Këshilla të mira për besimtarët dhe besimtaret

Hutbe e ditës së Xhuma nga Xhamia El Aksa     21-06-1447 H   12-12-2025 D

Shejh Dr. Jusuf  Ebu Sunejneh

Tema    Këshilla të mira për besimtarët dhe besimtaret

Lavdërimet janë për Zotin, Ai që jep shkaqet, sebepet, Zbritësi i Librit, Formuesi, Grumbulluesi i reve, Mposhtësi i palëve, grupacioneve dhe Krijuesi i  njerëzve nga dheu.

Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Mbreti, Mëshiruesi, Bujari, i Shenjti përtej krahasimeve dhe të barabartëve, rivalëve. Ai i Cili  caktoi për krijesat që në fillim të përjetësisë mjerimin dhe lumturinë. Atë që Zoti e drejton ai është i udhëzuar drejt, dhe ai që devijon, humbet nuk ka udhëzues për të. Ai freskoi zemrat robërve të Tij me fllade kujdesi, zgjeroi gjokset e tyre me drita udhëzimi, i bëri ata udhërrëfyes për  njerëzit dhe siguri të vendit.

Dëshmoj se zotëria ynë, Muhamedi është rob i Zotit dhe i dërguari i Tij,  Zoti i Plotfuqishëm, i Bekuar dhe i Lartësuar e nderoi atë me më të mirin nga bijtë e Ademit, njerëzimit, me pikëllimin e Jakubit, me durimin e Ejubit, me vajtimin e Daudit, me mbretërinë e Sulejmanit dhe me  miqësinë e Ibrahimit, pati nderin të flasë me Bujarin, e kjo ngriti statusin e tij mbi qiellin më të lartë deri në Ditën e Gjykimit. O Zot, na ndero me ndërmjetësimin e tij tek Ti në Ditën kur as pasuria dhe as fëmijët nuk do na bëjnë dobi, përveç atij që vjen tek Zoti me zemër të shëndoshë, pastër.  Zoti qoftë i kënaqur me imamët e fesë, me dijetarët e muslimanëve, me besimtarët e devotshëm, me të mirët dhe të drejtët nga radhët e paraardhësve dhe pasardhësve. Zoti na faltë ne, prindërit tanë, të vdekurit tanë dhe të gjithë muslimanët.

O Zot, para të Cilit përulen qafat dhe me urdhrin e të Cilit lëvizin erërat dhe retë: na ruaj në të tashmen dhe të ardhmen,  na frymëzo të përgatitemi para se të varrosemi nën tokë,  na udhëzo kur të pyetemi për përgjigjen e saktë, dhe na shpëto nga ndëshkimi në Ditën e Ringjalljes dhe të Llogarisë, o Bujar, o Dhurues.

Të falënderojmë për të mirat që na ke dhënë nga begatitë e qiellit. “ Është Ai që e zbret shiun, kur ata kanë humbur çdo shpresë dhe përhap mëshirën e Vet; Ai është Mbrojtësi i vërtetë dhe i  Denji për falënderim.” (Esh-Shura 28) “Sikur banorët e atyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin prej gjynaheve, Ne do t’u dërgonim bekime nga qielli dhe Toka…” (El-A’raf 96)

Në vijim

O adhurues të Zotit! O ju besimtarë! Jini të sinqertë me Zotin e Plotfuqishëm, sepse kjo është rruga drejt shpëtimit. Merrni pjesë në tubime ku përkujtohet Zoti, në adhurime dhe në edukim të mirë, sepse këto janë ato që kanë nxjerrë njerëz e drejtë dhe të suksesshëm dhe nga robëria në liri dhe në adhurim të Zotit. Ajo nxori në pah Ebu Bekrin e dhembshur për shkak të dhembshurisë dhe devotshmërisë së tij të madhe. Ai ishte njeriu më i vendosuri në gjykim dhe më i duruari prej tyre. Ishte gjithashtu adhurimi që nxori Omer Farukun në pah, i cili, pasi mori kalifatin, udhëheqjen tha: “Nëse fle gjatë ditës, i lë pas dore, humbi, njerëzit dhe nëse fle natën, lë pas dore, humbi, veten time.” Zoti, nëpërmjet fuqisë që i dha, e ribashkoi shtetin e shpërndarë dhe u mposhtën komplotet e politeistëve  nga siguria, bindja e palëkundur në zemrën e tij. Ajo është e njëjta gjë që nxori Othmanin, Zoti qoftë i kënaqur me të, pjesa e të cilit dita ishte agjërim dhe bujari, ndërsa nata ruku dhe sexhde. Gjithashtu e nxori Ebu El Hasanin, Aliun, kujdestarin e të devotshmëve dhe udhëheqësin e të drejtëve, poseduesin e zemrës inteligjente, i gjuhës së mprehtë, i veshit të vëmendshëm dhe i mbajtësit të fjalës së dhënë.

Të tillë ishin shokët e të dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të. Ata ishin më të zellshmit në mbrojtjen e popullit të tyre. Sunduan me drejtësi, vendet ju nënshtruan dhe njerëzit ju bindën atyre. O besimtarë! Ku jemi ne sot në përmbushjen e detyrave tona dhe në të punuarit në dobi, interes të fesë, në mënyrë që njerëzit të jetojnë në siguri dhe paqe?

LEXO  Paralajmërim kundër ruajtjes së degëve dhe neglizhencës së parimeve

O adhurues të Zotit! Mbani mend se thelbi i politikës së një udhëheqësi është butësia ndaj njerëzve, dëgjimi i tyre dhe marrja në konsideratë e nevojave të tyre. Thelbi i integritetit të një udhëheqësi është dashuria për dijetarët, dhembshuria për të dobëtit dhe përpjekja për të mirën e umetit.

O ju përgjegjës! Pajtohuni me ata të cilët punoni dhe elimino të keqen e tyre, të jesh udhëheqës i njerëzve me vlera, të lavdërueshëm, dhe mos u bëj udhëheqës i njerëzve të ligj dhe të përbuzur. Nga arsyet më të forta të përmirësimit të popullit janë: Të punësosh njerëz me gjykim të shëndoshë, me karakter të drejtë dhe me prejardhje të pastër. Kështu do përparojë populli dhe vendi.

O Zot, na furnizo me gjëra të mira dhe na mundëso të bëjmë vepra të mira.

Adhurues të Zotit! Përmirësimi i popullit është më mirë sesa grumbullimi i thesareve dhe ushtaria e madhe. Prandaj, udhëheqësi nuk duhet t’i trajtojë njerëzit thjesht si burime fitimi, që të mos bëhen barrë për të, por si familje dhe vëllezër, në mënyrë që ata të jenë ndihmësit e tij. Ji i sjellshëm me ta dhe mos u sill i ashpër me ta. Ai, mirësia e të cilit është e përhapur është i sigurt nga armiqtë e tij.

Përmirëso veten dhe falë mirësisë tënde njerëzit do të të ndjekin. Ai që përmirëson veten përulën armiqtë e tij, e ai që përpiqet me zell, seriozitet, i arrin aspiratat e tij. O udhëheqës, ti je si struci që kujdeset për zogjtë e tij, i cili heqën prej tyre ndyrësinë, largon prej tyre gurët, i strehon, mbron nga shiu, i ruan nga mjegulla dhe i mbron nga ujqërit.

Nëse përgjegjësi tregon se është më i prirur drejt shakasë, lojrave sesa seriozitetit, më i prirur drejt gënjeshtrës sesa të vërtetës dhe më i prirur drejt padrejtësisë sesa drejtësisë, atëherë ai meriton të shkarkohet. Sjellja e një sundimtari të drejtë karakterizohet nga bujaria dhe qasja e butë ndaj shtetasve të tij. Ai është i lehtë për të dhënë, por i ashpër në ndëshkim. Shpresa dhe frika janë të dyja në duart e tij. Ai korrigjon padrejtësinë, dekurajon shtypësin dhe u jep të gjithëve atë që ju takon. Kur jep, tregohet bujar dhe kur ndëshkon, ndëshkon rëndë. Shumë mësues sot ankohen për vonesa në pagat dhe rrogat e tyre. Ata nuk paguhen rregullisht.

O ti zyrtar, përgjegjës! Zoti të ka bekuar me Islamin, pastaj të ka bërë përgjegjës, e së shpejti do të sjelli exhelin, ndarjen nga kjo botë, do të futen hundën në pluhur, pastaj do të mbahesh përgjegjës për çdo gjë të vogël. Në Ditën e Gjykimit do të thirresh: “Kush ka të drejtë kundër filanit, le të dalë përpara.”  Pra, sa do të zgjasë mundi yt atë ditë!

O adhurues të Zotit! Mbani mend se kush nuk përmirësohet me butësi, do të përmirësohet me zbutje. Kush nuk është i drejtë, do të përmirësohet. Pra, o zyrtar, mos i beso shtetit, sepse është një hije kalimtare. Mos u mbështet në të mira sepse ato janë kalimtare. Bota nuk është e pastër për pijanecin, as nuk e përmbush premtimin e saj për shokun. Ibn Mes’udi, Zoti qoftë i kënaqur me të, tregon se i dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, na ka thënë: “ Pas meje do të shikoni favore dhe gjëra që nuk do t’i miratoni.” Ata kanë thënë: “ Çfarë na urdhëron të bëjmë, o i dërguari i Zotit?” Ai ka thënë: “ Jepuni atyre të drejtat që u takojnë dhe kërkoni Zotit të drejtat e tuaja.”

LEXO  Këshilla për të qenë i dobishëm për të tjerët

O ju besimtarë! Nderoni statusin, pozicionin që Zoti i Plotfuqishëm u ka dhën duke u përmbajtur nga ajo që është e paligjshme, e ndaluar, sepse Zotit nuk i besohet nëse nuk i bindemi. Dëgjoni fjalët e Zotit të Plotfuqishëm kur thotë: “Kur Na zemëruan, Ne u hakmorëm ndaj tyre…” (Ez-Zuhruf 55)

Bëni kujdes nga rënia në vepra të këqija dhe gjynahe të ndaluara, siç janë: vrasja, shpifja, kamata dhe tradhëtia bashkëshortore. Bëni kujdes nga sprovat, nga ato që janë shfaqur prej tyre  dhe ato të fshehtat. Bashkoni çështjet tuaja dhe mos lejoni që të bien shqetësime mbi ju. “…dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve.”( Jusuf 87)

Drejtohuni Zotit Bujar me lutje dhe nënshtrim,  Zoti ju bekoftë. Zotit të Plotfuqishmit i kërkojmë falje, shpërblim dhe përfundim të mirë.

Hutbeja e dytë

Lavdërimet janë për Zotin, lavdia e Tij është e madhe dhe Fuqia e Tij është e pakufishme. Atij i lutet gjithkush që ndodhet në qiej dhe në tokë  për shkak të nevojës së tyre për Të. “… e në çdo kohë Ai ushtron fuqinë e plotë.” (Er-Rahman 29) Për shkak të fuqisë së Tij mbi të, Ai ka krijimin dhe komandën, autoritetin dhe fuqinë, krijesat janë të nënshtruara para Tij dhe qiejt janë të palosur në dorën e Tij të djathtë.

O Zot, na mëshiro, sepse Ti je i mëshirshëm me ne. Mos na ndëshko, o Zoti ynë, sepse Ti je i aftë për ta bërë atë. Ji i mirë me ne në atë që ke caktuar për ne, Ti je Fuqishëm për të bërë çdo gjë. Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër  veç Allahut, Ai është Absoluti, të Cilit i përgjërohet gjithçka në amshim, Atë kemi për synim, Zotëruesi i bujarisë, i dhurimit të bollshëm dhe i mirësive të pafundme.

Lutjet dhe përshëndetjet janë për të dërguarin tonë, profetin e të penduarve, më i miri që i është lutur Zotit, është ngritur natën në namaz dhe është penduar. Tek ai është kombinuar moralin më i mirë dhe prejardhjen më fisnike. Lutje dhe përshëndetje për familjen e tij, gratë e tij, shokët e tij dhe ata që ndoqën rrugën e tyre dhe nuk devijuan nga e vërteta.

Në vijim

O ti musliman! Do Zoti të mos goditesh me sprovë që durimi ynë nuk mund ta përballojë, dhe mos të dhuroftë një bekim që mirënjohja jonë nuk mund ta shprehë. Në të vërtetë, është sprovë kur mendimi i përket atij që e zotëron, në vend të atij që e shikon.

Nëse jeni të goditur nga vështirësitë, nxitoni t’i kërkoni Zotit të Plotfuqishëm falje, mirëqenie, shpëtim dhe mbrojtje të përhershme në fe, në këtë botë dhe në botën Tjetër, në Ahiret, dhe nëse ndonjëri prej jush është i duruar, duke pranuar kështu dobësinë e tij. Këdo që Zoti e sprovon duhet të jetë i duruar, sepse Ai e sprovon atë vetëm për ta ngritur. Në të vërtetë, kanë rënë mbi ne  barra të shumta, barra që, nëse vendosen mbi male, do t’i shkatërronin ato. Kur barrat bëhen shumë të rënda për ne, ne i recitojmë fjalët e Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar që thotë: “ Me të vërtetë, pas vështirësisë – vjen lehtësimi! Vërtet, pas vështirësisë – vjen lehtësimi!” (Esh-Sherh 5-6), dhe ato barra hiqen prej nesh.

Prandaj, jini të durueshëm me një durim të mirë. Ai është durimi që nuk ka ankesa apo shfryrje. Duhet të jesh i duruar me një durim të mirë, të mposhtësh zemërimin tënd dhe të shmangësh shkaktimin e dëmit. Duhet të jesh falës me një faqe të bukur, të mirë.

LEXO  Mësime nga vapa e madhe

O robër të Zotit! A e dini se çfarë është faqja e bukur, e mirë? Pranim pa qortim, siç ndodhi me profetin Jusuf, paqja e Zotit qoftë mbi të, kur ai u tha vëllezërve të tij: “ Ai u tha: “Sot s’ka qortim për ju…” (Jusuf 92) Sikurse tha dhe profeti ynë, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të: “Shkoni, sepse jeni  të lirë, të falur.” Këto janë cilësitë e njerëzve të mëdhenj dhe të virtytshëm.

O adhurues të Zotit! Mbani mend, kush nuk e kapërcen trishtimin me durim, hidhërimi i tij do të zgjatet. Sa i bukur është durimi me atë që është e pashmangshme për ty!

“Nëse të godet ndonjë fatkeqësi, ji i duruar, më e madhe është fatkeqësia e atij që është i pikëlluar dhe nuk duron.”

Durimi është dritë dhe nëpërmjet durimit pritet lehtësim. Durimi është mburojë kundër shqetësimit dhe ndihmë në kohë vështirësish. Durimi në kohë vështirësish është përgatitja më e mirë.

Mbështetuni tek Zoti juaj Bujar, merrni mësim nga miku i Zotit, Ibrahimi. Xhebraili, paqja e Zotit qoftë mbi të, e takoi atë në rrugë dhe i tha: “ O Ibrahim, a ke ndonjë nevojë?” Ai i tha: “ Po, por jo për ty!”Më pas Mekaili ju afrua dhe i tha: “ Nëse dëshiron, unë do ta shuaj zjarrin tani, sepse rezervat e shiut dhe të ujit më janë besuar nga Zoti i Madhërishëm dhe i Plotfuqishëm.” Ai tha: “ Jo, nuk dua!” Pastaj erdhi tek ai rojtari i erës dhe i tha: “ Nëse dëshiron do ta ngre zjarrin në ajër!” Ai u përgjigj: “ Unë nuk kam nevojë për ty, mua më mjafton Allahu, Ai është Mbrojtës i mrekullueshëm!” Mjaft më me kërkesat, pyetjet e mia, Ai më ka lënë në gjendjen time. Ibrahimi, paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, qëndroi në atë vend për shtatë ditë. Kur e shikuan nga lart, e panë duke qëndruar në këmbë, duke u lutur, falur, dhe duke ju lutur, drejtuar Zotit të Lartësuar dhe  Madhërishëm.

O ju besimtarë! Mbani mend se zjarri nuk djegën të dashurit e Zotit dhe ata që janë nën kujdesin e Tij. Nga këtu, o ti musliman, duhet të mësosh nga historia e profetëve dhe nga dituria e dijetarëve. Të kapesh fort pas durimit dhe qëndresës, sepse do të kesh të mira dhe shpërblimin, dhe do të kesh një përfundim të mirë.

O ju besimtarë! Pritja për namaze është lidhje,  formë devotshmërie, argumentuar me atë që transmeton Ebu Hurejra, Zoti qoftë i kënaqur me të, në hadithin e Imam Muslimit: “A dëshironi të ju tregoj se me çfarë Zoti fshinë gjynahet tuaja  dhe ju ngrenë me to në gradë?” Ata kanë thënë: “ Me pa tjetër, o i dërguari i Allahut.”  Ka thënë: “ Të marrësh abdes me kujdes pavarësisht vështirësive, të bësh shumë hapa për në xhami dhe të presësh namazin tjetër pasi të kesh kryer një namaz. Kjo është lidhje, devotshmëri e vërtetë.”

Zoti mos na bëftë prej atyre që kanë fatin të pikëllohen e të pendohen kur largohen nga kjo botë.

Adhurues të Zotit! Është shpërngulur drejtë mëshirës së Zotit të Madhërishëm dhe të Lartësuar lexuesi i Kuranit dhe muezini i xhamisë së bekuar Aksa, i nderuari Shejh Jaser Eklibo, Zoti e mëshiroftë, ka ndërruar jetë. Ai tani është i mbështjellë me qefinin e varrimit. Namazi i xhenazes do të falet, me lejen e Zotit, pas namazit të iqindisë në xhaminë Aksa, e pastaj do të çohet në oborrin e të Gjithëmëshirshmit, në varreza. I lutemi Zotit të Plotfuqishëm për falje dhe pranim për ne dhe për ju.

O Zot, na ruaj me syrin Tënd që nuk fle kurrë, na streho me mbrojtjen Tënde që nuk mund të shkelet, na mëshiro me fuqinë Tënde mbi ne, që të mos humbasim ndërsa Ti je bindja jonë, o Ndihmësi i atyre që kërkojnë ndihmë,  o Shpëtimtar i atyre që humbasin.

O Zot, na mëshiro me mëshirën Tënde të gjerë. O Zot, jepu shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve tanë, shëro të sëmurët tanë dhe mëshiro të vdekurit tanë. O Zot, tek Ti  kërkojmë udhëzim, devotshmëri, dëlirësi dhe mjaftueshmëri. O Zot, të lutemi të na japësh dije të dobishme, zemër të përulur, gjuhë përkujtuese dhe vepra të drejta, të mira që pranohen  tek Ti, o Zot i botëve.

O Zot, të lutemi të na falësh gjynahet, lehtëso vuajtjet tona, mbulo të metat tona dhe të na mëshirosh me mëshirën Tënde të madhe.

Ndërsa ti që fton për namaz, fto në namaz!

“Vërtet, namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe, vërtet, përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (El-Ankebut 45)

Afrim Smakaj

https://www.facebook.com/100063500681483/videos/pcb.1431454532314556/1384773229869630

Post Author: endrit