Gaza dhe njerëzit e saj!
O Zot, mëshiro dëshmorët tanë, shëro të plagosurit tanë, mundëso lirimin e të burgosurve tanë dhe streho të pastrehët, o Zoti i botëve!
O Zot, jepi shpërblimet më të mira për ne zotërisë tonë, Muhamedit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.
O Zot, jepu shpërblimet më të mira për ne dijetarëve dhe mësuesve tanë. O Zot, jepu shpërblimet më të mira për ne prindërve tanë.
O Zot, Ti që ke bërë salavatet ndaj të dërguarit tonë nga adhurimet, afrohemi më shumë tek Ti me çdo lutje që është dërguar për të nga dita që është krijuar deri në pafundësinë e përsosmërive.
“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)
Dhe fto për namaz!
Afrim Smakaj