Larg Kaosit – Shejh Abdullah El Buajxhan – Medine – 22-3-2019

Lavdërimet për Zotin, Atë e Falenderojmë dhe prej Tij ndihmë kërkojmë.  Zotit i kërkojmë mbrojtje prej të këqijave të vehteve dhe veprave tona. Atë që drejton Allahu ska gjë që e humbën, ai që humbën  vehten e tij, s’ka udhëzues tjeter veç Allahut xh.sh.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut Një i Pa Shok, i Atij  është Sundimi i Përhershëm dhe në Dorë të Tij janë çdo çështje dhe gjykim, Menaxhues i çdo gjëje nga Qielli, Bën çdo gjë me Vullnetin e Tij, Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguar  i Tij, e përcolli mesazhin e kreu emanetin , këshilloi njerëzimin, dhe u përpoq për Zotin përpjekje të sinqertë deri kur i erdhi e vërteta, Paqja e Zotit qoftë mbi të , familjen e tij dhe mbi  të gjithë shokët e tij.

Fjala më e mirë është Fjala e Allahut xh.sh dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Profetit Muhamed , djali i Abdullahut, Paqja e Zotit qoftë mbi të. E keqja e çdo çështjeje është shpikja ( e reja) në fe, shpikja  ishtë risi , çdo risi është humbje dhe çdo humbje e ka përfundimin në zjarr.

Adhurues të Zotit!

Këshilloj veten dhe ju që të kemi frikë Allahun, kjo është këshilla e të parëve dhe të fundit që të kemi frikë  Allahun xh.sh: “Ne i kemi porositur ata që u është shpallur Libri para jush dhe juve: “Frikësojuni Allahut!” (En-Nisa 131)

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, Ai që ju krijoi prej një njeriu të vetëm, e nga ai krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej atyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (En-Nisa 1)

O popull muslimanë! Allahu xh.sh na ka dhuruar aq të mira sa nuk bëhen llogari, është në të mirën tonë që të japim nga ajo që nuk është e mangët. Na ka nderuar ne me siguri, paqe, stabilitet dhe qetësi. Ka larguar nga ne shqetësimet e kausit dhe të këqijat e tij, fatkeqsitë e kryengritjeve, kjo falë Mirësisë së Zotit , më pas me besimin tonë , përpjekjeve të kujdestarëve të çështjeve tona dhe dijetarëve tanë.

Allahu xh. sh ka thënë: “Dhe kujtohuni kur ishit pak në numër, ishit të dobët në Tokë e kishit frikë se njerëzit (mosbesimtarët) do t’ju gllabëronin! Ai ju strehoi dhe ju forcoi me ndihmën e Tij e ju dha shumë të mira, që ju ta falënderoni.” (El-Enfal 26)

Adhurues të Zotit! Siguria është pjesa më e rëndësishme për ekzistencën e njeriut, me të arrihet stabiliteti dhe qetësija. Siguria është synimi të cilin pretendojnë shoqërit, për të përdorën të gjitha mundësit dhe forcat. Sigurija është mirësi aq e madhe sa nuk ja dimë vlerën dhe rëndësinë vetëm kur e humbim atë. Siguria është një mirësi pa të cilën nuk shijohet jeta, dhe shumë e vështirë rikthimi i sajë pasiqë humbet.

Profeti i Allahut. Paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , thotë: “ Kush zgjohet nga ju i sigurtë në banesën e tij, pa ndonjë sëmundje në trupin e tij, dhe ka ushqimin e asaj dite, është sikurë ti jetë dhënë pasuria e të gjithë dynjasë.” Transmeton Tirmidhiu dhe e ka konsideruar hadith të mirë.

Siguria për veten, tokën dhe pasurinë është më e madhja mirësi, për të cilën ka nevojë çdo njeri, në çdo kohë dhe vend, me qëllim që të ndihet rëhat dhe i qetë.

Nëse përhapet kaosi dhe ndryshojnë kushtet, njeriu ka frikë për veten, token  dhe pasurinë, njerëzit i kapën paniku , kufizohet shikimi për të ardhmen, zemra arrin tek fytet nga frika, pendohet njeriu por nuk ka pendim. I vjen keq për atë siguri  dhe mirësi që i ka ikur.

Shikoni me sytë tuaj disa nga popujt dhe vendet që ishin shumë mirë dhe në qetësi. Kur shpërtheu kaosi, u ndez tek ata zjarri , humbën vendet e tyre dhe ndryshoj për të keq situata.  Nuk janë asnjë të qetë dhe rehat dhe në të vërtetë këto janë shembuj dhe mësim për çdo njërin nga ne , që ka në zemrën e tij qoftë dhe një grimcë të vogël besimi.

Këtë situatë e ka përshkruar Kurani duke sjellë shembull për ne, kur Allahu xh.sh thotë: “Allahu e ka bërë shembull qytetin (e Mekës), i cili ishte i sigurt dhe i qetë. Atij i arrinin ushqime të bollshme nga të gjitha anët, por pastaj banorët e tij i mohuan dhuntitë e Allahut dhe Ai i bëri të shijojnë urinë dhe frikën, si ndëshkim për atë që bënë.” ( En –Nahl 112)

Shikoni se si Allahu xh.sh i jepte këtij populli nga mirësit dhe rezervat e Tij të pa fundme , dhe pasi që kundërshtuan dhe u bënë mohues të mirësive u erdhi ndëshkimi.

Allahu xh.sh thotë: “Vendbanimi i Shebës ishte një shenjë e qartë për banorët e tij: dy kopshte në të djathtë dhe në të majtë të lumit. (Ne u thamë atyre): Hani nga ato që ju ka dhënë Zoti juaj dhe falënderojeni Atë. I mrekullueshëm është vendi juaj dhe Falës i madh është Zoti juaj!

Por ata nuk denjuan të dëgjonin (fjalët Tona), prandaj Ne lëshuam mbi ta ujërat e digës dhe dy kopshtet e tyre ua zëvendësuam me kopshte të tjera, me fruta të idhëta marine dhe pak xinxife. Ne i dënuam kështu si pasojë e mosbesimit dhe e mosmirënjohjes së tyre. Vallë, a dënojmë Ne tjetërkënd, përveç mosmirënjohësve? Midis atyre dhe qyteteve që i kemi bekuar, Ne vendosëm vendbanime të dukshme buzë rrugës dhe e bëmë të lehtë udhëtimin (duke u thënë): Udhëtoni të sigurt nëpër to natë e ditë!

Por ata thanë: “O Zoti ynë, bëje më të madhe largësinë e udhëtimeve tona”. Kështu ata e ngarkuan veten me gjynahe dhe Ne i bëmë ata rrëfenja dhe i përndamë plotësisht. Sigurisht, në këtë, ka shenja si mësime për çdo të durueshëm dhe falënderues.” (Sebe’ 15-19)

O popull musliman! Kausi ka si përfundin kryengritje  dhe rrebelim, dhe se nga ato vijnë vetëm se fatkeqsi , shqetësime dhe mjerim. E kemi parë këtë në popuj me sytë tanë, se çfarë ka ndodhur me popujt e shumë vendeve vetëm për shkak të kausit. Sa nga shpirtat e pa fajshëm kanë humbur jetën? Sa nga pasuritë janë shkatërruar? Sa nga tokat e mjella u shkretuan? Sa nga popullsia u zhvendos dhe sa familje janë ndarë ? Sa fëmijë ngelën jetimë dhe sa banesa u shkatërruan? Kryengritja është  thirje për analfabetët, kokën e të cilës e sundojnë armiqt, e propagandojnë tradhtarët dhe njerëzit e ulët të cilët qëndrojnë pas turmave. Është detyrë e jona që të qëndrojmë përballë fytyrave të tyre dhe të jemi si një ndërtesë e fortë përballë atij që tenton të godasi unitetin e popullit tonë, apo të prishi kohezionin e tij, kërcënon sigurinë e tij, apo del kundra udhëheqësve tanë dhe kujtestarëve të çështjeve tona. Kapuni fort në fenë tuaj o adhurues të Zotit , forconi unitetin tuaj , të jeni grusht i vetëm kundër armikut tuaj dhe  tregoni fuqishëm ekzistencën tuaj. Pastaj dijeni se Allahu e ka bërë detyrë bindjen ndaj kujdestarëve të çështjeve tona drejtuesve apo udhëheqësve. Allahu xh.sh thotë: “O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja.” (En-Nisa 59) Bindja e atyre që na drejtojnë punët tona me virtyte të mira, është prej fesë tonë që është pjesë e jetës tonë, nga ku mësojmë përmirsimin e dynjasë në të cilën është vendqëndrimi jonë .Nga Irbad Bin Sarijetu Zoti qoftë i kënaqur me të , tregohet se ka thënë: “Drejtoj namazin e sabahut  i Dërguari i Allahut paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të , pastaj u kthye nga ne dhe na dha një porosi të shkurtër me të cilën na u tronditën zemrat, dhe lotuan sytë dhe i thamë: “ O i Dërguar i Zoti, sa porosi e fortë, prandaj na këshillo. Ka thënë : “ Ju këshilloj që të keni frikë Zotin , dëgjoni dhe binduni, edhe nëse në drejtim është një rob Habeshij(jo I lirë), sepse ai që do të jetojë më gjatë do të shikojë ndryshime të mëdha. Ndiqni porosinë time (Sunetin tim) dhe porositë e halifeve të ndershëm, jeni ndjekës të tyre , qëndroni largë ndryshimit të çështjeve (futjeve të gjërave në fe) sepse çdo risi është humbje.” Transmeton Hakimi

Lutjuni Allahut që t’ju japi qëndrueshmëri në fenë tuaj , ruajuni nga kaosi, qëndroni të lidhur me kujdestarët e çështjeve tuaja, konsultohuni me dijetarët tuaj, jeni të bashkuar si një grusht kundra armikut tuaj dhe atij që merret me sigurinë dhe unitetin tuaj.

Kërkoj nga Allahu të më ruaj prej shejtanit të mallkuar; “O besimtarë! Bindjuni Allahut, bindjuni të Dërguarit dhe atyre që drejtojnë punët tuaja. Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, drejtojuni Allahut dhe të Dërguarit, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kiametit. Kjo për ju është më e mira dhe shpjegimi më i bukur. ” (En-Nisa 59)  

Zoti ju begatoftë ju dhe mua me Kuranin e Madhërishëm, o Zot na bëj të kemi dobi nga ajetet e Kuranit plot urtësi. Kërkoj falje tek Zoti për vete, ju dhe gjithë muslimanët për të gjitha gabimet. Kërkoni falje sepse më të vërtetë Ai është Falës Mëshirues.

Hutbeja e Dytë

Lavdërimet vetëm për Zotin, Lavdërimet për Atë që na dhuron të mira, na mbron nga mallkimet, na ka bërë ne popullin me të mirë, na ka dërguar në zemrat tona besimin, dhe ka dhënë në venditn tonë qetësi dhe siguri. Falenderimi është për Zotin për mirësitë e kësaj bote dhe të botës tjetër. I Atij është Gjykimi dhe tek Ai është kthimi .

Adhurues të Zotit! Allahu xh. sh i ka krijuar njerëzit të ndryshëm, i ka bërë ata bashkveprues sipas mundësisë dhe kapacitetit . I ka bërë dijetarët trashigimtarë të Profetërve, u ka rritur mundësinë dhe gradën  e tyre dhe kjo është mirësi e Zotit që ja jep atij që Ai do. Ka orientur njerëzit që tu kthehen atyre sepsa ata janë bartësit e dijes dhe të fesë, mbrojtës të virtytit. Në një hadithë të saktë i Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të ,  tregohet se ka thënë: “Në çdo shekull, do ta bartin këtë dituri shumë nga ata që janë pasues dhe ndjekës të të parëve (Selefëve), të cilët do të hudhin poshtë demaskojnë ata që, e teprojnë me risitë e tyre, interpretimet e injorantëve dhe thirjet e gënjeshtërta.”

Kur sundon kaosi, përzihet risija bidati me sunetin, flet shpikësi i risisë në të gjitha çështjet në përgjithsi, përzihet e kota me të vërtetën, i dituri me të paditurin, litari me fijen, në këtë kohë  kapuni fort në akiden besimin tuaj dhe keni besim tek dijetarëve tuaj dhe kujdestarët e çështjeve tuaja. Frikësojuni Allahut për veten tuaj dhe për popullin. Mos ndiqni çdo njërin që thërret me të madhe (ai që bërtet), peshoni në mes të të parëve dhe të vonëve (në mendim). Allahu xh.sh thotë : “O besimtarë, kur të ndesheni me ndonjë forcë armike, qëndroni të patundur dhe përmendni shumë Allahun që të fitoni! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe mos u grindni ndërmjet jush, sepse do të humbni guximin e do t’ju lërë fuqia. Bëhuni të durueshëm, se Allahu, me të vërtetë, është me të durueshmit.” (El-Enfal 45-46)

O rini! Ju jeni shpriti i popullit dhe e ardhmja e tij, me ju ngrihen dhe zbukurohen vendet, përparojnë popujt në të tashmen dhe në të ardhmen, ju jeni që pengoni njerëzit e të keqes, mashtruesit dhe të  korruptuarit. Prandaj kujdes dhe kujdes nga kaosi dhe kryengritja. Prandaj kujdes dhe kujdes nga kaosi dhe kryengritja, dhe nga kërkuesit e tyre. Feja juaj ju ka kërkuar një detyre prandaj plotësojeni, dhe të parët tuaj (selefet) kanë një të drejtë tek ju, prandaj jepuani atyre duke i ndjekur,vendi juaj është detyrë e juaja prandaj ruajeni atë : “Keni frikë Allahun  dhe dijeni se do të takoheni me Atë.” (El-Bekare 223)

 

LEXO  Nga arsyet e udhëzimit dhe qëndrueshmërisë ne besim deri në vdekje

“O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë! Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij dhe se tek Ai do të mblidheni të gjithë!           Ruajuni ngatërresave, të çilat nuk godasin vetëm ata që bëjnë keq; dhe ta dini se Allahu dënon ashpër!” (El-Enfal 24-25)

O ju muslimanë! Muslimanët janë një trup, një ndërtesë, agresioni ndaj njërit prej tyre do të thotë agresion ndaj të gjithë muslimanëve. I Dërguari i Allahut, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të, thotë: “ Shembulli i muslimanëve në dashurinë e njëri tjetri, mëshirimin dhe dhembshurinë për njëri tjetrin është si shembulli i trupit, kur ankohet apo ka dhimbje një pjesë e tij, ndien  dhimbje i gjithë trupi.” Transmeton Muslimi

Fatkeqsija juaj dhe fatkeqsija e jonë në sulmin terrorist i cili kishte shënjestër vëllezërit tanë muslimanë, që derdhi gjakun e namazlijëve duke u falur, trazoj sigurinë e atyre që ishin të sigurtë, përdhosi shenjtërinë e shtëpive të Zotit xhamitë,: “ Ata nuk i munduan besimtarët , vetëm pse këta i besuan Allahut.”(El-Buruxh 8)

Kjo është një fatkeqsi e madhe dhe tragjedi e madhe,  Allahut ja lëmë në dorë llogarinë : “Por shpërblimi i Allahut është më i mirë dhe më i përhershëm.” (Esh-Shura 36)

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” (El-Bekare 156)

Zoti ju dhëntë ngushllimet më të mira vëllezërve tanë dhe ju dhëntë qëndresë, i mbuloftë me durim dhe jua lehtësoftë pikëllimin e fatkeqsisë së tyre. Zoti i shëroftë të plagosurit e tyre, i faltë të vdekurit e tyre, dhe i lartësoftë ata në grada në botën tjetër. O Zoti i Botrave

O Zot lartësoje islamin dhe muslimanët. O Zot lartësoje islamin dhe muslimanët. O Zot  ndihmoi robërit e Tu që të njësojnë në besim.

O Zot  jepu paqe dhe siguri  vendit tonë dhe të gjithë vendeve muslimane.

O Zot na jep siguri në vendet tona. O Zot  përmirso popullin tonë dhe përgjegjësit e çështjeve tona.

O Zot jepi sukses kujdestarit të dy xhamijave të shenjta nga  suksesi Jot , Mbështetë atë me Mbështetjen Tënde dhe lartëso me të fenë Tënde.

O Zot jepi sukses atij dhe zëvëndësit të tij në atë që Do dhe je i Kënaqur o Dëgjues i lutjeve.

Robër të Zotit!  Lutuni dhe përshëndeteni atë që ju ka Urdhëruar Zoti kur ka thënë:

“ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij luten për të . O besimtarë , lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot mëshiroje të Dërguarin tonë  Muhamedin a.s. dhe familjen e tij, siç e mëshirove Ibrahimin a.s  dhe familjen e tij. Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm. O Zot bekoje Muhamedin a.s dhe familjen e tij siç e bekove Ibrahimin a.s dhe familjen e tij . Me të vërtetë Ti je i Lavdishëm.

Kënaqësia e Zotit qoftë  mbi Halifet e parë , Ebu Bekerin, Omerin , Othmanin dhe Aliun  dhe mbi të gjithë shokët e Profetit , dhe mbi ne së bashku me ta me Mëshirën Tënde O më i Madhi  Mëshirues.

Medina / by

Post Author: