Qyteti i Kud’sit – Shejh Dr. Ismail Neuahida – Aksa 8-3-2019

 

Lavdërimet për Allahun, Falenderimet për Allahun.

Lavdërimet i takojnë Allahut, Atë e falenderojmë, prej Ti ndihmë dhe falje kërkojmë. Zotit i kërkojmë mbrojtje prej të këqijave të vehteve tona dhe veprave tona, atë që drejton Allahu s’ka gjë që e humbën dhe ai që humbën s’ka udhëzues tjeter veç Ti.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër për veç Allahut Një i Vetëm i pa Shokë, i Tij është Pushteti dhe Ai meriton Lavdërime, Ai është i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

Fjalë për të cilën janë krijuar qiejt dhe toka. Ajo është shtylla e Islamit dhe çelësi i xhennetit jetës së paqes.

Dëshmoj se zotëria ynë, i dashuri ynë, udhëheqësi ynë, shembulli ynë , drejtuesi i të mirës  Muhamedi është i dërguari i Allahut, Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij në  mirësi deri në ditën e fundit.

Në vijim

O Ju besimtarë! O ju musliman! Këshilloj  ju dhe vehten time me frikën ndaj Allahut xh. sh, hapur dhe në fshehtësi, frikë në fshehtësi dhe në dëshmi, e  ka bërë Allahu xh.sh frikën ndaj Tij rrugë për në xhennet dhe drejtim nga Mëshira dhe Bujarija e Tij.

O ju Besimtarë!  Në kohën që përballet  Qyteti i Shenjtë në ngjarjet e fundit, në të cilat u përfshinë njerëzit e sigurisë së Qytetit të shënjtë , dhe në kohën që Xhamia e  Bekuar e Aksasë përballet me provokime dhe përplasje po thuajse të përditshme, me çfarë përballën disa nga besimtarët duke u falur në pjesën e Portës së Mëshirës dhe Portën e Pendesës , të cilat janë pjesë nga Xhamija e Aksasë. Në këto kushte të fushatave dhe reprezaljeve nga pushtuesi , duke arrestuar një nga përgjegjesit e Vakfeve të Xhamisë dhe duke ju bërë presion kryetarit të këshillit të Vakfeve dhe disa antarëve të tjerë . Drejtoria dhe antarët e këshillit të Vakfeve dihet se janë përgjegjëse për Xhaminë e Aksasë  në emër të gjithë muslimanëve.

Dhe në momentet e këtyre fushatave të presionit dhe arrestimeve të disa nga rojet e sigurisë dhe kujdestarëve të Xhamisë Aksa, dhe të përsonaliteteve kryesore të sajë, ndalimin e shumë nga populli jonë për të shkuar në Qytetin e Shenjtë Kud’s, dhe faljen në Xhaminë e Shenjtë .

Përballë gjithë këtyre gjërave dhe të tjera themi:  Qyteti i Kud’sit është i Arabëve në bazë, Islam në rrënjë. Ai është vendi i lindjes së Profetërve dhe të dërguarve. Kud’si është kibla e parë e muslimanëve. Në të është Xhamija e Bekuar e Aksasë e cila është një pjesë nga Akidja e muslimanëve. Sevapet e një namazi në të janë sa 500 namaze në një xhami  tjetër. Është vend udhëtimi i Profetit Muhamed , paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , nga Xhamia e shënjtë në Qabe për në Xhaminë Aksa, ka ardhur kjo në Kuran që do të lexohet deri në ditën e Gjykimit. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ I lavdëruar qoftë Ai që e mbarti robin e Tij (Muhamedin) natën nga Xhamia e Shenjtë (në Mekë) në Xhaminë e Largët (të Jeruzalemit), rrethinën e së cilës e kemi bekuar, për t’i treguar atij disa nga mrekullitë Tona. Ai, me të vërtetë, dëgjon çdo gjë dhe sheh çdo gjë.” (El –Isra 1)

O besimtarë! Në një thënijë të njohur një nga shokët e Profetit ka thënë: “ Sikur të mos kishte Shtëpina e shënjtë Bejtul Mak’dis ,mirësi të tjera, por vëtëm këtë ajet të ndershëm, do të ishtë mjaftueshëm, sepse nëse ky ajet dëgjohet përreth sajë do  të kishte mirësi të plotësuara me shumicë.”

Sikurëse ka  ajete të tjetër që bëjnë të qartë mirësit e këtij Qyteti.  Allahu xh. thotë : “Ne shënuam në Zebur, pas Teuratit, që tokën (e Xhenetit) do ta trashëgojnë robërit e Mi të mirë.  Me të vërtetë, në këtë (Kuran) ka mësime të mjaftueshme për ata që (e) adhurojnë (Allahun).” (El-Enbija 106-106) Ibn Abasi Zoti qoftë i kënaqur me të ka thënë : “ Tokën ka për qëllim vendet e shenjta të popullit të Muhamedit Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.”

Allahu xh. sh thotë gjithashtu: “ Kujtoni kur thamë: “Hyni në këtë qytet dhe hani ç’të doni dhe sa të dëshironi, por, duke hyrë në qytet, përuluni në sexhde dhe thoni: “Falna!” që Ne t’jua falim gabimet. Atyre që bëjnë vepra të mira, Ne ua shtojmë shpërblimin.” (El-Bekare 58) Ibn Abasi  Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë : “Allahu xh.sh nuk ka specifikuar tjetër vend veç xhamisë Aksa që do të na fali gabimet tona duke i rënë Atij në sexhde në këtë vend, kjo nga rëndësia që na ka treguar për të.”

Hadithet dhe thëniet e vlerësuara që kanë treguar rëndësinë e Shtëpisë së shenjtë Bejtul Makdis, dhe xhamisë Aksa  janë të shumta. Nga ato thënija e të Dërguarit të Allahut, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , ku thotë: “ Mos u ngushtoni për të shkuar në xhamija përveç se në tre nga ato, Xhamija e shënjtë në Mekke, Xhamija ime Medine dhe Xhamija e Aksasë.” Transmetojë Buhariu dhe Muslimi.

Hadithi tjetër i të Dërguarit të Allahut , Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur thotë: “Kush ka bërë Haxhin, dhe Umren, është falur në Shtëpinë e Shenjtë në Bejtul Makdis, u përpoq në rrugë të Zotit (luftoj) dhe qëndroj i tillë në përpjekje, i ka plotësuar të gjitha sunetet e mija.” Hadithi është i saktë

O besimtarë! Këto tekste nga Kurani  Famëlartë dhe hadithet e shenjta tregojnë vendin dhe rëndësinë e Kud’sit dhe të Xhamisë Aksa për muslimanët në të gjithë botën  në lindje dhe përëndim të sajë. Këto kanë pasur ndikim të madh në shpirtin e muslimanëve. E kanë çliruar Kud’sin në vitin 25 të hixhretit, pas një rrethimi të gjatë ku banorët e ti u dorëzuan dhe kërkuar paqen me kusht  që të prezantonte vetë Halifja i Muslimanëve Omer Ibn El Hatabi në dorëzimin e qytetin. Omeri Zoti qoftë i kënaqur me të, ju përgjigj kërkesës për të marrë në dorëzim Qytetin, dhe ka hyrë në Kud’s nga rruga e Malit të madh, muslimanët ranë në Tekbir, Madhëruan Allahun xh.sh kur panë Omeri r.a.

Ibn El Xhevziu ka thënë: “ Halifja  u ndërronte për të hypur në kafshë gjatë udhtimit me djalin që e shoqëronte. Kur është afruar afër murit të Qytetit e kishte radhën djali për të hypur në kafshë, ka zbritur Omeri dhe ka hypur djali. Omeri r.a mbante litarin e kafshës. Kur e panë banorët e madhëruan , Omeri r.a qau  nga kjo dhe tha : “Qeverisja juaj do të qëndroj pas shpinës time, qeverisja e padrejtësisë është e shkurtër një orë, ndërsa qeverisja e drejtë është e gjatë deri sa të bëhet kijameti.”

Ndërsa të krishterët e asaj kohe u gëzuan nga ky çlirim i Qytetit dhe thanë: “ Zemrat e të krishterëve me të vërtetë u gëzuan me udhëheqjen  e muslimanëve , Zoti i dhëntë forcë kësaj udhëheqje dhe e bëftë të plotë.”

Omeri, Zoti qoftë i kënaqur me të, shkroji paktin e sigurisë  i njohur si “Marrveshja E Omerit”.

O besimtarë ! Në kohën e Umevijëve dhe Abasive kanë drejturar muslimanët Bejtul Makdisin në të gjitha aspektet. Omer Ibn Abul Aziz, Xhaminë Aksa e bëri vendqëndrim për  të gjithë mvartësit e tij që vizitonin Bejtul Makdis me qëllim që të betohen në të për bindje dhe drejtësi në mes njerëzve. Dhe mbeti Xhamija e Aksase dhe Bejtul Makdis , vendi i qetësisë,  amanetit dhe sigurisë deri në momentin që ra në duart e pushtuesve të krishterë. Përhapën në të shthurjen, ku vranë me mija muslimanë, shkatrruan bazën e Xhamisë Aksa dhe të xhamisë me kupolë të verdhë dhe shumë të tjera si këto dëmtime  siç dinë të bëjnë mizorët.

Kjo ishte sjellja e pushtuesve për 91 vite, deri kur dërgoj Allahu xh.sh udhëheqësin musliman Salahud Din Ejubi , Zoti e mëshiroftë. Punoj për çlirimin e Kud’sit nga duart e të krishterëve dhe e mori qytetin me 26 Rexhep të vitit 583 sipas kalendarit Hixhri. Vazhdoj Kudsi të ketë qetësi dhe siguri deri në vitin 1967   kur ra nën pushtimin izraelit. Ndodhi në të ajo çfarë ka ndodhur, me ndryshimin e karakteristikave të qytetit nga ana fetare, kulturore dhe gjeografike dhe të qenurit e tij arab dhe islami dhe shumë të tjera veç këtyre.

O ju njerëz të botës mbarë! Ju e dini shumë mirë se Kud’si është bërthama e konfliktit ekzistues në Lindjen e Mesme , në mos qoftë në të gjithë botën. Nuk mundet ta injorojë  këtë realitet askush që shpreson dhe përpiqet për paqe në çështjen e Kud’sit, Paqja e Palestinës dhe paqja e Botës është paqja e Kud’sit. Nuk mundet që ti jepet paqe një grupi duke dëmtuar një grup tjetër. Nuk do të kenë paqe banorët e Kud’sit në kohën kur atyre u përdhosen vendet e shenjta të tyre  nga këta mizorë.

Nga këtu mund të themi se , çështja e Kud’sit i kalon kufijtë e popullit dhe të dashurit e tij, sepse Kud’si është pika e rëndësishme për fatin e të gjithë botës . Ajo çfarë ndodhën  në Kud’s në këto ditë duhet që të mos e lërë botën neglizhente, sepse fati I sajë caktohet nga këto vende të shenjta.

Qyteti i Kud’sit është në realitet nga vendet e shenjta të arabëve dhe muslimanëve, dhe nuk e konkuron në shenjtëri vetëm se Mekka e Madhërueshme dhe Medineja e Ndritshme, qyteti i të Dërguarit përshendetjet më të mira për të.  Muslimanët janë të vetmit që kan të drejtën e Zotit për të qenë banorët dhe drejtuesit e këtij qyteti dhe se nuk mundet asnjë njeri të jua heqi këtë të drejtë legjitime. Kud’si është celësi i luftës dhe i paqes dhe është e rëndësishme për njerëzit që ta mësojnë këtë mirë.

Në një hadith nga Ebi  Dherri Zoti qoftë i kënaqur me të , tregon se duke qenë në prezencën e të Dërguarit pyetëm se kush është më e shenjët Xhamija e Profetit në Medine apo Bejtul Mak’dis,? Profeti i Zoti, Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “ Namazi në xhaminë time është më i mirë se katër namaze në të (Kud’s),  sa adhurim i mirë. Besimtari do të pranonte të bëhet sikur litari i kalit vetëm për të parë nga aty Bejtul Mak’dis, ai konsideron se kjo , është më mirë për të se dunjaja dhe çfarë ka në të.” Në një transmetin tjetër “ Më e mirë se e gjithë dunjaja.” Transmeton Buhariu dhe Muslimi

Jetojmë  në kohën e të vërtetës  për të cilën na ka lajmëruar i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, se si do të jetë Qytetit i Kud’sit,  do të përpiqen pushtuesit me të gjitha mjetet për ta bërë atë të ndaluar (Kud’sin) për popullin e tij , duke shtuar proçedura dhe rregulla kriminale deri sa të mos mundet  asnjë njeri që të mbërri në të.

Populli arab dhe ai islam është infektuar keq, qëndron i  heshtur përballë vështirsive dhe ndodhive të rënda që ndeshet dhe që e ndjekin herë pas here. Janë në kotje të thellë, dhe në një padije të madhe  për të ruajtur atë në të gjitha aspektet.

Pa marrë parasyshë të qenurit shumicë, armiqt pushtojnë dhe kolonizojnë tokën e tyre, ju plaçkisin pasurin dhe vlerat e sajë, sundojnë në naftën dhe gazin e sajë. Shumë nga djemtë e sajë priten dhe vriten para syve dhe veshëve të vendeve të mëdha. Por ka dhe nga ata popuj që bëjnë lutje dhe mbledhin fonde për ta, përpara heshtjes ndërkombëtare dhe heshtjes Arabe dhe Islame.

Krimet që kemi parë dhe shikojmë, në vendet arabe dhe islame, shkatërrimi i shtëpive dhe largimin e banorëve të tyre nga ato,  lënja e tyre jashtë, shtrat për ta është toka dhe mbulësë qielli. Të gjitha këto janë argument se ata nuk duan paqe dhe hajr dhe themi Mështetja e jonë është Allahu më e mira Mbrojtje: “Sigurisht, të padrejtët do ta shohin se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).” (Esh_Shu’ara 227)

Të penduarit nga gabimet janë sikur të mos kishin bërë gabime.  Lutjuni Zotit se ju është premtuar përgjigje. Më të fituarit janë ata që kërkojnë falje. Kërkoni falje tek Zoti.

Hutbeja e dytë

Lavdërime dhe Falenderime për Zotin. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Zotit. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi ty O Zotërija ynë o i Dërguari i Zotit, mbi familjen  e tij , dhe mbi të gjithë shokët e tij .

O ju besimtarë! O populli i Qytetit të Kud’sit që jeni të lidhur fort me këtë qytet, mbrojtës të Kud’sit, të Xhamisë Aksa, të gjithë tokës dhe vendfaljeve të tij,  në çdo pjesë të tij, Zoti ju dhëntë jetë dhe ju bekoftë në përpjekjet tuaja , dhe jua shkruajt këto në peshoren e punëve të mira. Me të vërtetë historia do tu kujtojë ju me gjithë krenari.

Qyteti i Kud’sit po përballët këto ditë me sulme makabre dhe mizore nga pushtuesit gjakatarë, sikurëse përballet me mbylljen e vendeve karakteristike dhe dëmtimin e tyre. Gjithashtu në këto ditë po përballet me sulme çnjerzore që ka si shënjestër njerëzit dhe institucionet  e Qytetit të Kud’sit, trashigiminë, pemët dhe gurët e tij.

Kjo është gjendja e qyteteve dhe e fshatrave tona. Të gjitha këto i bëjnë muslimanët në të gjithë botën që të marrin masa të menjëhershme dhe plane për shpëtimin e të gjitha këtyre që thamë dhe kthimin e tyre tek poseduesi i tyre i parë, që të shpresohet qetësia dhe paqja.

Qyteti i Kud’sit gjatë historisë që nga çlirimi i pare, në çlirimin e tij nga Salahud Dini  El Ejubi dhe deri më sot ka qenë në vëmendjen e arabeve dhe muslimanë. Sepse ai është vendlindja e Profetërve, vend i ndodhive historike, në të do të ndodhin përplasjet e fundit të kësaj botë dhe se ajo do të jetë në një kohë të caktuar, bazuar në fjalën e Allahut xh.sh : “Ne u shpallëm solemnisht në Libër Bijve të Izraelit: “Ju do të bëni dy herë ngatërresa në Tokë dhe do të tregoni mendjemadhësi të tepërt.”(El –Isra 4)

Nga këtu o besimtarë do të lindi dielli i Kud’sit nga e para, dhe çdo gjë do të jetë në festë atë ditë nga njerëzit dhe kafshët, për të pritur atë që do të çlirojë atë , kështu u thyhen të gjitha forcat pushtuesve dhe hiqen të gjitha rrethimet e tij: “ Kjo nuk është punë rëndë për Allahun Fuqiplotë.” (Ibrahim 20)

Sot kërkohet nga arabët, muslimanët dhe Palestinezët bashkimi dhe jo përçarja, mbështetja e njëri tjetrit, bashkëpunimi në të mirë dhe devotshmeri, zhdukja e mosmarveshjeve dhe e grindjeve, braktisja e të vrapuarit për pozita dhe interesa  përsonale, braktisja e posteve e karrigeve, e përfitimeve, dhe përplasjen e çështjet.

Këto nuk arrihen me të shpresuar dhe ëndrra, me ngritje parullash, me premtime te rreme, dhe ofertat e  lira për tu hequr dorë nga më të rëndësishmet. Këto arrihen duke u mbajtur fort pas litarit të Allahut (Kuranit)  sipas metodës Hyjnore, dhe ligjit që ka zbritur Zoti për të rregulluar njerëzimin dhe lumturimin e tyre. Atëherë do të bëhen të ndaluara për pushtuesit vendi jonë, të shenjtat tona dhe njerëzit tanë, larg egërsisë së tyre dhe padrejtësisë së tyre, atëherë do të ketë populli jonë liritë dhe të drejtat e tija legjitime , duke u kthyer në qytetet dhe fshatrat e tij nga të cilat është larguar me forcë padrejtësish dhe  pa dëshirën e tij . Do të buzëqeshin të burgosurit tanë duke fituar lirinë dhe nderin e tyre.: “ Kjo nuk është punë e rëndë për Allahun Fuqiplotë.” (Ibrahim 20)

O Zot ndimoje Islamin dhe muslimanët. Ngrije fjalën e vërtetë dhe fenë  Tënde.

Me të vërtetë fjala e vërtetë është më e larta dhe fjala e mohuesve është e poshtëruar.

O Zot jepi sukses atij që mundohet për të mirë të  Islamit.

O Zot poshtëroje atë që mundohet për të keqe të Islamit.

Me të vërtetë ata nuk mund të pengojnë o Zoti i Botrave

O Zot bëje qytetin e Kud’sit të qetë dhe të sigurtë që të vijnë në të vizitorë nga të gjitha viset e largëta.

O Zot ruaje Xhaminë Aksa nga çdo e keqe.

O Zot mëshiroji dëshmorët tanë,  shëroji të plagosurit tanë, liroji të burgosurit tanë, kujdesu për familjet e tyre që të jetojnë sikurëse njerëzit e tjerë.

O Zot fali besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe të vdekur.

Adhurues të Zotit! “Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërueshëm se Ai Ju kujton ju, kërkoni falje se jua falën gabimet.

Aksa / by

Post Author: