Ramazani, agjërim i gjymtyrëve dhe agjërim i zemrës

Hutbe e ditës së xhuma nga Medineja e Ndritshme    03-09(Ramazan)-1447 H   20-02-2026 D

Shejh Salah Ibn Muhamed El Budejri 

Tema    Ramazani, agjërim i gjymtyrëve dhe agjërim i zemrës

Zotin e Madhërishëm e lavdëroj për bekimet e Tij të shumta dhe dhuratat e Tij të panumërta, na e ka mundësuar të arrijmë muajin e Ramazanit dhe na ka dhuruar nga mirësitë  e Tij.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, dëshmi përmes të cilës shpresojmë të fitojmë vendin  e Tij të nderit dhe lumturinë e Xhenetit të Tij.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, këshilloi për umetin e tij derisa i erdhi ora e ndarjes së tij nga kjo botë. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, të parët, zotërinjtë tanë, që jani për ne si hëna e plotë e natës, mbështetësit e së vërtetës dhe thirrësit në të.

Në vijim

O ju muslimanë! Kini frikë Zotin dhe përgatituni për udhëtimin para se të niseni. “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

O ju muslimanë! Muaji i fitimit ju ka ardhur me mirësitë dhe begatitë e tij, me bukuritë dhe me madhështinë e tij. Ai është vizitor që shkëlqen dhe muaj aromatik, vlera e tij është e dukshme dhe ai është plot me mirësi. Prandaj, lavdërojeni Zotin që ju mundësoi ta arrini atë dhe falënderojeni Atë që ju dhuroi afat për ta arritur atë dhe ju a mundësoi  ta agjëroni.  Sa shumë njerëz aspirojnë që ta arrijnë këtë muaj, por nuk e  arritën,  dhe sa shumë shpresojnë ta arrijnë atë, por nuk e  arrijnë.

O ju muslimanë! Hëna e Ramazanit është shfaqur, e sa të dashur kemi humbur, me sa të afërm jemi ndarë dhe sa të dashur kemi varrosur. Prandaj, kini kujdes nga largimi i vëllezërve dhe miqve, sepse largimi i tyre është mësim dhe përkujtim, paralajmërim dhe shenjë. Prandaj, nxitoni, nxitoni, para se të mos ketë më vlerë pendimi, ku asnjë gjë nuk ka ndikim dhe askush nuk mund të shplyejë gjë me para. Tregoni Zotit në muajin tuaj më të mirën tuaj. Me përpjekje çdo kush ka sukses, arrinë dhe me vendosmëri çdo kush i kalon pengesat. I dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  përpiqej në Ramazan më shumë sesa në çdo muaj tjetër.

O ju muslimanë! Ky është muaji i pranimit dhe i arritjeve, ky është muaji i çlirimit nga zjarri i Xhehenemit dhe bujarisë.  Kjo është koha e ngritjes dhe lartësimit, kjo është koha e seriozitetit nëse jeni seriozë,  kjo është koha e adhurimit nëse jeni të përgatitur. Ky është flladi i pranimit që ka fryrë, ky është përroi i mirësisë që është derdhur, ky është muaji në të cili  shejtani që është prangosur, kjo është dera e mirësisë e hapur për këdo që do. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të,  tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kur vjen Ramazani, hapen portat e Xhenetit, mbyllen portat e Xhehenemit dhe lidhen shejtanët me zinxhirë.” Muttefikun Alejhi. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të,  gjithashtu tregohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë: “Kur hynë nata e parë e Ramazanit, shejtanët dhe xhindët rebelë lidhen me zinxhirë, mbyllen portat e Xhehenemit dhe nuk hapet asnjë prej tyre, hapen  portat e Xhenetit hapen dhe nuk mbyllet asnjë prej tyre. Një thirrës thërret: “O kërkues i së mirës, ​​eja përpara, drejtë të mirës! O kërkues i së keqes, ndalo, largohu nga e keqja!” Allahu liron prej tyre nga zjarri i Xhehenemit, e kjo është çdo natë.”

LEXO  Pastrimi i shpirtit - Shejh Abdullah ibn Abdurrahman el Buajxhan - 05.10.2018

O rob i gjynaheve! O rob i veprave të turpshme! Ky është muaj në të cilin çlirohet robi, tolerohet, lehtësohet shkelësi dhe falen gjynahet e gabimtarit. Prandaj, shfrytëzo mundësinë dhe bëni kujdes që të mos e humbni këtë gjë, mos jini nga ata që refuzuan e të kalojë Ramazani pa i përmbushur dëshirat e tyre.

O agjërues! O ti që pyet për pluhurin e rrugës, për sitjen e miellit dhe për gëlltitjen e pështymës, a e prishin ato agjërimin apo jo? O ti që je i kujdesshëm për këto çështje të vogla dhe i lë pas dore çështjet e mëdha, bëj kujdes nga gjynahet dhe shkeljet e mëdha, bëj kujdes nga ngrënia e pasurisë së vëllait tënd musliman dhe nga shpifja për nderin e tij, nga tradhtia dhe padrejtësia ndaj tij, nga dredhia dhe mashtrimi ndaj tij.

A ka agjëruar ai që larguar nga të ngrënit dhe të pirit gjatë ditës në Ramazan, por nuk është larguar nga të qenit i pakujdesshëm ndaj fëmijëve të tij dhe i ka lënë ata me ish-gruan e tij pa mirësi, pa dhembshuri, pa pyetur për ta dhe pa kujdes?  A ka agjëruar gruaja që i privoi fëmijët e saj nga vizitat dhe takimet me babanë e tyre të divorcuar dhe i ka nxitur ata të jenë të pabindur dhe imoralë? A ka agjëruar burri që i privoi fëmijët e tij nga vizitat me nënën e tyre të divorcuar, burimi dhe luturia e vetme e të cilëve është të shijuarit e erës dhe aromës së saj, shikimi i fytyrës së saj dhe të shijuarit e dashurisë së  saj. A ka agjëruar ai që e braktis bashkëshorten e tij me pa të drejta, të pezulluar, as bashkëshorte dhe as të divorcuar? A ka agjëruar ai që nuk iu bind prindërve të tij, i braktisi ata, u soll me arrogancë ndaj tyre dhe u lodh nga shërbimi ndaj tyre? Nëse i kërkojnë tregohet koprrac ndaj tyre, nëse e qortojnë tregohet i paditur,  injorant, nëse të tjerët japin shpresë ai zhgënjeu, e nëse e kërkojnë ai mungon.  Ai përgjigjet vetëm me dhunë, jep vetëm nga frika dhe nuk di asgjë tjetër përveç “Unë do të”.

LEXO  Besimi ushqen zemrën dhe është burim lumturie

A ka agjëruar ai që ka fjetur në kohën e namazit obigim dhe e ka vonuar namazin përtej kohës së tij, nuk e ka falur namazin e drekës dhe të ikindisë derisa të ketë kaluar koha e tyre, dhe e ka bërë këtë zakon gjatë gjithë ditëve të Ramazanit? A ka agjëruar ai që ka ngrënë trashëgiminë e vëllezërve dhe motrave të tij, ka uzurpuar të drejtat e të dobëtve, jetimëve dhe të varfërve, ka përvetësuar të ardhurat e vakëfeve dhe i ka privuar ata që kanë të drejtë për to?

Po, ai agjëroi një agjërim të mjaftueshëm, e përmbushi detyrimin, por ishte një agjërim i ndotur me gënjeshtra, gjynahe dhe padrejtësi, i shoqëruar me gjynahe të mëdha dhe shkelje të rënda. Shpërblimi për agjërimin e tij mund të mos jetë më i madh se gjynahi i padrejtësisë dhe krimit të tij. Kini frikë Zotin, o ju që jeni përmbajtur nga gjërat që e prishin agjërimin dhe e zhvleftësojnë atë gjatë agjërimit, dhe bëtë ato që muslimani duhet t’i shmangë dhe që e ka të ndaluar t’i bëjë në çdo kohë.

“O ti që agjërove nga ushqimi, ah sikur të kishe agjëruar dhe nga padrejtësia.

A i bën dobi agjërimi një njeriu që është i padrejtë, brendësia e të cilit është plot me gjynahe?” Zoti na bëftë të gjithëve që e agjërojnë Ramazanin dhe e ruajtën atë, që nuk i njollosën veprat e tyre të mira dhe bamirësitë e tyre me gjynahe.

Zotit i kërkoj falje, andaj tek Ai kërkoni falje sepse me të vërtetë Ai është Falës për ata që i drejtohen Atij me pendim.


Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili i ka dhënë mbrojtje çdo njërit që tek Ai ka kërkuar mbrojtje.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai i trajton me mirësitë e Tij ata që kishin humbur shpresën për shërim nga sëmundja.

Dëshmoj se i dërguari dhe zotëria ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Kush e pason atë është në rrugë të drejtë, e kush e kundërshton atë ka devijuar dhe në turpin e të kotës ka humbur. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij, lutje dhe përshëndetje të përhershme dhe të vazhdueshme.

Në vijim

O ju musliman! Frikësojuni Allahut, ndiqeni Atë, binduni dhe mos e kundërshtoni Atë: “O besimtarë! Frikësojuni Allahut dhe bëhuni me ata që janë të sinqertë (në fjalë dhe në vepra)!” (Et-Teube 119)

LEXO  Vështirësitë sprova për besimtarin - Medina 17.04.2020

O ju që u hidhni sytë gjërave të ndaluara, ja ku jeni në muajin më të mirë, prandaj kini kujdes, kini kujdes nga shkelja e shenjtërisë së tij, ndotja e nderit dhe ulja e statusit të tij. Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmetohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  ka thënë: “Kush nuk heq dorë nga fjalët e rreme, gënjeshtrat, dhe nga veprimi sipas tyre, Zoti nuk ka nevojë që ai të heqë dorë nga ushqimi dhe pija e tij.”

Nga Xhabir Ibn Abdullah El Ensariu, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: “Kur agjëron, le të agjërojë dëgjimi yt, shikimi dhe gjuha nga gënjeshtra dhe të ndaluarat. Mos e shqetësoni fqinjin, le të reflektojë nga ti gjakftohtësia dhe qetësia, dita kur agjëron le të mos jetë e njëjtë me ditën kur nuk agjëron.”

Nga Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmetohet se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  ka thënë: “Shumë agjërues nuk fitojnë asgjë nga agjërimi i tyre përveç urisë dhe etjes, dhe shumë njerëz që luten natën nuk fitojnë asgjë nga lutja e tyre përveç pagjumësisë.” Hadithin e ka transmetuar Ahmedi.

Lutuni dhe dërgoni selame për të lavdëruarin, udhëzuesin dhe ndërmjetësuesin e vetëm për nevojtarët. Kush bie salavat një herë për të, Allahu do bie dhjetë herë salavat për të. O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin dhe zotërinë tonë Muhamedin.

O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur me katër Halifet e parë, udhëheqësit e  drejtë, njerëzit e nderuar dhe të ngritur, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun, me të gjithë familjarët dhe shokët e tij, dhe me ne së bashku me ta, o Bujar, o Dhurues.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, poshtëro idhujtarinë, politeistët  dhe  shkatërro armiqtë e fesë.

O Zot, ruaj vendin tonë dhe vendet muslimane nga planet e keqbërësve, nga kurthet e atyre që thurin kurthe, nga smira e atyre që kanë smirë dhe zilia e ziliqarëve,  o Zoti i Botëve.

“Zoti Im, bëje këtë vend qytet të sigurt.” (El-Bekare 126)

O Zot, ruaj ushtarët tanë të stacionuar në kufijtë dhe frontet tona. O Zot, prano të vdekurit e tyre dëshmorë, jepu shërim të shpejtë të plagosurve të tyre dhe ktheji ata shëndoshë e mirë në familjet e tyre, o Zot i botëve.

O Zot, jepi sukses udhëheqësit dhe kujdestarit  të çështjeve tona, kujdestarit të dy xhamive të shenjta, në atë që Do dhe je i Kënaqur, udhëzoje atë drejtë të mirës dhe devotshmërisë.

O Zot, jepi sukses atij, zëvendësit të tij dhe të gjithë kujdestarëve të çështjeve të muslimanëve  në atë që është lavdia e Islamit  dhe përmirësimi i muslimanëve, o Zoti i Botëve.

O Zot, shëro të sëmurët tanë, shpëto të sprovuarit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë, o Zoti i botëve.

O Zot, ndihmo vëllezërit tanë në Palestinë. O Zot, shëro plagët e tyre, përshpejto fitoren e tyre, pakso pengesat e tyre, lehtëso shqetësimin e tyre, liro robërit e tyre, shëro të sëmurët e tyre dhe prano dëshmorë të vdekurit e tyre, o Zot i botëve.

O Zot, na bëj nga ata që ke pranuar agjërimin dhe lutjet e tyre, që ke falur gabimet dhe gjynahet e tyre  dhe përmirësove zemrat e tyre në mënyrë që të jenë të përgatitur për atë që i pret.

O Zot, bëj duatë tona të dëgjuara dhe lutjet tona të pranuara, o Bujar, o i Madhërishëm, o Mëshirues.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1488989193227756/836596946090170

Post Author: endrit