Optimizëm dhe shpresa pavarësisht sprovave dhe vështirësive

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa    29-04-1446 H   01-11-2024 D

Shejh  Halid  Ebu  Xhumua 

Tema  Optimizëm dhe shpresa pavarësisht sprovave dhe vështirësive

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili e forcon Islamin me ndihmën e Tij, shpien përqark  jobesimtarët me kurthet e Tij, poshtëron idhujtarinë me Forcën e Tij, rregullon çështjet me urdhrin e Tij, çdo gjë është me caktimin e Zotit dhe vullnetin e Tij. “Ata nuk e çmojnë Allahun me vlerën e Tij të vërtetë.” (El-Haxhxh 74) Madhërimi dhe lavdërimi i takon Atij, s’ka Zot tjetër përveç Allahut. Zotin e lavdërojmë për caktimin e Tij, të mirë dhe të keq, Atë e falënderojmë për vullnetin e Tij për të mirë dhe të keq.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Një i Vetëm, pa shok, i Madh në caktimin e Tij, i Urtë në vendimet e Tij, i Plotfuqishëm në pushtetin e Tij. “Dhe një prej shenjave të Tij është që qiejt dhe Toka qëndrojnë sipas urdhrit të Tij…” (Er-Rum 25) Nuk ka Zot tjetër për ne përveç Tij, nuk adhurojmë tjetër përveç Tij, me adhurim të sinqertë për Të, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët!

Dëshmoj se zotëria, i dashuri dhe udhëheqësi ynë, Muhamedi, është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, i përzgjedhuri dhe i dashuri i Tij.  I dërguari të cilit Zoti ia hapi gjoksin dhe ngriti lartë emrin e tij, vendosi poshtërim dhe ulje për ata që nuk iu bindën, kundërshtuan urdhrin e tij.  Paqja e Zotit qoftë mbi të, mbi familjen e tij të drejtë, mbi tabi’inët  dhe mbi ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Fundit, Kijamet.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Porosis vetëm dhe ju që t’i frikësohemi Zotit! Zoti ju mëshiroftë! Frikësojuni Allahut, sepse Zoti është Kujdestar i mjaftueshëm për ne,  na mjafton Zoti për rregullimin e çështjeve tona, i dërguari ynë, Muhamedi, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, mjafton për ne sjellës i mesazhit dhe i dërguar, Kurani Famëlartë mjafton si metodë dhe udhërrëfyes, vdekja mjafton për këshilluese dhe se për çdo njeri të  gjallë ajo është rruga. Frikësojuni Allahut, kapuni fort pas litarit të Zotit dhe mbështetuni tek Ai në të gjitha punët tuaja. “…dhe vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët!” (Et-Teube 51)  

O ju të lidhur me këtë vend! E tillë është kjo botë; të bën të qeshësh dhe të qashë, të bashkon dhe të ndanë, të përballën me vështirësi dhe me begati, mirësi, me kohë të mira dhe kohë të këqija. Në këtë botë, sprovat dhe fitnet në të janë të ndryshme, dhe asnjë herë, ajo, nuk është e lirë nga fatkeqësitë dhe mundimet.  “Ne ju vëmë në provë me të keqe dhe me të mirë dhe te Ne do të ktheheni.” (El-Enbija’ 35)

Po, o ju namazfalës! O ju të lidhur në tokën tuaj, toka e Israsë dhe Miraxhit! Nëse ju godasin fatkeqësitë, krizat bëhen të rënda, ju zbresin shqetësimet, shfaqen vështirësitë, errësohen rrugët dhe bashkohen ngushtica, atëherë për ne nuk ka rrugëdalje përveçse të besojmë në Zotin dhe të mbështetemi tek Zoti, të bëjmë durim, të jemi të kënaqur dhe t’i nënshtrohemi Zotit të botëve. Allahu i Madhërishëm ka caktuar dhe vendosur, e kënaqësia me këtë caktim është nga gradët më të larta, prandaj jini të kënaqur me caktimin e Zotit  dhe vullnetin e Tij dhe dorëzoni çështjet tuaja tek Zotit. “Thuaj: “Do të na godasë vetëm ajo që na ka caktuar Allahu…”(Et-Teube 51) Kjo është drita që mbron nga hutimi, e që është digë mbrojtëse nga dëshpërimi dhe trishtimi.

Adhurues të Zotit! Vërtetë Allahu i Madhërishëm ka paralajmëruar tiranët, të padrejtët me ndëshkim të rëndë në të dy botët, e ky është ngushëllimi i të shtypurve, atyre që ju është bërë padrejtësi. Nga pasojat e padrejtësisë mbi zullumqarin, të padrejtin  është se ai nuk e shijon jetën. Ai është vazhdimisht në ankth, gjithmonë ndjen frikë, duke u frikësuar nga hakmarrja e të shtypurve dhe nga lutjet e tyre të cilat nuk refuzohen. E për këtë na ka lajmëruar i dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, kur ka dërguar Muadh Ibn Xhebelin, Zotit qoftë i kënaqur me të, me mision në Jemen dhe i ka thënë: “ O Muadh, frikësoju lutjes së atij që i është bërë padrejtësi, sepse në mes saj, lutjes së tij, dhe Zotit nuk ka pengesë.” Shiko pas saj fatkeqësi dhe katastrofa me të cilat goditet zullumqari nga lutja e atij që i është bërë padrejtësi dhe nga lutjet e tyre drejtuar Zotit të botëve. Fatkeqësi të rënda dhe të mëdha. Ndërsa i padrejti kur zhytet në padrejtësinë e tij, tregohet arrogant me veten e tij dhe krenohet me forcën e tij ai sfidon Zotin dhe mendon se ai është më i fortë s Zoti, siç veproi Faraoni dhe kushdo që përshkruhet me cilësitë e tij, Faraonit. Fati i tij është në humnerë, ka vendosur shkatërrimin për veten e tij dhe ka pranuar zhgënjimin, kështu që ai do të shtypet dhe asgjësohet. Sepse shigjetat e Zotit të Plotfuqishmit janë dërrmuese dhe shkatërruese. Shigjetat e Zotit të Madhërishëm shfarosin dhe asgjësojnë këdo që guxon të jetë kundër Zotit. Shigjeta që nuk qëndrojnë dhe as që largohen.

LEXO  Nevoja për pendesë të sinqertë - Aksa 18.10.2019

O ju namazfalës! Historia është shkollë me plotë urtësi për ata që e lexojnë mirë atë, mendojnë mësimet e saj dhe përfitojnë nga faktet e saj.  Ngjarjet e viteve, lajmet e së shkuarës, përvojat e kombeve dhe lëvizjet, ndryshimet e vendeve janë mësime të qarta nga të cilat përfitojnë njerëzit e mençur dhe i neglizhojnë budallenjtë. Ngjarjet përsëriten, historia përsërit veten me personazhe të tjerë. I urtë është ai që i konsideron, merr mësim nga të tjerët, i mjeri është ai që konsideron vetëm veten e tij.  Popuj që pushtuan tokën për një periudhë kohe, pastaj u shkatërruan dhe u humbën. Armatë me mos besimtarë dhe tiranë marshuan nëpër tokë, duke u rritur dhe zgjeruar, e pastaj u larguan dhe u zhdukën. Mbretër dhe shtete me qytetërime të mëdha, të cilët dominuan dhe sunduan për një kohë të gjatë, pastaj ranë dhe u zhdukën. Për shtypësit, arrogantët dhe agresorët u ngritën monumente madhështore dhe pushtete të mëdha. Ata u treguan mizorë dhe keqtrajtuan, pastaj u fshinë dhe u zhdukën.  Kjo është ajo që na ka lajmëruar Kurani Famëlartë për gjendjen e popujve tiranë dhe shkelës, se si u ka ndodhur atyre dhe të ngjashmëve, merituan fjalën e ndëshkimit dhe u bën shembull për popuj pas tyre. “Sa e sa brezni kemi shkatërruar Ne para tyre! Vallë, a po sheh ndonjërin prej tyre dhe a po dëgjon pëshpëritjen më të vogël të tyre?!” (Merjem 98)

Në luftën e gjatë të muslimanëve me armiqtë e tyre, kanë ndodhur fakte të forta dhe ngjarje të mëdha, që përmbajnë mësime dhe këshilla në të cilat brezat e ardhshëm muslimanë duhet të meditojnë dhe të reflektojë mbi ta çdo musliman. Fitore pas disfatës, lavdi pas poshtërimit, sovranitet dhe udhëheqje pas një vonese dhe disfate. Në historinë tonë ka shumë ditë të lavdishme dhe ditë të tjera të dhimbshme dhe trishtuese.

Vështirësi dhe lehtësi, momente të rënda dhe begati, por përfundimi është gjithmonë për besimtarët, dhe ditët janë të tilla: “ Ato ditë (fitoreje dhe humbjeje) Ne i ndërrojmë midis njerëzve…” (Al ‘Imran 140)

Muslimani nuk duhet të ndalet për një kohë të gjatë me pikëllimet, trishtimet, Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar ka vendosur për ne bazat Kuranore për ne në Librin e Famëlartë, që na tregon se gjithësia i nënshtrohet ligjeve universale të fiksuara dhe rregullave të forta të besimit që nuk ndryshojnë dhe nuk zëvendësohen. Nga këto fakte të vendosura është edhe ky ajet madhështor: “Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” (Al ‘Imran 139) Nuk ka dyshim se njohja e kësaj të vërtete dhe përhapja e saj çon në aktivizimin e ndikimit të besimit në zemrën e çdo muslimani. Ky ajet fisnik lëviz zemrat, efekti i tij shfaqet duke forcuar bindjen tek Zoti dhe lidhjen me Zotin. E kjo është ligjshmëria e Zotit të Lartësuar. “Ti kurrsesi nuk do të gjesh ndryshim në ligjet e Allahut.” (El-Ahzab 62) “Vërtet, Ti nuk mund të gjesh ndryshim ose shndërrim në ligjet e Allahut.” (El-Fatir 43) Dënimet, ndëshkimet  Hyjnore janë një nga ligjet e vendosura dhe të qarta të Zotit, sikurse Allahu i Madhërishëm ka thënë: “ Para jush kanë kaluar shumë shembuj (popujsh nga ndjekësit e profetëve që iu ndodhi ajo që po ju ndodh edhe ju). Prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni si ishte fundi i atyre që i përgënjeshtruan profetët.” (Al ‘Imran 137) Librat e historisë janë të mbushur plot me beteja kundër shtypësve dhe me fundin e tiranëve të prishur.

O ju namazfalës! I dërguari, i dashuri dhe profeti ynë, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, ka kaluar ditë në të cilat nuk mundi t’i mbante lotët. E kanë lënduar në shpirtin e tij, kanë folur për nderin e tij dhe është dëbuar nga vendi i tij. Kanë dërguari kundër tij budallenjtë dhe të marrët, është përballur me sulme të padrejta dhe me lajme mashtruese. Megjithatë, fitorja ishte aleati i tij dhe suksesi shoqëruesi i tij. Shokët e tij, profetit, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, dhe Zoti qoftë i kënaqur me ta, janë përballur me çdo lloj padrejtësie dhe fatkeqësie, nga vrasja, dëmtimi, tortura, persekutimi, rrethimi, izolimi dhe shpërngulja, me prishjen dhe shkatërrimin e shtëpive të tyre në Meke, dhe të tjera veç tyre nga mundimet dhe fatkeqësitë. Vuajtja e tyre ishte e rëndë dhe sprova e tyre ishte e madhe. Por, Zoti e deshi këtë për ta. Ai ka paracaktuar dhe ka caktuar, për t’i pastruar dhe për t’i ngritur në gradë në këtë botë dhe në Ahiret, në botën Tjetër.

Adhurues të Zotit! Fitnet, sprovat e muslimanëve në fenë e tyre kanë një histori të hershme, të lashtë, që përsëritet dhe përsëritet në çdo brez, gjeneratë. Kurejshët dolën me forcë drejt Bedrit për të eliminuar grupin besimtar, por ata u zhgënjyen dhe humbën. Erdhi beteja e Uhudit, betejë në të cilën ranë dëshmorë shtatëdhjetë sahabi, shokë të profetit, nga të parët e tyre zotëria i dëshmorëve, Hamza Ibn Abul Mutalib, Zoti qoftë i kënaqur me të. A mbaroi Islami?! A mbaroi, vdiq ky umet?! Jo, ky umet nuk ka vdekur?! Më pas u bashkuan grupacionet me dhjetë mijë ushtarë për të rrethuar Medine dhe për të zhdukur muslimanët, por u kthyen të zhgënjyer dhe të humbur. A mbaroi, vdiq ky umet?! Jo, pasha Zotin, ky umet nuk ka vdekur dhe nuk do të vdesë?! Zoti do e përhapi dritën e Tij dhe nëse këtë e urrejnë mohuesit. Zoti do e plotësojë fenë e Tij dhe nëse këtë e urrejnë mohuesit.

LEXO  O Zot të kërkojmë të na japësh durim dhe shpërblim

O ju të lidhur me këtë vend! Ky umet do të mbetet deri në ditën e Kijametit. Jini të sigurte dhe mos u frikësoni për fenë tuaj. “Kështu, Ne ju kemi bërë një bashkësi të drejtë, që të bëheni dëshmitarë përmbi njerëzit…” (El-Bekare 143) Feja jonë do të mbetet dhe Kurani ynë do të ruhet derisa Zoti të trashëgojë tokën dhe ata në të. “Allahu ka kontroll dhe fuqi të plotë mbi çështjet e Tij, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” (Jusuf 21)

O ju muslimanë! Situata ka arritur deri aty sa armiqtë kanë braktisur humanizmin dhe njerëzoren e tyre. E trajtojnë njeriun sikur të ishte një copë druri, duke e prerë në gjysmë, ose e krehin atë me krehër prej hekuri që i heqin mishin nga kockat, ose duke e djegur atë në zjarr. Armiku nuk e humb asnjë rastin për t’i dëmtuar muslimanët me fjalë, fizikisht apo moralisht. Kjo është një natyrshmëri universal që nuk ndryshon. Ngjarjet përsëriten, skenat përsëriten dhe kushtet përsëriten shpesh.

Urime për ju, o njerëzit tanë në Gazan qëndrestare! Urime për ju që do të thirreni nesër: “ (e do t’u thonë): “Shpëtimi qoftë mbi ju, për durimin që keni treguar (në jetën e kësaj bote)! Sa vendbanim i bukur që është ky!”(Er-Ra’d 24)

Adhurues të Zotit! Në këto rrethana, u bindëm se të gjitha dyert e kësaj bote u mbyllur në fytyrën tonë, e nuk na ka mbetur vetëm se porta e Zotit, e ne para portës së Tij jemi duke qëndruar.

O ti që je duke qëndruar para portës së Allahut të Madhërishëm në këtë luftë mizore! Paqja, mëshira dhe begatia e Allahut qoftë mbi ty. Paqja e Zotit qoftë mbi çdo muslimanë dhe muslimane në tokën e Bejtul Makdis, Kudsit. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ty, o ti i buzëqeshur pavarësisht shpërfytyrim në fytyrën tënde. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ty, o ti i rrënjosur thellë në thellësinë e tokës, sikur pema e ullirit, me lavdi, dinjitet, nder e krenari, pavarësisht humbjes së familjes dhe shtëpisë tënde. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ty, o ti optimist pavarësisht humbjes tënde dhe zemrës tënde të thyer, o ti që je i kënaqur, pavarësisht sëmundjes dhe urisë tënde. Paqja e Zotit qoftë mbi ty, o ti e kaluar me vendosmëri dhe qëndrueshmëri, pavarësisht thyerjeve në shpinën tënde. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ty, o ti fëmijë i ngelur jetim, që shkon dhe vjen, endesh dhe mbërrin, pranon dhe reflekton, duke bartur në dorën tënde të dobët enën për pije, i grisur pa rroba, i mbuluar me pluhur. Paqja e Zotit qoftë mbi ty  që  qanë me dënesë që shkrinë erën nga malet. Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ty, o ti vajzë e vogël e humbur në mes ngushticave dhe rrugëve, me këmbë të zbathura me rroba të grisura, e lodhur dhe e rraskapitur, që bartën motrën e vogël mbi shpatullat e saj të holla duke kërkuar për një mjek, ndihmës ose infermier për të ndihmuar motrën e saj. Ju keni Allahun, o ju njerëz trima të Gazas!   E gjithë bota ka parë vuajtjet e tua dhe ka dëgjuar zërat e tu, pa bërë asgjë. Botë e verbër, jeton në një botë të shurdhër, që jeton me këngë dhe seriale, vallëzime, festa dhe mbrëmje. Ju keni Allahun dhe ne kemi Allahun, Një i Vetëm, i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëpushtetshëm.

Ne dorëzojmë çështjen tonë tek Zoti ynë, delegim të sinqertë dhe të bindur në ndihmën dhe mbështetjen e Tij. Me lejen e Zotit, do të shikojmë në çdo fatkeqësi një mirësi, pas çdo shqetësimi zgjidhje dhe rrugëdalje, dhe pas çdo vështirësie lehtësi. “Ju, me siguri, do të sprovoheni në pasurinë e në jetën tuaj dhe do të dëgjoni shumë fyerje nga popujt që iu është dhënë Libri para jush, si dhe nga paganët. Por, nëse ju duroni dhe ruheni (nga të këqijat), atëherë kjo është vërtet përcaktuese e çështjeve.” (Al ‘Imran 186)

Allahun e Madhërishëm e lusim që të na bëj nga miqtë dhe të dashurit e Tij, të na mbrojë nga të këqijat e armiqve të Tij, me të vërtetë Ai është që Dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.

LEXO  Muajt e shenjtë: Në mes të vlerave të bindjes dhe rrezikut të mosbindjes

Zotit i kërkoj falje për veten dhe ju, fitorja është për ata që tek Zoti kërkojnë falje, prandaj tek Zoti kërkoni falje.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Allahut, u ka premtuar besimtarëve për fitore dhe fuqizim.

Lutje dhe përshëndetje për të dërguarin e Tij besnik, të dërguarin mëshirë për mbarë botët, përfundimi i mirë është për të devotshmit dhe nuk ka agresion, ndëshkim vetëm se për zullumqarët.

O ju të lidhur me këtë vend! Premtimi më i vërtetë dhe më përmbushës  është premtimi i Zotit, sepse për Allahun e Madhërishëm nuk ka asnjë gjë të pamundur dhe Ai nuk e thyen premtimin që ka dhënë. “Se, me të vërtetë, është e sigurt ajo që ju premtohet.” (Edh-Dharija 5) Premtimi i Zotit është realitet. “Në të vërtetë, ajo që ju është premtuar, do të bëhet!” (El-Murselat 7) Premtimi i Zotit është shpallur në Librin e Tij të qartë, për atë që e lexon, e kupton, mediton në vargjet e tij dhe i merr ato parasysh.

O ju të dashurit e mi! Bejt El Makdis, Kudsi në përgjithësi, Kudsi dhe Aksa në veçanti është tokë e bekuar vetëm për muslimanët, Allahu i Madhërishëm e ka dhuruar vetëm për ne dhe ka konfirmuar pronësinë tonë për të nga lartësitë e qiellit, me një deklaratë të qartë dhe të sinqertë, në  mënyrë që askush të mos diskutojë me ne për këtë.  Ai është El-Vehab, Dhurues, i Madhërishmi dhe i Lartësuari,  i dhuron kujt të dojë nga robërit e Tij. E nuk ka asnjë kontestim për ne në lidhje me këtë të drejtë. Ngjarjet nuk e ndryshojnë realitetin, të vërtetën. Largimi ynë nga kjo tokë pas këtij premtimi pa u përmbushur ai si premtim është e pamundur, sepse me të vërtetë ai është premtim i vërtetë. “Ky është premtimi i vërtetë i Allahut. E kush është më i vërtetë se Allahu në fjalë?!”(En-Nisa’122)

Nëse Zoti i Plotfuqishëm na ka premtuar për të na dhuruar një tokë, kjo është një dhuratë nga Një Pronar që ka të drejtë t’i japë kujt të dojë nga robërit e Tij.  Prandaj, për hir të Zotit, a mundet që një krijesë e dobët të guxonte të japi një premtim që e kundërshton Atë, apo që është në kundërshtim me realitetin që Ai ka caktuar?! Atij që Allahu i ka shkruar turpin dhe poshtërimin, dhe mallkimin deri në ditën e Kijametit,  për të dhënë një premtim ogurzi që bie ndesh me atë që premtoi Zoti, a do ti përmbushet premtimi i tij? Sigurisht që jo dhe një mijë jo! Sepse ai është premtim nga ai që nuk e posedon për dikë që nuk e meriton në korrizë të atij që e meriton atë. Premtim nga ata që nuk mund të zotërojnë vetveten e aq më pak të zotërojnë të tjerët. Premtimi i deklaratës së ‘Belfourit,’ është kujtim i dhimbshëm që bë të lotojnë zemrat, kujtim që përcillet brez pas brezi. Nuk e harrojmë, të mëdhenjtë, të moshuarit vdesin por nuk e harrojnë atë të vegjlit.

O ju besimtarë në Një Zot të Vetëm! Ka një premtim për ne nga Zoti për fuqizim dhe mëkëmbje në tokë. Nëse jemi në këtë tokë të bekuar, kemi kaluar nëpër atë që kanë kaluar paraardhësit tanë më parë; nga humbja e tokës, humbja e prestigjit, dobësia dhe poshtërimi. Dhe pse çdo ditë jemi të ekspozuar ndaj sulmeve dhe shkeljeve të të drejtave, kjo është një rrethanë e jashtëzakonshme,  urgjente, si re vere që do të zhduket së shpejti.  Prandaj mbajuni në tokën tuaj, lidhuni me tokën tuaj, qëndroni në xhaminë tuaj, bashkoni radhët tuaja dhe kthehuni tek Zoti juaj.  Zbatoni ligjin, sheriatin e Zotit në jetën tuaj në mënyrë që të njerëzit e denjë për trashëgimtarë, mëkëmbës në tokë. “Nëse ju ndihmon Allahu, s’ka kush t’ju mposhtë e, nëse ju lë pa ndihmën e Tij, kush është ai që do t’ju ndihmojë, përveç Tij?! Pra, vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët.” (Al ‘Imran 160)

O Zot, na furnizo me shi dhe mos na bëj nga të dëshpëruarit. O Zot, me Mëshirën Tënde na furnizo me shi të bollshëm, ujë të bollshëm dhe të pastër, mëshirë për muslimanët, dënim për jobesimtarët.

O Zot, të lutemi që të jesh për ne Ndihmues, Mbështetës, Mbrojtës dhe Përkrahës. O Zot, na mëshiro me Mëshirën Tënde të gjërë dhe largo nga ne fatkeqësitë. O Zot, mposht armiqtë tanë dhe ata që na kanë sulmuar. O Zot, shëro plagët, të metat tona, ushqe të uriturit tanë, largo etjen të eturve tanë dhe mbro këmbëzbathurit tanë. O Zot, mbulo të zbuluarit tanë, shëro të plagosurit tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë.

O Zot, lutemi për Butësinë Tënde mbi të moshuarit e pamundur, mbi foshnjat, mbi gratë që kanë mbetur të veja dhe mbi fëmijët që kanë mbetur jetimë. O Zot, largo shqetësimin dhe pikëllimin nga ne. O Zot, ruaj njerëzit tanë në Gaza me mbrojtjen Tënde, kërkojmë që me Madhështinë Tënde t’i mbrosh ata të mos goditen nga lartë apo nga poshtë këmbëve të tyre. O Zot, zbrit qetësinë dhe sigurinë Tënde mbi ta, o i Fuqishëm, o i Plotpushtetshëm, o Ndihmuesi më i mirë, o Përmirësuesi i plagëve, o Ti që u përgjigjes lutjeve të nevojtarëve, shëro plagët tona dhe prano lutjet tona.

O Zot, ruaj xhaminë e Aksasë dhe ata që janë të lidhur në të, vend udhëtimi i të dërguarit Tënd, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, forcoje atë me fortifikimin Tënd të fortë, bëjë atë nën ruajtjen, kujdesin, sigurinë, mbrojtjen dhe garancinë Tënde, o Zotëruesi  i Lavdisë, Madhështisë dhe Bujarisë.

O Zot, fali muslimanët dhe muslimanet, besimtarët dhe besimtaret, të gjallët prej tyre dhe ata që kanë ndërruar jetë. Me lejen e Zotit, do të falim namazin e xhenazes në mungesë për shpirtrat e dëshmorëve.

“Në të vërtetë, Allahu urdhëron drejtësinë, mirësinë dhe ndihmën për të afërmit, si dhe ndalon imoralitetin, veprat e shëmtuara dhe dhunën. Ai ju këshillon, në mënyrë që ju t’ia vini veshin.” (En –Nahl 90)

Përmendeni Allahun e Madhërishëm, Ai ju kujton ju, Falënderojeni për të mirat e Tij që t’ua shumojë ato.

Përkujtimi i Allahut është gjëja më e madhe. Allahu është i Ditur për çfarë veproni.

Dhe fto për namaz!

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/3teshenjta/videos/1943390566074228

Post Author: endrit