Muajt e shenjtë: Në mes të vlerave të bindjes dhe rrezikut të mosbindjes

Hutbe e ditës së xhuma nga Meka e bekuar     14-11-1447 H     01-05-2026 D

Shejh Usame Khajat   

Tema     Muajt ​​e shenjtë: Në mes të vlerave të bindjes dhe rrezikut të mosbindjes

Lavdërimet janë për Zotin, i Cili u ka dhënë disa kohëve të caktuara favore dhe shenjtëri shtesë. Allahun e Madhërishëm e lavdërojmë për mirësitë dhe bekimet e Tij të shumta.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok, Ai i mbulon robërit e Tij me falje, mëshirë dhe mirësi.

Dëshmoj se zotëria dhe i dërguari ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, profeti i udhëzimit dhe mëshirës, i dërguari për tek populli më i mirë. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij, poseduesit e  gjykimit të shëndoshë dhe urtësisë, dhe ata që i pasojnë në mirësi deri në Ditën e Gjykimit.

Në vijim

Adhurues të Zotit! Frikësojuni Zotit, besoni Atij dhe madhërojeni Atë, kthehuni tek Ai dhe binduni Atij, bëni kujdes nga shkaqet që shpien në zemërimin e Tij dhe mos e kundërshtoni Atë. “Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.”(El-Bekare 281)

O ju muslimanë! Nga cilësitë më të mira që zotëron besimtari dhe atributet më të bukurat që e karakterizojnë atë janë: Ndjenja e mprehtësisë, ndjenja e vigjilencës, zemra e gjallë dhe mendja e vetëdijshme që frymëzojnë ndjenjën e shenjtërisë së asaj që Zoti e ka ndaluar dhe një nderim për atë që Ai e ka bërë të shenjtë. Kështu, ai vendosën prova të qarta të besimit të sinqertë, bindje të fortë dhe nënshtrimit të palëkundur.

Zoti i Plotfuqishëm, me mëshirën dhe urtësinë e Tij, veçon çdo kohë dhe vend që Ai dëshiron, me çdo akt adhurimi dhe përkushtimi që Ai dëshiron, me anë të të cilave robërit e devotshëm dhe të përulur i afrohen Atij. Duke kërkuar nëpërmjet tyre mjetet në udhëtimin e tyre drejt Zotit të tyre, me anë të mirësisë së mbërritjes së tyre tek Ai dhe bekimit të ardhjes së tyre tek Ai.

Nga gjërat që Zoti i Plotfuqishëm ka ndaluar, shenjtëruar,  janë muajt e shenjtë, për të cilët Zoti i Madhërishëm ka thënë: “Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!” (Et-Teube 36) Këta janë muajt të cilët i ka treguar i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të,  në hadithin që kanë transmetuar dy shujuhët, Buhariu dhe Muslimi, në Sahih-ët e tyre nga Ebi Bekrete, Zoti qoftë i kënaqur me të, se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, mbajti një predikim gjatë Haxhit të Lamtumirës dhe tha në ligjëratën e tij: “Koha ka ardhur e përmbyllur, vendosur, siç ishte në ditën kur Zoti krijoi qiejt dhe tokën. Viti është dymbëdhjetë muaj, nga të cilët katër janë të shenjtë; tre të njëpasnjëshëm: Dhul Ka’de, Dhul Hixhxhe dhe Muharrem, dhe Rexhepi i veçuar që është midis Xhumadi Thani dhe Sha’banit.”

Kjo deklaratë profetike ka ardhur konfirmim prej tij,  paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, dhe përforcimi i çështjes ashtu siç e caktoi Zoti,pa asnjë përparim apo vonesë, shtim apo zbritje. Domethënë, çështja sot, sipas ligjit Islam, në lidhje me numrin e muajve dhe ndalimin e asaj që është e ndaluar brenda tyre, është ashtu siç e caktoi Zoti fillimisht në Librin e Tij ditën që Ai krijoi qiejt dhe tokën. Kjo ishte për të zhvlerësuar atë që bënin njerëzit e injorancës para-Islame, të cilën e kishin futur para Islamit, domethënë, lejimin e asaj që ishte e ndaluar dhe shtyrjen e saj në Sefer, duke lejuar kështu muajin e shenjtë dhe duke ndaluar muajin e lejuar! Kjo është ndërhyrja për të cilën Zoti i Lartësuar na informoi në ajetin Kuranor kur thotë: “Vërtet, muaji shtesë është vetëm shtesë në mosbesim. Për shkak të tij jobesimtarët shkojnë në humbje: një vit e quajnë të lejueshëm e vitin tjetër, të ndaluar, për të plotësuar numrin e muajve që i ka ndaluar Allahu. Kështu, ata lejojnë atë që ka ndaluar Allahu. Atyre u duken të bukura veprat e tyre të shëmtuara. Allahu nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit mosbesimtarë.”(Et-Teube 37) Kjo është një formë shtrembërimi, ndryshimi dhe manipulimi që njihej në kohët para Islame, dhe një lloj i devijimit, mosbesimit dhe mohimit të ajeteve të Zotit të Plotfuqishëm dhe të të dërguarve të Tij.

LEXO  Begatitë në fshehjen e veprave të mira - Meka 22.10.2021

Në të vërtetë, një nga shenjat më të qarta të të qenit të vetëdijshëm për shenjtërinë e këtyre muajve të shenjtë, o robër të Zotit, është të jesh i kujdesshëm që të mos i bësh padrejtësi vetes gjatë tyre duke kryer gjynahe, duke kryer shkelje dhe duke u ndotur nga keq bërja në çfarëdo lloj forme, duke u nisur nga urdhri i Zotit të Plotfuqishëm: “ Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj!” (Et-Teube 36)

Gjynahi është i lig, ogurzi dhe padrejtësi ndaj vetes në çdo kohë, sepse është akt sfide kundër të Madhit, Hakmarrësit, të Plotfuqishmit dhe Mëshirëplotit që dhuron bekime të bollshme, mirësi dhe favore të mëdha. Por se kjo gjë, në muajin e shenjtë, është dhe më e ligë, më ogurzezë dhe padrejtësi më e madhe, sepse kombinon sfidën dhe përbuzjen, dhe shkeljen e shenjtërisë së asaj që Zoti e ka shenjtëruar, madhuar dhe përzgjedhur.

Ashtu sikurse gjynahet janë më serioze në tokën e shenjtë, nisur nga fjala e Zotit të Plotëfuqishëm dhe të Lartësuar që thotë: “ …dhe, ata që synojnë ta përdhosin (Xhaminë), me të keqe, Ne do t’i bëjmë të shijojnë dënim të dhembshëm.” (El-Haxhxh 25)

Po kështu, muaji i shenjtë është një kohë kur gjynahet bëhen më serioze. Ibn Abasi, Zoti qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Zoti ka veçuar katër muaj nga muajt e vitit, i ka bërë të shenjtë, ua ka lartësuar shenjtërinë dhe ua ka bërë gjynahin më të madh, si dhe veprat e mira dhe shpërblimin e tyre më të madh.”

Katade, Zoti e mëshiroftë, ka thënë: “Vërtetë, padrejtësia në muajt e shenjtë është gjynah dhe barrë më e madhe sesa padrejtësia në kohë të tjera, dhe pse padrejtësia është gjithmonë gjynah i madh, por Zoti e madhëron çfarë të dëshirojë.” Këtu përfundon fjala e tij, fundi i citimit.

Adhurues të Zotit!  Është e përshtatshme për atë që është i kënaqur me Allahun si Zot të tij, me Islamin si fe të tij dhe me Muhamedin, aqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, si të dërguar të tij, të përmbahet nga zhytja në gjynahe, të qëndrojë larg grackave të shkeljes, të parandalojë veten nga ndotja nga ndyrësia e gjynahit dhe të ngrihet mbi nxitjet e dëshirave, tekat dhe teprimet shkatërruese, tundimet e shejtanit, zbukurimin e shpirtit që urdhëron të keqen dhe pëshpëritjet dhe hapat e shejtanit.

LEXO  Këshilla për zemrat besimtare në vendet e pastra

Le ta kujtojmë gjithmonë: Se jeta është vetëm faza-faza, në të cilat kalohen jetët, kohërat e caktuara mbarojnë dhe veprat ndalen. Askush nuk e di se kur do të jetë largimi përfundimtar, sa faza do të përshkojë ose në cilën pikë do të arrijë udhëtimi i tij. Me të vërtetë me fat është ai, shpirti i të cilit aspiron të kërkojë gradat më të larta dhe të ngjitet në shkallët më të larta të kënaqësisë, dashurisë dhe faljes së Zotit duke kompensuar atë që ka humbur, shfrytëzuar nga kohët e shenjta të mbetura  dhe kohët e bekuara dhe me vlera dhe duke iu përmbajtur rrugës së drejtë dhe rrugës së shëndoshë, në këtë muaj të shenjtë dhe në çdo muaj të vitit. Zoti i Madhërishëm dhe  i Lartësuar thotë të vërtetën në fjalën e Tij: “ O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe çdo njeri le të shikojë se ç’ka përgatitur për të nesërmen! Kijeni frikë Allahun, sepse Ai di çdo gjë që bëni ju!”(El-Hashr 18)

Zoti na bëftë dobi me udhëzimin e librit të Tij, Kuranit, dhe me sunetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe shpëtimi i Zotit qoftë mbi të.

Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar i kërkoj falje për vete, për ju dhe për të gjithë muslimanët nga çdo gjynah, me të vërtetë Ai është Falës i madh, Mëshirëplotë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, Udhëzuesi në rrugën e drejtë. Lavdërimet janë për Zotin e Madhërishëm.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër veç Allahut, Një i Vetëm dhe pa shok.

Dëshmoj se zotëria ynë Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij, pronari, poseduesi i luginës së madhe në të cilën rrjedhin lumenj, në Xhenet. O Zot, fale dhe mëshiroje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Në vijim

O adhurues të Zotit! Disa nga paraardhësit tanë, selefët, Zoti i mëshiroftë, kanë thënë: “Zoti ka zgjedhur më të mirat nga të gjitha krijesat e Tij, zgjodhi të dërguar nga mesi i Melekve dhe të dërguar nga mesi i njerëzve, zgjodhi nga fjalët fjalën e Tij, zgjodhi xhamitë nga toka, zgjodhi Ramazanin dhe muajt e shenjtë nga mesi i muajve të vitit, zgjodhi të premten nga mesi i ditëve të javës dhe zgjodhi Natën e Kadrit nga netët. Prandaj nderoni ato që Zoti ka nderuar, zgjedhur.  Sepse gjërat madhërohen vetëm me atë që Zoti i ka madhëruar ato në mesin e njerëzve me mend dhe intelekt.” Këtu përfundon fjala e tyre, fundi i citimit.

Adhurues të Zotit! Kini frikë Zotin, madhëroni atë që Allahu ka madhëruar, përfshirë dhe këtë muaj të shenjtë. Bëni kujdes për shenjtërinë e tij dhe ruhuni që të mos i bëni padrejtësi vetes në të dhe në të gjithë muajt e tjerë.  Kthehuni tek bindja dhe kopshtet e devotshmërisë. Mbahuni fort pas asaj që është transmetuar në mënyrë autentike, hadithe të sakta, nga zotëria i njerëzimit, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë bi të, largohuni nga çdo bidat që nuk ka bazë në Librin e Zotit dhe as në sunetin e të dërguarit të Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Vërtet, ka sukses kush e madhëron atë që Zoti e ka madhëruar, shenjtëruar, ndalohet nga ajo që Zoti e ka ndaluar, me sinqeritet vetëm për Zotin dhe duke ndjekur të dërguarin e Tij, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të.

LEXO  Zemërgjërësia dhe dhurimi në muajin e bujarisë

Përkujtoni në vazhdimësi se Zoti i Plotfuqishëm ju ka urdhëruar të luteni dhe të dërgoni përshëndetje mbi më të mirët e njerëzimit, sikurse Ai me fjalën më të vërtetë dhe më të mira ka thënë:  “ Vërtetë Allahu e bekon të Dërguarin dhe engjëjt  e Tij  luten për të. O besimtarë, lutuni për të dhe përshëndeteni me selam.” (El- Ahzab 56)

O Zot, fale, mëshiroje dhe bekoje robin dhe të dërguarin Tënd, Muhamedin. O Zot, të lutemi të jesh i kënaqur  me katër halifet e tij, Ebu Bekrin, Omerin, Othmanin dhe Aliun,  me bashkëshortet e tij, nënat e besimtarëve, me të gjithë antarët e familjes së tij, me shokët e tij, me tabi’inë,  me ata që i pasojnë në vepra të mira deri në ditën e Kijametit,  dhe me ne së bashku me ata me Faljen, Mirësinë dhe Bujarinë Tënde, o më i Madhi Bujar.

O Zot, lartëso Islamin dhe muslimanët, mbro ndjekësit e fesë, ndihmo robërit e Tu që të Njësojnë Vetëm Ty, bashko zemrat e muslimanëve, njëso rrallët e tyre dhe bashko fjalën e tyre në të vërtetën, o Zoti i Botëve.

O Zot, bëje këtë vend të sigurtë dhe të qetë dhe të gjitha vendet muslimane.

O Zot, na jep siguri në vendet tona, përmirëso  drejtuesit dhe kujdestarët  e çështjeve tona. Mbështet në të vërtetën udhëheqësin dhe  kujdestarin e çështjeve tona, kujdestarin e dy xhamive të shenjta, jepi atij këshilltarë të mirë dhe udhëzoje drejt asaj që Ti do dhe je kënaqur,  o Ti që i dëgjon lutjet.  O Zot, jepu sukses atij dhe  zëvendësit të tij në atë që është e mira e tashme dhe e shpejtë në dobi të vendit dhe njerëzve, o Ti tek i Cili është kthimi ynë. 

O Zot, ruaje këtë tokë, duke i dhënë të gjitha të mirat dhe duke e mbrojtur nga çdo e keqe, bëje atë fortesë besimi, strehë sigurije dhe oaz qetësije. Përjetëso paqe dhe stabilitet në të dhe në të gjitha tokat e saj. O  Zot, ruaje atë nga komplotet e intrigantëve dhe sumet e agresorëve, dhe të gjitha vendet muslimane, o Zot i botëve.

O Zot, ruaj ushtarët tanë në vijën e frontit, ji mbështetës dhe ndihmës i tyre.

O Zot, çliro xhaminë e Aksasë! O Zot, ruaj muslimanët në Palestinë. O Zot, të lutemi që të jesh për ata mbrojtës dhe mbështetës, përkrahës dhe ndihmues, o më i Madhi dhe më Bujari.

O Zot, na  përmirëso në  fenë tonë e cila është pjesë e jetës tonë, përmirëso jetën tonë ( në këtë botë) që  është vendqëndrimi i përkohshëm për ne,  dhe përmirëso  jetën tjetër (Ahiretin) në të cilën  është takimi ynë. O Zot, bëj jetën tonë shtim të çdo mirësie dhe vdekjen rehati prej çdo të keqeje.        

O Zot, jepu shpirtrave tanë devotshmëri, pastroi ata sepse Ti je më i miri që i pastron ata, Ti je Mbrojtësi dhe Kujdestari i tyre.

O Zot,  na mundëso përfundim të mirë në çdo çështje tonën, na mbro nga poshtërimi në këtë botë dhe ndëshkimi në botën Tjetër.

O Zot, kërkojmë mbrojtjen Tënde nga humbja e Mirësive Tua, nga përkeqësimi i shëndetit që na ke dhënë, nga ndëshkimi Yt i papritur dhe nga i gjithë zemërimi Yt, o Zoti i botëve.

O Zot, të lutemi na mundëso të bëjmë punë të mira, të heqim dorë nga veprat e shëmtuara, ti duam të varfrit, të na falësh dhe të na mëshirosh. Nëse do të sprovosh robërit e Tu, na merr jetën para se të përballemi me sprovën.   

O Zot, shëro të sëmurët tanë, mëshiro të vdekurit tanë, na  plotëso nga ato që Ti je i kënaqur dëshirat tona dhe na mundëso në mbyllje kryerjen e veprave të mira.

“O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit.” ( El-A’raf  23)

 “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit)”. (El-Bekare 201)

O Zot, fale dhe mëshiroje të dërguarin tonë, Muhamedin, familjen dhe të gjithë shokët e tij.

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1551127170347291/1302218228527350

Post Author: endrit