Umeti ynë në mes të poshtërimit të përçarjes dhe lavdisë së unitetit

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa     14-06-1447 H   05-12-2025 D

Shejh  Halid  Ebu  Xhumua 

Tema    Umeti ynë në mes të poshtërimit të përçarjes dhe lavdisë së unitetit

Lavdërimet janë për Zotin, Mëshirëploti i Gjithëmëshirshmi, Bujari dhe Mirëbërësi, Atij i bindemi Ai  falënderon, Atë e  kundërshtojmë, nuk i bindemi, e Ai falën, Ai u jep afat të padrejtëve dhe ua vonon përfundimin, Ai është i Gjithëdijshëm për çdo gjë dhe i Fuqishëm për të bërë çdo gjë.

Krijoi krijesat dhe planifikoi për ta, ata kishin nevojë për Të e Ai i furnizoi ata, plotësoi nevojat e tyre. “Ai drejton çdo çështje, prej qiellit deri në Tokë…” (Es-Sexhde 5)

Zotin e lavdërojmë dhe e falënderojmë, tek Ai pendohemi dhe falje kërkojmë. Nëse Ai na jep, kjo është nga mëshira e Tij, nëse Ai na kursen, privon, kjo është me drejtësinë dhe urtësinë e Tij, Ai është Mëshirëploti i Urti. “Prandaj, qoftë lartësuar Ai, në Dorën e të Cilit është pushteti mbi çdo gjë! Tek Ai do të ktheheni!” (Ja Sin 83)

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, Ai pranon ata që pendohen, fal ata që tek Ai kërkojnë falje,u përgjigjet atyre që i luten Atij dhe u jep atyre që kërkojnë, Ai është Bujari dhe i Mëshirshëm.

Dëshmoj se i dashuri, udhëheqësi dhe zotëria ynë, Muhamedi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij. Më i miri i të dërguarve, më i sinqerti i këshilltarëve, më i devotshmi i adhuruesve, më i sinqerti i atyre që pendohen dhe më i përuluri i atyre që i luten Zotit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbi familjarët e tij të pastër, shokët e tij të nderuar, fisnikë, dhe psuesit e tyre në mirësi deri në ditën e Kijametit.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, bindjuni Atij, pendohuni tek Ai dhe kërkoni falje prej Tij, mbështetuni tek Ai dhe mendoni mirë për Të, sepse Zoti i Madhërishëm është ashtu siç mendojnë robërit e Tij për Të. Nëse mendojnë mirë për Zotin  atëherë e mira është për ta, e nëse mendojnë ndryshe, atëherë sa keq është ajo që mendojnë! “O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” (Al ‘Imran 102)

O ju të lidhur me këtë vend! Kush ndjekën, studion, historinë e umetit tonë të lavdishëm Islam dhe faqet e arta në regjistrin e tij të pasur, do të përfshihet nga habija dhe mahnitja. Ai lexon për lavditë e saj të ndritshme që pasurojnë qëndrimet e tij të shkëlqyera në faqet e historisë së tij të lavdishme. Duke ndjekur shembullin e Islamit, në përputhje me Kuranin, të lidhur me jetën e përtejme, Ahiretin me shkëputje, largim  nga kjo botë dhe në përhapjen e fesë së Zotit. Por, dikush do habitej shumë nga kjo shkëputje e paraardhësve nga pasardhësit e tyre, nga ndryshimi në strukturë dhe ndryshimi që ka ndodhur në realitetin. Pasi që ishte një umet lavdie, u kthye në një umet përjetësie, ishte udhëheqës dhe u kthye i udhëhequr, pasi që ishte simbol i krenarisë, fitores, triumfit dhe prestigjit, tani gjendja e tij u përmbys në poshtërim dhe turp.  Zbriti nga forca në dobësi, nga lidershipi dhe drejtuesi u kthye në i nënshtruar dhe i poshtëruar.  Umet që është kthyer në pre të lehtë për çdo ngrënës dhe plaçkë që duhet ndarë në duart e çdo lakmitari. Umet që jeton në rrethana të vështira dhe kushte të hidhura. Në të mbizotëron dobësia, u shkatërruan stabiliteti, u rrënuan themelet. Rreptësia e të rreptëve u përball me butësinë e të shkujdesurve. Umeti ynë sot po jeton fazën më të vështirë të ditëve të tij. Jeton në mes të një fushbeteje politikash kontradiktore. I paraqiten ide të çuditshme dhe ftohet në kurrikula, plane të dyshimta, në një kohë kur vuan nga dobësia në fenë dhe devotshmërinë e tij, mungesës së përparimit dhe avancimit,  kolapsit në arsim dhe në të nxënë, konfuzionit në mendimin ekonomik dhe intelektual, shpërbërje në marrëdhëniet shoqërore dhe familjare, konflikt midis anëtarëve të shoqërisë, vrasje për arsyet më banale një përçarje në sistemin e reformave dhe vlerat arsimore.

LEXO  Vlerat dhe dobitë e përmendjes së Zotit të Plotfuqishëm

O ju të lidhur me këtë vend! Dijeni se këto ndryshime i rrethojnë njerëzit dhe ndikojnë në shumë prej tyre, i tërheqin  drejt diçkaje të keqe dhe i largojnë nga diçka e mirë. Kështu, të drejtët bëhen të shtrembër, të palëkundurit bëhen të shkujdesur, të zellshmit bëhen të ngadaltë dhe energjikët bëhen dembelë. Ashtu siç individët luhaten dhe ndryshojnë njëjtë luhaten dhe ndryshojnë shoqëritë. Për sa kohë që njerëzit jetojnë, ata do të mbeten midis përparimit dhe rënies, rrethanat e tyre luhaten midis drejtësisë dhe devijimit. Përqafojnë fenë në një kohë dhe largohen prej saj në një kohë tjetër. Një brez bëhet i drejtë dhe një tjetër devijon. Megjithatë, besimtari i sinqertë, në marrëdhënien e tij me Zotin e tij dhe në udhëtimin e tij drejt Zotit, nuk ndikohet shumë nga mjedisi përreth tij, sepse ai dëshiron vetëm atë që është me Zotin. Zoti i Lartësuar është i Përjetshëm, i Pandryshueshëm dhe i Përhershëm. Kështu, megjithëse njeriu dhe pse nuk është imun ndaj dobësisë dhe pafuqisë, përsëri dobësia dhe pafuqia e tij nuk shtrihen përtej kufijve të adhurimit ndaj Zotit të tij. Besimtari në këtë botë kërkon siguri, mbrojtje dhe qetësi, kështu i drejtohet Zotit të Madhërishëm, Zotëruesit të fuqisë, Dhuruesit të sigurisë. Bindja e robit në Zotin e tij është se Ai nuk i bën padrejtësi asnjërit prej krijesave të Tij dhe se Ai do t’i mbështesë të shtypurit, dhe nëse pas një kohe. Ai mbështetet, duke u nënshtruar dhe ja dorëzuar çështjet e tij Zotit që është në gjendje ta mbrojë atë nga padrejtësia e shtypësve, nga sulmi i agresorëve dhe nga kurthet e komplotistëve dhe se premtimi i Tij do të përmbushet me patjetër.

O ju të lidhur me këtë vend! Umeti ynë është umet i bekuar, i zgjedhur dhe i favorizuar nga të gjithë popujt e tjerë, i shënjuar me mirësia, i përgëzuar për lavdi dhe lartësim. I është premtuar lavdi, fitore dhe fuqizim, i ruajtur me urdhrin e Zotit për sa kohë që i përmbahet urdhrave të Zotit të tij, do të ekzistojë për sa kohë që i përmbahet Librit të tij, Kuranit,  dhe i qëndrueshëm për sa kohë të përmbush detyrimet e fesë së tij, Islamit,  dhe të zbatojë shtyllat e tij. “Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun.”(Al ‘Imran 110)

O ju që përpiqeni, luftoni  për fenë tuaj, besimin tuaj dhe vendet tuaja të shenjta! O ju që përpiqeni për Librin e Zotit tuaj dhe sunetin e profetit tuaj! O ju që përpiqeni për brezat tuaj, moralin tuaj dhe shenjtëritë tuaja! O ju që dëshironi të mbështesni të shtypurit dhe të frenoni dorën e shtypësit, të padrejtit!  Kthehuni tek Zoti juaj të bindur dhe të penduar. Çfarë do që të kërkoni zgjidhje tjetër përveç fesë tuaj, ose të zgjidhni një udhëheqës tjetër përveç profetit tuaj, ose të ndiqni një rrugë tjetër përveç Librit tuaj, nuk do të gjeni asgjë tjetër përveç humbjes dhe devijimit, dhe vetëm do të shtoni mosmarrëveshje dhe trazira.

LEXO  “ Vërtet, Allahu është me ata që e kanë frikë dhe që janë punëmirë.”

Që umeti të mos ndahet, që koha e tij të mos shkojë kot dhe përpjekjet e tij të mos humbasin, ai duhet t’i kushtojë kohën dhe t’i përqendrojë përpjekjet e tij kuptimit të fesë së tij, të thellohet në studimin e librit të tij dhe të zgjasë kërkimin e tij mbi biografinë, historinë e profetit të tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Të jetë i etur dhe unik në qasjen dhe metodën e tij në një mënyrë që e kënaqën Zotin e tij, me atë që kënaqën Zotin. T’i rrisin fëmijët e tij mbi këtë metodë dhe t’ua lërë trashëgim brezave të tij. Parimet, rregullat e fesë janë të qarta, identiteti i umetit është i përcaktuar, drejtimi i tij është i qartë, qëllimi i tij është i përcaktuar dhe superioriteti i tij mbi të gjithë popujt e tjerë është shprehur qatë në Librin e Zotit, Kuran. I dërguari dhe udhëheqësi i tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, nuk u nda nga kjo botë derisa t’i tregonte rrugën në të cilën ndodhet shpëtimi i tij, t’i përcillte umetit përmirësimin në fenë e tij, me anë të së cilës do të shpëtohej në Jetën e Përtejme, në Ahiret.

Kush lexon predikimin e tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ose e dëgjoi atë gjatë  Haxhit të Lamtumirës, mediton në kuptimet e tij dhe kupton shprehjet e tij, gjenë brenda këti ligjërimi rrugën më të qartë dhe do të dijë përmes tij rrugën dhe daljen, ku do të shikojë zgjidhjen më të plotë dhe ilaçin më gjithëpërfshirës.

Njeriu i kujdesshëm që kërkon rrugën drejt shpëtimit, le t’i marrë fjalët e tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, në atë predikim: “Vërtet gjaku dhe pasuria juaj janë të shenjta për ju, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend.” Dhe fjala e tij: “ Vërtet unë po lë mes jush, atë, që po t’i përmbaheni pas meje, nuk do të humbisni kurrë; Librin e Allahut, Kuranin. Ju do të pyeteni për mua,  çfarë do të thoni?” “Çfarë do të thoni?” Një pyetje e rëndësishme dhe kumbuese që u është bërë sahabëve fisnikë,  Zoti qoftë i kënaqur me ta. I ka pyetur ata i dërguari, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  lidhur me përgjigjen e tyre tek Zoti i Plotfuqishëm në Ditën e Gjykimit. Shokët fisnikë kanë thënë: “Dëshmojmë se e ke përcjellur mesazhin, ke përmbushur detyrën dhe ke këshilluar umetin.” I dërguari Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, bëri shenjë me gishtin e tij tregues duke e ngritur drejtë qiellit dhe duke e drejtuar drejtë njerëzve. Do të thotë, i dërguari, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, duke e drejtuar nga ata, duke dashur me këtë që dhe Zoti të dëshmojë për këtë tek ata dhe thotë: “ O Zot dëshmo, për këtë.”

O ju njerëz! Ju sot, pasi dëgjuat fjalët e profetit tuaj, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, çfarë do të thoni?

Zotit i kërkoj falje për vete dhe për ju, fitorja është me ata që tek Zoti kërkojnë falje, tek Ai kërkoni falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin e botëve.Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të dërguarin e Tij bujar, mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij.

LEXO  Besimi ushqen zemrën dhe është burim lumturie

Në vijim

Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar thotë: “ Vërtet, ky është besimi juaj – besimi i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!” (El-Enbija’92)

O ju të lidhur me këtë vend! Ky ajet është i thellë në kuptimin e tij dhe madhështorë në njoftimin e tij. Ajet që bashkon bashkësinë muslimane, duke na urdhëruar të jemi të bashkuar, n[ kohezion dhe në harmoni,  na ndalon të përçahemi, të krijojmë fraksione brenda radhëve të besimtarëve dhe t’i minojmë ata, dhe ndalon konfliktin dhe luftën midis tyre. Për të parandaluar që bashkësia muslimane të bjerë në rrezikun e përçarjes që çon në copëtimin dhe përçarjen e saj, gjë që në të vërtetë ka ndodhur, sepse është larguar nga koncepti i një umeti të vetëm. Një umet i vetëm është një trup, një strukturë e vetme. Kredoja, besimi dhe sheriati, legjislacioni i tij janë një. Një umet i vetëm ka një ndjenjë, një gëzim, një dhimbje, kanë një kauzë, Aksa e tyre është një dhe shqetësimi i tyre është një. Ata nuk i ndanë as ngjyra, as gjuha, as kufijtë apo raca. Dijeni se shtrembërimi i konceptit të umetit do të thotë copëtim i identitetit, për tu shndërruar kështu në një umet të lënë dhe të braktisur,  pa entitet apo pika referimi dhe pa emër për të në histori. Një umet që ka humbur thelbin dhe themelet e tij.

O ju namazfalës! Zoti i Plotfuqishëm e ka obliguar për ne muslimanët që të qëndrojmë të bashkuar nën një flamur, të mos përçahemi dhe të mos ndahemi. Zoti i Plotëfuqishëm ka thënë për të dërguarin e Tij fisnik, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të: “Me të vërtetë, ti s’ke të bësh fare me ata që e përçajnë fenë e tyre dhe shndërrohen në sekte.” (El-En’am 159) Zoti bëri thirrje për unitet nën flamurin e besimit në Zot, me një deklaratë të qartë dhe të padiskutueshme, ajet vendimtar pa asnjë dyshim. “Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani!” (Al ‘Imran 103) Zoti i Madhërishëm ndaloi shprehimisht përçarjen, ndarjen partiake, grindjen dhe debatin, Zoti i Plotfuqishëm ka thënë: “…dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia.” (El-Enfal 46)

Por se, Zoti ua ndaloi që besimtarët të marrin aleatë dhe njerëz të besuar nga jomuslimanët, sepse marrja e njerëzve të tillë të besuar i bën ata të dështojnë dhe të grinden, i çon  në përçarje dhe mosmarrëveshje, duke i ndarë kështu radhët e tyre dhe shpërndarë fjalën e tyre.  Gjaku i tyre të bëhet i lirë midis tyre përmes luftërave dhe konflikteve, vrasjeve dhe zhvendosjeve, shkatërrimit dhe shpërdorimit të pronës. Zoti i Plotëfuqishë, duke paralajmëruar ka thënë: “ O besimtarë! Mos zgjidhni për miq dhe këshilltarë të afërt njerëz të tjerë jashtë gjirit tuaj; ata nuk ngurrojnë që t’ju bëjnë dëm.” (Al ‘Imran 118)

O Zot, të lutemi për unitetin e umetit musliman. O Zot, mbro dhe ruaj gjakun  e muslimanëve. O Zot, ji ndihmësi, mbështetja, mbrojtësi dhe përkrahësi  ynë.

O Zot, na mëshiro  me mëshirën Tënde të gjerë dhe largo fatkeqësitë nga ne. O Zot, poshtëro armikun tonë dhe këdo që na ka bërë padrejtësi. O Zot, shëro plagët tona, ushqe të uriturit tanë, shuaj etjen tek njerëzit tanë, mbulo të  zbathur nga ne, vish të zhveshurit tanë, shëro të plagosurit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë. O Zot, ji i Butë me të moshuarit e përgjunjur, me foshnjat e vogla, që ushqehen me gji, me gratë që kanë mbetur të veja dhe me fëmijët që ngelen jetimë.

O Zot, largo shqetësimet dhe  pikëllimin tonë. O Zot, zbrit qetësi mbi ne, o i Fortë, o i Plotfuqishëm, o Ndihmuesi më i Mirë, o Shërues i zemërthyerve, o Ti që i përgjigjesh thirrjes së nevojtarëve, shëro zemrat tona të thyera dhe përgjigju lutjes tonë.

O Zot, ruaj xhaminë Aksa dhe ata që e ruajnë atë, janë të lidhur me të, vendin e udhëtimit në Isra dhe Miraxh të profetit Tënd, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, fortifikoje atë me fortifikimin Tënd të fortë, mbaje atë nën kujdesit, ruajtjen, mbrojtjen, sigurinë dhe garancinë Tënde, o më i Madhi dhe më Bujari.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët!

“I Lartësuar qoftë Zoti yt, Zoti i Madhështisë e i Lavdisë, mbi çfarë i atribuojnë ata! Paqja qoftë mbi të dërguarit, Të gjitha lavdet e falënderimet qofshin për Allahun, Zotin e botëve!” (Es-Safat 180-182)

Ndërsa ti që fton për namaz, fto në namaz!

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1426003206193022&set=pcb.1426005296192813

Post Author: endrit